{"id":5811,"date":"2017-02-14T13:10:43","date_gmt":"2017-02-14T11:10:43","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5811"},"modified":"2024-10-18T13:15:38","modified_gmt":"2024-10-18T11:15:38","slug":"50-hijet-e-shtypjes-se-grave","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/50-hijet-e-shtypjes-se-grave\/","title":{"rendered":"50 hijet e shtypjes s\u00eb grave"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>\u00cbsht\u00eb shkruar e debatuar shum\u00eb p\u00ebr trilogjin\u00eb e librave <em>Fifty Shades<\/em> nga E. L. James. Me kritika t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb vlerave letrare, t\u00eb tri pjes\u00ebt e <em>Fifty Shades<\/em> prap\u00eb se prap\u00eb e pushtuan tregun komercial t\u00eb librave m\u00eb t\u00eb shitur. Ngjash\u00ebm ndodhi edhe me filmat, ku i dyti i bazuar n\u00eb tekstin e dyt\u00eb momentalisht po i dominon kinemat\u00eb bot\u00ebrore, p\u00ebrfshir\u00eb edhe ato t\u00eb paktat n\u00eb Kosov\u00eb. \u201cMe 1400 bileta t\u00eb shitura sot p\u00ebr filmin<em> Fifty Shades Darker <\/em>kemi vendosur rekord te ri!\u201d &#8211;<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/cineplexxkosovo\/photos\/a.1756685821240228.1073741828.1756566631252147\/1825081064400703\/?type=3&amp;theater\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> mburret Cineplexx Kosova.<\/a>Filmi q\u00ebllimisht shfaqet mu <a href=\"http:\/\/www.cineplexx-ks.eu\/Content.Node\/ks\/events\/_items\/sonderevents\/Shen_Valentini_ne_Cineplexx.sq-KS.php\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">n\u00eb koh\u00ebn e fest\u00ebs s\u00eb t\u00eb dashuruarve Sh\u00ebn Valentinit<\/a>, dhe pa dyshim q\u00eb zhanri i filmit po promovohet p\u00ebr romanc\u00eb, erotik\u00eb dhe p\u00ebrqafim t\u00eb seksualitetit fem\u00ebror.<\/p>\n<p>Por as librat dhe as filmat e bazuar n\u00eb to, nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb asgj\u00eb me asnj\u00ebr\u00ebn nga t\u00eb tri konceptet e p\u00ebrmendura,, dhe assesi me natyr\u00ebn dhe m\u00ebnyrat komplekse se si manifestohen n\u00eb praktik\u00eb p\u00ebrmes p\u00ebrvojave dhe raporteve reale.<\/p>\n<p>Kudo ku dominon patriarkati, dinamika<em> dominues \/ e dominuar<\/em> \u00ebsht\u00eb narrativ\u00eb jo vet\u00ebm e njohur por edhe e mbrojtur shoq\u00ebrisht e institucionalisht; burri dominuesi nd\u00ebrsa gruaja e dominuara. Kjo dinamik\u00eb tipike prezantohet n\u00eb <em>Fifty Shades<\/em>. Burri, i pasur, vetjak, narcizoid, nd\u00ebrsa gruaja, e pasigurt n\u00eb veten e saj, e pap\u00ebrvoj\u00eb seksualisht, dhe n\u00eb k\u00ebrkim patetik t\u00eb dashuris\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb biznesmen i pasur q\u00eb e josh me dhurata t\u00eb shtrenjta, nd\u00ebrsa ajo \u00ebsht\u00eb studente q\u00eb punon me gjysm\u00eb orari n\u00eb nj\u00eb dyqan. Ai i di dhe i ka p\u00ebrjetuar t\u00eb gjitha, nd\u00ebrsa ajo t\u00ebr\u00ebsisht pasive por e gatshme q\u00eb p\u00ebrmes dashuris\u00eb s\u00eb nj\u00eb burri t\u2019i tejkaloj\u00eb \u2018kufijt\u00eb e saj fizik\u00eb dhe mendor\u00eb\u2019; \u201cNuk \u00ebsht\u00eb dhimbje, \u00ebsht\u00eb k\u00ebnaq\u00ebsi\u201d &#8211; manipulon dominuesi Green me t\u00eb dominuar\u00ebn Steel.<\/p>\n<p>Kushdo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e\/i familjarizuar me konceptet e <em>dhun\u00ebs ndaj grave, ngacmimit seksual, k\u00ebrc\u00ebnimit dhe p\u00ebrndjekjes<\/em>, besoj q\u00eb i ka lexuar librat apo par\u00eb filmat me sy kritik. Nuk \u00ebsht\u00eb romanc\u00eb, as erotik\u00eb dhe as BDSM. P\u00ebrderisa librat thirreshin n\u00eb eksplorimin e seksualitetit fem\u00ebror dhe p\u00ebrqafimit t\u00eb \u2018an\u00ebs s\u00eb err\u00ebt\u2019 s\u00eb saj, jan\u00eb pik\u00ebrisht an\u00ebtar\u00eb t\u00eb komunitetit BDSM q\u00eb jo vet\u00ebm kan\u00eb qeshur me m\u00ebnyr\u00ebn se si komuniteti i tyre \u00ebsht\u00eb prezantuar p\u00ebrmes personazhit Grey, por e kan\u00eb cil\u00ebsuar edhe t\u00eb rreziksh\u00ebm sepse ky i fundit e shfryt\u00ebzon p\u00ebrvoj\u00ebn me BDSM p\u00ebr t\u00eb manipuluar me dik\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb fare pjes\u00eb e k\u00ebtij komuniteti dhe as q\u00eb ka informacion bazik se si funksionojn\u00eb raporte t\u00eb tilla.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/film\/2015\/feb\/15\/fifty-shades-of-grey-bdsm-enthusiasts\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sipas praktikuesve t\u00eb BDSM<\/a>, aktivitetet n\u00eb fjal\u00eb, sikurse secili raport tjet\u00ebr seksual bazohet n\u00eb komunikim, mir\u00ebkuptim, siguri, dhe mbi t\u00eb gjitha miratim (ang: <em>consent<\/em>) prej t\u00eb dy pal\u00ebve. \u201cGrey p\u00ebr dallim \u00ebsht\u00eb p\u00ebrndjek\u00ebs klasik i cili e p\u00ebrcjell\u00eb, e frik\u00ebson verbalisht, dhe e izolon nga shoq\u00ebria protagonisten Steel.\u201d \u2013 thot\u00eb nj\u00ebri nga an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komuniteti. O<a href=\"http:\/\/lawc.on.ca\/wp-content\/uploads\/2013\/08\/Double-Crap.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rganizatat p\u00ebr mbrojtjen e grave nga dhuna<\/a> kan\u00eb reaguar qysh me marrjen hov t\u00eb shitjes s\u00eb librit t\u00eb par\u00eb, dhe vazhdojn\u00eb t\u00eb reagojn\u00eb edhe p\u00ebr filmat n\u00eb t\u00eb cilat dhuna ndaj nj\u00eb gruaje po maskohet p\u00ebr erotik\u00eb.<\/p>\n<p>Shprehjet e shpeshta q\u00eb vajzat e grat\u00eb i kan\u00eb kur i referohen raporteve toksike dhe t\u00eb korruptuara me t\u00eb dashurit, partner\u00ebt apo bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre, jan\u00eb \u201cxhelozon sepse m\u00eb do\u201d; \u201cm\u00eb p\u00ebrcjell\u00eb sepse kujdeset\u201d; \u201cnuk m\u00eb beson sepse shoq\u00ebria \u00ebsht\u00eb degjeneruar\u201d, dhe t\u00eb tjera t\u00eb ngjashme. Arsyeja pse gra t\u00eb reja kudo, p\u00ebrfshir\u00eb Kosov\u00ebn, mund t\u00eb asociohen me protagonisten Steel, mund t\u00eb jet\u00eb fakti se n\u00eb Kosov\u00eb, sjellja dominuese, k\u00ebrc\u00ebnuese dhe p\u00ebrndjek\u00ebse e kultur\u00ebs mashkullore \u00ebsht\u00eb pothuajse e normalizuar, dhe nj\u00eb grua e re e virgj\u00ebr q\u00eb \u201ceksploron seksualisht\u201d me t\u00eb dashurin e saj kontrollues dhe dominues, ting\u00ebllon si diskurs i pranuesh\u00ebm p\u00ebr grat\u00eb dhe q\u00e7iftet. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, mund t\u00eb luash eg\u00ebr, por sipas kushteve t\u00eb tij. Dhe kjo nuk ka lidhje me p\u00ebrqafim dhe eksplorim t\u00eb seksualitetit fem\u00ebror por p\u00ebrkufizim, kontrollim dhe mbik\u00ebqyrje t\u00eb saj nga ai.<\/p>\n<p>Por kjo nuk besoj q\u00eb \u00ebsht\u00eb arsyeja e vetme pse filmi ka t\u00ebrhequr num\u00ebr t\u00eb madh t\u00eb grave t\u00eb reja n\u00eb kinema. Interesimi nuk ishte q\u00eb vinte ve\u00e7 nga to, nga kureshtja pas leximit t\u00eb librave, apo thjesht\u00eb interesimi p\u00ebr natyr\u00ebn e \u201cerr\u00ebt\u201d seksuale t\u00eb filmit. Albi Mall \u00ebsht\u00eb siguruar q\u00eb marketing gjinor t\u00eb b\u00ebhet n\u00eb plot\u00ebsi. P\u00ebr t\u00eb siguruar num\u00ebr rekord t\u00eb biletave t\u00eb shitura n\u00ebn moton #LadiesNight, Cineplexx \u00ebsht\u00eb siguruar q\u00eb konsumatoret t\u2019i josh\u00eb me<a href=\"https:\/\/www.facebook.com\/cineplexxkosovo\/photos\/a.1756685821240228.1073741828.1756566631252147\/1824901527751990\/?type=3&amp;theater\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> elemente tipike t\u00eb \u2018marketingut fem\u00ebror\u2019<\/a>, shp\u00ebrblime me fustane, set stolish, syze, \u00e7anta, rroba, parfume dhe masazhe trupore.<\/p>\n<p>E pse t\u00eb kritikojm\u00eb nj\u00eb rrjet biznesesh n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr p\u00ebrforcimin e seksizmit p\u00ebrmes marketingut gjinor, kur jan\u00eb vet\u00eb institucionet e vendit q\u00eb p\u00ebr 8 mars u dhurojn\u00eb grave t\u00eb pun\u00ebsuara n\u00eb ato institucione nga nj\u00eb kupon prej 20 eurosh q\u00eb t\u00eb blejn\u00eb parfum, \u00e7ant\u00eb apo di\u00e7ka \u2018fem\u00ebrore\u2019? Apo kur Policia e Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb tender t\u00eb vet\u00ebm shpenzon <a href=\"https:\/\/krpp.rks-gov.net\/Default.aspx?PID=Notices&amp;LID=1&amp;PCID=-1&amp;CtlID=ViewNotices&amp;ID=68355\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">mbi 6,700 euro p\u00ebr dhuratat e 8 marsit?<\/a><\/p>\n<p>Sistemi dhe mend\u00ebsia kapitaliste (edhe pse jo i vetmi) e p\u00ebrforcon binaritetin strikt <em>dominues\/e dominuar<\/em> dhe e ushqen tregun seksist p\u00ebrmes \u2018\u2018marketingut fem\u00ebror\u201d\u2019. Pse nuk u zgjeodh\u00ebn filma t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr joshjen e audienc\u00ebs fem\u00ebrore me moton #LadiesNight, si p\u00ebr shembull filmi<em> Jackie<\/em> ku dekonstruktohet figura politike e zonj\u00ebs s\u00eb par\u00eb Jacqueline Bouvier Kennedy gjat\u00eb nj\u00eb momenti tragjik n\u00eb politik\u00ebn amerikane, apo <em>Hidden Figures<\/em>, nj\u00eb film p\u00ebr pjes\u00ebmarrjen e grave afro-amerikane n\u00eb NASA? Epo, porosit\u00eb p\u00ebr fuqizim politik t\u00eb grave nuk ia dalin t\u2019i shesin \u00e7antat e parfumet po aq sa ato q\u00eb promovojn\u00eb konsumeriz\u00ebm dhe imazh t\u00eb rrejsh\u00ebm t\u00eb grave t\u00eb modernizuara.<\/p>\n<p>Nj\u00eb sken\u00eb filmi apo bised\u00eb e natyr\u00ebs seksuale q\u00eb nxit t\u00eb qeshura nga njer\u00ebzit n\u00eb sall\u00eb ashtu sikurse po ndodh me filmin Fifty Shades Darker n\u00eb Cineplexx, tregon p\u00ebr papjekurin\u00eb e burrave dhe grave p\u00ebr biseda serioze dhe komplekse sikurse erotika, seksi dhe raportet toksike n\u00eb mes t\u00eb \u00e7ifteve. E mos t\u00eb flasim p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb e t\u00eb rejat q\u00eb ende nuk rriten n\u00eb shkoll\u00eb e sht\u00ebpi me edukat\u00eb seksuale, por rriten me qasje t\u00eb pakufizuar n\u00eb pornografi q\u00eb i l\u00eb t\u00eb irrituar, t\u00eb hutuar, dhe i pengon t\u00eb krijojn\u00eb raporte t\u00eb sh\u00ebndosha romantike dhe intime. E kur \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr edukimin seksual t\u00eb t\u00eb rinjve, ia vlen t\u00eb rikujtojm\u00eb faktin q\u00eb nj\u00ebra nga shkollat private n\u00eb vend,<a href=\"https:\/\/web.facebook.com\/ArsimimiMbrapshte\/posts\/1643447882550550\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> Mileniumi i tret\u00eb<\/a>, n\u00eb revist\u00ebn shkollore n\u00ebn rubrik\u00ebn \u201cLiteratur\u00eb\u2019 pa pik\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie e ka p\u00ebrzgjedhur pik\u00ebrisht librin <em>Fifty Shades<\/em> duke e prezantuar at\u00eb p\u00ebr roman dashurie bashk\u00eb m\u00eb nj\u00eb lib\u00ebr tjet\u00ebr po aq t\u00eb kritikuar sa ky n\u00eb fjal\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00eb shtypje e till\u00eb e grave p\u00ebrmes abuzimit psikologjik dhe seksual, dhe promovimit t\u00eb imazhit pasiv t\u00eb grave p\u00ebrmes dhuratave konsumuese \u2018sh\u00ebn valentinase\u2019, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht diskursi i korruptuar gjinor q\u00eb po ndodh aktualisht n\u00eb pop kultur\u00ebn ton\u00eb. P\u00ebr t\u2019i zb\u00ebrthyer 50 hijet e personalitetit t\u00eb personazhit Grey mjafton mendimi kritik dhe informacioni shum\u00eb-dimensional rreth pushtetit, erotik\u00ebs, mizogjinis\u00eb dhe kapitalizmit. Ajo na ndihmon t\u2019i shohim ato si 50 hijet e shtypjes s\u00eb grave, prej dhun\u00ebs fizike dhe seksuale e deri te ajo simbolikja p\u00ebrmes konsumit dhe marketingut seksist.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>\u00cbsht\u00eb shkruar e debatuar shum\u00eb p\u00ebr trilogjin\u00eb e librave Fifty Shades nga E. L. James. Me kritika t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr munges\u00eb t\u00eb vlerave letrare, t\u00eb tri pjes\u00ebt e Fifty Shades prap\u00eb se prap\u00eb e pushtuan tregun komercial t\u00eb librave m\u00eb t\u00eb shitur. Ngjash\u00ebm ndodhi edhe me filmat, ku i dyti i bazuar n\u00eb tekstin e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8706,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1432,1435],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5811","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dhuna","tag-shtypja-e-grave"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5811","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5811"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5811\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8707,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5811\/revisions\/8707"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8706"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5811"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5811"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5811"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5811"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}