{"id":5282,"date":"2020-04-27T15:27:03","date_gmt":"2020-04-27T13:27:03","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5282"},"modified":"2024-11-04T15:34:23","modified_gmt":"2024-11-04T13:34:23","slug":"distopia-e-harmonizimit-te-ekstremeve-dhe-trepikeshi-ne-basketball","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/distopia-e-harmonizimit-te-ekstremeve-dhe-trepikeshi-ne-basketball\/","title":{"rendered":"Distopia e harmonizimit t\u00eb ekstremeve dhe trepik\u00ebshi n\u00eb Basketball"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>E gjith\u00eb rezistenca ime njer\u00ebzore ndaj s\u00eb keqes p\u00ebrmblidhet n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta m\u00ebnjanuar realitetin e k\u00ebtush\u00ebm politik. Dhe sado q\u00eb lufta ime heroike p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar stoik \u00ebsht\u00eb rraskapit\u00ebse dhe e dinjitetshme, ka \u00e7aste kur e hap dritaren dhe hedh nj\u00eb sy n\u00eb aren\u00ebn e g\u00ebrditshme politike. Dhe pastaj m\u00eb kaplon nj\u00eb turp i t\u00eb qenit njer\u00ebzor. P\u00ebrpiqem t\u00eb mos e mendoj se ku po gjall\u00ebroj por \u00ebsht\u00eb e pamundur q\u00eb koh\u00eb pas kohe, t\u00eb mos e heq\u00ebsh pluhurin e nj\u00eb politike proviciniale nga fytyra. Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gar\u00eb p\u00ebr \u00e7mendi. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb aren\u00eb ku ca burra t\u00eb ashp\u00ebr garojn\u00eb se cili prej tyre i ka koqet deri tek gjunj\u00ebt e q\u00eb me ego t\u00eb fryra nd\u00ebr vite, me vyrtyte t\u00eb liga p\u00ebrpiqen t\u00eb kontrollojn\u00eb \u00e7do hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb r\u00ebndomtit dhe mundohen q\u00eb shpirtin t\u00eb ja marrin qytetar\u00ebve t\u00eb mjer\u00eb. Nj\u00eb provinc\u00eb e mbushur d\u00ebng me t\u00eb pafytyr\u00eb. Ku filozofia ve\u00e7 urt\u00ebsi nuk \u00ebsht\u00eb, ku estetika ve\u00e7 me t\u00eb bukur\u00ebn nuk merret, ku logjika ve\u00e7 me m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit nuk kapet. A mund t\u00eb ju pyes di\u00e7ka, cili prej figurave politike p\u00ebrfaq\u00ebson urtin\u00eb njer\u00ebzore? N\u00ebse mund t\u00eb ma jepni qoft\u00eb nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb vet\u00ebm, do t\u00eb heq dor\u00eb p\u00ebrgjithmon\u00eb nga vetja.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shembull i mir\u00eb i g\u00ebrshetimeve dhe i puqjes s\u00eb ekstremeve apo m\u00eb mir\u00eb ta themi i harmonis\u00eb s\u00eb ekstremiteteve. S\u00eb pari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrirje e dy monarkive apo nj\u00eb p\u00ebrzierje e domosdoshme e tyre. Monarkis\u00eb fshatare dhe asaj urbane. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ta krijojn\u00eb nj\u00eb rend t\u00eb ri t\u00eb sundimit mbi qytetar\u00ebt e r\u00ebndomt\u00eb, popullin. Pushteti \u00ebsht\u00eb pik\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt e tyre, e cila unifikon natyra t\u00eb ndryshme idesh e mendimesh. Lirik\u00ebt e bluzit t\u00eb dashuris\u00eb gjall\u00ebrojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb streh\u00eb me folklorist\u00ebt dhe gjuh\u00ebn e tyre shpesh her\u00eb nacionaliste. Libertin\u00ebt han\u00eb e pin\u00eb s\u00eb bashku, me ata q\u00eb e hyjnizojn\u00eb kanunin. Kjo \u00ebsht\u00eb harmonia e t\u00eb kund\u00ebrtave. Rokeri i dikursh\u00ebm dhe nj\u00ebri nd\u00ebr pishtar\u00ebt e refuzimit standard t\u00eb vlerave, ikona e eksplorimit t\u00eb lir\u00eb shpirt\u00ebror Migjen Kelmendi, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn nj\u00eb streh\u00eb me Ramiz Lladrovcin, t\u00eb merremi vesh nuk kam asgj\u00eb kund\u00ebr Lladrovcit, p\u00ebrkundrazi ai ka nje sens t\u00eb humorit n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebt\u00eb atmosfer\u00eb t\u00eb nj\u00eb humori vrastar. Por nuk besoj q\u00eb ka dije mbi psikodelik\u00ebn dhe prekupime t\u00eb nj\u00ebjta sikurse lideri i nj\u00eb kult-bandi n\u00eb Kosov\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb ca harmoni t\u00eb t\u00eb kund\u00ebrtave q\u00eb ve\u00e7 k\u00ebtu i gjen. Dhe madje duhet t\u2019i arsyetosh. Shkrirja e dy monarkive, kapitalizon rregullin e ri t\u00eb sundimit.<\/p>\n<p>Heronjt\u00eb e nj\u00eb Prishtine utopike sh\u00ebndrrohen n\u00eb figura politike udh\u00ebhequr nga shtresa fshatare. Natyrisht mbijetesa \u00ebsht\u00eb e dhunshme dhe militantizmi p\u00ebr v\u00ebmendje \u00ebsht\u00eb josh\u00ebs. E gjith\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb hallk\u00eb zigjnirore e pakuptueshme p\u00ebr nga gjykimi dhe v\u00ebshtir\u00eb e p\u00ebrkufizuar. Secila parti politike sado q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb e kund\u00ebrt me tjetr\u00ebn, vjen nj\u00eb moment kur bashkimi mes tyre, \u00ebsht\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr atdheun. Sado t\u00eb ndryshme qofshin filozofit\u00eb politike n\u00eb mes partive, vjen nj\u00eb moment kur duhet t\u00eb bashkohen p\u00ebr hir t\u00eb qytetar\u00ebve. Sado t\u00eb ndrysh\u00ebm mund t\u00eb jen\u00eb profilet politike, vjen nj\u00eb moment q\u00eb p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb ardhmes, duhet ta ken\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn fytyr\u00eb. K\u00ebto jan\u00eb g\u00ebrshetimet e turpshme ngase t\u00eb gjitha rrug\u00ebt, \u00e7ojn\u00eb tek bizneset e p\u00ebrbashk\u00ebta dhe ndarja fisnore e zonave. Kosova \u00ebsht\u00eb shembull i shk\u00eblqyesh\u00ebm i mutacioneve gjenetike. E gjith\u00eb shoq\u00ebria jon\u00eb p\u00ebrb\u00ebhet nga nj\u00eb shum\u00ebsi personalitetesh supreme. Secili \u00ebsht\u00eb suprem p\u00ebr nga intelegjenca. Secili duhet t\u00eb luftoj\u00eb p\u00ebr ta shtyr\u00eb veten drejt supremes sepse kjo \u00ebsht\u00eb mod\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb e pashmangshme. Lufta p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb superior p\u00ebrball\u00eb tjetrit \u00ebsht\u00eb e gjith\u00eb ajo p\u00ebr \u00e7far\u00eb jemi krijuar. Dhe ajo q\u00eb tjetri p\u00ebrfaq\u00ebson \u00ebsht\u00eb rrezik, si t\u00eb till\u00eb duhet ta eliminojm\u00eb moralisht. Kosova ky kopsht zoologjik, ku \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb g\u00ebrshetuar. Natyrsh\u00ebm. Dhunsh\u00ebm. Si t\u00eb doni ju. Edhe ashtu \u00e7do teori e mundshme, k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>Pajtohem pjes\u00ebrisht m\u00eb k\u00ebt\u00eb k\u00ebshilltarin e kryeministrit. Por para s\u00eb gjithash t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr krimet duhet t\u00eb kesh eleganc\u00eb dhe nj\u00eb dije q\u00eb buron nga urt\u00ebsia. Para ca koh\u00ebsh u kapa keq m\u00eb nj\u00eb poet t\u00eb ri nacionalist serb i lindur n\u00eb Prishtin\u00eb, kur mes t\u00eb tjerash b\u00ebri nj\u00eb krahasim t\u00eb pafalsh\u00ebm mes R.Haradinaj dhe R.Mladi\u00e7, n\u00eb mes H.Tha\u00e7it dhe S.Miloshevi\u00e7 duke th\u00ebn\u00eb se ishin t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb. Sado q\u00eb me k\u00ebta mizor\u00ebt q\u00eb m\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb mua kam problem sa t\u00eb duash, ishte i pakrasuesh\u00ebm dhe jonormal nj\u00eb paralele e till\u00eb. Srebrenica m\u00eb rrinte n\u00eb kok\u00eb dhe t\u00ebr\u00eb kasaphanet n\u00eb ish-Jugosllavi. Si rezultat m\u00eb kapi nj\u00eb e dridhur dhe e hoqa nga lista e t\u00eb ftuarve poetin e ri serb, i cili vazhdonte t\u00eb m\u00eb ftonte p\u00ebr nj\u00eb kafe n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut. Natyrisht e b\u00ebnte me kastile. Provokimet nacionaliste jan\u00eb ushqim ballkanik. Dua t\u00eb them kur flasim p\u00ebr krimet shqiptare ndaj serb\u00ebve apriori duhet t\u00eb hedhim syt\u00eb mbi krimet serbe n\u00eb Kosov\u00eb. Duhet t\u00eb jemi t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb trajtimin e dy sferave. T\u00eb jemi mjesht\u00ebr n\u00eb prolog. E gjith\u00eb \u00e7far\u00eb d\u00ebshironte poeti nacionalist, ishte nj\u00eb barazim mes krimesh. Por ne nga guximi yn\u00eb p\u00ebr ta nd\u00ebshkuar at\u00eb lig\u00ebsi brenda nesh nuk mund t\u00eb jemi indiferent, duke harruar q\u00ebllimet e shtetit serb p\u00ebr deportimin e m\u00eb shum\u00eb se 800.000 mij\u00eb shqiptar\u00ebve nga sht\u00ebpit\u00eb e tyre apo 744 kufomave n\u00eb Batajnic\u00eb, 61 kufomave n\u00eb Petrovo Selo, 84 kufomave n\u00eb n\u00eb liqenin Peru\u00e7ac apo 52 kufomave tjera shqiptare n\u00eb Rudnic\u00eb.<\/p>\n<p>Sipas Fondit p\u00ebr t\u00eb Drejtat Humanitare m\u00eb shum\u00eb se 13 mij\u00eb 500 llogaritet t\u00eb jet\u00eb numri i personave t\u00eb vrar\u00eb e t\u00eb zhdukur gjat\u00eb viteve 98-99. Prej k\u00ebtyre viktimave 76 p\u00ebr qind besohet se ishin civil. P\u00ebr nga p\u00ebkat\u00ebsia etnike 10 mij\u00eb e 794 ishin shqiptar\u00eb nd\u00ebrsa 2 mij\u00eb e 97 ishin s\u00ebrb. T\u00eb tjer\u00ebt u p\u00ebrkasin p\u00ebrkat\u00ebsive tjera etnike. 1 mij\u00eb e 133 f\u00ebmij\u00eb t\u00eb vrar\u00eb gjat\u00eb luft\u00ebs, do t\u00eb v\u00ebshtrojn\u00eb nga qielli, turpin dhe mas\u00ebn e harbut\u00ebris\u00eb son\u00eb. Nj\u00eb plag\u00eb tjet\u00ebr poashtu \u00ebsht\u00eb fati i 1 mij\u00eb 600 personave t\u00eb pagjetur. Shqiptar\u00ebt vet\u00ebmbroheshin nga thika e terrorit dhe luftonin p\u00ebr dinjitetin, para s\u00eb gjithash p\u00ebr dinjitetin e nj\u00eb qenie njer\u00ebzore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke luftuar p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e secilit mbi faqe t\u00eb dheut. Natyrisht q\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj q\u00ebndrese kishte individ\u00eb q\u00eb kishin devijuar nga q\u00ebllimet e tyre mbrojt\u00ebse dhe le ta marrin at\u00eb nd\u00ebshkim q\u00eb ju takon. Lufta \u00ebsht\u00eb mut thoshte Hemingway. Gjithsesi ata q\u00eb vuajn\u00eb jemi ne, q\u00eb p\u00ebrskuqemi nga lufta p\u00ebr t\u00eb ja dalur dhe p\u00ebrderisa t\u00eb akuzuarit serb dhe shqiptar n\u00eb Hag\u00eb, n\u00eb mes pushimeve t\u00eb Tribunalit, luajn\u00eb basketball n\u00eb mes vete dhe mundohen t\u00eb sh\u00ebnojn\u00eb trepik\u00ebshin e fitores s\u00eb tyre personale, v\u00ebshtir\u00eb se do t\u00eb qet\u00ebsohen val\u00ebvitjet e dhunshme t\u00eb flamujve n\u00eb t\u00eb dyja an\u00ebt, n\u00eb duart e qytetar\u00ebve t\u00eb mjer\u00eb, me politik\u00ebn si opium.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; E gjith\u00eb rezistenca ime njer\u00ebzore ndaj s\u00eb keqes p\u00ebrmblidhet n\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr ta m\u00ebnjanuar realitetin e k\u00ebtush\u00ebm politik. Dhe sado q\u00eb lufta ime heroike p\u00ebr t\u00eb q\u00ebndruar stoik \u00ebsht\u00eb rraskapit\u00ebse dhe e dinjitetshme, ka \u00e7aste kur e hap dritaren dhe hedh nj\u00eb sy n\u00eb aren\u00ebn e g\u00ebrditshme politike. Dhe pastaj m\u00eb kaplon nj\u00eb turp [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1626,11,1625],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-5282","post","type-post","status-publish","format-standard","hentry","category-kritike","tag-distopia","tag-kosova","tag-rezistenca"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5282","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5282"}],"version-history":[{"count":4,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5282\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9497,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5282\/revisions\/9497"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5282"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5282"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5282"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5282"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}