{"id":5804,"date":"2022-09-29T14:48:11","date_gmt":"2022-09-29T12:48:11","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5804"},"modified":"2024-10-18T14:52:18","modified_gmt":"2024-10-18T12:52:18","slug":"dialogu-kosove-serbi-nje-sage-ballkanike-nen-hunden-e-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/dialogu-kosove-serbi-nje-sage-ballkanike-nen-hunden-e-be-se\/","title":{"rendered":"Dialogu Kosov\u00eb-Serbi: nj\u00eb \u201csag\u00eb\u201d ballkanike n\u00ebn hund\u00ebn e BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">N\u00eb dialogun p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb filluar tash e 11 vjet, pal\u00ebt kan\u00eb arritur q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshkruajn\u00eb mbi 30 marr\u00ebveshje e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mos i zbatojn\u00eb edhe vite pas arritjes s\u00eb tyre, nd\u00ebrkaq q\u00ebllimi i dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Brukseli \u2013 pra, normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve \u2013 akoma nuk ka ndodhur. Madje, duket ende si di\u00e7ka e larg\u00ebt.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Mir\u00ebpo, p\u00ebrderisa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn pal\u00ebt dialoguese e kan\u00eb pasur mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb mos p\u00ebrkushtohen seriozisht n\u00eb procesin e dialogut, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb ka rishfaqur n\u00eb diskurs r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb p\u00ebr paqe dhe rrezikun p\u00ebr p\u00ebrshkall\u00ebzim.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtyre 11 viteve t\u00eb dialogimit, nd\u00ebrmjet\u00ebsi \u2013 Bashkimi Europain \u2013 \u00ebsht\u00eb treguar i paaft\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar zbatimin e t\u00eb gjitha marr\u00ebveshjeve t\u00eb arritura n\u00eb Bruksel. Duke e pasur parasysh edhe m\u00ebnyr\u00ebn komplekse t\u00eb funksionimit t\u00eb BE-s\u00eb, vendimmarrja nuk ka qen\u00eb e leht\u00eb, nd\u00ebrsa konsensusi brenda BE-s\u00eb mbetet i v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u arritur. P\u00ebr ta kuptuar arsyen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, \u00ebsht\u00eb e nevojshme t\u00eb elaborohet funksionimi i BE-s\u00eb; e p\u00ebr k\u00ebt\u00eb duhet t\u00eb kemi parasysh fillimisht se BE-ja p\u00ebrb\u00ebhet nga disa organe q\u00eb e rregullojn\u00eb funksionimin e saj. Ato jan\u00eb: K\u00ebshilli i Europ\u00ebs, Komisioni Europian, Parlamenti Europian dhe K\u00ebshilli i Bashkimit Europian (i njohur edhe si K\u00ebshilli i Ministrave).<\/p>\n<p><strong>K\u00ebshillin e Europ\u00ebs<\/strong>\u00a0e p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb krer\u00ebt e shteteve apo t\u00eb qeverive t\u00eb vendeve an\u00ebtare, dhe ky institucion merret me \u00e7\u00ebshtjet e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb lart\u00eb brenda Unionit.<\/p>\n<p><strong>European Comission<\/strong>\u00a0sh\u00ebrben si deg\u00eb ekzekutive e BE-s\u00eb dhe b\u00ebn menaxhimin e pun\u00ebve dhe zbatimin e politikave t\u00eb BE-s\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Parlamenti Europian<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb dega legjislative e Unionit, e cila megjithat\u00eb p\u00ebr dallim nga legjislaturat e shteteve, nuk propozon ligje; mir\u00ebpo ligjet n\u00eb BE nuk mund t\u00eb kalojn\u00eb pa aprovimin edhe t\u00eb PE-s\u00eb. Ky institucion miraton buxhetin e BE-s\u00eb dhe e mbik\u00ebqyr pun\u00ebn e Komisionit Europian. PE-ja \u00ebsht\u00eb i vetmi institucion europian, an\u00ebtar\u00ebt e s\u00eb cilit zgjidhen direkt nga qytetar\u00ebt europian\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa,\u00a0<strong>K\u00ebshilli i Bashkimit Europian<\/strong>, p\u00ebrb\u00ebhet nga ministrat e shteteve an\u00ebtare t\u00eb cil\u00ebt mbulojn\u00eb fushat e nj\u00ebjta, e t\u00eb cil\u00ebt mblidhen n\u00eb nj\u00eb grup \u2013 p.sh. t\u00eb gjith\u00eb ministrat e jasht\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb ministrat e brendsh\u00ebm, t\u00eb gjith\u00eb ministrat e bujq\u00ebsis\u00eb, etj.<\/p>\n<p>P\u00ebr ta komplikuar edhe m\u00eb tej pun\u00ebn, p\u00ebr disa vendimmarrje t\u00eb natyr\u00ebs sensitive, brenda K\u00ebshillit t\u00eb BE-s\u00eb k\u00ebrkohet unanimiteti i t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve. Fakti q\u00eb Kosov\u00ebn nuk e njohin si shtet t\u00eb pavarur pes\u00eb vende an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, ka krijuar pengesa p\u00ebr avancimin e proceseve dhe p\u00ebrafrimit drejt BE-s\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr rrjedhoj\u00eb, BE-ja p\u00ebrpos q\u00eb nuk ka arritur t\u2019i nd\u00ebshkoj\u00eb pal\u00ebt dialoguese kur nuk jan\u00eb treguar konstruktive, ka d\u00ebshtuar edhe t\u2019i shp\u00ebrblej\u00eb ato at\u00ebher\u00eb kur kan\u00eb arritur progres. Kjo ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb pala serbe t\u00eb mos i marr\u00eb seriozisht k\u00ebrc\u00ebnimet e BE-s\u00eb, e pala kosovare t\u00eb mos ket\u00eb besim n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsin \u2013 mosliberalizimi i vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn p\u00ebr kat\u00ebr vjet me radh\u00eb, me gjith\u00eb vendimin e Komisionit Europian se Kosova ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha kriteret e nevojshme, ka zbehur kredibilitetin e BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb ballafaquar me k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, ndryshimi i kursit \u00ebsht\u00eb par\u00eb i nevojsh\u00ebm nga aleat\u00ebt e Kosov\u00ebs n\u00eb BE dhe SHBA. Pavar\u00ebsisht se n\u00ebn administrat\u00ebn e Donald Trump-it, Uashingtoni i kishte marr\u00eb gj\u00ebrat n\u00eb duart e veta, duke e anashkaluar Brukselin totalisht, n\u00ebn administrat\u00ebn e Joe Biden-it duket t\u00eb ket\u00eb koordinim m\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Tashm\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e zakonshme q\u00eb i D\u00ebrguari i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor i SHBA-s\u00eb, Gabriel Escobar, t\u00eb marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb takimet q\u00eb pal\u00ebt i zhvillojn\u00eb me Emisarin e BE-s\u00eb Miroslav Laj\u00e7ak. E megjithat\u00eb, dy fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha europiane \u2013 Franca dhe Gjermania \u2013 kan\u00eb vendosur t\u00eb shkojn\u00eb edhe nj\u00eb hap m\u00eb tej, duke i angazhuar\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/scholz-dhe-macron-d%C3%ABrgojn%C3%AB-k%C3%ABshilltar%C3%ABt-n%C3%AB-prishtin%C3%AB-e-beograd\/a-63021859\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebshilltar\u00ebt p\u00ebr politik\u00eb t\u00eb jashtme dhe siguri<\/a>\u00a0t\u00eb presidentit francez dhe t\u00eb kancelarit gjerman p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur p\u00ebrpjekjet e BE-s\u00eb p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb e Pallatit Elys\u00e9e dhe e Kancelaris\u00eb Federale gjermane n\u00eb procesin e normalizimit, n\u00eb vetvete \u00ebsht\u00eb tregues i r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb p\u00ebrfundimi i dialogut ka p\u00ebr paqen n\u00eb Ballkan &#8211; e rrjedhimisht r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb paqja n\u00eb Ballkan ka p\u00ebr stabilitetin e vet\u00eb kontinentit, i cili ve\u00e7se po ballafaqohet me luft\u00eb n\u00eb frontin lindor.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e Berlinit dhe Parisit n\u00eb zgjidhjen e \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Kosov\u00ebs, n\u00eb fakt duhet mir\u00ebpritur nga lidershipi kosovar, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb kan\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb arritur m\u00eb shum\u00eb, pa pasur nevoj\u00eb q\u00eb domosdoshm\u00ebrisht t\u00eb japin shum\u00eb. Mir\u00ebpo, \u00ebsht\u00eb poashtu tejet e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb tash, m\u00eb shum\u00eb se kurr\u00eb, ne t\u00eb kemi nj\u00eb konsensus politik brenda vendit sa i p\u00ebrket dialogut dhe zgjidhjes finale t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Zgjidhja e kontestit me Serbin\u00eb k\u00ebrkon patjet\u00ebr edhe p\u00ebrfshirjen e opozit\u00ebs dhe shoq\u00ebris\u00eb civile, si dhe hartimin e nj\u00eb strategjie komb\u00ebtare p\u00ebr dialogun, q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrcaktonte prioritetet dhe vijat e kuqe p\u00ebr Kosov\u00ebn. Megjithat\u00eb, Qeveria Kurti nuk po tregon gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar me shoq\u00ebrin\u00eb civile n\u00eb Kosov\u00eb dhe kryesisht neglizhon aktivitetet, konferencat dhe diskutimet e organizuara nga ta.<\/p>\n<p>Gjithashtu, qeveria nuk \u00ebsht\u00eb fort e interesuar t\u00eb jet\u00eb transparente me publikun kosovar. Informacionet pas takimeve ne Bruksel jan\u00eb t\u00eb pakta, e paraqitjet mediale pothuajse inekzistente. E p\u00ebr m\u00eb keq akoma, kjo po b\u00ebhet pik\u00ebrisht nga ata t\u00eb cil\u00ebt\u00a0<a href=\"http:\/\/old.kosovapress.com\/sq\/lajme\/kurti-kerkon-raport-per-dialogun-ne-te-kunderten-nuk-e-pranon-ate-165044\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kan\u00eb k\u00ebrkuar transparenc\u00eb dhe llogaridh\u00ebnie<\/a>\u00a0nga institucionet e Kosov\u00ebs lidhur me k\u00ebt\u00eb proces n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn.<\/p>\n<p>Prandaj, qeveria e Kosov\u00ebs duhet q\u00eb sa m\u00eb par\u00eb ta nd\u00ebrroj\u00eb qasjen e saj karshi dialogut, duke filluar koordinimin me t\u00eb gjith\u00eb akter\u00ebt, si brenda ashtu edhe jasht\u00eb vendit. P\u00ebr asnj\u00eb moment, pala kosovare nuk duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime t\u00eb ngutshme e t\u00eb pakoordinuara, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb, n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, Kosova t\u00eb mos krijoj\u00eb p\u00ebrshtypjen e vendit bllokues t\u00eb dialogut dhe, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, t\u00eb mos humbet momentume t\u00eb cilat deri m\u00eb tani i kemi humbur, e pasojat e s\u00eb cilave vendi po i vuan.<\/p>\n<p>P\u00ebrfshirja e Pallatit Elys\u00e9e dhe e Kancelaris\u00eb Federale gjermane, ofron nj\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr qeverin\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar garanci nga dy fuqit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha europiane p\u00ebr dy procese me r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr vendin: p\u00ebr liberalizmin e vizave dhe p\u00ebr dh\u00ebnien e nj\u00eb afati kohor p\u00ebr integrimin t\u00eb vendit n\u00eb BE, pas p\u00ebrfundimit t\u00eb dialogut.<\/p>\n<p>Sag\u00ebs s\u00eb dialogut tashm\u00eb 11-vje\u00e7ar duhet t\u2019i vij\u00eb fundi. E fundi i k\u00ebtij procesi, duhet t\u00eb n\u00ebnkuptoj\u00eb normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve, njohje t\u00eb nd\u00ebrsjell\u00eb, e p\u00ebrfaq\u00ebsim t\u00eb barabart\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb bot\u00eb si an\u00ebtare e OKB-s\u00eb.<\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb dialogun p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, t\u00eb filluar tash e 11 vjet, pal\u00ebt kan\u00eb arritur q\u00eb t\u2019i n\u00ebnshkruajn\u00eb mbi 30 marr\u00ebveshje e nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mos i zbatojn\u00eb edhe vite pas arritjes s\u00eb tyre, nd\u00ebrkaq q\u00ebllimi i dialogut t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Brukseli \u2013 pra, normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve \u2013 akoma nuk ka [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":8770,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1043,10,1236,998],"ppma_author":[22],"class_list":["post-5804","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-be","tag-dialogu","tag-kosove-serbi","tag-politike"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5804","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5804"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5804\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8769,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5804\/revisions\/8769"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8770"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5804"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5804"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5804"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5804"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}