{"id":5898,"date":"2022-06-22T15:49:17","date_gmt":"2022-06-22T13:49:17","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5898"},"modified":"2024-10-16T15:51:16","modified_gmt":"2024-10-16T13:51:16","slug":"liberalizimi-i-vizave-ne-horizont","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/liberalizimi-i-vizave-ne-horizont\/","title":{"rendered":"Liberalizimi i vizave n\u00eb horizont"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-up\">\n<p><span style=\"font-size: 16px;\">Nj\u00eb vendim pozitiv p\u00ebrfundimtar p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duket t\u00eb jet\u00eb n\u00eb horizont. Nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb edhe takimi i radh\u00ebs i K\u00ebshillit Europian m\u00eb 23-24 qershor, q\u00eb gjithashtu rastis me \u00a0konferenc\u00ebn e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor. P\u00ebrderisa n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim BE-ja pritet t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb dor\u00eblir\u00eb ndaj Ukrain\u00ebs, (bazuar n\u00eb rekomandimin pozitiv t\u00eb Komisionit Europian), humbja edhe e k\u00ebtij rasti nga ana e BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb vendim pozitiv p\u00ebr Kosov\u00ebn, do t\u00eb ishte edhe nj\u00eb gabim strategjik n\u00eb qasjen e saj ndaj popullit m\u00eb pro europian n\u00eb Europ\u00eb. Megjithat\u00eb, nj\u00eb l\u00ebshim i till\u00eb kurrsesi nuk do ta befasonte ask\u00ebnd, sepse do t\u00eb ishte vet\u00ebm edhe nj\u00eb gaf\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb list\u00ebn e l\u00ebshimeve t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb politik\u00ebs europiane n\u00eb raport me Kosov\u00ebn dhe kosovar\u00ebt. Fatkeq\u00ebsisht, lista e veprimeve jo t\u00eb drejta t\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb relacion me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb tep\u00ebr e gjat\u00eb p\u00ebr ta shtjelluar k\u00ebtu, por mjafton t\u00eb theksohet fakti se pes\u00eb shtete an\u00ebtare ende nuk e kan\u00eb njohur Kosov\u00ebn si shtet t\u00eb pavarur dhe sovran.<\/span><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-down\">\n<div class=\"news-left\">\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, nj\u00eb doz\u00eb optimizmi duhet ta kemi, jo vet\u00ebm p\u00ebr faktin se Kosova ka koh\u00eb q\u00eb ka p\u00ebrmbushur t\u00eb gjitha obligimet e saj, por edhe p\u00ebr shkak se aktualisht \u00ebsht\u00eb krijuar nj\u00eb kontekst gjeopolitik i ri i favorsh\u00ebm, si rezultat i agresionit ushtarak t\u00eb Rusis\u00eb \u00a0n\u00eb Ukrain\u00eb\u00a0 dhe p\u00ebrfundimit t\u00eb cikleve zgjedhore n\u00eb shtetet an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt bartin barr\u00ebn kryesore p\u00ebr politik\u00ebn e jashtme dhe t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb BE-s\u00eb (p.sh. Franca). P\u00ebrkund\u00ebr k\u00ebtyre rrethanave favorizuese, ende nuk ka siguri se vendimi p\u00ebr heqjen e vizave p\u00ebr Kosov\u00ebn do t\u00eb merret gjat\u00eb k\u00ebtij takimi. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb sigurisht q\u00eb varet nga vullneti politik i vet\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cilat s\u00eb voni kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb sinjale pozitive, q\u00eb mund t\u00eb lexohen dhe kuptohen nga \u00e7dokush q\u00eb u kushton v\u00ebmendje zhvillimeve politike n\u00eb kontinent.<\/p>\n<p>Nj\u00eb vendim pozitiv p\u00ebr Kosov\u00ebn, i cili \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm, kurdo q\u00eb t\u00eb merret, do t\u00eb jet\u00eb tep\u00ebr i vonuar p\u00ebr Kosov\u00ebn, por shum\u00eb i merituar nga qytetar\u00ebt e saj. Pra, nj\u00eb vendim pozitiv i BE-s\u00eb nuk mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb favor i ri q\u00eb i b\u00ebhet Kosov\u00ebs, krahasuar me favoret e vet\u00ebkuptueshme q\u00eb i b\u00ebhen Ukrain\u00ebs dhe shteteve tjera q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e integrimit n\u00eb BE. Se Kosova \u00ebsht\u00eb trajtuar dhe vler\u00ebsuar ndryshe dhe me rrept\u00ebsi n\u00eb p\u00ebrmbushje t\u00eb kusht\u00ebzimeve asimetrike me rajonin \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb fakt i mir\u00ebnjohur. Pra, pavar\u00ebsisht p\u00ebrmbushjes ekselente t\u00eb k\u00ebtyre kritereve nga ana e Kosov\u00ebs, vendimi ka mbetur peng i vendimmarr\u00ebsve t\u00eb shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb kalkulimin e tyre kan\u00eb futur edhe variabla plot\u00ebsisht jasht\u00eb kompetencave dhe ndikimit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht k\u00ebsaj eksperience t\u00eb hidhur, nj\u00eb vendim pozitiv i shum\u00ebpritur dhe i vonuar p\u00ebr \u00a0qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb i drejt\u00eb dhe i domosdosh\u00ebm n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, jo vet\u00ebm p\u00ebr arsye praktike, por edhe p\u00ebr t\u00eb mbajtur t\u00eb gjall\u00eb \u00ebndrr\u00ebn europiane, q\u00eb un\u00eb, si shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, ende e ushqejm\u00eb, pavar\u00ebsisht d\u00ebshp\u00ebrimit q\u00eb vjen duke u shtuar p\u00ebr arsyen e thjesht\u00eb t\u00eb ngurrimit t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb hapat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb tejkaluar ngecjen e p\u00ebrgjithshme t\u00eb procesit t\u00eb integrimit europian.<\/p>\n<p>Fatkeq\u00ebsisht, Kosova vazhdon t\u00eb reflektoj\u00eb nj\u00eb ambient t\u00eb st\u00ebrpolitizuar p\u00ebrbrenda. Armatat e vjeljes s\u00eb meritave dhe\u00a0faj\u00ebsimeve ngrihen sa hap e mbyll syt\u00eb, qoft\u00eb edhe p\u00ebr m\u00eb t\u00eb vogl\u00ebn \u00e7\u00ebshtje, duke rrezikuar q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb reduktohet n\u00eb nj\u00eb meme, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb. E till\u00eb ka qen\u00eb edhe vet\u00eb p\u00ebrvoja ime, kur s\u00eb bashku me sh\u00ebrbyesit civil\u00eb t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb pasur privilegjin t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb ket\u00eb proces, m\u00eb t\u00eb drejt\u00eb i jemi g\u00ebzuar vendimit t\u00eb Komisionit Europian n\u00eb vitin 2016 p\u00ebr rekomandimin formal p\u00ebr liberalizimin dhe p\u00ebrmbushjen e kritereve n\u00eb p\u00ebrputhje me udh\u00ebrr\u00ebfyesin, i cili i \u00ebsht\u00eb dh\u00ebn\u00eb Kosov\u00ebs q\u00eb m\u00eb 2012. Pra, n\u00eb total deri sot kemi dhjet\u00eb vite t\u00eb procesit zyrtar p\u00ebr liberalizimin e vizave, gj\u00eb q\u00eb paraqet nj\u00eb rekord t\u00eb llojit t\u00eb vet, pa num\u00ebruar vitet e shumta t\u00eb lobimit q\u00eb i kemi b\u00ebr\u00eb si shtet\u00a0edhe para se t\u00eb fillonte fare procesi.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmbyllur k\u00ebt\u00eb proces, jan\u00eb dashur t\u00eb p\u00ebrmbush\u00ebn hi\u00e7 m\u00eb pak se 95 kushte, t\u00eb cilat kan\u00eb prekur pothuajse \u00e7do aspekt t\u00eb funksionimit t\u00eb institucioneve tona shtet\u00ebrore. Mij\u00ebra zyrtar\u00eb dhe sh\u00ebrbyes civil\u00eb shtet\u00ebror\u00eb jan\u00eb meritor\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e kritereve, nd\u00ebrsa un\u00eb kam pasur nderin q\u00eb t\u00eb mbik\u00ebqyr dhe koordinoj nj\u00eb faz\u00eb t\u00eb p\u00ebrmbushjes s\u00eb k\u00ebtyre kritereve gjat\u00eb periudh\u00ebs sime t\u00eb sh\u00ebrbimit si minist\u00ebr. K\u00ebt\u00eb p\u00ebrkushtim dhe pun\u00eb t\u00eb palodhshme t\u00eb administrat\u00ebs shtet\u00ebrore duhet ta kujtojm\u00eb e t\u00eb jemi fal\u00ebnderues kurdo q\u00eb mundi i tyre t\u00eb shp\u00ebrblehet me vet liberalizimin e vizave.<\/p>\n<p>Sigurisht q\u00eb ky proces do t\u00eb p\u00ebrmbyllet nj\u00eb dit\u00eb, por i nj\u00ebjti tashm\u00eb e ka nj\u00eb histori t\u00eb gjat\u00eb e t\u00eb mundimshme. Kjo ka b\u00ebr\u00eb, q\u00eb t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb t\u00eb pakt\u00eb ata t\u00eb cil\u00ebt n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb apo tjet\u00ebr, nuk e kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb kontributin e tyre n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb k\u00ebtij rrug\u00ebtimi maratonik. Me siguri q\u00eb n\u00eb proces kemi b\u00ebr\u00eb edhe gabime e kalkulime t\u00eb gabuara, q\u00eb na kan\u00eb humbur mund\u00ebsi paraprake, si\u00e7 ishte rasti me dialogun p\u00ebr\u00a0liberalizim t\u00eb vizave p\u00ebr vendet e partneritetit lindor t\u00eb BE-s\u00eb, kur Kosova humbi rastin t\u00eb jet\u00eb pjes\u00eb e paket\u00ebs. D\u00ebshtimi i ratifikimit t\u00eb marr\u00ebveshjes p\u00ebr demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe shp\u00ebrthimi i dhun\u00ebs n\u00eb Kuvend, iu dha shteteve an\u00ebtare t\u00eb BE-s\u00eb pretekst t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i len\u00eb t\u00eb izoluar qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Patjet\u00ebr se ky proces na ka dh\u00ebn\u00eb edhe mund\u00ebsi t\u00eb shumta p\u00ebr m\u00ebsim. P\u00ebr mua, nj\u00eb nga m\u00ebsimet kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb konkurrenca dhe betejat e brendshme politike nganj\u00ebher\u00eb kan\u00eb potencial negativ, sepse, po t\u00eb nd\u00ebrtonim konsensus t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb rreth k\u00ebsaj \u00e7\u00ebshtjeje nuk besoj se do t\u00eb kishim pritur p\u00ebr nj\u00eb vendim t\u00eb till\u00eb kaq gjat\u00eb. Nj\u00eb tjet\u00ebr m\u00ebsim i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm konsiston n\u00eb faktin se p\u00ebr interesin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm nacional, ka nevoj\u00eb p\u00ebr konstruktivitet nga t\u00eb gjitha forcat politike parlamentare. P\u00ebr ta forcuar nj\u00eb argument t\u00eb till\u00eb, me lejoni t\u00eb b\u00ebj nj\u00eb pyetje t\u00eb thjesht\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb relevante p\u00ebr secilin nga ne. A do mund t\u00eb krijohej nj\u00eb momentum pozitiv p\u00ebr liberalizimin e vizave tani, n\u00eb rast se edhe sot do t\u00eb kishim pamje t\u00eb sh\u00ebmtuara t\u00eb dhun\u00ebs dhe tymit e gazit lotsjell\u00ebs nga Kuvendi i Kosov\u00ebs?<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebrfundimisht, duhet m\u00ebsuar dhe kuptuar\u00a0 q\u00eb vendimet e m\u00ebdha nuk mund t\u00eb b\u00ebhen nga nj\u00eb qeveri e vetme, porse ato nd\u00ebrtohen mbi pun\u00ebn e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs, mbi nj\u00eb baz\u00eb solide t\u00eb pun\u00ebs institucionale nga sh\u00ebrbimi civil dhe jopolitik n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke e p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu edhe rolin e paz\u00ebvend\u00ebsuesh\u00ebm t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile dhe medias.<\/p>\n<p>P\u00ebr fund, p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb nuk do t\u00eb mund ta tejkalojn\u00eb vet\u00ebn e do t\u00eb na rishfaqin n\u00eb rrjetet sociale at\u00eb sekuenc\u00ebn e hapjes s\u00eb shampanj\u00ebs nga viti 2016, kur s\u00eb bashku me sh\u00ebrbyesit civil\u00eb t\u00eb shtetit festuam rezultatin e pun\u00ebs s\u00eb tyre kolosale, e cila kulmoi me vendim p\u00ebr rekomandimin pozitiv t\u00eb Komisionit Europian p\u00ebr liberalizimin e vizave, ju them t\u00eb mos lodhen shum\u00eb se shampanja tjet\u00ebr do t\u00eb hapet kurdo q\u00eb merret vendimi nga ana e K\u00ebshillit Europian.\u00a0 Dhe do t\u2019iu them edhe nj\u00eb her\u00eb urime t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb kontribuuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces, nd\u00ebrsa do t\u00eb jem p\u00ebrher\u00eb mir\u00ebnjoh\u00ebs ndaj qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr mb\u00ebshtetjen dhe durimin e tyre. Ky vendim jo vet\u00ebm se do t\u2019ua leht\u00ebsoj\u00eb udh\u00ebtimet e tyre n\u00eb zon\u00ebn Shengen n\u00eb t\u00eb ardhmen, por edhe do t\u00eb jap\u00eb edhe nj\u00eb fije shpres\u00eb se nj\u00eb dit\u00eb edhe Kosova do t\u00eb mund t\u00eb realizoj\u00eb q\u00ebllimin e vet t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb familjen europiane\u00a0\u201ckurdo q\u00eb rrethanat objektive lejojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb t\u00eb till\u00eb\u201d.<\/p>\n<p><em>Bekim \u00c7ollaku ka qen\u00eb minist\u00ebr i Integrimit Europian (2014-2016) dhe aktualisht \u00ebsht\u00eb sekretar p\u00ebr integrime Euro-Atlantike i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb vendim pozitiv p\u00ebrfundimtar p\u00ebr liberalizimin e vizave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs duket t\u00eb jet\u00eb n\u00eb horizont. Nj\u00eb mund\u00ebsi e till\u00eb ndoshta mund t\u00eb jet\u00eb edhe takimi i radh\u00ebs i K\u00ebshillit Europian m\u00eb 23-24 qershor, q\u00eb gjithashtu rastis me \u00a0konferenc\u00ebn e nivelit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb BE-s\u00eb me lider\u00ebt e Ballkanit Per\u00ebndimor. P\u00ebrderisa n\u00eb k\u00ebt\u00eb takim [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":33,"featured_media":8416,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,1339,1037],"ppma_author":[44],"class_list":["post-5898","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-liberalizmi-i-vizave","tag-liria-e-levizjes"],"authors":[{"term_id":44,"user_id":33,"is_guest":0,"slug":"bekim-collaku","display_name":"Bekim \u00c7ollaku","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"\u00c7ollaku","first_name":"Bekim","description":"Bekim \u00c7ollaku \u00ebsht\u00eb sekretar p\u00ebr integrime euroatlantike n\u00eb Partin\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs. Ai ka qen\u00eb shef i stafit i Presidentit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs z. Hashim Tha\u00e7i gjat\u00eb periudh\u00ebs 2016-2020 dhe minist\u00ebr p\u00ebr integrim europian gjat\u00eb vitit 2014-2016. Z. \u00c7ollaku ka sh\u00ebrbyer gjithashtu si shef i stafit t\u00eb kryeministrit Hashim Tha\u00e7i gjat\u00eb periudh\u00ebs 2008-2014 dhe si k\u00ebshilltar i kryeministrit t\u00eb Kosov\u00ebs z. Bajram Rexhepi 2003-2004. Bekim \u00c7ollaku ka gjithashtu nj\u00eb p\u00ebrvoj\u00eb t\u00eb pun\u00ebs me shoq\u00ebrin\u00eb civile dhe ka punuar si hulumtues n\u00eb Institutin Kosovar p\u00ebr Hulumtim dhe Zhvillim t\u00eb Politikave (KIPRED) gjat\u00eb periudh\u00ebs 2005-2007. Gjat\u00eb periudh\u00ebs 2004-2010, ai ka qen\u00eb i angazhuar si asistent n\u00eb universitetin e Prishtin\u00ebs,  fakulteti filozofik, departamenti i shkencave politike.  Bekim \u00c7ollaku mban titullin magjist\u00ebr i studimeve nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga universiteti i Newcastle upon Tyne, Angli."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5898","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/33"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5898"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5898\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8417,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5898\/revisions\/8417"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8416"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5898"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5898"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5898"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5898"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}