{"id":5375,"date":"2020-10-17T11:59:58","date_gmt":"2020-10-17T09:59:58","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5375"},"modified":"2024-10-21T14:10:57","modified_gmt":"2024-10-21T12:10:57","slug":"mesazhet-e-lajcak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mesazhet-e-lajcak\/","title":{"rendered":"Mesazhet e Laj\u00e7ak"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Vizita n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi e Emisarit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Dialogun Miroslav Laj\u00e7ak, ka konfirmuar nj\u00eb moment t\u00eb ri politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kjo vizit\u00eb e cila vjen si rezultat i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar intensitetin e veprimit, kishte dallime nga vizita e m\u00ebparshme n\u00eb disa plane. Mesazhet n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb Beograd, t\u00eb cilat kan\u00eb ngjashm\u00ebrit\u00eb, por edhe dallimet e tyre, mund t\u00eb p\u00ebrmblidhen n\u00eb disa pika kryesore.<\/p>\n<p><strong>Normalizim, jo njohje<\/strong><\/p>\n<p>Nj\u00eb mesazh me r\u00ebnd\u00ebsi i dh\u00ebn\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb para nisjes s\u00eb Laj\u00e7ak p\u00ebr Beograd ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me pritjet p\u00ebr marr\u00ebveshjen q\u00eb potencialisht mund t\u00eb n\u00ebnshkruhet n\u00eb muajt n\u00eb vijim. Qeveria kosovare ka p\u00ebrs\u00ebritur n\u00eb vazhdim\u00ebsi koh\u00ebt e fundit se q\u00ebllimi i vet\u00ebm nga dialogu \u00ebsht\u00eb epilogu i\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=apy7KLnI3r8\">njohjes reciproke<\/a>. Megjithat\u00eb, Emisari Laj\u00e7ak ishte i qart\u00eb n\u00eb deklarat\u00ebn se kufiri i mandatit t\u00eb tij i vizatuar nga shtetet an\u00ebtare dhe institucionet e BE-s\u00eb, ndalet tek normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb. N\u00eb esenc\u00eb njohja formale -de jure- dhe normalizimi nuk jan\u00eb dy procese domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb lidhura apo nd\u00ebrvarura, prandaj sa i p\u00ebrket BE-s\u00eb \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi t\u00eb arrihet kjo e dyta.<\/p>\n<p>Nj\u00eb deklarat\u00eb e till\u00eb kaq e qart\u00eb natyrisht se ka implikime n\u00eb form\u00ebsimin e ngjarjeve t\u00eb procesit t\u00eb dialogut n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt n\u00eb vijim. Dihet mir\u00ebfilli se n\u00eb planin politik, pa p\u00ebrkrahjen e BE-s\u00eb, do t\u00eb jet\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mos th\u00ebn\u00eb e pamundur, q\u00eb Kosova t\u00eb ket\u00eb instrumentet e duhura p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb presion Serbis\u00eb p\u00ebr arritjen e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb saj, pra njohjen reciproke. Kjo sepse mediatori i dialogut, sikur vizita e Laj\u00e7ak b\u00ebri t\u00eb ditur, nuk bashk\u00ebndan t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn urgjenc\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera kjo qasje mund t\u00eb rris\u00eb sentimentin brenda klas\u00ebs politike, por edhe qytetar\u00ebve kosovar\u00eb, se qasja e BE-s\u00eb ndaj dy shteteve si leht\u00ebsues \u00ebsht\u00eb asimetrike.<\/p>\n<p><strong>Statusi i Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe do t\u00eb negociohet n\u00eb Bruksel<\/strong><\/p>\n<p>Sikur u cek kalimthi, n\u00eb jav\u00ebt dhe muajt e fundit Kryeministri i Kosov\u00ebs ka deklaruar se Kosova nuk d\u00ebshiron t\u00eb diskutoj\u00eb me Serbin\u00eb p\u00ebr aspekte p\u00ebrmabjt\u00ebsore t\u00eb Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe, pasi q\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=apy7KLnI3r8\">Kosova ulet p\u00ebr t\u00eb biseduar vet\u00ebm p\u00ebr njohjen reciproke<\/a>. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, Emisari Laj\u00e7ak ofroi mesazhe t\u00eb ndara n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd, sintetizimi i t\u00eb cilave mund t\u00eb qart\u00ebsoj\u00eb pozicionin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Prishtin\u00eb Laj\u00e7ak deklaroi se pa themelimin e\u00a0<a href=\"https:\/\/klankosova.tv\/lajcak-ne-prishtine-pa-asociacion-ska-marreveshje-kosove-serbi\/\">AKSHS nuk mund t\u00eb ket\u00eb marr\u00ebveshje finale<\/a>, pra p\u00ebr BE-n\u00eb zbatimi i k\u00ebsaj pike \u00ebsht\u00eb parakusht i marr\u00ebveshjes potenciale mes dy shteteve. Emisari Laj\u00e7ak gjithashtu deklaroi se zbatimi i k\u00ebsaj pike duhet t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb baz\u00eb t\u00eb tre dokumenteve:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/EuropeanUnionInKosovo\/videos\/2905078526379085\">dokumentit t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2013, dokumentit t\u00eb n\u00ebnshkruar n\u00eb vitin 2015 dhe aktgjykimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me p\u00ebrputhshm\u00ebrin\u00eb e AKSHS me frym\u00ebn e Kushtetut\u00ebs, n\u00eb vitin 2015<\/a>. Megjithat\u00eb, pala kosovare ende nuk ka themeluar draftin e statutit me komptencat e AKSHS, as nuk ka definuar statusin juridik. Prandaj pyetja pasuese, ndoshta edhe kryesore, \u00ebsht\u00eb se si dhe kush do ta rregulloj\u00eb funksionimin e k\u00ebtij organizmi.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjigjet e dh\u00ebna n\u00eb Beograd Emisari Laj\u00e7ak ofroi pritshm\u00ebrit\u00eb e BE-s\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, duke deklaruar se zbatimi i AKSHS nuk \u00ebsht\u00eb aspekt q\u00eb diskutohet, prandaj n\u00eb takimet e ardhshme mbetet t\u00eb diskutohet p\u00ebr fazat pasuese. Rrjedhimisht, si hap i radh\u00ebs nevojitet t\u00eb bisedohet p\u00ebr statusin q\u00eb ky entitet do ta ket\u00eb. M\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, ky p\u00ebrfundim sipas Laj\u00e7ak\u00a0<a href=\"https:\/\/www.b92.net\/eng\/news\/politics.php?yyyy=2020&amp;mm=10&amp;dd=15&amp;nav_id=109461\">duhet t\u00eb arrihet p\u00ebrmes bisedimeve t\u00eb dy shteteve n\u00eb Bruksel<\/a>.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, mesazhet e Laj\u00e7ak n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd Laj\u00e7ak sa i p\u00ebrket AKSHS kishin dallime t\u00eb v\u00ebrejtshme. N\u00eb Prishtin\u00eb theksi i mesazhit t\u00eb Laj\u00e7ak ishte mbi zbatimin e obligimit p\u00ebr AKSHS-n\u00eb, p\u00ebrmes termeve m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb Beograd theksi i mesazhit ishte m\u00ebnyra konkrete e zbatimit t\u00eb k\u00ebsaj pike, pra p\u00ebrmes diskutimit t\u00eb statusit juridik, rrjedhimisht kompetencave t\u00eb AKSHS, nga t\u00eb dy shtetet n\u00eb tavolin\u00ebn e Brukselit. Duhet cekur se n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuar ideja e diskutimit t\u00eb statusit t\u00eb k\u00ebtij entiteti me Serbin\u00eb n\u00eb dialog, k\u00ebsisoj q\u00ebndrimet e institucioneve dhe opozit\u00ebs kosovare aktualisht jan\u00eb n\u00eb shp\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me pozicionin e BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Kushtetuta e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb ndryshohet p\u00ebr AKSHS<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb konferenc\u00ebn p\u00ebr media n\u00eb Beograd Laj\u00e7ak shkoi edhe nj\u00eb hap m\u00eb tej, duke deklaruar se jo vet\u00ebm q\u00eb statusi i AKSHS duhet t\u00eb diskutohet mes dy shteteve n\u00eb Bruksel, por zbatimi i k\u00ebsaj pike mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ndryshime kushtetuese n\u00eb Kosov\u00eb. Duke u p\u00ebrgjigjur p\u00ebr p\u00ebrshtypjet q\u00eb kishte fituar n\u00eb Prishtin\u00eb mbi zbatimin e AKSHS Emisari Laj\u00e7ak deklaroi: \u201c<a href=\"https:\/\/www.b92.net\/eng\/news\/politics.php?yyyy=2020&amp;mm=10&amp;dd=15&amp;nav_id=109461\">E dyta \u2013 \u00e7\u00ebshtja e Kushetut\u00ebs: \u00ebsht\u00eb logjike q\u00eb Kushtetuta duhet t\u00eb ndryshohet. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, askush [sqarim: n\u00eb Prishtin\u00eb] nuk ka th\u00ebn\u00eb se \u00ebsht\u00eb e pamundur<\/a>\u201d. Megjithat\u00eb, duhet cekur se asnj\u00eb nga zyrtar\u00ebt institucional\u00eb apo figurat politike n\u00eb Kosov\u00eb nuk ka deklaruar di\u00e7ka t\u00eb ngjashme n\u00eb deklarata publike.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj, mesazhi i p\u00ebr\u00e7uar nga Laj\u00e7ak ishte i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb: BE-ja pret gatishm\u00ebrin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb diskutuar me Serbin\u00eb themelimin e nj\u00eb bashk\u00ebsie me kompetenca t\u00eb gjera, duke p\u00ebrfshir\u00eb aspekte qeveris\u00ebse q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb parapara nga Kushtetuta e Kosov\u00ebs aktualisht. N\u00eb thelb, mesazhi i Laj\u00e7ak n\u00ebnkupton se\u00a0<a href=\"https:\/\/europeanwesternbalkans.com\/2020\/10\/16\/lajcak-and-vucic-serbia-will-be-fully-committed-to-continuing-the-dialogue\/\">rendi kushtetues n\u00eb Kosov\u00eb duhet t\u2019i p\u00ebrshtatet themelimit dhe funksionimit t\u00eb AKSHS-s\u00eb<\/a>\u00a0dhe jo e kund\u00ebrta. Si n\u00ebntekst mund edhe t\u00eb zb\u00ebrthehet si vijon: aq sa dialogu \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb Kosov\u00ebs, po aq Kosova \u00ebsht\u00eb n\u00eb funksion t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p><strong>Afati \u00ebsht\u00eb pranvera<\/strong><\/p>\n<p>Fiasko e BE si fasilitatore e dialogut n\u00eb vitin 2018 prodhoi pasoja negative p\u00ebr statur\u00ebn diplomatike t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb dy shtetet dialoguese, por edhe m\u00eb gjer\u00eb. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, ky d\u00ebshtim shkaktoi p\u00ebrfshirjen e shteteve an\u00ebtare si Gjermania dhe Franca n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb p\u00ebrpjekjeve evropiane p\u00ebr ringjalljen e dialogut, por gjithashtu edhe p\u00ebrfshirjen amerikane n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb ndar\u00eb negociator, q\u00eb kulminoi me n\u00ebnshkrimet e Washingtonit muajin e kaluar. Shija e d\u00ebshtimit t\u00eb vitit 2018 duket se ka zgjuar BE-n\u00eb nga gjumi, duke injektuar nj\u00eb urgjenc\u00eb m\u00eb serioze n\u00eb procesin e dialogut q\u00eb mund t\u00eb v\u00ebrehet n\u00eb muajt e fundit.<\/p>\n<p>Mesazhi i Laj\u00e7ak n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd n\u00eb raport me koh\u00ebzgjatjen e procesit ishte n\u00eb linj\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb: marr\u00ebveshja duhet t\u00eb arrihet n\u00eb muajt n\u00eb vijim,\u00a0<a href=\"https:\/\/europeanwesternbalkans.com\/2020\/10\/16\/lajcak-and-vucic-serbia-will-be-fully-committed-to-continuing-the-dialogue\/\">por procesi nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr nguti apo data fikse<\/a>. Laj\u00e7ak mori zyrtarisht detyr\u00ebn si Emisari i Posa\u00e7\u00ebm i BE nga K\u00ebshilli i Ministrave me 3 prill 2020 me nj\u00eb mandat fillestar prej\u00a0<a href=\"https:\/\/www.consilium.europa.eu\/en\/press\/press-releases\/2020\/04\/03\/belgrade-pristina-dialogue-eu-appoints-a-new-special-representative\/\">12 muajsh<\/a>. Si rezultat, \u00ebsht\u00eb e pritshme q\u00eb aktiviteti dhe p\u00ebrpjekjet e Laj\u00e7ak n\u00eb muajt e ardhsh\u00ebm t\u00eb intensifikohen gjithnj\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar paraqitjen e arritjeve konkrete para shteteve an\u00ebtare dhe institucioneve t\u00eb BE-s\u00eb, me t\u00eb p\u00ebrfunduar mandatin 1 vje\u00e7ar, pra n\u00eb fillim t\u00eb prillit t\u00eb vitit t\u00eb ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p><strong>Presioni \u00ebsht\u00eb mbi Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, nga deklarimet publike t\u00eb Laj\u00e7ak n\u00eb t\u00eb dy shtetet, v\u00ebrehet se themelimi dhe funksionalizimi i Asociacionit konsiderohet si \u00e7\u00ebshtja m\u00eb e ndjeshme e k\u00ebsaj faze t\u00eb bisedimeve. Kjo mund t\u00eb konfirmohet edhe nga minutat e shpenzuar nga Laj\u00e7ak duke diskutuar k\u00ebt\u00eb pik\u00eb n\u00eb konferencat p\u00ebr shtyp n\u00eb Prishtin\u00eb dhe Beograd. Duke ditur se zbatimi i k\u00ebsaj pike mund t\u00eb ket\u00eb implikime p\u00ebr rendin kushtetues dhe nivelet e qeverisjes n\u00eb Kosov\u00eb, presioni p\u00ebr zgjidhjen e k\u00ebsaj nyje bie n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas Laj\u00e7ak pozicioni i BE \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: Kosova duhet ta themeloj\u00eb dhe funksionalizoj\u00eb Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe n\u00eb pajtim me zotimet e n\u00ebnshkruara, i cili duhet t\u00eb jet\u00eb i diskutuar dhe i pranuar nga Brukseli dhe Beogradi. Vet\u00eb fakti se konferenca p\u00ebr media n\u00eb Beograd u p\u00ebrdor nga Laj\u00e7ak p\u00ebr t\u00eb n\u00ebnvizuar at\u00eb \u00e7ka pritet nga Kosova, n\u00ebnkupton se trysnia p\u00ebr t\u00eb ardhmen e procesit t\u00eb dialogut bie mbi k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mesazhi i Laj\u00e7ak p\u00ebr Serbin\u00eb \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm m\u00eb i ngusht\u00eb, rrjedhimisht me k\u00ebrkesa m\u00eb t\u00eb vogla. Nga konferenca e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr media mes Emisarit Laj\u00e7ak dhe Presidentit serb Vu\u00e7iq mund t\u00eb v\u00ebrehet se k\u00ebrkesat konkrete p\u00ebr Serbin\u00eb nga ana e BE-s\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb p\u00ebrq\u00ebndrohen, por edhe kufizohen n\u00eb pjes\u00ebmarrjen e pal\u00ebs serbe n\u00eb proces, n\u00eb vazhd\u00ebn e p\u00ebrpjekjeve p\u00ebr \u2018t\u00eb arritur normalizim\u2019. Mungesa e k\u00ebrkesave konkrete -gjithsesi kusht\u00ebzimeve- nga ana e Emisarit Laj\u00e7ak p\u00ebr Presidentin Vu\u00e7i\u00e7, sh\u00ebrben si tregues i pozicionit t\u00eb favorsh\u00ebm t\u00eb pal\u00ebs serbe n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb dimension, i takon klas\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb t\u00eb menaxhoj\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me fines\u00eb, n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb nuk cenon funksionimin efektiv t\u00eb qeverisjes brenda Kosov\u00ebs n\u00eb plan afatmes\u00ebm dhe afatgjat\u00eb, por n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb nuk e shnd\u00ebrron Kosov\u00ebn n\u00eb bllokuese t\u00eb procesit t\u00eb dialogut. T\u00eb gjitha indikacionet nga mesazhet e Laj\u00e7ak b\u00ebjn\u00eb t\u00eb ditur se Kosova po hyn n\u00eb nj\u00eb faz\u00eb delikate n\u00eb raportet me BE-n\u00eb, si pasoj\u00eb e AKSHS. M\u00ebnyra se si Kosova do t\u00eb manovroj\u00eb p\u00ebrmes k\u00ebsaj trysnie do t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrcaktuese p\u00ebr fazat e ardhshme t\u00eb dialogut, por gjithashtu do t\u00eb reflektoj\u00eb edhe n\u00eb aspekte t\u00eb tjera t\u00eb relacioneve t\u00eb Kosov\u00ebs me aktor\u00ebt e jasht\u00ebm. Sa i p\u00ebrket Beogradit, synimi dhe skenari ideal \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb: zgjerimi i terrenit p\u00ebr loj\u00eb p\u00ebrmes bllokimit t\u00eb procesit t\u00eb dialogut, por i shkaktuar nga barrikadimi i Kosov\u00ebs ndaj k\u00ebrkesave t\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb saj.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Vizita n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi e Emisarit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm t\u00eb Bashkimit Evropian p\u00ebr Dialogun Miroslav Laj\u00e7ak, ka konfirmuar nj\u00eb moment t\u00eb ri politik n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, kjo vizit\u00eb e cila vjen si rezultat i p\u00ebrpjekjeve t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb shtuar intensitetin e veprimit, kishte dallime nga vizita e m\u00ebparshme n\u00eb disa plane. Mesazhet [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":68,"featured_media":8807,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[77],"class_list":["post-5375","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":77,"user_id":68,"is_guest":0,"slug":"butrint-berisha","display_name":"Butrint Berisha","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-7-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Berisha","first_name":"Butrint","description":"Butrint Berisha ka p\u00ebrfunduar studimet BA p\u00ebr Shkenca Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe studimet MA n\u00eb Universitetin e Stokholmit, duke p\u00ebrfshir\u00eb nj\u00eb semest\u00ebr shk\u00ebmbimi n\u00eb Universitetin e Strathclyde, n\u00eb Skoci. Aktualisht \u00ebsht\u00eb i angazhuar n\u00eb Institutin e Pristin\u00ebs p\u00ebr Studime Politike (PIPS). Fokusi i tij \u00ebsht\u00eb politika nd\u00ebrkomb\u00ebtare."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5375","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/68"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5375"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5375\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8809,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5375\/revisions\/8809"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5375"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5375"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5375"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5375"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}