{"id":5901,"date":"2022-06-21T10:43:19","date_gmt":"2022-06-21T08:43:19","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5901"},"modified":"2024-10-18T10:46:15","modified_gmt":"2024-10-18T08:46:15","slug":"pamundesite-e-bashkepunimit-ne-mes-te-aktivisteve-nga-kosova-dhe-serbia","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/pamundesite-e-bashkepunimit-ne-mes-te-aktivisteve-nga-kosova-dhe-serbia\/","title":{"rendered":"(Pa)mund\u00ebsit\u00eb e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve nga Kosova dhe Serbia"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Bashk\u00ebpunimi n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve \u201990, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb aktivizmit rajonal kund\u00ebr regjimit t\u00eb Milosheviqit dhe luft\u00ebrave n\u00eb ish- Jugosllavi. Aktivistet feministe n\u00eb ve\u00e7anti kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb transformimin social dhe politik t\u00eb shoq\u00ebrive n\u00eb ish-Jugosllavi.<\/p>\n<p>Vlen t\u00eb p\u00ebrmenden protestat e aktivisteve dhe bashk\u00ebpunimi i aktivisteve feministe n\u00eb rajon kund\u00ebr regjimit t\u00eb Milosheviqit. Koalicioni paq\u00ebsor i feministeve aktiviste n\u00eb rajon p\u00ebrb\u00ebhej nga Rrjeti i Grave t\u00eb Kosov\u00ebs, Rrjeti i Grave n\u00eb t\u00eb Zeza n\u00eb Serbi dhe grupet nga Kroacia, Mali i Zi, Bosnja, Italia, Spanja, Izraeli, etj. Ky koalicion ishte rezultat i solidaritetit, mb\u00ebshtetjes dhe bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet grave n\u00eb rajon.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/zeneucrnom.org\/en\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rrjeti Grat\u00eb n\u00eb t\u00eb Zeza<\/a>\u00a0n\u00eb Serbi u zhvillua si nj\u00eb rrjet aktivist\u00ebsh n\u00eb vitin 1991, me synimin q\u00eb t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb komunikim m\u00eb kuptimplot\u00eb n\u00eb mes aktivisteve feministe n\u00eb rajon. Aktivistet kishin arritur t\u00eb gjenin nj\u00eb komunikim organik duke siguruar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt ku ato mund t\u00eb bisedonin p\u00ebr rolin e tyre n\u00eb kund\u00ebrshtimin e regjimit t\u00eb Milosheviqit, luft\u00ebrave n\u00eb ish-Jugosllavi dhe politikave nacionaliste.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb, Rrjeti i Grave n\u00eb t\u00eb Zeza \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekur t\u00eb krijoj\u00eb linja t\u00eb vazhdueshme komunikimi me aktivistet n\u00eb Ballkan, madje duke organizuar protesta n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Beogradit kund\u00ebr krimeve t\u00eb regjimit t\u00eb Milosheviqit n\u00eb ish-Jugosllavi. Protestat e heshtura mbaheshin \u00e7do t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb pasdite dhe shprehnin kund\u00ebrshtimin ndaj luft\u00ebs, regjimit serb, militarizmit t\u00eb tij dhe dhun\u00ebs ndaj grave.<\/p>\n<p>K\u00ebto aktiviste feministe n\u00eb Serbi, q\u00eb luftuan p\u00ebr t\u00eb drejtat e grave, refugjat\u00ebve dhe pakicave komb\u00ebtare \u2013 m\u00eb sakt\u00eb, grave q\u00eb e vendosin identitetin gjinor para atij komb\u00ebtar \u2013 jan\u00eb etiketuar si tradhtare t\u00eb kombit serb kryesisht nga grupet radikale nacionaliste n\u00eb Serbi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, ashtu si\u00e7 thekson edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/cfccs.org\/dr-orli-fridman\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Orli Fridman,<\/a>\u00a0luftimi i mohimit dhe apatis\u00eb n\u00eb Serbi nga ana e feministeve aktiviste, si dhe thyerja e heshtjes p\u00ebrball\u00eb krimeve t\u00eb luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi, dukej t\u00eb ishin nj\u00eb sfida t\u00eb madhe p\u00ebr shum\u00eb grupe q\u00eb ishin kund\u00ebr luft\u00ebs n\u00eb Serbi.<\/p>\n<p><strong>Ndryshimi i realitetit social dhe politik pas viteve 2000<\/strong><\/p>\n<p>Pas viteve 2000, bashk\u00ebpunimi nd\u00ebrmjet aktivist\u00ebve nga Kosova dhe Serbia nuk ishte aq i gjall\u00eb sikurse gjat\u00eb viteve \u201890. Pas luft\u00ebs, bashk\u00ebpunimi mes aktivist\u00ebve vazhdoi kryesisht n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb OJQ-ve, q\u00eb dukej m\u00eb shum\u00eb si nj\u00eb imponim nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare, sesa me karakter organik t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, ky bashk\u00ebpunim rrodhi m\u00eb shum\u00eb pa marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb formalizuara, shpesh p\u00ebrmes rrjeteve t\u00eb mb\u00ebshtetjes dhe organizatave simotra.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, disa bashk\u00ebpunime u zhvilluan nd\u00ebrmjet nismave rinore dhe OJQ-ve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi. Menj\u00ebher\u00eb pas luft\u00ebs n\u00eb Kosov\u00eb, u themelua Nisma Rinore p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut (YIHR) si OJQ rinore, e cila u b\u00eb nj\u00eb organizat\u00eb rajonale me programe n\u00eb Serbi, Kosov\u00eb, Mal t\u00eb Zi, Bosnj\u00eb-Hercegovin\u00eb dhe Kroaci.<\/p>\n<p>Ajo u formua nga t\u00eb rinjt\u00eb e k\u00ebtyre vende me q\u00ebllim t\u00eb rritjes s\u00eb pjes\u00ebmarrjes s\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb demokratizimin e shoq\u00ebris\u00eb dhe konsolidimit t\u00eb lidhjeve mes t\u00eb rinjve nga ish-Jugosllavia.<\/p>\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet aktiviteteve t\u00eb organizuara t\u00eb YIHR-s\u00eb, t\u00eb rinjt\u00eb nga Kosova dhe Serbia kan\u00eb bashk\u00ebpunuar p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndryshme, si p\u00ebr t\u00eb drejtat e personat LGBTQ, barazi gjinore, kultur\u00eb, etj. YIHR, p\u00ebrmes programit t\u00eb ashtuquajtur \u201cVisting Program\u201d, ka b\u00ebr\u00eb shk\u00ebmbimin e t\u00eb rinjve t\u00eb t\u00eb dyjave vendeve. Q\u00ebllimi i programit ishte t\u2019ua mund\u00ebsonte t\u00eb rinjve t\u00eb shohin e analizojn\u00eb situat\u00ebn aktuale dhe ndryshimet sociale n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, p\u00ebrmes p\u00ebrvoj\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb. Madje, YIHR n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi kan\u00eb arritur t\u00eb organizojn\u00eb nj\u00eb festival t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt\u00a0<a href=\"https:\/\/mireditadobardan.com\/en\/home\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>Mir\u00ebdita Dobar dan<\/em><\/a>, ku p\u00ebrmes tij kan\u00eb trajtuar edhe shum\u00eb tema t\u00eb ndjeshme si drejt\u00ebsia tranzicionale, ballafaqimi me t\u00eb kaluar\u00ebn, etj.<\/p>\n<p>Edhe pse bashk\u00ebpunimi n\u00eb mes t\u00eb aktivisteve feministe gjat\u00eb viteve \u201890 ka qen\u00eb shum\u00eb m\u00eb organik sesa pas periudh\u00ebs s\u00eb viteve 2000, ato kan\u00eb provuar metoda t\u00eb ndryshme p\u00ebr ta vazhduar bashk\u00ebpunimin, dialogun dhe p\u00ebr t\u00eb njohur dhimbjen e nj\u00ebra-tjetr\u00ebs.<\/p>\n<p>Tradita e mbledhjes s\u00eb grave t\u00eb reja p\u00ebrtej ndarjes s\u00eb kufijve, kombeve e etnive \u00ebsht\u00eb vazhduar nga Artpolis (Qendra p\u00ebr Art dhe komunitet) nga Kosova dhe Qendra Alternative e Vajzave (ACD) nga Serbia, duke organizuar Shkoll\u00ebn Pranverore t\u00eb Feminizmit. K\u00ebshtu, p\u00ebrmes Shkoll\u00ebs Pranverore t\u00eb Feminizmit kan\u00eb bashkuar vajzat e reja nga Kosova dhe Serbia, duke ofruar nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb m\u00eb t\u00eb sigurt p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb vizion t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr l\u00ebvizjen feministe n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi.<\/p>\n<p><strong>Rritja e bashk\u00ebpunimit rajonal<\/strong><\/p>\n<p>Padyshim q\u00eb luft\u00ebrat n\u00eb ish-Jugosllavi kan\u00eb ndryshuar gjith\u00eb dinamik\u00ebn sociale dhe politike n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb rajonin dhe politikat etno-nacionaliste kan\u00eb filluar t\u00eb jen\u00eb m\u00eb shum\u00eb n\u00eb fokus t\u00eb shteteve duke ndikuar negativisht edhe n\u00eb bashk\u00ebpunimin n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve.<\/p>\n<p>Ka pasur v\u00ebshtir\u00ebsi t\u00eb ndryshme p\u00ebr vazhdimin e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve nga Kosova dhe Serbia. Pas viteve 2000, ka pasur r\u00ebnie t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrmjet aktivist\u00ebve n\u00eb mbar\u00eb rajonin n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, dhe nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb n\u00eb ve\u00e7anti. Nd\u00ebrkaq, n\u00eb vitet e fundit, bashk\u00ebpunimi rajonal ka filluar t\u00eb ndryshoj\u00eb pjes\u00ebrisht pasi aktivist\u00ebt nga Bosnja, Serbia, Mali i Zi dhe Kroacia kan\u00eb rritur bashk\u00ebpunimin e tyre n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme, por jo edhe aq me aktivist\u00ebt nga Kosova.<\/p>\n<p>Problemet politike n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, \u00e7\u00ebshtja e dialogut, diskursi mbizot\u00ebrues nacionalist, paraqiten si probleme kryesore p\u00ebr rritjen e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve. Megjithat\u00eb, ekziston nj\u00eb presion i madh nga niveli politik dhe shoq\u00ebror kund\u00ebr aktivist\u00ebve (sidomos n\u00eb Serbi), q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb rritjen e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej OJQ-ve q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb nj\u00ebjtat kauza dhe kan\u00eb programe t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, ka nj\u00eb shk\u00ebputje mes t\u00eb rinjve dhe aktivist\u00ebve n\u00eb t\u00eb dy vendet, por edhe t\u00eb njohjes s\u00eb realitetit socio-politik t\u00eb k\u00ebtyre dy vendeve. P\u00ebr shembull, gjat\u00eb viteve 1990, aktivist\u00ebt nga Kosova dhe Serbia kishin nj\u00eb armik t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt q\u00eb i bashkonte: regjimin e Milosheviqit. Mir\u00ebpo, sot armiku i p\u00ebrbashk\u00ebt nuk \u00ebsht\u00eb mir\u00eb i p\u00ebrcaktuar. Madje, marr\u00ebdh\u00ebniet e aktivist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar n\u00eb fusha t\u00eb ndryshme duket se jan\u00eb bllokuar p\u00ebr shkak t\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb pazgjidhura politike nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa ekzistojn\u00eb probleme n\u00eb munges\u00ebn e bashk\u00ebpunimit n\u00eb mes aktivist\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb dhe Serbi, \u00e7\u00ebshtjet e pazgjidhura politike n\u00eb mes t\u00eb dy vendeve konsiderohen t\u00eb jen\u00eb problemi m\u00eb madhor q\u00eb pengon zhvillimin e nj\u00eb bashk\u00ebpunimi m\u00eb organik n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, narrativa nacionaliste q\u00eb dominon hap\u00ebsirat dhe jet\u00ebn publike n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb kontribuon n\u00eb ngritjen e barrierave mes dy shoq\u00ebrive dhe aktivist\u00ebve. Stereotipat ndaj shqiptar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Serbi jan\u00eb t\u00eb pranish\u00ebm sidomos n\u00eb mesin e atyre q\u00eb nuk kan\u00eb qen\u00eb kurr\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe refuzojn\u00eb t\u00eb ndryshojn\u00eb mendjen e tyre rreth Kosov\u00ebs. Diskursi publik n\u00eb Serbi n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi i referohet vet\u00ebm popullat\u00ebs serbe q\u00eb jeton n\u00eb Kosov\u00eb, por jo edhe shqiptar\u00ebve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, master-narrativa nacionaliste n\u00eb diskursin publik n\u00eb Serbi dhe Kosov\u00eb ka ndikuar q\u00eb aktivist\u00ebt t\u00eb etiketohen si tradhtar\u00eb nga shoq\u00ebrit\u00eb e tyre.<\/p>\n<p>P\u00ebrderisa gjat\u00eb viteve \u201890 (sidomos) aktivistet feministe nga Kosova dhe Serbia kishin nj\u00eb bashk\u00ebpunim organik kund\u00ebr regjimit t\u00eb Milosheviqit, pas viteve 2000, n\u00eb nj\u00eb mjedis t\u00eb ri social dhe politik, aktivistet feministe humb\u00ebn bashk\u00ebpunimin organik q\u00eb e kishin nd\u00ebrtuar sidomos gjat\u00eb viteve 1990.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, p\u00ebrderisa sot e gjith\u00eb v\u00ebmendja p\u00ebr raportet Kosov\u00eb-Serbi \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrqendruar te zgjidhjet q\u00eb bazohen n\u00eb ndarjet etnike dhe n\u00eb fuqizimin e ndarjeve etnike, nuk lihet asnj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr zhvillimin e nj\u00eb diskutimi i cili shkon p\u00ebrtej k\u00ebtyre ndarjeve dhe bazohet n\u00eb problemet e p\u00ebrbashk\u00ebta sociale, ekonomike, politike dhe mjedisore t\u00eb t\u00eb dy shoq\u00ebrive. K\u00ebto dy shoq\u00ebri dhe aktivist\u00ebt vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ndar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb problemet ditore t\u00eb qytetar\u00ebve vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb t\u00eb ngjashme.<\/p>\n<p><em>Ky artikull \u00ebsht\u00eb prodhuar si pjes\u00eb e projektit hulumtues n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb\u00a0<\/em><a href=\"https:\/\/kfos.org\/en\/kraf\/about-fellowship\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><em>Kosovo Research and Analysis Fellowship<\/em><\/a><em>, mb\u00ebshtetur nga Fondacioni Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur.<\/em><\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Bashk\u00ebpunimi n\u00eb mes t\u00eb aktivist\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi, sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb viteve \u201990, ka qen\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr ngjarjet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb aktivizmit rajonal kund\u00ebr regjimit t\u00eb Milosheviqit dhe luft\u00ebrave n\u00eb ish- Jugosllavi. Aktivistet feministe n\u00eb ve\u00e7anti kan\u00eb luajtur nj\u00eb rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb transformimin social dhe politik t\u00eb shoq\u00ebrive n\u00eb ish-Jugosllavi. Vlen t\u00eb p\u00ebrmenden [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":38,"featured_media":8616,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1407,11,12],"ppma_author":[47],"class_list":["post-5901","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-aktivizmi","tag-kosova","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":47,"user_id":38,"is_guest":0,"slug":"adelina-hasani","display_name":"Adelina Hasani","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1-Adelina-Hasani.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1-Adelina-Hasani.png"},"user_url":"","last_name":"Hasani","first_name":"Adelina","description":"Adelina Hasani \u00ebsht\u00eb bashk\u00ebthemeluese dhe kryeredaktore e Prizma Medium. Studimet e doktoratur\u00ebs i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Ankaras\u00eb. Nd\u00ebrsa studimet master i p\u00ebrfundoi n\u00eb drejtimin t\u00eb Drejtat e Njeriut dhe Demokracia pran\u00eb Universitetit t\u00eb Bolonj\u00ebs dhe Sarajev\u00ebs. Ajo gjithashtu ka p\u00ebrfunduar studimet e nivelit bachelor n\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnie Nd\u00ebrkomb\u00ebtare pran\u00eb Universitetit t\u00eb Ankaras\u00eb. Prej vitesh \u00ebsht\u00eb angazhuar n\u00eb \u00e7\u00ebshtje gjinore dhe mobilizimin e qytetar\u00ebve. Ajo ka punuar n\u00eb organizata dhe iniciativa t\u00eb ndryshme lokale q\u00eb merren me zhvillimin social-ekonomik t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb dhe fuqizimin e grave n\u00eb t\u00eb gjitha proceset politike dhe shoq\u00ebrore."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5901","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/38"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5901"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5901\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8617,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5901\/revisions\/8617"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8616"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5901"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5901"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5901"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5901"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}