{"id":7237,"date":"2016-11-13T13:09:50","date_gmt":"2016-11-13T12:09:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7237"},"modified":"2024-08-20T13:28:03","modified_gmt":"2024-08-20T12:28:03","slug":"mediat-ishin-ne-anen-e-duhur-ne-rastin-e-publikimit-te-xhirimeve-vv-ja-ishte-ne-anen-e-gabuar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/mediat-ishin-ne-anen-e-duhur-ne-rastin-e-publikimit-te-xhirimeve-vv-ja-ishte-ne-anen-e-gabuar\/","title":{"rendered":"Mediat ishin n\u00eb an\u00ebn e duhur n\u00eb rastin e publikimit t\u00eb xhirimeve, VV-ja ishte n\u00eb an\u00ebn e gabuar"},"content":{"rendered":"<p class=\"ia2amp-p\">Rasti Dehari dhe mediat<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Mediat ishin n\u00eb an\u00ebn e duhur n\u00eb rastin e publikimit t\u00eb xhirimeve nga qendra e paraburgimit e Prizrenit: nuk ka shkelje privat\u00ebsie. Vet\u00ebvendosja ishte n\u00eb an\u00ebn e gabuar: t\u00eb censur\u00ebs dhe madje, k\u00ebrc\u00ebnimit. D\u00ebshtimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb i organeve shtet\u00ebrore: jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat hetimore dol\u00ebn jasht\u00eb, por se njeriu vdiq aty ku siguria garantohet.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Mbulimi i rastit Astrit Dehari, p\u00ebrtej shp\u00ebrfaqjes s\u00eb mosbesimit n\u00eb sistemin gjyq\u00ebsor, ka nxitur debat rreth besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mediave.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Xhirimi ku shihet Dehari ende i gjall\u00eb duke u bartur prej qelis\u00eb nga t\u00eb paraburgosurit tjer\u00eb u publika t\u00eb enjten nga Klan Kosova dhe Gazeta Express. Nj\u00eb let\u00ebr q\u00eb prentendohet se \u00ebsht\u00eb marr\u00eb nga ditari i tij n\u00eb qendr\u00ebn e paraburgimit u publikua t\u00eb premten nga Indeksonline. Pas k\u00ebtyre publikimeve, mediat sociale u v\u00ebrshuan me komente kund\u00ebr gazetar\u00ebve dhe etik\u00ebs s\u00eb tyre t\u00eb raportimit saq\u00eb Asociacioni i Gazetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs u detyrua t\u2019u dal\u00eb gazetar\u00ebve n\u00eb mbrojtje.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Dehari, i cili ishte an\u00ebtar i K\u00ebshillit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje!, vdiq t\u00eb shtun\u00ebn m\u00eb 5 n\u00ebntor n\u00eb rrethana ende t\u00eb pasqaruara. Prej dy muajsh po mbahej n\u00eb paraburgim n\u00ebn dyshimin se kishte sulmuar me arm\u00eb nd\u00ebrtes\u00ebn e Kuvendit t\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb 4 gusht. Deklaratat kund\u00ebrthen\u00ebse t\u00eb prokuroris\u00eb dhe policis\u00eb rreth lokacionit ku nd\u00ebrroi jet\u00eb i ndjeri dhe konkludimet e hershme t\u00eb autoriteteve se b\u00ebhej fjal\u00eb p\u00ebr vet\u00ebvrasje, nxit\u00ebn dyshime ndaj k\u00ebtij versioni. Rasti v\u00eb n\u00eb pah munges\u00ebn e besimit n\u00eb institucione publike deri n\u00eb at\u00eb mas\u00eb sa mjek\u00eb t\u00eb pavarur jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb gjat\u00eb obduksionit dhe \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar hetim i pavarur. Ai d\u00ebshmon, p\u00ebrtej perceptimeve, q\u00eb zinxhiri i p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsin\u00eb penale ka mang\u00ebsi.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Por mbulimi medial i k\u00ebtij rasti duhet t\u00eb shikohet si t\u00ebr\u00ebsi dhe jo t\u00eb kufizohet vet\u00ebm n\u00eb raportimet e or\u00ebve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">P\u00ebr gjasht\u00eb dit\u00eb rresht lajmi p\u00ebr vdekjen e Deharit kryesoi ballinat e edicionet e shumic\u00ebs s\u00eb mediave kryesisht t\u00eb ushqyera me informata nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje!, dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi i saj ligjor. VV-ja dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesi g\u00ebzuan hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb konsiderueshme mediale p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs shpreh\u00ebn dyshimet e tyre dhe akuzat ndaj pushtetit, k\u00ebrkuan drejt\u00ebsi, interpretuan n\u00eb detaje rezultatet preliminare t\u00eb obduksionit dhe zbuluan\u00a0 prova t\u00eb hetimeve. Bazuar n\u00eb hashtagun #DrejtesiPerAstritDeharin, kjo tem\u00eb ka mbizot\u00ebruar n\u00eb mediat sociale k\u00ebtyre dit\u00ebve. As lajmet p\u00ebr publikimin e Raportit t\u00eb Progresit t\u00eb Komisionit Europian, vizita e komisarit europian Johannes Hahn dhe suspendimi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Interpol, p\u00ebrkund\u00ebr interesit t\u00eb madh publik, nuk ia dol\u00ebn t\u2019i afrohen v\u00ebmendjes q\u00eb iu kushtua rastit Dehari.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e gazetar\u00ebve jan\u00eb treguar t\u00eb kujdessh\u00ebm n\u00eb raportim dhe kan\u00eb bashk\u00ebndjer\u00eb me dhimbjen e familjes. K\u00ebt\u00eb e shprehnin edhe p\u00ebrmes statuseve n\u00eb Facebook, ndon\u00ebse jan\u00eb t\u00eb thirrur t\u00eb mos marrin an\u00eb. Ky \u2018kujdes\u2019 u reflektua edhe n\u00eb faktin se deklaratat n\u00eb konferencat e shumta t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! dhe q\u00ebndrimi i saj se Dehari nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebvrar\u00eb, nuk jan\u00eb sfiduar sa duhet. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr dhe me t\u00eb drejt\u00eb, privat\u00ebsia e prind\u00ebrve dhe gruas s\u00eb Deharit \u00ebsht\u00eb respektuar. Detaje private nga jeta e tij bashk\u00ebshortore, shoq\u00ebrore dhe studentore nuk jan\u00eb zbuluar si\u00e7 ndodh r\u00ebndom n\u00eb raste t\u00eb tilla.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">K\u00ebshtu, nga e diela (dita kritike) e deri t\u00eb enjten nuk u shpreh pak\u00ebnaq\u00ebsi apo mosbesim ndaj mbulimit medial. Ankesat m\u00eb shum\u00eb shkonin n\u00eb drejtim t\u00eb L\u00ebvizjes Vet\u00ebvendosje! se po p\u00ebrfitonte politikisht duke e shfryt\u00ebzuar rastin Dehari, pohime q\u00eb jan\u00eb hedhur posht\u00eb prej saj.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Me publikimin e xhirimit dhe letr\u00ebs q\u00eb pretendohet t\u00eb jet\u00eb marr\u00eb nga ditari, t\u00eb cilat nuk kontribuan n\u00eb narrativ\u00ebn e krijuar deri m\u00eb tash p\u00ebr k\u00ebt\u00eb rast, shp\u00ebrthyen akuzat ndaj kredibilitetit t\u00eb mediave.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje! filloi t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ruajtje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb, edhe pse t\u00eb h\u00ebn\u00ebn vet\u00eb deputeti Albin Kurti n\u00eb Emisionin Interaktiv kishte k\u00ebrkuar publikimin e videove nga qendra e paraburgimit. An\u00ebtari i k\u00ebsaj l\u00ebvizjeje Hysen Durmishi, p\u00ebrmes Facebook-ut, k\u00ebrc\u00ebnoi \u201cmediat e Klanit Pronto\u201d se \u201czvarr\u00eb do t\u00eb nxjerrim e do t\u00eb ju d\u00ebrgojm\u00eb n\u00eb burg\u2026.\u201d n\u00ebse e marrin pushtetin. Ai me shpejt\u00ebsi e t\u00ebrhoqi k\u00ebt\u00eb deklarat\u00eb kur drejtuesi i l\u00ebvizjes Visar Ymeri haptazi nuk e mb\u00ebshteti. Vet\u00eb gazetar\u00ebt u ndan\u00eb n\u00eb dy tabore n\u00ebse publikimet ishin etike ose jo. Nj\u00ebjt\u00eb vepruan edhe disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Debati n\u00eb Kosov\u00eb rreth besueshm\u00ebris\u00eb s\u00eb mediave po zhvillohet paralelisht me nj\u00eb tendenc\u00eb globale p\u00ebr t\u00eb faj\u00ebsuar mediat sa her\u00eb q\u00eb ndodhin ngjarje t\u00eb papritura politike. P\u00ebr shembull, mediat jan\u00eb duke u faj\u00ebsuar se kontribuuan n\u00eb zgjedhjen e Donald Trump president t\u00eb SHBA-s\u00eb, p\u00ebr rezultatet e Brexit-it ose edhe p\u00ebr numrin e madh t\u00eb refugjat\u00ebve n\u00eb Gjermani, ku partit\u00eb opozitare kan\u00eb filluar kampanj\u00eb kund\u00ebr mediave n\u00ebn Moton \u201cShtypi q\u00eb g\u00ebnjen\u201d (Lying press).<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">N\u00eb rastin Dehari, kredibiliteti i mediave u sulmua, nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00ebn arsyetimin se publikimi i xhirimit p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb, pa u theksuar se p\u00ebr privat\u00ebsi t\u00eb kujt b\u00ebhet fjal\u00eb \u2013 obligimit p\u00ebr mbrojtjen e dinjitetit t\u00eb t\u00eb vdekurit gjat\u00eb raportimit dhe ndikimit t\u00eb mundsh\u00ebm n\u00eb hetime.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">N\u00eb munges\u00eb t\u00eb ligjit t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mbrojtjen e privat\u00ebsis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb duhet t\u00eb zbatohen standardet e Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut e cila n\u00eb rastin Axel Springer vs Gjermanis\u00eb (2012) ka zhvilluar testin e privat\u00ebsis\u00eb q\u00eb mund t\u00eb lexohet k\u00ebtu.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Dhe a pati shkelje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb?<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Rasti Dehari \u00ebsht\u00eb me interes p\u00ebr publikun. Ai ka qen\u00eb i njohur si pjes\u00ebtar i partis\u00eb s\u00eb tret\u00eb n\u00eb vend p\u00ebr nga votat dhe i dyshuar p\u00ebr vep\u00ebr penale, pra nuk ka qen\u00eb nj\u00eb qytetar i r\u00ebndomt\u00eb, i panjohur. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje! e ka ekspozuar q\u00ebllimisht dhe n\u00eb detaje rastin n\u00eb media duke l\u00ebn\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr ruajtje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Xhirimi zbulon rrethanat e vdekjes n\u00eb nj\u00eb qend\u00ebr paraburgimi ku pritet siguri. Aty shihet Dehari ende gjall\u00eb si dhe ofrohen detaje rreth reagimit t\u00eb t\u00eb burgosurve, gardian\u00ebve dhe stafit mjek\u00ebsor. P\u00ebr k\u00ebto jan\u00eb paraqitur disa versione t\u00eb ndryshme si nga institucionet, ashtu edhe nga L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje!, andaj xhirimi ka kontribuuar q\u00eb publiku t\u00eb informohet dhe t\u00eb shoh\u00eb reagimet e p\u00ebrgjegj\u00ebsve n\u00eb ato momente. Mediat, sidoqoft\u00eb, kan\u00eb mundur t\u00eb tregojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb kujdes duke kufizuar pamjet gjat\u00eb bartjes s\u00eb Deharit, duke mbuluar fytyrat e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb burgosurve q\u00eb shihen n\u00eb xhirim dhe duke paralajm\u00ebruar publikun q\u00eb xhirimi mund t\u2019i shqet\u00ebsoj\u00eb.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">N\u00eb xhirim Deharit nuk i shihet fytyra nga af\u00ebr, nuk shihen plag\u00eb apo gjak, nuk shihet duke u nxjerr\u00eb p\u00ebr shembull zvarr\u00eb, por bartet me kujdes. Ky aspekt \u00ebsht\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi edhe nga ana etike dhe e obligimit p\u00ebr t\u00eb trajtuar me dinjitet vdekjet.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">P\u00ebrderisa nuk v\u00ebrtetohet e kund\u00ebrta dhe meq\u00eb asnj\u00eb ekspert i pavarur nuk e ka kontestuar deri m\u00eb tani xhirimin, ai duhet t\u00eb merret si i v\u00ebrtet\u00eb.\u00a0 Nd\u00ebrsa, sa i p\u00ebrket ndikimit q\u00eb publikimi mund t\u00eb ket\u00eb n\u00eb hetime, duke marr\u00eb parasysh q\u00eb jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb disa versione rreth asaj q\u00eb shihet n\u00eb xhirime dhe jan\u00eb b\u00ebr\u00eb publike shumica e detajeve, publikimi i xhirimit ka pak mund\u00ebsi q\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb ato. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00ebse hetimi rezulton n\u00eb nj\u00eb rast gjyq\u00ebsor, materiale si kjo me siguri q\u00eb do t\u00eb b\u00ebheshin publike gjat\u00eb seancave gjyq\u00ebsore.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Kjo q\u00eb u tha m\u00eb lart vlen vet\u00ebm kur e drejta e privat\u00ebsis\u00eb shqyrtohet n\u00eb raport me media. Por e nj\u00ebjta nuk mund t\u00eb pretendohet kur n\u00eb pyetje jan\u00eb institucionet publike, sepse ato jan\u00eb t\u00eb obliguara t\u00eb ruajn\u00eb privat\u00ebsin\u00eb e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Rrjedhja e k\u00ebtij xhirimi \u00ebsht\u00eb vazhdim\u00ebsi e rrjedhjeve q\u00eb jan\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb her\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb ato n\u00eb rastin e ish-kryetarit t\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Apelit Salih Mekaj dhe n\u00eb rastin e p\u00ebrgjimeve ku p\u00ebrfshihet deputeti i Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs Adem Grabovci. N\u00eb k\u00ebto raste ku publikohen t\u00eb dh\u00ebna nga dosjet penale n\u00eb faza t\u00eb hershme edhe mund t\u00eb ket\u00eb shkelje t\u00eb privat\u00ebsis\u00eb, por p\u00ebrgjegj\u00ebse jan\u00eb institucionet dhe jo gazetar\u00ebt.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Prandaj, Avokati i Popullit me t\u00eb drejt\u00eb ka k\u00ebrkuar nga institucionet q\u00eb t\u00eb mos zbulohen detaje t\u00eb tilla. Nj\u00ebjt\u00eb ka vepruar edhe L\u00ebvizja Vet\u00ebvendosje! t\u00eb premten kur ngriti kall\u00ebzim penal kund\u00ebr institucioneve relevante p\u00ebr zbulim t\u00eb xhirimit, e jo kund\u00ebr mediave.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Raportimi i rasteve kaq t\u00eb ndjeshme k\u00ebrkon objektivitet, rigorizitet n\u00eb verifikimin e informatave dhe respektim t\u00eb standardeve etike n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos i kontribuohet uljes s\u00eb besimit n\u00eb media. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, politikan\u00ebt dhe qytetar\u00ebt duhet t\u00eb marrin parasysh q\u00eb gazetar\u00ebt kan\u00eb obligim t\u00eb informojn\u00eb publikun dhe t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebse institucionet, edhe kur ato lajme mund t\u00eb shkaktojn\u00eb fyerje e shqet\u00ebsime n\u00eb publik, sepse e kund\u00ebrta do t\u00eb ishte vet\u00ebcensur\u00eb.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">Pra duhet th\u00ebn\u00eb qart\u00eb se mediat ishin n\u00eb an\u00ebn e duhur n\u00eb rastin e publikimit t\u00eb xhirimeve nga qendra e paraburgimit e Prizrenit. Vet\u00ebvendosja ishte dit\u00ebt e fundit n\u00eb an\u00ebn e gabuar: t\u00eb censur\u00ebs dhe madje, k\u00ebrc\u00ebnimit. D\u00ebshtimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb i organeve shtet\u00ebrore: jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat hetimore dol\u00ebn jasht\u00eb, por se njeriu vdiq aty ku siguria garantohet.<\/p>\n<p class=\"ia2amp-p\">N\u00eb interes pakrahasimisht m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr publikun \u00ebsht\u00eb q\u00eb rasti Dehari t\u00eb ndri\u00e7ohet. N\u00eb rrug\u00eb e sip\u00ebr, ai ka p\u00ebr t\u00eb treguar shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr p\u00ebr shtetin e Kosov\u00ebs, VV-n\u00eb dhe mediat.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Rasti Dehari dhe mediat Mediat ishin n\u00eb an\u00ebn e duhur n\u00eb rastin e publikimit t\u00eb xhirimeve nga qendra e paraburgimit e Prizrenit: nuk ka shkelje privat\u00ebsie. Vet\u00ebvendosja ishte n\u00eb an\u00ebn e gabuar: t\u00eb censur\u00ebs dhe madje, k\u00ebrc\u00ebnimit. D\u00ebshtimi m\u00eb i madh \u00ebsht\u00eb i organeve shtet\u00ebrore: jo vet\u00ebm q\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat hetimore dol\u00ebn jasht\u00eb, por se [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":447,"featured_media":7239,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1078,972,976,833],"ppma_author":[1034],"class_list":["post-7237","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-astrit-dehari","tag-kosove","tag-media","tag-vv"],"authors":[{"term_id":1034,"user_id":447,"is_guest":0,"slug":"flutura-kusari","display_name":"Flutura Kusari","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto1-1.jpg"},"user_url":"","last_name":"Kusari","first_name":"Flutura","description":"Flutura Kusari \u00ebsht\u00eb juriste e s\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb medias dhe aktiviste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. Ajo monitoron zhvillimet q\u00eb nd\u00ebrlidhen me lirin\u00eb e shprehjes dhe t\u00eb medias n\u00eb Kosov\u00eb dhe avokon p\u00ebr mbrojtje t\u00eb gazetar\u00ebve dhe punonj\u00ebsve t\u00eb mediave. Flutura punon si k\u00ebshilltare e lart\u00eb ligjore n\u00eb Qendr\u00ebn Europiane p\u00ebr \r\nLiri t\u00eb Shtypit dhe Medias (ECPMF) n\u00eb Leipzig, Gjermani. P\u00ebrgjat\u00eb pun\u00ebs s\u00eb saj, ajo ka mb\u00ebshtetur qindra gazetar\u00eb n\u00eb Europ\u00eb q\u00eb ballafaqohen me padi, ndjekje penale dhe rreziqe t\u00eb tjera. Flutura avokon para institucioneve europiane p\u00ebr legjislacion dhe politika m\u00eb t\u00eb mira p\u00ebr mediat dhe gazetar\u00ebt. Flutura \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr themelueset e Koalicionit Kund\u00ebr Padive SLAPP n\u00eb Europ\u00eb (CASE) dhe sh\u00ebrben si eksperte p\u00ebr Bashkimin Evropian dhe K\u00ebshillin e Evrop\u00ebs n\u00eb draftimin e legjislacionit kund\u00ebr Padive Strategjike Kund\u00ebr Pjes\u00ebmarrjes Publike. Ajo ka doktoratur\u00eb n\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn e medias nga Universiteti i Gentit, Belgjik\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7237","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/447"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7237"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7237\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7238,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7237\/revisions\/7238"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7239"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7237"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7237"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7237"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7237"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}