{"id":5821,"date":"2017-01-09T13:02:51","date_gmt":"2017-01-09T11:02:51","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5821"},"modified":"2024-10-18T13:05:09","modified_gmt":"2024-10-18T11:05:09","slug":"vrasja-e-grave-eshte-thellesisht-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/vrasja-e-grave-eshte-thellesisht-politike\/","title":{"rendered":"Vrasja e grave \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht politike"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>List\u00ebs s\u00eb grave t\u00eb vrara nga burrat, si Diana Kastratit, Zejnepe Bytyqi, <a href=\"http:\/\/www.kosovopolice.com\/sq\/informacione\/vrasje-e-rende-1629\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">S. Canaj <\/a>e shum\u00eb t\u00eb tjerave, n\u00eb dy vitet e fundit iu shtuan edhe tri gra. Donjeta Pajaziti, 24 vje\u00e7arja nga De\u00e7ani u grabit, u vra me dy plumba n\u00eb kok\u00eb dhe u gjet pas gjasht\u00eb jav\u00ebve n\u00eb Bjeshk\u00ebt e Strellcit. I arrestuar p\u00ebr vrasjen ishte <a href=\"http:\/\/www.botasot.info\/lajme\/494558\/tmerruese-zbulohet-se-kush-e-vrau-donjeta-pajazitin\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kush\u00ebriri i saj 60 vje\u00e7ar<\/a>. Dafina Zhubi, 35 vje\u00e7arja nga Gjakova vdiq n\u00eb banes\u00ebn e t\u00eb dashurit t\u00eb saj, n\u00eb shkurt 2016. I dyshuari kryesor, i dashuri i saj Astrit Dibra, <a href=\"http:\/\/klankosova.tv\/i-dyshuari-per-vrasjen-e-dafina-zhubit-ka-edhe-nenshtetesi-serbe-video\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pronar i dyqaneve t\u00eb loj\u00ebrave t\u00eb fatit<\/a>, u lirua nga prokurorja Fitore Sadikaj e cila e cil\u00ebsoi vdekjen e t\u00eb ndjer\u00ebs \u201cvet\u00ebvrasje\u201d pavar\u00ebsisht<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=kcmH6lGVGgo\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> deklarimeve t\u00eb ekspertiz\u00ebs<\/a> se d\u00ebshmit\u00eb than\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Nd\u00ebrsa muajin e kaluar, u raportua p\u00ebr <a href=\"http:\/\/zeri.info\/kronika\/122628\/burri-vret-gruan-plagos-mikun\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vdekjen e nj\u00eb gruaje 54 vje\u00e7are n\u00eb Prishtin\u00eb<\/a>, e raportuar nga mediet me inicialet M.G, e vrar\u00eb nga bashk\u00ebshorti i saj, n\u00eb dhjetor 2016.<\/p>\n<p>Shum\u00eb gra t\u00eb tjera sot vazhdojn\u00eb t\u00eb p\u00ebrjetojn\u00eb dhun\u00eb n\u00eb heshtje, dhe rrezikojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb viktima potenciale t\u00eb vrasjes.<\/p>\n<p>Vrasja e grave \u00ebsht\u00eb thell\u00ebsisht politike. K\u00ebt\u00eb e thon\u00eb Charlotte Bunch dhe Roxanna Carillo n\u00eb librin e tyre \u201cDhuna Gjinore &#8211; \u00e7\u00ebshtje zhvillimore dhe e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d. Sipas tyre, grat\u00eb si viktima shpesh jan\u00eb t\u00eb padukshme, sepse imazhi dominuesI i aktorit politik n\u00eb bot\u00ebn ton\u00eb \u00ebsht\u00eb burr\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, dominimi i grave \u00ebsht\u00eb vet\u00eb porosia: rri aty ku e ke vendin apo frik\u00ebsohu. Autoret theksojn\u00eb se sistemi n\u00ebnshtrues i grave \u00ebsht\u00eb aq i thell\u00eb saq\u00eb konsiderohet i natyrsh\u00ebm, madje edhe i pashmangsh\u00ebm, sepse nj\u00eb besim i till\u00eb i ka rr\u00ebnj\u00ebt tek pushteti strukturor (n\u00eb sht\u00ebpi, pun\u00eb, sfer\u00eb publike), pushtet ky q\u00eb u jep privilegje dhe role dominuese burrave.<\/p>\n<p>\u201cN\u00ebse grat\u00eb e p\u00ebrdorin t\u00ebr\u00eb energjin\u00eb e tyre vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb mbijetuar dhe n\u00ebse t\u00eb jetuarit me frik\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendja e tyre bazike, \u00e7ka tregon kjo p\u00ebr bashk\u00ebshort\u00ebt e tyre dhe p\u00ebr politikan\u00ebt e vendit?\u201d &#8211; pyet aktivistja feministe serbe Lepa Mljadenovic n\u00eb esen\u00eb <em>SOS Belgrade July 1993-1995: Dirty Streets<\/em>. Sipas saj, frika \u00ebsht\u00eb mjet n\u00ebnshtrimi dhe dominimi. Edhe grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb jetojn\u00eb m\u00eb frik\u00ebn se do t\u00eb vriten, rrahen, dhunohen dhe torturohen n\u00ebse e harrojn\u00eb rolin e tyre t\u00eb p\u00ebrcaktuar gjinor, pra at\u00eb n\u00ebnshtrues. Edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk na kanoset ndonj\u00eb rrezik konkret nga dhuna e nj\u00eb burri, ne jetojm\u00eb me frik\u00ebn p\u00ebr t\u00eb. Ngjash\u00ebm sikurse n\u00eb luft\u00eb thot\u00eb Mljadenovic: \u201c&#8230;jo t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit jan\u00eb t\u00eb vdekur, por t\u00eb gjith\u00eb jetojn\u00eb me frik\u00ebn se do t\u00eb vdesin.\u201d<\/p>\n<p>Kjo gjendje q\u00eb prodhon frik\u00eb dhe promovon k\u00ebrc\u00ebnimin si mjet n\u00ebnshtrues p\u00ebrforcohet nga vet\u00eb sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmon lirimi i Astrit Dibr\u00ebs ku gjykata zgjedh t\u00eb shp\u00ebrfill\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb vdekjen e dhunshme t\u00eb Dafin\u00ebs; e kan\u00eb d\u00ebshmuar dosjet e shum\u00ebfishta t\u00eb bashk\u00ebshortit t\u00eb Zejnepe Bytyqit, t\u00eb cilat po t\u00eb merreshin me seriozitet do t\u00eb mund t\u00eb parandalonin vrasjen e saj; \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar me konstatimin e Gjykat\u00ebs Kushtetuese se shteti ka d\u00ebshtuar n\u00eb mbrojtjen e Diana Kastratit e cila ka k\u00ebrkuar mbrojtje emergjente nga p\u00ebrndjek\u00ebsi i saj (bashk\u00ebshorti\/vras\u00ebsi i saj). Pra autoritetet e vendit, m\u00eb shum\u00eb sesa bindjet konservatore t\u00eb vet\u00eb burrave, po e p\u00ebrforcojn\u00eb nocionin p\u00ebr grat\u00eb si klas\u00eb e n\u00ebnshtruar, e pambrojtur, madje edhe joeksiztente.<\/p>\n<p>Sipas librit \u201cSeksi dhe Paqja n\u00eb Bot\u00eb\u201d, shtetet q\u00eb i trajtojn\u00eb grat\u00eb keq kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb tendenc\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb varf\u00ebr dhe t\u00eb investojn\u00eb m\u00eb pak n\u00eb njer\u00ebz. Autor\u00ebt e tekstit konsiderojn\u00eb se dhuna n\u00eb baz\u00eb gjinore jo vet\u00ebm q\u00eb shkat\u00ebrron sht\u00ebpit\u00eb por ndikon duksh\u00ebm n\u00eb politik\u00eb dhe siguri n\u00eb t\u00eb dy nivelet, shtet\u00ebrore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Libri v\u00eb n\u00eb pah ndikimin e pabarazis\u00eb gjinore n\u00eb<em> nivel shteti <\/em>dhe thekson q\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb me m\u00eb shum\u00eb barazi gjinore kan\u00eb m\u00eb pak tendenc\u00eb t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb luft\u00eb, t\u00eb p\u00ebrdorin m\u00eb s\u00eb pari forc\u00ebn n\u00eb p\u00ebrballje me konflikte, apo t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb kriza t\u00eb dhunshme nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Tek ne, jo vet\u00ebm q\u00eb nuk investohet n\u00eb drejt\u00ebsi gjinore dhe humanitet, por thirrjet p\u00ebr dominim gjinor na vijn\u00eb rregullisht. Ato vijn\u00eb p\u00ebrmes diskursit publik q\u00eb nxit t\u2019i urrejm\u00eb grat\u00eb, \u00a0t\u2019i p\u00ebr\u00e7mojm\u00eb, t\u2019i reduktojm\u00eb n\u00eb <a href=\"http:\/\/koha.net\/?id=27&amp;l=149560\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">epitete mizogjene<\/a> e <a href=\"http:\/\/www.insajderi.com\/sami-kurteshi-e-quan-lope-ministren-e-drejtesise\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">emra kafsh\u00ebsh<\/a>, <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=YIHRq9d5ipA\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u2019i ofendojm\u00eb<\/a> e <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=u8lZMCAlRx4\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">k\u00ebrc\u00ebnojm\u00eb<\/a> haptas e publikisht edhe n\u00eb Kuvend, t\u2019i nd\u00ebshkojm\u00eb e p\u00ebrjashtojn\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb devijojn\u00eb nga normat konvencionale gjinore t\u00eb \u2018gruas s\u00eb ndershme\u201d. Burrat dhe djemt\u00eb ushqehen me diskurs mizogjinist. Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ish-Avokati i Popullit, Sami Kurteshi, p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i shoqatave t\u00eb veteran\u00ebve Hysni Gucati, xhaxhai i vajz\u00ebs q\u00eb rrahu mbes\u00ebn e tij adoleshente nga Rahoveci, jan\u00eb vet\u00ebm disa nga shembujt q\u00eb i pam\u00eb publikisht, dhe q\u00eb d\u00ebshmojn\u00eb p\u00ebr maskulinitetin e dhunsh\u00ebm patriarkal, \u2018kultur\u00ebn burr\u00ebrore\u2019 dhe militarizimin e raporteve gjinore.<\/p>\n<p>\u201cGrat\u00eb duhet fuqizuar por burrat duhet sfiduar.\u201d, &#8211; thot\u00eb Katie Cosgrove n\u00eb esen\u00eb e saj \u201cAsnj\u00eb burr\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb\u201d ku prezanton fushat\u00ebn e suksesshme <em>Zero Toleranc\u00eb<\/em> p\u00ebr vet\u00ebdijesim t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb gjer\u00eb p\u00ebr ta kund\u00ebrshtuar haptas dhun\u00ebn ndaj grave. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb problemi i dhun\u00ebs pandemike ndaj grave t\u00eb adresohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive, problemit duhet t\u2019i vihet emri q\u00eb i takon, dhe se ai em\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u2018dhuna mashkullore\u2019 (male violence). P\u00ebr disa, nj\u00eb em\u00ebrtim i till\u00eb pranohet v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr shkak se gjykohet p\u00ebr demonizim t\u00eb burrave. Por sipas Cosgrove, ky em\u00ebrtim problemi \u00ebsht\u00eb qen\u00ebsor p\u00ebr ta kuptuar k\u00ebt\u00eb form\u00eb dhune ku agresori dominues \u00ebsht\u00eb burri, nd\u00ebrsa viktima dominuese \u00ebsht\u00eb gruaja, ku nj\u00eb klas\u00eb e t\u00ebr\u00eb shoq\u00ebrore abuzon, e klasa tjet\u00ebr e p\u00ebson.<\/p>\n<p>Dhuna ndaj grave \u00ebsht\u00eb realitet i form\u00ebsuar politikisht q\u00eb mir\u00ebmbahet nga institucionet patriarkale. Prandaj, iniciativat p\u00ebr parandalim t\u00eb krimeve ndaj grave duhet t\u00eb marrin hov sa m\u00eb par\u00eb. K\u00ebto iniciativa duhen par\u00eb n\u00eb kontekst t\u00eb gjer\u00eb kulturor, kontekst p\u00ebrmes se cilit mund t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb vajzat e djemt\u00eb nuk edukohen sesi t\u00eb krijojn\u00eb raporte t\u00eb sh\u00ebndosha, t\u00eb drejta e t\u00eb barabarta, dhe nj\u00eb konteksti ku djemve u ushqehet maskuliniteti i d\u00ebmsh\u00ebm gjinor; ai p\u00ebr shtypje dhe dominim.<\/p>\n<p>Besimet p\u00ebr t\u00eb drejt\u00ebn e ushtrimit t\u00eb dhun\u00ebs, mbjelljes s\u00eb frik\u00ebs e k\u00ebrc\u00ebnimit duhet thyer p\u00ebrmes sundimit t\u00eb ligjit. \u00cbsht\u00eb koha t\u00eb mbjellim frik\u00eb dhe bindje ligjore tek burrat q\u00eb dhuna dhe autoriteti i pretenduar mbi grat\u00eb d\u00ebnohet me ligj. Sundimi bind\u00ebs i ligjit do t\u00eb d\u00ebshmohet me sanksionimin e abuzuesit dhe mbrojtjen e viktim\u00ebs, kur zyrtar\u00ebt policor\u00eb, prokuror\u00ebt, pun\u00ebtor\u00ebt social\u00eb, dhe ekspert\u00eb t\u00eb tjer\u00eb po ashtu sanksionohen n\u00ebse d\u00ebshtojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb viktim\u00ebn. K\u00ebshtu do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebr\u00e7ohet porosia nj\u00ebher\u00eb e p\u00ebrgjithmon\u00eb se dhuna ndaj grave nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje private apo familjare, por vep\u00ebr penale.<\/p>\n<p>\u2018Dhuna mashkullore\u2019 \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vet\u00eb burrave. K\u00ebt\u00eb duhet ta kuptojn\u00eb edhe ata q\u00eb nuk ushtrojn\u00eb dhun\u00eb apo nuk kan\u00eb tendenc\u00eb p\u00ebr sjellje t\u00eb till\u00eb. Se p\u00ebr t\u00eb par\u00eb ndryshime strukturore, \u00ebsht\u00eb e domosdoshme q\u00eb porosia kund\u00ebr n\u00ebnshtrimit t\u00eb grave dhe pseudovlerave burr\u00ebrore t\u00eb vij\u00eb nga vet\u00eb burrat q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb imazhe dhe varitete m\u00eb t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb maskuliniteteve. Demaskuliniteti i dhunsh\u00ebm patriarkal dhe institucional do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb nga mekanizmat afatgjat\u00eb t\u00eb reduktimit t\u00eb dhun\u00ebs ndaj grave.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>List\u00ebs s\u00eb grave t\u00eb vrara nga burrat, si Diana Kastratit, Zejnepe Bytyqi, S. Canaj e shum\u00eb t\u00eb tjerave, n\u00eb dy vitet e fundit iu shtuan edhe tri gra. Donjeta Pajaziti, 24 vje\u00e7arja nga De\u00e7ani u grabit, u vra me dy plumba n\u00eb kok\u00eb dhe u gjet pas gjasht\u00eb jav\u00ebve n\u00eb Bjeshk\u00ebt e Strellcit. I arrestuar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8699,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1432,998,1431],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5821","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-dhuna","tag-politike","tag-vrasja-e-grave"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5821","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5821"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5821\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8700,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5821\/revisions\/8700"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8699"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5821"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5821"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5821"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5821"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}