{"id":5298,"date":"2020-03-27T11:05:24","date_gmt":"2020-03-27T09:05:24","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5298"},"modified":"2024-11-05T11:07:24","modified_gmt":"2024-11-05T09:07:24","slug":"sa-kushton-nje-pako-stimuluese-fiskale-per-subvencionimin-e-pagave-te-punetoreve-ne-sektorin-privat","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/sa-kushton-nje-pako-stimuluese-fiskale-per-subvencionimin-e-pagave-te-punetoreve-ne-sektorin-privat\/","title":{"rendered":"Sa kushton nj\u00eb pako stimuluese fiskale p\u00ebr subvencionimin e pagave t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sektorin privat?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>\u20ac<\/em><em>253 milion\u00eb euro p\u00ebr 75% pag\u00eb p\u00ebr 3 muaj p\u00ebr 248 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb<\/em><\/p>\n<p>Ndon\u00ebse ende \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr ta llogaritur sakt\u00eb ndikimin e COVID-19 n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb parashikuar se do t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm negativ. Kjo sepse p\u00ebr shkak t\u00eb izolimit q\u00eb po ndodh, ekonomia p\u00ebson n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nj\u00eb shok negativ n\u00eb ofert\u00eb (ulen aktivitetet ekonomike, bie prodhimi, rriten \u00e7mimet) dhe shok negativ n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb (zvog\u00eblohet apo ndalet frekuentimi i lokaleve, restoranteve, sht\u00ebpive t\u00eb mallrave, etj., punohet m\u00eb pak ose nuk punohet fare me \u00e7\u2019rast mund t\u00eb humben shum\u00eb vende pune, dhe bien fuqia bler\u00ebve). P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebtyre zhvillimeve, meq\u00eb qarkullimi p\u00ebson r\u00ebnie, fitimi p\u00ebson r\u00ebnie, dhe p\u00ebsojn\u00eb r\u00ebnie edhe t\u00eb hyrat q\u00eb i gjeneron qeveria nga tatimi. K\u00ebshtu, t\u00eb gjith\u00eb agjent\u00ebt ekonomik (sht\u00ebpit\u00eb, nd\u00ebrmarrjet, dhe qeveria) do t\u00eb ken\u00eb humbje.<\/p>\n<p>Duke i pasur parasysh k\u00ebto zhvillime,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.newstatesman.com\/politics\/uk\/2020\/03\/coronavirus-governments-support-workers-sick-pay-loans\">vende t\u00eb ndryshme<\/a>\u00a0jan\u00eb duke dizajnuar dhe implementuar politika e programe t\u00eb ndryshme p\u00ebr mbrojtjen e pun\u00ebtor\u00ebve. Veprimeve t\u00eb ngjashme iu duhet bashkuar edhe Kosova sa m\u00eb par\u00eb. Dhe, kjo barr\u00eb bie mbi qeverin\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik pritet t\u00eb paguhen edhe gjat\u00eb kriz\u00ebs, kjo nuk \u00ebsht\u00eb e sigurt p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat. Mbi\u00a0<a href=\"http:\/\/biznesetehapura.com\/en\/vizualizimet\">98%<\/a>\u00a0e nd\u00ebrmarrjeve n\u00eb Kosov\u00eb jan\u00eb mikro, me 1-9 t\u00eb pun\u00ebsuar. Ato nuk kan\u00eb rezerva t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr ta p\u00ebrballuar nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb till\u00eb ekonomike. Prandaj, n\u00eb rast se vazhdon izolimi, ato mund t\u00eb mos i paguajn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt dhe mund t\u2019i pushojn\u00eb ata\/o nga puna. Pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb nuk paguhen ose q\u00eb humbin pun\u00ebn do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak para n\u00eb dispozicion dhe do t\u00eb varf\u00ebrohen. Duke qen\u00eb se do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb shpenzuar, qarkullimi e fitimi i nd\u00ebrmarrjeve bie, me \u00e7\u2019rast disa prej tyre mbyllen. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rreth vicioz, rritet edhe papun\u00ebsia edhe varf\u00ebria.<\/p>\n<p><strong>\u20ac<\/strong><strong>253 milion\u00eb euro p\u00ebr 75% pag\u00eb p\u00ebr 3 muaj p\u00ebr 248 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb kjo t\u00eb evitohet, dhe me supozimin se pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit publik do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb paguhen pa ndonj\u00eb ndryshim, n\u00eb nj\u00eb raport m\u00eb t\u00eb zgjeruar se ky shkrim \u00ebsht\u00eb llogaritur kostoja e nj\u00eb pakoje fiskale p\u00ebr subvencionimin e pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb sektorin privat. T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb marr\u00eb nga publikimet e Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs. Me to jan\u00eb nd\u00ebrtuar 4 skenar\u00eb p\u00ebr 3 koh\u00ebzgjatje t\u00eb ndryshme. Skenari i par\u00eb p\u00ebrfshin subvencion 100% t\u00eb pag\u00ebs, nd\u00ebrsa skenar\u00ebt tjer\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb subvencionimin 80%, 75%, dhe 70%, p\u00ebr 1, 3, dhe 6 muaj. Llogarit\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr 15 sektor\u00eb nga Nomenklatura e Veprimtarive Ekonomike t\u00eb Komunitetit Evropian (Nace Rev. 2) ve\u00e7 e ve\u00e7, duke p\u00ebrdorur numrin e t\u00eb pun\u00ebsuarve dhe pag\u00ebn mesatare bruto t\u00eb secilit prej tyre.<\/p>\n<p>Skenari i cili parasheh subvencionim prej 75% t\u00eb pag\u00ebs mesatare p\u00ebr 3 muaj mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i duhuri kur merren parasysh koh\u00ebzgjatja dhe kufizimet e buxhetit publik. Kjo pako do t\u00eb kushtonte rreth \u20ac253 milion\u00eb dhe do t\u2019i subvenciononte rreth 248 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtij skenari, pagat bruto mujore n\u00eb baz\u00eb t\u00eb sektor\u00ebve do t\u2019ishin: \u20ac192 (A, bujq\u00ebsi, pylltari dhe peshkatari), \u20ac479 (B, xehetari dhe gur\u00ebthyes), \u20ac246 (C, prodhim), \u20ac632 (D, furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe aj\u00eb t\u00eb kondicionuar), \u20ac369 (E, furnizim me uj\u00eb, kanalizim, menaxhim mbeturinash, dhe aktivitete t\u00eb revitalizimit t\u00eb tok\u00ebs), \u20ac350 (F, nd\u00ebrtimtari), \u20ac259 (G, tregti me shumic\u00eb dhe pakiz\u00eb, riparim i mjeteve dhe moto\u00e7ikletave), \u20ac335 (H, transport dhe magazinimi), \u20ac182 (I, akomodim dhe aktivitete t\u00eb sh\u00ebrbimeve me ushqim), \u20ac538 (J, informim dhe komunikim), \u20ac266 (L, aktivitete t\u00eb patundshm\u00ebris\u00eb), \u20ac383 (M, aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike), \u20ac289 (N, aktivitete administrative dhe mb\u00ebshtet\u00ebse), \u20ac258 (R, art, zbavitje, dhe rekreacion), dhe \u20ac191 (S &#8211; aktivitete t\u00eb sh\u00ebrbimeve tjera). N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ndihmon ata q\u00eb paguhen m\u00eb pak, pagat deri ne 300 euro do t\u00eb liroheshin nga tatimi.<\/p>\n<p><strong>Kufizimet n\u00eb llogaritje<\/strong><\/p>\n<p>Duhet shtuar se k\u00ebto rezultate derivojn\u00eb p\u00ebrmes nj\u00eb numri kuzifimesh n\u00eb llogaritje. Fillimisht, t\u00eb dh\u00ebnat e fundit vjetore t\u00eb publikuara nga ASK jan\u00eb p\u00ebr vitin 2018 dhe situata q\u00eb nga at\u00ebher\u00eb ka ndryshuar. Q\u00eb nga ajo koha, duhet t\u00eb ket\u00eb ndryshuar numri i t\u00eb pun\u00ebsuarve dhe paga mesatare.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, vler\u00ebsimi b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pag\u00ebs mesatare bruto dhe dihet se jo t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e marrin k\u00ebt\u00eb pag\u00eb. N\u00ebse vendoset q\u00eb subvencionimi t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb pag\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb e marrin pun\u00ebtor\u00ebt, at\u00ebher\u00eb vlerat do t\u00eb ndryshojn\u00eb. Dhe, n\u00eb k\u00ebt\u00eb llogaritje nuk jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shpenzimet administrative p\u00ebr kryerjen e transaksioneve sepse p\u00ebr llogaritjen e tyre duhen m\u0113 shum\u00eb t\u00eb dh\u00ebna, t\u00eb cilat aktualisht nuk jan\u00eb publike.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, sektor\u00ebt jan\u00eb zgjedhur n\u00eb baz\u00eb t\u00eb anket\u00ebs s\u00eb struktur\u00ebs s\u00eb bizneseve (duke e shtuar edhe at\u00eb t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb, pylltaris\u00eb dhe peshkataris\u00eb) n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mund t\u00eb ket\u00eb edhe nd\u00ebrmarrje publike. Apo, mund t\u00eb mungojn\u00eb sektor\u00eb n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ka nd\u00ebrmarrje private. T\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb jan\u00eb aktualisht publike nga ASK nuk e specifikojn\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, n\u00ebse krahasohet paga mesatare n\u00eb k\u00ebta 15 sektor\u00eb, del t\u00eb jet\u00eb p\u00ebr \u20ac41 m\u00eb e lart\u00eb se paga mesatare n\u00eb sektorin privat e raportuar nga ASK. Pra, kostoja e llogaritur k\u00ebtu mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa ajo q\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Gjithashtu, mund t\u00eb ket\u00eb nd\u00ebrmarrje m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha si ato me produkte ushqimore q\u00eb aktualisht jan\u00eb t\u00eb hapura dhe kan\u00eb kapacitete p\u00ebr pages\u00ebn e pun\u00ebtor\u00ebve. N\u00ebse ato nuk do t\u00eb p\u00ebrfshiheshin, shuma totale do t\u00eb zvog\u00eblohej.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, duke qen\u00eb se k\u00ebto jan\u00eb aktualisht t\u00eb dh\u00ebnat m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme publike, ky vler\u00ebsim mund t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si orientim i p\u00ebraf\u00ebrt, pasiq\u00eb p\u00ebr nj\u00eb orientim ekzakt duhen t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb t\u00eb holl\u00ebsishme n\u00eb form\u00eb t\u00eb disagreguar.<\/p>\n<p><strong>Sa \u00ebsht\u00eb racionale kjo shum\u00eb dhe si mund t\u00eb financohet kjo pako?<\/strong><\/p>\n<p>\u20ac253 milion\u00eb mund t\u00eb duken shum\u00eb sepse jan\u00eb rreth 11% e buxhetit e rreth 21% e borxhit publik. Por nuk \u00ebsht\u00eb koha tani t\u00eb brengosemi p\u00ebr borxhin publik, por p\u00ebr p\u00ebrgjigje sa m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb ndaj situat\u00ebs \u2013 si\u00e7 po b\u00ebjn\u00eb vende me borxh shum\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb publik se ne. N\u00ebse e shohim n\u00eb raport me t\u00ebr\u00eb ekonomin\u00eb, kjo shum\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 3.8% e Bruto Produktin Vendor t\u00eb 2018-\u00ebs. Vendet tjera pritet q\u00eb t\u00eb kapin shifra dyshifrore t\u00eb k\u00ebtij raporti. Dhe, kjo duhet par\u00eb si mas\u00eb e jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Krahasuar me planifikimet e institucioneve mbikomb\u00ebtare financiare, kjo \u00ebsht\u00eb m\u00eb pak se 0.03% e fondit q\u00eb FMN-ja ka ndar\u00eb p\u00ebr kriz\u00ebn, apo rreth 0.56% e fondit q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr vendet n\u00eb zhvillim, dhe rreth 2% e fondit t\u00eb ndar\u00eb nga Banka Bot\u00ebrore si p\u00ebrgjigje ndaj kriz\u00ebs.<\/p>\n<p>Si mund ta gjeneroj\u00eb qeveria nj\u00eb shum\u00eb t\u00eb till\u00eb? P\u00ebrmes nj\u00eb kombinimi t\u00eb burimeve.<\/p>\n<p>Mobilizim vetanak i Qeveris\u00eb p\u00ebrmes rialokimit t\u00eb mjeteve nd\u00ebrmjet linjave buxhetore duke i suspenduar, shtyer, apo anuluar, disa projekte infrastrukturore q\u00eb nuk jan\u00eb urgjente. Gjithashtu, duke i shqyrtuar mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr p\u00ebrdorimin e fondeve t\u00eb ndryshme si at\u00eb t\u00eb privatizimit i cili n\u00eb fund t\u00eb janarit ishte mbi\u00a0<a href=\"http:\/\/www.pak-ks.org\/desk\/inc\/media\/F9097EDB-233C-4ABF-8726-32D9642C64D3.pdf\">272 milion\u00eb euro<\/a>.<\/p>\n<p>Gjithashtu, p\u00ebrmes koordinimit me Bank\u00ebn Qendrore. Kjo e fundit do t\u00eb mund t\u00eb emetonte letra me vler\u00eb. Gjithashtu, do t\u00eb mund t\u2019i p\u00ebrdorte kanalet p\u00ebr infuzionimin e parave nga bankat qendrore t\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara p\u00ebr t\u00eb siguruar likuiditet.<\/p>\n<p>Dhe, p\u00ebrmes apelimit urgjent p\u00ebr ndihm\u00eb tek institucionet mbikomb\u00ebtare financiare. Kujtojm\u00eb q\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/blogs.imf.org\/2020\/03\/16\/policy-action-for-a-healthy-global-economy\/\">FMN-ja<\/a>\u00a0ka n\u00eb dispozicion 1 trilion dollar\u00eb, prej t\u00eb cilave 50 miliard jan\u00eb p\u00ebr vendet n\u00eb zhvillim (si Kosova) dhe $10 miliard jan\u00eb n\u00eb dispozicion t\u00eb vendeve t\u00eb varfra me 0 interes.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.worldbank.org\/en\/news\/press-release\/2020\/03\/17\/world-bank-group-increases-covid-19-response-to-14-billion-to-help-sustain-economies-protect-jobs\">Banka Bot\u00ebrore<\/a>\u00a0ka n\u00eb dispozicion $14 miliard, prej t\u00eb cilave mund t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb shtetet an\u00ebtare.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ebrd.com\/news\/2020\/ebrd-unveils-1-billion-emergency-coronavirus-financing-package.html\">Banka Evropiane p\u00ebr Rind\u00ebrtim dhe Zhvillim<\/a>\u00a0ka ndar\u00eb \u20ac1 miliard duke patur n\u00eb fokus nd\u00ebrmarrjet private q\u00eb vijn\u00eb nga vendet n\u00eb zhvillim si Kosova.<\/p>\n<p><strong>Si mund t\u00eb ekzekutohet dhe sa mund t\u00eb zgjasin p\u00ebrgatitjet?<\/strong><\/p>\n<p>Transferimi i k\u00ebtyre mjeteve do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej n\u00eb forma t\u00eb ndryshme si:<\/p>\n<p><em>Transferimi direkt nga qeveria tek pun\u00ebtor\u00ebt.<\/em>\u00a0Kjo do t\u00eb mund t\u00eb realizohej p\u00ebrmes t\u00eb dh\u00ebnave q\u00eb ekzistojn\u00eb n\u00eb Agjencin\u00eb Tatimore t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Trustin Pensional. Megjithat\u00eb, transferimi direkt do t\u00eb kishte dy implikime. Fillimisht, do t\u2019ishte qasje e pabarabart\u00eb e qeveris\u00eb ndaj t\u00eb t\u00eb papun\u00ebve. Dhe, dy, do t\u2019ishte problem identifikimi i t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve duke ditur nivelin e lart\u00eb t\u00eb informalitetit. K\u00ebshtu do ta p\u00ebsonin pun\u00ebtor\u00ebt t\u00eb cil\u00ebt nuk kan\u00eb pasur kontrata dhe t\u00eb cil\u00ebve nuk u jan\u00eb paguar obligimet nga pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, kjo do t\u2019ishte nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr ta rritur formalitetin n\u00eb ekonomi meq\u00eb do t\u00eb lajm\u00ebroheshin edhe pun\u00ebtor\u00ebt q\u00eb nuk kan\u00eb kontrata apo nuk u paguhen kontributet pensionale. Gjithashtu, kjo pako po nd\u00ebrtohet me supozimin q\u00eb do t\u00eb ket\u00eb vazhdim\u00ebsi t\u00eb rregullt t\u00eb programeve t\u00eb skem\u00ebs sociale, dhe potencialisht zgjerim t\u00eb tyre.<\/p>\n<p><em>Ofrimi i mjeteve n\u00eb form\u00eb kredie p\u00ebr bizneset, n\u00eb bashk\u00ebpunim me sistemin bankar.<\/em>\u00a0K\u00ebto kredi do t\u00eb kishin 0% interes dhe do t\u00eb ofroheshin me 6 muaj-1 vit grace periudh\u00eb. Nj\u00eb implikim serioz me k\u00ebt\u00eb qasje \u00ebsht\u00eb koha q\u00eb do t\u00eb merrte procedura e aplikimit dhe vler\u00ebsimit. P\u00ebr ta adresuar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje do t\u2019duhej p\u00ebrdorur format elektronike t\u00eb aplikimit dhe vler\u00ebsimit.<\/p>\n<p>Sa koh\u00eb mund t\u00eb marr\u00eb procesi i gjenerimit t\u00eb resurseve dhe kur mund t\u00eb fillojn\u00eb transferet?<\/p>\n<p>Kjo varet shum\u00eb nga modalitet q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019i gjeneruar ato. P\u00ebr shembull, n\u00ebse qeveria do t\u2019i p\u00ebrdorte disa nga mjetet e saja apo do t\u00eb pranonte nj\u00eb ndihm\u00eb nga institucionet mbikomb\u00ebtare financiare, kjo do t\u00eb mund t\u00eb realizohej shum\u00eb shpejt. Nd\u00ebrsa, n\u00ebse do t\u2019nd\u00ebrtohej nj\u00eb program i ofrimit t\u00eb kredive p\u00ebr k\u00ebto nd\u00ebrmarrje, at\u00ebher\u00eb i t\u00ebr\u00eb procesi do t\u00eb zgjaste m\u00eb gjat\u00eb. Natyrisht se nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb q\u00eb ky fond t\u00eb sigurohet i t\u00ebri, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fillojn\u00eb pagesat. Ai mund t\u00eb ndahet n\u00eb 3 pjes\u00eb me nga 84.3 milion\u00eb euro n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb fillohet sa m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrfundim<\/strong><\/p>\n<p>Izolimi si veprim p\u00ebr shmangien e p\u00ebrhapjes s\u00eb COVID-19, i cili tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb pandemi, do t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb efekt domino t\u00eb humbjeve n\u00eb ekonomi. Humbje do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb gjith\u00eb agjent\u00ebt \u2013 sht\u00ebpit\u00eb, nd\u00ebrmarrjet, dhe qeveria. Megjithat\u00eb, mbetet detyr\u00eb e k\u00ebsaj t\u00eb fundit q\u00eb t\u00eb kujdeset p\u00ebr sh\u00ebndetin e ekonomis\u00eb n\u00eb koh\u00eb krize.<\/p>\n<p>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb nj\u00eb llogaritjeje nga t\u00eb dh\u00ebnat e fundit vjetore q\u00eb aktualisht jan\u00eb publike, rezulton se do t\u00eb nevojiten rreth \u20ac253 milion\u00eb euro p\u00ebr ta subvencionuar 75% t\u00eb pages mesatare p\u00ebr 3 muaj p\u00ebr rreth 248 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt e sektorit privat. Mobilizimi i k\u00ebsaj shum\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb b\u00ebhej prej disa burimeve t\u00eb brendshme t\u00eb pashfryt\u00ebzuara aktualisht dhe organizatave mbikomb\u00ebtare financiare q\u00eb ve\u00e7se kan\u00eb ndar\u00eb fonde p\u00ebr raste t\u00eb tilla. Kjo do t\u00eb mund t\u00eb ekzekutohej ose p\u00ebrmes transferimit direkt tek pun\u00ebtor\u00ebt ose p\u00ebrmes kredive p\u00ebr biznese me 0% interes dhe hap\u00ebsir\u00eb prej 6 muaj-1 vit deri n\u00eb pages\u00ebn e par\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u20ac253 milion\u00eb euro p\u00ebr 75% pag\u00eb p\u00ebr 3 muaj p\u00ebr 248 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb Ndon\u00ebse ende \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr ta llogaritur sakt\u00eb ndikimin e COVID-19 n\u00eb ekonomin\u00eb e Kosov\u00ebs, nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb her\u00ebt p\u00ebr t\u00eb parashikuar se do t\u00eb ket\u00eb ndikim t\u00eb konsideruesh\u00ebm negativ. Kjo sepse p\u00ebr shkak t\u00eb izolimit q\u00eb po ndodh, ekonomia p\u00ebson [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":9575,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1638,1637],"ppma_author":[97],"class_list":["post-5298","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-sektori-privat","tag-subvencionimi"],"authors":[{"term_id":97,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"edison-jakurti","display_name":"Edison Jakurti","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Edison-Jakurti.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Edison-Jakurti.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Edison Jakurti \u00ebsht\u00eb doktorant i shkencave ekonomike n\u00eb Freie Universit\u00e4t Berlin. M\u00eb her\u00ebt ai i ka p\u00ebrfunduar studimet e nivelit master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, me fokus n\u00eb ekonomiksin aplikativ, n\u00eb Duke University, dhe studimet themelore n\u00eb drejtimin ekonomiks dhe statistik\u00eb n\u00eb R.I.T. Ka punuar si asistent hulumtues dhe asistent ligj\u00ebrues n\u00eb Duke University, si dhe k\u00ebshilltar n\u00eb Bank\u00ebn Bot\u00ebrore."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5298","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5298"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5298\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9576,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5298\/revisions\/9576"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9575"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5298"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5298"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5298"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5298"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}