{"id":7546,"date":"2021-06-30T11:53:55","date_gmt":"2021-06-30T09:53:55","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7546"},"modified":"2024-09-11T11:57:17","modified_gmt":"2024-09-11T09:57:17","slug":"lajmet-e-rreme-dhe-konfuzioni-ne-kohe-pandemie-ne-kosove","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/lajmet-e-rreme-dhe-konfuzioni-ne-kohe-pandemie-ne-kosove\/","title":{"rendered":"Lajmet e rreme dhe konfuzioni n\u00eb koh\u00eb pandemie n\u00eb Kosov\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><strong>Teorit\u00eb e konspiracionit dhe lajmet e rreme shp\u00ebrndaheshin m\u00eb shpejt se vet\u00eb virusi. Ato nuk njihnin kufij, mosh\u00eb, gjini apo edhe komb\u00ebsi.<\/strong><\/p>\n<p>Q\u00eb nga shfaqja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e virusit Kovid-19 n\u00eb Kin\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr efektet e drejtp\u00ebrdrejta ishte edhe shp\u00ebrndarja masive dhe, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, e pakontrolluar e lajmeve t\u00eb rreme. Duke marr\u00eb parasysh se n\u00eb at\u00eb periudh\u00eb ky virus ishte i panjohur p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb e till\u00eb krijonte mund\u00ebsi t\u00eb panum\u00ebrta q\u00eb rreth tij t\u00eb ngriheshin teori dhe hipoteza t\u00eb shumta lidhur me prejardhjen, \u201cshpikjen\u201d e q\u00ebllimshme laboratorike, shp\u00ebrndarjen agresive e n\u00eb distanc\u00eb, efektet e drejtp\u00ebrdrejta dhe pasojat afatgjata t\u00eb infektimit.<\/p>\n<p>Teorit\u00eb e konspiracionit dhe lajmet e rreme shp\u00ebrndaheshin m\u00eb shpejt se vet\u00eb virusi. Ato nuk njihnin kufij, mosh\u00eb, gjini apo edhe komb\u00ebsi. P\u00ebr shkak te frik\u00ebs, ankthit, pasiguris\u00eb apo edhe karantinimit, t\u00eb gjith\u00eb ishim \u201ckonsumues\u201d t\u00eb rregullt t\u00eb k\u00ebtyre \u201clajmeve\u201d. Por, ndon\u00ebse q\u00ebllimet e tyre ishin t\u00eb ndryshme \u2013 duke filluar nga p\u00ebrhapja e dizinformatave, tek p\u00ebrhapja e panikut apo p\u00ebrfitimi financiar \u2013 duhet theksuar se efektet e lajmeve t\u00eb rreme te njer\u00ebzit, sidomos ato t\u00eb natyr\u00ebs psikologjike, ishin (dhe n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve vazhdojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb) t\u00eb m\u00ebdha. Duhet th\u00ebn\u00eb se \u2013 ku m\u00eb shum\u00eb e ku m\u00eb pak \u2013 situat\u00eb e ngjashme mbizot\u00ebronte gati n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn \u2013 pa p\u00ebrjashtuar k\u00ebtu vendet e rajonit dhe Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Q\u00eb nga shfaqja e rastit t\u00eb par\u00eb t\u00eb infektimit n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb mars t\u00eb vitit 2020, ashtu si edhe n\u00eb shum\u00eb vende t\u00eb tjera t\u00eb bot\u00ebs, mediat luajt\u00ebn rol t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb ngritjen e vet\u00ebdijes s\u00eb qytetar\u00ebve rreth pandemis\u00eb dhe shpjegimit t\u00eb formave t\u00eb ndryshme t\u00eb mbrojtjes nga virusi. Por, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, paralelisht me lajmet p\u00ebr virusin, n\u00eb num\u00ebr t\u00eb konsideruesh\u00ebm filluan t\u00eb shfaqeshin edhe lajmet e rrem\u00eb dhe dizinformatat lidhur me virusin, gj\u00eb q\u00eb kishte krijuar frik\u00eb, panik\u00eb, ankth dhe pasiguri sociale te njer\u00ebzit.<\/p>\n<h5><strong>Rrjetet sociale si burim primar i informimit gjat\u00eb pandemis\u00eb<\/strong><\/h5>\n<p>Mb\u00ebshtetur n\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e institucioneve t\u00eb specializuara, Kosova ka mesataren m\u00eb t\u00eb lart\u00eb n\u00eb rajon sa i p\u00ebrket qasjes n\u00eb internet. Madje, sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/ask.rks-gov.net\/sq\/agjencia-e-statistikave-te-kosoves\/add-news\/rezultatet-e-anketes-se-perdorimit-te-teknologjise-informative-dhe-komunikimit-tik-2020\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Agjencis\u00eb s\u00eb Statistikave t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a>\u00a0(ASK), krahasuar me statistikat e ofruara nga Eurostat, rezulton se 93% e familjeve n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb qasje n\u00eb internet, kurse kjo mesatare n\u00eb vendet e Bashkimit Evropian (BE) \u00ebsht\u00eb 89%. Kjo domosdo e rrit realisht mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb pjesa m\u00eb e madhe e kosovar\u00ebve t\u00eb p\u00ebrdorin burimet elektronike, konkretisht rrjetet sociale, si burimin kryesor dhe m\u00eb t\u00eb frekuentuesh\u00ebm nga ku marrin informacionet periodike p\u00ebr virusin dhe trendin e zhvillimit t\u00eb pandemis\u00eb. Nj\u00eb supozim i till\u00eb n\u00eb fakt konfirmohet edhe nga studime empirike. Sipas nj\u00eb hulumtimi t\u00eb publikuar n\u00eb n\u00ebntor t\u00eb vitit 2020 u konstatua se mbi 51% e qytetar\u00ebve n\u00eb Kosov\u00eb deklaronin se burimi i tyre primar i informacionit gjat\u00eb pandemis\u00eb \u2013 dhe sidomos gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb karantinimit \u2013 kan\u00eb qen\u00eb rrjetet sociale. Mbi 33% prej tyre kan\u00eb shfryt\u00ebzuar televizionin si burim informacioni, kurse 14.1% portalet e ndryshme.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, tashm\u00eb dihet bot\u00ebrisht se mjeti kryesor i shp\u00ebrndarjes s\u00eb lajmeve t\u00eb rreme, publikimit t\u00eb lajmeve t\u00eb pasakta dhe dizinformatave jan\u00eb rrjetet sociale. Pra, kur numri i madh i njer\u00ebzve me qasje n\u00eb internet kombinohet me p\u00ebrdorimin masiv t\u00eb rrjeteve sociale dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, g\u00ebrshetohet me nj\u00eb situat\u00eb pandemike p\u00ebrplot paqart\u00ebsi e pasiguri, kjo p\u00ebrb\u00ebn terrenin ideal dhe shum\u00eb \u201cpjellor\u201d p\u00ebr \u201cshpikjen\u201d dhe shp\u00ebrndarjen masive t\u00eb lajmeve t\u00eb rreme dhe dizinformatave.<\/p>\n<p>Institucionet profesionale q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb me monitorimin e situat\u00ebs kan\u00eb konstatuar se, q\u00eb nga identifikimi i rastit t\u00eb par\u00eb zyrtar me Kovid-19 n\u00eb Kosov\u00eb, numri i portaleve apo rrjeteve sociale q\u00eb synonin q\u00eb n\u00eb form\u00eb t\u00eb pap\u00ebrgjegjshme t\u00eb shfryt\u00ebzonin kriz\u00ebn sh\u00ebndet\u00ebsore, u rrit duksh\u00ebm. Gjegj\u00ebsisht, sipas\u00a0<a href=\"https:\/\/digicomnet.org\/disinformation-kosovo\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Rrjetit Digjital t\u00eb Komunikimit<\/a>, gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb pandemis\u00eb (sidomos n\u00eb gjasht\u00ebmujorin e par\u00eb) \u00ebsht\u00eb identifikuar nj\u00eb trend n\u00eb rritje i themelimit t\u00eb dhjet\u00ebra faqeve t\u00eb internetit, duke u prezantuar n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve si portale lajmesh.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ky institucion thekson se ka pasur nj\u00eb mori faqesh q\u00eb jan\u00eb krijuar n\u00eb platformat e rrjeteve sociale (Facebook dhe Twitter etj.), ku k\u00ebto t\u00eb fundit pastaj u b\u00ebn\u00eb burime t\u00eb keqinformimit dhe dizinformimit, duke p\u00ebrdorur tituj t\u00eb bujsh\u00ebm e bombastik, informacione dhe tekste t\u00eb paverifikuara, pa mb\u00ebshtetje n\u00eb fakte, referenca t\u00eb besueshme apo burime t\u00eb verifikueshme. Rrjedhimisht, duket se Kosova nuk ka qen\u00eb aspak imune ndaj histerive t\u00eb dizinformimit q\u00eb kan\u00eb pllakosur pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb rajonit (dhe bot\u00ebs). K\u00ebshtu,\u00a0<em>Z\u00ebri<\/em>,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.europarl.europa.eu\/RegData\/etudes\/STUD\/2020\/653621\/EXPO_STU(2020)653621_EN.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">portal nga Kosova<\/a>\u00a0publikoi nj\u00eb histori mashtruese mbi nj\u00eb kompani farmaceutike, bashk\u00ebthemelues i t\u00eb cil\u00ebs \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kosovar, se gjoja kishte zhvilluar nj\u00eb trajtim premtues p\u00ebr Kovid-19.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nj\u00eb faqe tjet\u00ebr e internetit, Kult Plus, projektoi dhe nxiti nj\u00eb rol negativ t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.europarl.europa.eu\/RegData\/etudes\/STUD\/2020\/653621\/EXPO_STU(2020)653621_EN.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Bill Gates<\/a>\u00a0n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb. Burime t\u00eb tilla si rastet e sip\u00ebrp\u00ebrmendur jan\u00eb shfryt\u00ebzuar p\u00ebr t\u2019u shp\u00ebrndar\u00eb dizinformata t\u00eb ndryshme n\u00eb lidhje me p\u00ebrhapjen\/mosp\u00ebrhapjen e virusit, \u201crrezikun\u201d nga marrja e vaksin\u00ebs, apo mosekzistimin fare t\u00eb virusit etj. I gjith\u00eb ky lloj keqinformimi dhe dizinformimi nga burime jo t\u00eb besueshme ka pasur si synim audienc\u00ebn kosovare e cila n\u00eb shum\u00eb raste ka r\u00ebn\u00eb viktim\u00eb e k\u00ebtyre taktikave dhe, me ose pa q\u00ebllim, ka sh\u00ebrbyer edhe vet\u00eb si nj\u00eb \u201cmjet interlokutor\u201d p\u00ebr multiplikimin e k\u00ebtij lloji lajmesh n\u00eb mediat sociale.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-11096\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/06\/Virusot-mozebi-zabavuva-no-laznite-vesti-i-natamu-se-vo-poln-ek.jpg\" alt=\"Virusot mozebi zabavuva no laznite vesti i natamu se vo poln ek\" \/><\/p>\n<p>Burimi: sq.globalvoices.org<\/p>\n<h5><strong>Mohimi i virusit si \u201cmekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs\u201d<\/strong><\/h5>\n<p>Nj\u00eb tjet\u00ebr fenomen shqet\u00ebsues i cili \u00ebsht\u00eb identifikuar n\u00eb vende t\u00eb tjera, por edhe n\u00eb Kosov\u00eb ka qen\u00eb mungesa e besimit n\u00eb ekzistenc\u00ebn e vet\u00eb virusit. Pra, mohimi i k\u00ebrc\u00ebnimit potencial ka sh\u00ebrbyer si \u201cmekaniz\u00ebm mbrojt\u00ebs\u201d p\u00ebr t\u2019iu shmangur virusit! Informatat e shp\u00ebrndara, p\u00ebrfshi k\u00ebtu edhe lajmet e rreme n\u00eb lidhje me virusin, padyshim q\u00eb kan\u00eb ndihmuar krijimin e nj\u00eb opinioni dhe q\u00ebndrimi t\u00eb till\u00eb. Sipas nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/lajme365.com\/sondazh-kosovaret-nuk-besojne-se-covid-19-ekziston-ne-kosove\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hulumtimi<\/a>\u00a0t\u00eb realizuar n\u00eb korrik t\u00eb vitit 2020, 29% e kosovar\u00ebve pohuan se nuk besojn\u00eb se ekziston fare virusi Kovid-19, kurse 61.5% konsideronin se \u00e7\u00ebshtja e virusit po mbivler\u00ebsohet s\u00eb tep\u00ebrmi pasi konsiderojn\u00eb se virusi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb pak i rreziksh\u00ebm se sa portretizohet n\u00ebp\u00ebr media.<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga ky grup, nj\u00eb pjes\u00eb e pjes\u00ebmarr\u00ebsve n\u00eb hulumtim jan\u00eb shprehur se besojn\u00eb n\u00eb ekzistenc\u00ebn e k\u00ebtij virusi, mir\u00ebpo dyshojn\u00eb n\u00eb numrin e rasteve t\u00eb t\u00eb infektuarve \u2013 pra, nuk u besojn\u00eb shifrave zyrtare t\u00eb raportuara nga institucionet e specializuara. M\u00eb sakt\u00ebsisht, 43.8% e respondent\u00ebve konsideronin se numri i t\u00eb infektuarve q\u00eb raportohet n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madh. Nd\u00ebrsa, 31.9% e tyre besojn\u00eb se ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb m\u00eb i vog\u00ebl se q\u00eb \u00ebsht\u00eb realisht. Kurse, vet\u00ebm 24.2% ishin t\u00eb mendimit se numri i rasteve t\u00eb raportuara nga institucionet relevante \u00ebsht\u00eb real.<\/p>\n<h5><strong>Efektet negative psikologjike t\u00eb lajmeve t\u00eb rreme dhe dizinformatave<\/strong><\/h5>\n<p>Dihet se lajmet e rreme dhe dizinformatat mund te ken\u00eb q\u00ebllime t\u00eb ndryshme si\u00e7 jan\u00eb: t\u00ebrheqja e sa m\u00eb shum\u00eb lexuesve dhe vizitor\u00ebve n\u00eb faqet e internetit ku publikohen, p\u00ebrvet\u00ebsimi i p\u00ebrfitimeve financiare nga persona t\u00eb caktuar, apo edhe p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e nevojave t\u00eb caktuara sociale p\u00ebr njer\u00ebzit apo grupet e ndryshme shoq\u00ebrore. Por, n\u00eb shumic\u00ebn e rasteve anashkalohet fakti i efekteve negative psikologjike q\u00eb k\u00ebto \u201clajme\u201d kane te lexuesit, e q\u00eb mund t\u00eb manifestohen n\u00eb shum\u00eb trajta si: rritja e nivelit t\u00eb ankthit, frik\u00ebs apo edhe pasiguris\u00eb te qytetar\u00ebt. N\u00eb fakt, efektet e keqinformimit n\u00eb sh\u00ebndet jan\u00eb studiuar gjer\u00ebsisht n\u00eb fush\u00ebn e psikologjis\u00eb kognitive dhe komunikimit sh\u00ebndet\u00ebsor.\u00a0<a href=\"https:\/\/psycnet.apa.org\/record\/2002-13653-004\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Psikolog\u00ebt social<\/a>\u00a0kan\u00eb arritur q\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtojn\u00eb nj\u00eb lidhje kauzale mes niveleve t\u00eb larta t\u00eb ankthit dhe shp\u00ebrndarjes s\u00eb lajmeve t\u00eb rreme. Studiues t\u00eb ndrysh\u00ebm kan\u00eb kryer\u00a0<a href=\"https:\/\/journals.plos.org\/plosone\/article?id=10.1371\/journal.pone.0014118\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">hulumtime<\/a>\u00a0t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/bfi.uchicago.edu\/working-paper\/2020-44\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">tjera<\/a>\u00a0relevante lidhur me relacionin q\u00eb kan\u00eb format e ndryshme t\u00eb katastrofave\/fatkeq\u00ebsive q\u00eb mund t\u2019u ndodhin njer\u00ebzve (qofshin ato t\u00eb krijuara nga njer\u00ebzit apo t\u00eb shkaktuara nga natyra) dhe krijimit t\u00eb thashethemeve, spekulimeve apo edhe lajmeve t\u00eb rreme. Kjo vjen nga fakti se n\u00eb periudha kur mbizot\u00ebron nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje apo nj\u00eb fenomen i panjohur m\u00eb par\u00eb, ka shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb q\u00eb njer\u00ebzit t\u00eb mb\u00ebshteten n\u00eb thashetheme, spekulime dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.sciencedirect.com\/science\/article\/pii\/S0277953619305465\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">paragjykime<\/a>\u00a0si form\u00eb interpretimi apo shpjegimi t\u00eb k\u00ebsaj t\u00eb panjohure.<\/p>\n<p>Aktualisht nuk ekzistojn\u00eb publikime t\u00eb mjaftueshme me relevanc\u00eb shkencore n\u00eb rastin e Kosov\u00ebs q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb hidhnin drit\u00eb shum\u00ebdimensionale mbi lidhjen e mundshme shkak\u00ebsore n\u00eb mes t\u00eb ekspozimit ndaj lajmeve t\u00eb rreme dhe dizinformatave lidhur me pandemin\u00eb dhe rritjes s\u00eb mundshme t\u00eb nivelit t\u00eb stresit, apo gjendjeve t\u00eb tjera psikologjike. Megjithat\u00eb, sipas nj\u00eb hulumtimi empirik t\u00eb realizuar nga dy sociolog\u00eb \u00ebsht\u00eb evidentuar se tek 60.9% e qytetar\u00ebve pjes\u00ebmarr\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb studim, pandemia ka shkaktuar frik\u00eb, panik (45.7%), ankth (34.8%) dhe pasiguri sociale te 76.3% e pjes\u00ebmarr\u00ebsve. Kjo pasiguri, ky panik apo edhe frik\u00eb \u00ebsht\u00eb manifestuar ndryshe n\u00eb vende t\u00eb ndryshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, n\u00eb SHBA, njer\u00ebzit nga pasiguria, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme shpejtonin t\u00eb blinin sasi t\u00eb m\u00ebdha letrash higjienike. Kurse n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 sidomos n\u00eb muajin e par\u00eb t\u00eb pandemis\u00eb \u2013 u krijua p\u00ebrshtypja se njer\u00ebzit do t\u00eb mbeten pa sasi t\u00eb mjaftueshme t\u00eb ushqimeve elementare dhe n\u00eb panik e sip\u00ebr blinin rezerva t\u00eb m\u00ebdha mielli, vaji, sheqeri dhe produkte t\u00eb tjera elementare. Nuk do mend se element i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb p\u00ebrhapjen e k\u00ebtij paniku gjith\u00ebpopullor kan\u00eb qen\u00eb edhe lajmet e rreme, lajmet e nd\u00ebrtuara mbi gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrteta dhe dizinformata q\u00eb shp\u00ebrndaheshin prore nga rrjetet sociale, por viktima t\u00eb tyre jo rrall\u00eb ishin edhe mediat konvencionale me p\u00ebrvoj\u00eb dhe staf t\u00eb konsoliduar.<\/p>\n<p>Derisa informatat, thashethemet dhe frika p\u00ebrzihen dhe shp\u00ebrndahen, b\u00ebhet e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb m\u00ebsosh informacion e duhur dhe thelb\u00ebsor rreth nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje. Kur marrim n\u00eb konsiderat\u00eb p\u00ebrdorimin masiv t\u00eb mediave sociale n\u00eb nivel vendi dhe nivel global, situata t\u00eb tilla b\u00ebhen shum\u00eb t\u00eb rrezikshme dhe potencialisht shum\u00eb t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb \u201ckonsumuesit\u201d e k\u00ebtyre informacioneve t\u00eb shumta dhe, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb e rrezikshme, t\u00eb p\u00ebrziera me t\u00eb pav\u00ebrteta dhe me \u201clajme t\u00eb rreme\u201d njer\u00ebzit mbingarkohen me m\u00eb shum\u00eb informacion sesa mund n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u2019i \u201cprocesojn\u00eb\u201d. Sipas nj\u00eb studimi t\u00eb realizuar n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/advances.sciencemag.org\/content\/6\/42\/eabd5390\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Universitetin e Kalifornis\u00eb<\/a>\u00a0n\u00eb SHBA, pas ekspozimit ditor ndaj lajmeve lidhur me Kovid-19, njer\u00ebzit kan\u00eb shum\u00eb t\u00eb ngjar\u00eb t\u00eb shfaqnin \u201cstres akut\u201d dhe \u201csimptoma depresive\u201d.<\/p>\n<p>Gjithashtu, konkludon ky studim, ekspozimi afatgjat\u00eb ndaj lajmeve lidhur me pandemin\u00eb dhe informacioneve kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse i kombinuar me \u201cstresor\u00eb sekondar\u00eb\u201d si humbja e pun\u00ebs, ulja e pag\u00ebs apo mungesa e gj\u00ebrave elementare dhe t\u00eb nevojshme p\u00ebr jet\u00eb normale, jan\u00eb elemente dhe faktor\u00eb baz\u00eb n\u00eb zhvillimin e simptomave t\u00eb problemeve me sh\u00ebndetin mendor.<\/p>\n<p>Praktikisht, pjesa m\u00eb e madhe e k\u00ebtyre informacioneve \u2013 ve\u00e7an\u00ebrisht ato n\u00eb internet, duke mos p\u00ebrjashtuar disa portale \u2013 p\u00ebrfshijn\u00eb thashetheme shqet\u00ebsuese, teori konspirative dhe deklarata t\u00eb pabazuara q\u00eb ngat\u00ebrrojn\u00eb, mashtrojn\u00eb dhe frik\u00ebsojn\u00eb qytetar\u00ebt duke ngjall\u00eb ankth, panik, stres, huti, apo edhe munges\u00eb p\u00ebrqendrimi p\u00ebr t\u2019u p\u00ebrballur me problemet e p\u00ebrditshme. Andaj, n\u00eb raste t\u00eb pandemive globale, si kjo me t\u00eb cil\u00ebn po p\u00ebrballemi aktualisht, \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm komunikimi i duhur nga ana e mediave dhe transmetimi adekuat i t\u00eb dh\u00ebnave mbi numrin e t\u00eb infektuarve, vdekjeve dhe p\u00ebrshkrimin e ngjarjeve n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb korrekte duke respektuar n\u00eb p\u00ebrpik\u00ebri kodet etike dhe parimet profesionale.<\/p>\n<p>Qytetar\u00ebt, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, duhet t\u00eb jen\u00eb t\u00eb kujdessh\u00ebm kur lexojn\u00eb media t\u00eb ndryshme dhe, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, duhet t\u00eb zhvillojn\u00eb shkatht\u00ebsi t\u00eb nevojshme p\u00ebr identifikimin e lajmeve potencialisht t\u00eb rreme dhe dizinformatave. Gjithashtu, konsideroj se institucionet publike, sidomos ato arsimore, duhet t\u00eb angazhohen n\u00eb organizimin e ligj\u00ebratave t\u00eb specializuara p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e edukimit mediatik, sidomos te t\u00eb rinjt\u00eb dhe adoleshent\u00ebt.<\/p>\n<p>E gjitha kjo duhet b\u00ebr\u00eb me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb \u201cimunizojm\u00eb\u201d veten nga lajmet e rreme q\u00eb sot jan\u00eb pjes\u00eb integrale dhe e pashmangshme e jet\u00ebs son\u00eb, sepse projektimi i frik\u00ebs, pasiguris\u00eb dhe panikut ka pasoja direkte dhe afatgjat\u00eb n\u00eb sh\u00ebndetit mendor t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb neve.<\/p>\n<p><strong>\u00a0<\/strong><\/p>\n<p><strong>Ky blog \u00ebsht\u00eb publikuar n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb iniciativ\u00ebs \u201e<a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/covid-19-sq\/lajmet-e-rreme-dhe-konfuzioni-ne-kohe-pandemie-ne-kosove\/mk\/prikazni-od-regionot\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Tales from the Region\u201d<\/a>\u201c q\u00eb e zbaton Res publica n\u00eb bashk\u00ebpunim me\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sbunker<\/a>\u00a0(Kosov\u00eb),\u00a0<a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Analiziraj.ba<\/a>\u00a0(BH),\u00a0<a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ne davimo Beograd<\/a>\u00a0(Serbi),\u00a0<a href=\"https:\/\/www.macropolis.gr\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Makropolis<\/a>\u00a0(Greqi)\u00a0<a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">PCNEN),<\/a>\u00a0(Mali i Zi) dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/lupiga.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Lupiga<\/a>\u00a0(Kroaci).<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Teorit\u00eb e konspiracionit dhe lajmet e rreme shp\u00ebrndaheshin m\u00eb shpejt se vet\u00eb virusi. Ato nuk njihnin kufij, mosh\u00eb, gjini apo edhe komb\u00ebsi. Q\u00eb nga shfaqja p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb e virusit Kovid-19 n\u00eb Kin\u00eb, nj\u00eb nd\u00ebr efektet e drejtp\u00ebrdrejta ishte edhe shp\u00ebrndarja masive dhe, n\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, e pakontrolluar e lajmeve t\u00eb rreme. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":334,"featured_media":7540,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1127,1095],"ppma_author":[346],"class_list":["post-7546","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1127","tag-histori-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":346,"user_id":334,"is_guest":0,"slug":"violeta-zefi","display_name":"Violeta Zefi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/ssjdoals-e1776417820433.png"},"user_url":"","last_name":"Zefi","first_name":"Violeta","description":"Violeta Zefi ka ndjekur studimet themelore dhe ato master, n\u00eb fush\u00ebn e Psikologjis\u00eb, n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. N\u00eb vitin 2017 ka p\u00ebrfunduar studimet e doktorat\u00ebs n\u00eb Masaryk University, Republik\u00eb \u00c7eke. Aktualisht \u00ebsht\u00eb ligj\u00ebruese n\u00eb Kolegjin \u201cUBT\u201d, dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ndjek specializimin n\u00eb fush\u00ebn e \u201cPsikologjis\u00eb Klinike\u201d. Nga viti 2006 ka punuar p\u00ebr organizata t\u00eb ndryshme vendore dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtare. P\u00ebrpos ligj\u00ebrimit ajo punon edhe si Psikologe n\u00eb Asociacionin Kosovar t\u00eb Personave q\u00eb Jetojn\u00eb me HIV\/AIDS (n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb Global Fund p\u00ebr HIV\/AIDS) dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb e angazhuar si psikologe, konsulente dhe trajnere n\u00eb projekte t\u00eb ndryshme."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7546","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/334"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7546"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7546\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7547,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7546\/revisions\/7547"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7540"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7546"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7546"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7546"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7546"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}