{"id":5773,"date":"2017-10-09T15:14:06","date_gmt":"2017-10-09T13:14:06","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5773"},"modified":"2024-10-18T15:16:40","modified_gmt":"2024-10-18T13:16:40","slug":"per-dhunen-ndaj-burrave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/per-dhunen-ndaj-burrave\/","title":{"rendered":"P\u00ebr dhun\u00ebn ndaj burrave"},"content":{"rendered":"<p class=\"news-up\"><em>\u201cShifra t\u00eb larta: Ja sa burra u rrah\u00ebn vjet nga grat\u00eb\u201d<\/em> \u00ebsht\u00eb artikulli i ndar\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga shum\u00eb mediume digjitale n\u00eb Kosov\u00eb.<em> \u201cRastet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, ushtrohen nga burrat. Por n\u00eb vitin e kaluar edhe grat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb keq.\u201d<\/em> \u2013 thot\u00eb <a href=\"http:\/\/gjirafa.com\/Lajmet\/Lajmi\/9890337\/8\/259%20burra%20u%20rrahen%20vjet%20nga%20grate?u=http%3A%2F%2Fgazetablic.com%2F259-burra-u-rrahen-vjet-nga-grate%2F\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">artikulli i Gazet\u00ebs Blic<\/a>, i ndar\u00eb po ashtu n\u00eb Periskopi, Gazeta Tribuna dhe portale t\u00eb tjera. <em>\u201cGjat\u00eb vitit 2016 jan\u00eb raportuar 1226 raste t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, ku viktima femra kan\u00eb qen\u00eb 988, e viktima\u00a0 meshkuj kan\u00eb qen\u00eb 259\u201d.<\/em> \u2013 raportohet tutje. <em>\u2018E pabesueshme, por ndodh\u2019<\/em> thoshte mbishkrimi i nj\u00eb portali tjet\u00ebr mu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb lajm.<\/p>\n<div class=\"news-down\">\n<p>Po ashtu, artikulli p\u00ebrmban nj\u00eb imazh ku gruaja me nj\u00eb k\u00ebpuc\u00eb me tak\u00eb t\u00eb lart\u00eb sulmon nj\u00eb burr\u00eb, i cili me pamje t\u00eb mjegullt, shihet i strukur tutje n\u00eb nj\u00eb k\u00ebnd me sy t\u00eb mavijosur.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj burrave ekziston. Ajo \u00ebsht\u00eb e dukshme, e shohim \u00e7do dit\u00eb, dhe t\u00eb gjith\u00eb gra e burra, i vuajm\u00eb pasojat e saj. Dhuna ndaj burrave \u00ebsht\u00eb fenomen n\u00eb nivel vendi, rajoni, dhe bote. Dhuna ndaj burrave ka baz\u00eb gjinore dhe ajo duhet t\u00eb luftohet e d\u00ebnohet me mjetet ligjore n\u00eb dispozicion.<\/p>\n<p>Por dhuna ndaj burrave ushtrohet nga vet\u00eb ata ndaj nj\u00ebri tjetrit. Krimi i organizuar, vrasjet politike, p\u00ebrleshjet dhe vrasjet p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pron\u00ebsore, hakmarrjet, kidnapimet dhe shantazhet, t\u00eb gjitha jan\u00eb forma t\u00eb dhun\u00ebs q\u00eb ushtrohen nga burrat ndaj burrave. Ata e rrezikojn\u00eb dhe sulmojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin p\u00ebr \u2018parime burr\u00ebrie\u2019, p\u00ebr pron\u00eb, para dhe interesa biznesore. Kjo form\u00eb e dhun\u00ebs ndodh haptas e madje edhe mbrohet me krenari.<\/p>\n<p>Kur burrat jan\u00eb viktima t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, ata jan\u00eb kryesisht viktima t\u00eb dhun\u00ebs ndaj familjar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb burra; babai ndaj djalit, axha ndaj nipit, dhe anasjelltas. K\u00ebt\u00eb mund ta konfirmojn\u00eb edhe vet\u00eb zyrtar\u00ebt policor\u00eb dhe hetuesit\/et e rasteve t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, dhe mediet shum\u00eb leht\u00eb mund t\u00eb sigurojn\u00eb k\u00ebt\u00eb informacion dhe t\u00eb raportojn\u00eb me sakt\u00ebsi n\u00eb tituj dhe p\u00ebrmbajtje artikujsh.<\/p>\n<p>Mllefin, agresionin dhe vulgaritetin mashkullor i kemi pjes\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshm\u00ebris\u00eb son\u00eb. Ata na ngulfatin p\u00ebrmes medieve t\u00eb shkruara dhe atyre transmetuese. P\u00ebrplasjet n\u00eb mes t\u00eb rival\u00ebve politik\u00eb nuk kan\u00eb sens e kufij duke u nisur prej sharjeve qesharake e dramatike n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs e asamble komunale e deri tek k\u00ebrc\u00ebnimet e dhunshme dhe p\u00ebrleshjet fizike q\u00eb i pam\u00eb koh\u00ebt e fundit edhe n\u00eb nj\u00eb debat televiziv. Por asnj\u00ebher\u00eb deri m\u00eb tani k\u00ebta burra nuk jan\u00eb portretizuar n\u00eb media p\u00ebr at\u00eb \u00e7ka jan\u00eb: agresiv\u00eb, vulgar\u00eb dhe melodramatik\u00eb.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj burrave nga grat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fenomen. Si praktik\u00eb nuk kan\u00eb rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb asnj\u00eb shoq\u00ebri, dhe as nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb hov e sip\u00ebr. Rastet kur grat\u00eb ushtrojn\u00eb dhun\u00eb ndaj burrave jan\u00eb sporadike. Ato sigurisht q\u00eb duhet trajtuar ligj\u00ebrisht ashtu sikurse secili rast tjet\u00ebr i \u00e7far\u00ebdo forme t\u00eb dhun\u00ebs. Por \u00ebsht\u00eb qesharake (dhe e rrezikshme nj\u00ebkoh\u00ebsisht) paranoja e medieve p\u00ebr burrat si viktima t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave.<\/p>\n<p>Burrat mbrohen nga parimet zakonore ku fjala e burrit \u00ebsht\u00eb e fundit, ata g\u00ebzojn\u00eb pron\u00eb e pasuri, dhe edukohen t\u2019i mbrojn\u00eb k\u00ebto privilegje me eg\u00ebrsi. Dhe jo vet\u00ebm t\u00eb vetat. Ata mbrojn\u00eb privilegjet e nj\u00ebri tjetrit edhe at\u00ebher\u00eb kur u takojn\u00eb partive, religjioneve, apo etnive t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj grave nga burrat (e shpesh edhe nga grat\u00eb) ushtrohet p\u00ebr t\u2019i mbajtur ato n\u00eb pozit\u00eb inferiore dhe n\u00ebn kontroll. Sharjet p\u00ebr \u2018kurv\u00ebri\u2019, shfuqizimi ekonomik duke u marr\u00eb pron\u00ebn dhe trash\u00ebgimin\u00eb, mohimi i autonomis\u00eb truprore (seksuale dhe riprodhuese), jan\u00eb disa nga format q\u00eb p\u00ebrdoren p\u00ebr t\u2019i mbajtur grat\u00eb n\u00eb role dyt\u00ebsore.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj grave \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje e shfryt\u00ebzimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb autoritet pseudo-burr\u00ebror dhe e manipulimit me pushtetin t\u00eb cilin e g\u00ebzojn\u00eb burrat n\u00eb shoq\u00ebri patriarkale. Shkrimtarja Rosalind Miles e ka shpjeguar k\u00ebt\u00eb hierarki dhe dhun\u00eb sistematike ndaj grave duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb historis\u00eb, fshatari apo skllavi, sado t\u00eb n\u00ebnshtruar t\u00eb ken\u00eb qen\u00eb nga pronar\u00ebt e tyre, prap\u00eb se prap\u00eb kan\u00eb pasur t\u00eb drejt\u00eb t\u2019i rrahin grat\u00eb e tyre kur jan\u00eb kthyer n\u00eb sht\u00ebpi. E ngjashme \u00ebsht\u00eb dhuna ndaj f\u00ebmij\u00ebve, \u00e7\u00ebshtje pushteti dhe abuzimi me hierarki.<\/p>\n<p>Mediet duhet ta kuptojn\u00eb nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb q\u00eb me raportime t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme jan\u00eb duke i kontribuar n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrforcimit t\u00eb besimit se dhuna ndaj grave \u00ebsht\u00eb mit dhe jo realitet dominues. Se dhuna q\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb grat\u00eb e burrat \u00ebsht\u00eb e nj\u00ebjt\u00eb, se ve\u00e7 imazhi i nj\u00eb gruaje q\u00eb merr vendin e burrit dhe luan t\u00eb nj\u00ebjtin rol dominues, \u00ebsht\u00eb tall\u00ebs dhe se ai burr\u00eb q\u00eb toleron nj\u00eb grua t\u00eb till\u00eb nuk e meriton epitetin \u2018burr\u00eb\u2019.<\/p>\n<p>Dhuna mashkullore vret. Ajo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar deri m\u00eb tani dhe lista e burrave dhe grave q\u00eb e kan\u00eb p\u00ebsuar vet\u00ebm po shkon duke u rritur. Prandaj \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb mediet t\u00eb investojn\u00eb n\u00eb politika t\u00eb mir\u00ebfillta gjinore, dhe ato t\u00eb obligohen p\u00ebrmes ligjeve t\u00eb vendit. Kapacitet n\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt mund t\u2019i ngrisin duke k\u00ebrkuar bashk\u00ebpunim nga organizata vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare q\u00eb ofrojn\u00eb programe trajnime p\u00ebr integrimin e perspektiv\u00ebs gjinore n\u00eb pun\u00ebn e tyre.<\/p>\n<p>Nuk mjaftojn\u00eb termet e p\u00ebrgjithshme sikurse \u201cgjuh\u00eb e urrejtjes\u201d, \u201cdiskriminim direkt apo i t\u00ebrthort\u00eb\u201d n\u00eb rregullore dhe kode etike t\u00eb medieve. Politikat gjinore duhet t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb detajuara, t\u00eb kuptueshme dhe t\u00eb realizueshme duke filluar prej sakt\u00ebsis\u00eb s\u00eb lajmit, analiz\u00ebs s\u00eb duhur t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave, gjuh\u00ebs dhe shprehjeve, si dhe imazheve q\u00eb p\u00ebrzgjidhen p\u00ebr lajmin. T\u00eb gjitha japin porosi. Prandaj mediet kan\u00eb mund\u00ebsin\u00eb dhe hap\u00ebsir\u00ebn q\u00eb t\u2019i kontribuojn\u00eb p\u00ebrpjekjeve kund\u00ebr dhun\u00ebs, apo t\u00eb vazhdojn\u00eb ta normalizojn\u00eb dhun\u00ebn ndaj grave duke e interpretuar at\u00eb si shaka.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u201cShifra t\u00eb larta: Ja sa burra u rrah\u00ebn vjet nga grat\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb artikulli i ndar\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nga shum\u00eb mediume digjitale n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cRastet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb dhun\u00ebs n\u00eb familje, ushtrohen nga burrat. Por n\u00eb vitin e kaluar edhe grat\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb se e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb keq.\u201d \u2013 thot\u00eb artikulli i Gazet\u00ebs Blic, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1432,1009],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5773","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-dhuna","tag-te-drejtat-e-njeriut"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5773","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5773"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5773\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8780,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5773\/revisions\/8780"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5773"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5773"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5773"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5773"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}