{"id":6070,"date":"2021-12-06T14:50:46","date_gmt":"2021-12-06T12:50:46","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6070"},"modified":"2024-09-12T14:53:47","modified_gmt":"2024-09-12T12:53:47","slug":"bashkimi-shqiptar-si-projekt-qytetar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/bashkimi-shqiptar-si-projekt-qytetar\/","title":{"rendered":"Bashkimi shqiptar si projekt qytetar"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>Si \u00e7do 28 n\u00ebntor q\u00eb vjen e shkon, edhe ky u p\u00ebrcoll me thirrje entuziaste p\u00ebr bashkim, por edhe me z\u00ebra q\u00eb e shohin t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb aspirat\u00eb si t\u00eb tejkaluar e t\u00eb parealizueshme. U publikuan edhe disa sondazhe q\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqindje mjaft bind\u00ebse t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb shprehen pro bashkimit komb\u00ebtar, dhe q\u00eb thon\u00eb se populli n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri ndjehet m\u00eb i p\u00ebrafruar sesa qeverit\u00eb e tyre respektive.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, p\u00ebr arsye historiko-politike t\u00eb k\u00ebtyre 2-3 dekadave t\u00eb fundit, i ashtuquajturi projekt nd\u00ebrkomb\u00ebtar i promovimit t\u00eb shoq\u00ebrive multi-etnike n\u00eb Ballkan vazhdimisht potencon se Kosova nuk mund t\u2019i bashkohet Shqip\u00ebris\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb madje pamund\u00ebsohet me korniz\u00ebn aktuale kushtetuese e ligjore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mbase si pasoj\u00eb e moratoriumit kund\u00ebr bashkimit, ka z\u00ebn\u00eb rr\u00ebnj\u00eb edhe ideja se, n\u00eb \u00e7far\u00ebdo rrethane, edhe po t\u00eb lejohej kjo, bashkimi komb\u00ebtar \u00ebsht\u00eb disi i dal\u00eb mode dhe duhet dekurajuar. Nuk \u00ebsht\u00eb disi n\u00eb frym\u00ebn europiane apo n\u00eb frym\u00ebn e shek. XIX.<\/p>\n<p>Duke mos relativizuar komplikimet ligjore, kushtetuese, organizative, administrative t\u00eb nj\u00eb bashkimi eventual (bashkim q\u00eb momentalisht mbetet n\u00eb rrafshin hipotetik), dua q\u00eb me k\u00ebt\u00eb rast t\u00eb sfidoj pik\u00ebrisht logjikshm\u00ebrin\u00eb e argumentit se Kosova dhe Shqip\u00ebria nuk duhet te bashkohen sepse kjo qenka ide arkaike e shek. XIX. Se identiteti etnik apo komb\u00ebtar (ethnic or national identity) \u00ebsht\u00eb i tejkaluar, dhe se e sotmja preferon vet\u00ebm identitetin qytetar (civic identity). Sfidoj k\u00ebto ide duke m\u00ebtuar t\u00eb argumentoj se bashkimi eventual (ne rastin konkret, ai i shqiptar\u00ebve) nuk \u00ebsht\u00eb as ide arkaike e as nuk barazohet me ndonj\u00eb nacionaliz\u00ebm mesjetar apo vet\u00ebm me identitet ekskluziv nacional. Pse?<\/p>\n<p><strong>Paragjykimi ndaj vetvetes<\/strong><\/p>\n<p>Ekziston nj\u00eb paragjykim apo shkarje argumentimi mu n\u00eb premis\u00ebn q\u00eb thot\u00eb se bashkimi \u00ebsht\u00eb ide arkaike. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00ebfar\u00eblloj paragjykimi ndaj vetvetes, sepse n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb implicite sugjeron se aspiratat apo ndjenjat e popullit p\u00ebr bashkim jan\u00eb\u00a0<em>apriori<\/em>\u00a0t\u00eb prapambetura, pra edhe mend\u00ebsia e atij populli \u00ebsht\u00eb disi e papjekur. Si krahasim, jam i sigurt se pavar\u00ebsimi eventual i Skocis\u00eb apo Katalunis\u00eb \u2013 pra e kund\u00ebrta e bashkimit, ndarja &#8211; nuk do t\u00eb konsideroheshin si ide t\u00eb prapambetura. Pse \u00ebsht\u00eb bashkimi arkaik?<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, bashkimi n\u00eb vetvete nuk bie ndesh, dhe s\u2019ka se si t\u00eb bie ndesh, me ato q\u00eb quhen vlera europiane, me lirit\u00eb thelb\u00ebsore t\u00eb njeriut, etj. Pra, si parim, \u00ebsht\u00eb ide q\u00eb duhet kultivuar e p\u00ebrshpejtuar. Dhe si rrjedhoj\u00eb, \u00ebsht\u00eb hiprokrite q\u00eb t\u00eb kualifikohet bashkimi, ose t&#8217;i jepet p\u00ebrpar\u00ebsi p.sh. bashkimit ekonomik e jo atij komb\u00ebtar, atij gjeografik e jo etnik. Bashkimi \u00ebsht\u00eb ide progresive, pa kualifikim dhe kudo q\u00eb t\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb. N\u00eb parim, nuk ka bashkim t\u00eb keq e bashkim t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n<p>Paragjykimi thellohet pik\u00ebrisht aty ku bashkimi i shqiptar\u00ebve shihet si triumf i identitetit etnik apo komb\u00ebtar karshi atij qytetar. Dhe ky \u00ebsht\u00eb thelbi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb k\u00ebtij debati, si dhe i k\u00ebtij shkrimi. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb pajtohem se e tashmja preferon dhe duhet preferuar identitetin qytetar. Pra, nj\u00eb identitet brenda t\u00eb cilit, p.sh. n\u00eb Britani, si anglezi, si skocezi, si pakistanezi, si shqiptari, si ganaiani, ndjehen britanik\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb qenit britanik, pra, \u00ebsht\u00eb ombrella p\u00ebrgjith\u00ebsuese identifikuese e t\u00eb gjith\u00eb atyre qytetar\u00ebve, pa marr\u00eb parasysh identitetet m\u00eb t\u00eb ngushta t\u00eb tyre, qofshin ato etnike, fetare etj. N\u00eb dy-tri dekadat e fundit n\u00eb Evrop\u00eb (t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb veri e per\u00ebndim t\u00eb saj), \u00e7do her\u00eb e m\u00eb tep\u00ebr potencohet nocioni qytetar i komb\u00ebsis\u00eb (<em>jus soli<\/em>\u00a0\u2013 apo e drejta e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb vendit ku jeton), e m\u00eb pak nocioni nacional(ist) apo etnik i komb\u00ebsis\u00eb (<em>jus sanguinis<\/em>\u00a0\u2013 apo e drejta e n\u00ebnshtet\u00ebsis\u00eb n\u00eb baz\u00eb t\u00eb prejardhjes).<\/p>\n<p><strong>Bashkimi qytetar<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb rastin e ides\u00eb s\u00eb bashkimit shqiptar, ky \u00ebsht\u00eb thelbi i paragjykimit. Kjo sepse parasupozohet se bashkimi i shqiptar\u00ebve do t\u00eb ishte ekskluzivisht komb\u00ebtar. E un\u00eb do t\u00eb thosha se nuk \u00ebsht\u00eb e th\u00ebn\u00eb t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm k\u00ebshtu. Bashkimi shqiptar \u00ebsht\u00eb edhe ide qytetare, nd\u00ebrsa t\u00eb qenit shqiptar \u00ebsht\u00eb edhe identitet qytetar. Pra, \u00ebsht\u00eb ide progresive e shek. XXI. N\u00eb dit\u00ebt e sotme t\u00eb globalizmit, t\u00eb relativizimit t\u00eb shtetit-komb, nocioni i t\u00eb qenit shqiptar po ashtu po p\u00ebson evoluim. Koncepti i tij po bymehet, po b\u00ebhet m\u00eb fleksibil, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb n\u00eb gjirin e tij t\u00eb p\u00ebrfshij\u00eb e t\u00eb p\u00ebrqafoj\u00eb, ta z\u00ebm\u00eb, edhe nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb me prejardhje shqiptaro-franceze, nj\u00eb t\u00eb natyralizuar italiane, apo nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb prind\u00ebrish afgan\u00eb q\u00eb mbase do rritet n\u00eb Durr\u00ebs. Edhe k\u00ebta jan\u00eb dhe duhet trajtuar si shqiptar\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, parasupozohet se bashkimi shqiptar krijon &#8220;shtet etnikisht t\u00eb past\u00ebr&#8221; q\u00eb gjithashtu \u00ebsht\u00eb ide d\u00e9mod\u00e9. Pajtohem, shteti i past\u00ebr etnik \u00ebsht\u00eb ide e vjet\u00ebruar, por bashkimi shqiptar nuk do t\u00eb krijonte &#8220;etni t\u00eb past\u00ebr&#8221;. Ashtu sikurse sot q\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb e n\u00eb Shqip\u00ebri jetojn\u00eb serb\u00eb, boshnjak\u00eb, turq, rom\u00eb, ashkali, vlleh\u00eb, etj. edhe n\u00eb nj\u00eb shtet t\u00eb bashkuar shqiptar do t\u00eb bashk\u00ebjetonin po k\u00ebto etni. Brenda nj\u00eb nocioni akomodues dhe qytetar t\u00eb t\u00eb qenit shqiptar, k\u00ebto komunitete do t\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrqafonin k\u00ebt\u00eb identitet po aq sa do te kishin mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb kultivojn\u00eb identitetet e tyre etnike, fetare, etj.<\/p>\n<p>Pra, bashkimi nuk \u00ebsht\u00eb akt q\u00eb krijon t\u00ebr\u00ebsi t\u00eb past\u00ebr, por \u00ebsht\u00eb proces evolutiv q\u00eb thellon identitetin qytetar. P\u00ebr ata q\u00eb insistojn\u00eb se kjo \u00ebsht\u00eb e pamundur t\u00eb b\u00ebhet, se t\u00eb qenit shqiptar \u00ebsht\u00eb i gdhendur n\u00eb gur\u00eb, do t\u00eb thosha se n\u00eb fund t\u00eb fundit, identitetet jan\u00eb edhe konstrukte sociale. Ne vendosim ne \u00e7\u2019kuptim i japim atyre, si i modifikojm\u00eb ato, si i pasurojm\u00eb. Ne nuk jemi pranues pasiv\u00eb t\u00eb identitetit komb\u00ebtar, ne edhe e skalitim at\u00eb. Konform koh\u00ebs, konform ndryshimeve q\u00eb sjell\u00eb koha. Nga\u00a0<em>jus sanguinis<\/em>\u00a0drejt\u00a0<em>jus soli<\/em>.<\/p>\n<p>N\u00eb fund, moratoriumi kund\u00ebr bashkimit shqiptar nuk duket se \u00ebsht\u00eb i imponuar p\u00ebr arsye se kjo qenka &#8220;nje ide arkaike&#8221; apo se k\u00ebshtu krijohet\u00a0 nj\u00eb \u201dshtet etnikisht i past\u00ebr&#8221;. M\u00eb lart shpalosa ca ide se pse mendoj se k\u00ebto arsyetime nuk q\u00ebndrojn\u00eb. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, kjo mas\u00eb parandaluese \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga komuniteti nd\u00ebrkomb\u00ebtar, para s\u00eb gjithash, p\u00ebr t\u00eb dekurajuar apo p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb ball\u00eb val\u00ebs hegjemoniste p\u00ebr bashkim t\u00eb tokave t\u00eb p\u00ebrvet\u00ebsuara si rrjedhoj\u00eb e luft\u00ebs, grabitjes, kolonizimit etj., t\u00eb shtetit fqinj serb.<\/p>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Si \u00e7do 28 n\u00ebntor q\u00eb vjen e shkon, edhe ky u p\u00ebrcoll me thirrje entuziaste p\u00ebr bashkim, por edhe me z\u00ebra q\u00eb e shohin t\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb aspirat\u00eb si t\u00eb tejkaluar e t\u00eb parealizueshme. U publikuan edhe disa sondazhe q\u00eb flasin p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrqindje mjaft bind\u00ebse t\u00eb shqiptar\u00ebve q\u00eb shprehen pro bashkimit komb\u00ebtar, dhe q\u00eb thon\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":405,"featured_media":7657,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[972,991,987],"ppma_author":[698],"class_list":["post-6070","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kosove","tag-shoqeria","tag-shqiperia"],"authors":[{"term_id":698,"user_id":405,"is_guest":0,"slug":"armend-bekaj","display_name":"Armend Bekaj","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/armend-bekaj.png"},"user_url":"","last_name":"Bekaj","first_name":"Armend","description":"Armend Bekaj \u00ebsht\u00eb Ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin p\u00ebr K\u00ebrkime t\u00eb Paqes dhe Konfliktit n\u00eb Universitetin e Uppsala-s, Suedi. Ka punuar p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb organizatash nd\u00ebrkomb\u00ebtare, p\u00ebrfshir\u00eb International IDEA n\u00eb Suedi. Ka t\u00eb kryer doktorat\u00ebn n\u00eb shkenca politike n\u00eb Universitetin e Sheffield, Britani t\u00eb Madhe."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6070","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/405"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6070"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6070\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7658,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6070\/revisions\/7658"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7657"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6070"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6070"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6070"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6070"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}