{"id":5302,"date":"2020-03-24T16:08:19","date_gmt":"2020-03-24T14:08:19","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5302"},"modified":"2024-11-04T16:19:08","modified_gmt":"2024-11-04T14:19:08","slug":"armiqte-e-te-shkruarit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/armiqte-e-te-shkruarit\/","title":{"rendered":"Armiqt\u00eb e t\u00eb shkruarit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p>Nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ka frik\u00eb t\u2019ua thot\u00eb njer\u00ebve at\u00eb q\u00eb nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb e ka zgjedhur zanatin e gabuar.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">\n<div class=\"news-up\">\n<h3>Armiqt\u00eb e t\u00eb shkruarit<\/h3>\n<p>Nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ka frik\u00eb t\u2019ua thot\u00eb njer\u00ebve at\u00eb q\u00eb nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb e ka zgjedhur zanatin e gabuar.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2020\/March\/24\/auto_11585068686.jpg\" \/><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Kristofer Hi\u00e7ens dhe un\u00eb s\u2019kemi qen\u00eb miq t\u00eb af\u00ebrt \u2013 un\u00eb isha nj\u00eb planet i vock\u00ebl q\u00eb sillej rreth orbit\u00ebs s\u00eb tij. Koh\u00eb pas kohe e ndjeja kamxhikun e tij retorik t\u00eb m\u00eb godiste n\u00eb shpin\u00eb, dhe mundohesha t\u2019ia ktheja goditjen e t\u2019ia tregoja vendin. Mund t\u2019ia q\u00eblloni se kush dilte fitues n\u00eb ato debate. Tema zakonisht ishte Iraku. T\u00eb dyt\u00eb e mb\u00ebshtesnim luft\u00ebn. Por un\u00eb e mb\u00ebshtesja luft\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb ambivalente dhe liberale, kurse Kristoferi e mb\u00ebshteste at\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb heroike dhe revolucionare. Sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb lufta thellohej, aq m\u00eb shum\u00eb zbehej besimi im n\u00eb t\u00eb. Kristoferi, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, e ktheu k\u00ebmb\u00ebnguljen e tij n\u00eb pik\u00eb krenarie.<\/p>\n<p>Shum\u00eb miq\u00ebsi u prish\u00ebn n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb, p\u00ebrfshi edhe ca miq\u00ebsi t\u00eb miat. Por di\u00e7ka e \u00e7uditshme ndodhi me\u00a0marr\u00ebdh\u00ebnien time me Kristoferin. Sa her\u00eb q\u00eb ai m\u00eb p\u00ebr\u00e7monte duke m\u00eb quajtur njeri q\u00eb e zgjedh mesataren e pozicioneve, apo mb\u00ebshtet\u00ebs t\u00eb ideve var\u00ebsisht prej popullaritetit t\u00eb tyre, dhe sa here q\u00eb un\u00eb i p\u00ebrgjigjesha duke e quajtur nj\u00eb pseudo-Lord Bajron, dukej sikur b\u00ebheshim miq edhe m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. E sulmonim nj\u00ebri-tjetrin me fjal\u00ebt m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda n\u00eb artikujt e shtypit, dhe nuk vononte shum\u00eb dhe shk\u00ebmbenim e-maila me doza pishmani, por pa u t\u00ebrhequr prej pozicioneve tona. Pastaj takoheshim p\u00ebr nj\u00eb pije pa i p\u00ebrmendur fare shk\u00ebmbimet, dhe k\u00ebshtu krijohej nj\u00eb af\u00ebrsi edhe m\u00eb e madhe mes nesh. Hedhja e shigjetave drejt nj\u00ebri-tjetrit ishte m\u00ebnyra se si mund t\u00eb krijoje af\u00ebrsi me Kristroferin.<\/p>\n<p>Pasi u s\u00ebmur, Kristoferi m\u00eb d\u00ebrgoi nj\u00eb email q\u00eb m\u00eb b\u00ebri t\u00eb kuptoj\u00eb se v\u00ebrtet\u00eb ishim miq:<\/p>\n<p><em>I dashur Xhorxh,<\/em><\/p>\n<p><em>Kujtesa m\u00eb thot\u00eb se duhet t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb ose Rayner Heppenstal ose Richard Rees q\u00eb ka then\u00eb p\u00ebr Oruellin di\u00e7ka t\u00eb tipit se ai ishte shum\u00eb i preokupuar me \u201can\u00ebn e ndotur t\u00eb facolet\u00ebs s\u00eb jet\u00ebs.\u201d Mua m\u00eb duhet ta di se cili prej tyre e ka th\u00ebn\u00eb dhe cilat ishin fjal\u00ebt e sakta. I hodha nj\u00eb sy raftit tim t\u00eb madh me librat e Oruellit dhe papriptams u ndjeva tep\u00ebr i lodhur p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar (gj\u00eb q\u00eb dikur do ta b\u00ebja me k\u00ebnaq\u00ebsi), k\u00ebshtu q\u00eb po t\u00eb pun\u00ebsoj ty si nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/em><\/p>\n<p><em>P\u00ebr shkak se biblioteka ime \u00ebsht\u00eb e radhitur alfabetikisht, mbr\u00ebm\u00eb vura re rast\u00ebsisht se aty ku p\u00ebrfundon Oruelli \u00ebsht\u00eb nj\u00eb roman me emrin \u201cNjeriu gjysmak\u2026\u201d. (Ky ishte tituli i romanit tim t\u00eb par\u00eb dhe t\u00eb pakuptuesh\u00ebm).<\/em><\/p>\n<p><em>At\u00ebher\u00eb, duke t\u00eb fal\u00ebnderuar dhe duke shpresuar se mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb shpejt, t\u00eb p\u00ebrsh\u00ebndes miq\u00ebsisht si gjithmon\u00eb.<\/em><\/p>\n<p><em>Kristoferi.<\/em><\/p>\n<p>Aft\u00ebsia e tij p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb brutal n\u00eb shtyp dhe i k\u00ebndsh\u00ebm n\u00eb takim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb ishte nj\u00eb cil\u00ebsi e Kristoferit t\u00eb cil\u00ebn e admiroja tej mase. Kjo aft\u00ebsi e shpaloste thell\u00ebsin\u00eb e vler\u00ebs s\u00eb tij si shkrimtar dhe si qenie njer\u00ebzore. E kishte nj\u00ebfar\u00eb etike klasike. Nj\u00ebher\u00eb m\u00eb pati th\u00ebn\u00eb: \u201cUn\u00eb jam Pejnist!\u201d, duke e n\u00ebnkuptuar Tomas Pejnin. M\u00eb duket p\u00ebrshkrim i sakt\u00eb. Kristoferi jetoi disa shekuj m\u00eb von\u00eb se koha e tij. Ai si figur\u00eb i takonte epok\u00ebs s\u00eb P\u00ebrndritjes. Ishte pamfletist i kafeneve, gjithmon\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr t\u2019u kacafytur; nj\u00eb luft\u00ebtar i paarsyesh\u00ebm n\u00eb mbrojtje t\u00eb arsyes; nj\u00eb emigrant nga Anglia q\u00eb erdhi n\u00eb Bot\u00ebn e Re p\u00ebr t\u00eb na treguar se cili ishte kuptimi universal i fjal\u00ebve t\u00eb deklarat\u00ebs son\u00eb t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb, dhe t\u00eb na mbaj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr ato.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kalojn\u00eb dit\u00ebt nga vdekja e tij shum\u00eb e parakohshme, Kristoferi m\u00eb mungon gjithmon\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Jo edhe aq shoq\u00ebrimi me t\u00eb, sa m\u00eb mungon prezenca e tij shkrimtar. Me vdekjen e tij, nj\u00eb frym\u00eb e t\u00ebr\u00eb shpirt\u00ebrore u largua nga bota e letrave. Meq\u00eb un\u00eb jet\u00ebn e kam b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb, dhe kjo \u00ebsht\u00eb bota e vetme n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn mund ta p\u00ebrfytyroj nj\u00eb jet\u00eb, po e p\u00ebrjetoj humbjen e k\u00ebsaj fryme personalisht.<\/p>\n<p>P\u00ebrse nj\u00eb karrier\u00eb si ajo e Kristofer Hi\u00e7ensit sot \u00ebsht\u00eb jo vet\u00ebm v\u00ebshtir\u00eb e mundshme, por gati e paimagjinueshme? Th\u00ebn\u00eb ndryshe: p\u00ebrse atmosfera e sotme \u00ebsht\u00eb armiq\u00ebsore ndaj k\u00ebtij lloj shkrimtari? Kush jan\u00eb armiqt\u00eb e shkrimit sot?<\/p>\n<p>Them se armiku i par\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsia. E di se mund t\u00eb duket perverse ideja se p\u00ebrkat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb armike e shkrimit. Fundja, jeta \u00ebsht\u00eb e karakterizuar nga vetmia \u2013 shkrimi \u00ebsht\u00eb i mundur vet\u00ebm n\u00eb izolim jokomod, n\u00eb p\u00ebrballje me vet\u00ebveten \u2013 nd\u00ebrsa jeta b\u00ebhet e tolerueshme dhe dometh\u00ebn\u00ebse nga nj\u00eb ndjenj\u00eb e nd\u00ebrlidhjes me bot\u00ebn p\u00ebrreth. \u00c7do njeri ka nevoj\u00eb ta ket\u00eb dik\u00eb si model dhe mentor, ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb rinjt\u00eb q\u00eb e nisin karrier\u00ebn nga nj\u00eb pik\u00eb ku t\u00eb b\u00ebhesh shkrimtar duket si gj\u00eb e pamendueshme. Por nuk e kam fjal\u00ebn p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lloj solidariteti kur flasim p\u00ebr p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr faktin se sot prej shkrimtar\u00ebve pritet q\u00eb t\u00eb idendifikohen me nj\u00eb komunitet dhe t\u00eb shkruajn\u00eb si p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nj\u00ebfar\u00ebdore, kjo \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e t\u00eb shkruarit si aktivitet q\u00eb synon t\u00eb dep\u00ebrtoj\u00eb tek t\u00eb tjer\u00ebt. Kur e hapim nj\u00eb lib\u00ebr apo e klikojm\u00eb nj\u00eb artikull, gj\u00ebja e par\u00eb t\u00eb cil\u00ebn sot duam ta dim\u00eb \u00ebsht\u00eb se cilit grup i p\u00ebrket autori. Grupi mund t\u00eb jet\u00eb politik, etnik, seksual apo edhe nj\u00eb klik\u00eb letrare. P\u00ebrgjigja qe i japim vetes e b\u00ebn leximin m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb. Ajo na tregon se \u00e7far\u00eb mund t\u00eb presim nga teksti, madje edhe se \u00e7far\u00eb t\u00eb mendojm\u00eb p\u00ebr t\u00eb. P\u00ebrkat\u00ebsia n\u00eb grup na kursen shum\u00eb energji dhe koh\u00eb duke e kryer funksionin e mendimit p\u00ebr ne.<\/p>\n<p>Politikan\u00ebt dhe aktivist\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues. Shkrimtar\u00ebt, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, jan\u00eb individ\u00eb, puna e t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta gjejn\u00eb nj\u00eb gjuh\u00eb e cila mund ta tejkaloj\u00eb hendekun e padep\u00ebrtuesh\u00ebm i cili na ndan prej nj\u00ebri-tjetrit. Ata nuk shkruajn\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb askujt tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7 vetes s\u00eb tyre. Por sot shkrimtar\u00ebt e kan\u00eb \u00e7do shtys\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre leht\u00ebsisht t\u00eb identifikueshme si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb plot\u00eb t\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebsie. P\u00ebrkat\u00ebsia sot \u00ebsht\u00eb numerikisht e kodifikuar nga mediat sociale me like-at, retweet-at, apo numrat e miqve dhe ndjek\u00ebsve. Shkrimtar\u00ebt sot mendojn\u00eb p\u00ebr k\u00ebta numra, prandaj edhe kan\u00eb kujdes se \u00e7far\u00eb mendimesh shprehin dhe mos rast\u00ebsisht asocohen me figura kontraverse p\u00ebr grupin. N\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb suksesshme, kultivimi i ndjek\u00ebsve b\u00ebhet q\u00ebllim\u00a0n\u00eb vet\u00ebvete dhe ia z\u00eb vendin krejt\u00ebsisht t\u00eb shkruarit.<\/p>\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po jetojm\u00eb, ideja se mund t\u00eb mbash q\u00ebndrim t\u00ebndin m\u00eb nuk mendohet si gj\u00eb e ndershme dhe e d\u00ebshirueshme. Kjo t\u00eb b\u00ebn t\u00eb dyshimt\u00eb, n\u00ebse jo edhe qesharak. N\u00ebse nuk e ke prapa vetes nj\u00eb komunitet q\u00eb t\u00eb lavd\u00ebron, t\u00eb b\u00ebn tifozll\u00ebk, t\u2019i intimidon dhe t\u2019i shpartallon kund\u00ebrshtar\u00ebt, at\u00ebher\u00eb kush je ti? Je nj\u00eb cop\u00eb e shk\u00ebputur shkrimtari, gjithmon\u00eb i\/e brisht\u00eb nga mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u nd\u00ebshkuar p\u00ebr pavar\u00ebsin\u00eb t\u00ebnde nga nj\u00ebri grup ose tjetri, ose, edhe m\u00eb keq, p\u00ebr t\u2019u injoruar.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2015, shoqata PEN America, an\u00ebtar dhe adhurues i s\u00eb cil\u00ebs jam edhe un\u00eb, ia dha \u00e7mimin e vet t\u00eb par\u00eb t\u00eb Guximit dhe Liris\u00eb s\u00eb Shprehjes revist\u00ebs satirike franceze Charlie Hebdo. Kat\u00ebr muaj para dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimit, dy xhihadist\u00eb e pat\u00ebn masakruar shumic\u00ebn e stafit t\u00eb revist\u00ebs gjat\u00eb takimit t\u00eb rregullt javor t\u00eb redaksis\u00eb. \u00c7mimi t\u00eb cilin ne e dham\u00eb ngjalli pak\u00ebnaq\u00ebsi n\u00eb mesin e shkrimtar\u00ebve amerikan\u00eb. M\u00eb shum\u00eb se 200 an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PEN e denoncuan vendimin, p\u00ebrfshi k\u00ebtu disa nga shkrimtar\u00ebt m\u00eb t\u00eb njohur t\u00eb vendit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb dhjet\u00ebra t\u00eb tjer\u00eb refuzuan t\u00eb marrin pjes\u00eb n\u00eb ceremonin\u00eb e shp\u00ebrblimit. Satira e Charlie Hedbo, me\u00a0raste f\u00ebmij\u00ebrore, shpesh sulmonte Kish\u00ebn Katolike dhe hebraik\u00ebt ortodoks\u00eb. Por an\u00ebtar\u00ebt e PEN menduan se karikaturat e vrazhda t\u00eb hoxhallar\u00ebve t\u00eb mllefosur dhe profetit Muhamed ishin t\u00eb papranueshme. Kriti\u00ebt n\u00eb PEN mendonin se Islami teokratik nuk duhej t\u00eb ishte objekt i satir\u00ebs sepse mysliman\u00ebt n\u00eb Franc\u00eb i p\u00ebrkisnin nj\u00eb grupi \u201ct\u00eb margjinalizuar, t\u00eb sulmuar dhe t\u00eb viktimizuar\u201d. E nj\u00ebjta gjithsesi mund t\u00eb thuhej edhe p\u00ebr \u00e7ifut\u00ebt n\u00eb Franc\u00eb apo, n\u00eb at\u00eb moment, edhe p\u00ebr satirist\u00ebt francez\u00eb. N\u00eb fakt, duhej alamet guximi p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb se n\u00eb mes t\u00eb xhihadist\u00ebve t\u00eb armatosur dhe karikaturist\u00ebve t\u00eb pambrojtur, balanca e fuqive i favorizonte k\u00ebta t\u00eb fundit. K\u00ebta 200 shkrimtar\u00eb nuk desh\u00ebn t\u2019i nderonin koleg\u00ebt e tyre q\u00eb paguan \u00e7mimin m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr shprehjen e lir\u00eb. Ata ishin an\u00ebtar\u00eb t\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb t\u00eb themeluar p\u00ebr ta mbrojtur shprehjen e lir\u00eb, por nuk desh\u00ebn ta mbronin k\u00ebt\u00eb fjal\u00eb t\u00eb lir\u00eb kur ajo u p\u00ebrball me vrasje. Si\u00e7 tha Salman Rushdie: \u201cShpresoj se askush asnj\u00ebher\u00eb nuk do t\u2019i sulmoj\u00eb k\u00ebta denoncues!\u201d Fatmir\u00ebsht, PEN nuk u dor\u00ebzua p\u00ebrball\u00eb presionit dhe revista e mori \u00e7mimin.<\/p>\n<p>Dy vit\u00eb m\u00eb von\u00eb, PEN ia dha \u00e7mimin e nj\u00ebjt\u00eb Marshit t\u00eb Grave. K\u00ebsaj here nuk kishte kurr\u00ebfar\u00eb skandali, sepse an\u00ebtar\u00ebt e PEN e mb\u00ebshtesnin kauz\u00ebn pa kurr\u00ebfar\u00eb rezervash. Vitin vijues \u00e7mimi iu dha tre student\u00ebve aktivist\u00eb p\u00ebr kauz\u00ebn e kontrollit t\u00eb p\u00ebrdorimint t\u00eb arm\u00ebve, dhe m\u00eb pas Anita Hill-it. Sado t\u00eb admiruesh\u00ebm dhe t\u00eb guximsh\u00ebm q\u00eb ishin k\u00ebta fitues, ata tashm\u00eb nuk ishin m\u00eb shkrimtar\u00eb dhe \u00e7\u00ebshtja kryesore m\u00eb nuk ishte liria e shprehjes. P\u00ebrvoja p\u00ebrc\u00eblluese e vitit 2015 \u2013 vrasjet, skandalet q\u00eb e p\u00ebr\u00e7an\u00eb PEN-in, si dhe ceremonia thell\u00ebsisht e tensionuar e dh\u00ebnies s\u00eb \u00e7mimit, me nj\u00ebsit\u00eb speciale t\u00eb policis\u00eb dhe q\u00ebnt\u00eb nuhat\u00ebs q\u00eb kontrollonin Muzeun e Historis\u00eb s\u00eb Natyr\u00ebs \u2013 e dob\u00ebsoi paksa zemr\u00ebn e \u201cliris\u00eb dhe guximit t\u00eb shprehjes\u201d. Pas rastit Charlie Hebdo, ky \u00e7mim e mori karakterin e \u00e7mimit q\u00eb shp\u00ebrblente aktivizmin politik amerikan. PEN-i nderonte heronjt\u00eb q\u00eb i takonin \u201can\u00ebs son\u00eb\u201d \u2013 figura publike t\u00eb cil\u00ebt shumica e shkrimtar\u00ebve amerikan\u00eb i mb\u00ebshtesnin pa pik\u00eb rezerve. \u00c7mimi e vler\u00ebsonte m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrkat\u00ebsin\u00eb sesa lirin\u00eb. Si\u00e7 na m\u00ebsoi rasti Charlie Hebdo, liria e shprehjes, e cila q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb \u00e7do shkrimtari, \u00ebsht\u00eb tem\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb!<\/p>\n<p>N\u00eb grupin e armiqve t\u00eb shkrimit, p\u00ebrkat\u00ebsia \u00ebsht\u00eb ngusht\u00eb e nd\u00ebrlidhur me frik\u00ebn. Mund t\u00eb jet\u00eb e \u00e7uditshme q\u00eb po e them k\u00ebt\u00eb, por e kam v\u00ebn\u00eb re nj\u00ebfar\u00eb frike q\u00eb e ka kapluar bot\u00ebn e let\u00ebrsis\u00eb dhe gazetaris\u00eb t\u00eb cil\u00ebn un\u00eb e njoh. Nuk po them se redaktor\u00ebt dhe shkrimtar\u00ebt po jetojn\u00eb n\u00eb terror nga frika se do t\u00eb d\u00ebrgohen n\u00eb burg. Gjithsesi, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb se presidenti po i quan gazetar\u00ebt \u201carmiq t\u00eb\u00a0popullit amerikan\u201d, dhe nuk \u00ebsht\u00eb koh\u00eb e leht\u00eb t\u00eb jesh gazetar. Por akoma jemi t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr ta hetuar presidentin. Majk\u00ebll Mur dhe Robert De Niro mund t\u2019i shprehin hapur fantazit\u00eb e tyre p\u00ebr ta grushtuar Donald Trampin n\u00eb fytyr\u00eb, apo p\u00ebr ta goditur me nj\u00eb qese t\u00eb mbushur me fekale. Pasoja e vetme nga deklarata t\u00eb tilla jan\u00eb trazirat n\u00eb debatet online. Gjithashtu, nuk jemi n\u00eb rrethanat ku\u00a0xhihadist\u00ebt islamik\u00eb ose nacionalist\u00ebt e bardh\u00eb po sillen rrug\u00ebve duke i sulmuar poet\u00ebt dhe filozof\u00ebt n\u00eb rrug\u00ebt e qyteteve amerikane. Jo, frika p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn po flas \u00ebsht\u00eb ajo e gjykimt moral, e turp\u00ebrimit publik, e talljes shoq\u00ebrore dhe e l\u00eb\u00e7itjes. E kam fjal\u00ebn p\u00ebr frik\u00ebn q\u00eb shkrimtar\u00ebt e kan\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos i dal\u00eb kund\u00ebr ndonj\u00eb grupi t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm p\u00ebr ta. Ortodoksia e zbatuar p\u00ebrmes presionit shoq\u00ebror mund t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e fuqishme se ideologjia zyrtare, sepse mllefi popullor peshon m\u00eb shum\u00eb se linja politike e partis\u00eb.<\/p>\n<p>Para ca koh\u00ebsh, nj\u00eb sht\u00ebpi botuese i kishte kthyer p\u00ebrgjigje nj\u00eb mikut tim duke i th\u00ebn\u00eb se libri t\u00eb cilin e kishte d\u00ebrguar p\u00ebr botim ishte i papranuesh\u00ebm, sepse binte ndesh me \u201ckonsensusin\u201d mbi tem\u00ebn e rac\u00ebs. Ideja se botuesit ekzistojn\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr t\u2019i thyer konsensuset, p\u00ebr t\u00eb provokuar me ide t\u00eb reja, p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb lexuesit t\u00eb ndihen jokomod dhe madje edhe t\u00eb palumtur \u2013 kjo ide duket se ka z\u00ebn\u00eb gjum\u00eb te shum\u00eb prej sht\u00ebpive botuese ku libri i mikut tim po refuzohej. Fatmir\u00ebsisht q\u00eblloi nj\u00eb botues i cili nuk e kishte harruar arsyen p\u00ebrse i ishte futur fush\u00ebs s\u00eb botimeve, dhe mori guximin ta botonte librin. Ky lib\u00ebr e gjeti rrug\u00ebn e vet te shum\u00eb lexues, por rrymat dominuese po fryejn\u00eb ftoht\u00eb n\u00eb drejtimin e kund\u00ebrt. Rastet si ky me mikun tim, t\u00eb pakta por frik\u00ebsuese, po ndodhin rregullisht n\u00eb institucione t\u00eb cilat n\u00eb thelb t\u00eb misionit t\u00eb tyre e kan\u00eb th\u00ebnien e gj\u00ebrave n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. N\u00ebse sot nj\u00eb asistent i redaktorit shkon dhe e alarmon redaktorin se nj\u00eb fjali e nj\u00eb artikulli mund t\u00eb shkaktoj\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrthim reagimesh n\u00eb media sociale, \u00e7far\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb redaktori? Do ta rrezikoj\u00eb skandalin, apo do ta fshij\u00eb fjalin\u00eb? Me shum\u00eb gjas\u00eb do ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb dyt\u00ebn. Ideja se fjalia duhet t\u00eb botohet pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb rrezikut, p\u00ebr ta shp\u00ebrfillur rrezikun, p\u00ebr t\u2019i shtyr\u00eb kufijt\u00eb e shprehjes s\u00eb lir\u00eb edhe disa milimetra m\u00eb tutje \u2013 kjo ide sot duket e tejkaluar. Mendimeve tona sot dor\u00ebn e fundit t\u00eb redaktimit po ia jep turma.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur anek\u00ebnd bot\u00ebs demokracia ndodhet n\u00eb rrezik, k\u00ebto zhvillime nga bota letrare mund t\u00eb duken krejt t\u00eb par\u00ebnd\u00ebsishme. Por n\u00ebse shkrimtar\u00ebt sot jan\u00eb t\u00eb frik\u00ebsuar nga tingulli i z\u00ebrit t\u00eb tyre, at\u00ebher\u00eb pun\u00ebt origjinale, t\u00eb sinq\u00ebrta dhe t\u00eb past\u00ebrta nuk do t\u00eb mund ta shohin drit\u00ebn e diellit. N\u00eb k\u00ebto rrethana, politikan\u00ebt, mogul\u00ebt e teknologjis\u00eb dhe demagog\u00ebt e televizioneve do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb pak arsye p\u00ebr t\u2019u shqet\u00ebsuar. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi n\u00ebse mban q\u00ebndrime t\u00eb p\u00ebrkryera, apo se n\u00eb cil\u00ebn an\u00eb t\u00eb polarizimit politik je pozicionuar: frika ndjell vet\u00ebcensur\u00eb, nd\u00ebrsa vet\u00ebcensura \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb tin\u00ebzare dhe djall\u00ebzore se cenzura e imponuar nga shteti, sepse \u00ebsht\u00eb metod\u00eb edhe m\u00eb efektive p\u00ebr ta vrar\u00eb impulsin e t\u00eb menduarit, i cili k\u00ebrkon mendje t\u00eb pakufizuar.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shkrimtar edhe mund t\u00eb shkruaj\u00eb duke u fshehur nga policia e mendimit. Por nj\u00eb shkrimtar q\u00eb e mban policin\u00eb e mendimit p\u00ebrbrenda kok\u00ebs s\u00eb tij, q\u00eb vazhdimisht e pyet veten:\u00a0<em>A mund ta them k\u00ebt\u00eb? A kam t\u00eb drejt\u00eb? A e kam th\u00ebn\u00eb fjal\u00ebn e duhur? A do m\u00ebrziten aleat\u00ebt e mi? A do t\u2019ju ndihmoj\u00eb armiqve? A do t\u00eb m\u00eb v\u00ebrsulen turmat n\u00eb twitter?<\/em>\u00a0\u2013 fjal\u00ebt e k\u00ebtij shkrimtari shum\u00eb shpejt do ta humbin jet\u00ebn brenda tyre. Nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ka frik\u00eb t\u2019ua thot\u00eb njer\u00ebve at\u00eb q\u00eb nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb e ka zgjedhur zanatin e gabuar.<\/p>\n<p>Vitin e kaluar po ligj\u00ebroja n\u00eb Yale nj\u00eb kurs mbi gazetarin\u00eb. Student\u00ebt e mi ishin t\u00eb talentuar dhe pun\u00ebtor\u00eb, por vazhdimisht p\u00ebrballesha me nj\u00eb problem: Ata vazhdimisht k\u00ebrkonin t\u00eb shkruanin nga nj\u00eb pozicion i bindjes s\u00eb plot\u00eb morale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb lloj terreni ndiheshin m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm dhe m\u00eb t\u00eb sigurt. Nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb u jepja t\u00eb lexonin autor\u00eb q\u00eb e rr\u00ebfenin fuqin\u00eb e konfliktit t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb dob\u00ebsis\u00eb morale \u2013 Balduin, Oruell, Naipaul, Didion. U thash\u00eb student\u00ebve t\u00eb mi se shkrimi i mir\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk buron nga shp\u00ebrfaqja e virtytit. Por e vija re se ata ishin skeptik\u00eb, thuajse un\u00eb po i udh\u00ebzoja t\u00eb b\u00ebnin di\u00e7ka t\u00eb gabuar. Atyre u interesonin temat p\u00ebr t\u00eb cilat tashm\u00eb kishin bindje t\u00eb qarta.<\/p>\n<p>Student\u00ebt e mi jan\u00eb rritur n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb kur diskursi publik t\u00eb detyron t\u00eb mbash an\u00eb dhe t\u00eb mos heq\u00ebsh dor\u00eb. Shkrimtar\u00ebt me ndikimin m\u00eb t\u00eb madh sot jan\u00eb ata q\u00eb shkruajn\u00eb me nj\u00eb qart\u00ebsi morale rrezatuese. Drita e k\u00ebtij lloj shkrimi nuk synon q\u00eb t\u2019i iluminoj\u00eb lexuesit, por t\u2019i n\u00ebnshtroj\u00eb.\u00a0 Rrezatimi \u00ebsht\u00eb aq i fort\u00eb saq\u00eb lexuesit m\u00eb nuk i v\u00ebn\u00eb re gabimet logjike ose kontradiktat e jet\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Madje, lexuesit kan\u00eb reshtur s\u00eb\u00a0 d\u00ebshiruari di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Atyre u mjafton t\u00eb ngrohen nga nxeht\u00ebsia e rrezeve dhe shk\u00eblqimi verbues. Qart\u00ebsia morale \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr arsye t\u00eb qarta, sidomos tani n\u00eb vitet e Trampit, kur gjith\u00e7ka q\u00eb ka vler\u00eb \u2013 ndershm\u00ebria, tolerance, besnik\u00ebria, guximi \u2013 \u00ebsht\u00eb duke u hedhur n\u00eb kosh t\u00eb plehrave nga njer\u00ebzit m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm n\u00eb Amerik\u00eb. Presidenca e Trump e b\u00ebn \u00e7do gj\u00eb t\u00eb qart\u00eb, nd\u00ebrsa detyra e \u00e7do qytetari \u00ebsht\u00eb nj\u00eblloj e qart\u00eb \u2013 t\u2019i ruaj\u00eb k\u00ebto vlera me \u00e7do kusht.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkrimtar\u00ebt megjithat\u00eb gj\u00ebrat nuk jan\u00eb nj\u00ebsoj. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, fenomeni Trump nuk ka qen\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ta. Si\u00e7 pati shkruar nj\u00ebher\u00eb Kristofer Hi\u00e7ens: \u201cPik\u00ebpamjet nuk duhet t\u00eb p\u00ebrfillen. Nuk ka r\u00ebn\u00ebd\u00ebsi se \u00e7far\u00eb mendon, por si mendon!\u201d P\u00ebr shkrimtar\u00ebt, qart\u00ebsia morale e ka efektin e rrafshimit t\u00eb mendimit. Ajo i shp\u00ebrlan detajet e p\u00ebrvoj\u00ebs njer\u00ebzore asisoj q\u00eb ajo e humbet llojllojshm\u00ebrin\u00eb dhe vitalitetin e vet. Bindjet e forta e dob\u00ebsojn\u00eb fuqin\u00eb e dyshimit, sfid\u00ebn e pajtimit t\u00eb idealeve t\u00eb pap\u00ebrputhshme, dram\u00ebn e p\u00ebrpunimit t\u00eb nj\u00eb ideje pa e ditur se ku do t\u00eb t\u00eb \u00e7oj\u00eb, dhimbjen e ndryshimit t\u00eb mendimit. Shkrimi cil\u00ebsor nuk i refuzon k\u00ebto gj\u00ebra dhe nuk ju ik\u00ebn atyre \u2013 shkrimi i mir\u00eb i hulumton deri n\u00eb thell\u00ebsi, i bindur se t\u00eb v\u00ebrtetat m\u00eb t\u00eb bukura dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ndodhen pik\u00ebrisht aty ku drita shk\u00eblqyese e bindjes s\u00eb plot\u00eb nuk mund t\u00eb arrij\u00eb.<\/p>\n<p>Detyrimi p\u00ebr t\u00eb mbajtur q\u00ebndrim e pamund\u00ebson rritjen. Ky detyrim b\u00ebn q\u00eb shkrimtar\u00ebt t\u00eb mos i p\u00ebrballin idet\u00eb e tyre me ata me t\u00eb cil\u00ebt nuk pajtohen, me p\u00ebrvojat personale, si dhe me faktet e jet\u00ebs. Puna e lakmueshme e nj\u00eb gazetari \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb dhe transmetoj\u00eb rrethana njer\u00ebzore q\u00eb i shembin idet\u00eb tona fikse. Por, e p\u00ebrballur me presione financiare dhe politike, gazetaria sot \u00ebsht\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuar nga opinionet, valuta e t\u00eb cilave jan\u00eb bindjet e plota dhe, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb, kostoja m\u00eb e lir\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb brezit tim dhe brezit t\u00eb student\u00ebve t\u00eb mi ndodhet nj\u00eb brez shkrimtar\u00ebsh q\u00eb jan\u00eb n\u00eb t\u00eb tridhjetat dhe dyzetat e tyre. Mendoj se ata jan\u00eb duke e vuajtur m\u00eb s\u00eb keqi klim\u00ebn dominuese t\u00eb cil\u00ebn jam duke e p\u00ebrshkruar. Ata jan\u00eb p\u00ebrgatitur p\u00ebr zanatin e tyre n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tradicionale, duke lexuar let\u00ebrsi, duke m\u00ebsuar di\u00e7ka p\u00ebr historin\u00eb ose shtetet e huaja, duke m\u00ebsuar raportimin n\u00eb gazetari, si dhe duke e zhvilluar shprehin\u00eb e t\u00eb m\u00ebnduarit n\u00eb kompleksitet. Nd\u00ebrsa tani kur k\u00ebta shkrimtar\u00eb e kan\u00eb arritur kulmin e karrier\u00ebs, pyetjet q\u00eb ia parashtrojn\u00eb vetes jan\u00eb: \u201c<em>Kush \u00ebsht\u00eb publiku im? Ku iku ai publiku i gj\u00ebr\u00eb dhe i hapur t\u00eb cilin e kam pasur gjithmon\u00eb n\u00eb mendje? Cili \u00ebsht\u00eb kuptimi i p\u00ebrgatitjes, dijenis\u00eb dhe zanatit, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur interneti po e k\u00ebrkon vet\u00ebm shpej\u00ebsin\u00eb dhe z\u00ebrin m\u00eb t\u00eb zhurmsh\u00ebm? Kush lexon libra sot?&#8221;<\/em><\/p>\n<p>Disa shkrimtar\u00eb po dor\u00ebzohen p\u00ebrball\u00eb rrymave dominuese dhe ndoshta edhe do t\u00eb shp\u00ebrblehen. Ata q\u00eb nuk po dor\u00ebzohen me gjas\u00eb do t\u00eb t\u00ebrhiqen. Armiku m\u00eb i madh i shkrimit sot mund t\u00eb jet\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi.<\/p>\n<p>N\u00eb epoka dhe vende t\u00eb tjera, shkrimtar\u00ebt jan\u00eb p\u00ebrballur me armiq\u00a0edhe m\u00eb t\u00eb fuqish\u00ebm se ortodoksia shtyp\u00ebse e imponuar nga platformat online. Un\u00eb nuk kam ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr kund\u00ebrp\u00ebrgjigjen ndaj armiqve tan\u00eb. Por ajo q\u00eb dua ta them \u00ebsht\u00eb se shkrimet cil\u00ebsore na duhen m\u00eb s\u00eb shumti pik\u00ebrisht n\u00eb koh\u00eb si kjo e sotmja, dhe sot ndoshta edhe m\u00eb shum\u00eb se kurdoher\u00eb tjet\u00ebr. Shkrimi i lir\u00eb q\u00ebndron n\u00eb themel t\u00eb demokracis\u00eb dhe nj\u00ebra prej tyre vdes pa tjetr\u00ebn. E di gjithashtu se ka shum\u00eb lexues q\u00eb kan\u00eb uri p\u00ebr shkrime cil\u00ebsore, ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb heshtur. Gjithashtu, e di se shum\u00eb shkrimtar\u00eb dhe redaktor\u00eb po vazhdojn\u00eb ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb pun\u00eb \u00e7do dit\u00eb. Pa marr\u00eb parasysh se po ndryshojn\u00eb rrethanat, puna e shkrimtar\u00ebve mbetet po ajo q\u00eb ka qen\u00eb \u00e7do her\u00eb: t\u00eb perfeksionojn\u00eb zanatin; t\u00eb p\u00ebrqafojn\u00eb kompleksitetin duke iu p\u00ebrmbajtur parimeve; t\u00eb guxojn\u00eb t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb t\u00eb vetmuar n\u00eb mendime n\u00ebse e k\u00ebrkon nevoja dhe; gjithsesi ta thon\u00eb t\u00eb v\u00ebrteten.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrktheu: Agon Maliqi<\/strong><\/p>\n<p><em>Ky shkrim nga shkrimtari\u00a0George Packer u botua n\u00eb revisten\u00a0The Atlantic\u00a0me rastin e shp\u00ebrblimit t\u00eb autorit me \u00e7mimin Hitchens Prize.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ka frik\u00eb t\u2019ua thot\u00eb njer\u00ebve at\u00eb q\u00eb nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb e ka zgjedhur zanatin e gabuar. Armiqt\u00eb e t\u00eb shkruarit Nj\u00eb shkrimtar q\u00eb ka frik\u00eb t\u2019ua thot\u00eb njer\u00ebve at\u00eb q\u00eb nuk duan ta d\u00ebgjojn\u00eb e ka zgjedhur zanatin e gabuar. Kristofer Hi\u00e7ens dhe un\u00eb s\u2019kemi qen\u00eb miq t\u00eb af\u00ebrt \u2013 un\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":190,"featured_media":9534,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1631],"ppma_author":[219],"class_list":["post-5302","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-armiqte-e-te-shkruarit"],"authors":[{"term_id":219,"user_id":190,"is_guest":0,"slug":"george-packer","display_name":"George Packer","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-11.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-5-11.jpg"},"user_url":"","last_name":"Packer","first_name":"George","description":"George Packer \u00ebsht\u00eb nj\u00eb autor dhe shkrimtar i stafit t\u00eb vler\u00ebsuar me \u00e7mime n\u00eb The Atlantic. Librat e tij t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm p\u00ebrfshijn\u00eb The Unwinding: An Inner History of the New America (fitues i \u00c7mimit Komb\u00ebtar t\u00eb Librit), The Assassins' Gate: America in Irak, dhe Our Man: Richard Holbrooke and the Fund of the American Century (fitues i Hitchens \u00c7mimi dhe \u00c7mimi i Librit t\u00eb Los Angeles Times p\u00ebr biografi). Ai \u00ebsht\u00eb gjithashtu autor i dy romaneve dhe nj\u00eb drame, si dhe redaktori i nj\u00eb botimi me dy v\u00ebllime t\u00eb eseve t\u00eb George Orwell."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5302","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/190"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5302"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5302\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9535,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5302\/revisions\/9535"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9534"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5302"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5302"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5302"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5302"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}