{"id":5333,"date":"2020-02-26T14:55:13","date_gmt":"2020-02-26T12:55:13","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5333"},"modified":"2024-11-04T14:58:54","modified_gmt":"2024-11-04T12:58:54","slug":"stina-e-lirise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/stina-e-lirise\/","title":{"rendered":"Stina e Liris\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>(<em>P\u00ebrkitazi me shfaqjen\u00a0<\/em>Pes\u00ebstin\u00ebt e armikut t\u00eb popullit<em>, n\u00ebn regjin\u00eb e Blerta Nezirajt, teksti i p\u00ebrpunuar nga Jeton Neziraj, bazuar te drama\u00a0<\/em>Armiku i popullit<em>\u00a0e dramaturgut Henrik Ibsen<\/em>)<em>.<\/em><\/p>\n<p><em>S\u2019biejn gjethe, s\u2019ka m\u00eb drunj\u00eb q\u00eb t\u2019i tund\u00eb era,<\/em><\/p>\n<p><em>e nj\u00eb gjeth n\u00eb zemr\u00ebn time, p\u00ebrgjithmon\u00eb,<\/em><\/p>\n<p><em>\u00ebsht\u00eb vyshkur, thar\u00eb e pluhur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Nga ballkoni s\u2019e shoh\u00eb qiellin, s\u2019ka m\u00eb diell mbi k\u00ebt\u00eb qytet<\/em><\/p>\n<p><em>Nuk ka f\u00ebmij\u00eb q\u00eb lozin, t\u00eb ngrysur t\u2019gjith\u00eb po ikin larg<\/em><\/p>\n<p><em>Dashuria k\u00ebt\u00eb vend e ka braktisur, p\u00ebrgjithmon\u00eb<\/em><\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><em>Nuk m\u2019kujtohet m\u00eb ajo nat\u00eb, shi kur binte n\u00eb Prishtin\u00eb<\/em><\/p>\n<p><em>Un\u00eb e ti, si dy hije, pa cak endemi<\/em><\/p>\n<p><em>Nj\u00ebri tjetrin m\u00eb s\u2019e njohim, sikur kurr\u00eb t\u2019mos ishim par\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebtyre vargjeve t\u00eb interpretuara nga grupi muzikor\u00a0<em>Oborri<\/em>\u00a0p\u00ebrfundon shfaqja\u00a0<em>Pes\u00eb stin\u00ebt e armikut t\u00eb popullit<\/em>. Nj\u00eb k\u00ebng\u00eb si elegji dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht homazh p\u00ebr arkitektin Rexhep Luci, t\u00eb vrar\u00eb n\u00eb shtator t\u00eb vitit 2000, por po ashtu edhe nj\u00eb homazh p\u00ebr qytetin e Prishtin\u00ebs.\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0(Meti, udh\u00ebheq\u00ebs i kompanis\u00eb nd\u00ebrtimore\u00a0<em>Liria<\/em>, luajtur nga aktori Kushtrim Qerimi), kjo kompani aq e madhe, aq e dashur, aq zem\u00ebrgjer\u00eb, e fuqishme si betoni, ka vendosur q\u00eb t\u00eb na nd\u00ebrtoj\u00eb pallate, shum\u00eb pallate. M\u00eb n\u00eb fund kishte ardh\u00eb dita q\u00eb\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0t\u00eb mendonte p\u00ebr k\u00ebt\u00eb qytet dhe p\u00ebr secilin q\u00eb jetonte n\u00eb t\u00eb. Qyteti q\u00eb ishte nd\u00ebrtuar dikur, ishte i rregullt, por p\u00ebr dik\u00eb pas luft\u00ebs, si p.sh. p\u00ebr kompanin\u00eb\u00a0<em>Liria<\/em>, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb shprehte monotoni, disi kishte edhe stigm\u00ebn se at\u00eb e kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb koh\u00eb armik. Andaj,\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0kishte vendosur q\u00eb qytetin ta nd\u00ebrtonte, rind\u00ebrtonte e mbind\u00ebrtonte, t\u2019i jepte aq shum\u00eb form\u00eb derisa t\u2019ia humbte peizazhin q\u00eb e kishte dikur. Ky ishte\u00a0<em>plani shp\u00ebtimtar<\/em>\u00a0q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund na kishte sjell\u00eb\u00a0<em>Liria<\/em>. Mir\u00ebpo, i t\u00ebr\u00eb ky projekt kishte filluar t\u00eb b\u00ebhej i parealizuar, sepse pengohej nga nj\u00eb arkitekt\u00a0<em>i \u00e7mendur\u00a0<\/em>(luajtur nga Armend Smajli), i cili n\u00ebp\u00ebrmes planit t\u00eb tij po mundohej ta mbronte qytetin nga hovi q\u00eb kishte marr\u00eb\u00a0<em>Liria<\/em>. K\u00ebshtu q\u00eb,\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0ishte n\u00eb hall t\u00eb madh, sepse duhej t\u2019i n\u00ebnshtrohej nj\u00eb plani t\u00eb detajuar t\u00eb nj\u00eb arkitekti. Mir\u00ebpo,\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0nuk d\u00ebshironte dhe nuk pranonte t\u00eb futej n\u00ebp\u00ebr kall\u00ebpe t\u00eb tilla, sepse at\u00eb e pengonte ligji dhe rregulli, kishte nj\u00eb alergji nga to. Edhe po,\u00a0<em>Liria\u00a0<\/em>ka nevoj\u00eb p\u00ebr shfrenim, ka nevoj\u00eb p\u00ebr dehje, nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr shtr\u00ebngesat q\u00eb arkitekti po ia vendoste.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, si vendor\u00ebt ashtu edhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, arkitektin e paraqisnin si nj\u00eb njeri me profesionaliz\u00ebm dhe seriozitet q\u00eb e kishte bindur edhe administratorin Pierre (luajtur nga Shp\u00ebtim Selmani) q\u00eb administronte qytetin, se plani i tij ishte i duhuri. Gjithashtu, sindikatat me n\u00eb krye kryesindikalistin (luajtur nga Afrim Mu\u00e7aj) kishin besim n\u00eb profesionalizmin dhe ndershm\u00ebrin\u00eb e arkitektit. Por, sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0e ushtronte presionin e saj, administratori Pierre fillonte t\u2019i shfaqte dyshimet e tij p\u00ebr planin e arkitektit, derisa n\u00eb nj\u00eb moment ai jo m\u00eb q\u00eb nuk i beson arkitektit dhe profesionalizmit t\u00eb tij, por edhe fillon t\u2019ia argumentoj\u00eb se si vendi ka dal\u00eb nga lufta dhe ka nevoj\u00eb p\u00ebr zhvillim, p\u00ebr nd\u00ebrtim, sepse sipas tij shoq\u00ebria e nj\u00eb vendi t\u00eb till\u00eb nuk e do rregullin, nuk i do parqet, nuk i do as lulet. Edhe kryesindikalisti q\u00eb dikur mendonte se plani i arkitektit p\u00ebr qytetin ishte i duhuri, filloi t\u00eb mendoj\u00eb se ai ishte nj\u00eb komunist dhe se gjithmon\u00eb kishte qen\u00eb i till\u00eb, nj\u00eb tradhtar i ndyr\u00eb. Pra, nga nj\u00eb njeri i ndersh\u00ebm dhe nj\u00eb arkitekt profesional, ai shpejt do t\u00eb kaloj\u00eb n\u00eb nj\u00eb njeri t\u00eb urryer, n\u00eb\u00a0<em>armik t\u00eb popullit<\/em>.<\/p>\n<div class=\"text-iamge\">\n<div class=\"text-iamge\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/sbunker.net\/uploads\/sbunker.net\/images\/2020\/February\/26\/690x380_rexhep-luci-696x4111582724612.png\" alt=\"Image\" \/><\/div>\n<p>Tini ishte koha q\u00eb\u00a0<em>Liria\u00a0<\/em>ta shprehte vet\u00ebn si nj\u00eb shp\u00ebtimtare p\u00ebr qytetin, mir\u00ebpo shum\u00eb shpejt ajo do t\u00eb sh\u00ebndrrohej n\u00eb nj\u00eb vras\u00ebse. Nj\u00eb vras\u00ebse e ftoht\u00eb sikur betoni (sic).\u00a0<em>Liria<\/em>, ky p\u00ebrbind\u00ebsh i pasluft\u00ebs, do t\u00eb marr\u00eb n\u00ebn kontroll gjith\u00e7ka, do ta korruptoj\u00eb secilin, vendor e nd\u00ebrkomb\u00ebtar, sindikata e media (gazetarja, luajtur nga Egzona Ademi). Secilin individ, e secilin institucion do ta shantazhoj\u00eb, vet\u00ebm e vet\u00ebm q\u00eb ta realizoj\u00eb q\u00ebllimin e vet. Epo, kush mund t\u2019i b\u00ebj\u00eb ball\u00eb tundimit q\u00eb t\u00eb sjell\u00eb\u00a0<em>Liria<\/em>? Kush mund t\u2019i thot\u00eb\u00a0<em>jo<\/em>\u00a0asaj, edhe kur dihet se t\u00eb gjith\u00eb po ngarendnin t\u00eb rr\u00ebmbenin at\u00eb \u00e7far\u00eb kishte l\u00ebn\u00eb mbrapa paslufta. Kaosi ishte b\u00ebr\u00eb rend, ishte normalitet, dhe k\u00ebt\u00eb\u00a0<em>normalitet\u00a0<\/em>ngulmonte ta pengonte nj\u00eb arkitekt, apologjet i rendit urbanistik, i vetshpalluri mbrojt\u00ebs i qytetit. Ai, i vet\u00ebm, kishte vendosur ta luftonte me \u00e7do kusht planin q\u00eb kishte vendosur ta implementonte\u00a0<em>Liria<\/em>.\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0kishte arritur q\u00eb p\u00ebrmes korruptimit ta b\u00ebnte secilin p\u00ebr vete, p\u00ebrve\u00e7 arkitektit, k\u00ebtij\u00a0<em>armiku t\u00eb popullit<\/em>. Por, pasi q\u00eb secili institucion vendor e nd\u00ebrkomb\u00ebtar, arkitektit dhe planit t\u00eb tij ia kishin kthyer shpin\u00ebn, portat e qytetit ishin hapur q\u00eb\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0t\u00eb b\u00ebj\u00eb \u00e7far\u00eb t\u00eb doj\u00eb me t\u00eb.\u00a0 Gjithashtu, p\u00ebr kok\u00eb\u00e7arjet q\u00eb i kishte sjell\u00eb arkitekti, ajo nuk do t\u2019ia falte kurr\u00eb. Prandaj, p\u00ebrpara se ta vras\u00eb qytetin,\u00a0<em>Liria<\/em>\u00a0kishte vendosur ta vras\u00eb arkitektin e saj, sepse ajo tanim\u00eb e dinte se me vrasjen e tij, qyteti do t\u2019i bjer\u00eb sikur n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00eb t\u00eb dor\u00ebs. K\u00ebshtu q\u00eb, n\u00eb nj\u00eb nat\u00eb shtatori, at\u00ebher\u00eb kur liria vet\u00ebm sa ia kishte behur, n\u00eb mes t\u00eb krismave t\u00eb shumta t\u00eb asaj kohe ekzaltuese, zbeht\u00eb u d\u00ebgjuan edhe krismat q\u00eb kishin marr\u00eb jet\u00ebn e arkitektit, dhe kishin l\u00ebn\u00eb n\u00eb trishtim vajz\u00ebn e tij (luajtur nga Verona Koxha). N\u00eb dit\u00ebt e para t\u00eb liris\u00eb u vra nj\u00eb arkitekt n\u00eb mbrojtje t\u00eb qytetit, kjo ngjan m\u00eb shum\u00eb me nj\u00eb mit antik sesa me realitetin. Pra, vrasja e arkitektit do t\u2019i ndryshoj\u00eb edhe dy gj\u00ebra: e para &#8211; dikur t\u00eb ashtuquajtur\u00ebs\u00a0<em>Rruga e Goleshit<\/em>, institucionet, q\u00eb arkitektin e lan\u00eb n\u00eb duart e vras\u00ebsve, do t\u2019ia vendosin emrin e arkitektit (Rruga \u201cRexhep Luci\u201d) dhe e dyta &#8211; qyteti do t\u00eb shnd\u00ebrrohet n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb madh labirint, ku njer\u00ebzit enden n\u00ebp\u00ebr t\u00eb sikur minjt\u00eb e p\u00ebrhumbur nga ndonj\u00eb t\u00ebrmet. Q\u00eb nga 10 shtatori i vitit 2000, dita kur u vra arkitekti Rexhep Luci, kur shija e liris\u00eb po p\u00ebrshkonte \u00e7do shpirt njeriu, edhe tani kur po shikoja shfaqjen\u00a0<em>Pes\u00eb stin\u00ebt e armikut t\u00eb popullit<\/em>, n\u00eb Teatrin Komb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs, vrasja e qytetit vazhdon me rit\u00ebm t\u00eb shtuar, si nj\u00eb zgjatim i nj\u00eb vrasje q\u00eb kishte ndodhur nj\u00ebzet vite m\u00eb par\u00eb. Prandaj, edhe sot e k\u00ebsaj dite ne jetojm\u00eb n\u00eb stin\u00ebn e pest\u00eb, n\u00eb stin\u00ebn e\u00a0<em>Liris\u00eb<\/em>.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>&nbsp; (P\u00ebrkitazi me shfaqjen\u00a0Pes\u00ebstin\u00ebt e armikut t\u00eb popullit, n\u00ebn regjin\u00eb e Blerta Nezirajt, teksti i p\u00ebrpunuar nga Jeton Neziraj, bazuar te drama\u00a0Armiku i popullit\u00a0e dramaturgut Henrik Ibsen). S\u2019biejn gjethe, s\u2019ka m\u00eb drunj\u00eb q\u00eb t\u2019i tund\u00eb era, e nj\u00eb gjeth n\u00eb zemr\u00ebn time, p\u00ebrgjithmon\u00eb, \u00ebsht\u00eb vyshkur, thar\u00eb e pluhur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb &nbsp; Nga ballkoni s\u2019e shoh\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":9460,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1614],"ppma_author":[733],"class_list":["post-5333","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-stina-e-lirise"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5333","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5333"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5333\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9461,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5333\/revisions\/9461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9460"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5333"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5333"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5333"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5333"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}