{"id":5979,"date":"2020-04-22T16:20:14","date_gmt":"2020-04-22T14:20:14","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5979"},"modified":"2024-10-14T16:21:27","modified_gmt":"2024-10-14T14:21:27","slug":"vullneti-per-ndryshim-jo-vec-per-rehatim-cfare-po-i-shtyn-te-rinjte-te-anetaresohen-ne-parti-politike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/vullneti-per-ndryshim-jo-vec-per-rehatim-cfare-po-i-shtyn-te-rinjte-te-anetaresohen-ne-parti-politike\/","title":{"rendered":"Vullneti p\u00ebr ndryshim jo ve\u00e7 p\u00ebr \u2018rehatim\u2019- \u00e7far\u00eb po i shtyn t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen n\u00eb parti politike?"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Nuk ka ndonj\u00eb fush\u00ebveprim njer\u00ebzor i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrfolur, p\u00ebrbuzur e urryer dhe n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe vetmohues sesa politika. Mund t\u00eb thuhet se edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk merremi me politik\u00eb ose pohojm\u00eb se nuk na intereson, vet ky q\u00ebndrim, n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb politik. Prandaj, i duhet dh\u00ebn\u00eb t\u00eb drejt\u00eb filozofit t\u00eb shquar grek Aristotelit, i cili thoshte se njeriu p\u00ebr nga natyra \u00ebsht\u00eb qenie politike pra \u2018zoon politikon\u2019. Sepse shoq\u00ebria, shteti, jeta jon\u00eb dhe \u00e7do gj\u00eb tjet\u00ebr q\u00eb na rrethon, organizohet dhe rregullohet nga dhe p\u00ebrmes politik\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu q\u00eb secili prej nesh \u00ebsht\u00eb politik, si p\u00ebr nga bot\u00ebkuptimet mbi rendin shoq\u00ebror ashtu edhe me angazhimet tona t\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb shoq\u00ebri. Sepse, si\u00e7 thekson me t\u00eb drejt Hannah Arendt, aryeja e ekzistenc\u00ebs s\u00eb politik\u00ebs \u00ebsht\u00eb liria dhe veprimi \u00ebsht\u00eb ku ajo merr trajt\u00ebn e saj t\u00eb plot\u00eb. Politika k\u00ebshtu ka dy kuptime themelore, si veprimtari n\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb dhe si bindje ose sjellje n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr. N\u00eb kuptimin p\u00ebrmbajtj\u00ebsor, si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje praktike rreth qeverisjes, politika realizohet p\u00ebrmes p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik. Me fjal\u00eb tjera, jan\u00eb partit\u00eb politike ato q\u00eb p\u00ebrmes procesit demokratik dhe n\u00eb zgjedhje t\u00eb lira marrin mandatin e legjitimitetin n\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimin e qytetar\u00ebve q\u00eb iu japin vot\u00ebbesimin p\u00ebr t\u00eb qeverisur, pra udh\u00ebhequr.<\/p>\n<p>Se si funksion shteti, \u00e7far\u00eb sigurie, sh\u00ebndet\u00ebsie, arsimi e kushte e jetes\u00ebs ka, varet n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe nga ajo se nga kush qeveriset. S\u00eb k\u00ebndejmi konsolidimi dhe funksionimi i shtetit lidhet ngusht\u00eb me nivelin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik, dhe rrjedhimisht me demokracin\u00eb dhe cil\u00ebsin\u00eb e vet partive politike. Marr\u00eb parasysh krizat e shpeshta qeveritare e institucionale, gjendjen e r\u00ebnd\u00eb ekonomike e sociale, shkall\u00ebn e lart\u00eb t\u00eb korrupsionit dhe nepotizmit, p\u00ebrfundimi i arsyesh\u00ebm do t\u00eb ishte se partit\u00eb politike jan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebset kryesore p\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebto. Prandaj pa ndryshimin e partive ekzistuese ose krijimin e forcave t\u00eb reja politike, si p\u00ebrfaq\u00ebsues legjitim e demokratik, nuk mund t\u00eb ndryshohet e as p\u00ebrmir\u00ebsohet gjendja e gjith\u00ebmbarshme n\u00eb vend. Meq\u00eb \u00e7do gj\u00eb e pandryshuar ndryshket dhe kalbet, edhe politika k\u00ebrkon dinamiz\u00ebm t\u00eb vazhduesh\u00ebm.<\/p>\n<p>Masa kritike dhe angazhimi qytetar, sado t\u00eb nevojshme dhe t\u00eb domosdoshme p\u00ebr nj\u00eb demokraci t\u00eb sh\u00ebndosh\u00eb e mir\u00ebfillt\u00eb, shpesh nuk jan\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr tejkalimin e status quos dhe reformimin e sistemeve politike. Ajo \u00e7ka \u00ebsht\u00eb m\u00eb se e nevojshme p\u00ebr zhvillimin e demokracis\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb aktivizohen politikisht dhe t\u00eb jen\u00eb forca shtyese n\u00eb ndryshimet e duhura. K\u00ebto ndryshime mund t\u00eb i arrijn\u00eb duke u an\u00ebtar\u00ebsuar dhe angazhuar nep\u00ebr parti politike. Sigurisht n\u00eb ato parti me t\u00eb cilat i ndajn\u00eb bindjet e ngjashme politike dhe n\u00eb t\u00eb cilat mund t\u00eb veprojn\u00eb. Pjes\u00ebmarrja dhe angazhimi n\u00eb jet\u00ebn politike, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb partive politike nuk mund t\u00eb reduktohet vet\u00ebm te dalja n\u00eb zgjedhje dhe mobilizimi i elektoratit. Por, dhe kjo \u00ebsht\u00eb esenciale p\u00ebr angazhimin e duhur partiak, si pjesmarr\u00ebs i\/e barabart\u00eb n\u00eb zhvillimet e politikave programore si dhe n\u00eb arritjen e vendimeve brenda partis\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr fat t\u00eb keq, n\u00eb shumic\u00ebn e partive politike n\u00eb Kosov\u00eb deri m\u00eb tani shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb dhe mund\u00ebsi iu \u00ebsht\u00eb ofruar t\u00eb rinjve. Partit\u00eb pak ose aspak nuk i kan\u00eb kushtuar v\u00ebmendje inkuadrimit t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb strukturat e tyre vendimmarr\u00ebse si\u00e7 jan\u00eb: kryesia, k\u00ebshilli i p\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe organet tjera t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. K\u00ebshtu q\u00eb shtrohet pyetja: pse duhet t\u00eb an\u00ebtaresohen t\u00eb rinjt\u00eb n\u00eb parti politike ose \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb i shtyen t\u00eb rinjt\u00eb t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohen? P\u00ebrgjigja sip\u00ebrfaq\u00ebsore do t\u00eb ishte, q\u00eb ata an\u00ebtar\u00ebsohen p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend pune, t\u00eb \u2018rehatojn\u00eb\u2019 ndonj\u00eb familjar ose p\u00ebrfitojn\u00eb personalisht nga lidhjet partiake me pushtetin, qoft\u00eb me pushtetin lokal apo at\u00eb qendror.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se motive t\u00eb tilla edhe mund t\u00eb ekzistojn\u00eb dhe mund t\u00eb jen\u00eb faktor shtyt\u00ebs dhe i zakonsh\u00ebm i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb t\u00eb rinjve n\u00eb parti. Dua t\u00eb besoj se ka mjaft t\u00eb rinj q\u00eb angazhimin e tyre politik e b\u00ebjn\u00eb p\u00ebr q\u00ebllime shum\u00eb m\u00eb t\u00eb larta dhe p\u00ebr motive shum\u00eb m\u00eb fisnike. Sepse besoj se ashtu si\u00e7 po korrin suksese n\u00eb sport, art, shkenc\u00eb, biznes e shum\u00eb fusha tjera edhe n\u00eb politik\u00eb Kosov\u00ebs i duhet nj\u00eb brez i ri q\u00eb t\u00eb sjell permir\u00ebsime n\u00eb gjendje e t\u00eb zhvilloj vendin. Ky brez nuk do t\u00eb duhej t\u00eb ishte i ri vet\u00ebm p\u00ebr nga mosha apo angazhimi politik, por mbi t\u00eb gjitha p\u00ebr nga bot\u00ebkuptimi dhe motivimi p\u00ebr t\u00eb u ky\u00e7ur n\u00eb politik\u00eb. Rini t\u00eb till\u00eb ka mjaftuesh\u00ebm Kosova dhe dashuria e tyre p\u00ebr atdhe do t\u00eb ishte frym\u00ebzimi m\u00eb i mir\u00eb p\u00ebr ndryshimet e shum\u00ebpritura. Dhe rruga m\u00eb e shpejt\u00eb dhe e p\u00ebrshtatshme e ndryshimeve n\u00eb demokraci \u00ebsht\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimi dhe angazhimi n\u00eb parti politike. Mir\u00ebpo, an\u00ebtar\u00ebsim i p\u00ebrcjellur me angazhim t\u00eb sinqert\u00eb e t\u00eb mir\u00ebfillt\u00eb dhe jo n\u00ebnshtrim symbyllur ndaj lider\u00ebve t\u00eb pushtetsh\u00ebm ose p\u00ebrshtatje me strukturat partiake t\u00eb cilat bllokojn\u00eb \u00e7do zhvillim demokratik e vullnet t\u00eb votuesve. Kjo jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb mund t\u2019i reformonte partit\u00eb, me udh\u00ebheq\u00ebsi goxha t\u00eb konsumuara, por do t\u00eb e demokratizonte sken\u00ebn politike gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb dhe do t\u00eb rriste duksh\u00ebm nivelin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik n\u00eb vend.<\/p>\n<p><em>Ky editorial \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb projektit \u201cPjes\u00ebmarrja politike: Drejt angazhimit efektiv t\u00eb t\u00eb rinjve\u201d, q\u00eb po implementohet nga Instituti Demokraci p\u00ebr Zhvillim (D4D) me p\u00ebrkrahje nga National Endowment for Democracy (NED).<\/em><\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nuk ka ndonj\u00eb fush\u00ebveprim njer\u00ebzor i cili \u00ebsht\u00eb m\u00eb i p\u00ebrfolur, p\u00ebrbuzur e urryer dhe n\u00eb t\u00eb njejt\u00ebn koh\u00eb m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm dhe vetmohues sesa politika. Mund t\u00eb thuhet se edhe at\u00ebher\u00eb kur nuk merremi me politik\u00eb ose pohojm\u00eb se nuk na intereson, vet ky q\u00ebndrim, n\u00eb thelb \u00ebsht\u00eb politik. Prandaj, i duhet dh\u00ebn\u00eb t\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":31,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[954,972,1292,998],"ppma_author":[41],"class_list":["post-5979","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-filozofi","tag-kosove","tag-parti-politike","tag-politike"],"authors":[{"term_id":41,"user_id":31,"is_guest":0,"slug":"bekim-baliqi","display_name":"Bekim Baliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Bekim-Baliqi-300x175-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Baliqi","first_name":"Bekim","description":""}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5979","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/31"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5979"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5979\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8310,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5979\/revisions\/8310"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5979"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5979"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5979"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5979"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}