{"id":5455,"date":"2020-09-12T09:31:47","date_gmt":"2020-09-12T07:31:47","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5455"},"modified":"2024-09-16T09:59:31","modified_gmt":"2024-09-16T07:59:31","slug":"izolimi-armiku-i-virusit-aleat-i-dhunes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/izolimi-armiku-i-virusit-aleat-i-dhunes\/","title":{"rendered":"Izolimi: armiku i virusit, aleat i dhun\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit mars, Qeveria e Kosov\u00ebs miratoi masat e para p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit COVID-19. Me daljen n\u00eb pah t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb paduksh\u00ebm me shtrirje globale p\u00ebr t\u00eb cilin dinim shum\u00eb pak, m\u00ebnyra e vetme dhe m\u00eb efikase p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit ishte izolimi dhe distancimi social. N\u00eb nj\u00eb situat\u00eb emergjente, e cila k\u00ebrkonte p\u00ebrgjigjje dhe reagime t\u00eb shpejta nga institucionet shtet\u00ebrore, fokusi kryesor ishte natyrisht tek masat t\u00eb cilat do t\u00eb ndikonin n\u00eb mosp\u00ebrhapjen e virusit dhe parandalimi i ndjekjes s\u00eb trendit t\u00eb vendeve tjera, n\u00eb t\u00eb cilat lul\u00ebzonin rastet e infektimit dhe t\u00eb vdekjeve, sepse e dinim q\u00eb sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor i Kosov\u00ebs thjesht nuk do ta p\u00ebrballonte nj\u00eb kolaps t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>Me vendosjen e v\u00ebmendjes tek parandalimi i virusit, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb goxha t\u00eb p\u00ebraf\u00ebrt n\u00ebse jo paralele, u rrit edhe numri i rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Izolimi n\u00eb sht\u00ebpi me nj\u00eb partner ose an\u00ebtar\u00eb t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb abuzues \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb e shtuar gjat\u00eb situat\u00ebs pandemike, t\u00eb cil\u00ebn jo vet\u00ebm se nuk ishim n\u00eb gjendje ta luftonim, por as t\u00eb p\u00ebrgatitur ta parandalonim. E k\u00ebt\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 rritjes s\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje gjat\u00eb izolimit, e d\u00ebshmoi edhe rasti i fundit ku n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb tragjike dhe \u00e7njer\u00ebzore nj\u00eb grua u privua nga jeta pik\u00ebrisht nga bashk\u00ebshorti i saj, si rezultat i mosmarr\u00ebveshjeve familjare. Statistikat e Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr rastet e dhun\u00ebs n\u00eb familje t\u00eb raportuara nga marsi deri n\u00eb korrik tregojn\u00eb se jan\u00eb rreth 900 raste t\u00eb paraqitura t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. N\u00eb muajin mars t\u00eb k\u00ebtij viti, kur edhe filluan p\u00ebrforcimet e masave, ka pasur 171 raste t\u00eb raportuara t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb Kosov\u00eb (ngritje prej 22 rasteve nga muaji shkurt). K\u00ebto raportime mb\u00ebrrit\u00ebn kulmin e tyre n\u00eb korrik t\u00eb k\u00ebtij viti ku u regjistruan 185 raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Rastet e shtuara b\u00ebhen m\u00eb drastike kur krahasojm\u00eb k\u00ebto t\u00eb vitit 2020 me ato t\u00eb vitit 2019. Gjithsej gjat\u00eb vitit 2020, prej muajit janar deri n\u00eb muajin korrik ka pasur 1185 raste t\u00eb raportuara t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, p\u00ebr dallim nga viti 2019 ku ka pasur gjithsej 1014 prej muajit janar deri n\u00eb korrik.<\/p>\n<p>Edhe pse rritja e rasteve t\u00eb regjistruara gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb karantin\u00ebs dhe izolimit \u00ebsht\u00eb evidente, dhuna n\u00eb familje ende mbetet e n\u00ebnraportuar n\u00eb krahasim me rrezikun real q\u00eb paraqet dhe rastet e raportuara nuk duhet t\u00eb merren asnj\u00ebher\u00eb si t\u00ebr\u00ebsi e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>Besueshm\u00ebria n\u00eb institucionet e siguris\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb jep gjithashtu nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme lidhur me \u00e7\u00ebshtjen. Nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7udi q\u00eb raporte t\u00eb ndryshme shpesh paraqesin institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb duke g\u00ebzuar\u00a0<a href=\"http:\/\/www.qkss.org\/repository\/docs\/BKS2019_874685.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">mosbesueshm\u00ebri<\/a>\u00a0nga ana e qytetar\u00ebve. Mungesa e besimit mund t\u00eb shihet si mjaft e arsyeshme kur marrim parasysh d\u00ebshtimet e shumta t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs apo institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb parandalimin dhe luftimin e rasteve t\u00eb dhunshme. Kur shohim rastet e m\u00ebhershme t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe eskalimin e tyre deri te vrasja e grave, mund t\u00eb kuptojm\u00eb qart\u00eb hezitimin e viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje p\u00ebr t\u00eb raportuar rastet e dhunshme. D\u00ebshtimet p\u00ebr reagime t\u00eb shpejta n\u00eb rastet serioze t\u00eb dhun\u00ebs pas disa raportimeve, d\u00ebnimet disproporcionale n\u00eb raport me krimin e kryer apo mosmb\u00ebshtetja institucionale ndaj viktimave t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, t\u00eb gjitha k\u00ebto kontribuojn\u00eb n\u00eb forcimin e kultur\u00ebs s\u00eb mohimit p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje. Nj\u00eb tjet\u00ebr gj\u00eb q\u00eb l\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb d\u00ebshiruar \u00ebsht\u00eb edhe mbulueshm\u00ebria mediatike n\u00eb raportimin e rasteve t\u00eb dhunshme. N\u00eb shum\u00eb artikuj q\u00eb raportojn\u00eb rastet e dhunshme hasim diskrepanc\u00eb dhe tituj tendencioz\u00eb duke u munduar ta p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb mesazhin q\u00eb viktim\u00eb t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje apo n\u00eb baza gjinore nuk jan\u00eb vet\u00ebm grat\u00eb, por edhe burrat. Kur autore t\u00eb veprave jan\u00eb grat\u00eb, k\u00ebto t\u00eb fundit shpesh etikohen me emra t\u00eb ndrysh\u00ebm, si p\u00ebr shembull \u201c<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/gruaja-nga-podujeva-dehet-aq-keq-sa-e-rrah-burrin\/?fbclid=IwAR1yCNn5PxWSWv1TD75VJ7aQVKk2naXjs9nj9O5vVLhH7bXreW3eFAL0bKw\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e dehur<\/a>\u201d. Tendenca p\u00ebr t\u00eb barazuar krimet n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri patriarkale ku n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve jan\u00eb grat\u00eb ato q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb forma t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura t\u00eb abuzimit, censurimi i informacioneve t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb akuzuarit, p\u00ebrmbajtjet e lajmeve q\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb direkte apo t\u00eb t\u00ebrthort\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb viktimat, ndikojn\u00eb shum\u00eb n\u00eb ndryshimin e paradigm\u00ebs n\u00eb diskursin publik p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje apo n\u00eb baza gjinore, t\u00eb drejtat e grave etj.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra se si mbulohen lajmet p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb baza gjinore e form\u00ebson tek masa nocionin se dhuna ndaj grave \u00ebsht\u00eb problem social sistemik.<\/p>\n<p>Duke e ditur se n\u00eb kushte normale mosraportimi i dhun\u00ebs n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem q\u00eb duhet t\u00eb preokupoj\u00eb t\u00eb gjith\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb sepse k\u00ebshtu nuk kemi asnj\u00ebher\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimit q\u00eb paraqet, n\u00eb kushte pandemie kjo \u00e7\u00ebshtje v\u00ebshtir\u00ebsohet edhe m\u00eb tep\u00ebr. Jet\u00ebrat e shum\u00eb grave n\u00eb kushte normale jan\u00eb t\u00eb shoq\u00ebruara me frik\u00eb e ankth nga abuzimi fizik, psikologjik, seksual apo ekonomik &#8211; mir\u00ebpo tendenca q\u00eb partner\u00ebt e tyre t\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb mbi to gjat\u00eb nj\u00eb pandemie globale e cila ka ngritur val\u00eb t\u00eb reja t\u00eb kriz\u00ebs ekonomike, problemeve mendore dhe abuzimit me alkool e substanca tjera &#8211; \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe. Izolimi dhe distancimi social i b\u00ebjn\u00eb viktimat t\u00eb ndihen edhe m\u00eb t\u00eb bllokuar\/a dhe pa rrug\u00ebdalje. Si rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb viktimat e dhun\u00ebs t\u2019u qasen instancave raportuese dhe t\u00eb arratisen nga nj\u00eb situat\u00eb abuzive. Pik\u00ebrisht kjo, k\u00ebrkon p\u00ebrgjigjje t\u00eb shpejt\u00eb nga institucionet shtet\u00ebrore n\u00eb gjetjen e metodave efektive p\u00ebr identifikimin e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje n\u00eb fazat e hershme t\u00eb ciklit abuzues dhe vazhdimin me procedurat e tjera t\u00eb nevojshme, t\u00eb cilat garantojn\u00eb sigurin\u00eb e viktimave dhe d\u00ebnimin e kryesve t\u00eb veprave.<\/p>\n<p>Trendi i rritjes s\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb prevalent edhe n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/balkaninsight.com\/2020\/04\/21\/covid-19-and-domestic-abuse-when-home-is-not-the-safest-place\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rajon.<\/a>\u00a0Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura nga OJQ-t\u00eb e ndryshme, ka rritje t\u00eb k\u00ebtyre rasteve n\u00eb Romani, Moldov\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Kroaci.<\/p>\n<p>N\u00eb Rumani, ka rritje 2.3 p\u00ebrqind t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje p\u00ebr marsin e k\u00ebtij viti, n\u00eb krahasim me marsin e vitit t\u00eb kaluar.<\/p>\n<p>N\u00eb Moldavi, n\u00eb tre muajt e par\u00eb t\u00eb 2020 policia kishte regjistruar 267 raste te dhun\u00ebs n\u00eb familje.<\/p>\n<p>N\u00eb Mal t\u00eb Zi, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb OJQ-s\u00eb \u2018Centre for Women\u2019s Rights\u2019, raportimet p\u00ebr dhun\u00ebn n\u00eb familje n\u00eb qend\u00ebr ishin ngritur 20 p\u00ebrqind n\u00eb muajin mars n\u00eb krahasim me muajin paraprak.<\/p>\n<p>N\u00eb Kroaci, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura nga BIRN (Balkan Investigative Reporting Network), numrat e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje u ngrit\u00ebn nga 94 raste n\u00eb mars t\u00eb 2019 n\u00eb 120 raste n\u00eb mars t\u00eb k\u00ebtij vitit.<\/p>\n<p>Kur flasim globalisht, statistikat an\u00eb e mbar\u00eb bot\u00ebs tregojn\u00eb nj\u00eb rritje t\u00eb theksuar t\u00eb rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje. Natyrisht se \u00e7do shtet q\u00ebndron ndryshe nga tjetri, var\u00ebsisht nga qasja institucionale e shtet\u00ebrore ndaj dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe dhun\u00ebs n\u00eb baz\u00eb gjinore, mir\u00ebpo t\u00eb gjitha k\u00ebto ngritje t\u00eb rasteve t\u00eb lartp\u00ebrmendura tregojn\u00eb natyr\u00ebn universale t\u00eb problemit t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje gjat\u00eb pandemis\u00eb. COVID-19 ka ilustruar se problemi nuk \u00ebsht\u00eb lokal.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, krijimi i nj\u00eb sistemi t\u00eb besimit \u00ebsht\u00eb esencial n\u00eb eleminimin e k\u00ebtij fenomeni. Roli dhe puna e institucioneve t\u00eb siguris\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje jasht\u00ebzakonisht e madhe p\u00ebr viktimat, duke nd\u00ebshkuar kryesit e veprave penale dhe duke parandaluar p\u00ebrfundimet fatale. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mosp\u00ebrfillja e rasteve dhe mosnd\u00ebshkimi i dhunuesve, mund t\u00eb prodhoj\u00eb efektin e kund\u00ebrt q\u00eb \u00ebsht\u00eb ngurrimi dhe heshtja e viktimave. N\u00eb luft\u00ebn p\u00ebr barazi gjinore, institucionet e siguris\u00eb kan\u00eb qen\u00eb shpeshher\u00eb pengues n\u00eb arritjen e saj duke i marr\u00eb rastet me neglizhenc\u00eb, pakujdesi e toleranc\u00eb. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb krijuar normalizimi i dhun\u00ebs, \u00e7\u00ebshtje kjo q\u00eb \u00ebsht\u00eb kultivuar qysh prej momentit kur viktimat pajtohen m\u00eb iden\u00eb q\u00eb dhuna \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje private dhe si e till\u00eb duhet t\u00eb trajtohet brenda sht\u00ebpis\u00eb, e deri tek mosv\u00ebnia e dhunuesve p\u00ebrpara p\u00ebrgjegjsis\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe pse sektori i siguris\u00eb \u00ebsht\u00eb ajo instanc\u00eb q\u00eb mund t\u00eb ndihmoj\u00eb m\u00eb s\u00eb shumti n\u00eb tejkalimin e barrierave praktike t\u00eb raportimit t\u00eb dhun\u00ebs, krijimi i nj\u00eb politike e cila nuk specifikon se cila der\u00eb \u00ebsht\u00eb e duhur p\u00ebr t\u00eb raportuar, (qoft\u00eb Policia, Sh\u00ebrbimi Sh\u00ebndet\u00ebsor, OJQ-t\u00eb etj.), garanton m\u00eb shum\u00eb siguri q\u00eb viktimat e dhun\u00ebs n\u00eb familje t\u00eb jen\u00eb t\u00eb informuar\/a p\u00ebr gam\u00ebn e gjer\u00eb t\u00eb sh\u00ebrbimeve q\u00eb jan\u00eb t\u00eb disponueshme p\u00ebr ta.<\/p>\n<p>Izolimi dhe distanca sociale ishin mjaft efektive n\u00eb parandalimin e virusit, mir\u00ebpo nuk erdh\u00ebn pa implikime negative socio-ekonomike dhe psikologjike. Tani me leht\u00ebsimin e masave dhe kthimin gradual n\u00eb normalitet, mund t\u00eb shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb rritja e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe dhun\u00ebs ndaj grave e cila eskaloi edhe me vrasjen e nj\u00eb gruaje muajin e kaluar nuk do t\u00eb jen\u00eb vet\u00ebm reagime euforike, t\u00eb cilat harrohen brenda nj\u00eb periudhe t\u00eb shkurt\u00eb. Mund t\u00eb shpresojm\u00eb shum\u00eb q\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn \u00ebsht\u00eb arritur nj\u00eb lloj nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi i njer\u00ebzve p\u00ebr situatat abuzive me t\u00eb cilat p\u00ebrballen shum\u00eb gra n\u00eb vendin ton\u00eb. S\u00eb fundmi, konsistenca \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja kur flasim p\u00ebr k\u00ebto sh\u00ebrbime thelb\u00ebsore. Dhuna n\u00eb familje dhe ndaj grave, si shkelja m\u00eb e madhe e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, k\u00ebrkon qasje institucionale e shtet\u00ebrore m\u00eb serioze, p\u00ebrshtatje t\u00eb shpejt t\u00eb sh\u00ebrbimeve t\u00eb raportimit online dhe k\u00ebshillimit telefonik sepse ishte pik\u00ebrisht pandemia COVID-19 e cila i ekspozoi t\u00eb metat e sh\u00ebrbimeve sociale p\u00ebr trajnimin e dhun\u00ebs n\u00eb familje dhe tregoi sa shum\u00eb kemi p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb sado pak siguri n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb fund t\u00eb muajit mars, Qeveria e Kosov\u00ebs miratoi masat e para p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit COVID-19. Me daljen n\u00eb pah t\u00eb nj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimi t\u00eb paduksh\u00ebm me shtrirje globale p\u00ebr t\u00eb cilin dinim shum\u00eb pak, m\u00ebnyra e vetme dhe m\u00eb efikase p\u00ebr parandalimin e p\u00ebrhapjes s\u00eb virusit ishte izolimi dhe distancimi social. N\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":468,"featured_media":7710,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[988,646,1187,1186],"ppma_author":[1185,1184],"class_list":["post-5455","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani-perendimor","tag-covid-19","tag-dhuna-ne-familje","tag-pandemia"],"authors":[{"term_id":1185,"user_id":468,"is_guest":0,"slug":"rea-gashi","display_name":"Rea Gashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/rea.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/rea.png"},"user_url":"","last_name":"Gashi","first_name":"Rea","description":""},{"term_id":1184,"user_id":467,"is_guest":0,"slug":"albanoi-retkoceri","display_name":"Albanoi Retkoceri","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/albanoi.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/09\/albanoi.png"},"user_url":"","last_name":"Retkoceri","first_name":"Albanoi","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5455","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/468"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5455"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5455\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7711,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5455\/revisions\/7711"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7710"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5455"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5455"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5455"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5455"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}