{"id":5555,"date":"2019-04-03T15:10:20","date_gmt":"2019-04-03T13:10:20","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5555"},"modified":"2024-11-05T15:10:59","modified_gmt":"2024-11-05T13:10:59","slug":"varri-tregim-i-shkurter-nga-novela-marlboroja-e-sarajeves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/varri-tregim-i-shkurter-nga-novela-marlboroja-e-sarajeves\/","title":{"rendered":"Varri &#8211; tregim i shkurt\u00ebr nga novela Marlboroja e Sarajev\u00ebs"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">A e din pse njer\u00ebzit kurr\u00eb nuk varrosen n\u00eb lugina? T\u00eb gjitha varrezat e v\u00ebrteta jan\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb kod\u00ebr mbi qytet, se kur t\u00eb ngjitesh aty lart p\u00ebr t\u00eb pushuar syt\u00eb apo n\u00eb sh\u00ebtitje prej mezarit n\u00eb mezar, e shfleton albumin e fotografive t\u00eb n\u00ebndheshme, duke ecur n\u00ebp\u00ebr barin e gjat\u00eb dhe takon dikend t\u00eb panjohur nd\u00ebrsa ai interesohet p\u00ebr tregimin jet\u00ebsor t\u00eb rahmetls\u00eb s\u00eb panjohur &#8211; q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb thuash dhe me gisht t\u00eb tregosh rrug\u00ebn e tij n\u00ebp\u00ebr mahalla dhe \u00e7arshi, prej shitoreve n\u00eb pijetore, e drejt deri te varreza. Ngjitesh k\u00ebshtu n\u00eb Alifakovc\u00eb, takon t\u00eb themi, le t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb italian, i cili ka nd\u00ebgjuar se si ka jetuar, t\u00eb themi Rasimi, nd\u00ebrsa ti i thua, Rasimi ka lindur n\u00eb Kova\u00e7e, i tregon me gisht dhe njeri e di, shkoll\u00ebn e ka kryer aty pran\u00eb asaj ure dhe i tregon D\u00ebrvenij\u00ebn, kur i b\u00ebri shtat\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb u dashurua n\u00eb t\u00eb bukr\u00ebn Mara q\u00eb jetonte n\u00eb Bjellav\u00eb, dhe Bjellava shihet nga Alifakovci, por i ati nuk deshi ta jepte, k\u00ebshtu ajo iku prej sht\u00ebpie, nat\u00ebn u shfaq n\u00eb der\u00ebn e Mar\u00ebs, tre muaj u fsheh\u00ebn n\u00eb lagjen Illixh\u00eb, e Illixha \u00ebsht\u00eb ajo aty q\u00eb menxi shihet prej mjegull\u00ebs, por prap se prap shihet, i ati e gjeti dhe e luti t\u00eb kthehet n\u00eb Kova\u00e7e, Rasimi tha se pa Mar\u00ebn nuk kthehet, kur baba e pa q\u00eb e ka p\u00ebrnime, e mori Rasimin dhe Mar\u00ebn n\u00eb Kova\u00e7e, por ajo nuk guxonte t\u00eb dilte nga sht\u00ebpia e as t\u00eb dinte kush nga kojshit\u00eb e saj p\u00ebr t\u00eb, nat\u00ebn kur shpirti ia lypke, Rasimi e \u00e7onte te shk\u00ebmbinjt\u00eb prapa kazerm\u00ebs Jajce, nga aty, kur iu rahatojshin syt\u00eb, e shihte Bjellav\u00ebn, ose ve\u00e7 mendonte se e shihte, dhe pastaj qante, zgjati kjo nja nj\u00eb vjet, gjersa i ati i t\u00eb rinj\u00ebve nuk e nd\u00ebrtoi sht\u00ebpin\u00eb n\u00eb Bistrik\u00eb, e aty \u00ebsht\u00eb Bistrika, e sheh Birrarin\u00eb, xhamin\u00eb dhe nj\u00eb cop\u00eb t\u00eb qytetit, Rasimi dhe Mara u shp\u00ebrngul\u00ebn n\u00eb sht\u00ebpi, u shpall martesa, dhe tamam kur u mendua se jeta do t\u00eb v\u00ebrtetoj\u00eb dashurin\u00eb vdiq Mara, e varros\u00ebn mbi Shiroka\u00e7\u00eb, ajo aty \u00ebsht\u00eb Shiroka\u00e7a, mezarin e ka pak t\u00eb ndar\u00eb prej tjer\u00ebve se askush se dinte n\u00ebse Mara mbeti Mar\u00eb apo u b\u00eb Mar\u00eb, t\u00eb themi Mejrema, se Rasimin ashtu t\u00eb \u00e7mendur prej pik\u00ebllimit nuk mund t\u00eb pyesnin, nuk fliste asgj\u00eb, t\u00eb gjitha mahallat prej Kova\u00e7\u00ebs e deri te Shiroka\u00e7\u00eb ishin fajtore p\u00ebr vdekjen e saj, e shiti sht\u00ebpin\u00eb dhe u shp\u00ebngul n\u00eb Vrbanje, ajo aty \u00ebsht\u00eb V\u00ebrbanja, ku axha kishte furr\u00eb, nat\u00ebn piqte buk\u00ebn, e dit\u00ebn vajtonte, njer\u00ebzit thonin q\u00eb Ethemi i vjet\u00ebr nuk ka nevoj\u00eb m\u00eb ta krypos buk\u00ebn, mjaftonin lot\u00ebt e Rasimit, kur ia nisi lufta e dyt\u00eb Rasimi u lajm\u00ebrua n\u00eb komand\u00ebn kryesore t\u00eb ustash\u00ebve, atje e ke aty posht\u00eb Milja\u00e7k\u00ebs, para lagjes Skenderija, shiko aty ku jan\u00eb ato dy plepa, u lajm\u00ebrua si ustash, menj\u00ebher\u00eb fitoi nj\u00eb grad\u00eb, qytetit ecte me sy t\u00eb skuqur, t\u00eb gjith\u00eb i frik\u00ebsonte ani se nuk dihej se kujt ia kishte b\u00ebr\u00eb nj\u00eb t\u00eb keqe, e kur parizan\u00ebt hyn\u00eb n\u00eb qytet menj\u00ebher\u00eb Rasimin e burgos\u00ebn n\u00eb podrumin e Landes bank\u00ebs, ajo \u00ebsht\u00eb aty, desh\u00ebn ta pushkatonin, por si prej qiellit t\u00eb hapur, u shfaq Salamon Finci, treg\u00ebtari nga Bjellava, i cili p\u00ebr tre dit\u00eb resht mundohej t\u00eb bind\u00ebte do komesar\u00eb, se ustasha Rasimi pes\u00eb familje jevreje e nxuri prej belas\u00eb dhe i d\u00ebrgoi n\u00eb Mostar, tutje italian\u00ebve, duke besuar n\u00eb fund Fincit e gjykuan Rasimin, ashtu sa p\u00ebr sy e faqe, me tre muaj burg, q\u00eb e sh\u00ebrbeu, ja atje, n\u00ebn k\u00ebmb\u00ebt e atij pylli mbi lagjen Skenderija, e kur u paraqit p\u00ebrs\u00ebri vazhdoi me avaz t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, dit\u00ebn vajtonte, nat\u00ebn kryposte brumin, kur nj\u00eb dit\u00eb e gjet\u00ebn me kok\u00eb mbi magje, t\u00ebr\u00eb nat\u00eb ishte ra i vdekur, n\u00eb brum i kishte mbetur p\u00ebrshtypja e fytyr\u00ebs, at\u00ebher\u00eb e kthyen n\u00eb sht\u00ebpi t\u00eb bab\u00ebs n\u00eb Kova\u00e7e dhe e varros\u00ebn k\u00ebtu, n\u00ebn barin n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn q\u00ebndron. Gjith\u00eb jet\u00ebn nga ky vend mund t\u2019a shoh\u00ebsh dhe t\u2019a shkoq\u00ebsh. Vet\u00ebm hajnat, f\u00ebmij\u00ebt dhe ata q\u00eb fshehin di\u00e7ka varrosen n\u00eb lugina. N\u00eb lugina prej jet\u00ebs nuk mbetet kurgj\u00eb se kurgj\u00eb prej lugin\u00ebs nuk shihet.<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Nj\u00ebher\u00eb k\u00ebshtu, deri sa ia hapja varrin Salem Biqak\u00e7iut, q\u00eb e kishte rok snajperi n\u00eb avli t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb, erdhi nj\u00eb gazetar\u00eb amerikan, kish nd\u00ebgju se gjat\u00eb kam qen\u00eb n\u00eb Kaliforni, q\u00eb kam pa bot\u00eb me sy, q\u00eb di gjuh\u00eb e njer\u00ebz, e tash ja p\u00ebrs\u00ebri punoj si varr\u00ebmih\u00ebs, kishte kujtuar i shkreti q\u00eb un\u00eb mund t\u00eb tregoj se \u00e7ka i ka i kishte gjetur njer\u00ebzit n\u00eb Sarajev\u00eb. Tue varros ashtu, ai tue nejt e tue pyt, po m\u00eb thot\u00eb q\u00eb i intereson gjith\u00e7ka, e un\u00eb pastaj po e pyes &#8211; gjith\u00e7ka p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt apo p\u00ebr t\u00eb vdekurit, e ai po m\u00eb thot\u00eb &#8211; edhe p\u00ebr k\u00ebta edhe p\u00ebr ata, e un\u00eb i them se p\u00ebr t\u00eb vdekurit dhe p\u00ebr t\u00eb gjall\u00ebt nuk mund t\u00eb flitet n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb se t\u00eb vdekurit kan\u00eb jet\u00eb pas vetes, nd\u00ebrsa t\u00eb gjall\u00ebt nuk dijn\u00eb se \u00e7ka i pret tutje dhe me \u00e7ka akoma mundem me e prish e shkat\u00ebru jet\u00ebn q\u00eb kan\u00eb jetuar, t\u00eb gjall\u00ebt e kan\u00eb m\u00eb v\u00ebshtir\u00eb, i them, se kush e di se ku kan\u00eb me pas mezarin, n\u00eb lugin\u00eb apo n\u00eb kodrin\u00eb, dhe a do t\u00eb kujtoj\u00eb kush se si kan\u00eb kaluar k\u00ebsaj dynjaje, t\u00eb g\u00ebzuar a t\u00eb mrrolur.<\/p>\n<p>Po m\u00eb pyet mua amerikani \u00e7ka \u00ebsht\u00eb ky far dynjalluku, un\u00eb po e kqyri, p\u00ebrnime nuk po mundem me gjet\u00eb naj fjal\u00eb angleze, po qeshem e po i them &#8211; kjo \u00ebsht\u00eb, gazetari im, di\u00e7ka sikur: all over the world. Dikujt all over the world \u00ebsht\u00eb prej Bash\u00e7arshis\u00eb e deri te Marijindvori, e dikujt rreth e rrotull bot\u00ebs. nd\u00ebrsa i lumtur, si edhe i pik\u00eblluar mund t\u00eb jet\u00eb edhe nj\u00ebri edhe tjetri. Po e tund ai kok\u00ebn, po shoh q\u00eb nuk ka haber \u00e7ka jam\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb, as q\u00eb kjo bash po i intereson, por p\u00ebr mua gjithqysh mir\u00eb, po m\u00eb konda q\u00eb kam me kend me fol sa jam duke gropouar. Po m\u00eb pyt ai mua a m\u00eb dhimset q\u00eb tre her\u00eb kalova bot\u00ebn e p\u00ebrfundova n\u00eb Sarajev\u00ebn e rrethuar, nd\u00ebrsa un\u00eb po i them nuk kam p\u00ebrfunduar k\u00ebtu por k\u00ebtu kam le dhe Zoti na rrujt\u00eb ta kisha l\u00ebn\u00eb kok\u00ebn dikah tjet\u00ebr, askush nuk kishte me m\u00eb p\u00ebrmend askujt nuk kisha mu iu dhimt\u00eb, e pos k\u00ebsaj as varrezat n\u00eb bot\u00eb, ve\u00e7mas ato n\u00eb Amerik\u00eb, nuk jan\u00eb si t\u00eb Sarajev\u00ebs, renditen t\u00eb vdekurit si ushtar\u00ebt n\u00eb rend, t\u00eb gjith\u00eb me guri t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb, si me i pas dal shpirti prej shtanc makin\u00ebs.<\/p>\n<p>Po e tund kok\u00ebn amerikani ende, un\u00eb i them mos ma nxen p\u00ebr t\u00eb madhe n\u00ebse kam than\u00eb di\u00e7ka t\u00eb keq p\u00ebr atdheun e tij, nd\u00ebrsa ai pastaj, budalla, m\u00eb pyt n\u00ebse jam i gatsh\u00ebm tash me vdek. U kujtova un\u00eb, po i them, ka nj\u00ebqind m\u00ebnyra p\u00ebr me mbet i gjall\u00eb dhe t\u00eb gjitha i kam p\u00ebr qefi, secila m\u00eb kujton n\u00eb lezet e g\u00ebzim, askush m\u00eb i lumtur se un\u00eb kur i iki granat\u00ebs, e pastaj t\u00eb vdekurve t\u00eb mi, n\u00eb vendin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb me pamje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb ia hapi varret dhe e di se edhe ata sikur un\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb lavd jet\u00ebs dhe se vdekja i ka ikur sikur kuglla e fliperit pasi q\u00eb ke fituar nj\u00ebqind her\u00eb nga nj\u00ebqind pik\u00eb, ke mujt hala, por, \u00e7e, t\u00eb ka ik. Jeta vlen ve\u00e7 kur e din sa e ke, vdekja p\u00ebrndryshe t\u00eb gjen t\u00eb papregaditur, as q\u00eb din q\u00eb ke jetuar, as n\u00ebse ke vlejt\u00eb vetes e t\u00eb tjer\u00ebve, gruaja dhe f\u00ebmij\u00ebt t\u00eb vajtojn\u00eb se e dijn\u00eb q\u00eb pa mend i ke shpenzuar vitet, si pula pa kry q\u00eb nuk din me cof as kur t\u2019ia k\u00ebpus\u00ebsh kok\u00ebn.<\/p>\n<p>Po m\u00eb pyet amerikani \u00e7ka ka ndryshuar n\u00eb fytyrat e njer\u00ebzve, e un\u00eb i them q\u00eb nuk di, por e kam v\u00ebrejtur edhe vet, disi m\u00eb jan\u00eb zbukuruar dhe jan\u00eb m\u00eb solemne, e ai pastaj m\u00eb pyet pse po vriten n\u00ebse jan\u00eb aq solemne. Po shoh un\u00eb se atij po i mungon tema p\u00ebr tekstin e vet, e nuk po mundet me shkrujt se ve\u00e7 po e din se si ka me i dal. Po i them me kqyr m\u00eb pak ftyrat e njer\u00ebzve n\u00ebse nuk i kupton, le ta kqyr sendet, si un\u00eb kur kam shku n\u00eb Amerik\u00eb e kam kqyr reklamat e neonit dhe kam p\u00ebrfundu se ku kam ardh\u00eb. I nxjeri nga xhepi cigaret, e sheh k\u00ebto, po i them, k\u00ebto jan\u00eb cigare q\u00eb prodhohen n\u00eb Sarajev\u00eb, a e din pse paket\u00ebn e ka krejt t\u00eb bardh\u00eb, me hamendje m\u00eb shikon, e bardh\u00eb \u00ebsht\u00eb se nuk kan ku me i shtyp mbishkrimet t\u00eb paket\u00ebs. Ti ke me p\u00ebrfundu se ne jemi t\u00eb mjer\u00eb p\u00ebr gjynah se as n\u00eb cigare nuk shkruan kurgj\u00eb, ke me p\u00ebrfundu k\u00ebshtu se nuk din me kqyr. E marr un\u00eb me hap k\u00ebt\u00eb paket\u00eb, e di q\u00eb nga mbrenda nuk \u00ebsht\u00eb i bardh\u00eb, por mund t\u00eb jet\u00eb mb\u00ebshtjell\u00ebsi i rrotulluar i sapunit t\u00eb f\u00ebmij\u00ebve, mund t\u00eb jet\u00eb copa e pllakatit t\u00eb kino-shfaqjes, mund t\u00eb jet\u00eb cop\u00eb e reklam\u00ebs p\u00ebr k\u00ebpuc\u00eb. Edhe mua m\u00eb intereson \u00e7ka ka mbrenda, gjithmon\u00eb e shikoj dhe befasohem, i intereson edhe amerikanit, ani se nuk ka lidhje ky se \u00e7ka jam tue ba. E hapi un\u00eb paket\u00ebn dhe ve\u00e7 sa nuk pakem. Nga mbrendia m\u00eb del mb\u00ebshtjell\u00ebsi i Marlboros, asaj s\u00eb vjetr\u00ebs s\u00eb Sarajev\u00ebs, habitet amerikani, un\u00eb shajta, nuk dita \u00e7ka me i than\u00eb ma shum\u00eb. \u00c7kado q\u00eb i them ka me mendu q\u00eb, ashtu si \u00ebsht\u00eb, qe milet budalla, ia kthej letr\u00ebn e mb\u00ebshtjedh\u00ebsit mbrapsht\u00eb, le ta sheh se \u00e7far\u00eb cigare kemi ble. Si i kan paketat e cigareve mbrapsht\u00eb, ashtu edhe sende tjera i kan mbrapsht, edhe ato q\u00eb folin, edhe ato q\u00eb mendojn\u00eb, edhe ato q\u00eb b\u00ebjn\u00eb. U b\u00ebra pishman un\u00eb krejt \u00e7ka fola me amerikanin, s\u00eb paku q\u00eb nuk i thash\u00eb q\u00eb ne jemi popull i pafat dhe i paarmatosur n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn gjuajn\u00eb \u00e7etnik\u00ebt e krisur dhe q\u00eb prej k\u00ebtij babsuzlluku krejt kemi lujt men\u00e7. Ai do t\u00eb shruante k\u00ebshtu, nd\u00ebrsa un\u00eb as para vetes e as para tij nuk do t\u00eb dukesha si i marr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Amerik\u00eb njer\u00ebzit l\u00ebshohen me lift n\u00eb varre, prandaj t\u00eb gjitha i kan\u00eb ashtu. Po ta sulmonin \u00e7etnik\u00ebt Pittsburh-un apo ndonj\u00eb qytet tjet\u00ebr, ata t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku do t\u00eb l\u00ebshoheshin me lift n\u00ebn tok\u00eb. As q\u00eb do ta dini se \u00e7far\u00eb zavalli i ka gjet\u00eb e as cka kan\u00eb lan\u00eb aty lart\u00eb. Kur i shikon gjith\u00eb ato reklama me nga 10 metra nuk mund ta di njeri se \u00e7ka \u00ebsht\u00eb Malboroja e Sarajev\u00ebs* e \u00e7ka nuk \u00ebsht\u00eb, qysh ke me dijt\u00eb se \u00e7far\u00eb zori e ka qu n\u00ebn dhe rahmetli Rasimin, as pse i k\u00eb shp\u00ebtu jevrejt\u00eb, as pse Salmon Finci e ka shp\u00ebtu ate, se \u00e7ka u b\u00eb me brumin me fytyr\u00eb t\u00eb tij, n\u00eb furr\u00ebn e rahmetli Ethemit n\u00eb V\u00ebrbanj\u00eb, e cila shihet nga cilado varrez\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkon.<\/p>\n<p>&#8212;&#8212;<\/p>\n<p><strong>*Marlboroja e Sarajev\u00ebs<\/strong>\u00a0&#8211; cigarja t\u00eb cil\u00ebn ekspert\u00ebt e Philip Morris-it e p\u00ebrshtat\u00ebn shijes s\u00eb duhanxhinj\u00ebve boshnjak, pasi q\u00eb, thojn\u00eb, si n\u00eb raste tjera, kan\u00eb hulumtuar karakteristikat e kuzhin\u00ebs lokale. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Marlboroja dallon nga vendi n\u00eb vend dhe prej prodhimit n\u00eb prodhim, e q\u00eb shpesh duhanxhinjt\u00eb i befason p\u00ebr s\u00eb keqi ndonj\u00eb Marlboro e huaj. Bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e Phillip Morriss-it kan\u00eb qen\u00eb jashtzakonisht\u00eb t\u00eb k\u00ebnaqur me prodhimin e vet t\u00eb Sarajev\u00ebs, dhe e kan\u00eb konsideruar se duhani i saj, i cili rritet n\u00eb rrethin\u00ebn e Grada\u00e7acit dhe Orashjes, ka nj\u00ebr\u00ebn prej bllendeve m\u00eb t\u00eb mira t\u00eb duhanit n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<p><strong>P\u00ebrktheu:<\/strong> Jeton Jagxhiu<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A e din pse njer\u00ebzit kurr\u00eb nuk varrosen n\u00eb lugina? T\u00eb gjitha varrezat e v\u00ebrteta jan\u00eb n\u00eb ndonj\u00eb kod\u00ebr mbi qytet, se kur t\u00eb ngjitesh aty lart p\u00ebr t\u00eb pushuar syt\u00eb apo n\u00eb sh\u00ebtitje prej mezarit n\u00eb mezar, e shfleton albumin e fotografive t\u00eb n\u00ebndheshme, duke ecur n\u00ebp\u00ebr barin e gjat\u00eb dhe takon dikend t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":37,"featured_media":9342,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[1101,1651,1650],"ppma_author":[48],"class_list":["post-5555","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-letersi","tag-marlboroja-e-sarajeves","tag-novele"],"authors":[{"term_id":48,"user_id":37,"is_guest":0,"slug":"berat-buzhala","display_name":"Berat Buzhala","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-3-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Buzhala","first_name":"Berat","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5555","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/37"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5555"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5555\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":9616,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5555\/revisions\/9616"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/9342"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5555"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5555"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5555"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5555"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}