{"id":6112,"date":"2020-03-02T15:48:00","date_gmt":"2020-03-02T13:48:00","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6112"},"modified":"2024-10-11T15:49:03","modified_gmt":"2024-10-11T13:49:03","slug":"ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-1-ndarja-e-vetevendosjes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/ndarjet-e-partive-politike-ne-ballkan-1-ndarja-e-vetevendosjes\/","title":{"rendered":"Ndarjet e partive politike n\u00eb Ballkan (1): Ndarja e Vet\u00ebvendosjes"},"content":{"rendered":"<div class=\"news-left\">\n<p><em>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa e dyt\u00eb me ndarjen e partive t\u00eb tjera n\u00eb Kosov\u00eb. Pjesa e tret\u00eb do t\u2019i shqyrtoj\u00eb ndarjet e partive politike n\u00eb Shqip\u00ebri, e kat\u00ebrta ndarjet e partive n\u00eb Maqedoni, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb pjesa e pest\u00eb dhe e fundit do ta p\u00ebrmbledh\u00eb ndarjen e partive n\u00eb Serbi, Mal t\u00eb Zi, Kroaci dhe Bosnje e Hercegovin\u00eb.<\/em><\/p>\n<p>Fillimi i dhjetorit 2017. L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje (VV) \u00ebsht\u00eb n\u00eb zenit t\u00eb shk\u00eblqimit t\u00eb saj. Duket se pas 12-13 vitesh n\u00eb protesta, aktiviz\u00ebm e opozit\u00eb aktive kishte ardhur ora e Vet\u00ebvendosjes dhe e Albin Kurtit. Pak muaj m\u00eb par\u00eb, n\u00eb zgjedhjet nacionale t\u00eb ver\u00ebs, VV-ja fitoi mbi 27 p\u00ebrqind t\u00eb votave dhe k\u00ebsisoj u b\u00eb grupi m\u00eb i madh parlamentar n\u00eb p\u00ebrb\u00ebrjen e re t\u00eb Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebr shum\u00ebk\u00eb ky nuk ishte fundi sepse rritja e saj ishte rapide dhe dukej se, po t\u00eb mbaheshin zgjedhjet asokohe, me shum\u00eb gjas\u00eb VV-ja do t\u00eb mund t\u00eb arrinte gjer n\u00eb 30 ose 35 p\u00ebrqind.<\/p>\n<p>N\u00eb zgjedhjet lokale t\u00eb vjesht\u00ebs, VV-ja jo vet\u00ebm q\u00eb ia doli ta ruante edhe p\u00ebr nj\u00eb mandat qeverisjen me kryeqytetin, me Shpend Ahmetin \u2013 njeriun num\u00ebr dy t\u00eb partis\u00eb \u2013 q\u00eb rizgjedhej si kryekomunar i Prishtin\u00ebs, por madje ia doli ta fitonte edhe komun\u00ebn e dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb Kosov\u00eb, Prizrenin, si dhe nj\u00eb komun\u00eb m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl n\u00eb lindje t\u00eb Kosov\u00ebs, Kamenic\u00ebn.<\/p>\n<p>E, kur mendohej se po fillonte ardhja n\u00eb pushtet e Vet\u00ebvendosjes \u2013 mbase p\u00ebr t\u00eb mos u larguar p\u00ebr koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb \u2013 ndodhi e papritura. VV-ja \u00ebsht\u00eb karakterizuar p\u00ebr nj\u00eb organizim t\u00eb brendsh\u00ebm mjaft t\u00eb disiplinuar e rigjid dhe p\u00ebr nj\u00eb paraqitje t\u00eb jashtme shum\u00eb unike ku v\u00ebshtir\u00eb v\u00ebrehej se mund t\u00eb kishte dallime brenda vet\u00eb partis\u00eb. Madje, edhe ata analist\u00eb q\u00eb dikur besonin se brenda VV-s\u00eb po bashk\u00ebjetonin dy grupe antagoniste \u2013 radikal\u00ebt marksist\u00eb t\u00eb dit\u00ebve t\u00eb para t\u00eb VV-s\u00eb, \u201cthelbi\u201d i saj, si dhe liberal\u00ebt e ardhur m\u00eb von\u00eb \u2013 filluan ta harronin k\u00ebt\u00eb dhe thuajse u pajtuan q\u00eb n\u00eb VV nuk po ekzistuakan pole t\u00eb ndryshme antagoniste.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb fillim t\u00eb atij muaji, n\u00eb media dol\u00ebn mesazhet q\u00eb deputet\u00ebt e VV-s\u00eb i shk\u00ebmbenin mes vete n\u00eb nj\u00eb grup n\u00eb Viber. Dardan Molliqaj, ish-sekretari organizativ i VV-s\u00eb, i lajm\u00ebronte shok\u00ebt se Policia e kishte arrestuar Donika Kadajn, nj\u00eb nga deputetet e VV-s\u00eb t\u00eb ndjekura penalisht p\u00ebr rastet e hedhjes s\u00eb gazit lotsjell\u00ebs n\u00eb Kuvend. Aida D\u00ebrguti, n\u00ebnkryetarja e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs nga radh\u00ebt e VV-s\u00eb, e pyet:\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/aida-derguti-e-quan-m-albin-kurtin-472042\/?archive=1\">\u201cE, at\u00eb mutin?\u201d<\/a>\u00a0Aludimi ishte i qart\u00eb: \u201cai muti\u201d ishte Albin Kurti, themeluesi i VV-s\u00eb, i cili, ndon\u00ebse m\u00eb 2015 u largua nga pozita e kryetarit, vazhdonte t\u00eb ishte udh\u00ebheq\u00ebsi suprem i saj dhe kandidati m\u00eb i votuar p\u00ebr deputet.<\/p>\n<p>Publiku u befasua. Madje edhe njoh\u00ebsit e af\u00ebrt t\u00eb saj u befasuan. Kishte pasur p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb vit nj\u00eb ndarje t\u00eb thell\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti, por ia kishin dalur ta mbanin t\u00eb fsheht\u00eb, madje edhe prej grupeve simpatetike me ta. Por, tani gjith\u00e7ka u kuptua. N\u00eb VV kishte filluar nj\u00eb p\u00ebr\u00e7arje mes Albin Kurtit, ideologut, themeluesit dhe udh\u00ebheq\u00ebsit suprem t\u00eb saj, dhe Dardan Molliqajt, sekretarit organizativ dhe kok\u00ebs operative t\u00eb saj. N\u00eb dysh ishte ndar\u00eb edhe kryesia e partis\u00eb edhe grupi parlamentar edhe an\u00ebtar\u00ebsia e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Grupi i Kurtit e akuzonte grupin e Molliqajt q\u00eb, duke i pasur n\u00eb kontroll pozitat ky\u00e7e t\u00eb aparatusit organizativ t\u00eb partis\u00eb, kishin z\u00ebn\u00eb t\u00eb korruptoheshin dhe t\u00eb shfaqnin \u201ckarakteristika mikroborgjeze\u201d. Grupi i Molliqajt e akuzonte Kurtin dhe ndjek\u00ebsit e tij p\u00ebr qasje diktatoriale, totalitare, maoiste dhe p\u00ebr lin\u00e7im t\u00eb aktivist\u00ebve q\u00eb e p\u00ebrkrahnin Molliqajn n\u00eb krejt k\u00ebt\u00eb p\u00ebr\u00e7arje.<\/p>\n<p>Grupi i Molliqajt mendonte se, ashtu q\u00eb t\u00eb ruhej tutje konsensusi brenda partis\u00eb, Albin Kurti nuk do t\u00eb duhej t\u00eb garonte p\u00ebr kryetar t\u00eb partis\u00eb n\u00eb janar 2018, nj\u00ebjt\u00eb sikurse\u00a0<a href=\"https:\/\/www.gazetaexpress.com\/lajme\/dardan-molliqaj-konfirmon-doreheqjen-si-sekretar-organizativ-i-vv-se-406462\/?archive=1\">Dardan Molliqaj kishte dh\u00ebn\u00eb dor\u00ebheqjen nga pozita e sekretarit n\u00eb korrik 2017<\/a>. Por, grupi i Kurtit e quajti k\u00ebt\u00eb k\u00ebrkes\u00eb si absurde dhe si munges\u00eb demokracie, pasi q\u00eb sipas tyre ishte e palogjikshme t\u2019i k\u00ebrkohej moskandidimi themeluesit dhe deputetit m\u00eb t\u00eb votuar n\u00eb nivel partie dhe n\u00eb nivel vendi. Kur m\u00eb 21 janar 2018 dol\u00ebn rezultatet, u kuptua q\u00eb Kurti ishte\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/albin-kurti-kryetar-levizjes-vetevendosje-98-8-te-votave-te-fituara\/\">zgjedhur kryetar me 99,82 p\u00ebrqind<\/a>\u00a0t\u00eb votave.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb dy muajt n\u00eb vazhdim u quajt si nj\u00eb prej ngjarjeve kryesore politike t\u00eb vitit 2018. N\u00eb dy muajt n\u00eb vijim ndodh\u00ebn dhjet\u00ebra dor\u00ebheqje nga VV-ja. Disa aktivist\u00eb, shum\u00eb an\u00ebtar\u00eb kryesie dhe 13 deputet\u00eb (nga gjithsej 31 sa ishin) dhan\u00eb dor\u00ebheqje me arsyetimin se VV-ja po rr\u00ebshqiste drejt nj\u00eb partie autoritare dhe totalitare n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn po krijohej kulti i personalitetit p\u00ebr kryetarin Kurti.\u00a0<a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/81000\/zyrtarisht-formohet-grupi-i-deputeteve-te-pavarur\/\">M\u00eb 15 mars u krijua Grupi i Pavarur i Deputet\u00ebve<\/a>, kurse n\u00eb maj ata\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/shpend-ahmeti-kryetar-keta-jane-udheheqesit-tjere-te-psd-se\/\">vendos\u00ebn t\u2019i bashkoheshin Partis\u00eb Socialdemokrate (PSD)<\/a>, nj\u00eb partie q\u00eb ekzistonte q\u00eb nga viti 1990, por q\u00eb asnj\u00ebher\u00eb nuk e kishte kaluar pragun zgedhor. Kryetar i PSD-s\u00eb u zgjodh Shpend Ahmeti, kryekomunari i Prishtin\u00ebs.<\/p>\n<p>Dy vite pas ndarjes, n\u00eb zgjedhjet e 6 tetorit 2019, Vet\u00ebvendosja mori mbi 220 mij\u00eb vota dhe 29 deputet\u00eb, duke dalur p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb si fituese e zgjedhjeve. Lideri i saj, Albin Kurti n\u00eb shkurt 2020 u votua si kryeminist\u00ebr i qeveris\u00eb t\u00eb koalicionit VV-LDK. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, PSD-ja, si pjes\u00eb e koalicionit me AAK-n\u00eb, nuk ia doli ta fitonte as nj\u00eb deputet t\u00eb vet\u00ebm. Shifrat treguan se ikja e PSD-s\u00eb nuk i kishte sjellur asnj\u00eb d\u00ebm VV-s\u00eb, nd\u00ebrsa diskursi q\u00eb po pason dit\u00ebt e para t\u00eb Qeveris\u00eb Kurti po shpalos PSD-n\u00eb si forc\u00ebn politike q\u00eb do ta dominoj\u00eb diskursin e opozit\u00ebs anti-VV.<\/p>\n<\/div>\n<div class=\"news-right\">\n<div class=\"post\">\n<p class=\"time\">\n<\/div>\n<\/div>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kjo trajtes\u00eb e ndar\u00eb n\u00eb pes\u00eb pjes\u00eb do ta shtjelloj\u00eb historikun e ndarjes s\u00eb partive politike n\u00eb rajonin e Ballkanit. Pjesa e par\u00eb dhe e dyt\u00eb do t\u00eb analizojn\u00eb historikun e ndarjeve n\u00eb Kosov\u00eb, me \u00e7\u2019rast pjesa e par\u00eb do t\u00eb merret vet\u00ebm me ndarjen e Vet\u00ebvendosjes, duke qen\u00eb rasti m\u00eb i fresk\u00ebt, gjersa pjesa [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":411,"featured_media":7972,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[988,998,833],"ppma_author":[768],"class_list":["post-6112","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-ballkani-perendimor","tag-politike","tag-vv"],"authors":[{"term_id":768,"user_id":411,"is_guest":0,"slug":"fitim-salihu","display_name":"Fitim Salihu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/Fitim-Salihu-e1701268592693.png"},"user_url":"","last_name":"Salihu","first_name":"Fitim","description":"Fitim Salihu \u00ebsht\u00eb politolog dhe merret kryesisht me studime kulturore e me studime t\u00eb Marr\u00ebdh\u00ebnieve Nd\u00ebrkomb\u00ebtare, me theks t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr Lindjen e Mesme, ShBA-n\u00eb dhe Amerik\u00ebn Latine. P\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb ka punuar si redaktor i kultur\u00ebs n\u00eb gazet\u00ebn \"Z\u00ebri\", shkruan si kolumnist p\u00ebr gazet\u00ebn kroate \"Bilten\" dhe punon si hulumtues shkencor p\u00ebr disa institute vendore e t\u00eb jashtme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6112","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/411"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6112"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6112\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8253,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6112\/revisions\/8253"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7972"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6112"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6112"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6112"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6112"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}