{"id":6097,"date":"2021-11-22T12:45:44","date_gmt":"2021-11-22T10:45:44","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6097"},"modified":"2024-10-17T12:47:22","modified_gmt":"2024-10-17T10:47:22","slug":"alfabeti-i-shqipes-i-vendosi-shqiptaret-perfundimisht-ne-arealin-kulturor-perendimor-i-2","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/alfabeti-i-shqipes-i-vendosi-shqiptaret-perfundimisht-ne-arealin-kulturor-perendimor-i-2\/","title":{"rendered":"Alfabeti i shqipes i vendosi shqiptar\u00ebt p\u00ebrfundimisht n\u00eb arealin kulturor Per\u00ebndimor (I)"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p>N\u00eb Manastir (sot Maqedonia e Veriut) m\u00eb 14-22 n\u00ebntor 1908 u krijua Monumenti m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve, u mblodh Kongresi i Alfabetit shqip dhe si kompromis vendosi q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb vlenin dy variantet e alfabetit shqip, ai i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Stambollit (Sami Frash\u00ebrit)\u00a0\u00a0dhe i Shoq\u00ebris\u00eb \u201cBashkimi\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs. Unifikimi i k\u00ebtyre dy alfabeteve i rivendosi shqiptar\u00ebt p\u00ebrfundimisht n\u00eb sfer\u00ebn kulturore Per\u00ebndimore. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb vendim duhej shum\u00eb sakrific\u00eb, guxim dhe ndjenj\u00eb e q\u00ebndrueshme\u00a0\u00a0komb\u00ebtare. Dita e 22 n\u00ebntorit, n\u00eb memorien e shqiptar\u00ebve vlen si \u2018Dita e Alfabetit\u2019.<\/p>\n<p>Kryetar i Komisionit nga 160 delegat\u00eb u zgjodh At Gjergj Fishta, i cili vler\u00ebsohej lart\u00eb nga t\u00eb gjith\u00eb pjes\u00ebmarr\u00ebsit (n\u00eb Komision ishin kat\u00ebr shqiptar\u00eb mysliman\u00eb: Mid\u2019hat Frash\u00ebri, Shahin Kolonja, Bajo Topulli e Nyz\u2019het Vrioni dhe shtat\u00eb t\u00eb krishter\u00eb: At Gjergj Fishta, Luigj Gurakuqi, Gjergj Qiriazi, Dom Ndre Mjeda, Grigir Cilka, Dhimit\u00ebr Buda, Sotir Peci.<\/p>\n<p>Gjergj Fishta gjat\u00eb fjalimit q\u00eb mbajti n\u00eb Kongresin e Manastirit, tha:<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb s\u2019kam ardh\u00eb k\u00ebtu t\u00eb mbroj cilindo nga alfabetet, por kam ardh\u00eb\u00a0\u00a0t\u00eb bashkohem me ju dhe t\u00eb adoptojm\u00eb at\u00eb alfabet q\u00eb Kongresi do t\u00eb vendos\u00eb e q\u00eb \u00e2sht m\u00eb i dobishmi p\u00ebr ngritjen e popullit\u201d (Demiraj, Shaban &amp; Prifti, Kristaq. 2008. Kongresi i Manastirit. Tiran\u00eb: Instituti i Historis\u00eb, f. 93.)<\/p>\n<p>Nj\u00eb klerik mysliman, Hoxh\u00eb Afiz Ibrahimi i ardhur nga Shkupi, iu hodh Fisht\u00ebs, e p\u00ebrqafoi me lot n\u00eb sy dhe e puthi. (Sk\u00ebndi, Stavro. 2000. Zgjimi Komb\u00ebtar Shqiptar, 1878-1912. Tiran\u00eb: PHOENIX &amp; Sht\u00ebpia e Librit dhe e Komunikimit, f. 337.)<\/p>\n<p>Sociolog\u00ebt nuk thon\u00eb rast\u00ebsisht se kombi shqiptar \u00ebsht\u00eb komb i gjuh\u00ebs shqipe, kurse Alfabeti shqip me germa latine, \u00ebsht\u00eb boshti kurrizor i shqipes.<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt duhet t\u2019i p\u00ebrkul\u00ebn At Fisht\u00ebs, q\u00eb e b\u00ebri nj\u00eb shqipe t\u2019lexueshme n\u00eb Per\u00ebndim, duke i pri kombformimit! Shqiptar\u00ebt, duke u ndodhur nd\u00ebrmjet Lindj\u00ebs dhe Per\u00ebndimit, u dehej t\u0113 sakrifikonin di\u00e7ka nga tradita e tyre (trafitat orientale) p\u00ebr t\u2019iu bashk\u00ebngjit\u00eb Oksidentit, e n\u00eb k\u00ebt\u00eb, pati rol dominant Bektashizmi tek shqiptar\u00ebt.<\/p>\n<p>Kultura Lindore \u00ebsht\u00eb e nd\u00ebrtuar kryesisht mbi traditat dhe rregullat e lashta, bestytnit\u00eb dhe palirin\u00eb.<\/p>\n<p>Per\u00ebndimi, s\u00ebk\u00ebndejmi mund t\u2019i thyej rregullat duke i ndryshuar ato me zhvillim n\u00eb liri!<\/p>\n<p>Shqiptar\u00ebt, duke u p\u00ebrcaktuar p\u00ebr alfabetin shqip me germa latine, p\u00ebrqafuan dinamikat e ndryshimit dhe lirin\u00eb.<\/p>\n<p>Nathalie Clayer tek libri \u201cN\u00eb fillimet e nacionalizmit shqiptar &#8211; Lindja e nj\u00eb kombi me shumic\u00eb myslimane n\u00eb Evrop\u00eb.\u201d Botimet P\u00ebrpjekja, 2009, flet p\u00ebr veprimtarin\u00eb e protestant\u00ebve duke i r\u00ebnditur ata n\u00eb rresht me mysliman\u00ebt e shqiptarizm\u00ebs. Autorja jep nj\u00eb shembull dometh\u00ebn\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, q\u00eb i ishte raportuar edhe konsullit austriak n\u00eb Manastir nga Gjergj Qiriazi, i cili kishte nj\u00eb librari t\u00eb Bible Society:<\/p>\n<p>&#8220;N\u00eb shkurt t\u00eb vitit 1900, gjat\u00eb muajit t\u00eb ramazanit,n\u00eb dyqanin e tij kishte hyr\u00eb nj\u00eb hoxh\u00eb qe duke u ruajtur e kishte pyetur n\u00ebse kishte libra n\u00eb shqip;ai mori ato q\u00eb lejoheshin, ungjij, psallme, etj. dhe meq\u00eb ai k\u00ebrkonte ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, iu dha s\u00eb fundmi me kujdes edhe nj\u00eb abetare-sepse ai mund t\u00eb ishte nj\u00eb agjent sekret, si\u00e7 ndodh shpesh tani. Hoxha pyeti n\u00ebse mundej q\u00eb dikush t&#8217;i m\u00ebsonte alfabetin dhe u g\u00ebzua kur u ftua q\u00eb t\u00eb vinte \u00e7do dit\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00ebsuar nga pak me v\u00ebllain e t\u00eb zotit t\u00eb dyqanit. Me nj\u00eb zell djaloshar ai iu fut pun\u00ebs dhe m\u00ebsoi kaq mir\u00eb saq\u00eb pas disa leksionesh ai mundte q\u00eb t\u00eb lexonte shqip n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb mjaftueshme. Shum\u00eb shpejt ai zuri miq\u00ebsi me patriot\u00ebt lokal\u00eb dhe iku nga Manastiri me nj\u00eb pako t\u00eb vog\u00ebl librash (p\u00ebr shkak t\u00eb mungesave), libra q\u00eb n\u00eb shumic\u00eb ishin fetar\u00eb dhe t\u00eb krishter\u00eb.<\/p>\n<p>Ky njeri \u00ebsht\u00eb hoxh\u00eb Rexhep \u00c7udi nga Tetova (Kalkandelen) dhe \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb q\u00eb t\u00eb merret me mend se \u00e7far\u00eb do t&#8217;u m\u00ebsoj\u00eb ai fillimisht\u00a0\u00a0nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb medreses\u00eb s\u00eb tij&#8221;. Clayer d\u00ebshmon se<\/p>\n<p>pas revolucionit xhonturk, pasi u em\u00ebrua myfti i Manastirit, ky hoxh\u00eb do t\u00eb shquej si mbrojt\u00ebsi kryesor i p\u00ebrdorimit t\u00eb alfabetit arab p\u00ebr gjuh\u00ebn shqipe, n\u00eb bashkpunim me Komitetin e Unionit dhe Progresit. (Po aty, fq. 471.)<\/p>\n<p>Konflikti thelb\u00ebsor nd\u00ebrmjet delegat\u00ebve t\u00eb Kongresit t\u00eb Manastirit (1908) ishte rreth argumentimit p\u00ebrse duhej marr\u00eb n\u00eb konsiderat\u00eb alfabeti shqip me shkronja latine (intelektual\u00ebt shqiptar\u00eb t\u00eb Rilindj\u00ebs, si ata rreth Sami Frash\u00ebrit t\u00eb Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Stambollit, pastaj protestant\u00ebt vlleh dhe shqiptar\u00ebt bektashi) kundrejt linj\u00ebs pro islame (disa hoxhallar\u00eb dhe intelektual\u00eb proturk, si qifti i Arif Hikmet etj.)<\/p>\n<p>Sipas Clayer konotacionj negativ i termit &#8220;turk&#8221; del qart\u00eb n\u00eb shkrimet e partizan\u00ebve te alfabetit latin kur ata p\u00ebrdornin, n\u00eb shqip, barasvler\u00ebsin e tij jasht\u00ebzakonisht p\u00ebr\u00e7mues: halldup.<\/p>\n<p>P\u00ebrdorimi i fjal\u00eb e turke n\u00eb ligj\u00ebrimet shqipe sipas saj, ishte zhvler\u00ebsim i alfabetit arab.<\/p>\n<p>(Arif Hikmeti ishte k\u00ebshtu ustabashi i alfabetit shqiptar m\u00e8 arf\u00e8 alldup\u00e8.<\/p>\n<p>E nj\u00ebjta m\u00ebnyr\u00eb ndiqej edhe n\u00eb lidhje me alfabetin grek: kur ai hidhej posht\u00eb quhej gremata, nga grammata (n\u00eb greqisht shkronja).<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr ithtar\u00ebt e alfabetit latin vinin n\u00eb pah indentititetin european t\u00eb shqiptar\u00ebve p\u00ebr me i ve\u00e7u kundrejt turqve. Nd\u00ebrsa pozicioni i mb\u00ebshtet\u00ebsve t\u00eb alfabetit arab, q\u00eb konstatohe menj\u00ebher\u00eb \u00ebshte se indetiteti i par\u00eb q\u00eb ata vinin n\u00eb dukje ishte indetiteti fetar mysliman, nd\u00ebrsa shqiptar\u00ebt p\u00ebrkusnin n\u00eb mysliman\u00eb (edhe bektashi) dhe t\u00eb krishter\u00eb (edhe ortodoks\u00eb.)<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb fakt &#8211; thot\u00eb Clayer &#8211; alfabeti arab ishte pazgjidhshm\u00ebrisht i lidhur me frym\u00ebn e Kuranit, me gjuh\u00ebn arabe n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn libri i shejnt\u00eb u shfaq, me islamin dhe me karakterin e tyre t\u00eb shejnt\u00eb.\u201d<\/p>\n<p>(Po aty, fq.578-579.)<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"author\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Manastir (sot Maqedonia e Veriut) m\u00eb 14-22 n\u00ebntor 1908 u krijua Monumenti m\u00eb i madh i shqiptar\u00ebve, u mblodh Kongresi i Alfabetit shqip dhe si kompromis vendosi q\u00eb p\u00ebrkoh\u00ebsisht t\u00eb vlenin dy variantet e alfabetit shqip, ai i Shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb Stambollit (Sami Frash\u00ebrit)\u00a0\u00a0dhe i Shoq\u00ebris\u00eb \u201cBashkimi\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs. Unifikimi i k\u00ebtyre dy alfabeteve i [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8396,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[1373,1374],"ppma_author":[282],"class_list":["post-6097","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-alfabeti-shqip","tag-kultura"],"authors":[{"term_id":282,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"halil-matoshi","display_name":"Halil Matoshi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Halil-Matoshi-850x479-1.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Halil-Matoshi-850x479-1.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Halil Matoshi \u00ebsht\u00eb gazetar dhe analist i rregullt i zhvillimeve politike. Ka punuar n\u00eb gazetat \"Bota e re\", \"Z\u00ebri\", \"Lajm\", \"Express\" dhe \"Koha Ditore\". Gjithashtu ka botuar libra me poezi, tregime, studime dhe ditar, nd\u00ebrsa poezit\u00eb e tij jan\u00eb p\u00ebrkthyer n\u00eb gjermanisht, spanjollisht, rumanisht, greqisht dhe anglisht."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6097","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6097"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6097\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8509,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6097\/revisions\/8509"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8396"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6097"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6097"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6097"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6097"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}