{"id":5935,"date":"2022-04-28T14:23:54","date_gmt":"2022-04-28T12:23:54","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5935"},"modified":"2024-10-18T14:28:33","modified_gmt":"2024-10-18T12:28:33","slug":"rasti-martin-berishaj-dhe-deshtimi-i-vazhdueshem-i-diplomacise-kosovare","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/rasti-martin-berishaj-dhe-deshtimi-i-vazhdueshem-i-diplomacise-kosovare\/","title":{"rendered":"Rasti Martin Berishaj dhe d\u00ebshtimi i vazhduesh\u00ebm i diplomacis\u00eb kosovare"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Ambasador\u00ebt e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe fuqiplot\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kreut t\u00eb shtetit (n\u00eb republik\u00eb presidentit, nd\u00ebrsa n\u00eb monarki monarkut) dhe jan\u00eb t\u00eb akredituar pran\u00eb kreut t\u00eb shtetit prit\u00ebs. Me marrjen e detyr\u00ebs, ambasador\u00ebt ia paraqesin kreut t\u00eb shtetit prit\u00ebs letrat kredenciale, t\u00eb cilat mbajn\u00eb n\u00ebnshkrimin e kreut t\u00eb shtetit d\u00ebrgues, ku tregohen cil\u00ebsit\u00eb e personit t\u00eb d\u00ebrguar si dhe i k\u00ebrkohet homologut\/-es q\u00eb t\u00eb ket\u00eb besim tek ambasadori.<\/p>\n<p>Teksti i letr\u00ebs kredenciale p\u00ebrmbyllet me nj\u00eb fragment standard, ku thuhet: \u201c<em>K\u00ebrkoj q\u00eb ta pranoni ambasadorin tim me dashamir\u00ebsi dhe t\u2019i jepni besimin e plot\u00eb q\u00eb ai\/ajo t\u00eb komunikoj\u00eb me ju n\u00eb emrin tim dhe at\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>.\u201d<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh k\u00ebt\u00eb, at\u00ebher\u00eb e kuptojm\u00eb edhe r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb q\u00eb pozita e ambasadorit luan n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me shtetet e tjera. Por, p\u00ebrmbajtja e letrave kredenciale sh\u00ebrben edhe si nj\u00eb lloj garancie p\u00ebr vet\u00eb personalitetin e ambasadorit dhe madje i k\u00ebrkohet kreut t\u00eb shtetit prit\u00ebs besim n\u00eb cil\u00ebsit\u00eb e ambasadorit.<\/p>\n<p>Por, a mund t\u00eb ket\u00eb besim e mir\u00ebbesim n\u00eb ambasador\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt jo rrall\u00ebher\u00eb p\u00ebr kaq pak vite shtet\u00ebsi jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb skandale diplomatike?<\/p>\n<p>Skandalet diplomatike ndodhin, e madje u ndodhin edhe shteteve me tradit\u00eb t\u00eb konsoliduar diplomatike. Por, skandali i fundit q\u00eb p\u00ebrfshiu ambasadorin e Kosov\u00ebs n\u00eb Kroaci, Martin Berishaj, \u00ebsht\u00eb pak m\u00eb kompleks sesa skandalet diplomatike t\u00eb cilat ndodhin r\u00ebndom.<\/p>\n<p>Kjo p\u00ebr faktin se Martin Berishaj, nj\u00eb shqiptar i Malit t\u00eb Zi, n\u00ebnshtetas i Sllovenis\u00eb, e s\u00eb fundmi edhe i Kosov\u00ebs, ka pranuar fonde nga kompani me seli n\u00eb Serbi p\u00ebr t\u00eb financuar parti politike n\u00eb Slloveni. Pra, n\u00eb k\u00ebt\u00eb valle jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb shumica e vendeve t\u00eb rajonit, e em\u00ebrues i p\u00ebrbashk\u00ebt \u00ebsht\u00eb nj\u00eb person i cili rastis t\u00eb jet\u00eb ambasador i Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Martin Berishaj ka marr\u00eb n\u00ebnshtet\u00ebsin\u00eb e Kosov\u00ebs me dekret t\u00eb l\u00ebshuar nga presidentja Osmani, m\u00eb 14 prill t\u00eb vitit 2021. Kat\u00ebr muaj m\u00eb von\u00eb, z\u00ebvend\u00ebskryeministrja dhe ministrja e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme, Donika G\u00ebrvalla, t\u00eb nj\u00ebjtin e ka propozuar p\u00ebr shqyrtim pran\u00eb Komisionit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme dhe Diaspor\u00eb t\u00eb Kuvendit.<\/p>\n<p>N\u00eb letr\u00ebn e ministres G\u00ebrvalla d\u00ebrguar Komisionit p\u00ebr Pun\u00eb t\u00eb Jashtme thuhet: \u201c<em>Z. Martin Berishaj i plot\u00ebson t\u00eb gjitha kushtet e parapara sipas nenit 6 t\u00eb Ligjit Nr. 03\/L-044 p\u00ebr Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme dhe Sh\u00ebrbimin Diplomatik t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs<\/em>\u201d. Neni 6, t\u00eb cilit i referohet Ministrja G\u00ebrvalla, flet p\u00ebr\u00a0<em>kriteret p\u00ebr p\u00ebrzgjedhjen e ambasador\u00ebve dhe shefave t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb misioneve<\/em>\u00a0dhe kriteri i dyt\u00eb q\u00eb duhet t\u00eb posedoj\u00eb shefi i misionit \u00ebsht\u00eb \u201creputacioni i lart\u00eb\u201d.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr marrjen e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb e edhe p\u00ebr em\u00ebrimin n\u00eb pozit\u00ebn e ambasadorit, z. Berishaj \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb kaloj\u00eb n\u00ebp\u00ebr sistemin e verifikimit t\u00eb siguris\u00eb nga Agjencia e Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb (AKI). Madje, verifikimi p\u00ebr marrjen e detyr\u00ebs s\u00eb Ambasadorit n\u00ebnkupton q\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtit i jepet qasje n\u00eb t\u00eb dh\u00ebna sensitive p\u00ebr Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>At\u00ebher\u00eb, si \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb AKI-ja t\u00eb mos ket\u00eb arritur t\u2019i zbuloj\u00eb lidhjet e z. Berishaj me bizneset n\u00eb Serbi? Mbase p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri do t\u00eb ishte t\u00eb p\u00ebrgjigjej vet\u00eb drejtori i k\u00ebsaj agjencie n\u00eb nj\u00eb raportim pran\u00eb Komisionit Parlamentar p\u00ebr Mbik\u00ebqyrjen e Agjencis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr Inteligjenc\u00eb.<\/p>\n<p>Por, pse duhet t\u2019i kushtojm\u00eb kaq shum\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje t\u00eb till\u00eb? Kosova, si nj\u00eb shtet jo plot\u00ebsisht i njohur nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, vet\u00eb ekzistenc\u00ebn e saj e ka t\u00eb varur nga politika e jashtme. Politika e jashtme dhe politika e brendshme jan\u00eb t\u00eb nd\u00ebrlidhura ngusht\u00eb nj\u00ebra me tjetr\u00ebn.<\/p>\n<p>E politika jon\u00eb e jashtme \u00ebsht\u00eb d\u00ebmtuar si rrjedhoj\u00eb e gabimeve t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme n\u00eb diplomacin\u00eb digjitale dhe vendimeve t\u00eb ngutura t\u00eb ministres G\u00ebrvalla, e cila na ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrfaq\u00ebsim me ambasador\u00eb n\u00eb shumic\u00ebn e vendeve me t\u00eb cilat kemi marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb jo edhe aq t\u00eb shkurt\u00ebr.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr vendet q\u00eb ministrja G\u00ebrvalla i ka l\u00ebn\u00eb pa p\u00ebrfaq\u00ebsim me ambasador\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Kroacia, e cila kishte ngelur pa ambasador p\u00ebr kat\u00ebr muaj nga koha kur e ka l\u00ebn\u00eb detyr\u00ebn G\u00ebzim Kasapolli, deri kur k\u00ebt\u00eb detyr\u00eb e kishte marr\u00eb Martin Berishaj.<\/p>\n<p>Martin Berishaj, i af\u00ebrm i pushtetit t\u00eb ri, \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar ambasador n\u00eb Zagreb, me q\u00ebllim t\u00eb forcimit t\u00eb lidhjeve t\u00eb Kosov\u00ebs me Kroacin\u00eb. Por, p\u00ebrfshirja e tij eventuale n\u00eb skandalin financiar n\u00eb Slloveni i ka rrezikuar tej mase marr\u00ebdh\u00ebniet e Kosov\u00ebs me Kroacin\u00eb. Kjo sepse Serbia, shteti nga i cili supozohet se z. Berishaj ka bartur para p\u00ebr n\u00eb Slloveni, \u00ebsht\u00eb shtet jomiq\u00ebsor edhe i shtetit t\u00eb cilit z. Berishaj e p\u00ebrfaq\u00ebson, e edhe i shtetit n\u00eb t\u00eb cilin ai \u00ebsht\u00eb i akredituar si ambasador.<\/p>\n<p>Prandaj, i nj\u00ebjti \u00ebsht\u00eb dashur ta paraqes\u00eb dor\u00ebheqjen e tij nga pozita e ambasadorit. E meq\u00eb nuk e ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb, ministrja G\u00ebrvalla do t\u00eb duhej t\u2019i k\u00ebrkonte presidentes Osmani kthimin e menj\u00ebhersh\u00ebm t\u00eb z. Berishaj nga misioni.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, institucionet e vendit k\u00ebrkuan\u00a0<a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/321887\/presidenca-i-kerkon-sqarime-berishajt-per-raportimet-ne-slloveni\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pritjen<\/a>\u00a0e nj\u00eb epilogu p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Presidentja Osmani dhe ministrja G\u00ebrvalla madje i dol\u00ebn n\u00eb mbrojtje ambasadorit Berishaj, duke deklaruar se i besojn\u00eb atij.<\/p>\n<p>Por, institucionet e dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet duke premtuar nj\u00eb qasje ndryshe ndaj qeverisjes dhe institucioneve, trajtim t\u00eb barabart\u00eb p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb si dhe luft\u00eb t\u00eb pakompromis ndaj korrupsionit dhe krimit t\u00eb organizuar. Madje, me t\u00eb marr\u00eb mandatin si kryediplomate, znj. G\u00ebrvalla nuk ka hezituar t\u00eb liroj\u00eb nga detyra e ambasadorit edhe persona t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrpos q\u00eb nuk kan\u00eb pasur skandale, kan\u00eb kryer pun\u00eb t\u00eb mir\u00eb. Pse po heziton tani?<\/p>\n<p>Po, ka mund\u00ebsi q\u00eb z. Berishaj t\u00eb jet\u00eb i pafajsh\u00ebm. Dhe parimi juridik i prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb derisa t\u00eb v\u00ebrtetohet e kund\u00ebrta me vendim t\u00eb plotfuqish\u00ebm t\u00eb gjykat\u00ebs vlen edhe p\u00ebr t\u00eb. Por, ajo q\u00eb tanim\u00eb dihet \u00ebsht\u00eb se z. Berishaj ve\u00e7se ka b\u00ebr\u00eb deklarim t\u00eb rrejsh\u00ebm t\u00eb pasuris\u00eb, ku nuk ka deklaruar kompanin\u00eb e tij n\u00eb Mal t\u00eb Zi si dhe nuk ka dh\u00ebn\u00eb llogari p\u00ebr afro 600,000 euro t\u00eb p\u00ebrfolura t\u00eb derdhura n\u00eb xhirollogarit\u00eb e kompanis\u00eb s\u00eb tij n\u00eb Mal t\u00eb Zi, nd\u00ebrsa mosdeklarimi dhe deklarimi i rrejsh\u00ebm i pasuris\u00eb p\u00ebrb\u00ebn vep\u00ebr penale q\u00eb sanksionohet n\u00eb dispozitat e Kodit Penal.<\/p>\n<p>Tanim\u00eb, Agjencia Kund\u00ebr Korrupsionit vet\u00ebm se ka nisur\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/agjencia-kunder-korrupsionit-nis-verifikimin-e-pasurise-se-ambasadorit-martin-berishaj\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hetimet<\/a>\u00a0ndaj ambasadorit Berishaj. Andaj, z. Berishaj duhet ta b\u00ebj\u00eb betej\u00ebn ligjore si qytetar i thjesht\u00eb, e jo si diplomat i Kosov\u00ebs, sepse Kosova nuk e ka luksin q\u00eb ta mbaj\u00eb n\u00eb krye t\u00eb misionit t\u00eb saj diplomatik nj\u00eb person i cili n\u00eb vend se t\u2019i thelloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet mes t\u00eb dyja vendeve, mund t\u00eb ngjall\u00eb mosbesim te pala kroate.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, deklarimet e Presidenc\u00ebs, Qeveris\u00eb e MPJ-s\u00eb se po presin fakte dhe fjal\u00ebn e organeve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, mund t\u00eb na kushtojn\u00eb me marr\u00ebdh\u00ebnien me Zagrebin zyrtar. N\u00ebse pala kroate ka informacione t\u00eb cilat mund ta nd\u00ebrlidhin z. Berishaj n\u00eb aktivitete t\u00eb dyshimta edhe n\u00eb Kroaci, ata mund edhe t\u00eb veprojn\u00eb tutje me shpalljen e tij \u2018persona non-grata\u2019, e q\u00eb do t\u00eb ishte nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr raportet tona me nj\u00eb aleat rajonal si Kroacia, e cila s\u00eb fundmi ka qen\u00eb shum\u00eb e z\u00ebshme n\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb NATO dhe organizata t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ambasador\u00ebt e jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe fuqiplot\u00eb jan\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb kreut t\u00eb shtetit (n\u00eb republik\u00eb presidentit, nd\u00ebrsa n\u00eb monarki monarkut) dhe jan\u00eb t\u00eb akredituar pran\u00eb kreut t\u00eb shtetit prit\u00ebs. Me marrjen e detyr\u00ebs, ambasador\u00ebt ia paraqesin kreut t\u00eb shtetit prit\u00ebs letrat kredenciale, t\u00eb cilat mbajn\u00eb n\u00ebnshkrimin e kreut t\u00eb shtetit d\u00ebrgues, ku tregohen cil\u00ebsit\u00eb e personit t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":8751,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[975,972,1000],"ppma_author":[22],"class_list":["post-5935","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-diplomaci","tag-kosove","tag-politike-e-jashtme"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5935","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5935"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5935\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8752,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5935\/revisions\/8752"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8751"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5935"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5935"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5935"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5935"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}