{"id":5832,"date":"2016-10-10T12:58:32","date_gmt":"2016-10-10T10:58:32","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5832"},"modified":"2024-10-18T13:00:35","modified_gmt":"2024-10-18T11:00:35","slug":"pro-zgjedhjes-trupi-eshte-i-imi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pro-zgjedhjes-trupi-eshte-i-imi\/","title":{"rendered":"Pro zgjedhjes, trupi \u00ebsht\u00eb i imi"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\"><\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Mij\u00ebra gra n\u00eb Poloni protestuan <a href=\"http:\/\/www.bbc.com\/news\/world-europe-37540139?SThisFB\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kund\u00ebr ndalimit t\u00eb abortit me ligj t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e kaluar<\/a>. Aborti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend lejohet vet\u00ebm n\u00eb rast p\u00ebrdhunimi apo n\u00ebse jeta e gruas \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik apo n\u00ebse fetusi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmtuar. Por ligjb\u00ebr\u00ebsit po punojn\u00eb tutje q\u00eb edhe k\u00ebto p\u00ebrjashtime t\u2019i eliminojn\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb abortin praktik\u00eb t\u00eb d\u00ebnueshme me deri n\u00eb 5 vjet burg. T\u00eb veshura n\u00eb t\u00eb zeza si shenj\u00eb zie p\u00ebr frik\u00ebn se do t\u2019i humbin krejt\u00ebsisht edhe ato pak t\u00eb drejta riprodhuese, grat\u00eb polake shpreh\u00ebn zem\u00ebrimin e tyre duke thirrur: \u201cTespihet e tua larg vezoreve t\u00eb mija\u201d, \u201cDo t\u00eb doja ta abortoja qeverin\u00eb\u201d, \u201cStudentet e mjek\u00ebsis\u00eb pro zgjedhjes\u201d, \u201cJo n\u00eb burg p\u00ebr abort\u201d, \u201c\u00cbsht\u00eb trupi im, \u00ebsht\u00eb zgjedhja ime\u201d.<\/p>\n<p>Shumica e shteteve t\u00eb BE-s\u00eb e lejojn\u00eb abortin gjat\u00eb tremujorit t\u00eb par\u00eb thjesht me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb grave dhe posedojn\u00eb kushte e rregulla t\u00eb tjera sa i p\u00ebrket abortit pas tremujorit t\u00eb par\u00eb. Disa shtete evropiane si Austria, Franca e Norvegjia ofrojn\u00eb<a href=\"http:\/\/abortion-clinics.eu\/abortion-europe\/easy-access-foreign-women\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> qasje t\u00eb leht\u00eb<\/a> n\u00eb abort jo vet\u00ebm p\u00ebr qytetaret e tyre por edhe p\u00ebr grat\u00eb e vendeve t\u00eb tjera. Disa shtete kan\u00eb<a href=\"http:\/\/abortion-clinics.eu\/abortion-europe\/restrictive-access-foreign-women\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> direktiva m\u00eb kufizuese<\/a> si Danimarka dhe Finlanda, por ka edhe t\u00eb tjera q\u00eb e <a href=\"http:\/\/abortion-clinics.eu\/abortion-europe\/abortion-prohibited\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ndalojn\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht<\/a> sikurse Malta.<\/p>\n<p>\u201cAborti \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb e njeriut\u201d &#8211; thot\u00eb Komiteti p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut i Kombeve t\u00eb Bashkuara. N\u00eb qershor t\u00eb k\u00ebtij viti, <a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/world\/2016\/jun\/09\/ireland-abortion-laws-violated-human-rights-says-un\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Irland\u00ebs i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thirrje p\u00ebr dekriminalizim t\u00eb abortit<\/a>, p\u00ebr ndryshim t\u00eb ligjit p\u00ebr abortin e edhe ndryshim Kushtetute n\u00ebse \u00ebsht\u00eb e nevojshme. K\u00ebto thirrje jan\u00eb b\u00ebr\u00eb si rrjedhoj\u00eb e keqtrajtimit dhe diskriminimit q\u00eb i \u00ebsht\u00eb shkaktuar nj\u00eb gruaje kur i \u00ebsht\u00eb mohuar aborti pavar\u00ebsisht defekteve n\u00eb fetus q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrfundonin me vdekje menj\u00ebher\u00eb pas lindjes. Ngjash\u00ebm, aborti mohohet e dekurajohet gjithandej globit, e n\u00eb disa vende <a href=\"http:\/\/www.independent.co.uk\/life-style\/health-and-families\/international-abortion-laws-the-six-nations-where-it-is-still-illegal-to-have-an-abortion-10229567.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kriminalizohet totalisht<\/a> duke mos njohur legalitet e legjitimitet n\u00eb asnj\u00eb rrethan\u00eb.<\/p>\n<p><strong>\u201cPro jet\u00eb\u201d apo \u201cpro zgjedhje\u201d<\/strong><\/p>\n<p>\u201cPro jet\u00eb apo pro zgjedhje?\u201d pyetet kur flasim p\u00ebr abortin. Perspektiv\u00ebn \u201cpro jet\u00eb\u201d e mbrojn\u00eb kryesisht fet\u00eb dhe politikat konvencionale dhe fanatike. Kjo n\u00ebnkupton q\u00eb njeriu nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb vendos\u00eb p\u00ebr nj\u00eb jet\u00eb tjet\u00ebr. Si e till\u00eb e injoron gruan si subjekt dhe e sheh at\u00eb vet\u00ebm si makin\u00eb q\u00eb kontrollohet dhe rregullohet nga forca t\u00eb jashtme. K\u00ebto forca jan\u00eb politikat qeveritare q\u00eb vendosin p\u00ebr riprodhimin, e q\u00eb kryesisht jan\u00eb t\u00eb ndikuara nga normat dominuese fetare e shoq\u00ebrore. N\u00eb Poloni p\u00ebr shembull, politika konservatore ndikohet duksh\u00ebm nga Kisha Katolike, e cila sikurse institucionet e tjera fetare \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrshtuese strikte e abortit.<\/p>\n<p>\u201cPro zgjedhjes\u201d \u00ebsht\u00eb thirrje p\u00ebr autonomi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb grave mbi trupat e tyre. Liria riprodhuese apo mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zgjedhur n\u00ebse do t\u00eb lind\u00ebsh apo jo \u00ebsht\u00eb perspektiv\u00eb esenciale e fuqizimit t\u00eb grave dhe e drejt\u00eb njer\u00ebzore e qytetare. Prandaj, pro zgjedhje k\u00ebrkon opsione dhe alternativa q\u00eb grat\u00eb t\u00eb marrin vendimet e duhura, sepse jo t\u00eb gjitha opsionet funksionojn\u00eb nj\u00ebjt\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha grat\u00eb. \u2018Pro zgjedhje\u2019 \u00ebsht\u00eb pro abortit p\u00ebr ato q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb. E n\u00eb raste apo situata m\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlikuara n\u00eb t\u00eb cilat gruaja nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb merr vendimin e duhur vet\u00eb, me perspektiv\u00ebn \u201cpro zgjedhje\u201d, vendimi rreth abortit prezantohet si \u201cvendim q\u00eb merret nga gruaja shtatz\u00ebn\u00eb me ndihm\u00eb profesionale t\u00eb mjekut\/es\u201d.<\/p>\n<p><strong>Rreth abortit n\u00eb Kosov\u00eb<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"http:\/\/msh-ks.org\/wp-content\/uploads\/2013\/11\/2008_03-L-110-Ligji-per-nderprerjen-e-shtatzanise.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">N\u00eb Kosov\u00eb, me ligj aborti lejohet deri n\u00eb jav\u00ebn e 10-t\u00eb t\u00eb shtatz\u00ebnis\u00eb.<\/a> Kjo \u00ebsht\u00eb periudha kur \u00e7do grua shtatz\u00ebn\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb abortin me k\u00ebrkes\u00ebn e saj dhe pa arsye mjek\u00ebsore, i njohur si \u201cabort elektiv\u201d. Pas k\u00ebsaj periudhe lejohet vet\u00ebm n\u00eb rast t\u00eb p\u00ebrdhunimit, incestit, komplikimeve q\u00eb rrezikojn\u00eb gruan apo deformimeve t\u00eb fetusit, dhe nuk mund t\u00eb realizohet pa aprovimin e komisionit sh\u00ebndet\u00ebsor profesional. \u00a0Pavar\u00ebsisht faktit q\u00eb edhe vet\u00eb ligji gabimisht e p\u00ebrkufizon abortin si nd\u00ebrprerje e shtatz\u00ebnis\u00eb \u201cme forc\u00eb\u201d dhe mang\u00ebsive t\u00eb tjera ligjore q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb pakta, p\u00ebr dallim nga Polonia, n\u00eb Kosov\u00eb, mund\u00ebsia\u00a0p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrprer\u00eb shtatz\u00ebnin\u00eb s\u00eb paku n\u00eb tremujorin e par\u00eb, mbrohet me ligj.<\/p>\n<p>Por normat shoq\u00ebrore n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr jan\u00eb ato q\u00eb thon\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. Nuk e thon\u00eb vet\u00ebm fet\u00eb dhe predikuesit fetar\u00eb, por e thot\u00eb edhe QKUK, pra institucioni i vet\u00ebm sh\u00ebndet\u00ebsor q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00eb ta ofroj\u00eb at\u00eb. <a href=\"http:\/\/preportr.cohu.org\/sq\/hulumtime\/Turpi-mbi-trupin-108\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Nj\u00eb hulumtim rreth abortit<\/a> dhe perspektivave t\u00eb ndryshme rreth tij d\u00ebshmon se vajzat dhe grat\u00eb q\u00eb e k\u00ebrkojn\u00eb k\u00ebt\u00eb sh\u00ebrbim n\u00eb k\u00ebt\u00eb institucion sh\u00ebndet\u00ebsor (tanim\u00eb t\u00eb njohur si tejet kaotik, t\u00eb korruptuar, dhe t\u00eb pasigurt), shahen p\u00ebr \u201cegoiste\u201d e \u201cvras\u00ebse\u201d p\u00ebrmes posterave n\u00eb mure t\u00eb hap\u00ebsir\u00ebs s\u00eb dhom\u00ebs ku kryhet aborti.<\/p>\n<p>Por edhe pse refuzohet me norma shoq\u00ebrore, <a href=\"http:\/\/prishtinainsight.com\/kosovo-thriving-market-illegal-abortion\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">aborti n\u00eb Kosov\u00eb kryhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakontrollueshme dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasigurt p\u00ebr sh\u00ebndetin e vajzave dhe grave.<\/a> T\u00eb dh\u00ebna hulumtuese na b\u00ebjn\u00eb t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb aborti po aq sa mohohet, aq edhe detyrohet. Grat\u00eb, e n\u00eb ve\u00e7anti grat\u00eb e reja n\u00eb t\u00eb 20-tat, detyrohen t\u00eb nd\u00ebrprejn\u00eb shtatz\u00ebnin\u00eb sidomos nga burrat me t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira t\u00eb cil\u00ebt refuzojn\u00eb \u00e7far\u00ebdo lloj p\u00ebrgjegj\u00ebsie. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, familjet e vajzave jan\u00eb shpesh t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm ndaj tyre n\u00eb mbrojtje t\u00eb nderit apo reputacionit t\u00eb familjes. Pra,<a href=\"http:\/\/prishtinainsight.com\/women-kosovo-powerless-reproductive-force-mag\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"> grat\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb nuk g\u00ebzojn\u00eb t\u00eb drejta riprodhuese<\/a>, nuk pranojn\u00eb trajtim t\u00eb duhur institucional, dhe as respekt e kujdes nga vet\u00eb familjet e tyre.<\/p>\n<p><strong>Burrat dhe aborti<\/strong><\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb ironike se si djemt\u00eb dhe burrat nuk jan\u00eb pjes\u00eb e diskursit t\u00eb politikave riprodhuese apo e debateve publike kur flitet p\u00ebr abortin. Pik\u00ebrisht ata q\u00eb e mund\u00ebsojn\u00eb shtatz\u00ebnin\u00eb ia dalin pa u nd\u00ebshkuar, pa dh\u00ebn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi, dhe pa iu mohuar asnj\u00eb e drejt\u00eb themelore. Pse rrall\u00eb e hi\u00e7 k\u00ebrkohet p\u00ebrgjegj\u00ebsi nga burrat q\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb gjendje apo nuk duan t\u00eb b\u00ebjn\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u2019i kontrolluar l\u00ebngjet trupore duke i ditur pasojat, por preferojm\u00eb t\u2019i faj\u00ebsojm\u00eb dhe d\u00ebnojm\u00eb vajzat e grat\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjitha?!<\/p>\n<p>K\u00ebto bindje dhe praktika patriarkale vet\u00ebm sa shkojn\u00eb duke u p\u00ebrforcuar kur e konsiderojm\u00eb q\u00eb n\u00eb shkolla fillore e t\u00eb mesme nuk ka l\u00ebnd\u00eb t\u00eb edukat\u00ebs seksuale, n\u00eb sht\u00ebpi mungon nj\u00eb debat i till\u00eb n\u00ebn kujdesin prind\u00ebror, fushtatat vet\u00ebdij\u00ebsuese rreth sh\u00ebndetit riprodhues dhe seksit t\u00eb sigurt nuk ngulmojn\u00eb, dhe ku porosit\u00eb feministe q\u00eb trupat e grave nuk jan\u00eb makina riprodhuese nuk p\u00ebrkrahen institucionalisht.<\/p>\n<p>E sa i p\u00ebrket pohimit t\u00eb shpesht\u00eb se edhe burri ka po aq t\u00eb drejt\u00eb sa gruaja shtatz\u00ebn\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur rreth abortit, jo. Nj\u00eb burr\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00eb t\u00eb imponoj\u00eb nj\u00eb grua t\u00eb mbaj\u00eb shtatz\u00ebnin\u00eb, po aq sa nj\u00eb grua nuk ka t\u00eb drejt\u00eb ta detyroj\u00eb nj\u00eb burr\u00eb q\u00eb ta mund\u00ebsoj\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p><strong>Faji, turpi, dhe \u201ce shenjta am\u00ebsi\u201d<\/strong><\/p>\n<p>N\u00ebse e largojm\u00eb \u2018fajin\u2019 q\u00eb vajzat e ndjejn\u00eb s\u00eb pari q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb seks, dhe pastaj p\u00ebr \u201cpakujdesin\u00eb\u201d q\u00eb kan\u00eb ngelur shtatz\u00ebn\u00eb; n\u00ebse \u201cnderin e shpis\u00eb\u201d nuk e barazojm\u00eb me \u201cndershm\u00ebrin\u00eb\u201d e vajzave dhe grave t\u00eb familjes; n\u00ebse am\u00ebsia nuk romantizohet dhe shenjt\u00ebrohet, do t\u00eb v\u00ebrejm\u00eb se argumentimi rreth vendimit p\u00ebr abort mbetet \u00e7\u00ebshtje e gruas, e sh\u00ebndetit dhe t\u00eb ardhshmes s\u00eb saj, si e drejt\u00eb njer\u00ebzore dhe qytetare e saj.<\/p>\n<p>Kur \u00e7lirohemi nga faji, turpi dhe besimi q\u00eb posedimi i mitr\u00ebs t\u00eb obligon t\u00eb b\u00ebhesh n\u00ebn\u00eb, do t\u00eb l\u00ebm\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr rrethanat shoq\u00ebrore apo ekonomike si ndikues t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij vendimi. Si rrjedhoj\u00eb, do t\u00eb kuptojm\u00eb q\u00eb opsionet rreth vendimit p\u00ebr apo kund\u00ebr abortit n\u00eb gra t\u00eb ndryshme me prapavija t\u00eb ndryshme e q\u00eb p\u00ebrballen me sfida apo gjenden n\u00eb rrethana t\u00eb ndryshme, do t\u00eb ofrohen nga profesionist\u00ebt mjek\u00ebsor\u00eb q\u00eb din\u00eb se \u00e7ka flasin, \u00e7ka propozojn\u00eb, dhe \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb s\u00eb miri si n\u00eb aspektin mjek\u00ebsor, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb shoq\u00ebror. Por m\u00eb kryesorja dhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishmja, do t\u00eb fillojm\u00eb t\u2019i shohim grat\u00eb si njer\u00ebz, si trupa dhe mendje t\u00eb pavarura ku secili vendim q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me trupat e tyre \u00ebsht\u00eb i tyre dhe jo i qeverive, i institucioneve fetare apo fanatik\u00ebve.<\/p>\n<p>\u201cPro zgjedhjes\u201d dhe opsioneve m\u00eb t\u00eb mira q\u00eb vajzat e grat\u00eb t\u00eb ken\u00eb mund\u00ebsi t\u00eb marrin vendimet m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr trupat dhe t\u00eb ardhmet e tyre. Derisa t\u00eb mund ta pranojm\u00eb nj\u00eb perspektiv\u00eb t\u00eb till\u00eb, kund\u00ebrshtimi p\u00ebr perspektiva fetare mesjetare dhe ligje konservatore p\u00ebr \u2018rregullimin e trupave\u2019 t\u00eb grave nuk do t\u00eb ken\u00eb t\u00eb ndalur nga vet\u00eb grat\u00eb. Nj\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje e till\u00eb nga dhjet\u00ebra mij\u00ebra gra q\u00eb lan\u00eb vendet e pun\u00ebs dhe obligimet e tjera p\u00ebr t\u00eb protestuar, n\u00eb fakt <a href=\"http:\/\/edition.cnn.com\/2016\/10\/06\/europe\/poland-abortion-ban-rejected\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">rezultoi me t\u00ebrheqje t\u00eb ligjit p\u00ebr ndalim total t\u00eb abortit n\u00eb Poloni.<\/a> Pritet t\u00eb shihet se si do shkoj\u00eb debati m\u00eb tej n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend q\u00eb e drejta e abortit si e drejt\u00eb e njeriut t\u00eb konsiderohet si pun\u00eb e kryer.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\"><\/div>\n<div class=\"share\">\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Mij\u00ebra gra n\u00eb Poloni protestuan kund\u00ebr ndalimit t\u00eb abortit me ligj t\u00eb h\u00ebn\u00ebn e kaluar. Aborti n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend lejohet vet\u00ebm n\u00eb rast p\u00ebrdhunimi apo n\u00ebse jeta e gruas \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrezik apo n\u00ebse fetusi \u00ebsht\u00eb i d\u00ebmtuar. Por ligjb\u00ebr\u00ebsit po punojn\u00eb tutje q\u00eb edhe k\u00ebto p\u00ebrjashtime t\u2019i eliminojn\u00eb duke e b\u00ebr\u00eb abortin praktik\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":480,"featured_media":8693,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1428,1221,972],"ppma_author":[1281],"class_list":["post-5832","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-aborti","tag-grate","tag-kosove"],"authors":[{"term_id":1281,"user_id":480,"is_guest":0,"slug":"shqipe-gjocaj","display_name":"Shqipe Gjocaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/Shqipe-Gjocaj.jpg"},"user_url":"","last_name":"Gjocaj","first_name":"Shqipe","description":"Shqipe Gjocaj \u00ebsht\u00eb aktiviste feministe, njoh\u00ebse e \u00e7\u00ebshtjeve gjinore, dhe gazetare e pavarur. Pun\u00ebn e saj e zhvillon n\u00eb organizata joqeveritare dhe medie p\u00ebrmes hulumtimit, hartimit t\u00eb politikave gjinore, dhe shkrimit rreth \u00e7\u00ebshtjeve gjinore dhe t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. Ajo \u00ebsht\u00eb kolumniste n\u00eb Prishtina Insight\/BIRN. Shkrimet e saj jan\u00eb botuar po ashtu n\u00eb Kosovo2.0, sbunker, Balkan Insight, dhe Reuters. Ne vitin 2017 ajo ka qen\u00eb bursiste n\u00eb Burs\u00ebn Ballkanike p\u00ebr Ekselenc\u00eb n\u00eb Gazetari. Ajo \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfituese e programit t\u00eb K2.0, Bursa n\u00eb Gazetari p\u00ebr t\u00eb Drejta t\u00eb Njeriut (cikli 2019)."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5832","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/480"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5832"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5832\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8694,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5832\/revisions\/8694"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8693"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5832"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5832"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5832"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5832"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}