{"id":5893,"date":"2020-05-04T10:28:55","date_gmt":"2020-05-04T08:28:55","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5893"},"modified":"2024-10-18T10:32:11","modified_gmt":"2024-10-18T08:32:11","slug":"ne-kujtim-te-sergio-viera-de-mello-dhe-misionit-te-tij-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/ne-kujtim-te-sergio-viera-de-mello-dhe-misionit-te-tij-ne-kosove\/","title":{"rendered":"N\u00eb kujtim t\u00eb Sergio Viera de Mello dhe misionit t\u00eb tij n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Kan\u00eb kaluar m\u00eb tep\u00ebr se dy dekada prej kur lufta n\u00eb Kosov\u00eb ka p\u00ebrfunduar. Fundi i luft\u00ebs sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re p\u00ebr Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Me t\u00ebrheqjen e trupave militare dhe paramilitare serbe n\u00eb Kosov\u00eb zbarkuan trupat e para t\u00eb misionit paq\u00ebsor t\u00eb OKB-s dhe NATO-s. Kjo sh\u00ebnoi nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re n\u00eb historin\u00eb e Kosov\u00ebs, e cila ishte e rr\u00ebnuar ekonomikisht, politikisht, n\u00eb aspektin humanitar dhe t\u00eb siguris\u00eb gjat\u00eb aparteidit serb.<\/p>\n<p>Sekretari i OKB, Kofi Annan kishte p\u00ebrzgjedhur pik\u00ebrisht Sergion Viera De Mellon p\u00ebr t\u00eb deleguar t\u00eb posa\u00e7\u00ebm (SRSG) n\u00eb Kosov\u00eb, sepse Kosov\u00ebs i duhej krijimi urgjent i institucioneve civile, rendit dhe ligjit t\u00eb cilat Serbia i kishte rr\u00ebnuar p\u00ebr vite t\u00eb t\u00ebra.<\/p>\n<p>Sjellja n\u00eb jet\u00eb e kujtimeve p\u00ebr vepr\u00ebn dhe jet\u00ebn e Sergio Viera de Mellio bazuar n\u00eb librin e shkruar nga Samantha Power (ish Ambasadorja e SHBA n\u00eb OKB) \u00ebsht\u00eb edhe arsyeja pse vendosa t\u00eb shkruaj p\u00ebr kohen kur Sergio kishte ardhur n\u00eb Kosov\u00eb. Pavar\u00ebsisht se q\u00ebndroi p\u00ebr m\u00eb pak se dy muaj si i deleguar special i Sekretarit Gjeneral t\u00eb OKB-se (SRSG), koha dhe ngjarjet e at\u00ebhershme e b\u00ebjn\u00eb Sergion t\u00eb paharruesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Ishte mesi i qershorit i vitit 1999, kur fillova pun\u00ebn n\u00eb kabinetin e tij me rekomandimin e Samantha Power, me t\u00eb cil\u00ebn njihesha, dhe e cila kishte q\u00ebndruar disa her\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb para luft\u00ebs dhe njihej me Sergion personalisht.<\/p>\n<p>Zyrat e UN n\u00eb at\u00eb koh\u00eb ndodheshin n\u00eb hotelin \u201cDea\u201d n\u00eb Velani n\u00eb Prishtine. Kosova e asaj kohe nuk mund t\u00eb paramendohet me Kosov\u00ebn e dit\u00ebve t\u00eb sotme. E shkat\u00ebrruar ekonomikisht, politikisht dhe e zbrazur nga njer\u00ebzit e saj. N\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr takimet e para me stafin e UN-it n\u00eb k\u00ebt\u00eb lokacion, Ambasadori austriak Wolfgan Petrich, duke u munduar ta shpjegoj\u00eb situat\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb mes tjerash pat th\u00ebn\u00eb: \u201cN\u00eb Kosov\u00eb, \u00e7do gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e shkat\u00ebrruar dhe \u00e7do gj\u00eb duhet filluar nga zero\u201d.<\/p>\n<p>Dy jav\u00eb m\u00eb pas, n\u00eb fillim t\u00eb korrikut 1999, OKB-ja u vendos n\u00eb selin\u00eb kryesore t\u00eb Shtabit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb APJ-s, ku sot \u00ebsht\u00eb Prokuroria e Kosov\u00ebs. N\u00eb ato dit\u00eb t\u00eb pasluft\u00ebs n\u00eb hap\u00ebsir\u00ebn n\u00eb mes t\u00eb objektit, ende gjendeshin mbetjet e dokumenteve t\u00eb shp\u00ebrndara n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt q\u00eb ushtria jugosllave nuk kishte arritur t\u2019i marr\u00eb me vete apo t\u2019i djeg\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn \u00e7do gj\u00eb ishte e re. Nga nj\u00eb vend i izoluar u b\u00eb qendra e bot\u00ebs. Vizitat e Gjeneralit Wesley Clark, Sekretarit t\u00eb NATO-s Havier Solana ishin gj\u00ebra t\u00eb r\u00ebndomta q\u00eb pasuan edhe me vizita t\u00eb profileve t\u00eb larta politike nga gjith\u00eb bota, m\u00eb von\u00eb. Kosova po jetonte nj\u00eb transicion t\u00eb shpejt\u00eb. Ne kishim jetuar t\u00eb p\u00ebrjashtuar, t\u00eb segreguar dhe diskriminuar nga Milosheviqi dhe regjimi serb p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb. Tani ishte koha q\u00eb duhej nx\u00ebn\u00eb hapin sa m\u00eb pare q\u00eb ishte e mundur. Kosova ishte nj\u00ebsia e fundit konstituive, q\u00eb mbyllte ciklin e shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb mes t\u00eb dhimbjes dhe t\u00eb hutis\u00eb, ardhja e Sergio Viera de Mellos ishte energjia q\u00eb i duhej vendit, q\u00eb ta tejkalonte sa m\u00eb shpejt at\u00eb faz\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb krijoheshin institucionet e para demokratike, institucione q\u00eb Kosova nuk i kishte pasur deri at\u00ebher\u00eb.<\/p>\n<p>Pozicioni q\u00eb kishte Sergio u bashk\u00ebdyzua\/amallgamizua p\u00ebr mrekulli me personalitetin e tij. P\u00ebrvoja e tij nga misionet e m\u00ebparshme e b\u00ebnte shpejt t\u00eb adaptuesh\u00ebm ne mjedisin e ri, ishte shum\u00eb komunikues, energjik, pa protokoll \u00a0dhe i vendosur p\u00ebr t\u00eb arritur q\u00ebllimin p\u00ebr t\u00eb cilin kishte ardhur, v\u00ebnien e themeleve te institucioneve t\u00eb para, t\u00eb p\u00ebrkohshme, deri n\u00eb krijimin e shtetit.<\/p>\n<p>Duke qen\u00eb se theksi i ve\u00e7ant\u00eb ishte te rendi dhe ligji, ai menj\u00ebher\u00eb filloi me em\u00ebrimin e gjyqtar\u00ebve t\u00eb par\u00eb dhe abrogimin e t\u00eb gjitha ligjeve t\u00eb ish Jugosllavis\u00eb, q\u00eb ishin diskriminuese p\u00ebr shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb misionin e tij ishte edhe krijimi i K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrbashk\u00ebt Administrativ (Joint Advisory Committee), q\u00ebllimi i t\u00eb cilit ishte avancimi i bashk\u00ebpunimit mes UNMIK-ut dhe qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe po ashtu krijimin e mir\u00ebbesimit mes komuniteteve me q\u00ebllim t\u00eb krijimit t\u00eb strukturave t\u00eb p\u00ebrkohshme administrative, n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edhe sot e kujtoj takimin e par\u00eb ne zyr\u00ebn e Sergios, e cila deri para pak dit\u00ebve kishte qen\u00eb zyra e ndonj\u00ebrit nga gjeneral\u00ebt e ushtris\u00eb serbe, e cila zgjoi k\u00ebrsh\u00ebri dhe debat mes pjes\u00ebmarr\u00ebsve se cili nga gjeneral\u00ebt do te kishte urdh\u00ebruar dhe operuar nga kjo zyr\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb korrikun e vitit 1999 u takuan t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku, p\u00ebrfaq\u00ebsues politik\u00eb t\u00eb krahut t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb paqes, personalitete nga jeta publike e asaj kohe n\u00eb Kosov\u00eb, gazetar\u00eb t\u00eb huaj si dhe klerik\u00ebt serb\u00eb. Hap\u00ebsira ishte e vog\u00ebl p\u00ebr t\u2019i akomoduar t\u00eb gjith\u00eb dhe n\u00eb aj\u00ebr ndjehej tension dhe paqart\u00ebsi.<\/p>\n<p>Mbaj mend pjes\u00ebmarrjen e Blerim Shal\u00ebs, Edita Tahirit, Veton Surroit, Bilall Sherifit por edhe t\u00eb Peshkopit Irinej dhe Sava Janjiqit. N\u00eb takimet e m\u00ebvonshme do t\u00eb merrte pjes\u00eb edhe vet\u00eb Presidenti Rugova, q\u00eb kishte ardhur nga Italia.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb muaj nga mbarimi i luft\u00ebs, takoheshin n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dhom\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e krahut t\u00eb luft\u00ebs, t\u00eb krahut t\u00eb paqes si dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb komunitetit serb. Nj\u00eb situat\u00eb dhe nj\u00eb takim i till\u00eb n\u00eb ato rrethana ishte e v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr t\u2019u paramenduar e le m\u00eb p\u00ebr t\u2019u realizuar me nj\u00eb kompozicion t\u00eb till\u00eb t\u00eb profileve politike dhe etnike.<\/p>\n<p>Por, ishte insistimi i Sergios q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim t\u00eb merrnin pjes\u00eb t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku. Ishte p\u00ebrkushtimi i tij, energjia dhe vullneti, pasioni p\u00ebr pun\u00ebn q\u00eb e b\u00ebnte, por edhe p\u00ebrvoja e nj\u00eb njeriu q\u00eb kishte kaluar disa misione m\u00eb par\u00eb dhe jo m\u00eb t\u00eb lehta se Kosova.<\/p>\n<p>Takimet q\u00eb zgjasnin me or\u00eb t\u00eb t\u00ebra dhe vendosm\u00ebria e tij se do t\u00eb dalin nga zyra t\u00eb gjith\u00eb s\u00eb bashku vet\u00ebm pasi t\u00eb jet\u00eb arritur marr\u00ebveshja p\u00ebr krijimin e JAC. Ai asnj\u00ebher\u00eb nuk e humbiste durimin, ishte shum\u00eb komunikues, e ruante qet\u00ebsin\u00eb dhe nuk zmbrapsej nga q\u00ebndrimet e veta. Ai i dha kuptim pozit\u00ebs, e cila i ishte besuar nga Kofi Annan.<\/p>\n<p>E nuhaste dhe e kuptonte sa vibrante dhe dinamike ishte shoq\u00ebria kosovare. Duke qen\u00eb se kishte kaluar misione t\u00eb ndryshme deri n\u00eb Kosov\u00eb, ai arrinte t\u2019i shihte dallimet, p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe mund\u00ebsit\u00eb q\u00eb shoq\u00ebria kosovare kishte. N\u00eb lidhje me k\u00ebt\u00eb, gjat\u00eb nj\u00eb bisede mbaj mend komentin e tij se: \u201cShoq\u00ebria kosovare ka potencial t\u00eb pafund p\u00ebr t\u2019u zhvilluar, por do t\u00eb avancoj\u00eb vet\u00ebm at\u00ebher\u00eb kur v\u00ebrtet do t\u00eb ket\u00eb barazi gjinore dhe femrat kosovare t\u00eb ken\u00eb t\u00eb drejta t\u00eb plota sikurse edhe meshkujt\u2019\u2019.<\/p>\n<p>Sergio q\u00ebndroi m\u00eb pak se dy muaj n\u00eb Kosov\u00eb, p\u00ebr t\u2019u pasuar nga Bernard Kouchner, por la gjurm\u00eb t\u00eb pashlyera. Nj\u00eb pjes\u00eb e ekipit t\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb tij si Nadia Younes, p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr mediat n\u00eb Kosov\u00eb dhe e cila e hapi RTK pas luft\u00ebs si dhe Jean Selim Kanaan, vazhduan t\u00eb punojn\u00eb edhe me pasuesin e Sergios, Bernard Kouchner. M\u00eb pas ata u bashkuan s\u00ebrish me Sergion n\u00eb Irak, ku edhe p\u00ebrfunduan tragjikisht.<\/p>\n<p>Jo rast\u00ebsisht mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare, shkuarjen e tij nga Kosova n\u00eb Timorin Lindor e kan\u00eb vler\u00ebsuar si lajm t\u00eb keq p\u00ebr Kosov\u00ebn dhe t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr Timorin Lindor.<\/p>\n<p>Pas shkuarjes s\u00eb Sergios, Timori n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb trevje\u00e7are e fitoi pavar\u00ebsin\u00eb, gjate koh\u00ebs sa Sergio ishte i deleguar special i OKB-s\u00eb.<\/p>\n<p>Bashk\u00ebpunimi me t\u00eb n\u00eb koh\u00ebn e pasluft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb ishte nd\u00ebr p\u00ebrvojat m\u00eb t\u00eb mira, q\u00eb kam pasur ndonj\u00ebher\u00eb dhe prej t\u00eb cilit kam m\u00ebsuar shum\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kan\u00eb kaluar m\u00eb tep\u00ebr se dy dekada prej kur lufta n\u00eb Kosov\u00eb ka p\u00ebrfunduar. Fundi i luft\u00ebs sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb epoke t\u00eb re p\u00ebr Kosov\u00ebn. Me t\u00ebrheqjen e trupave militare dhe paramilitare serbe n\u00eb Kosov\u00eb zbarkuan trupat e para t\u00eb misionit paq\u00ebsor t\u00eb OKB-s dhe NATO-s. Kjo sh\u00ebnoi nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb re n\u00eb historin\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":314,"featured_media":8609,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1406,1405],"ppma_author":[326],"class_list":["post-5893","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-misioni","tag-sergio-viera-de-mello"],"authors":[{"term_id":326,"user_id":314,"is_guest":0,"slug":"mimoza-ahmetaj","display_name":"Mimoza Ahmetaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-31.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-31.jpg"},"user_url":"","last_name":"Ahmetaj","first_name":"Mimoza","description":"Mimoza Ahmetaj ishte deputete e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs (PDK), kur \u00ebsht\u00eb shpallur Pavar\u00ebsia. Ajo \u00ebsht\u00eb Doktore e Stomatologjis\u00eb, specialiste e ortodoncis\u00eb. Ishte ministre e Integrimit Evropian dhe Ambasadore e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb disa shtete."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5893","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/314"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5893"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5893\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8610,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5893\/revisions\/8610"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8609"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5893"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5893"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5893"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5893"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}