{"id":6388,"date":"2024-02-09T11:10:46","date_gmt":"2024-02-09T10:10:46","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6388"},"modified":"2025-05-22T13:36:40","modified_gmt":"2025-05-22T11:36:40","slug":"neper-skutat-e-erreta-te-shpirtit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/kritike\/neper-skutat-e-erreta-te-shpirtit\/","title":{"rendered":"N\u00ebp\u00ebr skutat e err\u00ebta t\u00eb shpirtit"},"content":{"rendered":"<div style=\"text-align: right;\"><span style=\"font-size: 14px;\">Foto: Ninull\u00eb nga Adrian Asllani (2023)<\/span><\/div>\n<p><em>Mbi Ninull\u00ebn e Adrian Asllanit<\/em><\/p>\n<p>Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb thjesht\u00eb, me nj\u00eb rrjedh\u00eb logjike t\u00eb ngjarjeve, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore, e p\u00ebrkufizuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb e njohim si <em>shkak-pasoj\u00eb<\/em>. Filmat jan\u00eb nj\u00eb dritare p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrtej realitetit, apo drit\u00eb q\u00eb zbardh\u00eb mendimet, ndjesit\u00eb dhe p\u00ebrshtpyjet m\u00eb t\u00eb pazakonta q\u00eb ushqejm\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn ton\u00eb. <a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?app=desktop&amp;v=oYUwF3Bb2Ag\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">\u201cNinull\u00eb\u201d<\/a> \u2013 me regji t\u00eb Adrian Asllanit &#8211; shp\u00ebrfaq\u00eb nj\u00eb rr\u00ebfim drith\u00ebrues p\u00ebr nga dinamika e zhvillimit dhe kthesat dramatike q\u00eb e karakterizojn\u00eb.<\/p>\n<p>Filmi \u00ebsht\u00eb i bazuar n\u00eb balad\u00ebn \u201cErlk\u00f6nig\u201d (1782) e G\u00ebtes. Kolosi i gjuh\u00ebs dhe let\u00ebrsis\u00eb gjermane ka qen\u00eb personalitet shum\u00ebdimensional: poet, novelist, gjuh\u00ebtar, historian, koleksionist. Ai kishte prirje edhe p\u00ebr filozofi dhe kishte marr\u00ebdh\u00ebnie t\u00eb ngusht\u00eb me filozof\u00eb si Hegel dhe Schiller. Temat q\u00eb ai shtjellon n\u00eb veprat e tij, r\u00ebndom sillen rreth t\u00eb mir\u00ebs dhe t\u00eb keqes, si dhe luft\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb p\u00ebrjetshme p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vete njeriun (Faust). Erlk\u00f6nig, gjithashtu, pasqyron err\u00ebsir\u00ebn q\u00eb pushton individin dhe dal\u00ebngadal\u00eb e fut\u00eb n\u00ebn zgjedh\u00ebn e saj. \u201cNinull\u00eb\u201d ka p\u00ebrmbajtje dhe shtjellon bestytnit\u00eb popullore mbi shpirtrat, apo krijesat dashakeqe q\u00eb besohet se prekin njer\u00ebzit pik\u00ebrisht n\u00eb dob\u00ebsit\u00eb e tyre m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n<p><iframe loading=\"lazy\" title=\"Ninull\u00eb (2023) \u2013 Official Trailer\" src=\"https:\/\/player.vimeo.com\/video\/820082233?dnt=1&amp;app_id=122963\" width=\"880\" height=\"495\" frameborder=\"0\" allow=\"autoplay; fullscreen; picture-in-picture; clipboard-write; encrypted-media\"><\/iframe><\/p>\n<p>Balada tregon <a href=\"https:\/\/www.britannica.com\/topic\/Erlkonig\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">historin\u00eb<\/a> e nj\u00eb babai, q\u00eb s\u00eb bashku me t\u00eb birin e s\u00ebmur\u00eb n\u00eb krah\u00eb, kal\u00ebrojn\u00eb mes p\u00ebr mes nj\u00eb k\u00ebnete. Rrebeshi ua v\u00ebshtir\u00ebson shum\u00eb rrug\u00ebtimin e tyre. Sipas disa bestytnive, n\u00eb k\u00ebneta jetojn\u00eb disa krijesa misterioze, q\u00eb e d\u00ebrgojn\u00eb njeriun drejt vdekjes. Kur djali sheh nj\u00eb t\u00eb till\u00eb, babai mundohet ta bind\u00eb se \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb vegim i ndjell\u00eb nga s\u00ebmundja. Teksa babai t\u2019ia shpjegoj\u00eb djalit zhurmat q\u00eb i d\u00ebgjon, krijesa fantastike p\u00ebrafrohet edhe me shum\u00eb me shpirtin e tij. Megjith\u00eb p\u00ebrpjekjet e burrit p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebrritur m\u00eb shpejt te kasollja, ai nuk ia del dot ta shp\u00ebtoj\u00eb t\u00eb birin nga vdekja.<\/p>\n<p><img loading=\"lazy\" decoding=\"async\" class=\"wp-image-6389 aligncenter\" src=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Dalipi-Kamberi-Ninulle-300x167.png\" alt=\"\" width=\"650\" height=\"362\" srcset=\"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Dalipi-Kamberi-Ninulle-300x167.png 300w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Dalipi-Kamberi-Ninulle-768x428.png 768w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Dalipi-Kamberi-Ninulle-18x10.png 18w, https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/Dalipi-Kamberi-Ninulle.png 1018w\" sizes=\"auto, (max-width: 650px) 100vw, 650px\" \/><\/p>\n<p style=\"text-align: center;\"><span style=\"font-size: 14px;\">Avni Dalipi dhe Lis Kamberi (Ninull\u00eb)<\/span><\/p>\n<p>Drama e njejt\u00eb karakterizon filmin e Asllanit, i cili e plot\u00ebson mozaikun duke i shtuar nj\u00eb ngjyrim frik\u00ebndjell\u00ebs, ku ngjarja zhvillohet brenda nj\u00eb sht\u00ebpie tipike shqiptare, me simbole dhe veshje komb\u00ebtare q\u00eb form\u00ebsojn\u00eb identitetin e filmit, si realizim kryek\u00ebput origjinal.<\/p>\n<p>Kuadri i par\u00eb tregon babain (Avni Dalipi), i cili ngjason me nj\u00eb person t\u00eb qet\u00eb, tejet t\u00eb p\u00ebrqendruar n\u00eb pun\u00ebn me kukulla, teksa i trajton ato sikur margaritar\u00eb, me nj\u00eb pasion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb dhe me kujdes t\u00eb shtuar p\u00ebr detajet.<\/p>\n<p>N\u00eb dhom\u00ebn ngjitur l\u00ebngon n\u00eb shtrat djali i tij. Djalin vazhdimisht e shqet\u00ebsojn\u00eb disa vegime t\u00eb nj\u00eb njeriu misterioz, t\u00eb cilin ai quan \u201cMbreti n\u00eb t\u00eb zeza\u201d. Ai i tregon se mbreti i ka dy vajza dhe kur t\u00eb mbetet vet\u00ebm do t\u00eb kthehet tek ai, nd\u00ebrsa i thot\u00eb se n\u00eb at\u00eb \u00e7ast personazhi i friksh\u00ebm po e v\u00ebshtron, por babai e qet\u00ebson duke i th\u00ebn\u00eb se gjendja e till\u00eb \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e etheve.<\/p>\n<p>\u201cNinull\u00eb\u201d flet n\u00ebp\u00ebrmjet figurave, simboleve, kukullave t\u00eb cilat burri i ka skalitur me shum\u00eb kujdes. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb ato jan\u00eb f\u00ebmij\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb kukulla, andaj duken edhe aq t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb. Njeriu i heshtur q\u00eb mbart n\u00eb vete nj\u00eb dhimbje t\u00eb fshehur, m\u00eb von\u00eb iu bashkangjit\u00eb f\u00ebmij\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb edhe djalin e tij. Ndon\u00ebse kukulla \u00ebsht\u00eb vep\u00ebr e njeriut, ajo ndonj\u00ebher\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson nj\u00eb krijes\u00eb edhe m\u00eb t\u00ebrheq\u00ebse se vet njer\u00ebzit, si vazhdim\u00ebsi e k\u00ebsaj, edhe l\u00ebvizjet koreografike t\u00eb marionet\u00ebs n\u00eb teat\u00ebr, q\u00eb kontrollohen nga mjesht\u00ebrit e kukullave, vler\u00ebsohen si m\u00eb t\u00eb arrira, spontane dhe mjesht\u00ebrore n\u00eb raport me valltar\u00ebt, duke thyer dhe ligjet e fizik\u00ebs, q\u00eb njer\u00ebzit u dor\u00ebzohen plot\u00ebsisht.<\/p>\n<p>Aktori Dalipi shquhet p\u00ebr interpretimin e tij me pesh\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb emocionale. Transformimi q\u00eb kryen p\u00ebrgjat\u00eb filmit e shoq\u00ebron me laramani ndjesish si: dhimbje, breng\u00eb, trishtim, vet\u00ebdor\u00ebzim, etj. I gjith\u00eb transformimi karakterial shquhet nga fuqia bind\u00ebse dhe loja e natyrshme e aktorit. Nga interpretimi i tij kuptojm\u00eb se trupin dhe shpirtin e ka t\u00eb pushtuar nga nj\u00eb forc\u00eb e pashpjegueshme, djall\u00ebzore.<\/p>\n<p>Tjet\u00ebrsimi i personazhit nga nj\u00eb baba i dashur, n\u00eb \u201cMbretin n\u00eb t\u00eb zeza\u201d, \u00ebsht\u00eb sa trondit\u00ebs dhe befasues. Pakkush e parashikon k\u00ebt\u00eb lloj ndryshimi. Ne e shohim burrin n\u00eb vaj, t\u00eb dor\u00ebzuar para aktit t\u00eb kryer, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb krijesa i vendos\u00eb kuror\u00ebn n\u00eb kok\u00eb, si t\u00eb ishte trash\u00ebgimtar i fronit mbret\u00ebror, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast nj\u00eb prij\u00ebs i bot\u00ebs s\u00eb n\u00ebndheshme, apo i nj\u00eb dimensioni p\u00ebrtej realitetit ton\u00eb.<\/p>\n<p>A kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb distancim nga vetvetja p\u00ebr t\u2019iu dor\u00ebzuar forcave djall\u00ebzore, me nj\u00eb pakt faustian me Djallin? \u00c7ka n\u00ebse ngjarjet jan\u00eb ve\u00e7se vegime t\u00eb djalit, halucinacione t\u00eb shkaktuara nga ethet? Kjo e dyta gjen\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje logjike n\u00eb sken\u00ebn e fundit t\u00eb filmit, ku brenda kuadrit i shohim kukullat dhe nga biseda e babit me djalin, kuptojm\u00eb se djali vazhdon t\u00eb jet\u00eb me ethe dhe ndjehet i frik\u00ebsuar. Ne megjithat\u00eb mbetemi pa nj\u00eb p\u00ebrgjigje se nga kush frik\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Muzika origjinale e komponuar nga Altin Asllani, luan nj\u00eb rol integral n\u00eb ecurin\u00eb e filmit. Muzika evokon vazhdimisht shqet\u00ebsim p\u00ebr at\u00eb q\u00eb do t\u00eb pasoj\u00eb, p\u00ebr nj\u00eb moment na shpie drejt rrezikut fatal, kurse nj\u00eb her\u00eb tjet\u00ebr na \u00e7liron paksa nga tensioni, por menj\u00ebher\u00eb na kthen n\u00eb atmosfer\u00ebn paraprake. Melodit\u00eb kan\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb t\u00eb jen\u00eb reflektim i bot\u00ebs shpirt\u00ebrore t\u00eb personazheve, apo paraqitje e atmosfer\u00ebs s\u00eb r\u00ebnduar brenda mureve t\u00eb sht\u00ebpis\u00eb. P\u00ebrdorimi i kalibruar i muzik\u00ebs dhe g\u00ebrshetimi me elementet e tjer\u00eb vokal e b\u00ebjn\u00eb filmin edhe m\u00eb dep\u00ebrtues. Kur asaj i bashkohen edhe zhurmat e ambientit, zhurma irrituese q\u00eb krijon hapja e ngadalt\u00eb e der\u00ebs, t\u00eb trokitjeve s\u00eb k\u00ebpuc\u00ebve mbi dysheme, gjithashtu edhe l\u00ebvizjet e ngadalta t\u00eb personazheve, q\u00eb filmit i japin nj\u00eb suspanc\u00eb q\u00eb t\u00eb mban n\u00eb gjendje t\u00eb vazhdueshme tensioni.<\/p>\n<p>Filmin n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e shoq\u00ebron err\u00ebsira. Ambienti i pun\u00ebs s\u00eb babait ndi\u00e7ohet nga dy qirinj, q\u00eb na transportojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb m\u00eb t\u00eb lasht\u00eb. Kjo m\u00ebnyr\u00eb e ndri\u00e7imit e v\u00eb n\u00eb pah edhe m\u00eb shum\u00eb loj\u00ebn e aktor\u00ebve, i jep nj\u00eb karakter edhe m\u00eb t\u00eb spikatur rr\u00ebfimit dhe e b\u00ebn ngjarjen m\u00eb intime n\u00eb syt\u00eb e publikut.<\/p>\n<p>Si n\u00eb antikitet, mesjet\u00eb, por edhe n\u00eb periudh\u00ebn e rilindjes dhe at\u00eb klasike, kemi rastet e popujve t\u00eb ndrysh\u00ebm q\u00eb u besojn\u00eb legjendave, bestytnive t\u00eb cilat n\u00eb nj\u00ebfar\u00eb m\u00ebnyre e kan\u00eb shoq\u00ebruar ekzistenc\u00ebn e tyre. Ato kan\u00eb ndikuar edhe n\u00eb funksionimin e shoq\u00ebris\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet dhe raportet njer\u00ebzore, shpesh duke ndikuar drejtp\u00ebrdrejt n\u00eb vendimarrje p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb caktuara. Sot n\u00eb koh\u00ebrat moderne, v\u00ebrejm\u00eb se ka nj\u00eb tjet\u00ebr perceptim p\u00ebr k\u00ebto subjekte, por ato ende jan\u00eb pjes\u00eb e popujve n\u00eb Evrop\u00eb dhe gjetiu. Te ne, jan\u00eb b\u00ebr\u00eb studime mbi historiografin\u00eb dhe folklorin n\u00eb Arb\u00ebrin\u00eb e lasht\u00eb. Legjenda e <a href=\"https:\/\/peizazhe.com\/2013\/02\/23\/legjenda-e-dedalise-i\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Dedalis\u00eb<\/a>, Katallanit, p\u00ebr t\u00eb vazhduar me \u201cPlakat e Prillit\u201d, \u201cZanat\u201d, e shum\u00eb figura e legjenda t\u00eb tjera popullore.<\/p>\n<p>Dilema universale se a ekziston n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e keqja brenda njeriut, apo ai e takon at\u00eb gjat\u00eb rrug\u00ebtimit t\u00eb jet\u00ebs, ka qen\u00eb l\u00ebnd\u00eb e krijimtarive letrare e artistike e traktatave filozofike p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Kjo pyetje shtrohet edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb film, q\u00eb nuk i jep p\u00ebrgjigje definitive dilem\u00ebs. Se a \u00ebsht\u00eb babai i pushtuar nga \u201cMbreti n\u00eb t\u00eb zeza\u201d, q\u00eb ia vendos\u00eb kuror\u00ebn mbi kok\u00eb, apo babai \u00ebsht\u00eb i till\u00eb qysh n\u00eb gjenez\u00eb dhe vet\u00ebm m\u00eb von\u00eb zbulohet identiteti i tij i v\u00ebrtet\u00eb? Ndoshta krijesa e frikshme gjurmon thell\u00eb n\u00eb brend\u00ebsin\u00eb e qenies, n\u00eb skutat m\u00eb t\u00eb err\u00ebta t\u00eb shpirtit.<\/p>\n<p>Ndonj\u00ebher\u00eb filmi ka si q\u00ebllim t\u00eb nxis\u00eb n\u00ebnvet\u00ebdij\u00ebn ton\u00eb, ndjesit\u00eb tona t\u00eb fshehura, t\u00eb pazbuluara. M\u00eb shum\u00eb sesa thjesht nj\u00eb proces i nxitjes s\u00eb intelektit, kinemaja \u00ebsht\u00eb p\u00ebrjetim, iluminim. Andaj, mendoj se regjisori q\u00ebllimisht e ka nd\u00ebrtuar vepr\u00ebn e tij n\u00eb k\u00ebt\u00eb priz\u00ebm. Shpjegimet personale derivojn\u00eb nga p\u00ebrvojat jet\u00ebsore, peripecit\u00eb, rrethanat ku jan\u00eb rritur, njer\u00ebzit q\u00eb kan\u00eb njohur dhe k\u00ebndv\u00ebshtrimi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr bot\u00ebn.<\/p>\n<p>Suksesi i k\u00ebtij filmi \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmuar me \u00e7mime t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb festivale nd\u00ebrkomb\u00ebtare. \u201cNinull\u00eb\u201d ka fituar tre \u00e7mime n\u00eb fesivalin e filmit n\u00eb Zvic\u00ebr, \u201cZuger Filmtage\u201d: \u00e7mimin e publikut p\u00ebr Filmin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, \u00e7mimin p\u00ebr Kamer\u00ebn m\u00eb t\u00eb mir\u00eb dhe \u00e7mimin special t\u00eb Juris\u00eb s\u00eb t\u00eb rinjve , gjithashtu ka qen\u00eb pjes\u00eb e festivaleve t\u00eb tjera si: \u201cPriFest\u201d n\u00eb Prishtin\u00eb dhe \u201cAtlanta Film Festival\u201d.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Foto: Ninull\u00eb nga Adrian Asllani (2023) Mbi Ninull\u00ebn e Adrian Asllanit Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb n\u00eb dukje t\u00eb thjesht\u00eb, me nj\u00eb rrjedh\u00eb logjike t\u00eb ngjarjeve, t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve njer\u00ebzore, e p\u00ebrkufizuar n\u00eb at\u00eb q\u00eb e njohim si shkak-pasoj\u00eb. Filmat jan\u00eb nj\u00eb dritare p\u00ebr t\u00eb par\u00eb p\u00ebrtej realitetit, apo drit\u00eb q\u00eb zbardh\u00eb mendimet, ndjesit\u00eb dhe p\u00ebrshtpyjet m\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":431,"featured_media":12786,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[14],"tags":[957,954,958],"ppma_author":[956],"class_list":["post-6388","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-kritike","tag-film","tag-filozofi","tag-kinema"],"authors":[{"term_id":956,"user_id":431,"is_guest":0,"slug":"alban-goranci","display_name":"Alban Goranci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/klk.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/klk.jpg"},"user_url":"","last_name":"Goranci","first_name":"Alban","description":"Alban Goranci ka kryer studimet p\u00ebr aktrim n\u00eb teat\u00ebr dhe master n\u00eb drejtimin- Aktrim Film, n\u00eb Fakultetin e Arteve t\u00eb Universitetit t\u00eb Prishtin\u00ebs. Gjithashtu ka studiuar n\u00eb drejtimin Komunikim Masiv dhe Gazetari, n\u00eb Kolegjin AAB. Aktualisht \u00ebsht\u00eb i angazhuar si aktor i pavarur n\u00eb projektet teatrore dhe filmike."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6388","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/431"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6388"}],"version-history":[{"count":10,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6388\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6445,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6388\/revisions\/6445"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/12786"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6388"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6388"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6388"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6388"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}