{"id":7550,"date":"2021-04-19T13:02:10","date_gmt":"2021-04-19T11:02:10","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7550"},"modified":"2024-09-11T13:04:39","modified_gmt":"2024-09-11T11:04:39","slug":"te-fundit-ne-ballkan-rruga-e-veshtire-e-kosoves-per-te-siguruar-vaksina","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/te-fundit-ne-ballkan-rruga-e-veshtire-e-kosoves-per-te-siguruar-vaksina\/","title":{"rendered":"T\u00eb fundit n\u00eb Ballkan: Rruga e v\u00ebshtir\u00eb e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksina"},"content":{"rendered":"<p><strong>Para disa jav\u00ebsh, pandemia sh\u00ebnoi p\u00ebrvjetorin e saj t\u00eb par\u00eb. Kovid-19 vuri n\u00eb pah problemet sistematike n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe institucionet e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa numri i lart\u00eb i rasteve pozitive dhe rasteve t\u00eb vdekjes u b\u00ebn\u00eb lajmi kryesor n\u00eb media, deklaratat e qeveris\u00eb se ata kishin siguruar qindra mij\u00ebra vaksina ishin plot shpres\u00eb, por me kusht q\u00eb k\u00ebto t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta.<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/vaksinat-anti-covid-priten-te-vijne-ne-muajin-shkurt\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">M\u00eb 6 janar 2021<\/a>, ish-kryeministri i Kosov\u00ebs, Avdullah Hoti dhe ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb dhan\u00eb lajmin aq shum\u00eb t\u00eb pritur: &#8220;Vaksinat do t\u00eb mb\u00ebrrijn\u00eb n\u00eb muajin shkurt&#8221;. Ata shpjeguan planin e imunizimit kund\u00ebr Kovid-19 \u2013 n\u00eb t\u00eb cilin, sipas tyre, Kosova kishte p\u00ebrfunduar bisedimet p\u00ebr t\u00eb siguruar 535 mij\u00eb vaksina dhe 600 mij\u00eb t\u00eb tjera nga Austria. Megjithat\u00eb, detajet ishin t\u00eb paqarta, gj\u00eb q\u00eb linte shum\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr dyshime. Sidoqoft\u00eb,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/plani-i-kosoves-vaksinimi-covid-19-\/31173559.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebr t\u00eb luftuar Kovid-19 dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksinat, Kuvendi i Kosov\u00ebs kishte miratuar nj\u00eb buxhet prej 40 milion euro<\/a>. P\u00ebrkund\u00ebr t\u00eb gjitha k\u00ebtyre, institucionet e Kosov\u00ebs d\u00ebshtuan t\u00eb sigurojn\u00eb vaksinat deri n\u00eb fund t\u00eb muajit mars dhe mbet\u00ebn vendi i fundit n\u00eb Ballkan q\u00eb ka filluar procesin e imunizimit.<\/p>\n<h5><strong>Rritja e numrit t\u00eb rasteve pozitive me Kovid-19<\/strong><\/h5>\n<p>Vonesa n\u00eb procesin e vaksinimit po shoq\u00ebrohet me nj\u00eb num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb infektuarve. Nga fundi i marsit dhe deri n\u00eb mes t\u00eb prillit, numri i t\u00eb infektuarve l\u00ebviz nga 345 deri n\u00eb 800 raste n\u00eb dit\u00eb, dhe numri i vdekjeve, mesatarisht nga 9 deri n\u00eb 17 n\u00eb dit\u00eb. Si rrjedhoj\u00eb, n\u00eb vitin 2021 filloi nj\u00eb faz\u00eb e re me num\u00ebr t\u00eb lart\u00eb t\u00eb infektuarve. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, nj\u00eb shqet\u00ebsim tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/265429\/msh-ja-nga-147-mostra-per-variantin-britanik-te-covid-19-97-jane-pozitive\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrhapja e t\u00eb ashtuquajturit lloj britanik i Kovid-19<\/a>, i cili p\u00ebrkeq\u00ebson edhe m\u00eb shum\u00eb gjendjen sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb pacint\u00ebve. Me 13.186 raste aktive dhe 99.535 raste t\u00eb regjistruara pozitive q\u00eb nga marsi i vitit 2020, Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb problem t\u00eb madh n\u00eb sistemin e saj sh\u00ebndet\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, kapacitetet e institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore jan\u00eb shterur p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb lart\u00eb t\u00eb rasteve klinike dhe munges\u00ebs s\u00eb infrastruktur\u00ebs s\u00eb duhur. N\u00ebse shtojm\u00eb edhe problemin e imunizimit, situata duket mjaft zhg\u00ebnjyese.<\/p>\n<p>Duhet th\u00ebn\u00eb se problemi \u00ebsht\u00eb i shum\u00ebansh\u00ebm: s\u00eb pari, vendosm\u00ebria e qeveris\u00eb dhe strategjia p\u00ebr imunizim nuk i p\u00ebrmbush\u00ebn objektivat e saj n\u00eb sigurimin e vaksinave t\u00eb vet\u00eb-financuara. P\u00ebrpjekjet dhe koha e negociatave me prodhuesit e vaksinave ishin shum\u00eb t\u00eb vonuara p\u00ebr Kosov\u00ebn. Megjith\u00ebse,\u00a0<a href=\"https:\/\/kallxo.com\/lajm\/arsyetimi-i-armend-zemajt-pse-kosova-nuk-e-siguroi-ende-asnje-vaksine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb deklaroi se vonesa n\u00eb sigurimin e vaksinave<\/a>\u00a0kishte t\u00eb b\u00ebnte me faktin se Kosova nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e BE-s\u00eb dhe OBSH-s\u00eb, gj\u00eb q\u00eb i nd\u00ebrlikoi gj\u00ebrat edhe m\u00eb shum\u00eb. S\u00eb dyti, Qeveria e Kosov\u00ebs u mb\u00ebshtet plot\u00ebsisht n\u00eb BE-n\u00eb dhe mekanizmin COVAX i cili parashikonte rreth 360.000 doza vaksinash falas p\u00ebr Kosov\u00ebn si pjes\u00eb e planit rajonal. Si pasoj\u00eb, Kosova mbeti me pak alternativa p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksina p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, Kosova kaloi n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb proces zgjedhor gjat\u00eb t\u00eb cilit vaksinat pat\u00ebn fjal\u00ebn kryesore n\u00eb fushat\u00eb. Fushat\u00ebn e dominuan premtimet p\u00ebr qindra-mij\u00ebra vaksina, megjithat\u00eb partive politike u mungonte nj\u00eb plan i qart\u00eb se si do t\u00eb siguroheshin k\u00ebto vaksina. Paq\u00ebndrueshm\u00ebria politike n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb ka shkaktuar nj\u00eb rr\u00ebmuj\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb lidhje me prokurimin e vaksinave dhe n\u00eb menaxhimin e situat\u00ebs pandemike n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi.<\/p>\n<h5><strong>P\u00ebrpar\u00ebsia e politik\u00ebs mbi sh\u00ebndetin publik<\/strong><\/h5>\n<p>Sidoqoft\u00eb, d\u00ebshtimi i institucioneve p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksinat, n\u00eb radh\u00eb t\u00eb par\u00eb ishte p\u00ebr shkak t\u00eb dh\u00ebnies p\u00ebrpar\u00ebsi politik\u00ebs, e jo vaksinave. Duke marr\u00eb parasysh qeverisjen e dy garniturave qeveritare n\u00eb mes nj\u00eb pandemie globale, kjo shkaktoi vonesa institucionale n\u00eb furnizimin e vaksinave. Deri n\u00eb muajin gusht 2020, Kosova nuk e kishte miratuar dhe ndryshuar Ligjin p\u00ebr Parandalimin dhe Luftimin e Pandemis\u00eb KOVID-19. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, ngecja e Kosov\u00ebs p\u00ebr t&#8217;u furnizuar me vaksina ishte edhe p\u00ebr shkak t\u00eb paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb lobimit. Institucionet mund t\u00eb kishin b\u00ebr\u00eb m\u00eb shum\u00eb sa i p\u00ebrket lobimit me kompani private p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb vaksinat, dhe n\u00eb rastet m\u00eb t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb siguruar donacione. P\u00ebr t\u00eb siguruar vaksinat \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim dhe angazhim m\u00eb thelb\u00ebsor institucional midis ministrive (jo vet\u00ebm Ministris\u00eb s\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb), agjencive qeveritare dhe udh\u00ebheq\u00ebsve t\u00eb shtetit.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu kaloi edhe muaji shkurt dhe vaksinat nuk ishin n\u00eb horizont. Paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb mbrojtur sh\u00ebndetin publik n\u00eb koh\u00ebn e pandemis\u00eb ishte evidente. N\u00eb munges\u00eb t\u00eb vaksinave, rreth\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/31160961.html?fbclid=IwAR3o1wE8kI5WtWoaDqzswbo0N2oD_RlogSOgT93k7Ow660bwGN21F_EfPwY\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">500 punonj\u00ebs sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs u vaksinuan n\u00eb Shqip\u00ebri<\/a>. Premtimet p\u00ebr dozat e para t\u00eb vaksinave tani u shtyn\u00eb p\u00ebr n\u00eb muajin mars. M\u00eb n\u00eb fund, m\u00eb 28 mars u paraqit nj\u00eb drit\u00eb n\u00eb fund t\u00eb tunelit &#8211;\u00a0<a href=\"https:\/\/msh.rks-gov.net\/sq\/arrijne-ne-kosove-dozat-e-para-te-vaksines-kunder-covid-19-permes-covax\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">24.000 doza t\u00eb vaksinave mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb<\/a>. Kontingjenti i vaksinave q\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb Kosov\u00eb u sigurua nga UNICEF-i p\u00ebrmes mekanizmit COVAX. Ky kontigjent \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e 100.800 dozave t\u00eb vaksin\u00ebs AstraZeneca q\u00eb Kosova do t\u00eb marr\u00eb falas nga programi COVAX i Organizat\u00ebs Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-10572\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/04\/Na-dnoto-na-Balkanot-Trnliviot-pat-na-Kosovo-za-obezbeduvanje-vakcini.jpg\" alt=\"Na dnoto na Balkanot Trnliviot pat na Kosovo za obezbeduvanje vakcini\" \/><\/p>\n<p>Burimi: exit.al<\/p>\n<p>Kryeministri i zgjedhur s\u00eb fundmi, Albin Kurti dhe ministri i sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb organizuan nj\u00eb pritje zyrtare t\u00eb vaksinave duke sh\u00ebnuar r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e k\u00ebsaj ngjarje dhe duke premtuar se numri i vaksinave do t\u00eb rritet. S\u00eb bashku me Ushtruesin e Detyr\u00ebs s\u00eb Shefit t\u00eb Zyr\u00ebs s\u00eb BE-s\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, P\u00ebrfaq\u00ebsuesin e KB-ve dhe ambasadorin e Britanis\u00eb s\u00eb Madhe, Kryeministri i Kosov\u00ebs shprehu mir\u00ebnjohje p\u00ebr mekanizmin COVAX, n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb duke treguar gatishm\u00ebrin\u00eb dhe vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb bashk\u00ebpunuar edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb sigurimin e m\u00eb shum\u00eb dozave t\u00eb vaksinave. Sidoqoft\u00eb, t\u00eb qenit i fundit n\u00eb sigurimin e vaksinave dhe prapa shteteve t\u00eb tjera n\u00eb procesin e imunizimit do t\u00eb ket\u00eb pasoja p\u00ebr sh\u00ebndetin publik t\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<h5><strong>Plani shtet\u00ebror i vaksinimit<\/strong><\/h5>\n<p>Qeveria e m\u00ebparshme n\u00ebn kryeministrin Avdullah Hoti, n\u00eb muajin shkurt, p\u00ebrmes institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore kompetente n\u00eb Kosov\u00eb hartoi\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/plani-i-kosoves-vaksinimi-covid-19-\/31173559.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Planin Shtet\u00ebtor t\u00eb Vaksinimit kund\u00ebr KOVID -19<\/a>. Sipas k\u00ebtij plani, Komiteti i Vaksinimit ka parashikuar q\u00eb pas furnizimit t\u00eb vaksinave, procesi do t\u00eb kryhet n\u00eb tri faza. Faza e par\u00eb: Vaksinimi i grupeve me rrezik m\u00eb t\u00eb lart\u00eb q\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb pun\u00ebtor\u00ebt sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb, qytetar\u00ebt dhe punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e pleqve, grupmosha mbi 80 vje\u00e7 dhe nj\u00eb pjes\u00eb e popullsis\u00eb me s\u00ebmundje kronike. Faza e dyt\u00eb: N\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb p\u00ebrfshihen grupmosha 65-79 vje\u00e7, pjesa e mbetur e popullsis\u00eb me s\u00ebmundje kronike, m\u00ebsuesit dhe forcat e siguris\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshira n\u00eb menaxhimin e pandemis\u00eb KOVID-19, t\u00eb cilat p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb 306.000 individ\u00eb ose 17 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme. Nd\u00ebrsa n\u00eb faz\u00ebn e fundit, plani parashikon vaksinimin e 50 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb arrij\u00eb 900 mij\u00eb njer\u00ebz ose mbulimin e\u00a0<a href=\"https:\/\/msh.rks-gov.net\/wp-content\/uploads\/2021\/02\/Plani-Shteteror-i-Vaksinimit-kunder-Covid-19.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">70 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjithshme me vaksina t\u00eb administruara kund\u00ebr KOVID-19<\/a>.<\/p>\n<p>Zbatimi i planit u karakterizua me vonesa, si\u00e7 u shpjegua n\u00eb k\u00ebt\u00eb artikull. Filloi t\u00eb zbatohet faza e par\u00eb, megjithat\u00eb numri i vaksinave t\u00eb marra nuk ishte n\u00eb p\u00ebrputhje me planin. Ishin dor\u00ebzuar vet\u00ebm 24.000 vaksina n\u00eb vend t\u00eb 54.000 si\u00e7 ishte planifikuar. Deri m\u00eb tani\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=4YSuaLNT4Uo\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">jan\u00eb vaksinuar rreth 10 mij\u00eb qytetar\u00eb<\/a>, duke r\u00ebn\u00eb n\u00ebn kategorin\u00eb e faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb, p\u00ebrkat\u00ebsisht ata q\u00eb konsiderohen nd\u00ebr grupet m\u00eb t\u00eb rrezikuara. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, qeveria vendosi masa t\u00eb reja kufizuese si ora policore, duke lejuar restorantet t\u00eb punojn\u00eb sipas parimit &#8220;take away&#8221;, kurse shkollat u urdh\u00ebruan t\u00eb punojn\u00eb online.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebto koh\u00eb d\u00ebshp\u00ebrimi, ka nevoj\u00eb p\u00ebr pak drit\u00eb, megjith\u00ebse nuk duket se do t\u00eb ket\u00eb s\u00eb shpejti. Kontingjenti i par\u00eb i vaksinave t\u00eb dor\u00ebzuara siguroi vet\u00ebm nj\u00eb shk\u00eblqim t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb asaj drite. Sidoqoft\u00eb, afati kohor p\u00ebr vaksinat e mbetura dhe shp\u00ebrndarjen e tyre \u00ebsht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb parashikohet, pasi pengesat jan\u00eb t\u00eb shumta.<\/p>\n<p>Qeveria e zgjedhur s\u00eb fundmi ka n\u00eb plan t\u00eb realizoj\u00eb vaksinimin e 60% t\u00eb popullsis\u00eb. N\u00eb planin e tij p\u00ebr luft\u00ebn kund\u00ebr KOVID-19,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/plani-i-albin-kurtit-\/31103737.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Kryeministri Kurti parashikon t\u00eb realizoj\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me vendet fqinje si Shqip\u00ebria<\/a>. Gjithashtu, ai theksoi se Kosova do t\u00eb filloj\u00eb p\u00ebrgatitjet p\u00ebr t\u00eb aplikuar p\u00ebr pranim n\u00eb Organizat\u00ebn Bot\u00ebrore t\u00eb Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb. Pritjet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb larta tani pasi qeveria e re fitoi nj\u00eb fitore bind\u00ebse n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e vendit. Megjithat\u00eb, problemet n\u00eb sigurimin e vaksinave jan\u00eb evidente pasi Kosova mbetet n\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb komplekse gjeopolitike.<\/p>\n<h5><strong>Diplomacia e vaksinave<\/strong><\/h5>\n<p>Megjith\u00ebse nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rajon shum\u00eb i madh, Ballkani ka t\u00ebrhequr v\u00ebmendjen e vendeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha n\u00eb shp\u00ebrndarjen e vaksinave, n\u00eb ve\u00e7anti t\u00eb vendeve si Kina dhe Rusia. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrdorimi i vaksinave p\u00ebr p\u00ebrfitime politike nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje vet\u00ebm e vendeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha. Serbia, p\u00ebr shembull, ka treguar gatishm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sq\/pandemia-n%C3%AB-kosov%C3%AB-provokimi-i-serbis%C3%AB-p%C3%ABr-vaksinat\/a-56355440\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vaksinuar qytetar\u00ebt serb\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs<\/a>, duke treguar n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb se posedon &#8220;<em>aksione<\/em>&#8221; n\u00eb sovranitetin e Kosov\u00ebs. K\u00ebshtu, ka filluar nj\u00eb fushat\u00eb vaksinimi n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs nga Serbia, e cila nga Kosova \u00ebsht\u00eb konsideruar si nj\u00eb provokim politik.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, Qeveria e Kosov\u00ebs ka d\u00ebshtuar t\u00eb siguroj\u00eb vaksinat p\u00ebr qytetar\u00ebt e saj deri n\u00eb fund t\u00eb marsit, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb premtuar q\u00eb ta b\u00ebj\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebr disa muaj. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, BE-ja gjithashtu kishte vonesa n\u00eb sigurimin e vaksinave p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebrkund\u00ebr paket\u00ebs s\u00eb Komisionit Evropian prej\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/commission\/presscorner\/detail\/en\/ip_20_2539\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">70 milion euro<\/a>\u00a0p\u00ebr qasje t\u00eb hershme t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb vaksinat e BE-s\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb situat\u00eb, Qeveria e Kosov\u00ebs b\u00ebri deklarata politike\u00a0<a href=\"https:\/\/euronews.al\/al\/kosove\/2021\/03\/12\/kosova-i-thote-jo-vaksinave-nga-lindja-hoti-dhe-zemaj-refuzojne-furnizimin\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">se nuk do t\u00eb pranoj\u00eb vaksina nga Lindja<\/a>, duke aluduar n\u00eb vaksin\u00ebn ruse Sputnik V dhe at\u00eb kineze.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e sh\u00ebndetit komb\u00ebtar, origjina e vaksinave \u00ebsht\u00eb nj\u00eb barr\u00eb shtes\u00eb p\u00ebr vendet, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr Kosov\u00ebn, e cila nuk p\u00ebrafrohet politikisht, as n\u00ebp\u00ebrmjet marr\u00ebdh\u00ebnieve diplomatike me vendet e lartp\u00ebrmendura. Sidoqoft\u00eb, vonesa e BE-s\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera per\u00ebndimore p\u00ebr t\u00eb ofruar m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend si Kosova, u l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve t\u00eb pakt\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrpiqen t\u00eb zgjerojn\u00eb ndikimet e tyre gjeopolitike p\u00ebrmes vaksinave. Sidoqoft\u00eb, Kosova ka refuzuar deri m\u00eb tani vaksinat nga Qeveria e Serbis\u00eb, ose ndonj\u00eb aktor tjet\u00ebr shtet\u00ebror q\u00eb nuk ka marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, procesi i sigurimit t\u00eb vaksinave p\u00ebr qytetar\u00ebt e Kosov\u00ebs \u00ebsht\u00eb kompleks dhe i ndikuar nga shum\u00eb faktor\u00eb. Duke pasur parasysh dy garniturat qeveritare gjat\u00eb pandemis\u00eb n\u00eb nj\u00eb periudh\u00eb 1-vje\u00e7are, l\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb d\u00ebshtimet dhe fajet. D\u00ebshtimi kryesor i qeveri(ve)s\u00eb ishte paaft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb siguruar vaksinat. Paradokset e p\u00ebrjetuara gjat\u00eb k\u00ebsaj pandemie jan\u00eb t\u00eb ngjashme me ato t\u00eb filmave\u00a0<em>&#8220;thriller&#8221;<\/em>\u00a0ku jeta e qytetar\u00ebve vihet n\u00eb rrezik p\u00ebr shkak t\u00eb makinacioneve politike t\u00eb bart\u00ebsve politik\u00eb.<\/p>\n<p>Pra, institucionet e Kosov\u00ebs duhet t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb sigurimin e vaksinave p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb lobimit me kompanit\u00eb private; t\u00eb bashk\u00ebpunojn\u00eb dhe koordinohen me institucionet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, n\u00eb ve\u00e7anti me vendet si Shtetet e Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs, dhe t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb donacione vaksinash. Koordinimi i institucioneve brenda vendit \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nevoje e domosdoshme p\u00ebr t\u00eb luftuar Kovid-19. Zbatimi i planit t\u00eb qeveris\u00eb p\u00ebr pandemin\u00eb Kovid-19 duhet t\u00eb shoq\u00ebrohet me vler\u00ebsim t\u00eb vazhduesh\u00ebm dhe duhet t\u00eb zbatohen strategji t\u00eb reja dhe t\u00eb sakta bazuar n\u00eb nevojat e qytetar\u00ebve.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Edicioni i kat\u00ebrt i projektit \u201c<\/strong><a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/politika-sq\/te-fundit-ne-ballkan-rruga-e-veshtire-e-kosoves-per-te-siguruar-vaksina\/sq\/prikazni-od-regionot\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Tales from the Region\u201d<\/strong><\/a><strong>\u201d\u00a0zbatohet nga Res Publica dhe Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Komunikimit (ISK), n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt tan\u00eb nga Kroacia (<\/strong><a href=\"https:\/\/lupiga.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Lupiga<\/strong><\/a><strong>, Kosova,<\/strong><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Sbunker<\/strong><\/a><strong>, Serbia,<\/strong><a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Ne davimo Beograd<\/strong><\/a><strong>), Bosnja dhe Hercegovina (<\/strong><a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>analiziraj.ba<\/strong><\/a><strong>), Mali i Zi (<\/strong><a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>PCNEN),<\/strong><\/a><strong>), Bullgaria (<\/strong><a href=\"https:\/\/www.segabg.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Sega.bg<\/strong><\/a><strong>) dhe Greqia (<\/strong><a href=\"https:\/\/www.macropolis.gr\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Macropolis<\/strong><\/a><strong>).<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Para disa jav\u00ebsh, pandemia sh\u00ebnoi p\u00ebrvjetorin e saj t\u00eb par\u00eb. Kovid-19 vuri n\u00eb pah problemet sistematike n\u00eb sistemin sh\u00ebndet\u00ebsor dhe institucionet e tjera t\u00eb Kosov\u00ebs. Nd\u00ebrsa numri i lart\u00eb i rasteve pozitive dhe rasteve t\u00eb vdekjes u b\u00ebn\u00eb lajmi kryesor n\u00eb media, deklaratat e qeveris\u00eb se ata kishin siguruar qindra mij\u00ebra vaksina ishin plot shpres\u00eb, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":443,"featured_media":7551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1129,1095],"ppma_author":[1017],"class_list":["post-7550","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1129","tag-histori-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":1017,"user_id":443,"is_guest":0,"slug":"arber-fetahu","display_name":"Arber Fetahu","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto-sbunker-2-e1778849229852.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/07\/foto-sbunker-2-e1778849229852.jpg"},"user_url":"","last_name":"Fetahu","first_name":"Arber","description":"Arb\u00ebr Fetahu \u00ebsht\u00eb  i diplomuar MA n\u00eb Studime Globale\/Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin Shtet\u00ebror t\u00eb Missourit, SHBA si pjes\u00eb e Programit t\u00eb Udh\u00ebheqjes Transformuese t\u00eb USAID-it. Studimet BA p\u00ebr shkenca politike i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Prishtin\u00ebs. Ka punuar si  Hulumtues n\u00eb Grupin p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike \u2013 GLPS.Puna e tij ka qen\u00eb  e fokusuar kryesisht n\u00eb politik\u00ebn e jashtme, dialogun nd\u00ebrmjet Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb, integrimin evropian dhe qeverisjen. Arb\u00ebri \u00ebsht\u00eb  autor i nj\u00eb s\u00ebr\u00eb analizave dhe ka bashk\u00ebpunuar me think-tank europian\u00eb si European Council on Foreign Relations - ECFR, Aspen Institute n\u00eb Gjermani dhe Clingendael n\u00eb Holand\u00eb. Aktualisht punon si Koordinator i Granteve n\u00eb Fondacionin Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri Civile \u2013 KCSF. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/443"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7550"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7550\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7552,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7550\/revisions\/7552"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7550"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}