{"id":5227,"date":"2015-02-15T12:42:10","date_gmt":"2015-02-15T10:42:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5227"},"modified":"2024-11-12T12:44:19","modified_gmt":"2024-11-12T10:44:19","slug":"asociacioni-ne-syte-e-opinionit-publik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/asociacioni-ne-syte-e-opinionit-publik\/","title":{"rendered":"Asociacioni n\u00eb syt\u00eb e opinionit publik"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Fillimi i dialogut me Serbin\u00eb padyshim q\u00eb pati sh\u00ebnuar nj\u00eb trajektore mjaft sfiduese p\u00ebr Kosov\u00ebn. Asokohe, nuk ka qen\u00eb e pritshme q\u00eb opinioni publik ta mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb proces me entuziaz\u00ebm. Si pasoj\u00eb, Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb pati vendosur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb matjen e perceptimit t\u00eb Kosovar\u00ebve n\u00eb lidhje me dialogun politik me Serbin\u00eb &#8211; ve\u00e7an\u00ebrisht marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb arritur n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Barometrit Kosovar t\u00eb Siguris\u00eb.<\/p>\n<p>Rezultatet e para t\u00eb Barometrit tregojn\u00eb se duke e gjetur veten para nj\u00eb procesi t\u00eb pakthyesh\u00ebm politik dhe duke menduar se shmangia e k\u00ebtij, ta themi, obligimi nd\u00ebrkomb\u00ebtar, do t\u00eb sillte nd\u00ebrlikime p\u00ebr Kosov\u00ebn sidomos n\u00eb aspiratat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE, rreth 60% t\u00eb Kosovar\u00ebve mbeshtetnin dialogun &#8211; por nj\u00eb dialog t\u00eb strukturuar e me kushte. Megjithat\u00eb, perceptimet e qytetar\u00ebve kundrejt k\u00ebtij procesi t\u00eb mbledhura p\u00ebrgjat\u00eb pes\u00eb viteve t\u00eb dialogut tregojn\u00eb qart\u00eb nd\u00ebrlidhjen n\u00eb mes t\u00eb situat\u00ebs politike dhe diskursit politik momental. Opinioni publik n\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb proces ka p\u00ebsuar luhatje t\u00eb vazhdueshme duke v\u00ebn\u00eb n\u00eb dyshim arritjen e q\u00ebllimit gjithp\u00ebrfshir\u00ebs &#8211; at\u00eb t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, p\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr jan\u00eb ngritur pyetje n\u00ebse Kosova duhet t\u00eb vazhdoj\u00eb dialogun me Serbin\u00eb, dhe n\u00ebse duhet ndryshuar q\u00ebndrimi n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. Ashtu si\u00e7 \u00ebsht\u00eb pritur. dialogu \u00ebsht\u00eb par\u00eb nga dy k\u00ebndv\u00ebshtrime t\u00eb ndryshme nga t\u00eb dyja pal\u00ebt \u2013 shqiptar\u00ebt dhe serb\u00ebt \u2013 megjithat\u00eb, p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb ky proces po shkakton ndarje t\u00eb thella n\u00eb mes t\u00eb qeveris\u00eb dhe opozit\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>(Mos) normalizimi) i marr\u00ebdh\u00ebnieve<\/strong><\/p>\n<p>Trendet negative ndaj dialogut tregojn\u00eb q\u00eb perceptimi publik p\u00ebr k\u00ebt\u00eb proces po arrin kulmet e skepticizmit. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e Kosovar\u00ebve besojn\u00eb se dialogu \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces politik i mbyllur dhe shk\u00ebputur nga realiteti n\u00eb Kosov\u00eb; prandaj ka d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb siguruar progres n\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsimin e jet\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve. Gati pes\u00eb vite pas fillimit t\u00eb dialogut, do t\u00eb ishte e pritshme q\u00eb opinioni publik t\u00eb zbutej tashm\u00eb, megjithat\u00eb t\u00eb gjeturat tregojn\u00eb se trendi negativ ka sh\u00ebnuar rritje q\u00eb nga 2010. Mbi 55% e qytetar\u00ebve e shohin dialogun si t\u00eb d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin gjithp\u00ebrfshir\u00ebs, at\u00eb t\u00eb normalizimit t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, duke e konsideruar k\u00ebt\u00eb proces si t\u00eb panevojsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Mungesa e Transparenc\u00ebs \u2013 diplomacia e tepruar e BE-s\u00eb<\/p>\n<p>N\u00ebse di\u00e7ka mbahet n\u00eb mend nga t\u00ebr\u00eb ky proces \u00ebsht\u00eb mungesa e transparenc\u00ebs dhe d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u00eb informuar drejt\u00eb publikun sidomos n\u00eb lidhje me marr\u00ebveshtjet e arritura n\u00eb Bruksel. Pothuajse \u00e7do marr\u00ebveshje u cil\u00ebsua si historike, megjithat\u00eb pyetja q\u00eb secila pal\u00eb ka ngritur \u00ebsht\u00eb se p\u00ebr k\u00eb: Kosov\u00ebn, Serbin\u00eb apo BE-n\u00eb, e cila me \u00e7do kusht po synon t\u00eb nxjerr\u00eb rezultat?<\/p>\n<p>Pothuajse t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjet q\u00eb jan\u00eb arritur n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb jan\u00eb interpretuar ndryshe nga pal\u00ebt e p\u00ebrfshira n\u00eb proces, si dhe vet\u00eb BE-ja si pal\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsues. Mungesa e transparenc\u00ebs gjat\u00eb gjith\u00eb procesit, dhe vendimmarrja pas \u201cdyerve t\u00eb mbyllura\u201d, kan\u00eb krijuar vakum dhe hapsir\u00eb p\u00ebr keqinterpretim, keqp\u00ebrdorim t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb marr\u00ebveshjeve nga ana e elitave politike n\u00eb t\u00eb dy vendet. Si pasoj\u00eb, kjo \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb konfuzionit n\u00eb mesin e t\u00eb dy pal\u00ebve, shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, tendenca p\u00ebr triumfaliz\u00ebm sidomos nga pala Serbe po i kontribuon edhe m\u00eb tej ashp\u00ebrsimit t\u00eb opinionit publik Kosovar kundrejt k\u00ebtij procesi.<\/p>\n<p>N\u00eb syt\u00eb e shqiptar\u00ebve, Serbia \u00ebsht\u00eb pala fituese e k\u00ebtij procesi, sipas 50% t\u00eb respodent\u00ebve kjo e fundit po p\u00ebrparon duksh\u00ebm n\u00eb rrug\u00ebn drejt BE-s\u00eb duke p\u00ebrdor\u00eb Kosov\u00ebn si mjet. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr rreth 30% e Serb\u00ebve mendojn\u00eb se Kosova po fiton me shum\u00eb se Serbia, duke menduar q\u00eb fundi i k\u00ebtij procesi do t\u00eb sjell\u00eb njohje p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p><strong>Asociacioni \u2013 diskursi i eg\u00ebr politik dhe opinioni publik<\/strong><\/p>\n<p>Efekti negativ i marr\u00ebveshjes e tejkaloi procesin e dialogut me Serbin\u00eb, duke patur pasoja n\u00eb funksionimin e institucioneve &#8211; edhe ashtu t\u00eb brishta- shtet\u00ebrore.<\/p>\n<p>Finalizimi i marr\u00ebveshjes dhe detajet e publikuara t\u00eb p\u00ebrmbajtjes s\u00eb saj vet\u00ebm pas n\u00ebnshkrimit kan\u00eb sjell\u00eb reagime t\u00eb ashpra n\u00eb Kosov\u00eb. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, rritja e vet\u00ebdijes p\u00ebr k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje, duke qen\u00eb \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e diskutuar n\u00eb media dhe n\u00eb mesin e politikan\u00ebve, ka kontribuar n\u00eb rritje t\u00eb trendit negativ kundrejt asociacionit. Rreth 72% e qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb e shohin k\u00ebt\u00eb marr\u00ebveshje jo vet\u00ebm t\u00eb d\u00ebmshme por edhe t\u00eb rrezikshme p\u00ebr Kosov\u00ebn. P\u00ebrderisa shqiptar\u00ebt e shohin si c\u00ebnim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb rendit kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs dhe stabilitetin e vendit, serb\u00ebt n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shohin asociacionin si pozitiv duke e par\u00eb si hap pozitiv drejt p\u00ebrmir\u00ebsimit t\u00eb jet\u00ebs s\u00eb tyre n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Pasojat e munges\u00ebs s\u00eb konsenzusit politik n\u00eb lidhje me dialogun<\/strong><\/p>\n<p>Vet\u00ebm puna n\u00eb terren dhe kontakti me qytetar\u00ebt t\u00eb b\u00ebn t\u00eb kuptosh procesin e form\u00ebsimit t\u00eb opinionit kundrejt \u00e7\u00ebshtjeve relevante. Injoranca e qeveris\u00eb, mos konsultimi i opozit\u00ebs para n\u00ebnshkrimit t\u00eb marr\u00ebveshjes, qasja indiferente ndaj kriz\u00ebs politike dhe vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese i dha nj\u00eb shkas qytetarit t\u00eb form\u00ebsoj\u00eb mendime negative p\u00ebr qeverin\u00eb dhe dialogun n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, opozita gjeti nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb fort\u00eb shtyt\u00ebse n\u00eb mobilizimin e qytetar\u00ebve kund\u00ebr qeveris\u00eb. Diskursi i ashp\u00ebr politik dhe publik ndaj \u201czajednic\u00ebs\u201d b\u00ebri q\u00eb qytetar\u00ebt, pavar\u00ebsisht se sa jan\u00eb n\u00eb dijeni p\u00ebr detajet, me inercion t\u00eb shprehin jo vet\u00ebm hezitim por edhe refuzim t\u00eb ashp\u00ebr dhe protestues ndaj marr\u00ebveshjes. Asgj\u00eb nuk e reflekton m\u00eb mir\u00eb k\u00ebt\u00eb realitet se sa pjes\u00ebmarrja e nj\u00eb numri t\u00eb konsideruesh\u00ebm t\u00eb qytetar\u00ebve n\u00eb protestat e organizara nga opozita.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, d\u00ebshtimi i gjetjes s\u00eb konsensusit politik n\u00eb lidhje me dialogun me Serbin\u00eb, m\u00eb specifikisht marr\u00ebveshjen p\u00ebr themelimin e asociacionit t\u00eb komunave serbe, do t\u00eb reflektoj\u00eb negativisht n\u00eb opinionin publik edhe ashtu t\u00eb luhatsh\u00ebm kundrejt k\u00ebtij procesi. Kjo p\u00ebrve\u00e7 t\u00eb tjerash mund t\u00eb sjell\u00eb pasoja t\u00eb konsiderueshme p\u00ebr sigurin\u00eb publike n\u00eb Kosov\u00eb dhe n\u00eb funksionimin e shtetit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p>Dekonstruksioni i opinionit \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb p\u00ebrfshirjen e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb t\u00eb autores n\u00eb hulumtim n\u00eb terren dhe n\u00eb intervistat me t\u00eb anketuarit dhe\u00a0<a href=\"http:\/\/www.qkss.org\/repository\/docs\/Perceptimet_e_publikut_per_Politiken_e_Jashtme_dhe_dialogu_me_Serbine_802581.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Edicionit Special t\u00eb Barometrit Kosovar t\u00eb Siguris\u00eb me fokus t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb n\u00eb Politik\u00ebn e Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Dialogut me Serbin\u00eb.<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Fillimi i dialogut me Serbin\u00eb padyshim q\u00eb pati sh\u00ebnuar nj\u00eb trajektore mjaft sfiduese p\u00ebr Kosov\u00ebn. Asokohe, nuk ka qen\u00eb e pritshme q\u00eb opinioni publik ta mb\u00ebshtes\u00eb k\u00ebt\u00eb proces me entuziaz\u00ebm. Si pasoj\u00eb, Qendra Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb pati vendosur q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb matjen e perceptimit t\u00eb Kosovar\u00ebve n\u00eb lidhje me dialogun politik me Serbin\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":251,"featured_media":9655,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1383,1654],"ppma_author":[1437],"class_list":["post-5227","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-asociacioni","tag-opinioni-publik"],"authors":[{"term_id":1437,"user_id":251,"is_guest":0,"slug":"donika-emini","display_name":"Donika Emini","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/donika-28-e1772270353976.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2026\/02\/donika-28-e1772270353976.jpg"},"user_url":"","last_name":"Emini","first_name":"Donika","description":"Donika Emini (kandidate p\u00ebr doktoratur\u00eb n\u00eb Politik\u00eb dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Westminster, Lond\u00ebr) po drejton Platform\u00ebn CiviKos, nj\u00eb sekretariat q\u00eb mbledh 250 OSHC n\u00eb Kosov\u00eb. Ajo mban nj\u00eb burs\u00eb nga Fondi i K\u00ebrkimit p\u00ebr Sfidat Globale (GCRF) dhe nj\u00eb diplom\u00eb master n\u00eb Politika Publike, e specializuar n\u00eb Menaxhimin Publik dhe Jo-fitimprur\u00ebs dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Pas kthimit t\u00eb saj nga Gjermania n\u00eb Kosov\u00eb, znj. Emini ishte p\u00ebrfituese e Programit t\u00eb Zhvillimit Profesional t\u00eb t\u00eb Rinjve nga OSI - Think Tank, si pjes\u00eb e Qendr\u00ebs Kosovare p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb, ku ajo punoi m\u00eb par\u00eb (2013-2016). P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ajo ishte nj\u00eb Bashk\u00ebpun\u00ebtore K\u00ebrkimore n\u00eb Institutin e BE-s\u00eb p\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (EUISS) n\u00eb Zyr\u00ebn Qendrore n\u00eb Paris - burs\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nga Fondi Evropian p\u00ebr Ballkanin. M\u00eb par\u00eb, znj. Emini punoi me Sekretariatin e Transparency International n\u00eb Berlin, Institutin e Politikave Ballkanike (IPOL) dhe Konsullat\u00ebn e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb New York."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5227","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/251"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5227"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5227\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10027,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5227\/revisions\/10027"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9655"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5227"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5227"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5227"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5227"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}