{"id":5267,"date":"2016-04-12T14:46:12","date_gmt":"2016-04-12T12:46:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5267"},"modified":"2024-10-21T14:49:04","modified_gmt":"2024-10-21T12:49:04","slug":"feja-ne-shkollat-ku-dija-permendesohet-si-dove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/feja-ne-shkollat-ku-dija-permendesohet-si-dove\/","title":{"rendered":"Feja n\u00eb shkollat ku dija p\u00ebrmend\u00ebsohet si dov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kosova nuk asht Suedi a Finland\u00eb. Ajo zor q\u00eb i afrohet ndonji vendi tjet\u00ebr n\u00eb rajon, p\u00ebrve\u00e7 Shqipnis\u00eb sa i p\u00ebrket nivelit arsimor. Kjo i ka shkaqet e veta historike dhe un\u00eb nuk po p\u00ebrzihem aty. Sidoqoft\u00eb, asht nevoja me u than\u00eb q\u00eb n\u00ebse jo gjysh\u00ebrit at\u00ebher\u00eb st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb ishin analfabet\u00eb. Dhe arkaizma t\u00eb larmishme pluskohen n\u00eb n\u00ebnqiellin ton\u00eb vazhdimisht. N\u00eb ngutjen ton\u00eb drejt per\u00ebndimorizimit ne po e luejm\u00eb kolektivisht komedin\u00eb \u201cKrokodili\u201d t\u00eb Dostojevskit. Po ngutemi e po p\u00ebrmutemi!<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<p>K\u00ebsisoj, shoqnia jon\u00eb asht ve\u00e7 n\u00eb dukje per\u00ebndimore sepse shpirti i saj asht vend ku zihen plot primitivizma. Vendi i vet\u00ebm ku shoqnia jon\u00eb ka rast me shp\u00ebrla shpirtin e saj prej tyne asht shkolla. Mir\u00ebpo, shkolla n\u00eb Kosov\u00eb asht mosvet keq. Llom. G\u00ebrmadh\u00eb dijesh t\u00eb pastrukturueme q\u00eb servohen si qofte. Ku bahet hajgare me ekzaminim. Ku lejohet edhe kultura familjare, edhe ajo fetare. Ku g\u00eblojn\u00eb gjith\u00ebfar kriminalitetesh. Asht e pamundun me p\u00ebrfundue shkoll\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb dhe mos me qen\u00eb d\u00ebshmitar i therrjeve me thika, rrahjeve brutale, shitjes, blerjes dhe konsumimit t\u00eb drog\u00ebs. Por edhe prostitucionit. Po, po edhe prostitucionit.<\/p>\n<p>A thu, pse asht k\u00ebshtu? Sepse nuk ndjeket modeli i shkollave moderne. Shkollat moderne n\u00eb thelbin e tyne jan\u00eb trushp\u00ebrlam\u00ebse, n\u00ebnshtruese dhe disiplinuese. Ato fabrikojn\u00eb individ\u00eb. E pavetdijshmja &#8211; thoshte Michel Foucault &#8211; na ka m\u00ebsue q\u00eb njeri nuk ekziston. E meq\u00eb s\u2019ekziston duhet me u prodhu. Mir\u00ebpo shkollat n\u00eb Kosov\u00eb prodhojn\u00eb ve\u00e7 qenie amorfe, kriminel\u00eb, familjar\u00eb, fetar\u00eb dhe klient\u00eb kafenesh. P\u00ebrjashtimet jan\u00eb tep\u00ebr t\u00eb rralla.<\/p>\n<p>Shkolla moderne pra, e shp\u00ebrlan trunin e secilit prej mbetjeve familjare e fetare. Nuk lejon me u p\u00ebrzi njiqind edukator\u00eb t\u00eb ndrysh\u00ebm n\u00eb nji vend. E m\u00ebson p\u00ebr familjen, fen\u00eb e shoqnin\u00eb, por simbas m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb saj. Ajo ofron dije praktike e funksionale. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shkoll\u00ebn e Kosov\u00ebs, dija asht thjesht teorike, e larg\u00ebt, q\u00eb sh\u00ebrben thjesht si alet p\u00ebr not\u00eb t\u00eb mir\u00eb a karrier\u00eb t\u00eb mir\u00eb, dhe pastaj zhduket si ndonji germ\u00eb e shkrueme n\u00eb akull nga dielli.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull: un\u00eb e kam m\u00ebsue kalendarin gregorian pa e dit\u00eb pse shekulli i ri nisej n\u00eb vitin 2001 e jo n\u00eb vitin 2000 qysh edhe e k\u00ebrkonte logjika. M\u00ebsuesit e mi nuk ma pat\u00ebn shpjegue se numri zero asht shpik\u00eb ma von\u00eb se vet kalendari. K\u00ebshtu, logjika paralizohet dhe dija defunksionalizohet. Nejse, ky asht ve\u00e7 nji shembull p\u00ebr me iu kallxue qysh dijet q\u00eb jepen p\u00ebrmes teksteve shkollore n\u00eb shkollat ton\u00eb jan\u00eb jofunksionale, jopraktike dhe nuk e prekin aspak trunin dhe shpirtin e nji nxan\u00ebsi. Ky nxan\u00ebs mun me i m\u00ebsue dhe me i than\u00eb si bylbyl krejt definicionet p\u00ebr kombin e prap me besue n\u00eb kombin ahistorik dhe eleatik q\u00eb ia ka m\u00ebsue familja. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb librat jan\u00eb p\u00ebrnj\u00ebmend skandaloze: mbrapa \u00e7do m\u00ebsimi kan\u00eb pyetje q\u00eb p\u00ebrgjigjjet gjenden n\u00eb fjali brenda nj\u00ebsis\u00eb m\u00ebsimore. Nxan\u00ebsit i duhet thjesht me e lyp\u00eb fjalin\u00eb q\u00eb i p\u00ebrshtatet pyetjes n\u00eb tekst dhe kjo asht rruga qysh arrihet pes\u00ebshja, nota ma e mir\u00eb. S\u2019ka nevoj\u00eb p\u00ebr mendim. Sistemi yn\u00eb shkollor asht pavetdijsh\u00ebm tue fabrikue ose papagaj ose papagaj t\u00eb d\u00ebshtuem. Futja e land\u00ebs fetare n\u00ebp\u00ebr shkollat tona kish me qen\u00eb nji veprim i pap\u00ebrshtatsh\u00ebm. Madje edhe n\u00ebse i jepet karakter faktologjik. Tue qen\u00eb nxan\u00ebs i k\u00ebtyne shkollave p\u00ebr dymb\u00ebdhjet vjet (dhe un\u00eb i kam nd\u00ebrrue tri shkolla) e di se kurdo q\u00eb p\u00ebrmendet feja \u00e7ohen do nxan\u00ebsa dhe me ashp\u00ebrsi e mohojn\u00eb evolucionin, heliocentrizmin dhe krejt dijet tjera shkollore n\u00eb favor t\u00eb fes\u00eb s\u00eb vet. Bile, ka edhe arsimtar\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb m\u00ebsimit faktologjik t\u00eb feve n\u00eb land\u00ebn e Sociologjis\u00eb, nuk ngurrojn\u00eb me komentue. Dhe \u00e7far\u00eb komentesh se?! Natyrisht, me sentimentin fetar t\u00eb ndezun ata iu kallxonin nxan\u00ebsve p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb e fes\u00eb s\u00eb tyne ndaj tjerave. Un\u00eb deri von\u00eb kam besue q\u00eb budizmi asht feja ma primitive. Tash mendoj krejt ndryshe.<\/p>\n<p>Nji lexim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe i paproblematizuem i Kuranit dhe Bibl\u00ebs asht i damsh\u00ebm. Ideologjia e ISIS asht e krijueme bash prej nji leximi t\u00eb atill\u00eb sip\u00ebrfaq\u00ebsor. E natyrisht q\u00eb nji nxan\u00ebs i mir\u00eb i land\u00ebs s\u00eb fes\u00eb nuk ndalet ve\u00e7 n\u00eb faktet historike dhe n\u00eb krahasimet e ndikimeve n\u00eb kultur\u00eb, ai gjithashtu ka me i lexue k\u00ebto libra. Kjo e prodhon nji rrethan\u00eb t\u00eb rrezikshme. Nji adolseshent me kuranin n\u00eb dor\u00eb p\u00ebrban rrezik p\u00ebr shoqnin\u00eb. Sidomos kur asht fjala p\u00ebr nji vend q\u00eb s\u2019i ofron kurr\u00ebfar\u00eb perspektive.<\/p>\n<p>E respektoj dashamr\u00ebsin\u00eb e secilit q\u00eb mendon se feja ka me ndihmue luft\u00ebn ndaj ekstremizmit fetar. Por un\u00eb nuk besoj q\u00eb ata kan\u00eb t\u00eb drejt\u00eb. Bile edhe n\u00ebse i shtyjm\u00eb me zor m\u00ebsuesit me q\u00ebndrue ve\u00e7 n\u00eb terrenin e fakteve, kjo n\u00eb rastin ma t\u00eb mir\u00eb s\u2019ka me pas\u00eb kurrfar\u00eb ndikimi. Po e p\u00ebrs\u00ebris: planprogramet idiote, shpjegimet idiote t\u00eb m\u00ebsuesve, ve\u00e7 k\u00ebsaj paperspektiva mizore jasht\u00eb shkolle ka me \u00e7ue secilin drejt nji pamendimi edhe ma t\u00eb madh, dhe drejt nji lidhje ma t\u00eb madhe sip\u00ebrfaq\u00ebsore me fen\u00eb.<\/p>\n<p>Po e p\u00ebrs\u00ebris fjalin\u00eb e par\u00eb: Kosova nuk asht si Suedia sepse asht vend ku njer\u00ebzit nuk i kan\u00eb dijet bazike shkollore; sepse asht vend i varfun q\u00eb s\u2019iu jep nxan\u00ebsve tjet\u00ebr ve\u00e7 nji perspektiv\u00eb t\u00eb keqe; sepse korrupsioni asht i shtrim\u00eb kahmos dhe sepse jemi n\u00eb nji kriz\u00eb identitare.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kosova nuk asht Suedi a Finland\u00eb. Ajo zor q\u00eb i afrohet ndonji vendi tjet\u00ebr n\u00eb rajon, p\u00ebrve\u00e7 Shqipnis\u00eb sa i p\u00ebrket nivelit arsimor. Kjo i ka shkaqet e veta historike dhe un\u00eb nuk po p\u00ebrzihem aty. Sidoqoft\u00eb, asht nevoja me u than\u00eb q\u00eb n\u00ebse jo gjysh\u00ebrit at\u00ebher\u00eb st\u00ebrgjysh\u00ebrit tan\u00eb ishin analfabet\u00eb. Dhe arkaizma t\u00eb larmishme [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":120,"featured_media":8407,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1100,1133,1145],"ppma_author":[145],"class_list":["post-5267","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-feja","tag-shkolla","tag-sistemi-arsimor"],"authors":[{"term_id":145,"user_id":120,"is_guest":0,"slug":"jetlir-buja","display_name":"Jetlir Buja","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/jetlir-1-e1729514487600.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buja","first_name":"Jetlir","description":"Jetlir Buja \u00ebsht\u00eb gazetar, p\u00ebrkthyes dhe studiues i filozofis\u00eb per\u00ebndimore. S\u00eb fundmi ai \u00ebsht\u00eb angazhuar si kryeredaktor n\u00eb gazet\u00ebn Nacionale, nd\u00ebrsa m\u00eb her\u00ebt ka punuar n\u00eb kapacitete t\u00eb ndryshme n\u00eb media si Periskopi, New Perspektiva, Organizata Cohu\/Preportr etj."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5267","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/120"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5267"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5267\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8828,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5267\/revisions\/8828"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8407"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5267"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5267"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5267"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5267"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}