{"id":7371,"date":"2024-09-09T14:13:34","date_gmt":"2024-09-09T12:13:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7371"},"modified":"2024-09-09T14:13:34","modified_gmt":"2024-09-09T12:13:34","slug":"gracka-e-radhes-e-vuciqit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/gracka-e-radhes-e-vuciqit\/","title":{"rendered":"Gracka e radh\u00ebs e Vu\u00e7iqit"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Para disa dit\u00ebsh, dy figura publike nga Serbia, t\u00eb njohura n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre t\u00eb drejta ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi, Sonja Biserko dhe Nenad \u00c7anak, q\u00ebndruan p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe e takuan kryeministrin Albin Kurti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">According to <\/span><a href=\"https:\/\/kryeministri.rks-gov.net\/blog\/254711\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">deklarat\u00ebs p\u00ebr shtyp<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> nga Zyra e kryeministrit, ata e njoftuan Kurtin se qeveria serbe ka filluar t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb banesa kolektive n\u00eb Sanxhak, n\u00eb p\u00ebrgatitje t\u00eb nj\u00eb eksodi t\u00eb serb\u00ebve nga Kosova. Madje, u tha se po b\u00ebheshin edhe p\u00ebrgatitjet p\u00ebr zhvendosjen e universitetit paralel \u201ct\u00eb Prishtin\u00ebs\u201d nga veriu i Mitrovic\u00ebs p\u00ebr n\u00eb Novi Pazar.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe pse pse ky lajm duhet konfirmuar, ai filimisht ting\u00ebllon si kredibil dhe brenda logjik\u00ebs operative t\u00eb nacionalizmit shtet\u00ebror serb. Kujtojm\u00eb k\u00ebtu p\u00ebrpjekjen e viteve \u201890 t\u00eb Millosheviqit p\u00ebr t\u2019i zhvendosur refugjat\u00ebt serb\u00eb nga Kroacia n\u00eb Kosov\u00eb, si pjes\u00eb e inxhineringut etnik p\u00ebr ta ndryshuar struktur\u00ebn demografike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nacionalist\u00ebt serb\u00eb mbase do t\u00eb mundoheshin ta kthenin problemin e serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb nj\u00eb mund\u00ebsi p\u00ebr \u201czgjidhjen e problemit\u201d t\u00eb shumic\u00ebs boshnjake n\u00eb Sanxhak. Nacionalizmi serb e sheh me dyshim \u201cproblemin\u201d mitik dhe t\u00eb sajuar t\u00eb quajtur \u201ckorridori i gjelb\u00ebr\u201d \u2013 gjegj\u00ebsisht, lidhjen e vazhdueshme territoriale t\u00eb popullsis\u00eb me shumic\u00eb myslimane nga Bosnja e deri n\u00eb Maqedoni, e cila n\u00eb Serbi kalon p\u00ebrmes Sanxhakut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb fakt, nuk \u00ebsht\u00eb fare larg mendsh se Serbia e Vu\u00e7iqit, jo vet\u00ebm se po p\u00ebrgatitet p\u00ebr skenarin e eksodit t\u00eb serb\u00ebve si nj\u00eb mund\u00ebsi, por me gjas\u00eb po e k\u00ebrkon dhe po i krijon kushtet p\u00ebr t\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Qysh prej d\u00ebshtimit t\u00eb sulmit terrorist n\u00eb Banjsk\u00eb nga militant\u00ebt serb\u00eb, ku Vu\u00e7iqi u kap me presh n\u00eb dor\u00eb dhe iu vizatua vija e kuqe nga NATO-ja dhe Policia e Kosov\u00ebs, ai \u00e7udit\u00ebrisht ka kaluar n\u00eb heshtje dhe ka hequr dor\u00eb nga veprimi aktiv politik n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs (s\u00eb paku nga veprimi i duksh\u00ebm), p\u00ebr dallim nga vitet e shkuara, ku \u00e7do veprim t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb veri e trajtonte me dram\u00eb si emergjenc\u00eb komb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pas largimit t\u00eb faktorit Milan Radoj\u00e7iq, kreut t\u00eb rrjetit kriminal n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs, autoritetet kosovare n\u00eb veri po shtyejn\u00eb dyer tashm\u00eb t\u00eb hapura, pa hasur n\u00eb asnj\u00eb rezistenc\u00eb. Edhe pse disa grupe serb\u00ebsh n\u00eb veri po organizojn\u00eb protesta, pjesa m\u00eb e madhe e tyre ndihen t\u00eb braktisur nga Serbia dhe jan\u00eb n\u00ebn m\u00ebshir\u00ebn e mbrojtjes dhe garancive q\u00eb i kan\u00eb nga bashk\u00ebsia nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si mund t\u00eb lexohet kjo heshtje e \u00e7uditshme e Vu\u00e7iqit ndaj veprimeve t\u00eb Kosov\u00ebs?\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pjes\u00ebrisht, konstruktiviteti mund t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb l\u00ebvizje taktike p\u00ebr t\u2019i shtensionuar raportet me Per\u00ebndimin, gj\u00eb q\u00eb iu shp\u00ebrblye me avion\u00ebt luftarak\u00eb \u201cRafale\u201d nga Franca dhe me <\/span><a href=\"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/marreveshja-per-litiumin-vulos-heshtjen-e-be-se-per-serbine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">marr\u00ebveshjen e litiumit<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga Gjermania.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por, rreziku i v\u00ebrtet\u00eb q\u00ebndron te mund\u00ebsia se kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb heshtje taktike p\u00ebrmes s\u00eb cil\u00ebs po nd\u00ebrtohet narracioni dhe po krijohen \u201ckushtet e duhura informative\u201d p\u00ebr nj\u00eb l\u00ebvizje t\u00eb befasishme dhe nj\u00eb eskalim, i cili mund ta realizoj\u00eb, mes t\u00eb tjerash, edhe skenarin e eksodit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Vu\u00e7iqi mbetet arkitekt i hegjemonis\u00eb s\u00eb re nacionaliste serbe, n\u00eb rrafshin afatgjat\u00eb ai duket se s\u00eb paku ka hequr dor\u00eb nga pretendimet territoriale p\u00ebr Kosov\u00ebn, sepse nuk u sh\u00ebrbejn\u00eb interesave t\u00eb tij. Kosova i sh\u00ebrben Vu\u00e7iqit m\u00eb shum\u00eb n\u00eb nj\u00eb form\u00eb tjet\u00ebr \u2013 si narracion propagandistik p\u00ebr politik\u00ebn e brendshme (viktimizmin dhe paranoj\u00ebn) dhe si zheton i negociatave me Per\u00ebndimin p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb tjera m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Kosova mbetet element i fuqish\u00ebm i nacionalizmit serb n\u00eb aspektin identitar dhe t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, Beogradi zyrtar realisht e di se Kosova \u00ebsht\u00eb e humbur. Ai po ashtu \u00ebsht\u00eb skajshm\u00ebrisht cinik dhe shp\u00ebrfill\u00ebs ndaj serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs. Ata mbeten aty ku kan\u00eb qen\u00eb qysh nga vitet \u201880 \u2013 si nj\u00eb mish p\u00ebr top dhe instrument i popullizmit t\u00eb nj\u00eb elite n\u00eb Beograd, e cila i trajton si numerikisht t\u00eb pap\u00ebrfillsh\u00ebm. Si\u00e7 ma tha para ca koh\u00ebsh nj\u00eb serb i Kosov\u00ebs, sot n\u00eb Serbi ka m\u00eb shum\u00eb serb\u00eb q\u00eb punojn\u00eb p\u00ebr kompani gjermane, sesa ka serb\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb!<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, skenari i eksodit t\u00eb serb\u00ebve \u00ebsht\u00eb skenari ideal i cili do ta ngujonte Vu\u00e7iqin n\u00eb pozit\u00ebn e viktimizimit nacionalist dhe do t\u2019ia ofronte pretekstin e p\u00ebrkyer n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Per\u00ebndimin, p\u00ebr t\u00eb refuzuar \u00e7far\u00ebdo diskutimi p\u00ebr njohjen apo edhe zhbllokimin nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Kosov\u00ebs \u2013 qoft\u00eb edhe me njohje <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">de facto<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> \u2013 t\u00eb cilin e siguronte Plani franko-gjerman.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por, p\u00ebr ta realizuar k\u00ebt\u00eb skenar, Vu\u00e7iqit i duhet roli aktiv i pal\u00ebs tjet\u00ebr \u2013 me fjal\u00eb t\u00eb tjera, vazhdimi i qasjes s\u00eb deritanishme t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb raport me veriun dhe me serb\u00ebt, i cili po i krijon pik\u00ebrisht parakushtet e p\u00ebrshkall\u00ebzimit dhe viktimizimit q\u00eb po e k\u00ebrkon Vu\u00e7iqi. Si\u00e7 <\/span><a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/fried-qeveria-e-kosoves-ben-beogradin-te-duket-pale-e-demtuar-\/33105451.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">deklaroi s\u00eb fundmi<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> ish-ndihm\u00ebsi i Sekretarit amerikan t\u00eb Shtetit, Daniel Fried: \u201cQeveria e Kosov\u00ebs ka arritur disi ta b\u00ebj\u00eb Qeverin\u00eb serbe n\u00eb Beograd t\u00eb duket si pal\u00eb e d\u00ebmtuar\u201d.\u00a0\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb vij\u00eb duhet lexuar edhe lutja e z. \u00c7anak n\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb plot\u00ebsuese mbi vizit\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/www.danas.rs\/vesti\/politika\/intervju-nenad-canak-informaciju-o-preseljenju-srba-sa-kim-u-sandzak-dobili-smo-sa-vise-strana\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">dh\u00ebn\u00eb gazet\u00ebs \u201cDanas\u201d<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">. Aty, ai, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb paksa diplomatike dhe mes rreshtash, potencoi se veprimet e pakoordinuara t\u00eb Kurtit me Per\u00ebndimin mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb skenarin e eksodit. N\u00eb k\u00ebt\u00eb vij\u00eb dhe me mund\u00ebsin\u00eb e p\u00ebrshkall\u00ebzimit n\u00eb mendje, mund t\u00eb kuptohen edhe thirrjet e vazhdueshme amerikane t\u00eb cilat u p\u00ebrforcuan nga vizita e shefit t\u00eb CIA-s, William Burns.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Fryma euforike e \u201cshtrirjes apo vendosjes s\u00eb sovranitetit\u201d, t\u00eb cil\u00ebn e ka nd\u00ebrtuar Qeveria e Kosov\u00ebs p\u00ebr efekte elektorale, si dhe marrja e p\u00ebrnj\u00ebhershme e shum\u00eb masave q\u00eb ua v\u00ebshtir\u00ebsojn\u00eb praktikisht jet\u00ebn serb\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt mbijetojn\u00eb nga rrogat e institucioneve t\u00eb Serbis\u00eb \u2013 pa ua ofruar atyre ndonj\u00eb alternativ\u00eb \u2013, trajtimi deri edhe i pjes\u00ebtar\u00ebve serb\u00eb t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile si armiq t\u00eb vendit, do t\u00eb lexohet ndoshta nga votuesit kosovar\u00eb si fitore politike, si drejt\u00ebsi p\u00ebrfundimtare historike dhe me shum\u00eb gjas\u00eb do t\u2019ia vuloste Kurtit nj\u00eb mandat t\u00eb dyt\u00eb.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Por, kjo qasje rrezikon ta ushqej\u00eb narracionin ku Kosova do t\u00eb faj\u00ebsohej p\u00ebr eksodin e serb\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt n\u00eb Kosov\u00eb ende po e vazhdojn\u00eb avazin e trajtimit t\u00eb serb\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs si problem i Serbis\u00eb dhe jo si p\u00ebrgjegj\u00ebsi e vendit. Madje, me eksodin potencial t\u00eb serb\u00ebve, shum\u00eb do t\u00eb ndiheshin t\u00eb lumtur \u2013 Vu\u00e7iqi, me gjas\u00eb, do t\u2019i pres\u00eb ata me qilim t\u00eb kuq n\u00eb Sanxhak apo zona t\u00eb tjera t\u00eb Serbis\u00eb ku ka kriz\u00eb dhe nevoj\u00eb akute p\u00ebr fuqi pun\u00ebtore.\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ata do t\u00eb ishin trofeu p\u00ebrmes t\u00eb cilit ai do ta shmangte \u00e7far\u00ebdo presioni per\u00ebndimor mbi Kosov\u00ebn dhe do t\u00eb ngulitej edhe m\u00eb fort n\u00eb pozit\u00ebn e sotme t\u00eb favorshme gjeopolitike \u2013 mir\u00eb me Per\u00ebndimin, mir\u00eb me Rusin\u00eb, dhe mir\u00eb me Kin\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nd\u00ebrkoh\u00eb, Kosova, krenare dhe sovrane, vigjilente ndaj armiqve t\u00eb brendsh\u00ebm dhe t\u00eb jasht\u00ebm, e dalldisur nga fitore t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme t\u00eb Pirros, si dhe e dehur nga freskia e uj\u00ebrave t\u00eb Ujmanit, rrezikon q\u00eb nga shkurtpam\u00ebsia kronike t\u00eb mbetet e cunguar si shtet i pakonsoliduar dhe i izoluar n\u00eb rajon, n\u00eb Europ\u00eb e n\u00eb bot\u00eb: mir\u00eb me ask\u00ebnd, e sidomos jo me veten e vet!<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para disa dit\u00ebsh, dy figura publike nga Serbia, t\u00eb njohura n\u00eb Kosov\u00eb p\u00ebr q\u00ebndrimet e tyre t\u00eb drejta ndaj shqiptar\u00ebve n\u00eb ish-Jugosllavi, Sonja Biserko dhe Nenad \u00c7anak, q\u00ebndruan p\u00ebr vizit\u00eb n\u00eb Prishtin\u00eb dhe e takuan kryeministrin Albin Kurti. Sipas deklarat\u00ebs p\u00ebr shtyp nga Zyra e kryeministrit, ata e njoftuan Kurtin se qeveria serbe ka filluar [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":438,"featured_media":6868,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[972,624,1091,637,998,971,1057],"ppma_author":[985],"class_list":["post-7371","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-kosove","tag-kryesore","tag-kurti","tag-nato","tag-politike","tag-serbi","tag-vucic"],"authors":[{"term_id":985,"user_id":438,"is_guest":0,"slug":"agon-maliqi","display_name":"Agon Maliqi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/Headshot-copy-3-1-scaled-e1721289936673.jpeg"},"user_url":"","last_name":"Maliqi","first_name":"Agon","description":"Agon Maliqi \u00ebsht\u00eb studiues, analist dhe aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile nga Prishtina, me banim n\u00eb Tiran\u00eb. Prej disa vitesh ai punon si k\u00ebshill\u00ebtar dhe studies i pavarur i \u00e7\u00ebshtjeve t\u00eb siguris\u00eb, paqes dhe demokracis\u00eb n\u00eb Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr nj\u00eb mori institutesh, organizatash dhe mediash vendase dhe nd\u00ebrkomb\u00eb\u00ebtare. Si aktivist i shoq\u00ebris\u00eb civile t\u00eb Kosov\u00ebs p\u00ebr thuajse 20 vite, zt. Maliqi mes tjerash ka qen\u00eb bashk\u00ebthemelues dhe drejtues per disa vite i platform\u00ebs sbunker. N\u00eb vitin 2019 ai q\u00ebndroi p\u00ebr gjysm\u00eb viti n\u00eb Uashington D.C si p\u00ebrfitues i Reagan-Fascell Democracy Fello\u00ebship n\u00eb Fondin Komb\u00ebtar t\u00eb Demokracis\u00eb (NED) n\u00eb SHBA. Sot ai \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e Grupit Strategjik p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor t\u00eb Fondacionit Heinrich B\u00f6ll (HBS) me baz\u00eb n\u00eb Berlin; pjes\u00eb e Task Forc\u00ebs rajonale t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor t\u00eb Institutit Republikan Nd\u00ebrkomb\u00ebtar (IRI) dhe an\u00ebtar i Koalicionit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr Rip\u00ebrt\u00ebritje Demokratike (ICDR) t\u00eb Forumit 2000 n\u00eb Prag\u00eb. Zt. Maliqi ka mbaruar studimet master p\u00ebr politikat e zhvillimit nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Duke University (SHBA) dhe ato bachelor p\u00ebr shkenca politike dhe marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Amerikan n\u00eb Bullgari."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7371","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/438"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7371"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7371\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7374,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7371\/revisions\/7374"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/6868"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7371"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7371"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7371"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7371"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}