{"id":7472,"date":"2019-03-12T15:05:57","date_gmt":"2019-03-12T13:05:57","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7472"},"modified":"2024-12-12T15:19:41","modified_gmt":"2024-12-12T13:19:41","slug":"per-nje-sociologji-te-te-drejtave-te-njeriut-nje-qasje-konstruksioniste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/per-nje-sociologji-te-te-drejtave-te-njeriut-nje-qasje-konstruksioniste\/","title":{"rendered":"P\u00ebr nj\u00eb Sociologji t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut &#8211; nj\u00eb qasje konstruksioniste"},"content":{"rendered":"<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">A \u00ebsht\u00eb e mundshme nj\u00eb Sociologji e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut? N\u00eb vijim po prezantoj qasjen e konstruksionizmit shoq\u00ebror p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem teorik q\u00eb ardhjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e shpjegon si rezultat i baraspesh\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb\/pushtetit nd\u00ebrmjet interesave politik\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb caktuar historik. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb qasje alterntative apo e pajtueshme me qasjen fondacionaliste ndaj t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut \u00ebsht\u00eb pyetja q\u00eb pashmangsh\u00ebm shtrohet n\u00eb k\u00ebto teorizime.<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Si\u00e7 e kemi shtjelluar n\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/vita-contemplativa-bllogje-tematike\/89900\/per-nje-sociologji-e-te-drejtave-te-njeriut-mdash-nje-qasje-fondacionaliste\"><span style=\"font-weight: 400;\">artikullin paraprak<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">, sociologu Bryan S. Turner ardhjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e shpjegonte p\u00ebrmes brisht\u00ebsis\u00eb njer\u00ebzore, k\u00ebrc\u00ebnimeve institucionale dhe empatis\u00eb kolektive. I pabindur n\u00eb argumentin fondacionalist t\u00eb propozuar nga Turneri, sociologu Malcolm Waters n\u00eb nj\u00eb shkrim t\u00eb tijin t\u00eb vitit 1996 i kund\u00ebrvihet propozimit q\u00eb Sociologjia t\u00eb zhvilloj\u00eb nj\u00eb qasje fondacionaliste p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut. [1]<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Watersi do q\u00eb diskutimin sociologjik p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut ta v\u00ebr\u00eb n\u00eb terrenin e teoris\u00eb s\u00eb konstruksionit shoq\u00ebror. K\u00ebshtu, ai argumenton se nj\u00eb teori sociologjike p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut duhet t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb qasje konstruksioniste q\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut i sheh si \u201cinstitucion specifik p\u00ebr kontekstin kulturor dhe historik\u201d, si dhe vet\u00eb universalitetin e tyre e sheh si \u201ckonstruksion njer\u00ebzor\u201d (Waters, 1996: 593). Waters insiston se, si \u00e7do dukuri e institucion tjet\u00ebr njer\u00ebzor, edhe t\u00eb drejtat e njeriut duhet t\u00eb shihen p\u00ebrmes k\u00ebndv\u00ebshtrimit t\u00eb konstruksionit shoq\u00ebror q\u00eb thot\u00eb se e t\u00ebr\u00eb jeta shoq\u00ebrore \u00ebsht\u00eb dhe duhet t\u00eb shihet si krijim shoq\u00ebror, kulturor e historik. N\u00eb rastin e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut, Waters propozon q\u00eb ato t\u00eb shihen si produkt i baraspesh\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb\/pushtetit nd\u00ebrmjet interesave politik\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb caktuar historik. Ai beson se teoria e konstruksionit shoq\u00ebror \u00ebsht\u00eb m\u00eb e p\u00ebrshtatshme se teorit\u00eb fondacionaliste p\u00ebr t\u00eb \u201cshpjeguar zanafill\u00ebn historike t\u00eb instituticioneve t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut\u201d (Waters, 1996: 598).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Teoria e konstruksionit shoq\u00ebror e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut shtron pyetje q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me zanafill\u00ebn e ideve dhe diskurseve t\u00eb t\u00eb drejtave dhe praktik\u00ebn e tyre shoq\u00ebrore: si vijn\u00eb t\u00eb drejtat n\u00eb realitetin shoq\u00ebror; si operojn\u00eb ato n\u00eb praktik\u00ebn shoq\u00ebrore; interesave t\u00eb kujt i sh\u00ebrbejn\u00eb dhe interesat e kujt i mbrojn\u00eb dhe si garantohen ose kufizohen ato nga ligji i shkruar dhe praktika ligjore. P\u00ebr shembull, pyetjet tipike q\u00eb teoria konstruksioniste n\u00eb Sociologji b\u00ebn n\u00eb lidhje me t\u00eb drejtat e njeriut jan\u00eb: n\u00eb \u00e7\u2019m\u00ebnyr\u00eb lindin t\u00eb drejtat n\u00eb nj\u00eb realitet shoq\u00ebror; kush, p\u00ebr k\u00eb, nga kush dhe n\u00eb \u00e7\u2019kontekst shoq\u00ebror krijohen t\u00eb drejtat; si ndikohen t\u00eb drejtat nga konteksti shoq\u00ebror, politik dhe ekonomik n\u00eb t\u00eb cilin lindin; n\u00eb interes t\u00eb kujt ngriten pretendimet p\u00ebr t\u00eb drejtat; \u00e7far\u00eb roli luajn\u00eb strukturat shoq\u00ebrore p\u00ebrkitazi me t\u00eb drejtat; si ndikojn\u00eb raportet e pushtetit n\u00eb krijimin dhe funksionin e t\u00eb drejtave; n\u00eb \u00e7\u2019mas\u00eb garantohen e kufizohen t\u00eb drejtat nga ligji, e t\u00eb ngjashme. Sociologjia duhet t\u00eb analizoj\u00eb rrethanat q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb ose pamund\u00ebsojn\u00eb daljen e k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejtat dhe t\u00eb shpjegoj\u00eb p\u00ebrse, kur, si dhe n\u00ebn \u00e7far\u00eb rrethanash\u201d dalin, ose nuk dalin, k\u00ebrkesat p\u00ebr t\u00eb drejtat n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebto pyetje q\u00eb synojn\u00eb t\u00eb zbulojn\u00eb rrethanat e daljes s\u00eb k\u00ebrkesave p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, na orientojn\u00eb nga p\u00ebrgjigje t\u00eb cilat nuk kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me universalitetin e t\u00eb drejtave, por me analiz\u00ebn e m\u00ebnyrave t\u00eb ndryshme t\u00eb k\u00ebrkesave t\u00eb praktik\u00ebs s\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut. P\u00ebrmbledhtazi, Sociologjia synon t\u00eb kuptoj\u00eb rrethanat n\u00eb t\u00eb cilat lindin t\u00eb drejtat dhe t\u00eb tregoj\u00eb sesi diskursi dhe praktika e t\u00eb drejtave varen nga ato rrethana. N\u00eb k\u00ebt\u00eb linj\u00eb argumentimi, zanafill\u00ebn e Deklarat\u00ebs Universale t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut t\u00eb OKB-s\u00eb t\u00eb vitit 1946 dhe p\u00ebrhapjen e zbatimin e parimeve t\u00eb saj, Waters i gjen te kat\u00ebr grupe t\u00eb interesave: \u201cinteresat e aleat\u00ebve ngadh\u00ebnjyes n\u00eb Luft\u00ebn e dyt\u00eb bot\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb stigmatizuar dhe penalizuaar armiqt\u00eb humb\u00ebs t\u00eb luft\u00ebs; interesat e shteteve pjes\u00ebmarr\u00ebse n\u00eb Luft\u00ebn e ftoht\u00eb p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebnuar\/diskredituar legjitimiteti e nj\u00ebri-tjetrit: interesat e superfuqive p\u00ebr t\u00eb legjitimuar intervenimin n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e shteteve t\u00eb tjera dhe interesat e grupeve n\u00eb disavantazh p\u00ebr t\u00eb pretenduar t\u00eb drejta kund\u00ebr veprimeve t\u00eb shtetit\u201d (Waters, 1996: 597).<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb p\u00ebrgjigjen e tij ndaj artikullit t\u00eb Watersit, Turneri nuk e p\u00ebrjashton mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb shihen nga pik\u00ebpamja konstruksioniste.[2] N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, ai nuk e pranon dikotomin\u00eb n\u00eb mes fondacionalizmit dhe konstruksionizmit si epistemologji e shkencave shoq\u00ebrore. Turneri nuk sheh ndonj\u00eb kund\u00ebrth\u00ebnie n\u00eb mes teoris\u00eb fondacionaliste dhe asaj konstruksioniste t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe insiston se \u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb \u201ct\u00eb drejtat e njeriut t\u00eb ken\u00eb ontologji fondacionaliste, n\u00eb kuptimin se qeniet njer\u00ebzore jan\u00eb t\u00eb brishta, dhe t\u00eb pranohet argumenti se t\u00eb drejtat e njeriut do t\u00eb konstruktohen n\u00eb m\u00ebnyra kontingjente dhe jo t\u00eb nj\u00ebjtrajtshme, sipas karakteristikave t\u00eb ve\u00e7anta t\u00eb shoq\u00ebrive n\u00eb t\u00eb cilat zhvillohen ato dhe si rezultat i konflikteve p\u00ebr interesa politik\u00eb\u201d (Turner, 1997: 566). Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, Turneri do t\u00eb argumentoj\u00eb se pavar\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb drejtat e njeriut bazohen n\u00eb nj\u00eb ontologji universale njer\u00ebzore, nga pik\u00ebpamja e konstruksionizmit shoq\u00ebror, ato mund t\u00eb shihen si reprezantime kulturore q\u00eb realizohen n\u00eb trajta dhe shkall\u00eb t\u00eb ndryshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim dhe p\u00ebrtej debatit dikotomik nd\u00ebrmjet universalizmit dhe partikularizmit, studimet etnografike n\u00eb Antropologji kan\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pah nd\u00ebrveprimin e kulturave me t\u00eb drejtat e njeriut, dometh\u00ebn\u00eb sesi kulturat lokale n\u00eb nd\u00ebrveprim me koncepcionet universale t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut rezultojn\u00eb n\u00eb kultura t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb nuk jan\u00eb as universale as partikulare tamam. Natyrisht, g\u00ebrshetime t\u00eb tilla t\u00eb lokales e partikulares me globalen dhe universalen nuk mund t\u00eb p\u00ebrthekohen as vet\u00ebm nga teoria fondacionaliste e as vet\u00ebm nga teoria konstruksioniste. Prandaj, dikotomia mes fondacionalizmit universal dhe konstruksionizmit partikular \u00ebsht\u00eb e pafrytshme n\u00eb Sociologjin\u00eb e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">&#8212;-<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">[1]\u00a0 Malcolm Waters, \u201cHuman Rights and the universalisation of interests: toward a social constructionist approach\u201d [T\u00eb drejtat e njeriut dhe universalizimi i interesave: drejt nj\u00eb qasje t\u00eb konstruksionizmit shoq\u00ebror], 1996.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">[2] Bryan S. Turner, \u201cA neo-Hobbesian theory of human rights: a reply to Malcolm Waters\u201d [Nj\u00eb teori neo-hobsiane p\u00ebr t\u00eb dretjat e njeriut: p\u00ebrgjigje ndaj Malcolm Waters-it], 1997.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>A \u00ebsht\u00eb e mundshme nj\u00eb Sociologji e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut? N\u00eb vijim po prezantoj qasjen e konstruksionizmit shoq\u00ebror p\u00ebr k\u00ebt\u00eb problem teorik q\u00eb ardhjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut e shpjegon si rezultat i baraspesh\u00ebs s\u00eb fuqis\u00eb\/pushtetit nd\u00ebrmjet interesave politik\u00eb n\u00eb nj\u00eb kontekst t\u00eb caktuar historik. A \u00ebsht\u00eb kjo nj\u00eb qasje alterntative apo e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":196,"featured_media":7393,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[953,1009,1099],"ppma_author":[700],"class_list":["post-7472","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-sociologji","tag-te-drejtat-e-njeriut","tag-vita-contemplativa"],"authors":[{"term_id":700,"user_id":196,"is_guest":0,"slug":"gezim-selaci","display_name":"G\u00ebzim Selaci","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/10\/1-1-e1728652765257.jpg"},"user_url":"","last_name":"Selaci","first_name":"G\u00ebzim","description":"G\u00ebzimi Selaci \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebrues n\u00eb Departamentin e Sociologjis\u00eb n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka studiuar Sociologji dhe Teori politike n\u00eb Prishtin\u00eb, Lond\u00ebr dhe Budapest. Specializimi i tij ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me legjitimimin e pushtetit dhe nd\u00ebrtimin e shtetit. Interesimi i tij p\u00ebrq\u00ebndrohet tek politika dhe pushteti n\u00eb shoq\u00ebri nga perspektiva nd\u00ebrdisiplinore dhe shtrihet tek t\u00eb kuptuarit e pranimit\/mospranimit t\u00eb autoritetit, dinamik\u00ebs s\u00eb identiteteve kolektive, si dhe aktivizmit politik."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7472","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/196"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7472"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7472\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7473,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7472\/revisions\/7473"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7393"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7472"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7472"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7472"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7472"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}