{"id":5379,"date":"2019-12-24T11:10:29","date_gmt":"2019-12-24T09:10:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5379"},"modified":"2024-11-01T11:13:51","modified_gmt":"2024-11-01T09:13:51","slug":"perpjekjet-shqiptare-per-te-bllokuar-importet-dhe-supremacia-e-tregtise-se-lire","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/perpjekjet-shqiptare-per-te-bllokuar-importet-dhe-supremacia-e-tregtise-se-lire\/","title":{"rendered":"P\u00ebrpjekjet shqiptare p\u00ebr t\u00eb bllokuar importet dhe supremacia e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Edhe pse po jetojm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb globalizmit n\u00eb mentalitetin e shqiptar\u00ebve vazhdon t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb bindja merkantiliste p\u00ebr sa i p\u00ebrket ekonomis\u00eb politike. Shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e bindur se hapja e plot\u00eb ndaj tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e d\u00ebmton vendin dhe prandaj duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7mos me barriera doganore q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohet sa m\u00eb shum\u00eb deficiti tregtar. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e ilustroi m\u00eb s\u00eb miri popullariteti q\u00eb pati n\u00eb Kosov\u00eb, Shqip\u00ebri dhe mbar\u00eb trojet shqiptare, vendimi protekstionist i qeveris\u00eb Haradinaj p\u00ebr t\u00eb vendosur 100% p\u00ebr importet serbe. Gjithashtu po ilustrohet sot me kund\u00ebrshtimin q\u00eb po i b\u00ebhet nism\u00ebs rajonale t\u00eb ashtuquajtur t\u00eb \u201cminishengenit\u201d me rrezikun se hapja e tregut ton\u00eb ndaj nj\u00eb ekonomie me fuqi prodhuese m\u00eb t\u00eb madhe do ta d\u00ebmtoj\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomin\u00eb ton\u00eb. Merkantilizmi apo teoria ekonomike q\u00eb thot\u00eb se nj\u00eb vend pasurohet duke tregtuar me bilanc tregtar pozitiv, pra duke nxitur eksportet e penguara me politika proteksioniste importet, ka qen\u00eb dominues n\u00eb Evrop\u00eb deri n\u00eb shekullin e 18-t\u00eb kur u shemb nga mendimtar\u00eb si David Hume e\u00a0 Adam Smith.<\/p>\n<p>Mir\u00ebpo fatkeq\u00ebsisht vazhdon t\u00eb ket\u00eb rudimente e ndjek\u00ebs edhe n\u00eb epok\u00ebn e sotshme. Retorika n\u00eb rritje p\u00ebr vendosjen e tarifave doganore dhe kufizimin e importit nga vendet e huaja ushqehet sidomos nga fakti se p\u00ebrfitimet e tregtis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb lir\u00eb jan\u00eb t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb qind\u00ebra mij\u00ebra konsumator\u00eb dhe p\u00ebr rrjedhoj\u00eb jan\u00eb t\u00eb v\u00ebshtira p\u00ebr t\u2019u par\u00eb e kuptuar. Nd\u00ebrsa p\u00ebrfitimet q\u00eb vijn\u00eb prej mbrojtjes nga konkurrenca e huaj e grupeve specifike t\u00eb interesit apo kompani vendase jan\u00eb shpesh t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm dhe t\u00eb duksh\u00ebm. K\u00ebtu duhet theksuar se kjo retorik\u00eb inkurajohet nga grupe specifike interesi q\u00eb kane leverdi q\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet nd\u00ebrhyrjes s\u00eb shtetit t\u00eb shmangin konkurrenc\u00ebn nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb kurriz t\u00eb xhepit t\u00eb konsumator\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb.\u00a0 Prandaj sa her\u00eb q\u00eb flitet p\u00ebr masa proteksioniste q\u00eb b\u00ebhen \u201cgjasme\u201d p\u00ebr prodhimin vendas, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve ka t\u00eb b\u00ebj me grupe interesi q\u00eb korruptojn\u00eb vendim-marrjen p\u00ebr t\u00eb shmangur konkurrenc\u00ebn e ndershme n\u00eb vend.<\/p>\n<p>D\u00ebmet e merkantilizmit i ka demaskuar m\u00eb s\u00eb miri mendimtari liberal Frederik Bastiat n\u00eb vitin 1845, kur qeveria franceze vendosi tarifa mbrojt\u00ebse doganore p\u00ebr shum\u00eb artikuj, nga gjilp\u00ebra qep\u00ebse deri tek lokomotivat me q\u00ebllim t\u00eb mbrojtjes s\u00eb industris\u00eb franceze nga kompani jasht\u00eb Franc\u00ebs t\u00eb cilat ia dilnin ti prodhonin m\u00eb lir\u00eb produktet.\u00a0 P\u00ebr t\u00eb nxjerr\u00eb n\u00eb pah marr\u00ebzin\u00eb e k\u00ebtij veprimi, Bastiat botoi nj\u00eb tekst satirik t\u00eb titulluar \u201cPeticion i Prodhuesve t\u00eb Qirinjve\u201d kinse i d\u00ebrguar ndaj parlamentar\u00ebve nga k\u00ebta prodhues.<\/p>\n<p>Teksti i tij nis \u201cZot\u00ebrinj: Ne po vuajm\u00eb nga konkurrenca shkat\u00ebrruese e nj\u00eb \u201crivali t\u00eb huaj\u201d q\u00eb po punon duksh\u00ebm n\u00eb kushte shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se tonat p\u00ebr prodhimin e drit\u00ebs, q\u00eb ai po p\u00ebrmbyt tregun e brendsh\u00ebm n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb parezistueshme me nj\u00eb \u00e7mim shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Ky rival s\u2019\u00ebsht\u00eb askush tjet\u00ebr p\u00ebrve\u00e7se \u2013 diell. M\u00eb tutje ai vazhdon me talljen therr\u00ebse duke shkruajtur k\u00ebrkes\u00ebn absurde: \u201cJu k\u00ebrkojm\u00eb t\u00eb jeni aq t\u00eb mir\u00eb sa t\u00eb kaloni nj\u00eb ligj q\u00eb t\u00eb mbyllen t\u00eb gjitha dritaret, dyert, dritat e qiellit brenda dhe jasht\u00eb autobus\u00ebve, perdet, dritat e emergjenc\u00ebs dhe t\u00eb t\u00eb verb\u00ebrve; shkurt, t\u00eb gjitha t\u00eb hapurat, vrimat, dhe t\u00eb \u00e7arat prej nga mund t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi drita e diellit. Kjo drit\u00eb e diellit po na e d\u00ebmton biznesin neve, prodhuesve t\u00eb ndersh\u00ebm t\u00eb qirinjve.\u201d<\/p>\n<p>Kufizimet q\u00eb i vihen tregtis\u00eb s\u00eb jashtme faktikisht d\u00ebmtojn\u00eb pik\u00ebrisht vet\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb pretendohet se mbrojn\u00eb, pra konsumator\u00ebt sepse limitojn\u00eb lirin\u00eb e zgjedhjes duke minimizuar gam\u00ebn e produkteve q\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb blejn\u00eb por edhe rrisin \u00e7mimet e gjith\u00e7kaje. Th\u00ebn\u00eb ndryshe tarifat doganore t\u00eb rritura jan\u00eb nj\u00eb lloj taksimi mbi konsumin q\u00eb d\u00ebmton m\u00eb s\u00eb shumti shtresat me t\u00eb ardhura m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta sepse tarifat rritin \u00e7mimin e ushqimit dhe veshjeve, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb pjes\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb buxhetit t\u00eb nj\u00eb familje me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta. N\u00ebp\u00ebrmjet tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb qytetar\u00ebt e thjesht\u00eb e t\u00eb varf\u00ebr kan\u00eb shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr alterantiva, mund t\u00eb blejn\u00eb produkte me cil\u00ebsi m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me kosto m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt dhe t\u00eb kursejn\u00eb para q\u00eb mandej mund t\u2019i p\u00ebrdorin p\u00ebr investime, arsim apo konsum t\u00eb produkteve e sh\u00ebrbimeve t\u00eb tjera.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta ilustruar gabimin e bindjes q\u00eb mbizot\u00ebrn p\u00ebr deficitin tregtar dhe p\u00ebr kinse humbjen q\u00eb p\u00ebson nj\u00eb shtet kur importon nga nj\u00eb shtet tjet\u00ebr, ekonomist\u00ebt shpesh p\u00ebrdorin fabul\u00ebn e b\u00ebrjes s\u00eb pazarit n\u00eb nj\u00eb supermarket. Un\u00eb p\u00ebr shembull blej ushqime gjithmon\u00eb n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin supermarket af\u00ebr apartamentit ku banoj n\u00eb lagjen Arb\u00ebri t\u00eb Prishtin\u00ebs nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb punonj\u00ebsit e k\u00ebtij supermarketi nuk blejn\u00eb asgj\u00eb nga un\u00eb q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se jam n\u00eb deficit t\u00eb skajsh\u00ebm tregtar me ta. Me logjik\u00ebn e merkantilist\u00ebve, do duhej q\u00eb un\u00eb t\u00eb konsiderohesha si i humburi n\u00eb k\u00ebt\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie vullnetare. Prandaj ata do t\u00eb rekomandonin q\u00eb un\u00eb mos t\u00eb shkoja m\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb supermarket q\u00eb ata aty mos t\u00eb p\u00ebrfitonin m\u00eb prej meje, por t\u00eb filloja e t\u00eb prodhoja vet\u00eb t\u00eb gjitha t\u00eb mirat q\u00eb blija aty.\u00a0 Kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb do t\u00eb duhej t\u00eb filloja t\u00eb mbillja vet\u00eb tok\u00ebn e t\u00eb p\u00ebrgatisja buk\u00ebn, t\u00eb blija e kullosja nj\u00eb lop\u00eb p\u00ebr t\u00eb pasur qum\u00ebsht e kos, t\u00eb mbar\u00ebshtoja pula p\u00ebr t\u00eb siguruar mish e vez\u00eb etj. etj. P\u00ebr t&#8217;i siguruar k\u00ebto produkte jetike do m\u00eb duhej q\u00eb t\u00eb harxhoja t\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebn time e prap\u00eb mos t\u00eb m\u00eb mjaftonte e k\u00ebshtu q\u00eb do t\u00eb duhej ta braktisja pun\u00ebn time. Pra rekomandimi merkantilist p\u00ebr t&#8217;i prodhuar vet\u00eb ato q\u00eb je duke bler\u00eb jasht\u00eb sht\u00ebpise i aplikuar p\u00ebr shtetet, duket edhe m\u00eb qart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb qesharak.<\/p>\n<p>Tundimi p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrqafuar idet\u00eb merkantiliste dhe promovuar proteksionizmin e prodhimeve vendase, lidhet ngusht\u00eb me keqkuptimin q\u00eb shum\u00eb merkantilist\u00eb kan\u00eb p\u00ebr parat\u00eb. Ata mendojn\u00eb se merkantilist\u00ebt se paraja n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb pasuri q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb sipas tyre se po t\u00eb grumbullohen m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb je m\u00eb i pasur dhe po t\u00eb shpenzosh para do t\u00eb b\u00ebhesh m\u00eb pak i pasur.\u00a0 Bazuar tek bindja se pasuri do t\u00eb thot\u00eb akumulim parash, ata mb\u00ebshtesin e g\u00ebzohen p\u00ebr eksportet (sepse eksportet shiten n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb parave) dhe vajtojn\u00eb kur importohet (sepse importet paguhen me para). Kjo disbalanc\u00eb tregtare \u00ebsht\u00eb obsesioni i merkantilist\u00ebve mir\u00ebpo duhet v\u00ebn\u00eb n\u00eb dukje se parat\u00eb jan\u00eb t\u00eb vlefshme vet\u00ebm sepse ato mund t\u00eb shk\u00ebmbehen p\u00ebr mallra dhe sh\u00ebrbime konkrete p\u00ebrndryshe do ishin cop\u00ebza letre apo metali. Paraja si send, nuk \u00ebsht\u00eb pasuri sepse pasuria \u00ebsht\u00eb mund\u00ebsia p\u00ebr bler\u00eb e p\u00ebr t\u00eb shijuar mall\u00ebra n\u00ebp\u00ebrmjet tyre. Mir\u00ebpo merkantilist\u00ebt mendojn\u00eb se para duhet t\u00eb grumbullohet n\u00eb sasi sa m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e t\u00eb shpenzohet sa m\u00eb pak q\u00eb t\u00eb mundet. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, p\u00ebr merkantilist\u00ebt, paraja nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mjet q\u00eb b\u00ebn t\u00eb mundur shk\u00ebmbimin e disa mallrave apo prodhimeve tona (fal\u00eb pun\u00ebs son\u00eb) p\u00ebr t\u00eb sht\u00ebn\u00eb n\u00eb dor\u00eb mallra ose sh\u00ebrbime t\u00eb tjera q\u00eb na interesojn\u00eb por \u00ebsh\u00eb q\u00ebllim n\u00eb vetvete pa e vrar\u00eb mendjen p\u00ebr funksionet e tjera t\u00eb paras\u00eb.<\/p>\n<p>Suksesi dhe supremacia e tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr sh\u00ebndetin e nj\u00eb ekonomie, \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar tashm\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht dekadave t\u00eb fundit e prandaj edhe shtetet e fundit komuniste jan\u00eb dor\u00ebzuar e jan\u00eb hapur p\u00ebrpara tregtis\u00eb. Tashm\u00eb pjesa me e madhe e ekonomist\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs jan\u00eb t\u00eb bindur se tregtia e lir\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson dhe shton inovacionin e ekonomis\u00eb s\u00eb nj\u00eb vendi sepse pa konkurrenc\u00ebn q\u00eb vjen prej produkteve t\u00eb importuara , prodhuesit vendas nuk do t\u00eb kishin asnj\u00eb shtyse apo motiv q\u00eb t\u00eb b\u00ebheshin inovator e t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsonin cil\u00ebsin\u00eb apo t\u00eb ofronin produkte t\u00eb reja. Me pak fjal\u00eb rritja e konkurenc\u00ebs n\u00eb nj\u00eb treg fal\u00eb importeve, jo vet\u00ebm ul \u00e7mimin dhe dhe rrit cil\u00ebsin\u00eb e produkteve por edhe\u00a0 stimulon prodhuesit q\u00eb t\u00eb tregohen m\u00eb inovator\u00eb duke k\u00ebrkuar m\u00ebnyra m\u00eb efikase t\u00eb prodhimit ose duke shpikur produkte t\u00eb reja atraktive p\u00ebr tregun. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e v\u00ebrtetoi edhe analiza e Bank\u00ebs Qendrore t\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb deklaroi n\u00eb tetor se pas nj\u00eb viti n\u00eb fuqi, taksa 100 p\u00ebr mallrat e importuara prej Serbis\u00eb e kishte d\u00ebmtuar ekonomin\u00eb e vendit duke rritur \u00e7mimet e prodhimeve p\u00ebr konsumator\u00ebt e thjesht\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu tregtia e lir\u00eb mund\u00ebson shp\u00ebrndarjen m\u00eb efikase t\u00eb burimeve t\u00eb nj\u00eb vendi duke rritur efikasitetin e ekonomis\u00eb. Lidhur me k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje qarkullon edhe nj\u00eb legjend\u00eb urbane se importi kinse shton papun\u00ebsin\u00eb sepse kanos prodhuesit vendas. Tregtia e lir\u00eb mund t\u00eb zvog\u00ebloj\u00eb vendet e pun\u00ebs n\u00eb industri joefikase, por ajo shton burime p\u00ebr t\u00eb krijuar vende pune n\u00eb industri efikase t\u00eb suksesshme, duke rritur pagat e p\u00ebrgjithshme dhe duke p\u00ebrmir\u00ebsuar standardet e jetes\u00ebs. \u00cbsht\u00eb \u00a0tregtia ajo q\u00eb i detyron vendet q\u00eb t\u00eb specializohen n\u00eb prodhimin e mallrave ku ata kan\u00eb nj\u00eb avantazh krahasues e ku mund t\u00eb jen\u00eb konkurrues n\u00eb tregje nd\u00ebrkomb\u00ebtare. K\u00ebshtu p\u00ebr shembull \u00ebsht\u00eb absurde q\u00eb mbi tre\u00e7ereku i tokave q\u00eb punohen n\u00eb Kosov\u00eb mbillen me drith\u00ebra kur dihet q\u00eb kostoja e prodhimit del shum\u00eb m\u00eb e lart\u00eb sesa n\u00eb ai q\u00eb mund t\u00eb importohet. Kjo do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb kushtet e fragmentimit n\u00eb ngastra t\u00eb tok\u00ebs bujq\u00ebsore dhe t\u00eb munges\u00ebs s\u00eb mekanik\u00ebs bujq\u00ebsore, pra t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb intensive, nuk ka kurrsesi mund\u00ebsi Kosova q\u00eb t\u00eb konkurroj\u00eb me prodhues t\u00eb m\u00ebdhenj t\u00eb drith\u00ebrave si Rusia, SHBA apo Kanadaja. M\u00eb e arsyeshme do t\u00eb ishte ta z\u00ebm\u00eb q\u00eb t\u00eb investohej n\u00eb serra perimesh, fruti-kultur\u00eb, hortikultur\u00eb, vreshtari apo bim\u00eb eteriko-vajore t\u00eb cilat k\u00ebrkojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb intensive (krahun e pun\u00ebs e kemi me boll\u00ebk) e jo detyrimisht hap\u00ebsira t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb tokave (q\u00eb ne nuk i kemi).<\/p>\n<p>Lista e p\u00ebrfitimeve nga tregtia e lir\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e gjat\u00eb e nuk lidhet vet\u00ebm me leverdin\u00eb ekonomike. Tregtia e lir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare konsiderohet gjithashtu nj\u00eb faktor vendimtar p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar paqe duke shtuar shk\u00ebmbimin, bashk\u00ebpunimin vullnetar dhe nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb mes shteteve t\u00eb ndryshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye Bastiat i sip\u00ebrp\u00ebrmendur thoshte \u201cse kufinjt\u00eb q\u00eb kalohen nga tregtar\u00ebt nuk kan\u00eb p\u00ebr t\u2019u kap\u00ebrcyer nga ushtar\u00ebt\u201d. K\u00ebt\u00eb gj\u00eb e d\u00ebshmon m\u00eb s\u00eb miri projekti i suksessh\u00ebm i Bashkimit Evropian q\u00eb nd\u00ebrtoi nj\u00eb treg t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt mes vendeve q\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb luft\u00ebra gjakatare t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme me njeri tjetrin duke rritur nd\u00ebrvar\u00ebsin\u00eb mes an\u00ebtar\u00ebve bazuar n\u00eb teorin\u00eb e quajtur funksionaliz\u00ebm. Jo m\u00eb kot BE mori n\u00eb 2012 \u00e7mimin Nobel p\u00ebr paqen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb sukses.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Edhe pse po jetojm\u00eb n\u00eb mes t\u00eb epok\u00ebs s\u00eb globalizmit n\u00eb mentalitetin e shqiptar\u00ebve vazhdon t\u00eb mbizot\u00ebroj\u00eb bindja merkantiliste p\u00ebr sa i p\u00ebrket ekonomis\u00eb politike. Shumica d\u00ebrrmuese e shqiptar\u00ebve \u00ebsht\u00eb e bindur se hapja e plot\u00eb ndaj tregtis\u00eb s\u00eb lir\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare e d\u00ebmton vendin dhe prandaj duhet b\u00ebr\u00eb \u00e7mos me barriera doganore q\u00eb t\u00eb zvog\u00eblohet [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":9386,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1601,1602],"ppma_author":[367],"class_list":["post-5379","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-importi","tag-tregtia-e-lire"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5379","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5379"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5379\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9387,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5379\/revisions\/9387"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9386"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5379"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5379"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5379"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5379"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}