{"id":5989,"date":"2020-04-17T16:50:22","date_gmt":"2020-04-17T14:50:22","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=5989"},"modified":"2024-10-04T11:33:29","modified_gmt":"2024-10-04T09:33:29","slug":"kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/","title":{"rendered":"Kriza pandemike dhe haker\u00ebt ideologjik\u00eb"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Atyre individ\u00ebve konfuz\u00eb, me situat\u00ebn ku po jetojm\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrs\u00ebrisin automatikisht se karantina po funksionon, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019u vihet p\u00ebrpara pyetja \u201cku e di ti?\u201d. P\u00ebrkundrazi, rasti i Suedis\u00eb \u00ebsht\u00eb evidenc\u00eb e qart\u00eb e d\u00ebshtimit spektakolar t\u00eb eksperimentit social t\u00eb karantin\u00ebs t\u00eb frym\u00ebzuar nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSh) dhe pasuesit e tyre alarmist\u00eb anemban\u00eb bot\u00ebs.<a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_edn1\" name=\"_ednref1\">[1]<\/a>\u00a0Mbas d\u00ebshtimit t\u00eb eksperimenteve t\u00eb m\u00ebdha sociale t\u00eb Shekullit t\u00eb Nj\u00ebzet\u00eb si komunizmi, fashizmi dhe teokracia, haker\u00ebt ideologjik\u00eb duket se nuk dor\u00ebzohen: bazuar mbi\u2026 praktikisht asgj\u00eb, asnj\u00eb fakt, asnj\u00eb studim, asnj\u00eb evidence, OBSh dhe tellall\u00ebt e saj ushtruan presion mbi qeveri anemban\u00eb bot\u00ebs dhe ia dol\u00ebn q\u00eb t\u2019i shtyjn\u00eb shum\u00eb prej tyre n\u00eb nd\u00ebrmarrjen e nj\u00eb politike publike, t\u00eb papar\u00eb apo d\u00ebgjuar ndonj\u00eb her\u00eb. Ndryshe nga praktika e njohur e deritanishme e karantinimit t\u00eb individ\u00ebve t\u00eb s\u00ebmur\u00eb, izolimi i tanish\u00ebm karantinon njer\u00ebz t\u00eb sh\u00ebndetsh\u00ebm. Nuk ka nevoj\u00eb t\u00eb presim p\u00ebr t\u00eb ardhmen dhe as t\u00eb citoj k\u00ebtu: evidenca e pasojave negative socioekonomike t\u00eb karantin\u00ebs rritet \u00e7do dit\u00eb eksponencialisht.<\/p>\n<p>Ithtar\u00ebt e karantin\u00ebs mbrojn\u00eb d\u00ebshtimin me moszbatimin e saj nga njer\u00ebzit. Ky q\u00ebndrim m\u00eb \u00e7on pas te teoria engelsiane e \u201cnd\u00ebrgjegjes s\u00eb keqe\u201d. N\u00eb vitet 1880, rreth 40 vjet nga botimi i librit \u2018Manifesti Komunist\u2019 nga Karl Marksi n\u00eb 1848, Engelsi p\u00ebrligji vones\u00ebn e revolucionit proletar me at\u00eb se tashm\u00eb proletar\u00ebt kishin fituar nj\u00eb \u201cnd\u00ebrgjegje t\u00eb keqe\u201d, nj\u00eb \u201cnd\u00ebrgjegje borgjeze\u201d, ishin b\u00ebr\u00eb individualist\u00eb dhe kishin humbur motivimin p\u00ebr interesin e p\u00ebrbashk\u00ebt. N\u00eb asnj\u00eb rast nuk i shkonte mendja k\u00ebtij hakeri ideologjik se ndoshta teoria mund t\u00eb ishte gabim. N\u00eb fakt, p\u00ebr t\u00eb gabim ishte njeriu. Lindja e politikave ideologjike n\u00eb Shekullin e N\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb, u shoq\u00ebrua me besimin purist n\u00eb to. Ideologjia ishte e pagabueshme, por \u00ebsht\u00eb natyra njer\u00ebzore ajo \u00e7ka nuk po e lejon ideologjin\u00eb t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb rezultatet e premtuara. Zgjidhja e k\u00ebtij problem u gjet te thirrja p\u00ebr ndryshim t\u00eb njeriut n\u00eb p\u00ebrputhje me pandehmat fillestare t\u00eb ideologjis\u00eb. Kjo \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrmarrje masive t\u00eb inxhinierimit social, e cila kulmoi me p\u00ebrpjekjet p\u00ebr nd\u00ebrtimin e Njeriut Sovjetik n\u00eb Bashkimin Sovjetik, gjermanit t\u00eb Past\u00ebr n\u00eb Gjermanin\u00eb naziste apo Njeriut t\u00eb Ri n\u00eb Shqip\u00ebrin\u00eb socialiste. Procesi socio-biologjik i p\u00ebrzgjedhjes s\u00eb \u201cfar\u00ebs s\u00eb mir\u00eb\u201d solli shfarosjen e miliona individ\u00ebve t\u00eb cil\u00ebt nuk kishin trajtat fenotipike t\u00eb Gjermanit t\u00eb Past\u00ebr apo trajtat socioekonomike t\u00eb Njeriut Sovjetik.<\/p>\n<p>P\u00ebr ideolog\u00ebt, nuk jan\u00eb politikat publike ato q\u00eb duhet t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb njeriut por \u00ebsht\u00eb njeriu ai q\u00eb duhet t\u2019u sh\u00ebrbej\u00eb politikave publike. Enver Hoxha e pati p\u00ebrmbledhur k\u00ebt\u00eb m\u00eb s\u00eb miri me thirrjen e tij surreale \u201cedhe bar do t\u00eb ham\u00eb dhe parimet nuk i shkelim\u201d. Sipas k\u00ebtij udh\u00ebheq\u00ebsi, mir\u00ebqenia dhe madje edhe jeta e shtetasve t\u00eb vet duhej t\u00eb ishte n\u00eb sh\u00ebrbim t\u00eb disa \u201cparimeve\u201d abstrakte t\u00eb formuluara n\u00eb nj\u00eb papafingo gjith\u00eb lag\u00ebshtir\u00eb, prej nj\u00eb mikroborgjezi t\u00eb zem\u00ebruar t\u00eb Gjermanis\u00eb s\u00eb mesit t\u00eb Shekullit t\u00eb N\u00ebnt\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb. Tipike e ideolog\u00ebve \u00ebsht\u00eb se kur nj\u00eb politik\u00eb publike u d\u00ebshton, ata nuk t\u00ebrhiqen (k\u00ebt\u00eb do ta b\u00ebnte nj\u00eb konservator pragmatik) por e shtr\u00ebngojn\u00eb at\u00eb edhe m\u00eb shum\u00eb. Ideolog\u00ebt nuk kan\u00eb asnj\u00eb dyshim n\u00eb ideologjin\u00eb e tyre dhe ndaj d\u00ebshtimeve ata kan\u00eb dy q\u00ebndrime: ose i propagandojn\u00eb ato si \u201cfitorje\u201d (dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ata ngren\u00eb makina propagandistike gjigande); ose faj\u00ebsojn\u00eb rrethana t\u00eb tjera p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mossukses. Zakonisht, njeriu \u00ebsht\u00eb viktima e preferuar e sulmit t\u00eb ideolog\u00ebve: ai \u00ebsht\u00eb fajtori q\u00eb idet\u00eb e tyre abstrakte nuk po arrijn\u00eb t\u00eb sjellin parajs\u00ebn mbi dh\u00e9 q\u00eb ideologjit\u00eb premtojn\u00eb.<\/p>\n<p>Ideologjia \u00ebsht\u00eb antipodi i shkenc\u00ebs. Metoda e nd\u00ebrtimit dhe e zbatimit t\u00eb ideologjive \u00ebsht\u00eb opozita e metod\u00ebs shkencore. Ideolog\u00ebt bazohen mbi dijen me besim; shkenca bazohet mbi dijen empirike. Ideolog\u00ebt mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime bazuar mbi spekulime mendore; shkenc\u00ebtar\u00ebt mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundime, bazuar mbi rezultate eksperimentesh dhe analizim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave. Ideolog\u00ebt besojn\u00eb se rruga e tyre \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb dhe e vetmja; shkenc\u00ebtar\u00ebt jan\u00eb vazhdimisht dyshues p\u00ebr gjetjet e tyre dhe t\u00eb koleg\u00ebve t\u00eb tyre. Ideolog\u00ebt duan ta ndryshojn\u00eb njeriun; shkenc\u00ebtar\u00ebt duan t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb atij.<\/p>\n<p>D\u00ebshtimi tragjik i ideologjive gjat\u00eb dy shekujve t\u00eb fundit ka b\u00ebr\u00eb q\u00eb disa haker\u00eb ideologjik\u00eb t\u00eb veshin bluz\u00ebn e bardh\u00eb t\u00eb shkenc\u00ebtarit. Mos u g\u00ebnjeni nga kjo bluz\u00eb; d\u00ebgjoni vet\u00eb se \u00e7far\u00eb thon\u00eb! E kan\u00eb inatin me njeriun sepse, sipas tyre, \u00e7do e keqe vjen nga natyra e prisht\u00eb njer\u00ebzore. Ja disa shembuj. Nj\u00eb grup haker\u00ebsh t\u00eb till\u00eb ideologjik\u00eb t\u00eb mbuluar me petkun e shkenc\u00ebtarit propozojn\u00eb shfarosjen e nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzimit t\u00eb sot\u00ebm me q\u00ebllim t\u00eb mbijetes\u00ebs s\u00eb dy t\u00eb tretave t\u00eb mbetura dhe mbi t\u00eb gjitha, t\u00eb planetit.<a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_edn2\" name=\"_ednref2\">[2]<\/a>\u00a0T\u00eb tjer\u00eb po kryejn\u00eb kompostimin e kufomave me q\u00ebllim luft\u00ebn kund\u00ebr ndryshimeve klimatike (u harrua shprehja \u201cngrohja globale\u201d n\u00ebn presionin e t\u00eb dh\u00ebnave kok\u00ebforta dhe kemi kaluar tani te fenomeni i pamatsh\u00ebm i \u201cndryshimeve klimatike\u201d).<a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_edn3\" name=\"_ednref3\">[3]<\/a>\u00a0Haker\u00eb t\u00eb tjer\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb njeriun q\u00eb, duke shpyll\u00ebzuar planetin, ka shkaktuar koronavirusin.<a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_edn4\" name=\"_ednref4\">[4]<\/a>\u00a0E si ndryshojn\u00eb k\u00ebta haker\u00eb ideologjik\u00eb nga fanatik\u00ebt fetar\u00eb q\u00eb i shpjegojn\u00eb fatkeq\u00ebsit\u00eb natyrore t\u00eb njer\u00ebzimit me d\u00ebnimin, q\u00eb Zoti u d\u00ebrgon njer\u00ebzve sepse kan\u00eb m\u00ebkatuar?<\/p>\n<p>Pra, kur haker\u00ebt ideologjik\u00eb faj\u00ebsojn\u00eb njeriun \u201ce pabindur\u201d p\u00ebr d\u00ebshtimin e politik\u00ebs s\u00eb karantin\u00ebs, ata ve\u00e7se vazhdojn\u00eb nj\u00eb tradit\u00eb dyqindvje\u00e7are t\u00eb imponimit ideologjik p\u00ebrmbi natyr\u00ebn njer\u00ebzore. Nuk \u00ebsht\u00eb faji i njeriut q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckafsh\u00eb sociale\u201d dhe nuk mund t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb dot i izoluar, por \u00ebsht\u00eb faji i haker\u00ebve ideologjik\u00eb q\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje apo nuk duan t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb politika q\u00eb t\u2019i sh\u00ebrbejn\u00eb k\u00ebtij njeriu. Politik\u00ebn publike do ta nd\u00ebrtosh p\u00ebr at\u00eb njeri q\u00eb ke dhe jo p\u00ebr at\u00eb njeri q\u00eb do t\u00eb doje t\u00eb kishe. Dhe kur politika publike d\u00ebshton, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb sinjal i qart\u00eb se ajo duhet braktisur dhe jo purifikuar dhe zbatuar m\u00eb rrept\u00ebsisht. K\u00ebto jan\u00eb prelude t\u00eb shembjes s\u00eb sistemeve politike n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave haker\u00ebt ideologjik\u00eb u imponojn\u00eb njer\u00ebzve idet\u00eb e tyre utopike dhe eksperimentojn\u00eb inxhinierimin social.<\/p>\n<p>Karantinimi i popullsis\u00eb s\u00eb sh\u00ebndetshme, e para her\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb historin\u00eb e njer\u00ebzimit, ishte nj\u00eb politik\u00eb e paprovuar dhe tashm\u00eb empirikisht e d\u00ebshtuar. K\u00ebt\u00eb e d\u00ebshmojn\u00eb vende si Gjermania, e cila mbajti nj\u00eb q\u00ebndrim shum\u00eb t\u00eb \u00e7lir\u00ebt dhe Suedia, e cila q\u00ebndroi p\u00ebrgjith\u00ebsisht e hapur. K\u00ebto vende mb\u00ebrrit\u00ebn\u00a0 rezultate shum\u00eb m\u00eb t\u00eb mira se shum\u00eb nga ato vende q\u00eb e ngujuan popullsin\u00eb n\u00eb arrest sht\u00ebpiak (polic\u00ebt i lan\u00eb rrug\u00ebve). Qasja ideologjike ndaj politikave publike antipandemike d\u00ebshtoi ashtu sikund\u00ebr kan\u00eb d\u00ebshtuar m\u00eb par\u00eb t\u00eb gjitha politikat e nd\u00ebrtuara mbi pandehma t\u00eb gabuara apo empirikisht t\u00eb patestuara (dhe p\u00ebr m\u00eb keq, t\u00eb patestueshme). Haker\u00ebt ideologjik\u00eb nd\u00ebrtuan politikat e izolimit mbi pandehm\u00ebn e gabuar se njeriu synon vet\u00ebm t\u00eb mbrohet nga pandemia, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb p\u00ebr miliona njer\u00ebz, ky mund t\u00eb mos jet\u00eb prioriteti kryesor. Dhe kur politikat izoluese d\u00ebshtojn\u00eb pik\u00ebrisht sepse jan\u00eb nd\u00ebrtuar mbi nj\u00eb kuptim t\u00eb gabuar t\u00eb natyr\u00ebs njer\u00ebzore, haker\u00ebt ul\u00ebrasin me t\u00eb madhe: M\u00eb shum\u00eb izolim! Kjo tashm\u00eb nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb aspak me pandemin\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<div>\n<hr align=\"left\" size=\"1\" width=\"33%\" \/>\n<div id=\"edn1\">\n<p><a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_ednref1\" name=\"_edn1\">[1]<\/a>\u00a0John Fund dhe Joel Hay. 2020. \u201cHas Sweden Found the Right Solution to the Coronavirus?\u201d National Review, 6 Prill.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nationalreview.com\/2020\/04\/coronavirus-response-sweden-avoids-isolation-economic-ruin\/\">https:\/\/www.nationalreview.com\/2020\/04\/coronavirus-response-sweden-avoids-isolation-economic-ruin\/<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"edn2\">\n<p><a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_ednref2\" name=\"_edn2\">[2]<\/a>\u00a0The Onion. 2012. \u201cScientists: \u2018Look, One-Third Of The Human Race Has To Die For Civilization To Be Sustainable, So How Do We Want To Do This?\u2019\u201d, 26 Janar.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.theonion.com\/scientists-look-one-third-of-the-human-race-has-to-di-1819573235\">https:\/\/www.theonion.com\/scientists-look-one-third-of-the-human-race-has-to-di-1819573235<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"edn3\">\n<p><a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_ednref3\" name=\"_edn3\">[3]<\/a>\u00a0Pallab Ghosh. 2020. \u201cHuman compost funerals &#8216;better for environment&#8217;\u201d, 16 Shkurt.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/news\/science-environment-51389084\">https:\/\/www.bbc.com\/news\/science-environment-51389084<\/a><\/p>\n<\/div>\n<div id=\"edn4\">\n<p><a title=\"\" href=\"https:\/\/sbunker.net\/op-ed\/90475\/kriza-pandemike-dhe-hakeret-ideologjike\/#_ednref4\" name=\"_edn4\">[4]<\/a>\u00a0\u201cAre humans to blame for the coronavirus? How deforestation gives rise to pandemics\u201d.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.nbcnews.com\/think\/video\/are-humans-to-blame-for-the-coronavirus-how-deforestation-gives-rise-to-pandemics-81840709547\">https:\/\/www.nbcnews.com\/think\/video\/are-humans-to-blame-for-the-coronavirus-how-deforestation-gives-rise-to-pandemics-81840709547<\/a><\/p>\n<\/div>\n<\/div>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Atyre individ\u00ebve konfuz\u00eb, me situat\u00ebn ku po jetojm\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebrs\u00ebrisin automatikisht se karantina po funksionon, nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u2019u vihet p\u00ebrpara pyetja \u201cku e di ti?\u201d. P\u00ebrkundrazi, rasti i Suedis\u00eb \u00ebsht\u00eb evidenc\u00eb e qart\u00eb e d\u00ebshtimit spektakolar t\u00eb eksperimentit social t\u00eb karantin\u00ebs t\u00eb frym\u00ebzuar nga Organizata Bot\u00ebrore e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb (OBSh) dhe pasuesit e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":168,"featured_media":7966,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[767],"ppma_author":[197],"class_list":["post-5989","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-pandemic"],"authors":[{"term_id":197,"user_id":168,"is_guest":0,"slug":"ridvan-peshkopia","display_name":"Ridvan Peshkopia","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-8.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-8.jpg"},"user_url":"","last_name":"Peshkopia","first_name":"Ridvan","description":"Ridvan Peshkopia \u00ebsht\u00eb Lektor i Metodave K\u00ebrkimore n\u00eb Universitetin p\u00ebr Biznes dhe Teknologji Kosov\u00eb. Ai e ka\r\nmar\u00eb doktoratur\u00ebn n\u00eb shkenca politike nga Universiteti i Kentakit n\u00eb ShBA dhe ka qen\u00eb studiues post-doktoral n\u00eb\r\nUniversitetin Xhorxh Uashington. Fusha e tij e hulumtimit shtrihet gj\u00ebr\u00ebsisht n\u00eb modelimet matematikore dhe\r\nstatistikore t\u00eb sjelljes politike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5989","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/168"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=5989"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5989\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7971,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/5989\/revisions\/7971"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7966"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=5989"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=5989"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=5989"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=5989"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}