{"id":5489,"date":"2019-06-28T14:34:12","date_gmt":"2019-06-28T12:34:12","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5489"},"modified":"2024-10-29T17:41:32","modified_gmt":"2024-10-29T15:41:32","slug":"pasthenie-per-shoqerite-e-kontrollit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pasthenie-per-shoqerite-e-kontrollit\/","title":{"rendered":"Pasth\u00ebnie p\u00ebr Shoq\u00ebrit\u00eb e Kontrollit"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Artikulli origjinal i botuar n\u00eb <\/span><a style=\"font-size: 16px;\" href=\"https:\/\/theanarchistlibrary.org\/library\/gilles-deleuze-postscript-on-the-societies-of-control\">L\u2019Autre journal, no.1 (maj, 1990)<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p><em>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ese t\u00eb shkruar n\u00eb maj 1990, Gilles Deleuze p\u00ebrpiqet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej analiz\u00ebs s\u00eb \u2018shoq\u00ebrive disiplinare\u2019 t\u00eb Foucault-s\u00eb, drejt zhvillimit t\u00eb konceptit t\u00eb \u2018shoq\u00ebrive t\u00eb kontrollit\u2019.\u00a0<\/em><\/p>\n<p><strong>Historiku<\/strong><\/p>\n<p>Foucault-ja lokalizoi shoq\u00ebrit\u00eb disiplinare n\u00eb shekujt 18 dhe 19; ato arrijn\u00eb kulmin n\u00eb fillim t\u00eb shekullit 20. Ato nisin organizimin e hap\u00ebsirave t\u00eb gjera t\u00eb rrethojave. Individi nuk pushon kurr\u00eb s\u00eb kaluari nga nj\u00eb ambient i rrethuar te tjetri, ku secili ka ligjet e veta: i pari, familja; pastaj shkolla (\u201cnuk je m\u00eb n\u00eb familjen t\u00ebnde\u201d); pastaj kazermat (\u201cnuk je m\u00eb n\u00eb shkoll\u00eb\u201d); pastaj fabrika: her\u00eb pas her\u00eb sipatali; mund\u00ebsisht burgu, shembulli i spikatur i ambientit t\u00eb rrethuar. Burgu \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb sh\u00ebrben si model analogjik: me t\u2019i par\u00eb disa pun\u00ebtor\u00eb, heroina e Europa \u201951 e Rossellini-t klithi, \u201cmendova se po shihja t\u00eb burgosur.\u201d<\/p>\n<p>Foucault-ja ka analizuar shk\u00eblqyesh\u00ebm projektin ideal t\u00eb k\u00ebtyre ambienteve t\u00eb rrethoj\u00ebs, t\u00eb dukshme ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebrbrenda fabrik\u00ebs: t\u00eb p\u00ebrqendrohesh; t\u00eb shp\u00ebrndash n\u00eb hap\u00ebsir\u00eb; t\u00eb porosit\u00ebsh n\u00eb koh\u00eb; t\u00eb p\u00ebrgatis\u00ebsh nj\u00eb forc\u00eb prodhuese p\u00ebrbrenda dimensionit t\u00eb koh\u00eb-hap\u00ebsir\u00ebs, efekti i s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i madh se shuma e forcave t\u00eb saj p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse. Megjithat\u00eb, ajo \u00e7far\u00eb Foucault-ja poashtu vuri re qe p\u00ebrkohshm\u00ebria e k\u00ebtij modeli: ajo erdhi pas shoq\u00ebrive t\u00eb sovranitetit, q\u00ebllimi dhe funksioni i s\u00eb cilave qe di\u00e7ka krejt tjet\u00ebr (ta tatoj\u00eb prodhimin n\u00eb vend se ta organizoj\u00eb, t\u00eb sundoj\u00eb vdekjen n\u00eb vend se t\u00eb administroj\u00eb jet\u00ebn); tranzicioni ngjau me koh\u00eb, dhe Napoleoni duket se ndikoi n\u00eb shnd\u00ebrrimin madhor nga nj\u00eb shoq\u00ebri te tjetra. Por, nga ana e tyre disiplinat p\u00ebsuan kriz\u00eb n\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb forcave t\u00eb reja q\u00eb u krijuan gradualisht dhe t\u00eb cilat mor\u00ebn hov pas Luft\u00ebs s\u00eb Dyt\u00eb Bot\u00ebrore: shoq\u00ebria disiplinare ishte ajo q\u00eb nuk ishim m\u00eb, ajo e cila kishim pushuar s\u00eb qeni.<\/p>\n<p>Jemi n\u00eb nj\u00eb kriz\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsuar n\u00eb raport me t\u00eb gjitha ambientet e rrethoj\u00ebs \u2013 burgu, spitali, fabrika, shkolla, familja. Familja \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ce brendshme\u201d, n\u00eb kriz\u00eb si t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb brendshmet tjera \u2013 akademike, profesionale, etj. Administratat p\u00ebrgjegj\u00ebse nuk ndalen kurr\u00eb s\u00eb shpalluri reforma kinse t\u00eb domosdoshme: t\u00eb reformosh shkollat, t\u00eb reformosh industrit\u00eb, spitalet, forcat e armatosura, burgjet. Por t\u00eb gjith\u00eb e din\u00eb se k\u00ebto instuticione kan\u00eb marr\u00eb fund, sado q\u00eb t\u2019u zgjatet periudhat e skadimit. \u00cbsht\u00eb sall \u00e7\u00ebshtje e t\u00eb administruarit t\u00eb riteve t\u00eb fundit dhe t\u00eb mbajturit njer\u00ebzit n\u00eb pun\u00eb deri n\u00eb instalimin e forcave t\u00eb reja q\u00eb trokasin n\u00eb der\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb kontrollit, t\u00eb cilat jan\u00eb n\u00eb proces t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb shoq\u00ebrive disiplinare. \u201cKontrolli\u201d \u00ebsht\u00eb emri t\u00eb cilin e propozon Burroughs-i si term p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrbind\u00ebsh t\u00eb ri, t\u00eb till\u00eb q\u00eb Foucault-ja e sheh si t\u00eb ardhmen ton\u00eb t\u00eb m\u00ebnj\u00ebhershme. Paul Virilio, gjithashtu, po analizon n\u00eb vazhdim\u00ebsi format ultra t\u00eb shpejta t\u00eb kontrollit t\u00eb gjithandejsh\u00ebm q\u00eb z\u00ebvend\u00ebsuan disiplinat e vjetra q\u00eb operojn\u00eb n\u00eb korniz\u00ebn kohore t\u00eb nj\u00eb sistemi t\u00eb mbyllur. Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb sjellim n\u00eb mend prodhimet e jasht\u00ebzakonshme farmaceutike, inxhinierin\u00eb molekulare, manipulimet gjenetike, edhepse k\u00ebto jan\u00eb programuar t\u2019i hyjn\u00eb procesit t\u00eb ri. Nuk \u00ebsht\u00eb nevoja t\u00eb pyesim cili \u00ebsht\u00eb regjimi m\u00eb i ashp\u00ebr a m\u00eb tolerant, meq\u00eb p\u00ebrbrenda secilit prej tyre p\u00ebrleshen me nj\u00ebra tjetr\u00ebn forcat \u00e7liruese e rob\u00ebruese. P\u00ebr shembull, n\u00eb kriz\u00ebn e spitalit si ambient rrethoje, klinikat e lagjes, azilet, dhe kujdesi ditor munden q\u00eb fillimisht t\u00eb shprehin liri t\u00eb re, por ato mund t\u00eb marrin pjes\u00eb poashtu n\u00eb mekanizma t\u00eb kontrollit q\u00eb nuk dallojn\u00eb prej burgimeve m\u00eb t\u00eb ashpra. Nuk ka nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u frik\u00ebsuar a p\u00ebr t\u00eb shpresuar, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar arm\u00eb t\u00eb reja.<\/p>\n<p><strong>Logjika<\/strong><\/p>\n<p>Internimet e ndryshme ose hap\u00ebsirat e rrethojave n\u00ebp\u00ebr t\u00eb cilat kalon individi jan\u00eb variabla t\u00eb pavarura: \u00e7do her\u00eb duhet t\u00eb fillosh nga zeroja, edhe po ekzistoi nj\u00eb gjuh\u00eb e p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto vende, ajo \u00ebsht\u00eb analogjike. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, mekanizmat e kontrollit jan\u00eb variacione t\u00eb pandashme q\u00eb formojn\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb gjeometris\u00eb s\u00eb variables, gjuha e s\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb numerike (q\u00eb s\u2019do t\u00eb thot\u00eb medoemos binare). Rrethojat jan\u00eb kall\u00ebpe, forma t\u00eb dallueshme, por kontrollet jan\u00eb modulacione, si modele vet\u00ebdeformuese q\u00eb do t\u00eb ndryshojn\u00eb vazhdimisht prej nj\u00eb momenti n\u00eb tjetrin, apo si nj\u00eb sit\u00eb rrjeta e s\u00eb cil\u00ebs do t\u00eb transmutohet nga pika n\u00eb pik\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00eb rastin e pagave: fabrika ishte nj\u00eb trup q\u00eb mbante forcat e saj t\u00eb brendshme n\u00eb nivel baraspeshe, m\u00eb t\u00eb lart\u00ebn e mundshme sa i p\u00ebrket prodhimit, m\u00eb t\u00eb ult\u00ebn e mundshme sa i p\u00ebrket rrogave; p\u00ebr n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri t\u00eb kontrollit, korporata e ka z\u00ebvend\u00ebsuar fabrik\u00ebn, dhe korporata \u00ebsht\u00eb frym\u00eb, gaz. Sigurisht se fabrika ishte e njohur me sistemin e bonuseve, por korporata vepron m\u00eb thell\u00eb p\u00ebr t\u00eb imponuar modulacion p\u00ebr secil\u00ebn pag\u00eb, n\u00eb gjendje t\u00eb metastabilitetit t\u00eb vazhduesh\u00ebm q\u00eb operojn\u00eb p\u00ebrmes sfidave, garave dhe mbledhjeve grupore mjaft komike. N\u00ebse spetaklet televizive me idiotike jan\u00eb aq t\u00eb suksesshme, kjo ndodh ngaq\u00eb ato shprehin situat\u00ebn e korporat\u00ebs me precizitet t\u00eb lart\u00eb. Fabrika themelonte individ\u00ebt n\u00eb nj\u00eb trup t\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr avantazhin e dyfisht\u00eb t\u00eb shefit q\u00eb mbik\u00ebqyrte secilin element p\u00ebrbrenda masave dhe sindikatave q\u00eb mobilizonin rezistenc\u00ebn e masave; por korporata paraqet pand\u00ebrprer\u00eb rivalitetin m\u00eb t\u00eb pafytyr\u00eb si form\u00eb t\u00eb sh\u00ebndetshme t\u00eb gar\u00ebs, forc\u00eb t\u00eb shk\u00eblqyer motivuese q\u00eb i v\u00eb individ\u00ebt kundrejt nj\u00ebri tjetrit dhe shkel mbi secilin, duke e ndar\u00eb secilin m\u00eb dysh. Parimi i modulimit i \u201cpag\u00ebs sipas merit\u00ebs\u201d nuk ka d\u00ebshtuar t\u00eb josh\u00eb as vet\u00eb arsmin komb\u00ebtar. \u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, sikur se korporata e z\u00ebvend\u00ebson fabrik\u00ebn, trajnimi i pand\u00ebrprer\u00eb z\u00ebvend\u00ebson shkoll\u00ebn, dhe kontrolli i vazhduesh\u00ebm z\u00ebvend\u00ebson provimin, q\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00ebnyra m\u00eb e sigurt e dor\u00ebzimit t\u00eb shkoll\u00ebs te korporata.<\/p>\n<p>N\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb disiplinare \u00e7doher\u00eb mund t\u00eb filloj\u00eb nga e para (prej shkoll\u00ebs n\u00eb kazerm\u00eb, prej kazermes n\u00eb fabrik\u00eb), nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e kontrollit nuk mbaron pun\u00eb me asgj\u00eb \u2013 korporata, sistemi arsimor, forcat e armatosura si gjendje metastabile q\u00eb bashk\u00ebjetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb dhe t\u00eb nj\u00ebjtin modulim, si nj\u00eb sistem universal i deformimit.\u00a0<em>Te Procesi<\/em>, Kafka, i cili e kishte vendosur veten tashm\u00eb si strumbullar mes dy tipeve t\u00eb formimit shoq\u00ebror, p\u00ebrshkroi format m\u00eb t\u00eb frikshme juridike. Shfaj\u00ebsimi n\u00eb dukje i shoq\u00ebrive disiplinare (mes dy burgosjeve); dhe shtyrjet e pakufi t\u00eb shoq\u00ebrive t\u00eb kontrollit (n\u00eb variacion t\u00eb vazhduesh\u00ebm) jan\u00eb dy modele t\u00eb ndryshme t\u00eb jet\u00ebs juridike, dhe n\u00ebse ligji yn\u00eb ngurron, duke qen\u00eb vet\u00eb n\u00eb kriz\u00eb, kjo ngjan sepse po e l\u00ebm\u00eb nj\u00ebr\u00ebn n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hym\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn. Shoq\u00ebrit\u00eb disiplinare kan\u00eb dy pole: n\u00ebnshkrimi q\u00eb shpreh individin, dhe nj\u00eb num\u00ebr apo num\u00ebrim administrativ q\u00eb tregon pozicionin e tij apo t\u00eb saj p\u00ebrbrenda turm\u00ebs. Kjo ngjan p\u00ebr shkak se disiplinat kurr\u00eb nuk pan\u00eb ndonj\u00eb pap\u00ebrputhshm\u00ebri mes k\u00ebtyre t\u00eb dyjave, dhe ngase n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb pushteti individualizon dhe e b\u00ebn turm\u00ebn bashk\u00eb, d.m.th., p\u00ebrb\u00ebn at\u00eb mbi t\u00eb cil\u00ebt ushtron pushtetin n\u00eb nj\u00eb trup dhe mbrun individualitetin e secilit an\u00ebtar t\u00eb atij trupi. (Foucault-ja pa zanafill\u00ebn e k\u00ebsaj force t\u00eb dyfisht\u00eb n\u00eb pushtetin pastoral t\u00eb priftit \u2013 tufa dhe secila prej kafsh\u00ebve t\u00eb saj p\u00ebrb\u00ebr\u00ebse \u2013 por pushteti civil l\u00ebviz me radh\u00eb dhe me mjete t\u00eb tjera q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb veten \u201cprift.\u201d)<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e kontrollit nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb as n\u00ebnshkrimi as numri, por kodi: kodi \u00ebsht\u00eb pasuordi, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr shoq\u00ebrit\u00eb disiplinare rregullohen nga parullat (po aq nga pik\u00ebpamja e integrimit sa edhe ajo e rezistenc\u00ebs). Gjuha numerike e kontrollit p\u00ebrb\u00ebhet nga kodet q\u00eb japin ose refuzojn\u00eb qasjen n\u00eb informacion. Nuk kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb m\u00eb me \u00e7iftin turm\u00eb\/individ. Individ\u00ebt jan\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cdivid\u00eb,\u201d nd\u00ebrsa turmat, t\u00eb dh\u00ebna, tregje, ose \u201cbanka.\u201d Mbase \u00ebsht\u00eb paraja ajo q\u00eb shpreh m\u00eb s\u00eb miri dallimin mes dy shoq\u00ebrive, meq\u00eb disiplinat u referoheshin gjithmon\u00eb prerjes s\u00eb parave q\u00eb mb\u00ebrthen arin si standard numerik, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb kontrolli ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me tarifat qarkulluese t\u00eb k\u00ebmbimit, t\u00eb moduluara sipas kursit t\u00eb vendosur nga nj\u00eb grup valutash standarde. Urithi i vjet\u00ebr monetar \u00ebsht\u00eb kafsha e hap\u00ebsirave t\u00eb rrethoj\u00ebs, por gjarpri \u00ebsht\u00eb ai i shoq\u00ebrive t\u00eb kontrollit. Kemi kaluar nga nj\u00eb kafsh\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn, nga urithi te gjarpri, n\u00eb sistemin n\u00eb t\u00eb cilin jetojm\u00eb, por edhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e jetes\u00ebs dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me t\u00eb tjer\u00ebt. Njeriu disiplinar ishte prodhues i pavazhduesh\u00ebm i energjis\u00eb, por njeriu i kontrollit \u00ebsht\u00eb val\u00ebzor, n\u00eb orbit\u00eb, n\u00eb rrjet t\u00eb vazhduesh\u00ebm. \u00c7doku surfimi ka z\u00ebvend\u00ebsuar sportet m\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n<p>Tipet e makinave p\u00ebrshtaten leht\u00eb me secilin tip t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb \u2013 jo se makinat jan\u00eb faktor\u00eb vendimtar\u00eb, por se shprehin ato forma shoq\u00ebrore q\u00eb jan\u00eb t\u00eb zonja t\u2019i gjenerojn\u00eb dhe t\u2019i p\u00ebrdorin ato. Shoq\u00ebrit\u00eb e vjetra t\u00eb sovranitetit p\u00ebrdor\u00ebn makina t\u00eb thjeshta \u2013 leva, makara, or\u00eb; por shoq\u00ebrit\u00eb disiplinare t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb fundit u pajis\u00ebn me makina me energji, me rrezikun pasiv t\u00eb entropis\u00eb dhe rrezikun aktiv t\u00eb sabotimit; shoq\u00ebrit\u00eb e kontrollit operojn\u00eb me makina t\u00eb tipit t\u00eb tret\u00eb, kompjuter\u00eb, rreziku pasiv i t\u00eb cil\u00ebve \u00ebsht\u00eb bllokimi, nd\u00ebrsa ai aktiv pirateria dhe viruset. Ky evolucion teknologjik duhet t\u00eb jet\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, mutacion i kapitalizmit, nj\u00eb mutacion tashm\u00eb i njohur q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrmblidhej k\u00ebshtu: kapitalizmi i shekullit t\u00eb n\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb \u00ebsht\u00eb kapitaliz\u00ebm i p\u00ebrq\u00ebndrimit, p\u00ebr prodhimin dhe p\u00ebr pron\u00ebn. Prandaj edhe ngre fabrika si hap\u00ebsira t\u00eb rrethoj\u00ebs, ku kapitalisti \u00ebsht\u00eb pornari i mjeteve t\u00eb prodhimit por gjithashtu, gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, pronar i hap\u00ebsirave tjera t\u00eb konceptuara p\u00ebrmes analogjis\u00eb (sht\u00ebpia e pun\u00ebtorit, shkolla).<\/p>\n<p>Sa p\u00ebr tregjet, ndonj\u00ebher\u00eb ato jan\u00eb t\u00eb pushtuara nga specializimi, ndonj\u00ebher\u00eb nga kolonizimi, ndonj\u00ebher\u00eb nga ulja e kostove t\u00eb prodhimit. Megjithat\u00eb, n\u00eb situat\u00ebn q\u00eb jemi kapitalizmi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb prodhim, t\u00eb cilin shpesh e degdis n\u00eb Bot\u00ebn e Tret\u00eb, madje edhe p\u00ebr format e nd\u00ebrlikuara t\u00eb tekstilit, metalurgjis\u00eb dhe prodhimit t\u00eb naft\u00ebs. Nuk blen m\u00eb l\u00ebnd\u00eb t\u00eb par\u00eb dhe nuk shet produkte t\u00eb p\u00ebrfunduara: i blen produktet e p\u00ebfunduara ose pjes\u00ebt e montuara. Ajo \u00e7far\u00eb do q\u00eb t\u00eb shes\u00eb jan\u00eb sh\u00ebrbimet dhe do q\u00eb t\u00eb blej\u00eb aksione. Ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb kapitaliz\u00ebm p\u00ebr prodhim por p\u00ebr produkt, d.m.th., p\u00ebr t\u2019u shitur ose tregtuar. Prandaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb thelb shp\u00ebrndar\u00ebs, dhe fabrika i ka hapur rrug\u00ebn korporat\u00ebs. Familja, shkolla, ushtria, fabrika nuk jan\u00eb m\u00eb hap\u00ebsira t\u00eb dallueshme analogjike q\u00eb p\u00ebrqendrohen tek nj\u00eb pronar \u2013 pushteti shtet\u00ebror ose privat \u2013 por figura t\u00eb koduara \u2013 t\u00eb deformueshme e t\u00eb transformueshme \u2013 t\u00eb nj\u00eb korporate t\u00eb vetme q\u00eb tash ka vet\u00ebm aksionar\u00eb.<\/p>\n<p>Edhe arti madje ka l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn e rrethoj\u00ebs n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb qarqet e hapura t\u00eb bank\u00ebs. Pushtimet e tregut b\u00ebhen duke kapur kontrollin dhe jo m\u00eb p\u00ebrmes trajnimit disiplinar, duke manipuluar kursin e k\u00ebmbimit m\u00eb shum\u00eb se uljen e kostos, duke transformuar produktin m\u00eb shum\u00eb se duke specializuar prodhimin. Prandaj korrupsioni fiton pushtet t\u00eb ri. Marketingu \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb qendra e \u201cshpirtit\u201d t\u00eb korporat\u00ebs. Na m\u00ebsojn\u00eb se korporatat kan\u00eb shpirt, q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe lajmi m\u00eb i tmerrsh\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Operimi i tregjeve tash \u00ebsht\u00eb instrument i kontrollit shoq\u00ebror dhe formon sojin e pacip\u00eb t\u00eb padron\u00ebve tan\u00eb. Kontrolli \u00ebsht\u00eb afatshkurt\u00ebr dhe me ritme t\u00eb shpejta t\u00eb qarkullimit, por gjithashtu i vazhdush\u00ebm dhe pa limit, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb disiplina ishte afatgjate, e pakufi dhe e pavazhdueshme. Njeriu nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i rrethuar, por n\u00eb borxh. \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb kapitalizmi ka mbajtur varf\u00ebrin\u00eb e skajshme t\u00eb tre\u00e7erekut t\u00eb njer\u00ebzimit si konstante, shum\u00eb t\u00eb varf\u00ebr p\u00ebr t\u00eb pasur borxhe, shum\u00eb t\u00eb num\u00ebrt p\u00ebr t\u2019u burgosur: kontrollit do t\u2019i duhet t\u00eb merret jo vet\u00ebm me erozionin e kufijve por me eksplodimet p\u00ebrbrenda qyteteve t\u00eb varfra e getove.<\/p>\n<p><strong>Programi<\/strong><\/p>\n<p>Konceptimi i mekanizmit t\u00eb kontrollit, q\u00eb i cakton vendin \u00e7do elementi p\u00ebrbrenda nj\u00eb ambienti t\u00eb hapur n\u00eb \u00e7do moment t\u00eb dh\u00ebn\u00eb (kafsha n\u00eb rezervat ose njeriu n\u00eb korporat\u00eb, si me nj\u00eb rrip elektronik), nuk \u00ebsht\u00eb domosdo fantashkenc\u00eb. Felix Guattari ka parafytyruar nj\u00eb qytet ku dikush do t\u00eb qe n\u00eb gjendje t\u00eb dal\u00eb nga banesa, nga rruga, nga lagjja, fal\u00eb kart\u00ebs elektronike q\u00eb kalon \u00e7far\u00ebdo pengese; por karta mund t\u00eb refuzohet leht\u00eb n\u00eb dit\u00eb apo n\u00eb or\u00eb t\u00eb caktuara; ajo q\u00eb vlen nuk \u00ebsht\u00eb pengesa por kompjuteri q\u00eb gjurmon pozicionin e secilit person \u2013 t\u00eb ligjsh\u00ebm a t\u00eb paligjsh\u00ebm \u2013 dhe shkakton modulim universal.<\/p>\n<p>Studimi socioteknologjik i mekanizmave t\u00eb kontrollit, t\u00eb kuptuar n\u00eb ngjizjen e tyre, do t\u00eb duhej t\u00eb qe kategorik dhe t\u00eb p\u00ebrshkuaj\u00eb at\u00eb \u00e7far\u00eb tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb proces t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsimit t\u00eb hap\u00ebsirave disiplinare t\u00eb rrethoj\u00ebs, kriza e s\u00eb cilave po shpallet kudo. Mund t\u00eb ngjaj\u00eb q\u00eb metodat m\u00eb t\u00eb vjetra, t\u00eb huazuara prej shoq\u00ebrive t\u00eb kaluara t\u00eb sovranitetit, do t\u00eb dalin n\u00eb plan t\u00eb par\u00eb, por megjithat\u00eb jo pa modifikimet e nevojshme. Me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb q\u00eb jemi n\u00eb fillim t\u00eb di\u00e7kahes. N\u00eb sistemin e burgut: p\u00ebrpjekja p\u00ebr t\u00eb gjetur nd\u00ebshkime t\u00eb \u201cz\u00ebvend\u00ebsimit\u201d, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr krime t\u00eb vogla, dhe p\u00ebrdorimi i rripave elektronik\u00eb q\u00eb detyrojn\u00eb t\u00eb burgosurin t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb sht\u00ebpi gjat\u00eb or\u00ebve t\u00eb caktuara. P\u00ebr sistemin e shkoll\u00ebs: forma t\u00eb vazhdueshme t\u00eb kontrollit, dhe efekti i trajnimit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb n\u00eb shkolla, braktisja e t\u00ebr\u00eb hulumtimit universitar, futja n\u00eb p\u00ebrdorim e \u201ckorporat\u00ebs\u201d n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e shkollimit. P\u00ebr sistemin spitalor: mjek\u00ebsia e re \u201cpa doktor ose pacient\u201d q\u00eb ve\u00e7on t\u00eb s\u00ebmur\u00ebt potencial\u00eb dhe subjektet n\u00eb rrezik, q\u00eb n\u00eb asnj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb nuk v\u00ebrteton individuimin \u2013 si\u00e7 thon\u00eb \u2013 por z\u00ebvend\u00ebson individin ose trupin numerik me kodin e materialit \u201cdividual\u201d q\u00eb do t\u00eb kontrollohet. N\u00eb sistemin e korporat\u00ebs: m\u00ebnyra t\u00eb reja t\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb paras\u00eb, profitit, dhe njer\u00ebzit q\u00eb nuk kalojn\u00eb m\u00eb n\u00ebp\u00ebr form\u00ebn e vjet\u00ebr t\u00eb fabrik\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebta jan\u00eb disa shembuj, por t\u00eb till\u00eb q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb kuptuarit m\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb n\u00ebnkuptohet me kriz\u00eb t\u00eb institucioneve, d.m.th., instalimi progresiv dhe shp\u00ebrndar\u00ebs i nj\u00eb sistemi t\u00eb ri t\u00eb dominimit. Nj\u00eb prej pyetjeve m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me paaft\u00ebsin\u00eb e sindikatave: t\u00eb lidhur t\u00ebr\u00ebsisht me historin\u00eb e tyre t\u00eb betej\u00ebs kund\u00ebr disiplinave ose p\u00ebrbrenda hap\u00ebsirave t\u00eb rrethoj\u00ebs, a do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb adaptohen apo do t\u2019i hapin rrug\u00eb formave t\u00eb reja t\u00eb rezistenc\u00ebs kundrejt shoq\u00ebrive t\u00eb kontrollit? A mund t\u2019i kuptojm\u00eb skicat e p\u00ebraf\u00ebrta t\u00eb k\u00ebtyre formave n\u00eb ardhje, n\u00eb gjendje t\u00eb prishin lumturin\u00eb e marketingut? \u00c7udit\u00ebrisht, shum\u00eb t\u00eb rinj mburren se jan\u00eb \u201ct\u00eb motivuar\u201d; vazhdojn\u00eb t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb pun\u00eb praktike e trajnim t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb. U takon atyre t\u00eb zbulojn\u00eb se kujt po u sh\u00ebrbejn\u00eb, si\u00e7 zbuluan pleqt\u00eb e tyre, jo pa v\u00ebshtir\u00ebsi, telosin e disiplinave. P\u00ebrdredhjet e gjarprit jan\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara se strofullat e nj\u00eb pirgu dheu.<\/p>\n<p>&#8212;-<\/p>\n<p>P\u00ebrktheu:\u00a0<strong>Bardhi Bakija<\/strong><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Artikulli origjinal i botuar n\u00eb L\u2019Autre journal, no.1 (maj, 1990) N\u00eb k\u00ebt\u00eb ese t\u00eb shkruar n\u00eb maj 1990, Gilles Deleuze p\u00ebrpiqet t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebrtej analiz\u00ebs s\u00eb \u2018shoq\u00ebrive disiplinare\u2019 t\u00eb Foucault-s\u00eb, drejt zhvillimit t\u00eb konceptit t\u00eb \u2018shoq\u00ebrive t\u00eb kontrollit\u2019.\u00a0 Historiku Foucault-ja lokalizoi shoq\u00ebrit\u00eb disiplinare n\u00eb shekujt 18 dhe 19; ato arrijn\u00eb kulmin n\u00eb fillim t\u00eb shekullit [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":202,"featured_media":9276,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[954,1572,1570,1571,991],"ppma_author":[228],"class_list":["post-5489","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-filozofi","tag-foucault","tag-gilles-deleuze","tag-lautre-journal","tag-shoqeria"],"authors":[{"term_id":228,"user_id":202,"is_guest":0,"slug":"gilles-deleuze","display_name":"Gilles Deleuze","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-12-3.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-12-3.jpg"},"user_url":"","last_name":"Deleuze","first_name":"Gilles","description":"(Paris, 1925 - 1995) Filozof francez i vepr\u00ebs me ndikim n\u00eb art dhe let\u00ebrsi t\u00eb gjysm\u00ebshekullit t\u00eb fundit, her\u00eb i klasifikuar brenda postmodernizmit dhe her\u00eb t\u00eb tjera n\u00eb strukturaliz\u00ebm. Ai ishte profesor i filozofis\u00eb n\u00eb Universitetin e Parisit. Si teoricien ai luajti nj\u00eb rol p\u00ebrcaktues n\u00eb njohurit\u00eb bashk\u00ebkohore, duke nd\u00ebrthurur filozofin\u00eb, artin, let\u00ebrsin\u00eb, shkenc\u00ebn dhe diskurset e tjera n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin nivel analize. Ai shqyrtoi vepr\u00ebn e shkrimtar\u00ebve si Franz Kafka , Marcel Proust , Leopold von Sacher-Masoch, Samuel Beckett dhe t\u00eb tjer\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5489","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/202"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5489"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5489\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9275,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5489\/revisions\/9275"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9276"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5489"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5489"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5489"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5489"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}