{"id":5395,"date":"2019-12-10T14:56:59","date_gmt":"2019-12-10T12:56:59","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5395"},"modified":"2024-10-25T15:02:18","modified_gmt":"2024-10-25T13:02:18","slug":"termeti-dhe-zhveshja-e-fasades-se-shtetit-disfunksional-shqiptar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/termeti-dhe-zhveshja-e-fasades-se-shtetit-disfunksional-shqiptar\/","title":{"rendered":"T\u00ebrmeti dhe zhveshja e fasad\u00ebs s\u00eb shtetit disfunksional shqiptar"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\">Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb ngarkuara me lajme, u familjarizuam edhe me emrat e hoteleve t\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb rr\u00ebnuara prej t\u00ebrmetit disa prej t\u00eb cil\u00ebve me shembjen e tyre mor\u00ebn me vete edhe jet\u00eb njer\u00ebzish. Vazhdonin t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb faqe interneti per rezervime hotelesh dhe mund t\u00eb shikoheshin sa t\u00eb bukura i kishin ballina dhe interieret, t\u00eb merrnin n\u00eb qaf\u00eb, dhe kjo shprehje jo vet\u00ebm me kuptim figurativ. Hotele si Lubjana, Vila Verde, Mira Mare pas pamjes s\u00eb jashtme t\u00eb zbukuruar fshihnin nj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb keqe, pra p\u00ebrtej dimensionit estetik t\u00eb hijsh\u00ebm fshihnin nj\u00eb dimension funksional inekzistent. T\u00ebrmeti i zhveshi nga petku estetik duke treguar se sa t\u00eb kalbura e t\u00eb rrezikshme ishin n\u00eb aspektin funksional.<\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb si t\u00ebrmeti zhveshi fasadat dhe nxorri n\u00eb pah disfunksionalitetin e k\u00ebtyre ngrehinave abuzive q\u00eb p\u00ebr vite me radh\u00eb ua kan\u00eb rrezikuar jet\u00ebn mij\u00ebra qytetar\u00eb, ashtu edhe zhveshi edhe fasad\u00ebn e shtetit ton\u00eb dhe nxorri n\u00eb pah fytyr\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb disfunksionale. Kjo gj\u00eb u pa qartazi qoft\u00eb tek reagimi i institucioneve shtet\u00ebrore pas ballafaqimit me fatkeq\u00ebsin\u00eb natyrore dhe qoft\u00eb tek gabimet njer\u00ebzore e pap\u00ebrgjegjshm\u00ebrit\u00eb institucionale q\u00eb soll\u00ebn p\u00ebr pasoj\u00eb bilancin e r\u00ebnd\u00eb njer\u00ebzor nga t\u00ebrmeti. Pra tek fakti q\u00eb d\u00ebmi do ishte shum\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl n\u00ebse institucionet do t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn e marr\u00eb masa parandaluese.<\/p>\n<p>S\u00eb pari d\u00ebshtimi i shtetit u b\u00eb i duksh\u00ebm tek raportimet televizive q\u00eb treguan se t\u00eb angazhuarit n\u00eb operacionet e k\u00ebrkim-shp\u00ebtimit q\u00eb punonin me p\u00ebrkushtim e zem\u00ebr t\u00eb madhe por t\u00eb pap\u00ebrgatitur, pa koordinim e pa pajisje. Organizimi i pun\u00ebs ishte kaotik e i improvizuar pa ndonj\u00eb organizim t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb e pa u kujdesur q\u00eb puna po zhvillohej pran\u00eb strukturave t\u00eb d\u00ebmtuara q\u00eb mund t\u00eb shembeshin nga momenti n\u00eb moment. Pamjet televizive nxirrnin se atyre iu mungonin edhe veshjet minimale t\u00eb siguris\u00eb personale si helmeta, mbrojt\u00ebseve t\u00eb syve, doreza, k\u00ebpuc\u00eb sigurie me qaf\u00eb q\u00eb kan\u00eb sholl\u00eb e maj\u00eb hekuri mbrojt\u00ebse (shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kam punuar p\u00ebr nj\u00eb kompani amerikane sizmike si asistent-koordinator p\u00ebr siguri teknike). Mungonin instrumente t\u00eb detektimit t\u00eb jet\u00ebs dhe t\u00eb pozicionimit t\u00eb t\u00eb bllokuarve dhe sot fal\u00eb avancimi t\u00eb teknologjis\u00eb ka detektor\u00eb elektromagnetik\u00eb, akustik\u00eb e vibrues, optik\u00eb, termal\u00eb etj. Mungonin pajisje thelb\u00ebsore pune si trapano, makara, sharra, \u00e7eki\u00e7\u00eb pneumatik\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonin me duar e me qysqi apo leva n\u00ebp\u00ebr duar. Po ashtu mungonin pajisje t\u00eb specializuara si shtylla pneumatike e hidraulike apo armatura t\u00eb l\u00ebvizshme e t\u00eb montueshme p\u00ebr t\u00eb ngritur e mbajtur struktura t\u00eb shembura. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr ishin sjell\u00eb p\u00ebr t&#8217;u p\u00ebrdorur eskavator\u00eb e makina t\u00eb tonazhit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb edhe me zinxhir\u00eb q\u00eb p\u00ebrb\u00ebnin nj\u00eb rrezik t\u00eb vazhduesh\u00ebm po aq sa sh\u00ebrbenin p\u00ebr t\u00eb larguar copat e nd\u00ebrtesave t\u00eb rr\u00ebnuara. T\u00eb gjitha k\u00ebto pajisje t\u00eb specializuara s\u00eb bashku me qent\u00eb detektor\u00eb dhe me m\u00ebnyra profesionale t\u00eb organizimit t\u00eb pun\u00ebs, u pan\u00eb n\u00eb veprim vet\u00ebm n\u00eb mesdit\u00ebn e dat\u00ebs 27 n\u00ebntor pasi erdh\u00ebn ekipet prej Kosov\u00ebs dhe t\u00eb vendeve t\u00eb tjera mike q\u00eb iu bashkuan k\u00ebrkuesve.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e pafalshme q\u00eb Shqip\u00ebria gjendet s\u00ebrish kaq e pap\u00ebrgatitur ndaj fatkeq\u00ebsive natyrore kur dihet q\u00eb ato jan\u00eb shum\u00eb t\u00eb shpeshta. Tek ne ato nuk jan\u00eb rast\u00ebsi por kan\u00eb probabilitet t\u00eb madh dhe p\u00ebrs\u00ebri u desh m\u00ebshira e l\u00ebmosha e shteteve mike q\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb sh\u00ebrbime t\u00eb kualifikuara e mir\u00ebpajisura p\u00ebr t\u00eb shfryt\u00ebzuara t\u00eb ashtuquajturat \u201cor\u00ebt e arta\u201d t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb viktimave. Duhet theksuar se Shqip\u00ebria renditet e 43-ta n\u00eb bot\u00eb p\u00ebr rrezikun nga t\u00ebrmetet dhe nd\u00ebrkoh\u00eb \u00ebsht\u00eb vendi i par\u00eb ne Evrop\u00eb p\u00ebr sa i p\u00ebrket rrezikshm\u00ebris\u00eb s\u00eb katastrofave natyrore. P\u00ebr sa i p\u00ebrket t\u00ebrmeteve mjafton t\u00eb p\u00ebrmendet q\u00eb sivjet kemi pasur n\u00eb Shqip\u00ebri tre t\u00ebrmete shkat\u00ebrrimtar\u00eb. Instituti p\u00ebr t\u00eb Drejt\u00ebn Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Paqes dhe Konfliktit t\u00eb Armatosur (IFHV) i Universitetit t\u00eb Ruhrit n\u00eb Bohum prodhon nj\u00eb raport q\u00eb p\u00ebrllogarit probabilitetin e katastrofave natyrore s\u00eb bashku me mund\u00ebsin\u00eb e nj\u00eb vendi p\u00ebr t&#8217;i p\u00ebrballuar ato i cili ne na nxjerr n\u00eb pozicionin m\u00eb t\u00eb keq n\u00eb Evrop\u00eb me indeks 8.18 q\u00eb konsiderohet e kategoris\u00eb rrezikshm\u00ebri e lart\u00eb.<\/p>\n<p>Por nuk ka nevoj\u00eb as p\u00ebr raport nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr ta kuptuar k\u00ebrc\u00ebnimin masiv, mjafton t\u00eb shikohet historia e dekadave t\u00eb tranzicionit p\u00ebr t\u00eb par\u00eb q\u00eb Republika e Shqip\u00ebris\u00eb \u00ebsht\u00eb prekur nga gjithfar\u00eb fatkeq\u00ebsie natyrore. P\u00ebrve\u00e7 t\u00ebrmetit vdekjeprur\u00ebs t\u00eb 26 n\u00ebntorit pat\u00ebm edhe at\u00eb t\u00eb 21 shtatorit me magnitud\u00eb 5.6 i cili kishte shkaktuar d\u00ebme n\u00eb 1528 objekte n\u00eb nj\u00eb ser\u00eb fshatrash t\u00eb Durr\u00ebsit, Tiran\u00ebs e Vor\u00ebs si dhe at\u00eb t\u00eb t\u00eb qershorit t\u00eb k\u00ebtij viti me 5.2 ball\u00eb q\u00eb goditi Kor\u00e7\u00ebn me rrethinat. Forcat e Kosov\u00ebs Katastrofat natyrore katerizohen n\u00eb gjeofizike me t\u00ebrmete e vullkane; meteorologjike si stuhit\u00eb; hidrologjike si p\u00ebrmbytjet dhe rr\u00ebshkitjet; klimatologjike si temperaturat ekstreme, that\u00ebsirat apo zjarret; biologjike me epidemi apo masivizim insektesh. T\u00eb gjitha k\u00ebto kategori e shkreta Shqip\u00ebri i ka provuar n\u00eb vite t\u00eb ndryshme duke nisur nga t\u00ebrmete e p\u00ebrmbytje masive, epidemi si ato koler\u00ebs e poliomelitit e deri tek zjarret e p\u00ebrvitshme.<\/p>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb investohej p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00ebsi t\u00eb trajnuara e pajisjura mir\u00eb p\u00ebr k\u00ebrkim, shp\u00ebtim dhe rind\u00ebrtim p\u00ebr t\u00eb kryer si\u00e7 duhet detyr\u00ebn n\u00eb rastet e fatkeq\u00ebsive t\u00eb shpeshta natyrore, mazhoranca aktuale \u00ebsht\u00eb kujdesur m\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb investoj\u00eb n\u00eb fasadat e zbukurimeve jofunksionale t\u00eb qyteteve. Sipas t\u00eb dh\u00ebnave zyrtare nga Ministria e Financave, n\u00eb kat\u00ebr vitet e mandatit t\u00eb par\u00eb qeveris\u00eb socialiste shpenzimet p\u00ebr programin e fasadave t\u00eb Rilindjes Urbane llogariten n\u00eb rreth 440 milion\u00eb dollar\u00eb. Me nj\u00eb fraksion t\u00eb vock\u00ebl t\u00eb gjith\u00eb atyre investimeve t\u00eb shtrenjta estetike urbane mund t\u00eb ishte nd\u00ebrtuar nj\u00eb nj\u00ebsi superfunksionale e moderne p\u00ebr emergjencat civile q\u00eb do mund t\u00eb vinte n\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb e n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb me efikase sesa m\u00ebnyra q\u00eb pam\u00eb n\u00ebp\u00ebr ekrane muajin e kaluar.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, zhveshja e fasad\u00ebs dhe disfunksionaliteti i shtetit u duk edhe tek mosparandalimi i shkat\u00ebrrimit. Kuptohet q\u00eb shum\u00eb prej d\u00ebmeve dhe jet\u00ebve t\u00eb humbura prej t\u00ebrmetit mund t\u00eb ishin shmangur n\u00ebse qeveria do kishte investuar q\u00eb t\u00eb kontrolloheshin, riparoheshin apo rr\u00ebzoheshin nd\u00ebrtesat e nd\u00ebrtuara keq. E nj\u00ebjta gj\u00eb mund t\u00eb thuhet edhe p\u00ebr nevoj\u00ebn emergjente q\u00eb ka Shqip\u00ebria p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb bonifikime t\u00eb lumenjve q\u00eb mos t\u00eb ket\u00eb m\u00eb p\u00ebrmbytje. Mund t\u00eb nd\u00ebrmerren fushata pyll\u00ebzimi p\u00ebr t\u00eb shmangur rr\u00ebshqitjet e tok\u00ebs. Po ashtu mund t\u00eb nd\u00ebrmerren masa parandaluese ndaj zjarrit si dhe t\u00eb blihen avion\u00eb p\u00ebr t\u00eb shuar zjarret q\u00eb shfaqen \u00e7do vit n\u00eb Shqip\u00ebri. K\u00ebshtu mund t\u00eb vazhdoj\u00eb m\u00eb gjat\u00eb lista investimeve t\u00eb ndryshme e masave infrastrukturore parandaluese q\u00eb mund t\u00eb nd\u00ebrmerren p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb nj\u00eb shtet funksional e popullsin\u00eb m\u00eb pak t\u00eb rrezikuar e m\u00eb shum\u00eb t\u00eb mbrojtur. P\u00ebrpos k\u00ebsaj, tashm\u00eb jemi b\u00ebr\u00eb pafund\u00ebsisht borxhli ndaj importimit t\u00eb siguris\u00eb e p\u00ebrkujdesjes q\u00eb na ka ardhur prej vendeve mike e duhet t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb ekipe dinjitoze q\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen t&#8217;i \u00e7ojm\u00eb n\u00eb ndihm\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr kriza humanitare e t\u00eb dalim m\u00eb n\u00eb fund edhe si eksportues i siguris\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00ebrmeti q\u00eb ndodhi nuk duhet par\u00eb vet\u00ebm si fatkeq\u00ebsi natyrore q\u00eb mund t&#8217;i ndodhi kujtdo por duhet trajtuar edhe si fatkeq\u00ebsi njer\u00ebzore, si produkt i keqqeverisjes dhe i pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb s\u00eb shum\u00eb pushtetar\u00ebve e qytetar\u00ebve. Pra pasojat apo impakti i r\u00ebnd\u00eb nuk ndodhi vet\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb r\u00ebnd\u00eb por edhe si pasoj\u00eb e neglizhenc\u00ebs, pap\u00ebrgjegjshm\u00ebris\u00eb dhe shkeljeve ligjore t\u00eb kryera nga individ\u00eb privat\u00eb, nga kompani nd\u00ebrtimi por edhe nga zyrtar\u00eb q\u00eb nuk e kryen detyr\u00ebn si\u00e7 duhet. Jan\u00eb t\u00eb shumt\u00eb zyrtar\u00ebt q\u00eb do duhej t\u00eb ishin treguar m\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjegjsh\u00ebm duke nisur nga ata zyrtar\u00eb q\u00eb analizuan d\u00ebmet n\u00eb Thuman\u00eb t\u00eb t\u00ebrmetit t\u00eb 21 shtatorit e q\u00eb kualifikuan si t\u00eb banueshme disa nd\u00ebrtesa q\u00eb u shemb\u00ebn n\u00eb n\u00ebntor ose q\u00eb nuk mor\u00ebn masa p\u00ebr t\u2019iu dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb streh\u00eb alternative e mbajtur jasht\u00eb banor\u00ebt e pallateve t\u00eb d\u00ebmtuara q\u00eb u sh\u00ebmb\u00ebn n\u00ebn\u00ebntor.<\/p>\n<p>Po ashtu shkaktar\u00ebt njer\u00ebzor kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb qoft\u00eb me ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb leje apo kan\u00eb mbyllur syt\u00eb p\u00ebrpara nd\u00ebrtimeve pa leje n\u00eb zona t\u00eb rrezikshme si k\u00ebneta e Durr\u00ebsit e deri tek ata q\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb firm\u00ebn e supervizimit p\u00ebr nd\u00ebrtesat q\u00eb u rr\u00ebzuan m\u00eb pas. K\u00ebtu mandej shtohet lista me kontrolluesit e cil\u00ebsis\u00eb s\u00eb l\u00ebnd\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit q\u00eb mund t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb shkaktare t\u00eb shkat\u00ebrrimeve si dhe me arkitekt\u00eb, inxhinier\u00eb apo kompani nd\u00ebrtimi q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrtime jocil\u00ebsore. T\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta persona p\u00ebrgjegj\u00ebs duhet t\u00eb vihen sot para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos rip\u00ebrs\u00ebriten m\u00eb nes\u00ebr ato gabime njer\u00ebzore fatale q\u00eb soll\u00ebn viktima t\u00eb pafajshme. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye \u00ebsht\u00eb e nevojshme q\u00eb pas k\u00ebsaj fatkeq\u00ebsie t\u00eb radh\u00ebs natyrore e njer\u00ebzore, ne t\u00eb v\u00ebm\u00eb m\u00ebsime, t\u00eb nd\u00ebrmarrim veprime konkrete p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb shtet funksional q\u00eb minimizon d\u00ebmet fatkeq\u00ebsive natyrore n\u00ebp\u00ebrmjet masave parandaluese si dhe q\u00eb ka ekipe profesionale t\u00eb mir\u00ebpajisura e p\u00ebrgatitura p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb si\u00e7 duhet \u00e7do emergjence civile.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb k\u00ebtyre dit\u00ebve t\u00eb ngarkuara me lajme, u familjarizuam edhe me emrat e hoteleve t\u00eb Durr\u00ebsit t\u00eb rr\u00ebnuara prej t\u00ebrmetit disa prej t\u00eb cil\u00ebve me shembjen e tyre mor\u00ebn me vete edhe jet\u00eb njer\u00ebzish. Vazhdonin t\u00eb ishin t\u00eb pranish\u00ebm n\u00eb faqe interneti per rezervime hotelesh dhe mund t\u00eb shikoheshin sa t\u00eb bukura i kishin ballina [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":373,"featured_media":9217,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1561,987,1560],"ppma_author":[367],"class_list":["post-5395","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-fatkeqesi-natyrore","tag-shqiperia","tag-termeti"],"authors":[{"term_id":367,"user_id":373,"is_guest":0,"slug":"adri-nurellari","display_name":"Adri Nurellari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/11\/adri.jpg"},"user_url":"","last_name":"Nurellari","first_name":"Adri","description":"Adri Nurellari \u00ebsht\u00eb studiues, k\u00ebshilltar dhe kolumnist i angazhuar kryesisht n\u00eb fush\u00ebn e politik\u00ebs dhe medias. Ai ka vijuar studimet universitare n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe ato pasuniversitare n\u00eb Cambridge, London School of Economics dhe University College London. Adri \u00ebsht\u00eb ish-k\u00ebshilltar i kryeministrit Sali Berisha dhe ish-sekretar i PDIU-s\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ka punuar si pedagog n\u00eb Universitetin e Tiran\u00ebs dhe at\u00eb t\u00eb Evrop\u00ebs Juglindore n\u00eb Tetov\u00eb. Ka qen\u00eb i angazhuar si analist dhe konsulent nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prej vitit 2013 punon si k\u00ebshilltar i Hashim Tha\u00e7it."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5395","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/373"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5395"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5395\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9218,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5395\/revisions\/9218"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9217"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5395"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5395"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5395"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5395"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}