{"id":5351,"date":"2020-02-07T13:22:23","date_gmt":"2020-02-07T11:22:23","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5351"},"modified":"2024-11-04T13:28:54","modified_gmt":"2024-11-04T11:28:54","slug":"kryeministri-dhe-djali-plangprishes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/kryeministri-dhe-djali-plangprishes\/","title":{"rendered":"Kryeministri dhe djali plangprish\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<h3><\/h3>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb Bib\u00ebl, n\u00eb Dhjat\u00ebn e Re, p\u00ebrkat\u00ebsisht tek Ungjilli sipas Luk\u00ebs, te pjesa\u00a0<em>Sh\u00ebmb\u00eblltyra e djalit t\u00eb humbur dhe t\u00eb gjetur<\/em>, pas vuajtjeve dhe mjerimit q\u00eb po kalonte, sepse kishte ikur nga sht\u00ebpia, djali plangprish\u00ebs vendos t\u00eb kthehet. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast ai i thot\u00eb vetes: \u201cDo t\u00eb \u00e7ohem e do t\u00eb shkoj tek im at\u00eb dhe do t&#8217;i them: O at\u00eb, rash\u00eb n\u00eb m\u00ebkat kund\u00ebr Qiellit e ndaj teje! (LUKA 15, 16; seksioni 18, f. 1286). Ky \u00ebsht\u00eb momenti q\u00eb e nxiti edhe Rembrandt-in q\u00eb ta b\u00ebnte nj\u00eb piktur\u00eb sipas k\u00ebsaj sh\u00ebmb\u00eblltyre biblike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb piktur\u00eb (e cila \u00ebsht\u00eb punuar mes viteve 1661\u20131669), q\u00eb quhet \u201cKthimi i djalit plangprish\u00ebs\u201d, do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se vihet n\u00eb pah shum\u00eb<em>\u00a0pendesa<\/em>\u00a0e t\u00eb birit karshi babait apo pendesa e njeriut para Zotit. Mbi k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb me po t\u00eb nj\u00ebjtin em\u00ebr edhe shkrimtari francez, Andr\u00e9 Gide do ta nd\u00ebrtoj\u00eb novel\u00ebn e tij. Mir\u00ebpo, p\u00ebrkund\u00ebr rr\u00ebfimit n\u00eb Bib\u00ebl dhe piktur\u00ebs s\u00eb Rembrandt-it, Andr\u00e9 Gide tregimin do ta nd\u00ebrtoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb format m\u00eb tok\u00ebsor, edhe pse si pik\u00ebnisje e novel\u00ebs mbetet referenca tek Ungjilli sipas Luk\u00ebs.<\/p>\n<p>Pra, pas vuajtjeve t\u00eb shumta, e t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb po i p\u00ebrjetonte djaloshi \u00ebndrrimtar duke bredhur rrug\u00ebve, n\u00eb kulmin e vuajtjeve vendos t\u00eb kthehet n\u00eb sht\u00ebpi, prej ku kishte ikur. Normalisht q\u00eb kthimi i tij shoq\u00ebrohet me nj\u00eb shqyrtim serioz me veten, sepse rruga q\u00eb e kishte ndjekur ishte vet\u00ebm nj\u00eb zgjedhje e tij dhe n\u00ebp\u00ebrmjet saj k\u00ebrkonte t\u2019i jepte kuptim dilemave t\u00eb tij. Kthimi i djalit plangprish\u00ebs n\u00eb sht\u00ebpi sjell nj\u00eb entuziaz\u00ebm t\u00eb pashoq te familja, sidomos te prind\u00ebrit. Q\u00eb n\u00eb momentin e takimit me baban e tij, ky i fundit e pret krah\u00ebhapur, djali plangprish\u00ebs i bie n\u00eb gjunj\u00eb dhe i thot\u00eb me p\u00ebrgj\u00ebrim: \u201cO at\u00eb, rash\u00eb n\u00eb m\u00ebkat kund\u00ebr Qiellit e ndaj teje! Nuk jam m\u00eb i denj\u00eb t\u00eb quhem yt bir!\u201d Por, babai e pret me g\u00ebzim, i urdh\u00ebron sh\u00ebrb\u00ebtor\u00ebt q\u00eb ta pastrojn\u00eb, ta veshin me rroba t\u00eb reja dhe p\u00ebr kthimin e tij ta presin vi\u00e7in m\u00eb t\u00eb majm\u00eb q\u00eb kan\u00eb n\u00eb stall\u00eb. Pas nj\u00eb darke t\u00eb paharruar, shkrimtari Andr\u00e9 Gide na tregon sesi t\u00eb nes\u00ebrmen djali plangprish\u00ebs do t\u00eb ballafaqohet me baban\u00eb e tij. Qortimet e babait nga djali priten me nj\u00eb p\u00ebrult\u00ebsi, sepse p\u00ebrjetimet e k\u00ebqija gjat\u00eb koh\u00ebs sa ishte rrug\u00ebve e kishin b\u00ebr\u00eb t\u00eb but\u00eb. Krenaria e tij ishte aq e nemitur sa t\u00eb ngjallte nj\u00eb ndjenj\u00eb sa neverie, po aq edhe dashamir\u00ebsie. Po ashtu, djali plangprish\u00ebs n\u00eb dit\u00ebt n\u00eb vijim do t\u00eb ballafaqohet me kritikat e v\u00ebllait t\u00eb madh me t\u00eb cilin v\u00ebrehet se ende ka acarim dhe me n\u00ebn\u00ebn e tij, e cila me but\u00ebsin\u00eb e saj i shpreh brengat q\u00eb kishte kur ai nuk ishte n\u00eb sht\u00ebpi dhe se ajo nuk dinte asgj\u00eb p\u00ebr fatin e tij, por q\u00eb \u00e7doher\u00eb ishte lutur q\u00eb t\u00eb kthehej nj\u00eb dit\u00eb. Duke diskutuar me n\u00ebn\u00ebn e tij, ajo ia shpreh shqet\u00ebsimin p\u00ebr djalin e vog\u00ebl, i cili sipas n\u00ebn\u00ebs, i ka ngjar\u00eb k\u00ebtij, djalit plangprish\u00ebs. Ajo i tregon sesi e ka v\u00ebrejtur tendenc\u00ebn e tij q\u00eb edhe ai t\u00eb ik\u00eb nga sht\u00ebpia dhe i k\u00ebrkon djalit plangprish\u00ebs q\u00eb t\u2019i flas\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl, sepse, sipas n\u00ebn\u00ebs, ai do ta d\u00ebgjonte vet\u00ebm djalin plangprish\u00ebs t\u00eb cilin e admironte.<\/p>\n<p>Dhe nj\u00eb nat\u00eb djali plangprish\u00ebs vendos q\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb n\u00eb dhom\u00ebn e v\u00ebllait m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl. \u00cbsht\u00eb interesant sesi shkrimtari Andr\u00e9 Gide thelbin e tregimit e vendos te k\u00ebto dy personazhe. V\u00ebllai i vog\u00ebl ka vendosur q\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga sht\u00ebpia dhe k\u00ebt\u00eb n\u00eb mes t\u00eb bised\u00ebs ia rr\u00ebfen edhe djalit plangprish\u00ebs. Ai kishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb adhurim (deri n\u00eb idealizim) p\u00ebr v\u00ebllain e tij. \u00cbsht\u00eb i etur q\u00eb t\u00eb m\u00ebsoj\u00eb nga ky sesi ishte jeta jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, mir\u00ebpo, ky si i kthyer dhe i penduar mundohet q\u00eb t\u2019i tregoj\u00eb p\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb, p\u00ebr mjerimin q\u00eb e pret jasht\u00eb sht\u00ebpis\u00eb dhe n\u00eb nj\u00eb moment v\u00ebllai e pyet: \u201cKur u nise, e ndieje se po b\u00ebje keq?\u201d, dhe djali plangprish\u00ebs ja kthen: \u201cJo, largimin e ndieja si nj\u00eb detyrim p\u00ebr t\u2019u kthyer. Pra, \u201c\u2026ti hoqe dor\u00eb nga t\u00eb qenit ai q\u00eb doje t\u00eb ishe\u201d. Si\u00e7 v\u00ebrejm\u00eb n\u00eb mes djalit plangprish\u00ebs dhe v\u00ebllait t\u00eb vog\u00ebl, debati p\u00ebrvijon mes kritik\u00ebs dhe akuz\u00ebs, mes konformizmit dhe kompromisit.<\/p>\n<p>N\u00eb shum\u00eb aspekte rr\u00ebfimi i shkrimtarit Andr\u00e9 Gide ngjet edhe me figur\u00ebn e kryeministrit t\u00eb sapozgjedhur t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre edhe kryeministri me idet\u00eb dhe veprimet e tij kishte ikur nga Sht\u00ebpia. P\u00ebrmes aktivitetit t\u00eb tij kishte shp\u00ebrfaqur revolt\u00ebn me rendin q\u00eb po\u00a0 nd\u00ebrtohej dhe udh\u00ebhiqej n\u00eb vend. Kjo n\u00eb syt\u00eb e qytetar\u00ebve e b\u00ebnte at\u00eb nj\u00eb politikan plangprish\u00ebs. Me veprimet e tij t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme krijonte nj\u00eb hendek mes tij dhe qytetar\u00ebve deri n\u00eb ato p\u00ebrmasa ku nuk e shihnin m\u00eb nj\u00ebri-tjetrin. Ashtu sikur djalin plangprish\u00ebs t\u00eb shkrimtarit Andr\u00e9 Gide, q\u00eb familja e tij e priti t\u00eb kthehej nj\u00eb dit\u00eb, edhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs ishin n\u00eb pritje t\u00eb kthimit t\u00eb politikanit plangprish\u00ebs. Po ashtu, sikurse me shum\u00eb zem\u00ebrgjer\u00ebsi q\u00eb e priti familja e tij djalin plangprish\u00ebs, p\u00ebr t\u00eb cilin nat\u00ebn e kthimit shtroi\u00a0<em>dark\u00ebn e paharruar<\/em>, ashtu edhe qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs kthimin e politikanit plangprish\u00ebs e perit\u00ebn krahhapur, madje duke ia dh\u00ebn\u00eb vot\u00ebn dhe besimin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhet kryeminist\u00ebr i tyre, post t\u00eb cilin tanim\u00eb edhe po e ushtron.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo, nj\u00eb pyetje mbetet pa p\u00ebrgjigjje, se kryeministri i ri, a \u00ebsht\u00eb ai politikani i vjet\u00ebr plangprish\u00ebs, i cili vet\u00ebm ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb kompromis t\u00eb momentit, e q\u00eb n\u00eb \u00e7astin e pllesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb, ai do ta heq\u00eb mask\u00ebn dhe do ta nxjerr\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetin q\u00eb qytetar\u00ebt tanim\u00eb e njohin (kjo mbetet t\u00eb shihet), apo nj\u00ebmend ky ka qen\u00eb gjithnj\u00eb nj\u00eb konformist dhe si i till\u00eb ka operuar vazhdimisht tash e 20 vite n\u00eb sken\u00ebn politike. E gjith\u00eb kjo ende nuk mund t\u00eb marr\u00eb p\u00ebrgjigje, sepse ende jemi sikur n\u00eb entuziazmin e familjes s\u00eb djalit plangprish\u00ebs. Mir\u00ebpo, shpejt do ta kuptojm\u00eb se cili \u00ebsht\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb kryeministri: ai q\u00eb \u201ce njohim\u201d, apo ky q\u00eb po deklarohet.<\/p>\n<p>P. S.<\/p>\n<p>Te rr\u00ebfimi i shkrimtarit Andr\u00e9 Gide, djali plangprish\u00ebs e ndihmon v\u00ebllain e tij t\u00eb vog\u00ebl q\u00eb at\u00eb nat\u00eb t\u00eb ik\u00eb nga sht\u00ebpia, duke e k\u00ebshilluar q\u00eb t\u00eb mos kthehet kurr\u00eb m\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi dhe mos t\u00eb shikoj\u00eb asnj\u00ebher\u00eb mbrapa (sic). T\u00eb nes\u00ebrmen sht\u00ebpin\u00eb prap\u00eb e ka kapluar zymt\u00ebsia.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Bib\u00ebl, n\u00eb Dhjat\u00ebn e Re, p\u00ebrkat\u00ebsisht tek Ungjilli sipas Luk\u00ebs, te pjesa\u00a0Sh\u00ebmb\u00eblltyra e djalit t\u00eb humbur dhe t\u00eb gjetur, pas vuajtjeve dhe mjerimit q\u00eb po kalonte, sepse kishte ikur nga sht\u00ebpia, djali plangprish\u00ebs vendos t\u00eb kthehet. N\u00eb nj\u00eb \u00e7ast ai i thot\u00eb vetes: \u201cDo t\u00eb \u00e7ohem e do t\u00eb shkoj tek im at\u00eb dhe [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":266,"featured_media":9429,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1607,1608],"ppma_author":[733],"class_list":["post-5351","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-andre-gide","tag-kryeministri"],"authors":[{"term_id":733,"user_id":266,"is_guest":0,"slug":"dritan-dragusha","display_name":"Dritan Dragusha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/dritan.webp"},"user_url":"","last_name":"Dragusha","first_name":"Dritan","description":"Dritan Dragusha \u00ebsht\u00eb i diplomuar n\u00eb filozofi, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Dritani \u00ebsht\u00eb i fokusuar n\u00eb teori t\u00eb kultur\u00ebs dhe gjithashtu n\u00eb let\u00ebrsi, kinema dhe muzik\u00eb. Po ashtu, merret edhe me gazetari. \u00cbsht\u00eb kolumnist i rregullt n\u00eb platform\u00ebn online \"sbunker.net\". Ka qen\u00eb edhe m\u00ebsimdh\u00ebn\u00ebs i filozofis\u00eb dhe etik\u00ebs n\u00eb \"The British School Kosova\". Bashkautor n\u00eb projektin kulturor televiziv \"Filozofema\", n\u00eb Radio Televizionin e Kosov\u00ebs. Aktualisht Dritani \u00ebsht\u00eb autor dhe moderator i emisionit \"Prizma\", n\u00eb televizionin T7."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5351","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/266"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5351"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5351\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9428,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5351\/revisions\/9428"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9429"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5351"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5351"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5351"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5351"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}