{"id":5481,"date":"2019-07-09T14:40:00","date_gmt":"2019-07-09T12:40:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5481"},"modified":"2024-10-25T14:41:56","modified_gmt":"2024-10-25T12:41:56","slug":"shqiperia-babai-im-i-ndjere-dhe-demonet-e-perjetshem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/shqiperia-babai-im-i-ndjere-dhe-demonet-e-perjetshem\/","title":{"rendered":"Shqip\u00ebria, babai im i ndjer\u00eb dhe demon\u00ebt e p\u00ebrjetsh\u00ebm"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Shqip\u00ebria p\u00ebr babain tim t\u00eb ndjer\u00eb gjithmon\u00eb ka qen\u00eb tok\u00eb e bekuar. E shenjt\u00eb dhe di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e l\u00ebshonte shpirti. Kur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij ishin kapluar nga revolucioni i at\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb quhej <\/span><em style=\"font-size: 16px;\">Beatles<\/em><span style=\"font-size: 16px;\">, babai im sall ishte k\u00ebnaqur me frekuencat e\u00a0<\/span><em style=\"font-size: 16px;\">Radio Tiran\u00ebs<\/em><span style=\"font-size: 16px;\">. Recitonte\u00a0<\/span><em style=\"font-size: 16px;\">Hanko Hall\u00ebn<\/em><span style=\"font-size: 16px;\">\u00a0e Ali Asllanit me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe dinte p\u00ebrmend\u00ebsh t\u00ebr\u00eb k\u00ebng\u00ebt folklorike shqiptare t\u00eb asaj kohe. Dridhej kur argumentonte mbi Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb fund pa hedhur v\u00ebshtrimin mbi faktet, b\u00ebrtiste dhe ja fuste ndonj\u00eb vargu epik p\u00ebr malet e Shqip\u00ebris\u00eb, e t\u00ebr\u00eb qenia e tij kaplohej nga serotonina dhe shtrinte k\u00ebmb\u00ebt gj\u00ebr\u00eb e gjat\u00eb pa e rruar p\u00ebr asgj\u00eb, duke e fyer deri n\u00eb qiell kund\u00ebrshtarin, at\u00eb q\u00eb mendonte ndryshe prej tij. Pra ishte e pamundshme t\u00eb gjykohej ashp\u00ebr nj\u00eb tok\u00eb, e cila p\u00ebr t\u00eb ishte hyjnore. Qante kur shihte dram\u00ebn televizive t\u00eb Avni Rrustemit dhe imitonte Xhafo Idrizin m\u00eb t\u00ebr\u00eb qejf. Dalja e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb det p\u00ebr t\u00eb ishte p\u00ebrtej madh\u00ebshtores dhe skena e karroc\u00ebs s\u00eb Robert Ndrenik\u00ebs, q\u00eb ngecte n\u00eb shi, p\u00ebr t\u00eb ishte nj\u00ebra nd\u00ebr skenat m\u00eb antologjike t\u00eb filmit shqiptar. Dometh\u00ebn\u00eb aq i dh\u00ebn\u00eb ishte pas Shqip\u00ebris\u00eb sa q\u00eb edhe shalqiri i saj ishte unik. Mos t\u00eb flasim p\u00ebr pjep\u00ebrin apo p\u00ebr Fatime Sokolin. Dhe malet e papushtuara t\u00eb Mirdit\u00ebs. Aq i dh\u00ebn\u00eb ishte pas saj, pa marr\u00eb kurr\u00eb asgj\u00eb nga ajo. Pasi kishte dalur gjall\u00eb nga lufta \u00e7do ver\u00eb e kishte vizituar bregdetin shqiptar. N\u00eb fillim i entuiazmuar dhe pak\u00ebz m\u00eb von\u00eb disi i d\u00ebshp\u00ebruar por asnj\u00ebher\u00eb nuk kishte hequr dor\u00eb nga materia e nj\u00eb Shqip\u00ebrie, \u00e7far\u00eb e kishte \u00ebnd\u00ebrruar e q\u00eb me sa dukej nuk ishte ashtu. Ose m\u00eb e pakta ai nuk e pranonte si t\u00eb till\u00eb. Mua sall m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrshtypje m\u00ebnyra se si jepej i gjithi pas saj. Por nuk jam ndjer\u00eb kurr\u00eb si ai. Duke qen\u00eb se i takoja nj\u00eb brezi tjet\u00ebr, nj\u00eb rrethane tjet\u00ebr historike e madje edhe sociale, nuk arrija kurr\u00eb t\u00eb isha n\u00eb nj\u00eb mendje me t\u00eb. Shpesh m\u00eb ka mbajtur inat apo edhe m\u00eb ka z\u00ebn\u00eb p\u00ebr budalla p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gj\u00eb. Kurr\u00eb nuk m\u00eb ka penguar. Madje i kisha premtuar se do ta vizitojm\u00eb gjith\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb. Vet\u00ebm un\u00eb dhe ai. Ishte shkrir\u00eb. M\u00eb kishte par\u00eb me bisht t\u00eb syrit dhe pastaj nuk kishte th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb. Dyshonte ose nuk m\u00eb besonte. Mbase digjej nga ky premtim, q\u00eb nuk u b\u00eb real. Kurr\u00eb.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>***<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kurr\u00eb nuk ja kam dalur t\u00eb shoq\u00ebrohem me vap\u00ebn dhe tiranin\u00eb e diellit. Kurr\u00eb nuk kam pasur nj\u00eb p\u00ebrkufizim klasik p\u00ebr pushimet verore. P\u00ebr mua pushimi veror, ka mbetur gjithmon\u00eb aty ku ishte. N\u00eb leximet letrare t\u00eb shkoll\u00ebs fillore, n\u00eb ato rr\u00ebfime ekzotike q\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb na marrin me t\u00eb mir\u00eb. Si f\u00ebmij\u00eb e kemi t\u00eb nevojshme t\u00eb g\u00ebnjehemi. Natyrisht e kuptoj.<\/p>\n<p>Por ama fatkeq\u00ebsisht natyra ime nuk e duronte ekzistenc\u00ebn e nj\u00eb mashtrimi t\u00eb till\u00eb. Mendja ma thot\u00eb se kjo ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb me karakterin e njeriut dhe me zakonet q\u00eb digjen brenda tij. Sidoqoft\u00eb t\u00eb mos d\u00ebrd\u00ebllisim kot. T\u00eb dalim aty p\u00ebr ku jemi nisur. Bashk\u00eb me djalin dhe gruan, ishim rrug\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Jugun e Shqip\u00ebris\u00eb. Dometh\u00ebn\u00eb duhej t\u00eb isha brenda stilit, brenda hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb zakonit dhe sjelljes. Dielli digjte rrug\u00ebt dhe n\u00eb heshtje po kujtoja premtimin q\u00eb dikur ja kisha dh\u00ebn\u00eb babait. Dhe po shihja malet epike dhe t\u00ebr\u00eb at\u00eb peisazh t\u00eb ashp\u00ebr, t\u00eb dal\u00eb nga kontrolli i natyr\u00ebs. \u00c7far\u00eb dreqin ka ndodhur me k\u00ebt\u00eb tok\u00eb nd\u00ebr shekuj? Pse kaq e lart\u00ebsuar dhe kaq refuzuese? Kaq eigmatike dhe kaq e turbulluar? Kaq e vetmuar dhe kaq ngashnjyese? Kaq tragjike dhe kaq e lart\u00ebsuar? M\u00eb pas e gjeta veten duke qeshur me nj\u00ebr\u00ebn k\u00ebng\u00eb t\u00eb Aleksand\u00ebr Gjok\u00ebs.<\/p>\n<p>***<\/p>\n<p>P\u00ebr mua Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vend sikurse t\u00eb gjitha vendet tjera kudo n\u00eb bot\u00eb. Me karakteristikat e saj sikurse t\u00eb gjith\u00eb vendet e tjera. \u00cbsht\u00eb vendi ku djaloshi q\u00eb quhej Valentino, kujdeset p\u00ebr dhin\u00eb e tij, q\u00eb b\u00ebn gjum\u00eb p\u00ebr shtat\u00eb pal\u00eb qejfe dhe shkruan mesazhe dashurie, n\u00eb\u00a0<em>smartphon- in<\/em>\u00a0e tij. \u00cbsht\u00eb vendi kur pun\u00ebtori i parkingut, Napoleoni nga La\u00e7i, \u00ebnd\u00ebrron di\u00e7ka t\u00eb bukur ngase po mbytet nga ankesat e panum\u00ebrta, q\u00eb i ka n\u00eb buz\u00ebt e p\u00ebrzhitura. Vendi ku Kristaqi t\u00eb ofron nj\u00eb peshk t\u00eb nd\u00ebnjur, me nj\u00eb \u00e7mim marramend\u00ebs. Vendi ku duhet t\u00eb ja paguash Xha Zenunit p\u00ebr \u00e7do m\u00ebngjes tok\u00ebn e dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr ngritjen e nj\u00eb tende. E n\u00eb fund t\u00eb del q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb tok\u00eb e tij. \u00cbsht\u00eb vendi ku secili njeri ka nj\u00eb aforiz\u00ebm, nj\u00eb sentenc\u00eb filozofike apo nj\u00eb legjend\u00eb p\u00ebr lekun. \u00cbsht\u00eb vendi ideal ku mund t\u00eb gjesh kund\u00ebrth\u00ebnien e natyr\u00ebs. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, katundet e Jugut t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb q\u00eb jan\u00eb katunde t\u00eb dala nga p\u00ebrrallat, katunde q\u00eb ngjasojn\u00eb me Makondon e Markezit dhe me Tregimet e Natyrshme dhe t\u00eb Mbinatyrshme t\u00eb Fuentesit. Katundet q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb mas\u00eb t\u00eb theksuar misticizmi dhe q\u00eb ngjallin nj\u00eb frik\u00eb t\u00eb hatashme. Katunde q\u00eb duket sikur nuk e kan\u00eb tejkaluar veten dhe q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme dhe armiq\u00ebsore ndaj koh\u00ebs. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr kemi vasha q\u00eb n\u00eb brigjet e detit mbajn\u00eb<em>\u00a0T-shirte<\/em>\u00a0me mbishkrimin josh\u00ebs n\u00eb gjoks,\u00a0<em>Call me<\/em>, duke ju sh\u00ebrbyer\u00a0<em>Mojito,<\/em>\u00a0turist\u00ebve q\u00eb vijn\u00eb nga ish vendeve t\u00eb Bashkimit Sovjetik apo \u00e7ifteve ideale t\u00eb per\u00ebndimit, q\u00eb pyesin shum\u00eb dhe b\u00ebjn\u00eb sikur d\u00ebgjojn\u00eb. Vasha gjithmon\u00eb t\u00eb lumtura dhe t\u00eb gatshme q\u00eb n\u00eb fund t\u00eb marrin bakshishin p\u00ebrkund\u00ebr \u00e7mimeve t\u00eb fryra. T\u00eb shtojm\u00eb edhe di\u00e7ka tjet\u00ebr, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb frym\u00ebzimit dhe p\u00ebrq\u00ebndrimit. Rruga p\u00ebr n\u00eb tempullin natyror q\u00eb quhet Syri i Kalt\u00ebrt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e mbushur me turp dhe pluhur. Institucioneve p\u00ebrkat\u00ebse t\u00eb Qeveris\u00eb Shqiptare, duket qart\u00eb q\u00eb nuk i b\u00ebhet von\u00eb p\u00ebr ujin e kristalt\u00eb, p\u00ebr monumentet e natyr\u00ebs, bim\u00ebsin\u00eb e dendur e aq m\u00eb pak p\u00ebr gjelb\u00ebrimin e p\u00ebrhersh\u00ebm. Pra nga k\u00ebtu fare leht\u00ebsisht marr shkas q\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb ta shoh ashtu sikurse \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend q\u00eb vuan nga politikan\u00ebt e saj t\u00eb pap\u00ebrmir\u00ebsuesh\u00ebm, snob dhe barbar. Si t\u00eb gjitha vendet e tjera. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb e trazuar nga vet\u00ebvetja, nga demon\u00ebt dhe koh\u00ebrat e ngat\u00ebrruara n\u00eb p\u00ebll\u00ebmb\u00ebn e dor\u00ebs s\u00eb saj. Dhe jam thell\u00ebsisht i bindur se babai im nuk do t\u00eb pajtohej me mua. Kurr\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Shqip\u00ebria p\u00ebr babain tim t\u00eb ndjer\u00eb gjithmon\u00eb ka qen\u00eb tok\u00eb e bekuar. E shenjt\u00eb dhe di\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn e l\u00ebshonte shpirti. Kur t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00ebmoshatar\u00ebt e tij ishin kapluar nga revolucioni i at\u00ebhersh\u00ebm q\u00eb quhej Beatles, babai im sall ishte k\u00ebnaqur me frekuencat e\u00a0Radio Tiran\u00ebs. Recitonte\u00a0Hanko Hall\u00ebn\u00a0e Ali Asllanit me k\u00ebnaq\u00ebsi dhe dinte p\u00ebrmend\u00ebsh [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":511,"featured_media":9209,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[998,991,987],"ppma_author":[1403],"class_list":["post-5481","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-politike","tag-shoqeria","tag-shqiperia"],"authors":[{"term_id":1403,"user_id":511,"is_guest":0,"slug":"shpetim-selmani","display_name":"Shp\u00ebtim Selmani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/12\/shpetim-selmani.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selmani","first_name":"Shp\u00ebtim","description":"Shp\u00ebtim Selmani \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkrimtar dhe aktor kosovar. Ka studiuar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ai ka luajtur n\u00eb sken\u00eb brenda dhe jasht\u00eb vendit."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5481","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/511"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5481"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5481\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9210,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5481\/revisions\/9210"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9209"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5481"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5481"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5481"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5481"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}