{"id":5620,"date":"2020-06-02T14:41:51","date_gmt":"2020-06-02T12:41:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5620"},"modified":"2024-10-23T14:46:27","modified_gmt":"2024-10-23T12:46:27","slug":"guvernatori-i-fundit-dhe-fati-i-hong-kongut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/guvernatori-i-fundit-dhe-fati-i-hong-kongut\/","title":{"rendered":"Guvernatori i fundit dhe fati i Hong Kongut"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Guvernator\u00ebt kolonial\u00eb jan\u00eb nj\u00eb fenomen i zhdukur sot, megjithat\u00eb, ata lan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb implikime edhe sot. Disa p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tyre, disa p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb koloniale q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsuan, disa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ambicieve dhe idealeve personale.<\/p>\n<p>Prej t\u00eb gjith\u00eb guvernator\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, ata t\u00eb Hong Kongut, padyshim, ishin nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb ve\u00e7ant\u00ebt, jo aq shum\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrgatitjes s\u00eb tyre profesionale, por p\u00ebr qytetin q\u00eb e p\u00ebrfaq\u00ebsonin!<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1990 Chris Patten do t\u00eb ishte p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr fushat\u00ebn zgjedhore t\u00eb Konservator\u00ebve n\u00eb Britanin\u00eb e Madhe, dhe ai shihet gjer\u00ebsisht si personi q\u00eb kontribuoi shum\u00eb p\u00ebr rizgjedhjen e Konservator\u00ebve n\u00eb qeveri. Por ai humbi ul\u00ebs\u00ebn e tij t\u00eb Parlamentit q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsonte Bath-in k\u00ebshtu q\u00eb mbeti jasht\u00eb Parlamentit.<\/p>\n<p>John Major i ofroi Chris Patten pozit\u00eb e Guvernatorit t\u00eb Hong Kongut, i fundit. Patten nuk ishte nj\u00eb diplomat q\u00eb do t\u00eb d\u00ebgjonte Zyr\u00ebn e Jashtme dhe t\u00eb Commonwealth-it (FCO) por nj\u00eb politikan q\u00eb b\u00ebri karrier\u00eb n\u00eb Parlament. Ai do t\u00eb fliste, do t\u00eb angazhohej me qytetar\u00eb dhe politikan\u00eb, por m\u00eb shum\u00eb se kjo, ai mund t\u00eb th\u00ebrriste Kryeministrin britanik pa kaluar tek FCO-ja.<\/p>\n<p>Sundimi kolonial n\u00eb Hong Kong do t\u00eb p\u00ebrfundonte ndryshe nga kolonit\u00eb e tjera. Patten nuk do t\u00eb p\u00ebrgatiste kolonin\u00eb p\u00ebr pavar\u00ebsi. Por detyra e tij ishte rikthimi i nj\u00eb qyteti t\u00eb lir\u00eb kinez tek nj\u00eb shtet totalitar kinez. Kjo ishte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashmangshme nj\u00eb zhvillim i rall\u00eb p\u00ebr historin\u00eb &#8211; kolonia e fundit britanike duhej dor\u00ebzuar tek tirania e fundit komuniste.<\/p>\n<p>\u00c7mimi i historis\u00eb ishte q\u00eb Hong Kongut do t\u2019i mohohej e drejta p\u00ebr vet\u00ebvendosje.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 1984 qeveria britanike n\u00ebnshkroi Deklarat\u00ebn e P\u00ebrbashk\u00ebt Sino-Britanike me Kin\u00ebn, duke i premtuar se do t\u00eb drejtohej pas vitit 1997 n\u00eb baz\u00eb t\u00eb formul\u00ebs s\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit reformator kinez, Deng Xiaoping: &#8220;Nj\u00eb vend, dy sisteme&#8221;.<\/p>\n<p>Duke krijuar planin p\u00ebr Hong Kongun, ideator\u00ebt kinez\u00eb e kishin n\u00eb mendje edhe Tajvanin, duke i tejkaluar k\u00ebshtu problemet morale dhe politike n\u00eb lidhje me Hong Kongun.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, &#8220;Nj\u00eb vend, dy sisteme&#8221; i mund\u00ebsoi Hong Kongut t\u00eb vazhdoj\u00eb me qeverisjen dhe lirit\u00eb e saj t\u00eb paprekura dhe me nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb autonomis\u00eb regjionale.<\/p>\n<p>Sipas kushteve t\u00eb deklarat\u00ebs s\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt &#8211; nj\u00eb traktat nd\u00ebrkomb\u00ebtar i deponuar n\u00eb Kombet e Bashkuara dhe q\u00eb do t\u00eb zgjaste deri n\u00eb vitin 2047, Kina komuniste nuk do ta prekte autonomin\u00eb e Hong Kongut dhe as do ta vinte n\u00eb dyshim<a name=\"m_7885078592994586100__msoanchor_1\"><\/a>\u00a0at\u00eb.<\/p>\n<p>Ky ishte rezultat i ndryshimit t\u00eb ekuilibrit t\u00eb fuqis\u00eb midis Britanis\u00eb dhe Kin\u00ebs. T\u00eb dyja vend\u00ebt pranuan q\u00eb Hong Kongu ishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb i vlefsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rrezikuar shkat\u00ebrrimin e tij.<\/p>\n<p>Prandaj, transferimi paq\u00ebsor dhe i suksessh\u00ebm i sovranitetit mbi Hong Kongung p\u00ebrfaq\u00ebsoi triumfin e arsyes dhe t\u00eb sjelljes s\u00eb p\u00ebrgjegjshme mbi emocionin dhe dogmat ideologjike.<\/p>\n<p>Transferimi i sovranitetit ishte nj\u00eb p\u00ebrfundim i pashmangsh\u00ebm dhe jetik p\u00ebr qytetar\u00ebt e Hong Kongut q\u00eb ky transferim, si i till\u00eb, t\u00eb kishte sukses.<\/p>\n<p>Guvernatori Patten p\u00ebrfaq\u00ebsonte qytetar\u00ebt e Hong Kongut n\u00eb transferimin e sovranitetit. Ata m\u00eb par\u00eb ishin p\u00ebrjashtuar nga negociatat p\u00ebr t\u00eb ardhmen e tyre, n\u00eb p\u00ebrputhje me politik\u00ebn \u00a0kineze, dhe nuk ishin as t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar n\u00eb transferimin e sovranitetit.<\/p>\n<p>Ata u p\u00ebrfaq\u00ebsuan nga Guvernatori!<\/p>\n<p>Guvernatori i tyre i fundit la efektivisht detyr\u00ebn pasi \u201cUnion Jack\u201d u ul n\u00eb Sht\u00ebpin\u00eb e Guvernatorit pasdite, megjith\u00ebse transferimi zyrtar i sovranitetit dhe autoriteti i tij nuk ndodhi deri n\u00eb mesnat\u00eb.<\/p>\n<p>Ceremonia e dor\u00ebzimit u b\u00eb zyrtare nga Princi i Uellsit-trash\u00ebgimtar i fronit britanik, dhe nga Presidenti Kinez.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb ceremoni-n\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb formale dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb procedurave, Guvernatori Patten nuk kishte asnj\u00eb rol zyrtar p\u00ebr t\u00eb luajtur.<\/p>\n<p>Rolet e vetme publike q\u00eb ai i luajti gjat\u00eb dit\u00ebs ishin n\u00eb ceremonit\u00eb britanike lamtumir\u00ebse, e jo n\u00eb ceremonin\u00eb e dor\u00ebzimit. N\u00eb koh\u00ebn e dor\u00ebzimit, ai ishte, p\u00ebr t\u00eb gjitha q\u00ebllimet praktike, thjesht, nj\u00eb an\u00ebtar i delegacionit britanik.<\/p>\n<p>Hong Kongu u dor\u00ebzua me qytetar\u00ebt e vet t\u00eb ulur si spektator\u00eb dhe si ofrues t\u00eb arg\u00ebtimit p\u00ebr festimet e dit\u00ebs.<\/p>\n<p>Kinez\u00ebt vendas n\u00eb Hong Kong kishin ndjenja t\u00eb p\u00ebrziera. Nd\u00ebrsa, shum\u00eb prej tyre ndanin ndjenjat nacionaliste t\u00eb bashkatdhetar\u00ebve t\u00eb tyre, t\u00eb tjer\u00ebt shfaqnin ndjenja emocionale, madje edhe melankolik, p\u00ebr epok\u00ebn q\u00eb po mbaronte.<\/p>\n<p>Dor\u00ebzimi u trajtua nga dy qeverit\u00eb n\u00eb fjal\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje bilaterale, nd\u00ebrkaq mediat i kushtuan shum\u00eb v\u00ebmendje.<\/p>\n<p>Nuk \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb n\u00ebse nj\u00eb v\u00ebmendje e till\u00eb dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimi i nivelit t\u00eb lart\u00eb qeveritar reflektojn\u00eb kryesisht nj\u00eb njohje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb ekonomike t\u00eb Hong Kongut ose n\u00ebnvizojn\u00eb mb\u00ebshtetjen e bashk\u00ebsis\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr ruajtjen e vazhdueshme t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe liris\u00eb n\u00eb Hong Kong.<\/p>\n<p>Kur flamuri i Kin\u00ebs dhe ai i Hong Kongut u ngrit\u00ebn pasi britanik\u00ebt kishin transferuar sovranitetin, Hong Kongu u vendos n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb simbolike n\u00eb vendin e vet.<\/p>\n<p>Me flamurin e Hong Kongut, duksh\u00ebm m\u00eb i vog\u00ebl dhe i ngritur me gjysm\u00eb ritmi m\u00eb ngadal\u00eb sesa flamuri kinez n\u00eb ceremoni, qytetar\u00ebve t\u00eb Hong Kongut iu tregua qart\u00eb se Hong Kongu ishte vendosur n\u00eb &#8220;nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb autonome&#8221; nga Kina, por brenda Kin\u00ebs tani.<\/p>\n<p>Nuk ka dyshim se politika &#8220;Nj\u00eb vend, dy sisteme&#8221; ishte menduar, para s\u00eb gjithash, p\u00ebrtej interesave komb\u00ebtare t\u00eb Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Nga 1 korriku 1997, Perandoria Britanike kishte p\u00ebrfunduar n\u00eb Hong Kong, por trash\u00ebgimia e saj jeton, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr momentin.<\/p>\n<p>Kontributi m\u00eb i madh i sundimit britanik n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim ishte sigurimi i korniz\u00ebs politike dhe i stabilitetit shoq\u00ebror q\u00eb mund\u00ebsuan lul\u00ebzimin e ekonomis\u00eb s\u00eb Hong Kongut.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, ekonomia e gjall\u00eb dhe shum\u00eb kapitaliste e Hong Kongut n\u00eb koh\u00ebn e dor\u00ebzimit nuk ishte nj\u00eb eksport nga Britania.<\/p>\n<p>Menaxhimi i ekonomis\u00eb s\u00eb Hong Kongut n\u00eb vitet \u201880 mund t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb q\u00eb t\u00eb duket si vendi i vet\u00ebm ku \u201cTha\u00e7erizmi\u201d u aplikua n\u00eb form\u00ebn e vet m\u00eb t\u00eb past\u00ebr, por sistemi ekonomik i till\u00eb ishte n\u00eb vend shum\u00eb m\u00eb p\u00ebrpara se Margaret Thatcher t\u00eb vinte n\u00eb pushtet n\u00eb Britani n\u00eb vitin 1979.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimit\u00eb e v\u00ebrteta britanike n\u00eb Hong Kong duhet t\u00eb gjenden diku tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb britanik\u00ebt e lan\u00eb n\u00eb Hong Kong \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gjyq\u00ebsor i pavarur dhe sundimi i ligjit.<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se \u00e7do trash\u00ebgimi tjet\u00ebr britanike, ato nuk jan\u00eb indigjene ndaj tradit\u00ebs kineze dhe jan\u00eb thelb\u00ebsore p\u00ebr mbrojtjen dhe avancimin e t\u00eb drejtave dhe dinjitetit t\u00eb individit.<\/p>\n<p>Sistemi gjyq\u00ebsor n\u00eb Hong Kong n\u00eb vitin 1997 ishte, n\u00eb terma t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, aq i lart\u00eb sa edhe n\u00eb vet\u00eb juridiksionet e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb zakonshme britanike.<\/p>\n<p>Nj\u00eb gjyq\u00ebsor kompetent, pavar\u00ebsia e t\u00eb cilit g\u00ebzonte mbrojtje t\u00eb institucionalizuar, iu dor\u00ebzua Kin\u00ebs.<\/p>\n<p>Sundimi i ligjit \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb ide juridike ose politike anglo-saksone. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e jet\u00ebs. Ajo devijon plot\u00ebsisht nga ligji dhe nga tradita kineze dhe mbetet nj\u00eb koncept i huaj n\u00eb Kin\u00ebn komuniste.<\/p>\n<p>Nj\u00eb trash\u00ebgimi tjet\u00ebr e r\u00ebnd\u00ebsishme britanike \u00ebsht\u00eb sh\u00ebrbimi civil politikisht neutral, i cili funksiononte kryesisht si meritokraci.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, edhe forca policore q\u00ebndron si nj\u00eb element ve\u00e7an\u00ebrisht i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm i k\u00ebsaj trash\u00ebgimie britanike. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb instrument kritik p\u00ebr ruajtjen e stabilitetit shoq\u00ebror dhe t\u00eb rendit n\u00eb Hong Kong.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme britanike t\u00eb cil\u00ebn e mbajn\u00eb mend qytetar\u00ebt e Hong Kongut, lidhet me m\u00ebnyrat sesi guvernatori i fundit britanik i p\u00ebrmbushi p\u00ebrgjegj\u00ebsit\u00eb e veta.<\/p>\n<p>Edhe pse shumica e reformave politike t\u00eb Guvernatorit Patten u zhb\u00ebn\u00eb pas dor\u00ebzimit, ai la nj\u00eb shenj\u00eb t\u00eb pashlyeshme te qyt\u00ebtar\u00ebt dhe politikan\u00ebt e Hong Kongut.<\/p>\n<p>Patten, edhe pse ishte vet\u00ebm nj\u00eb guvernator kolonial, vazhdoi t\u00eb sillej si nj\u00eb politikan n\u00eb nj\u00eb demokraci parlamentare.<\/p>\n<p>M\u00ebnyra sesi ai e trajtoi koh\u00ebn e pyetjeve t\u00eb guvernatorit n\u00eb legjislatur\u00eb, an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Legjislativ, mediat dhe publiku i gjer\u00eb u dha njer\u00ebzve t\u00eb Hong Kongut p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb dor\u00ebs s\u00eb par\u00eb se si sillen n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb politikan\u00ebt e zgjedhur n\u00eb nj\u00eb demokraci.<\/p>\n<p>Ai u dha qyt\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Hong Kong nj\u00eb shije, megjith\u00ebse t\u00eb kufizuar, t\u00eb asaj q\u00eb ishte politika n\u00eb nj\u00eb demokraci me nj\u00eb politikan t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb n\u00eb politik\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb fund t\u00eb fundit, q\u00ebndrueshm\u00ebria e trash\u00ebgimis\u00eb britanike varet nga fakti n\u00ebse ato vlera jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e struktur\u00ebs s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe e politik\u00ebs s\u00eb Hong Kongut.<\/p>\n<p>Sot, Kina po k\u00ebrc\u00ebnon arritjet e trash\u00ebgimis\u00eb britanike n\u00eb Hong Kong: pavar\u00ebsin\u00eb e gjyq\u00ebsorit, funksionimin e nj\u00eb sh\u00ebrbimi civil profesional, t\u00eb nj\u00eb force policore t\u00eb pavarur dhe apolitike dhe m\u00ebnyra e t\u00eb jetuarit si nj\u00eb bashk\u00ebsi e lir\u00eb dhe demokratike.<\/p>\n<p>K\u00ebto jan\u00eb shtyllat q\u00eb mbesin nga sundimi kolonial britanik n\u00eb Hong Kong dhe e b\u00ebjn\u00eb at\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb nga Kina komuniste.<\/p>\n<p>Duke e urdh\u00ebruar d Kongresin Komb\u00ebtar Popullor, Parlamentin de-fakto t\u00eb Kin\u00ebs, t\u00eb hartoj\u00eb nj\u00eb ligj t\u00eb ri t\u00eb rrept\u00eb t\u00eb siguris\u00eb p\u00ebr Hong Kongun, Presidenti Xi Jinping ka b\u00ebr\u00eb goditjen e tij m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb kund\u00ebr qytetit, duke p\u00ebrmbysur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive parimin &#8220;Nj\u00eb vend, dy sisteme&#8221;, q\u00eb ka mbizot\u00ebruar q\u00ebkur territori u kthye nen sovranitetin kinez n\u00eb vitin 1997.<\/p>\n<p>Trash\u00ebgimia e fundit e Chris Patten do t\u00eb jet\u00eb sfida m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr Kin\u00ebn komuniste. Qytetar\u00ebt e Hong Kongut po i rezistojn\u00eb ides\u00eb totalitare.<\/p>\n<p>Student\u00ebt dhe ata q\u00eb besuan ende n\u00eb Hong Kongun dhe n\u00eb formul\u00ebn \u201cNj\u00eb vend, dy sisteme\u201d, dol\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb. Demokracia n\u00eb rrug\u00eb ishte sfida p\u00ebr ambiciet e Pekinit.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja protestuese e Hong Kongut mb\u00ebshtetet nga 59 p\u00ebr qind e banor\u00ebve t\u00eb qytetit t\u00eb anketuar n\u00eb nj\u00eb studim t\u00eb realizuar p\u00ebr\u00a0<em>Reuters\u00a0<\/em>n\u00eb Hong Kong.<\/p>\n<p>Por, Kina tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e madhe, shum\u00eb e suksesshme dhe shum\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u2019u injoruar.<\/p>\n<p>Hong Kongu \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb sesa nj\u00eb loj\u00eb pushteti e Xi Jinping.<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb nj\u00eb fillim dhe nj\u00eb fund i nj\u00eb historie!<\/p>\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shp\u00ebrndarjen e fuqis\u00eb globale!<\/p>\n<p>Rezultati i betej\u00ebs p\u00ebr demokraci n\u00eb Hong Kong \u00ebsht\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm jo vet\u00ebm p\u00ebr qytetar\u00ebt e qytetit dhe sovran\u00ebt e tyre t\u00eb tanish\u00ebm dhe t\u00eb m\u00ebparsh\u00ebm, por edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket rolit nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb shekullin e ardhsh\u00ebm. P\u00ebr ambiciet dhe q\u00ebllimet\u00a0e saj!<\/p>\n<p>M\u00eb shum\u00eb se kjo, p\u00ebr ideologjin\u00eb dhe format e politik\u00ebs q\u00eb ajo ndjek.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Guvernator\u00ebt kolonial\u00eb jan\u00eb nj\u00eb fenomen i zhdukur sot, megjithat\u00eb, ata lan\u00eb gjurm\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb historin\u00eb bot\u00ebrore q\u00eb kan\u00eb implikime edhe sot. Disa p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb s\u00eb tyre, disa p\u00ebr shkak t\u00eb fuqis\u00eb koloniale q\u00eb ata p\u00ebrfaq\u00ebsuan, disa t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ambicieve dhe idealeve personale. Prej t\u00eb gjith\u00eb guvernator\u00ebve t\u00eb bot\u00ebs, ata [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":320,"featured_media":8979,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1502,1500,1501],"ppma_author":[332],"class_list":["post-5620","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-chris-patten","tag-guvernatori","tag-hong-kongu"],"authors":[{"term_id":332,"user_id":320,"is_guest":0,"slug":"muhamet-brajshori","display_name":"Muhamet Brajshori","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1639829857828.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1639829857828.jpg"},"user_url":"","last_name":"Brajshori","first_name":"Muhamet","description":"Muhamet Brajshori \u00ebsht\u00eb Ambasadori i Kosov\u00ebs n\u00eb Tajland\u00eb dhe vendet e ASEAN-it. Ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb poste t\u00eb ndryshme n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Kosov\u00ebs dhe ka qen\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr njohjet diplomatike dhe \u00e7\u00ebshtjet multilaterale. M\u00eb par\u00eb ai ka punuar me Southeast European Times, World Bank dhe USAID. Ai ka studiuar Shkencat Politike n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs dhe ka kryer masterin e tij n\u00eb shkenca politike dhe histori n\u00eb Universitetin e Uppsala dhe Universitetin e Siegen dhe n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Staffordshire."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5620","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/320"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5620"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5620\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8980,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5620\/revisions\/8980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5620"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5620"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5620"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5620"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}