{"id":5504,"date":"2020-08-24T14:27:31","date_gmt":"2020-08-24T12:27:31","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5504"},"modified":"2024-10-23T11:24:23","modified_gmt":"2024-10-23T09:24:23","slug":"shoqerite-e-ndara-dhe-konfliktet-e-ngrira-nje-perspektive-qe-kosova-duhet-te-shmange-me-cdo-kusht","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/shoqerite-e-ndara-dhe-konfliktet-e-ngrira-nje-perspektive-qe-kosova-duhet-te-shmange-me-cdo-kusht\/","title":{"rendered":"Shoq\u00ebrit\u00eb e ndara dhe konfliktet e ngrira: nj\u00eb perspektiv\u00eb q\u00eb Kosova duhet t\u00eb shmang\u00eb me \u00e7do kusht"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Konfliktet e ngrira kan\u00eb ndikim shkat\u00ebrrues dhe jan\u00eb nj\u00eb realitet n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Evrop\u00ebn. Si koncept, konflikti i ngrir\u00eb u prezantua n\u00eb fjalorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb vitet e \u201990-ta dhe i referohet situatave midis paqes dhe luft\u00ebs. Do t\u00eb thot\u00eb megjith\u00ebse luftimi aktiv dhe ka p\u00ebrfunduar, konflikti nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur plot\u00ebsisht. N\u00eb hulumtime, konflikti i ngrir\u00eb shpesh \u00ebsht\u00eb i lidhur me konflikte t\u00eb zgjatura etnopolitike, si p\u00ebr shembull rasti i Nagorno-Karabakh midis Armenis\u00eb dhe Azerbajxhanit. Shoq\u00ebrit\u00eb me konflikte t\u00eb ngrira jetojn\u00eb n\u00eb frik\u00eb t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb potencialit p\u00ebr ri-p\u00ebrshkall\u00ebzimin e konfliktit. Shpesh nuk duhet shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb situat\u00eb konfliktuale, q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrhapet.<\/p>\n<p>Nj\u00eb studim rasti interesant i konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb etnopolitik p\u00ebrfshin Transnistrin\u00eb n\u00eb Moldavi. Rreth 29 vjet m\u00eb par\u00eb, n\u00eb fillim t\u00eb viteve \u201990-ta, pas shpalljes s\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb nga Moldavia dhe luft\u00ebs civile q\u00eb pasoi, nj\u00eb rrip toke p\u00ebrtej lumit Dniester u nda nga pjesa tjet\u00ebr e vendit. Prej tre dekadash tani n\u00eb Transnistria rreth gjysm\u00eb milioni njer\u00ebz jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ndrysh\u00ebm nga pjesa tjet\u00ebr e vendit q\u00eb zyrtarisht i p\u00ebrket, nga pik\u00ebpamja nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Autoritetet transnistriane k\u00ebrkojn\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive bashkimin me Rusin\u00eb dhe si territor konsiderohet nj\u00eb muze i gjall\u00eb i koh\u00ebs s\u00eb Bashkimit Sovjetik.<\/p>\n<p>Aspekti interesant i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Transnistris\u00eb \u00ebsht\u00eb se p\u00ebrpjekjet p\u00ebr ta ri-integruar at\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Moldavis\u00eb duhet t\u00eb marrin parasysh gjithashtu faktin se tre dekada t\u00eb nj\u00eb ndarje de fakto dhe nj\u00eb jet\u00eb n\u00eb nj\u00eb realitet tjet\u00ebr kan\u00eb rezultuar me nj\u00eb me nj\u00eb dallim, q\u00eb \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb shkrihet me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit, q\u00eb ka shkuar n\u00eb nj\u00eb drejtim tjet\u00ebr. Moldavia q\u00eb k\u00ebrkon integrim Evropian dhe Trasninistria q\u00eb k\u00ebrkon bashkim me Rusin\u00eb. Brezat e rinj q\u00eb kurr\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb Transnistria q\u00eb ishte pjes\u00eb e Moldavis\u00eb po marrin form\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, ka m\u00ebsime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb duhet nxjerr\u00eb nga Kosova n\u00eb trajtimin e rajonit t\u00eb vet q\u00eb ka jetuar kryesisht n\u00eb nj\u00eb realitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb nga pjesa tjet\u00ebr e vendit p\u00ebr afro dy dekada, me gjith\u00eb arritjet modeste n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Dialogut t\u00eb Brukselit.<\/p>\n<p>Zgjatja e zgjidhjes s\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb veriut do t\u00eb \u00e7oj\u00eb vet\u00ebm n\u00eb \u00e7imentimin e m\u00ebtejsh\u00ebm t\u00eb\u00a0<em>Quo Prevails<\/em>-s dhe t\u00eb konfliktit t\u00eb ngrir\u00eb. Shumica e zgjidhjeve drejt veriut t\u00eb Kosov\u00ebs jan\u00eb demonizuar aq shum\u00eb sa shpesh na mbetet t\u00eb presim q\u00eb mungesa e zgjidhjes t\u00eb jet\u00eb zgjidhje. Por fakti \u00ebsht\u00eb se nuk \u00ebsht\u00eb ashtu. Fakt \u00ebsht\u00eb po ashtu se asnj\u00eb marr\u00ebveshje ekzistuese dhe kompromiset q\u00eb Kosova tashm\u00eb ka pranuar nga proceset nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb zgjidhur \u00e7\u00ebshtjen e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. N\u00ebse ajo pjes\u00eb do t\u00eb integrohet me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb vendit, duhen nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb guximshme dhe vendimtare n\u00eb frym\u00ebn e ndarjes s\u00eb pushtetit, marrjen n\u00eb konsiderat\u00eb t\u00eb qytetar\u00ebve aktual\u00eb t\u00eb asaj pjese t\u00eb vendit dhe realitetin n\u00eb t\u00eb cilin ata kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb detyruar t\u00eb jetojn\u00eb nga politika e Beogradit.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb nj\u00eb Kosov\u00eb ku procesi i shtetnd\u00ebrtimit\/konsolidimit po dominohet gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb nga lider\u00eb populist\u00eb, duket se ata do t\u00eb ken\u00eb m\u00eb shum\u00eb sukses t\u00eb shtyjn\u00eb m\u00eb tej veriun dhe ta mbajn\u00eb t\u00eb zgjidhur\u00a0<em>Quo Prevails<\/em>-n p\u00ebr Kosov\u00ebn, sesa t\u00eb flasim hapur dhe t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn me qytetar\u00ebt p\u00ebr opsionet e dhimbshme dhe t\u00eb kufizuara n\u00eb dispozicion p\u00ebr nj\u00eb zgjidhje. Gjendja e fragmentuar gjeopolitike q\u00eb \u00ebsht\u00eb konsoliduar n\u00eb veriun e Kosov\u00ebs, ka krijuar q\u00ebndrime t\u00eb ndryshme ndaj asaj q\u00eb mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb zgjidhje e q\u00ebndrueshme.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa ekzistojn\u00eb dallime t\u00eb qarta, midis bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe gjithashtu brenda Kosov\u00ebs n\u00eb lidhje me t\u00eb ardhmen e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs, kemi edhe ngjashm\u00ebri t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Shumica n\u00eb Kosov\u00eb duket se pajtohen q\u00eb ne nuk jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur dhe se mbajtja e\u00a0<em>Quo Prevails<\/em>-s vet\u00ebm do ta p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb vend. Ka zhg\u00ebnjime t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta midis qytetar\u00ebve t\u00eb veriut dhe pjes\u00ebs tjet\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs. Alternativ\u00eb ndaj munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs do t\u00eb ishte vazhdimi i nj\u00eb shoq\u00ebrie t\u00eb ndar\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb pa perspektiv\u00eb evropiane. N\u00eb Irland\u00ebn e Veriut, t\u00eb ashtuquajturat mure t\u00eb paqes ose vijat e paqes vazhdojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb\u00a0<em>Quo Prevails<\/em>-n dhe t\u00eb mbajn\u00eb ndarjen. Qasja p\u00ebr zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes n\u00eb veri duhet t\u00eb mendohet larg qasjes binare gjeopolitike q\u00eb mbizot\u00ebron n\u00eb t\u00eb menduarit aktual. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, elita politike shqiptare duhet t\u00eb filloj\u00eb ta shoh\u00eb veriun jo vet\u00ebm p\u00ebrmes elitave politike lokale atje.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, e kuptojn\u00eb se bashkimi me Serbin\u00eb n\u00eb praktik\u00eb do t\u00eb thot\u00eb zbritjen e statusit dhe r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre. Ata gjithashtu duhet t\u00eb pranojn\u00eb q\u00eb integrimi i plot\u00eb me pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb Kosov\u00ebs nuk mund t\u00eb vij\u00eb n\u00eb d\u00ebm t\u00eb shumic\u00ebs shqiptare dhe funksionalitetit t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb \u00ebsht\u00eb se dhjet\u00eb vjet angazhim p\u00ebr zgjidhjen e konfliktit nga ana e Bashkimit Evropian (BE), kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb qasje t\u00eb menaxhimit t\u00eb konfliktit. Nd\u00ebrsa progres i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb kuadrin e Dialogut t\u00eb Brukselit nuk mund t\u00eb mohohet, ky p\u00ebrparim ka qen\u00eb shum\u00eb i ngadalt\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb kryesisht nj\u00eb imitim, pasi t\u00eb gjith\u00eb e kuptojn\u00eb q\u00eb \u00e7do gj\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb arritur n\u00eb veri mund t\u00eb zhb\u00ebhet me nj\u00eb telefonat\u00eb nga Beogradi brenda pak or\u00ebsh. Ne nuk mund t\u00eb lejojm\u00eb q\u00eb pasiguria t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe kriteri themelor\u00eb p\u00ebr zgjidhje duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00eb t\u00eb kemi nj\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme jo vet\u00ebm p\u00ebr veriun, por edhe n\u00eb raportin Kosov\u00eb-Serbi. \u00cbsht\u00eb e qart\u00eb se kjo tani synohet t\u00eb gjendet n\u00eb ri-paketimin e propozimit p\u00ebr asociacionin e komunave me shumic\u00ebn serbe dhe nj\u00eb lloj statusi t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr veriun.<\/p>\n<p>Shumica shqiptare n\u00eb Kosov\u00eb nuk duhet t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb, n\u00eb fakt duhet t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb zgjerimin e kompetencave n\u00eb fush\u00ebn kulturore dhe arsimore p\u00ebr komunitetin serb n\u00eb Kosov\u00eb. Sidoqoft\u00eb, \u00e7do marr\u00ebveshje tjet\u00ebr q\u00eb tejkalon k\u00ebt\u00eb koncept t\u00eb ndarjes s\u00eb pushtetit do t\u00eb antagonizoj\u00eb dhe p\u00ebrkeq\u00ebsoj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebretnike n\u00eb Kosov\u00eb dhe nuk mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb zgjidhje t\u00eb q\u00ebndrueshme. Sfidat n\u00eb horizont p\u00ebr procesin e shtetnd\u00ebrtimit\/konsolidimit t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe problemet e p\u00ebrbashk\u00ebta t\u00eb qytetar\u00ebve nuk duhet se do t\u00eb mund ti bashkojn\u00eb \u2018armiqt\u00eb\u2019 e elit\u00ebs politike n\u00eb Kosov\u00eb dhe ky n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb nj\u00eb element serioz p\u00ebr t\u00eb faktuar se si po paketohet zgjidhja p\u00ebr veriun e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Konfliktet e ngrira kan\u00eb ndikim shkat\u00ebrrues dhe jan\u00eb nj\u00eb realitet n\u00eb pjes\u00eb t\u00eb ndryshme t\u00eb bot\u00ebs, p\u00ebrfshir\u00eb Evrop\u00ebn. Si koncept, konflikti i ngrir\u00eb u prezantua n\u00eb fjalorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb vitet e \u201990-ta dhe i referohet situatave midis paqes dhe luft\u00ebs. Do t\u00eb thot\u00eb megjith\u00ebse luftimi aktiv dhe ka p\u00ebrfunduar, konflikti nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhur plot\u00ebsisht. N\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":164,"featured_media":8807,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[664],"ppma_author":[193],"class_list":["post-5504","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":193,"user_id":164,"is_guest":0,"slug":"ramadan-ilazi","display_name":"Ramadan Ilazi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-2-9.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-2-9.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ilazi","first_name":"Ramadan","description":"Kandidat p\u00ebr PhD p\u00ebr Politik\u00eb dhe Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Qytetit t\u00eb Dablinit (DCU) dhe studiues i lart\u00eb n\u00eb Qendr\u00ebn Kosovare P\u00ebr Studime t\u00eb Siguris\u00eb (KCSS)"}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5504","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/164"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5504"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5504\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8922,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5504\/revisions\/8922"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8807"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5504"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5504"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5504"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5504"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}