{"id":6839,"date":"2024-03-05T09:14:55","date_gmt":"2024-03-05T08:14:55","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=6839"},"modified":"2024-07-18T09:17:15","modified_gmt":"2024-07-18T08:17:15","slug":"treni-i-perbashket-ballkan-perendimor-ukraine","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/treni-i-perbashket-ballkan-perendimor-ukraine\/","title":{"rendered":"Treni i p\u00ebrbashk\u00ebt Ballkan Per\u00ebndimor-Ukrain\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Samiti Ukrain\u00eb-Europ\u00eb Juglindore, i cili u mbajt m\u00eb 28 shkurt n\u00eb Tiran\u00eb, i cili u pasua nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nga Samiti Ballkan Per\u00ebndimor-BE, mund t\u00eb lexohet n\u00eb dy m\u00ebnyra.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">M\u00ebnyra e par\u00eb e leximit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ajo e zakonshmja e \u00e7arshive politike ballkanike, ku pesha e ngjarjeve t\u00eb tilla ose zhvler\u00ebsohet si e par\u00ebnd\u00ebsishme, ose i vendos n\u00eb qend\u00ebr si dinamik\u00eb kryesore dallimet dhe inatet personale t\u00eb lider\u00ebve t\u00eb m\u00ebhall\u00ebs son\u00eb t\u00eb vog\u00ebl europiane, apo garat egocentrike p\u00ebr hegjemoni rajonale, e q\u00eb zakonisht shoq\u00ebrohen me akuza mbi tradhti komb\u00ebtare n\u00eb diskursin publik.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb Kosov\u00eb, diskursi sundues sovranist i Qeveris\u00eb Kurti \u2013 ku marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe rrethanat politike n\u00eb rajon shpesh shihen si nj\u00eb aren\u00eb e nj\u00eb komploti t\u00eb vazhduesh\u00ebm kund\u00ebr Kosov\u00ebs dhe prij\u00ebsit t\u00eb saj t\u00eb drejt\u00eb (kryeministrit) \u2013 n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe e trajton ngjarjen nga nj\u00eb priz\u00ebm i till\u00eb miopik dhe folklorik.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ironia e k\u00ebtij k\u00ebndv\u00ebshtrimi \u00ebsht\u00eb se, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb prezantohet si patriotik dhe si alarmues ndaj synimeve dashakeqe t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb rajon, nj\u00ebkoh\u00ebsisht e mbivler\u00ebson pesh\u00ebn e Serbis\u00eb dhe fuqin\u00eb e nj\u00eb autokrati n\u00eb r\u00ebnie si Vu\u00e7iq, duke e v\u00ebn\u00eb at\u00eb p\u00ebrher\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes si motor shtyt\u00ebs t\u00eb zhvillimeve rajonale. K\u00ebsaj here, p\u00ebr shembull, nuk munguan as argumentet se Samiti kishte p\u00ebr synim q\u00eb ta shp\u00ebrlante imazhin e Vu\u00e7iqit n\u00eb Per\u00ebndim.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rrjedhimisht, ky priz\u00ebm i ngushtuar i analiz\u00ebs, nga mendje t\u00eb cilat nuk po arrijn\u00eb dot t\u00eb \u00e7lirohen nga Serbia, duke folur gjithmon\u00eb dhe vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb, prej vitesh vazhdon ta kontaminoj\u00eb gjykimin e Qeveris\u00eb dhe nj\u00eb pjese t\u00eb madhe t\u00eb opinionit publik n\u00eb Kosov\u00eb. Rezultati \u00ebsht\u00eb nj\u00eb keqlexim i vazhduesh\u00ebm i rrethanave dhe tablos\u00eb m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb gjeopolitike; nj\u00eb mosskuptim i kufijve manovrues t\u00eb Kosov\u00ebs, si dhe nj\u00eb degradim i vazhduesh\u00ebm i raporteve t\u00eb Kosov\u00ebs me partner\u00ebt strategjik\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ekziston nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb e dyt\u00eb dhe m\u00eb frytdh\u00ebn\u00ebse e analiz\u00ebs, e cila shpjegon se pse nj\u00eb ngjarje e till\u00eb si Samiti i Tiran\u00ebs ndodh pik\u00ebrisht tani; pse Shqip\u00ebria e ka marr\u00eb rolin dhe pesh\u00ebn q\u00eb e ka marr\u00eb n\u00eb Ballkan; dhe cilat jan\u00eb sfidat dhe pasojat q\u00eb e presin Kosov\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">S\u00eb pari, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb \u2013 si ngjarja m\u00eb dometh\u00ebn\u00ebse politike n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb nga fundi i Luft\u00ebs s\u00eb Ftoht\u00eb \u2013 \u00ebsht\u00eb nj\u00eb luft\u00eb, rrjedha e s\u00eb cil\u00ebs do t\u2019i p\u00ebrcaktoj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se \u00e7far\u00ebdo tjet\u00ebr edhe fatet e shteteve t\u00eb Ballkanit, perspektiv\u00ebn e Kosov\u00ebs drejt OKB-s\u00eb dhe rrug\u00ebn ton\u00eb drejt NATO-s dhe BE-s\u00eb. Kjo sepse lufta n\u00eb Ukrain\u00eb e p\u00ebrcakton qasjen t\u00eb cil\u00ebn Per\u00ebndimi do ta ket\u00eb ndaj nesh kolektivisht si rajon edhe individualisht si shtete, pavar\u00ebsisht se sa t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm mendojm\u00eb se jemi me hallet dhe prioritetet tona t\u00eb ve\u00e7anta.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nga perspektiva e siguris\u00eb, ne si Ballkan Per\u00ebndimor jemi pjes\u00eb e nj\u00eb tabele t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb shahut me Ukrain\u00ebn. Zhvillimet n\u00eb t\u00eb dyja frontet e kan\u00eb nj\u00eb element t\u00eb nd\u00ebrvar\u00ebsis\u00eb, prandaj edhe ne mes vete kemi nevoj\u00eb p\u00ebr t\u2019u koordinuar n\u00eb forume t\u00eb tilla si ky i Tiran\u00ebs dhe p\u00ebr t\u2019i shoshitur dhe definuar interesat ton\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u2013 n\u00ebn ombrell\u00ebn e Per\u00ebndimit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">S\u00eb dyti, kur flitet p\u00ebr k\u00ebta interesa t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, ajo q\u00eb \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment, dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese, \u00ebsht\u00eb kahja jo shum\u00eb pozitive t\u00eb cil\u00ebn e ka marr\u00eb lufta. Rusia e ka stabilizuar frontin dhe n\u00eb disa zona madje po p\u00ebrparon duke okupuar m\u00eb shum\u00eb territor; nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Ukraina po p\u00ebrballet me munges\u00eb municionesh e munges\u00eb financiare dhe me humbje t\u00eb durimit dhe t\u00eb unitetit brenda vendeve per\u00ebndimore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kriza tjet\u00ebr n\u00eb Lindjen e Mesme, lufta mes Izraelit dhe palestinez\u00ebve n\u00eb Gaza, e cila p\u00ebr disa muaj e eklispoi Ukrain\u00ebn nga v\u00ebmendja per\u00ebndimore, tregoi se sa e brisht\u00eb mbetet rezistenca ukrainase nga zhvillimet n\u00eb rajone t\u00eb tjera dhe se sa t\u00eb kufizuara jan\u00eb mund\u00ebsit\u00eb e Per\u00ebndimit (ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00eb ShBA-s\u00eb) p\u00ebr t\u00eb luftuar nj\u00ebkoh\u00ebsisht n\u00eb shum\u00eb fronte. Kjo sidomos duke e ditur se lufta e v\u00ebrtet\u00eb dhe m\u00eb e madhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Per\u00ebndimi po p\u00ebrgatitet \u2013 dhe me p\u00ebrmasa shum\u00ebfish m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha destablizuese bot\u00ebrore \u2013 \u00ebsht\u00eb sulmi i shum\u00ebpritur i Kin\u00ebs ndaj Tajvanit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ndihma m\u00eb e madhe t\u00eb cil\u00ebn Ukraina mund t\u2019ia jap\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb q\u00eb ta vazhdoj\u00eb rezistenc\u00ebn ndaj Rusis\u00eb dhe ta synoj\u00eb fitoren \u2013 duke e zbehur k\u00ebshtu mund\u00ebsin\u00eb e saj p\u00ebr ta zgjeruar lut\u00ebn m\u00eb tutje n\u00eb Europ\u00eb, kontributi kryesor t\u00eb cilin Ballkani Per\u00ebndimor mund ta jap\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb \u00ebsht\u00eb q\u00eb t\u00eb mos hap\u00eb vatra t\u00eb reja shp\u00ebrqendruese lufte q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb kapacitete per\u00ebndimore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pra, nga Ballkani Per\u00ebndimor k\u00ebrkohet q\u00eb t\u00eb kthehet nga konsumues, n\u00eb kontribuues t\u00eb siguris\u00eb europiane. Mbi k\u00ebt\u00eb kriter vler\u00ebsues, ve\u00e7an\u00ebrisht pas sulmit t\u00eb Banjsk\u00ebs, Vu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb anatemuar politikisht nga Per\u00ebndimi muajve t\u00eb fundit. Dhe, mbi k\u00ebt\u00eb kriter vler\u00ebsues, Kosova dy vjet\u00ebt e fundit e ka izoluar veten, p\u00ebr shkak t\u00eb hapave t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebsh\u00ebm dhe t\u00eb pamenduar q\u00eb prodhuan kriza t\u00eb siguris\u00eb, t\u00eb cilat n\u00eb hesap t\u00eb fundit duhet t\u2019i zgjidh\u00eb NATO-ja. Dhe pik\u00ebrisht mbi k\u00ebt\u00eb kriter sot vler\u00ebsohet pozitivisht roli i Shqip\u00ebris\u00eb si shteti ky\u00e7 i ruajtjes s\u00eb stabilitetit n\u00eb rajon.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">S\u00eb treti, lufta n\u00eb Ukrain\u00eb e ka rigjall\u00ebruar p\u00ebrkoh\u00ebsisht perspektiv\u00ebn e zgjerimit n\u00eb BE. Meq\u00eb val\u00ebt e zgjerimit zakonisht kan\u00eb shkuar n\u00eb grupe, Ukraina si motor shtyt\u00ebs mund t\u00eb marr\u00eb me vete n\u00eb vagonin m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb edhe shtete t\u00eb tjera si Moldavia dhe ndonj\u00eb vend tjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Cilindo q\u00eb mund t\u00eb jet\u00eb m\u00eb i gatsh\u00ebm p\u00ebr pranim.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rrjedhimisht, Shqip\u00ebria, edhe pse \u00ebsht\u00eb formalisht disa hapa prapa vendeve t\u00eb tjera n\u00eb fazat e negociatave, efektivisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb \u201cfrontrunner\u201d i Ballkanit Per\u00ebndimor. Kjo p\u00ebr shkak se, si an\u00ebtare e NATO-s, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shtylla kryesore dhe aktive e politik\u00ebs s\u00eb siguris\u00eb s\u00eb Per\u00ebndimit n\u00eb rajon; p\u00ebr shkak t\u00eb fillimit t\u00eb materializimit t\u00eb reform\u00ebs s\u00eb v\u00ebshtir\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi dhe munges\u00ebs s\u00eb problemeve dypal\u00ebshe t\u00eb cilat ia pengojn\u00eb procesin integrues thuajse \u00e7do vendi tjet\u00ebr t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Gjithsesi, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb larg s\u00eb p\u00ebrmbushuri standardet dhe n\u00eb shum\u00eb fusha t\u00eb demokratizimit ka sh\u00ebnuar regres. Por, ajo shk\u00eblqen n\u00eb nj\u00eb kontekst rajonal shtetesh me probleme t\u00eb patejkalueshme. Ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb raport me ish-favoritin, Serbin\u00eb pro-ruse t\u00eb Vu\u00e7icit, e cila tashm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimet e raportit m\u00eb t\u00eb fundit t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Europ\u00ebs &#8211; pra sipas mendimit konsensual t\u00eb 27 vendeve an\u00ebtare t\u00eb BE &#8211; shihet si vend me probleme t\u00eb patejkalueshme gjeopolitike dhe t\u00eb standardeve t\u00eb demokracis\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst t\u00eb dinamikave t\u00eb reja t\u00eb zgjerimit nevojiten edhe instrumente t\u00eb reja \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht financiare si Plani i Rritjes, q\u00eb synojn\u00eb q\u00eb t\u00eb na japin si rajon disa prej p\u00ebrfitimeve q\u00eb u takojn\u00eb vendeve an\u00ebtare edhe gjat\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Kjo me synimin p\u00ebr t\u2019u dh\u00ebn\u00eb shtys\u00eb reformave q\u00eb na \u00e7ojn\u00eb drejt BE-s\u00eb, p\u00ebr t\u2019i integruar m\u00eb mir\u00eb tregjet dhe, k\u00ebshtu, p\u00ebr t\u00eb mos e thelluar akoma m\u00eb shum\u00eb hendekun ekonomik mes rajonit ton\u00eb dhe BE-s\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Investimet n\u00eb ekonomi shihen edhe nga prizmi i siguris\u00eb \u2013 sa m\u00eb shum\u00eb q\u00eb rajoni rritet ekonomikisht dhe integrohet me tregun e BE-s\u00eb, aq m\u00eb shum\u00eb ai b\u00ebhet i ndikuesh\u00ebm nga Per\u00ebndimi dhe NATO-ja p\u00ebr t\u00eb shmangur p\u00ebrshkall\u00ebzime t\u00eb luft\u00ebrave. Kjo vlen ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Serbin\u00eb, e cila p\u00ebrkund\u00ebr retorikave pro-ruse dhe pro-kineze, tashm\u00eb eksporton 18 miliard\u00eb euro n\u00eb vit n\u00eb BE dhe vet\u00ebm 2 miliard\u00eb n\u00eb Kin\u00eb dhe Rusi s\u00eb bashku.\u00a0\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Duke i marr\u00eb parasysh k\u00ebto dinamika, ishte krejt e natyrshme q\u00eb Shqip\u00ebria t\u2019u prij\u00eb ngjarjeve dhe t\u2019i organizoj\u00eb samitet. Po aq sa ishte krejt\u00ebsisht anakronike dhe joproduktive q\u00eb Kosova t\u00eb vazhdoj\u00eb ta godas\u00eb murin me krye.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Samiti Ukrain\u00eb-Europ\u00eb Juglindore, i cili u mbajt m\u00eb 28 shkurt n\u00eb Tiran\u00eb, i cili u pasua nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb von\u00eb nga Samiti Ballkan Per\u00ebndimor-BE, mund t\u00eb lexohet n\u00eb dy m\u00ebnyra. M\u00ebnyra e par\u00eb e leximit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ajo e zakonshmja e \u00e7arshive politike ballkanike, ku pesha e ngjarjeve t\u00eb tilla ose zhvler\u00ebsohet si e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":438,"featured_media":6842,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[988,637,986,987,671],"ppma_author":[985],"class_list":["post-6839","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-ballkani-perendimor","tag-nato","tag-samiti-i-tiranes","tag-shqiperia","tag-ukraine"],"authors":[{"term_id":985,"user_id":438,"is_guest":0,"slug":"agon-maliqi","display_name":"Agon Maliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Maliqi","first_name":"Agon","description":"Agon Maliqi \u00ebsht\u00eb studiues, analist dhe aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile nga Prishtina, me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Prej disa vitesh ai punon si k\u00ebshill\u00ebtar dhe studies i pavarur i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, paqes dhe demokracis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00eb\u00ebtare. Si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qen\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe drejtues per disa vite i platform\u00ebs sbunker. N\u00eb vitin 2019 ai q\u00ebndroi p\u00ebr gjysm\u00eb viti n\u00eb Uashington D.C si p\u00ebrfitues i Reagan-Fascell Democracy Fello\u00ebship n\u00eb Fondin Komb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb (NED) n\u00eb SHBA. Sot ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit Strategjik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb Fondacionit Heinrich B\u00f6ll (HBS) me baz\u00eb n\u00eb Berlin; pjes\u00eb e Task Forc\u00ebs rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb Institutit Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (IRI) dhe an\u00ebtar i Koalicionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Rip\u00ebrt\u00ebritje Demokratike (ICDR) t\u00eb Forumit 2000 n\u00eb Prag\u00eb. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Duke University (SHBA) dhe ato bachelor p\u00ebr shkenca politike dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6839","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/438"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=6839"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6839\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":6841,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/6839\/revisions\/6841"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6842"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=6839"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=6839"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=6839"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=6839"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}