{"id":6019,"date":"2022-01-21T13:10:46","date_gmt":"2022-01-21T11:10:46","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6019"},"modified":"2024-10-17T13:14:15","modified_gmt":"2024-10-17T11:14:15","slug":"tre-verejtje-per-patriotizmin-kushtetues-versus-nacionalizmit-integrist","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/tre-verejtje-per-patriotizmin-kushtetues-versus-nacionalizmit-integrist\/","title":{"rendered":"Tre v\u00ebrejtje p\u00ebr patriotizmin kushtetues versus nacionalizmit integrist"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><em>Asociacioni i Komunave me shumic\u00eb serbe mund t\u00eb ishte nj\u00eb shkall\u00eb e dyt\u00eb p\u00ebr zgj\u00ebrimin e t\u00eb drejtave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, ose po t\u00eb gjendej nj\u00eb mekaniz\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb parandalon ndarjen e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme dhe po qe se p\u00ebr k\u00ebmbim Serbia do ta njihte Kosov\u00ebn n\u00eb territorin e saj kushtetues.<\/em><\/p>\n<p>Kosova ka sfida t\u00eb r\u00ebnda p\u00ebrpara, p\u00ebr sa i p\u00ebrket Asociacionit t\u00eb Komunave me shumic\u00eb serbe, t\u00eb ratifikuar n\u00eb Kuvend m\u00eb 2013, q\u00eb njihet si Marr\u00ebveshja e Par\u00eb e cila ka ende fuqin\u00eb ligjore (kategori kushtetuese) t\u00eb nj\u00eb Marr\u00ebveshjeje Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Marr\u00ebveshja e parimeve e vitit 2015 \u00ebsht\u00eb shpallur nga Gjykata Kushtetuese e Kosov\u00ebs jo n\u00eb p\u00ebrputhje t\u00eb plot\u00eb me Kushtetut\u00ebn n\u00eb 23 pika t\u00eb saj. Pra, kjo marr\u00ebveshje e p\u00ebrgjithshme e parimeve mund t\u00eb thuhet se \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb dokument nul.<\/p>\n<p>Tashti, Kosova ballafaqohet me presion nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr themelimin e Asociacionit, ngase mund t\u00eb p\u00ebrballet me nd\u00ebshkim, (p\u00ebr shkelje t\u00eb Ligjit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar si\u00e7 ekziston edhe shp\u00ebrblimi sipas t\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00ebse Marr\u00ebveshja zbatohet) ose do t\u2019i duhet t\u00eb rinegocioj\u00eb parimet me pal\u00ebn serbe (si opsion i akomodimit t\u00eb k\u0113saj strukture n\u00eb rendin kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebrmendet edhe mund\u00ebsia e ndryshimeve kushtetuese) ose do t\u2019i duhet ta shfuqizoj\u00eb\u00a0 Ligji Nr. 04\/L-199 p\u00ebr ratifikimin e Marr\u00ebveshjes s\u00eb Par\u00eb Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb parimeve q\u00eb rregullojn\u00eb normalizimin e marr\u00ebdh\u00ebnieve mes Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe Republik\u00ebs s\u00eb Serbis\u00eb<\/p>\n<p>n\u00eb Kuvend me 81 vota, p\u00ebrfshi vot\u00ebn e dyfisht\u00eb.<\/p>\n<p>Nga kjo del se shfuqizimi \u00ebsht\u00eb i pamundsh\u00ebm, prandaj &#8211; derisa Gjykata Kushtetuese ka gjetur se (Pika II, arsyetumi) \u2013 duhet TE KONSTATOJ\u00cb qe Asociacioni\/Bashkesia e komunave me shumic\u00eb serbe do t\u00eb themelohet, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb parapar\u00eb me Marr\u00ebveshjen e Par\u00eb, t\u00eb\u00a0 ratifikuar nga Kuvendi i Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs dhe shpallur nga Presidentja e Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Asociacioni si k\u00ebmbim p\u00ebr njohje nga Serbia<\/strong><\/p>\n<p>Nga kjo q\u00eb u tha n\u00eb hyrje t\u00eb k\u00ebtij shkrimi del se Asociacioni duhet t\u00eb themelohet, (si obligim kushtetues dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar), porse Kosova duhet t\u2019i rinegocioj\u00eb parimet e p\u00ebrgjithshme p\u00ebr themelimin e tij dhe t\u00eb veproj\u00eb var\u00ebsisht nga nj\u00eb Marr\u00ebveshje e re.<\/p>\n<p>Kosova \u00ebsht\u00eb ngritur n\u00eb \u201cNj\u00ebsi t\u00eb rritur\u201d, entitet juridik-politik dhe subjekt i s\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare (verdikti i Gjykat\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb Drejt\u00ebsis\u00eb e konfirmoi k\u00ebt\u00eb) n\u00eb nj\u00eb proces t\u00eb nd\u00ebrhyrjes ushtarake unilaterale (ShBA dhe NATO) q\u00eb e d\u00ebrrmonte t\u00eb drejt\u00ebn klasike nd\u00ebrkomb\u00ebtare duke paralajm\u00ebruar postmodern\u00ebn n\u00eb mardh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Patriotizmi kushtetues, q\u00eb e niohim nga filozofi J\u00fcrgen Habermas po rikthehet si ekoo e vjet\u00ebr p\u00ebr zgjidhje t\u00eb reja, n\u00eb shtetet shumetnike. Eseja e Jan-Werner M\u00fcller \u201cPatriotizmi kushtetues\u201d (Pema, Prishtin\u00eb, 2021) fillon me nj\u00eb rr\u00ebfim t\u00eb origjin\u00ebs dhe p\u00ebrhapjes s\u00eb konceptit t\u00eb patriotizmit kushtetues &#8211; me iden\u00eb q\u00eb lidhja politike duhet t\u00eb p\u00ebrqendrohet n\u00eb normat dhe vlerat e nj\u00eb kushtetute liberale demokratike, (q\u00eb merr legjitimitet demokratik nga nj\u00eb trup zgjedhor)\u00a0 duke refuzuar llogarit\u00eb konvencionale t\u00eb nacionalizmit rigjid etnik dhe integrizmit. Ideja e integrizmit n\u00eb kontekstin kosovar \u2018e d\u00ebnon\u2019 me vdekje entitetin juridik-politik t\u00eb quajtur Republika e Kosov\u00ebs, si produkt i Pakos Ahtisaari dhe hap mund\u00ebsi p\u00ebr ndarje t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Marc Weller mendon se Pakoja Ahtisaari i tha lamtumir\u00eb Paqes s\u00eb Westphalis\u00eb (1648) duke e b\u00ebr\u00eb Kosov\u00ebn test t\u00eb par\u00eb t\u00eb braktisjes s\u00eb konceptit vestfalian t\u00eb shtetit si nj\u00eb evoluim i natyrsh\u00ebm i s\u00eb drejt\u00ebs klasike nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb favor t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut dhe t\u00eb \u201cvet\u00ebvendosjes zhd\u00ebmtuese\u201d[remedial self-determination], jasht\u00eb kontekstit kolonial, ndon\u00ebse pas heqj\u00ebs s\u00eb autonomis\u00eb pushteti i Serbis\u00eb q\u00eb ende ishte kuazi shtet federal (RFJ) sillej n\u00eb Kosov\u00eb si nj\u00eb fuqi koloniale dhe her\u00eb pas her\u00eb nd\u00ebrmerrte masa tipike kolonialiste.<\/p>\n<p>L\u00ebvizja p\u00ebr Kosov\u00ebn Republik\u00eb duke qen\u00eb projekt i nacionalizmit shqiptar dhe Kosova e 1244-shit si rezultat i nd\u00ebrhyrj\u00ebs nd\u00ebrkomb\u00ebtare (USA &amp; NATO), duhet t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb qasje t\u00eb kujdesshme sa i p\u00ebrket l\u00ebvizj\u00ebs integriste, pra duhet ta aplikoj\u00eb politika t\u00eb moderuara t\u00eb modelit miks: marrdh\u00ebnie v\u00ebllaz\u00ebrore me Shqip\u00ebrin\u00eb (kufij e treg t\u00eb hapur, si dhe politika t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta mbrojt\u00ebse) pa i c\u00ebnuar pozicionet e aleat\u00ebve t\u00eb saj per\u00ebndimor\u00eb n\u00eb Ballkan. Kosova duhet t\u2019i ruaj si \u2018relikte\u2019 tre parimet e panegociueshme: Jo kthimit n\u00eb peridh\u00ebn para vitit 1999; jo ndarje dhe jo bashkim me nj\u00eb shtet tjet\u00ebr. (Shih: \u201cShtet\u00ebsia e kontestuar\u201d nga Marc Weller.) Kosova &#8211; produkt i narrativ\u00ebve p\u00ebr t\u00eb shkuaren konfliktuale t\u00eb shtypjes dhe mbizoterimit t\u00eb shtypjes &#8211; Habermasi e ka p\u00ebrshkruar k\u00ebt\u00eb si &#8220;solidaritet abstrakt, ligj\u00ebrisht i ndermjet\u00ebsuar mes t\u00eb huajve&#8221;. (Constitutional Patriotism; Jan-Werner Muller.) Weller v\u00eb n\u00eb pah at\u00eb q\u00eb thoshte Jean Jacques Rousseau tek \u201cKontrata shoq\u00ebrore\u201d p\u00ebr shkrirj\u00ebn e fuqive n\u00eb vullnet t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, kur n\u00eb entitet, ne e pranojm\u00eb secilin an\u00ebtar si pjes\u00eb t\u00eb pandashme t\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrkund\u00ebr shprehjes hegeliane t\u00eb frym\u00ebs komb\u00ebtare t\u00eb shtetit vestfalian.<\/p>\n<p>Kosov\u00ebs i duhet patriotizmi konstitucional i cili, n\u00eb raport me Kosov\u00ebn mundet t\u00eb cil\u00ebsohet edhe patriotiz\u00ebm kushtetues, q\u00eb shkon duke u zgjeruar n\u00eb mbrojtje t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave dhe p\u00ebrforcim t\u00eb sundimit t\u00eb ligjit! Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe, mund t\u00eb ishte nj\u00eb shkall\u00eb e dyt\u00eb e zgj\u00ebrimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, po t\u00eb gjendej nj\u00eb mekaniz\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb parandalon ndarj\u00ebn e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme dhe po q\u00eb se p\u00ebr k\u00ebmbim, Serbia do ta njihte Kosov\u00ebn n\u00eb territorin e saj kushtetues. Porse, deri m\u00eb tash nuk ka ndonj\u00eb zgjidhje racionale t\u00eb k\u00ebtij kontesti nd\u00ebrmjet shtetit unitar dhe nj\u00eb entiteti serb me kompetenca ekzekutive.<\/p>\n<p><strong>Nj\u00eb kontrat\u00eb e re p\u00ebr jet\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt<\/strong><\/p>\n<p>Patriotizmi kushtetues ofron nj\u00eb teori t\u00eb re t\u00eb lojalitetit dhe besnik\u00ebris\u00eb qytetare ndaj shtetit, p\u00ebr demokraci liberale e t\u00eb larmis\u00eb kulturore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, Asociacioni i Komunave me Shumic\u00eb Serbe (AKShS) do t\u00eb ishte zgjidhje optimale p\u00ebr serb\u00ebt kosovar\u00eb, pa e d\u00ebmtuar funksionalitetin e shtetit, po t\u00eb mos ishte kjo k\u00ebrkes\u00eb e nj\u00eb Serbie armiq\u00ebsore ndaj pavar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe po t\u00eb mos shfaqej ashiqare intenca e saj p\u00ebr ta aneksuar\u00a0 veriun e Kosov\u00ebs, ose po t\u00eb kishte nj\u00eb mekaniz\u00ebm\u00a0 (garanci nd\u00ebrkomb\u00ebtare) ligj\u00ebrisht obligues q\u00eb e ndalon shk\u00ebputjen nga Kosova t\u00eb komunave veriore<\/p>\n<p>Serbia po e k\u00ebrkon Asociacionin jasht\u00eb kornizave kushtetuese t\u00eb Kosov\u00ebs, gj\u00eb q\u00eb i komplikon raportet shtet kosovar &#8211; komunitet serb, duke inplantuar \u201ckancerin\u201d n\u00eb trupin e shtetit. M\u00fcller thot\u00eb se qytetar\u00ebt q\u00eb ndodhen n\u00eb pakic\u00eb mund t\u00eb mos e dallojn\u00eb gjithmon\u00eb se sistemi n\u00eb ter\u00ebsi \u00ebsht\u00eb n\u00eb interesin e tyre, kur ndiejn\u00eb se kan\u00eb humbur at\u00eb q\u00eb e konsiderojn\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. N\u00eb t\u00eb tilla raste, patriotizmi kushtetues ushtron presion moral shtes\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur sistemin, i pajis pakicat me arsye t\u00eb forta normative p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb at\u00eb q\u00eb studiuesit ndonj\u00ebher\u00eb e quajn\u00eb &#8220;miratim t\u00eb humb\u00ebsve\u201d. ASShK \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mekaniz\u00ebm i dyt\u00eb i madh mbrojt\u00ebs p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, (pas vot\u00ebs s\u00eb kualifikuar, q\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb prekin interesat e komunitetit serb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj vetoje), porse, at\u00eb po e k\u00ebrkon nj\u00eb \u201cpal\u00eb e tret\u00eb\u201d n\u00ebn kontrollin e tij, me iden\u00eb e interferimit n\u00eb nj\u00eb sistem t\u00eb brendsh\u00ebm t\u00eb nj\u00eb entiteti sovran.<\/p>\n<p>N\u00eb Ballkan, ideja e kombit me baz\u00eb etnike \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shenjt\u00ebri, q\u00eb r\u00ebndom nxit reaksion kund\u00ebr zgjidhjeve t\u00eb fuqishme normative (kushtetuese) p\u00ebr pakicat. S\u00ebk\u00ebndejmi, serb\u00ebt kosovar\u00eb nuk mund t\u00eb ken\u00eb dy nivele t\u00eb \u201cvetos\u201d: at\u00eb n\u00eb Kuvendin e Kosov\u00ebs dhe n\u00eb Asociacion.<\/p>\n<p>Ishte Benedict Andersoni, i cili dikur tha se &#8220;n\u00ebse dikush deshironte ta shihte historin\u00eb bot\u00ebrore moderne si nj\u00eb telenovel\u00eb pa fund, n\u00eb \u00e7do episod, i vetmi personazh qendror do t\u00eb ishte kombi&#8221;. Patriotizmi kushtetues nuk i shkakton vdekjen personazhit te kombit; thjesht e vendos at\u00eb n\u00eb rol dyt\u00ebsor. K\u00ebshtu shteti &#8211; komb i p\u00ebrthith fuqit\u00eb e tij por nuk \u00ebsht\u00eb megjithat\u00eb trysni shkomb\u00ebtarizuese.<\/p>\n<p><strong>Moszbatimi i Marr\u00ebveshjeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare &#8211; p\u00ebrfshi at\u00eb t\u00eb Wahingtonit &#8211; do t\u00eb sanksionohet!?<\/strong><\/p>\n<p>Tashti Kosova e ka AKShS-n\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb legjislacionit t\u00eb saj (kategori kushtetuese) dhe pa shfuqizimin e tij (si\u00e7 u tha m\u00eb lart, kjo \u00ebsht\u00eb e pamundshme) nuk mund t\u00eb lirohet nga ky obligim nd\u00ebrkomb\u00ebtar. Moszbatimi i k\u00ebsaj Marr\u00ebveshjeje Nd\u00ebrkomb\u00ebtare e v\u00eb Kosov\u00ebn n\u00ebn presion, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb pap\u00ebrshtatshme, kur edhe ShBA-ja po k\u00ebrkon zbatimin e Marr\u00ebveshjeve ose sanksione, kurse zbatimi i saj natyrisht se presupozon shp\u00ebrblimin sipas t\u00eb Drejt\u00ebs Nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kasta aktuale e Kosov\u00ebs, pri nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje, po i sfidon sponsor\u00ebt e liris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, duke u p\u00ebrfshi n\u00eb aktivitete q\u00eb m\u00ebsyjn\u00eb moszbatimin e Marr\u00ebveshjeve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare t\u00eb ratifikuara n\u00eb Kuvend, si ajo p\u00ebr Asociacionin, Zotimet e Uashingtonit q\u00eb niihet si Marr\u00ebveshja e Uashingtonit. Kryeministri Kurti, pastaj edhe Presidentja Osmani deklarativisht po i sfidojn\u00eb k\u00ebto zotime, t\u00eb sponsorizuara nga ish Presidenti Donald Trump dhe misionari i tij Grenell, duke i cil\u00ebsuar si t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr interesat e Kosov\u00ebs dhe q\u00eb c\u00ebnuakan rendin kushtetues t\u00eb saj?! Mir\u00ebpo, po t\u00eb ishte kjo Marr\u00ebveshje e d\u00ebmshme p\u00ebr Kosov\u00ebn, pse u k\u00ebrkua q\u00eb t\u00eb zbatohej pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb edhe nga Asministrata Biden. Dhe k\u00ebt\u00eb e ripohoi\u00a0 Ambasada amerikane n\u00eb Prishtin\u00eb, gjat\u00eb dhjetorit 2021, si nj\u00eb p\u00ebrgjigje ndaj Presidentes Vjosa Osmani.<\/p>\n<p>N\u00eb pranver\u00ebn e vitit 2021, p\u00ebrfshirja e L\u00ebvizj\u00ebs Vet\u00ebvendisje &#8211; sado e pasuksesshme &#8211; n\u00eb zgjedhjet n\u00eb Shqip\u00ebri, p\u00ebrmendja e vot\u00ebs p\u00ebr, n\u00eb nj\u00eb referendum potencial p\u00ebr aneksim Shqip\u00ebris\u00eb, madje duke sfiduar edhe vet shtetin shqiptar, pastaj nj\u00eb neglizhim m\u00eb shum\u00eb se \u2018jo\u2019 e prer\u00eb p\u00ebr gazjell\u00ebsin amerikan, ishin parashenja se lidershipi aktual kosovar po e ndryshon kursin ndaj aleatit num\u00ebr nj\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs, ShBA-s\u00eb. P\u00ebr konditat politike dhe t\u00eb qeverisj\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb vendos ekskluzivisht trupi zgjedhor i shtetit shqiptar dhe interferimi i nj\u00eb subjekti politik me seli n\u00eb Prishtin\u00eb, e \u00e7ekuilibron fuqin\u00eb politike n\u00eb Tiran\u00eb.<\/p>\n<p>Minimumi i norm\u00ebs s\u00eb nj\u00eb mar\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb balancuar nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb duhet t\u00eb jet\u00eb q\u00ebndrimi jopaternalist i Shqip\u00ebris\u00eb ndaj Kosov\u00ebs dhe pozicionimi kushtetues jointegrist i Kosov\u00ebs karshi Shqip\u00ebris\u00eb. Tjerat jan\u00eb thjesht nd\u00ebrmarrje populliste p\u00ebr vot\u00eb, e n\u00eb plan nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb rrezikshme p\u00ebr politik\u00ebn proaktive t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb rend t\u00eb ri.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Asociacioni i Komunave me shumic\u00eb serbe mund t\u00eb ishte nj\u00eb shkall\u00eb e dyt\u00eb p\u00ebr zgj\u00ebrimin e t\u00eb drejtave t\u00eb serb\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb, ose po t\u00eb gjendej nj\u00eb mekaniz\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb parandalon ndarjen e veriut t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb \u00e7far\u00ebdo forme dhe po qe se p\u00ebr k\u00ebmbim Serbia do ta njihte Kosov\u00ebn n\u00eb territorin e saj kushtetues. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8531,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1383,11,12],"ppma_author":[282],"class_list":["post-6019","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-asociacioni","tag-kosova","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":282,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"halil-matoshi","display_name":"Halil Matoshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Halil-Matoshi-850x479-1.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Halil-Matoshi-850x479-1.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Halil Matoshi \u00ebsht\u00eb gazetar dhe analist i rregullt i zhvillimeve politike. Ka punuar n\u00eb gazetat \"Bota e re\", \"Z\u00ebri\", \"Lajm\", \"Express\" dhe \"Koha Ditore\". Gjithashtu ka botuar libra me poezi, tregime, studime dhe ditar, nd\u00ebrsa poezit\u00eb e tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjermanisht, spanjollisht, rumanisht, greqisht dhe anglisht."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6019","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6019"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6019\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8532,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6019\/revisions\/8532"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8531"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6019"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6019"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6019"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6019"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}