{"id":5469,"date":"2019-07-29T16:41:10","date_gmt":"2019-07-29T14:41:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5469"},"modified":"2024-11-07T16:43:46","modified_gmt":"2024-11-07T14:43:46","slug":"hajde-nforum-ta-gjeje-nji-pune","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/hajde-nforum-ta-gjeje-nji-pune\/","title":{"rendered":"Hajde n&#8217;forum ta gjej\u00eb nji pun\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sot fola me nj\u00eb shoqe n\u00eb Kosov\u00eb. Me tregoi se nuk po dinte se n\u00eb \u00e7far\u00eb programi t\u00eb masterit t\u00eb regjistrohet. Fol\u00ebm e fol\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta gjet\u00eb nj\u00eb drejtim q\u00eb i p\u00ebrshtatet. Nj\u00eb q\u00eb ka potencial p\u00ebr pun\u00eb. Kur e pyeta se \u00e7ka po vendos\u00eb, m\u00eb tha q\u00eb po i bashkohet filan partis\u00eb. U habita fort. M\u00eb d\u00ebshproi se e njoh p\u00ebr principe e dinjitet n\u00eb studime. Gjat\u00eb tan\u00eb k\u00ebtyre viteve i ka rezistu thirrjeve p\u00ebr serviliz\u00ebm q\u00eb shum\u00eb parti i ofrojn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb k\u00ebsi rastesh s\u2019kam d\u00ebgju m\u00eb her\u00ebt. Shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb s\u2019kan\u00eb hy n\u00eb treg, po edhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb ve\u00e7se punojn\u00eb, servilizmin e shohin si t\u00eb vetmen form\u00eb me ardh\u00eb n\u00eb profesion. Nuk po flas p\u00ebr ambicie politike q\u00eb zhvillohen n\u00ebp\u00ebrmjet pjes\u00ebmarrjes e zhvillimit politik por p\u00ebr antar\u00ebsim instrumental e servil p\u00ebr t\u2019arrit\u00eb te pun\u00ebsimi.Tu e pas\u00eb n\u00eb mendje shoqen, k\u00ebt\u00eb shkrim ua dedikoj atyre q\u00eb n\u00eb k\u00ebto koh\u00eb zgjedhjesh jan\u00eb ftuar t\u2019i bashkohen forumeve, atyre q\u00eb servilizmin e shohin si t\u00eb vetmen m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit, dhe atyre q\u00eb nuk dijn\u00eb si t\u00eb arrijn\u00eb deri te pun\u00ebsimi.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Ta kesh t\u00eb qart\u00eb q\u00eb ky shkrim nuk \u00ebsht\u00eb asi raporti i suksesit p\u00ebr pun\u00ebsim, \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb tentativ\u00eb me i nda disa praktika q\u00eb i kam pa n\u00eb vende t\u00eb ndryshme. E di q\u00eb kontekstet shoq\u00ebrore, kulturore, dhe politike ndryshojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr vende. Mir\u00ebpo, p\u00ebrs\u00ebri, dikush mund t\u00eb pyes\u00eb, a nuk ka\u00a0 aspekte t\u00eb cilat nj\u00eb i ri mundet t\u2019i p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb n\u00eb vete? Pra, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr p\u00ebrmir\u00ebsime n\u00eb raport me pun\u00ebsimin, edhe at\u00ebher\u00eb kur ambienti n\u00eb t\u00eb cilin jeton nuk \u00ebsht\u00eb i favorsh\u00ebm.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Megjith\u00ebse, un\u00eb po flas p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, e di q\u00eb ky rreth vicioz i an\u00ebtar\u00ebsimit e mbajtjes peng n\u00eb parti i mban gjall\u00eb shum\u00eb elektorate n\u00eb Kosov\u00eb. M\u00eb kujtohet para disa viteve, Valentina Bunjaku, q\u00eb tash \u00ebsht\u00eb deputete n\u00eb Kuvend t\u00eb Kosov\u00ebs, del me nj\u00eb lloj konference n\u00eb Gjilan ku thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb krenare q\u00eb ka arrit\u00eb t\u2019i pun\u00ebsoj\u00eb disa gra. Ajo k\u00ebt\u00eb e sheh si arritje t\u00eb kauz\u00ebs gjinore, aspak e vet\u00ebdijshme p\u00ebr nepotizmin q\u00eb g\u00ebrshetoi prezantimi i saj. Pra, ky serviliz\u00ebm edhe \u00ebsht\u00eb normalizu n\u00eb diskursin ton\u00eb publik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sipas UNDP, papun\u00ebsia e t\u00eb rinjve n\u00eb Kosov\u00eb mes mosh\u00ebs 15-24 vjet \u00ebsht\u00eb 57.7 %. Kjo t\u00eb duket pak kur e mendon se sa t\u00eb rinj sheh pa pun\u00eb. Prej rrethit t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb time t\u00eb m\u00ebher\u00ebshme, shum\u00eb prej atyre q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb institucione publike jan\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb forumet rinore politike. Po flas p\u00ebr ata q\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb forume me pjes\u00ebmarrje servile, sepse atyre q\u00eb reagojn\u00eb ndaj padrejt\u00ebsive shpejt u hapet dera e p\u00ebrjashtimit. Pas tan\u00eb k\u00ebtyre viteve, shumic\u00ebs prej shok\u00ebve e shoqeve \u2018forumist\u00eb\u2019 gati u ka ardh\u00eb rendi. Nj\u00ebri \u00ebsht\u00eb n\u00eb komun\u00eb, tjetri n\u00eb administrat\u00eb, tjetra n\u00eb qeveri, tjetri lidhje pas lidhje n\u00eb sektor privat, mir\u00ebpo prap\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet partis\u00eb. Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ve\u00e7 nj\u00eb ankes\u00eb e vjetrueme, po e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb demonstrohet \u00e7do dit\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nuk ka m\u00eb sfid\u00eb se t\u00eb gjesh motivim n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri q\u00eb nuk ka shpres\u00eb. E kam pa edhe vet\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb vit sa isha n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs e Gjilanit duke punuar me t\u00eb rinj. Nj\u00eb rreth i pashpres\u00eb t\u00eb afekton edhe ty, edhe pak ata vullnet q\u00eb e ke, her\u00ebdokur. Sidoqoft\u00eb, q\u00ebllimi i k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u2019ia gjejm\u00eb vetes vegz\u00ebn e zhvillimit, edhe n\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsi. N\u00eb fund t\u00eb fundit, jemi vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr rrethanat q\u00eb i krijojm\u00eb apo si ju p\u00ebrgjigjemi atyre q\u00eb nuk i kemi n\u00eb kontroll. Ka mjaft resurse q\u00eb nuk shfryt\u00ebzohen. Ka mjaft potencial p\u00ebr t\u00eb krijuar resurse q\u00eb nuk ekzistojn\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e qyteteve, n\u00eb p\u00ebrjashtim me Prishtin\u00ebn q\u00eb ofron m\u00eb shum\u00eb resurse p\u00ebr t\u00eb rinj. Pra, qendra q\u00eb u ndihmojn\u00eb t\u00eb rinjve t\u2019i zhvillojn\u00eb kapacitetet e tyre, jo vet\u00ebm profesionale, por edhe individualitetin e tyre. K\u00ebto resurse e qasje t\u00eb zhvillimit individual po i ndaj n\u00eb tri kategori: rutin\u00eb e organizuar, rrjet\u00ebzim e pjes\u00ebmarrje, dhe qytetari aktive. K\u00ebto i kam zb\u00ebrthyer nga p\u00ebrvojat q\u00eb i kam par\u00eb. Jan\u00eb mund\u00ebsi, por s\u2019do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb aplikohen n\u00eb t\u00eb gjitha rastet apo se vlejn\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb. Megjithat\u00eb, ia vlen t\u00eb lexohen si p\u00ebr fillim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>Dit\u00eb e organizuar<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00c7do dit\u00eb sjell potencial e mund\u00ebsi p\u00ebr ata q\u00eb dijn\u00eb ta shfryt\u00ebzojn\u00eb koh\u00ebn. N\u00ebse je student dhe nuk m\u00ebson t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb 3 or\u00ebsh n\u00eb dit\u00eb, kjo tregon munges\u00eb p\u00ebrkushtimi e keqmenaxhim t\u00eb koh\u00ebs. Kjo do t\u00eb reflektohet her\u00ebdokur. Nj\u00eb student q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrkushtuar n\u00eb m\u00ebsime gjithmon\u00eb do ta ket\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb t\u00eb angazhohet n\u00eb pun\u00eb apo t\u00eb krijoj\u00eb vend pune p\u00ebr vete. K\u00ebtu po i anashkaloj parashutist\u00ebt e forumeve p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt gjithmon\u00eb do t\u00eb ket\u00eb pun\u00eb, por pun\u00eb t\u00eb padinjitetshme. Nuk shkohet n\u00eb shkoll\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbytur monotonin\u00eb por p\u00ebr ta ndihmuar veten dhe p\u00ebrfundimisht shoq\u00ebrin\u00eb me profesionin q\u00eb keni zgjedhur. Pa organizim t\u00eb koh\u00ebs e nj\u00eb rutine strategjike t\u00eb studimeve, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushen synime t\u00eb tilla. N\u00ebse shumica e koh\u00ebs gjat\u00eb dit\u00ebs investohet duke humbur shpres\u00eb kafeve, gjasat jan\u00eb q\u00eb aty do t\u00eb jet\u00eb e ardhmja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, sa t\u00eb rinj mbajn\u00eb praktik\u00eb gjat\u00eb studimeve? Pak, larg asaj sa do t\u00eb duhej.\u00a0 E shpeshher\u00eb praktik\u00ebn e shohim si obligim q\u00eb duhet t\u00eb kryhet, e jo si mund\u00ebsi strategjike p\u00ebr pun\u00ebsim. Ajo b\u00ebhet p\u00ebr t\u00eb fituar sa m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb e shkatht\u00ebsi t\u00eb cilat do t\u00eb k\u00ebrkohen thuajse n\u00eb secil\u00ebn pun\u00eb q\u00eb aplikojm\u00eb. Sa isha jasht\u00eb vendit gjat\u00eb studimeve n\u00eb nivel bachelor por edhe ato m\u00eb von\u00eb, shumica e student\u00ebve shfryt\u00ebzojn\u00eb pushimet sezonale p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb praktika n\u00eb organizata e institucione t\u00eb ndryshme. Sado q\u00eb t\u00eb pakta ishin dit\u00ebt e pushimeve. Derisa t\u00eb vij\u00eb koha e diplomimit, nj\u00eb student p\u00ebrfundon t\u00eb pakt\u00ebn dy praktika si parap\u00ebrgatitje p\u00ebr pun\u00ebsim. P\u00ebrve\u00e7 shkatht\u00ebsive, praktika ndihmon t\u00eb na rrjet\u00ebzoj\u00eb me profesionist\u00eb e k\u00ebrkesa t\u00eb tregut n\u00eb t\u00eb cilin duam t\u00eb angazhohemi.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Pastaj, p\u00ebr t\u00eb shpresuar p\u00ebr pun\u00ebsim, k\u00ebrkohet \u00e7do dit\u00eb p\u00ebrpjekje e aplikim p\u00ebr t\u00eb arritur aty. Realisht, t\u00eb k\u00ebrkosh pun\u00eb n\u00eb m\u00ebnyre aktive \u00ebsht\u00eb pun\u00eb n\u00eb vete. Kur erdha n\u00eb Kanad\u00eb, n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr pun\u00ebsimi m\u00eb sugjeruan se duhet t\u2019i d\u00ebrgoj rreth 70 aplikacione t\u00eb targetuara p\u00ebr pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsin q\u00eb t\u00eb shpresoj p\u00ebr tri intervista. T\u00eb aplikoj vet\u00ebm aty ku kam shkath\u00ebsi dhe kualifikime, pra vet\u00ebm n\u00eb pozita q\u00eb ka probabilitet pun\u00ebsimi. \u00cbsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb qytet n\u00eb Kanad\u00eb q\u00eb ka mjaft mund\u00ebsi pun\u00ebsimi. T\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim, mos edhe m\u00eb shum\u00eb do t\u00eb duhej ta dyfishojm\u00eb me taktika lokale p\u00ebr t\u2019u pun\u00ebsuar n\u00eb qytetet tona n\u00eb Kosov\u00eb. Organizimi, praktika, e k\u00ebrkimi aktiv jan\u00eb hapat fillestar\u00eb t\u00eb pun\u00ebsimit, por rrjet\u00ebzimi e pjes\u00ebmarrja jan\u00eb ato q\u00eb na njoftojn\u00eb e informojn\u00eb m\u00eb s\u00eb miri rreth asaj se \u00e7far\u00eb duam t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>Jo me t\u2019njofsh\u00ebm, por rrjet\u00ebzim e planifikim<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Gjat\u00eb adoleshenc\u00ebs e tutje, t\u00eb rinjt\u00eb mundohen ta kuptojn\u00eb veten dhe rolin e tyne n\u00eb shoqni. Kjo kuptohet duke qen\u00eb pjes\u00eb e grupeve, gjat\u00eb shkoll\u00ebs, shoq\u00ebris\u00eb, e familj\u00ebs. N\u00eb shum\u00eb vende n\u00eb bot\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb fillojn\u00eb pun\u00eb vullnetare, an\u00ebtar\u00ebsohen me ndonj\u00eb klub q\u00eb i p\u00ebrshtatet interesave, pra b\u00ebhen pjes\u00eb e nj\u00eb komunitet shoq\u00ebror ku mund ta gjejn\u00eb veten. Pa qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi q\u00eb ofron vlera p\u00ebr ty \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta zhvillohesh si karakter apo ta njoh\u00ebsh vet\u00ebn n\u00eb raport me t\u00eb tjer\u00ebt. Nuk e di se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsosh, e nuk e di se \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb investosh m\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb krijosh parime personale kur asnj\u00ebher\u00eb nuk ke qen\u00eb pjes\u00eb e hap\u00ebsirave q\u00eb stimulojn\u00eb mendimin kritik. Pra, hap\u00ebsirave ku shk\u00ebmbehen e reflektohen zhvillimet shoq\u00ebrore e kulturore. Pa k\u00ebto vende q\u00eb ofrojn\u00eb kapital shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb njoh\u00ebsh individualitetin t\u00ebnd, t\u00eb sfidosh p\u00ebrtej vlerave t\u00eb kaluara nga familja, e t\u00eb krijosh nj\u00eb vizion autentik p\u00ebr t\u00eb ardhmen t\u00ebnde.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Fatmir\u00ebsisht, Prishtina ka nj\u00eb num\u00ebr komunitetesh n\u00eb t\u00eb cilat t\u00eb rinjt\u00eb mund ta gjejn\u00eb veten. Po nisem me Termokissin, klubi \u2018Bonu burr\u2019, aktivitetet e S\u2019bunkerit, koncerte, teatro, klube t\u00eb leximit, vrapimit, e shum\u00eb t\u00eb tjera q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u2019i gjesh. N\u00eb Prizren, kinemja \u201cLumbardhi\u201d e \u201cDokufesti\u201d i cili zhvillohet gjat\u00eb ver\u00ebs. N\u00eb Pej\u00eb \u201cAnibari\u201d, e n\u00eb Gjakov\u00eb qendra \u201cBoneVet\u201d q\u00eb po b\u00ebjn\u00eb pun\u00eb t\u00eb mrekullueshme me t\u00eb rinj. Resurse m\u00eb t\u00eb pakta ka n\u00eb qytetet tjera. Po flas p\u00ebr aq sa kam par\u00eb gjat\u00eb vitete t\u00eb kaluara, sidomos n\u00eb komunat m\u00eb t\u00eb vogla sikur Kamenica, Vitia, Gjilani e Besiana. Shpeshher\u00eb projektet q\u00ebndrore zhvillohen atje p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb cakutar, mir\u00ebpo shumica prej tyre nuk jan\u00eb t\u00eb q\u00ebndrueshme. E ato iniciativa t\u00eb cilat lindin organikisht nga t\u00eb rinjt\u00eb e k\u00ebtyre vendeve, shuhen nga mungesa e fondeve apo aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb konkurruar me OJQ-t\u00eb e m\u00ebdha qendrore q\u00eb mundohen t\u2019i marrin t\u00eb gjitha fondet.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Mungesa e komuniteteve t\u00eb tilla n\u00eb shum\u00eb vende tregon p\u00ebr nevoj\u00ebn e potencialin p\u00ebr t\u2019i krijuar ato. E ato q\u00eb jan\u00eb duhet t\u00eb forcohen e t\u2019u sh\u00ebrbjen\u00eb t\u00eb rinjve. Pra, po flas p\u00ebr aktivitete e komunitete me vlera n\u00eb t\u00eb cilat zhvillohen t\u00eb rinjt\u00eb, e jo vet\u00ebm pjes\u00ebmarrje servile, ku p\u00ebr nj\u00eb pleskavic e koka koll\u00eb, u ofrohet mb\u00ebshtetje zaptuesve q\u00eb b\u00ebjn\u00eb premtime t\u00eb rrejshme apo organizatave q\u00eb duan t\u2019u marrin vet\u00ebm n\u00ebnshkrimet. Pjes\u00ebmarrja shoq\u00ebrore e kulturore \u00ebsht\u00eb e mang\u00ebt pa pjes\u00ebmarrje politike. E qytetaria aktive \u00ebsht\u00eb ajo e cila e p\u00ebrmbush k\u00ebt\u00eb mozaik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\"><strong>Ankesa po, ve\u00e7se konstruktive e n\u00eb adres\u00eb t\u00eb duhur<\/strong><\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Sa her\u00eb q\u00eb i kam inkurajuar shum\u00eb shok\u00eb e shoqe t\u00eb punojn\u00eb vullnetarisht n\u00eb ndonj\u00eb kauz\u00eb, jam ballafaquar me p\u00ebrqeshje e ciniz\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb sugjerim t\u00eb till\u00eb. Si ka mund\u00ebsi q\u00eb nuk i kuptojn\u00eb t\u00eb mirat q\u00eb mund t\u2019i ofrohen nj\u00eb nisme, grupi apo komuniteti n\u00ebp\u00ebrmjet pun\u00ebs vullnetare? Pra, t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb mund\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar shkath\u00ebsi t\u00eb reja, p\u00ebr t\u00eb krijuar kontakte t\u00eb reja, e p\u00ebr ta zhvilluar veten. Nj\u00eb i ri i papun\u00ebsuar, me koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme, \u00e7ka tjet\u00ebr mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb sesa t\u00eb zhvilloj\u00eb ndonj\u00eb shkath\u00ebsi duke i ndihmuar t\u00eb tjer\u00ebve e duke p\u00ebrvet\u00ebsuar shkath\u00ebsi q\u00eb do t\u2019i duhen n\u00eb profesionin e tij. P\u00ebr shembull, un\u00eb njoh shum\u00eb t\u00eb rinj q\u00eb nuk dijn\u00eb t\u00eb punojn\u00eb me \u2018excel\u2019 e \u2018\u00ebord\u2019, programe t\u00eb cila thuajse jan\u00eb bazike p\u00ebr secil\u00ebn pun\u00eb n\u00eb dit\u00ebt e sotme. Hezitojn\u00eb e u duket shaka q\u00eb k\u00ebto njohuri t\u2019i marrin duke iu bashkuar ndonj\u00eb inciative vullnetare apo thjesht duke e krijuar nj\u00eb t\u00eb till\u00eb. Duke u p\u00ebrfshi n\u00eb aktivitete t\u00eb komuniteteve t\u00eb cilave i takojm\u00eb, njohim njer\u00ebz, krijojm\u00eb kontakte, miq\u00ebsi, e investime t\u00eb tjera shoq\u00ebrore q\u00eb do t\u00eb na hyn\u00eb n\u00eb funksion her\u00ebdokur n\u00eb nj\u00eb form\u00eb apo tjetr\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">\u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb jesh qytetar apo banor i nj\u00eb vendi. Parregullsit\u00eb, padrejt\u00ebsit\u00eb, shkeljet e rendit, si ato nga individ\u00ebt apo institucionet e ndryshme duhet t\u00eb monitorohen e raportohen. Ne jemi vet\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr \u00e7do parregullsi n\u00eb komunitetet n\u00eb t\u00eb cilat jetojm\u00eb, p\u00ebrderisa, nuk shprehim interesim n\u00eb monitorimin apo nd\u00ebrtimin e tyre. \u00cbsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi ta \u00e7ojm\u00eb z\u00ebrin ndaj pandrejt\u00ebsive e t\u00eb parandalojm\u00eb shkeljet e tilla. Pastaj, p\u00ebrgjegj\u00ebsi qytetare \u00ebsht\u00eb t\u00eb pranosh pun\u00eb p\u00ebr t\u00eb cilat je kompetent, t\u00eb shkruash t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb sakta n\u00eb CV, t\u00eb bashk\u00ebpunosh e t\u00eb mos b\u00ebhesh sikurse individ\u00ebt t\u00eb cilit i kritikon vazhdimisht. Ka shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Kosov\u00eb q\u00eb m\u00eb motivojn\u00eb me p\u00ebrkushtimin e tyre qytetar. Dit\u00ebve t\u00eb fundit, n\u00eb inicitiv\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn, gazetari Milot Hasimja mori nj\u00eb mir\u00ebnjohe p\u00ebr p\u00ebrkushtimin e tij n\u00eb organizimin e komunitetit. Ai gjithsesi e shfryt\u00ebzon fuqin\u00eb e tij mediale p\u00ebr t\u2019i adresuar padrejt\u00ebsit\u00eb e lagjes tij n\u00eb Prishtin\u00eb. Organizimi i tij rreth ambientit t\u00eb gjelb\u00ebr si dhe temave t\u00eb tjera, shpeshher\u00eb e sjell v\u00ebmendjen e institucioneve, pra b\u00ebn pik\u00ebrisht at\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb jemi t\u00eb supozuar ta b\u00ebjm\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Kur kujdesemi e interesohemi p\u00ebr vendin ku jemi, investojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb drejt\u00eb e p\u00ebrgjegj\u00ebse. Vet\u00ebm k\u00ebshtu shmangen padrejt\u00ebsit\u00eb ndaj individ\u00ebve, kushtimisht, edhe ty q\u00eb je i preokupuar m\u00eb pun\u00ebsimin t\u00ebnd.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar, nuk \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb \u00ebndrrosh n\u00eb vendin ton\u00eb, por t\u00eb jesh i drejt\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb zgjidhje. Ata t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrkushtohen, studiojn\u00eb e punojn\u00eb me dinjitet jan\u00eb ata q\u00eb i mbajn\u00eb shpresat n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend. Pra, jan\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt i kemi n\u00eb mendje si krahasim i s\u00eb mir\u00ebs sa her\u00eb q\u00eb kritikojm\u00eb dik\u00eb. Kur nepotizmi e servilizmi b\u00ebhen normalitet, vet\u00ebm qytetaria aktive, rrjet\u00ebzimi, dhe organizimi i duhur i p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb son\u00eb mund t\u2019i luftojn\u00eb ato. Kjo \u00ebsht\u00eb fusha jon\u00eb e ndikimit, kjo \u00ebsht\u00eb di\u00e7ka q\u00eb v\u00ebrtet mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Sot fola me nj\u00eb shoqe n\u00eb Kosov\u00eb. Me tregoi se nuk po dinte se n\u00eb \u00e7far\u00eb programi t\u00eb masterit t\u00eb regjistrohet. Fol\u00ebm e fol\u00ebm n\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta gjet\u00eb nj\u00eb drejtim q\u00eb i p\u00ebrshtatet. Nj\u00eb q\u00eb ka potencial p\u00ebr pun\u00eb. Kur e pyeta se \u00e7ka po vendos\u00eb, m\u00eb tha q\u00eb po i bashkohet filan partis\u00eb. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":393,"featured_media":9891,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1170,1397,1740],"ppma_author":[387],"class_list":["post-5469","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-papunesia","tag-pune","tag-undp"],"authors":[{"term_id":387,"user_id":393,"is_guest":0,"slug":"albesa-aliu","display_name":"Albesa Aliu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/123551507285907.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/123551507285907.jpg"},"user_url":"","last_name":"Aliu","first_name":"Albesa","description":"Albesa Aliu ka studiuar Psikologji pran\u00eb Hellenic American University n\u00eb Athin\u00eb, Greqi. Ajo ka punuar n\u00eb fush\u00ebn qytetaris\u00eb aktive n\u00eb Kosov\u00eb duke iniciuar dhe udh\u00ebhequr programe rreth vullnetarizmit dhe avokimit, kryesisht n\u00eb Gjilan dhe Prishtin\u00eb. Tani \u00ebsht\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb studimeve Masters me fokusim n\u00eb \u201cNd\u00ebrtim t\u00eb Paqes dhe Zhvillimit Bashk\u00ebpunues\u201d pran\u00eb Canadian Mennonite Univeristy n\u00eb Winnipeg, Canada."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5469","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/393"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5469"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5469\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9892,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5469\/revisions\/9892"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5469"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5469"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5469"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5469"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}