{"id":5417,"date":"2019-11-05T11:02:35","date_gmt":"2019-11-05T09:02:35","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5417"},"modified":"2024-11-01T11:05:17","modified_gmt":"2024-11-01T09:05:17","slug":"neopatrimonializmi-ne-afrike-dhe-kosove-dhe-efektet-e-tij-ne-shtetzhvillim-aspektet-krahasimtare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/neopatrimonializmi-ne-afrike-dhe-kosove-dhe-efektet-e-tij-ne-shtetzhvillim-aspektet-krahasimtare\/","title":{"rendered":"Neopatrimonializmi n\u00eb Afrik\u00eb dhe Kosov\u00eb, dhe efektet e tij n\u00eb shtetzhvillim. Aspektet krahasimtare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"img-wrapper\"><\/div>\n<div class=\"news-left\">\n<p>Neopatrimonializmi si term dhe koncept p\u00ebrdoret r\u00ebndom nga studiuesit p\u00ebr ta shpjeguar stagnimin ekonomik dhe politik t\u00eb vendeve t\u00eb kontinetit t\u00eb Afrik\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, ky koncept q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb model qeveris\u00ebs, ka gjetur prehje p\u00ebr t\u00eb analizuar rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Lindjen e Mesme dhe Evrop\u00ebn Lindore, p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb anash edhe Amerik\u00ebn Latine. Fillimisht \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb shpjegohet sesi lindi ky term, q\u00eb m\u00eb pas mori dhen\u00eb n\u00eb fush\u00ebn e shkencave sociale. S\u00eb pari patrimonializmi derivoi nga tipologjia e pushtetit t\u00eb sociologut gjerman Max Weber m\u00eb 1922, ku \u2018autoriteti patrimonial\u2019 doli si form\u00eb e \u2018autoritetit tradicional\u2019 q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb krye t\u00eb piramid\u00ebs s\u00eb Weberit. Zolberg dhe Eisenstadt ishin t\u00eb par\u00ebt q\u00eb aplikuan konceptin patrimonializ\u00ebm tek shoq\u00ebrit\u00eb moderne, dhe, m\u00eb von\u00eb i vun\u00eb prefiksin\/parashtres\u00ebn \u2018neo\u2019 ose \u2018modern\u2019. Parashtresa \u2018neo\u2019 n\u00eb patrimonaliz\u00ebm q\u00ebndron p\u00ebr institucionet formale dhe rregullin legal\/racional t\u00eb shtetit q\u00eb bashk\u00ebjeton me marr\u00ebdh\u00ebnie patrimoniale. Jan\u00eb tri forma me an\u00eb t\u00eb s\u00eb cilave manifestohet neopatrimonalizmi dhe ato jan\u00eb 1) korrupsioni, 2) klientelizmi dhe 3) patronazhi.<\/p>\n<p>Neopatrimonializmi thyen barrierat n\u00eb mes asaj q\u00eb \u00ebshte publike dhe private. N\u00eb fakt neopatrimonializmi n\u00eb Afrik\u00eb ka funksionuar dhe funksionon duke i p\u00ebrdorur t\u00eb mirat publike dhe shp\u00ebrndar\u00eb ato tek ndjek\u00ebsit, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb sigurohet lojaliteti i tyre. Pra, ka nj\u00eb blerje t\u00eb paqes publike dhe marr\u00ebdh\u00ebnia politike ushtrohet n\u00ebp\u00ebrmes funksionit patron \u2013 klient. Skenimi i Afrik\u00ebs postkolonialiste me an\u00eb t\u00eb modeleve teorike m\u00eb s\u00eb shumti shpjegohet p\u00ebrmes udh\u00ebheqjes neopatrimonale. Ndon\u00ebse tani neopatrimonializmi ka tejkaluar karakterin partikular afrikan \u2013 m\u00ebnyra sesi qeveris\u00ebn shum\u00eb shete sot n\u00eb shum\u00eb kontinente, p\u00ebrs\u00ebrit\u00eb ket\u00eb model \u2013ve\u00e7se me fytyr\u00eb dhe form\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Kjo form\u00eb qeveris\u00ebse g\u00ebrryen konceptin e modernitetit, pasi n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve shp\u00ebrfaqet n\u00eb forma farefisnore, klienteliste dhe shpesh her\u00eb merr karakter feudal. Shteti modern qytetar mbetet i eklipsuar, p\u00ebrderisa patronazhi politik vendos rregullat e loj\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb kontekstin afrikan neopatrimonalizmi tejkalon premisat ideologjike qoft\u00eb t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs dhe t\u00eb djatht\u00ebs. Ai shfaqet si p\u00ebrthekues i shoq\u00ebris\u00eb, q\u00eb kat\u00ebrcip\u00ebrisht determinon kahjen e zhvillimit t\u00eb shtetit. Edhe pse \u00ebsht\u00eb konsideruar se neopatrimonalizmi e ka kthyer disi shetin n\u00eb funksion dhe ka shembur at\u00eb q\u00eb thell\u00ebsisht ka qen\u00eb e krijuar p\u00ebrmes marr\u00ebdh\u00ebnies patrimoniale dhe nd\u00ebrpersonale, ende shteti n\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb kontinentit afrikan konsiderohet si nj\u00eb fasad\u00eb pseudo-per\u00ebndimore. Neopatrimonializmi vjen si nj\u00eb lapsus apo devijim nga modeli ideal racional\/legal dhe ai tradicional weberian. Karakteristika sistemike e neopatrimonializmit \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje shkalle dhe jo parimi. Kjo shkall\u00eb e neoptatrimonalizmit ka prekur politikisht edhe administrat\u00ebn publike n\u00eb kontinentin afrikan. Dy forma kryesore t\u00eb ndikimit t\u00eb padrejt\u00eb nga sfera politike jan\u00eb t\u00eb mundura dhe t\u00eb shprehura: s\u00eb pari, vendosja e zyrtar\u00ebve t\u00eb pakualifikuar t\u00eb taksave, t\u00eb cil\u00ebt mbajn\u00eb pozicione patronazhi; s\u00eb dyti, nd\u00ebrhyrje neopatrimoniale me administrat\u00ebn tatimore n\u00eb biznesin e p\u00ebrditsh\u00ebm &#8211; p\u00ebr shembull p\u00ebr t\u00eb d\u00ebmtuar kund\u00ebrshtar\u00ebt (Von Soest et al. 2011).<\/p>\n<p>Forma e kontrollit t\u00eb administrat\u00ebs publike b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebrmes forc\u00ebs apo k\u00ebrc\u00ebnimit (n\u00eb ang. Coercion), rrjetizimi i n\u00ebpun\u00ebsve \u00ebsht\u00eb instaluar n\u00ebp\u00ebrmes kanaleve t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve nd\u00ebrpersonale, klientelizmit dhe fuqis\u00eb politike. Kjo skajshm\u00ebrisht \u00e7on n\u00eb an\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt t\u00eb modelit ideal t\u00eb burokracis\u00eb. Pasojat e k\u00ebsaj lloj forme t\u00eb qeverisjes e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb stagnim zhvillimin e shtetit n\u00eb kontinentin afrikan. Megjithat\u00eb, Afrika nuk mund t\u00eb shikohet vet\u00ebm me lenset e neopatrimonializmit, dhe korrelacioni i gjith\u00eb \u00e7far\u00eb ka t\u00eb ngjar\u00eb n\u00eb Afrik\u00eb nuk mund t\u00eb shpjegohet p\u00ebrmes k\u00ebsaj komponente. Por, gjithsesi jan\u00eb edhe disa momente monumentale n\u00eb trandjen e kontinentit, p\u00ebrve\u00e7 neopatrimonializmit. Nj\u00eb nga to \u00ebsht\u00eb d\u00ebshtimi i huave\/kredive dhe reformave\/masave ekonomike nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe Banka Bot\u00ebrore, apo si\u00e7 njihet\u00a0 ndryshe si \u2018Washington Consensus.\u2019 Programi i rregullimeve strukturore shkaktoi devalvim t\u00eb banknot\u00ebs, humbje t\u00eb vendeve t\u00eb pun\u00ebs, privatizim t\u00eb nd\u00ebrmarrjeve publike, kthim prapthi t\u00eb shtetit e k\u00ebshtu m\u00eb radh\u00eb. Afrika n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb g\u00eblltitet nga vala e neoliberalizmit, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb aspektin politik shkund seriozisht neopatrimonializmin, por nuk e rr\u00ebnon t\u00ebr\u00ebsisht at\u00eb, dhe n\u00eb aspektin ekonomik gjeneron kriz\u00eb t\u00eb madhe publike.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, qeverit\u00eb n\u00eb shumic\u00eb t\u00eb rasteve jan\u00eb bazuar n\u00eb koncentrim t\u00eb pushtetit tek nj\u00eb person ose tek nj\u00eb grup i vog\u00ebl njer\u00ebzish. Pushteti \u00ebsht\u00eb ushtruar duke g\u00ebrryer institucionet, limituar sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb, parlamentin, p\u00ebrdorim t\u00eb forc\u00ebs si pasoj\u00eb e mossiguris\u00eb dhe klienteliz\u00ebm t\u00eb theksuar. Ajo \u00e7far\u00eb e karakterizon k\u00ebt\u00eb sistem \u00ebsht\u00eb shp\u00ebrndarja e posteve ministrore n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb lojalitetit. Kabinetet jan\u00eb galopante, dhe administrata publike gjithashtu \u00ebsht\u00eb e madhe dhe p\u00ebrdoret p\u00ebr p\u00ebrfitime personale. T\u00eb dyja k\u00ebto shpiejn\u00eb tek ajo \u00e7far\u00eb shum\u00eb hulumtues afrikanist\u00eb e quajn\u00eb \u2018klienteliz\u00ebm sistematik\u2019 (deGrassi, 2012). P\u00ebrgjith\u00ebsisht, n\u00eb k\u00ebto sisteme kemi nj\u00eb kapje nga institucionet shtet\u00ebrore deri tek fshatar\u00ebsia. Ndon\u00ebse, fantazma kolonialiste ka ngjar\u00eb t\u00eb jet\u00eb venitur, p\u00ebr qytetar\u00ebt afrikan\u00eb makthi ka vazhduar n\u00ebp\u00ebrmes k\u00ebtyre formave qeveris\u00ebse q\u00eb substancialisht kan\u00eb penguar shtetzhvillimin.<\/p>\n<p>Si p\u00ebr shembull, n\u00eb Kenia marr\u00ebdh\u00ebnia patrimoniale klient-pronar ka qen\u00eb faktori kryesor n\u00eb alokimin e resurseve. M\u00eb 2002 ka pasur pritje t\u00eb m\u00ebdha nga qeveria e re p\u00ebrfshir\u00eb \u2018zero toleranc\u00eb ndaj korrupsionit\u2019, por e kund\u00ebrta ka ndodhur. Korrupsioni ka qen\u00eb kryefjala dhe pasqyra e qeverisjes. Kabineti qeveritar ka sh\u00ebrbyer si burim p\u00ebr ndarje t\u00eb resurseve dhe ka pasur nj\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb tyre. Qeveria \u00ebsht\u00eb p\u00ebrb\u00ebr\u00eb nga 90 ministra, dhe pritjet e qytetar\u00ebv\u00eb jan\u00eb thyer (Von Soest et al. 2011).<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb postkolonializmit n\u00eb Afrik\u00eb ka dominuar supremacia e politik\u00ebs, ku n\u00eb qend\u00ebr ka qen\u00eb politika si diskutim, si pushtet, por jo politika si e mir\u00eb publike. Kjo njihet edhe me termin \u2018policy paradox\u2019 apo paradoksi i politikave. Ekonomia p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb si dhe jeta politike ka funksionuar n\u00ebp\u00ebrmes institucioneve joformale, gj\u00eb q\u00eb n\u00eb periudh\u00ebn e paspavar\u00ebsimit t\u00eb shteteve ka l\u00ebn\u00eb shenja.<\/p>\n<p><strong>Kosova dhe sistemi neopatrimonial, aspekt krahasues me shtetet afrikane<\/strong><\/p>\n<p>Neopatrimonalizmi ka marr\u00eb frym\u00eb thuajse universale, por form\u00ebn e ka tjet\u00ebr nga vendi n\u00eb vend. Edhe pse gjeografikisht larg, dhe politikisht me dallime, fytyra e neopatrimonializmit afrikan dhe p\u00ebrvojat e k\u00ebtyre vendeve mund t\u00eb krahasohen leht\u00eb me Kosov\u00ebn. Specifikat historike t\u00eb vendeve afrikane si Republika Demokratike e Kongos, Kenia dhe vendeve tjera dhe t\u00eb Kosov\u00ebs kan\u00eb ngjashm\u00ebri n\u00eb disa aspekte. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb koncept i jet\u00ebs joformale ekonomike q\u00eb ka determinuar jet\u00ebn e p\u00ebrditshme n\u00eb Afrik\u00eb, e q\u00eb pashmangshm\u00ebrisht edhe jet\u00ebn politike n\u00eb vete. Goran Hyden, shkollar amerikano-suedez shtjellon nj\u00eb koncept t\u00eb cilin e quan \u2018economy of affection\u2019 q\u00eb n\u00eb shqip ndoshta mund ta p\u00ebrkthejm\u00eb si \u2018ekonomia e af\u00ebrsis\u00eb\/ndjeshm\u00ebris\u00eb.\u2019 Kjo lloj ekonomie thekson Hyden, operacionalizohet p\u00ebrmes institucioneve jo formale si\u00e7 \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebria, familja, fisi dhe funksionon nga dora n\u00eb dor\u00eb, pa kontroll shetet\u00ebror, pa institucione bankare e t\u00eb tjera. Interaksioni me baz\u00eb fisin, religjionin, etnin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbijetuar ekonomikisht ka karakterizuar nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb Afrik\u00ebs. E nj\u00ebjta form\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetuar n\u00eb Kosov\u00eb n\u00ebn vitet e okupimit serb. Kjo form\u00eb veprimi q\u00eb ka ardhur n\u00eb kushte okupimi e m\u00eb von\u00eb edhe p\u00ebr ikje nga institucionet shtet\u00ebrore, ka thelluar m\u00eb shum\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet primitive shoq\u00ebrore q\u00eb m\u00eb von\u00eb jan\u00eb transmetuar n\u00eb shtet. Prefiksi \u2018neo\u2019e ka \u00e7uar marr\u00ebdh\u00ebnien nj\u00eb hap para \u2013 patronazhi politik ka vazhduar.<\/p>\n<p>Kosova sikurse edhe vendet Afrikane ka pasur nd\u00ebrhyrje nga lart \u2013 posht\u00eb n\u00eb fush\u00ebn ekonomike. Kjo ka ardhur n\u00ebp\u00ebrmes privatizimit q\u00eb \u00ebsht\u00eb implementuar p\u00ebrmes neoliberalizmit. Q\u00eb nga viti 2000 kontrolli mbi resurset shtet\u00ebrore, dhe institucioneve shtet\u00ebrore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr rrjetizim nd\u00ebrpersonal, q\u00eb p\u00ebr q\u00ebllim ka pasur thellimin dhe mir\u00ebmbajtjen e pushtetit. Korrupsioni dhe klientelizmi kan\u00eb penguar kap\u00ebrcimin e madh. Kosova ka mbetur n\u00eb nj\u00eb stagnim, q\u00eb mund t\u00eb teoritizohet dhe operacionalizohet nga aspekti krahasues i neopatrimionalizmit, s\u00eb bashku me vendet e Amerik\u00ebs Latine, Lindjes s\u00eb Mesme dhe Evrop\u00ebs Lindore.<\/p>\n<p>Sikurse edhe n\u00eb Afrik\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb e ka p\u00ebrcjell\u00eb Kosov\u00ebn e q\u00eb \u00ebsht\u00eb tipar i neopatrimonalizmit \u00ebsht\u00eb korrupsioni. Kosova sipas indexit t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/data.worldbank.org\/indicator\/IQ.CPA.TRAN.XQ?locations=XK\">Bank\u00ebs Bot\u00ebrore p\u00ebr transparenc\u00eb, llogaridh\u00ebnie dhe korrupsion n\u00eb sektorin publik matur me 2017 kishte 3.0\u00a0<\/a>pik\u00eb, q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb linj\u00eb me shum\u00eb vende t\u00eb Afrik\u00ebs dhe jo vet\u00ebm. Kosova ka pasur gjithher\u00eb kabinet t\u00eb madh qeveritar, i cili m\u00eb shum\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr rehatim politik t\u00eb figurave t\u00eb ndryshme p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrndar ndikimin t\u00eb llojit patron-klient sesa p\u00ebr zhvillim ekononik. Nj\u00eb mbizot\u00ebrim i k\u00ebtij modeli pengon reform\u00ebn, dhe kjo ka ndodhur me Kosov\u00ebn. Nj\u00eb sistem klientelist me premisa farefisnore ka fituar mbi \u00e7far\u00ebdo koncepti zhvillimor. Mbajtja e pushtetit dhe kontrollit t\u00eb organeve ky\u00e7e t\u00eb shtetit kan\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb mbizot\u00ebrim nga lart. Teoritizimi dhe argumentimi\u00a0 i problemit t\u00eb Kosov\u00ebs si edhe vendeve afrikane e tejkalon ndarjen e majt\u00eb dhe e djatht\u00eb, madje jan\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb detektueshme problematikat nga ai priz\u00ebm p\u00ebr shkak t\u00eb specifikave. N\u00eb Kosov\u00eb ka pasur neopatrimonializ\u00ebm tipik, kurse n\u00eb Afrik\u00eb edhe pse formalisht ka pasur institucione \u2013 patriomonializmi pa parashtres\u00ebn \u2018neo\u2019 ka qen\u00eb m\u00eb i shprehur. Neopatrimonalizmi n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb shfaqur n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/oconnell-nepotizmi-e-korrupsioni-do-ta-shkaterrojne-kosoven\/\">forma t\u00eb korrupsionit dhe nepotizmit\u00a0<\/a>q\u00eb ka thelluar lidhjet klienteliste.<\/p>\n<p>I gjith\u00eb ky mozaik \u00ebsht\u00eb prodhuar nga autoriteti i fituar n\u00eb shumic\u00ebn e her\u00ebve nga lufta dhe rezistenca e b\u00ebr\u00eb n\u00ebn okupim. Legjitimiteti i fituar n\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb autoritet q\u00eb m\u00eb pas ka krijuar nj\u00eb lloj patronazhi politik. Jostabiliteti politik dhe tendenca p\u00ebr kontroll t\u00eb institucioneve t\u00eb pavarura si mjet p\u00ebr ta ruajtur pushtetin, \u00ebsht\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr e neopatrimonializmit q\u00eb gjer\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e ngjashme si n\u00eb Kosov\u00eb ashtu edhe n\u00eb vende afrikane.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb v\u00ebshtrim t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, neopatrimonalizmi nuk mund t\u00eb shikohet apriori si fenomeni i vet\u00ebm shpjegues i gjendjes n\u00eb Kosov\u00eb dhe Afrik\u00eb. Gjithsesi, ky fenomen mban gjall\u00eb pushtete n\u00eb Kosov\u00eb dhe Afrik\u00eb. \u00cbsht\u00eb ky koncept i shnd\u00ebrruar n\u00eb form\u00eb t\u00eb qeverisjes q\u00eb ka penalizuar shtetzhvillimin. Tentimkapja e publik\u00ebs \u00ebsht\u00eb form\u00eb me p\u00ebrmbajtje q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkthyer me stagnim. Specifikat e shpjeguara m\u00eb lart mund t\u00eb \u00e7ojn\u00eb tek ky konstatim. Neopatrimonializmi ka gllab\u00ebruar mbar\u00ebvajtjen e publik\u00ebs. Kjo gjendje nuk \u00ebsht\u00eb pa rrug\u00ebdalje \u2013 ve\u00e7se trashja e k\u00ebtij sistemi krijon sfida dhe problematika n\u00eb \u00e7rr\u00ebnosjen eventuale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Neopatrimonializmi si term dhe koncept p\u00ebrdoret r\u00ebndom nga studiuesit p\u00ebr ta shpjeguar stagnimin ekonomik dhe politik t\u00eb vendeve t\u00eb kontinetit t\u00eb Afrik\u00ebs. Sidoqoft\u00eb, ky koncept q\u00eb m\u00eb pas \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb model qeveris\u00ebs, ka gjetur prehje p\u00ebr t\u00eb analizuar rajone t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Lindjen e Mesme dhe Evrop\u00ebn Lindore, p\u00ebr t\u00eb mos e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":443,"featured_media":9377,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1599,11,1598],"ppma_author":[1017],"class_list":["post-5417","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-afrika","tag-kosova","tag-neopatrimonializmi"],"authors":[{"term_id":1017,"user_id":443,"is_guest":0,"slug":"arber-fetahu","display_name":"Arber Fetahu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto-sbunker-2-e1778849229852.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto-sbunker-2-e1778849229852.jpg"},"user_url":"","last_name":"Fetahu","first_name":"Arber","description":"Arb\u00ebr Fetahu \u00ebsht\u00eb  i diplomuar MA n\u00eb Studime Globale\/Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Missourit, SHBA si pjes\u00eb e Programit t\u00eb Udh\u00ebheqjes Transformuese t\u00eb USAID-it. Studimet BA p\u00ebr shkenca politike i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka punuar si  Hulumtues n\u00eb Grupin p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike \u2013 GLPS.Puna e tij ka qen\u00eb  e fokusuar kryesisht n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, integrimin evropian dhe qeverisjen. Arb\u00ebri \u00ebsht\u00eb  autor i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb analizave dhe ka bashk\u00ebpunuar me think-tank europian\u00eb si European Council on Foreign Relations - ECFR, Aspen Institute n\u00eb Gjermani dhe Clingendael n\u00eb Holand\u00eb. Aktualisht punon si Koordinator i Granteve n\u00eb Fondacionin Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile \u2013 KCSF. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5417","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/443"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5417"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5417\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9378,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5417\/revisions\/9378"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9377"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5417"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5417"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5417"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5417"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}