{"id":7605,"date":"2021-03-29T09:44:28","date_gmt":"2021-03-29T07:44:28","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7605"},"modified":"2024-09-12T09:46:49","modified_gmt":"2024-09-12T07:46:49","slug":"ne-kuptimin-e-plote-te-fjales-ne-serbi-do-te-kete-vaksina-per-tu-hedhur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/ne-kuptimin-e-plote-te-fjales-ne-serbi-do-te-kete-vaksina-per-tu-hedhur\/","title":{"rendered":"N\u00eb kuptimin e plot\u00eb t\u00eb fjal\u00ebs, n\u00eb Serbi do t\u00eb ket\u00eb vaksina p\u00ebr t\u2019u hedhur"},"content":{"rendered":"<p><strong>Serbia \u00ebsht\u00eb e para n\u00eb Evrop\u00eb dhe e shtata n\u00eb bot\u00eb sipas shkall\u00ebs s\u00eb vaksinimit t\u00eb plot\u00eb! Por, duke marr\u00eb parasysh l\u00ebvizjet e fundit t\u00eb autoriteteve,\u00a0<\/strong><strong>ka nj\u00eb ngecje. Pas t\u00eb gjitha mrekullive q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb dekadat e fundit, radha i erdhi turizmit t\u00eb vaksinave Deklaratat dhe aktivitetet kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse q\u00eb nga fillimi i epidemis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht ato q\u00eb vijn\u00eb nga shtabi i kriz\u00ebs, kan\u00eb ngjallur dyshime te njer\u00ebzit dhe kan\u00eb l\u00ebn\u00eb hap\u00ebsir\u00eb \u200b\u200bp\u00ebr teorit\u00eb e konspiracionit. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, shpenzimet e importit t\u00eb vaksinave jan\u00eb t\u00eb panjohura. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse k\u00ebrkesa p\u00ebr vaksinim do t\u00eb rritet.<\/strong><\/p>\n<p>Fundjav\u00ebn e kaluar, n\u00eb vendet m\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr sh\u00ebtitje, Ada Ciganlija dhe n\u00eb rrug\u00ebt kryesore t\u00eb Beogradit, maqedonishtja, si dhe gjuh\u00eb dhe dialekte t\u00eb tjera ballkanike mund t\u00eb d\u00ebgjoheshin n\u00eb \u00e7do hap. Jan\u00eb vaksinuar 22.000 t\u00eb huaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb ndoshta rasti i vet\u00ebm n\u00eb bot\u00eb. Solidariteti n\u00eb rajon? Por, si ndodhi kjo?<\/p>\n<p>Qeveria e Serbis\u00eb dhe Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb p\u00ebrdor\u00ebn pozicionin e tyre n\u00eb renditjen globale p\u00ebr fushat\u00ebn &#8220;Me sh\u00ebndet&#8221;! N\u00eb nj\u00eb video mund t\u00eb shohim se si nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/twitter.com\/SerbianPM\/status\/1363526381221601280\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">boksier vendos nj\u00eb mask\u00eb<\/a>\u00a0dhe mposht nj\u00eb kund\u00ebrshtar q\u00eb personifikon Kovid-19. N\u00eb nj\u00eb video tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 spitaleve t\u00eb reja, mund t\u00eb shihet\u00a0<a href=\"https:\/\/www.instagram.com\/p\/CMaEdWYhUSX\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">monumenti i diskutuesh\u00ebm i ngritur s\u00eb fundmi p\u00ebr sundimtarin mesjetar Stefan Nemanja<\/a>, pran\u00eb ish stacionit kryesor t\u00eb trenit n\u00eb Beograd, si dhe nj\u00eb shteg t\u00eb ri k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebsh n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit q\u00eb t\u00eb kujton at\u00eb n\u00eb Shibuya, Tokio.<\/p>\n<p>Sido q\u00eb t\u00eb jet\u00eb, mesazhi \u00ebsht\u00eb triumfal. N\u00eb nj\u00eb fragment t\u00eb shkurt\u00ebr t\u00eb videos, mund ta shohim gjithashtu edhe Presidentin Aleksandar Vu\u00e7i\u00e7 pran\u00eb aparateve t\u00eb reja t\u00eb frym\u00ebmarrjes. Ai, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb faz\u00ebn e par\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs, kishte dor\u00ebzuar personalisht pajisjet mjek\u00ebsore n\u00ebp\u00ebr spitalet n\u00eb t\u00ebr\u00eb territorin e Serbis\u00eb.<\/p>\n<p>T\u00eb pakt\u00ebn, mund t\u00eb thuhet se fushata e fundit e kishte huqur tem\u00ebn, p\u00ebrve\u00e7 q\u00eb p\u00ebrmenden pothuajse me ndrojtje vaksinimet dhe rekomandimet mbi masat p\u00ebr t&#8217;u mbrojtur kund\u00ebr virusit. P\u00ebrndryshe, ky vend \u00ebsht\u00eb renditur mir\u00eb sipas numrit t\u00eb vaksinave t\u00eb dh\u00ebna p\u00ebr kok\u00eb banori: \u00ebsht\u00eb e dhjeta n\u00eb bot\u00eb.<\/p>\n<p>Aplikimet p\u00ebr vaksinim kishin filluar n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb janarit dhe p\u00ebr pak m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb numri arriti n\u00eb 430.000. Tre muaj e gjys\u00ebm m\u00eb von\u00eb, numri i t\u00eb vaksinuarve plot\u00ebsisht asht\u00eb af\u00ebr nj\u00eb milion dhe jan\u00eb administruar\u00a0<strong>af\u00ebrsisht 2.<\/strong><strong>4<\/strong><strong>\u00a0milion doza<\/strong>.<\/p>\n<h5><strong>Punktet e vaksinimit mund t\u00eb mbeten boshe<\/strong><\/h5>\n<p>Shifrat e publikuara m\u00eb 15 mars nga drejtori i Zyr\u00ebs s\u00eb Teknologjis\u00eb s\u00eb Informacionit dhe Administrat\u00ebs Elektronike,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.rts.rs\/page\/stories\/sr\/%D0%9A%D0%BE%D1%80%D0%BE%D0%BD%D0%B0%D0%B2%D0%B8%D1%80%D1%83%D1%81\/story\/3134\/koronavirus-u-srbiji\/4295933\/potvrda-vakcinacija-imejl-euprava-prijava.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Mihailo Jovanovi\u00e7,<\/a>\u00a0<strong>tregojn\u00eb nj\u00eb r\u00ebnie t\u00eb interesit p\u00ebr vaksinimin<\/strong>.<\/p>\n<p>Sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Bloomberg, numri mesatar i ndryshuesh\u00ebm javor i vaksinave t\u00eb dh\u00ebna \u00e7do dit\u00eb n\u00eb Serbi ra n\u00eb vet\u00ebm 12.231 n\u00eb 28 mars, kurse m\u00eb par\u00eb ishte gati 80.000. Platforma\u00a0<a href=\"https:\/\/ourworldindata.org\/covid-vaccinations\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Our World in Data<\/a>\u00a0njofton se m\u00eb 26 mars, ky num\u00ebr kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb nga 9 shkurti.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-10382\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Vo-Srbija-ke-ima-vakcini-za-frlanje-bukvalno-1.jpg\" alt=\"Vo Srbija ke ima vakcini za frlanje bukvalno 1\" \/><\/p>\n<p>Burimi: Bloomberg Vaccine Tracker<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb ironi! Gjysma e bot\u00ebs \u00ebsht\u00eb e d\u00ebshp\u00ebruar p\u00ebr t\u00eb gjetur vaksina, qindra mij\u00ebra njer\u00ebz vdesin ose kan\u00eb mbetur me pasoja t\u00eb r\u00ebnda nga infeksioni i koronavirusit, nd\u00ebrsa pjesa m\u00eb e madhe e Evrop\u00ebs po p\u00ebrparon me nj\u00eb rit\u00ebm k\u00ebrmilli dhe po p\u00ebrballet me vonesa n\u00eb shp\u00ebrndarjen e vaksinave. M\u00eb 6 mars, Vu\u00e7i\u00e7 p\u00ebrdori konferenc\u00ebn e tij dramatike p\u00ebr shtyp, kushtuar luft\u00ebs kund\u00ebr mafies, p\u00ebr t\u00eb ftuar qytetar\u00ebt q\u00eb t\u00eb regjistroheshin p\u00ebr vaksinim.<\/p>\n<p>&#8220;Si Zotit, ju lutem&#8221; kishte th\u00ebn\u00eb ai disa her\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht duke iu drejtuar brezave t\u00eb vjet\u00ebr. Ai tha se Serbia kishte porositur gjithsej 14.2 milion vaksina dhe se 1.5 milion doza priteshin t\u00eb arrijn\u00eb n\u00eb muajin prill. M\u00eb von\u00eb ishin porositur edhe miliona t\u00eb tjera. Ishte hera e par\u00eb q\u00eb dikush nga shteti t\u00eb kishte p\u00ebrmendur se di\u00e7ka nuk ishte n\u00eb rregull, por zyrtarisht ende nuk ka ndonj\u00eb shqet\u00ebsim se fushata e vaksinimit po d\u00ebshton. Nga ana tjet\u00ebr, fushata e m\u00ebsip\u00ebrme politike mbetet nj\u00eb norm\u00eb, por nga nj\u00eb realitet tjet\u00ebr.<\/p>\n<h5><strong>Ndryshimi i z\u00ebrit<\/strong><\/h5>\n<p>Zyrtar\u00ebt qeveritar\u00eb p\u00ebr rrjedh\u00ebn e vaksinimit kan\u00eb folur n\u00eb superlativ, p\u00ebrfshi edhe urimet ndaj vetes p\u00ebr jehon\u00ebn e supozuar t\u00eb shk\u00eblqyeshme. Vet\u00ebm koh\u00ebt e fundit, disa zyrtar\u00eb, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Zlatibor Lon\u00e7ar, i cili me m\u00eb seriozitet iu kishte drejtuar qytetar\u00ebve duke rekomanduar q\u00eb t\u00eb vaksinoheshin. Kur flasim p\u00ebr t\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai \u00ebsht\u00eb i njohur p\u00ebr deklaratat e tij para kriz\u00ebs se koronavirusi ishte &#8220;shum\u00eb m\u00eb i dob\u00ebt se gripi sezonal&#8221; dhe se\u00a0<a href=\"https:\/\/www.istinomer.rs\/izjava\/korona-virus-slabiji-od-sezonskog-gripa\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Serbia mund t\u00eb zhvilloj\u00eb vet\u00eb vaksin\u00ebn.<\/a><\/p>\n<p>Vu\u00e7i\u00e7 theksoi gjithashtu se n\u00eb zonat e varf\u00ebra normat jan\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsisht shum\u00eb t\u00eb ul\u00ebta, por ai nuk arriti t\u00eb tregonte se sa k\u00ebto vaksina ishin n\u00eb dispozicion p\u00ebr njer\u00ebzit nga brend\u00ebsia e vendit. Ai madje la t\u00eb kuptohej se mund t\u00eb shkonte t\u00eb vaksinohej n\u00eb Mala Zhagubica ose Meroshina p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shembull, megjith\u00ebse ai ka th\u00ebn\u00eb disa her\u00eb q\u00eb nga fillimi i vitit q\u00eb do t\u00eb merrte vaksin\u00ebn, por kjo nuk ndodhi.<\/p>\n<p>Ndryshimi n\u00eb fjalimin e presidentit ishte i duksh\u00ebm n\u00eb konferenc\u00eb, pasi ai kishte folur shum\u00eb pak p\u00ebr virusin n\u00eb muajt e fundit. Ai pothuajse kurr\u00eb nuk mban mask\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 gjat\u00eb takimeve me Presidentin francez Emmanuel Macron, gjat\u00eb nj\u00eb vizite t\u00eb fundit n\u00eb Bahrein dhe Emiratet e Bashkuara Arabe dhe me rastin e pritjes s\u00eb delegacioneve t\u00eb huaja.<\/p>\n<p>M\u00eb von\u00eb, m\u00eb 19 mars, Vu\u00e7i\u00e7 tha se nga 1 prilli, shteti do t\u00eb fillonte me promovimin e vaksinimit.<\/p>\n<h5><strong>Vaksinimi filloi me turma dhe p\u00ebrmes lidhjeve<\/strong><\/h5>\n<p>Madje edhe fillimi i vaksinimit masiv nuk kaloi pa gabime t\u00eb tjera. Nuk kishte nj\u00eb plan t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr grupet prioritare dhe situata po ndryshonte ad hoc. Nd\u00ebrsa k\u00ebrkesa ishte ende e lart\u00eb, k\u00ebrkoheshin lidhje p\u00ebr tu vaksinuar pa respektuar radh\u00ebn. N\u00eb panairin e Beogradit, pika m\u00eb e madhe e vaksinimit, qytetar\u00ebt u pranuan p\u00ebr disa dit\u00eb pa regjistrim,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=v7Mg75-w8zs\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">duke krijuar nj\u00eb turm\u00eb,<\/a>\u00a0q\u00eb rriti rrezikun e infektimit. D\u00ebshmitar\u00ebt thon\u00eb se kjo praktik\u00eb u nd\u00ebrpre t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn dit\u00eb kur pan\u00eb se po mb\u00ebrrinin dhjet\u00ebra autobus\u00eb, plot me punonj\u00ebs t\u00eb institucioneve dhe nd\u00ebrmarrjeve publike.<\/p>\n<p>Media vendase dhe rajonale raportuan se kishte raste kur banor\u00ebt e\u00a0<a href=\"https:\/\/rs.n1info.com\/vesti\/birn-i-stranci-se-vakcinisu-u-srbiji-dovoljan-im-je-srpski-broj-mobilnog\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut,<\/a>\u00a0Kroacis\u00eb dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.slobodnaevropa.org\/a\/gra%C4%91ani-bih-vakcinu-potra%C5%BEili-a-neki-i-dobili-u-srbiji\/31144025.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs<\/a>\u00a0kishin arritur t\u00eb regjistrohen dhe t\u00eb marrin vaksin\u00ebn n\u00eb Serbi, megjith\u00ebse kjo nuk ishte planifikuar.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb, portali e-qeveria u mund\u00ebsoi qytetar\u00ebve,\u00a0<a href=\"https:\/\/nova.rs\/vesti\/drustvo\/u-srbiji-vakcinisano-2-169-279-osoba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>atyre q\u00eb u ka ikur termini,<\/strong><\/a>\u00a0t\u00eb caktojn\u00eb nj\u00eb termin t\u00eb ri, shoq\u00ebruar me nj\u00eb arsyetim.<\/p>\n<p>Por situata ka ndryshuar plot\u00ebsisht dhe ekipet mjek\u00ebsore tani vizitojn\u00eb vende t\u00eb vogla, madje shkojn\u00eb te njer\u00ebzit e pal\u00ebvizsh\u00ebm n\u00ebp\u00ebr fshatrat e izoluara, pastaj vaksinojn\u00eb njer\u00ebzit pa regjistrim paraprak dhe pa respektuar radh\u00ebn e pritjes. K\u00ebshtu, \u00ebsht\u00eb treguar se zvog\u00eblimi i pabarazis\u00eb n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb erdhi si rezultat i nj\u00eb sfide t\u00eb madhe. Ministrja e Administrat\u00ebs Shtet\u00ebrore dhe Vet\u00ebqeverisjes Lokale Marija Obradovi\u00e7 tha se ekipet kishin vizituar nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/insajder.net\/sr\/sajt\/vazno\/23161\/obradovi-za-vakcinaciju-protiv-koronavirusa-136-miliona-prijavljenih-to-nije-dovoljno.htm\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">num\u00ebr t\u00eb madh lagjesh joformale.<\/a>\u00a0&#8220;Nuk i kemi harruar as t\u00eb pastreh\u00ebt&#8221; u shpreh ajo.<\/p>\n<h5><strong>Pak dobi nga marketingu<\/strong><\/h5>\n<p>N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb regjistronin video p\u00ebr t\u00eb shpallur fitoren fiktive ndaj Kovid -19, institucionet shtet\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore duhet t\u00eb kishin filluar informimin e publikut p\u00ebr vaksinat shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt dhe t\u00eb kishin mund\u00ebsuar nj\u00eb debat t\u00eb hapur t\u00eb komunitetit profesional mjek\u00ebsor, me pjes\u00ebmarrjen e qytetar\u00ebve t\u00eb interesuar.<\/p>\n<p>N\u00eb shekullin 21, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb Ballkan kan\u00eb qasje n\u00eb internet dhe rrjete sociale, ose t\u00eb pakt\u00ebn n\u00eb televizion dhe tabloide. K\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb edhe me dezinformimin e synuar (direkt). Dhe at\u00ebher\u00eb ndodh q\u00eb t\u00eb ekzistoj\u00eb ky apo ai mendim p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb zakonisht i kuptojn\u00eb vet\u00ebm ekspert\u00ebt.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb till\u00eb, njer\u00ebzit me m\u00eb shum\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi n\u00eb vend mund t\u00eb kishin botuar shum\u00eb m\u00eb her\u00ebt informacione rreth efekteve an\u00ebsore t\u00eb mundshme t\u00eb vaksinave. Dhe n\u00eb lidhje me koh\u00ebn kur rekomandohet vaksinimi pas kalimit t\u00eb koronavirusit dhe cilat kushte\/probleme sh\u00ebndet\u00ebsore e pamund\u00ebsojn\u00eb at\u00eb.<\/p>\n<p>Vet\u00ebm marketingu nuk do t\u00eb ndihmoj\u00eb, pasi ka nj\u00eb mij\u00eb her\u00eb m\u00eb shum\u00eb lajme t\u00eb rreme sesa video me pacient\u00eb t\u00eb buz\u00ebqeshur. Nuk \u00ebsht\u00eb th\u00ebn\u00eb mjaftuesh\u00ebm se pas vaksinimit, duhet koh\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar imunitetin, i cili ndoshta ka kontribuar n\u00eb nj\u00eb absurd tjet\u00ebr &#8211; q\u00eb t\u00eb mos ket\u00eb shtret\u00ebr t\u00eb lir\u00eb n\u00eb spitale, kurse n\u00eb to ka edhe shum\u00eb njer\u00ebz t\u00eb vaksinuar. Nj\u00eb argument i shk\u00eblqyesh\u00ebm p\u00ebr ata q\u00eb trembin njer\u00ebzit se vaksinat jan\u00eb t\u00eb padobishme ose, m\u00eb e keqja, se nga vaksinat mund t\u00eb infektoheni me Kovid.<\/p>\n<p>N\u00eb fakt, numri zyrtar i t\u00eb infektuarve t\u00eb rinj n\u00eb baza ditore nuk \u00ebsht\u00eb n\u00ebn 1.300 q\u00eb nga fillimi i n\u00ebntorit, dhe n\u00eb jav\u00ebt e fundit ky num\u00ebr \u00ebsht\u00eb rritur n\u00eb 5.000 dhe k\u00ebrc\u00ebnon t\u00eb arrij\u00eb rekordin prej 7.999 rastesh, t\u00eb regjistruara m\u00eb 1 dhjetor. Spitalet jan\u00eb t\u00eb mbipopulluara dhe disa njer\u00ebz me pneumoni t\u00eb leht\u00eb nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb spital.<\/p>\n<p>Po tolerohen shum\u00eb tubime publike, madje edhe koncerte, nd\u00ebrsa virusi n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe mund t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrhapur edhe n\u00eb vendpushimet e skive. M\u00eb 20 mars, madje u organizua nj\u00eb protest\u00eb n\u00eb Sheshin e Republik\u00ebs kund\u00ebr masave mbrojt\u00ebse nga p\u00ebrhapja e virusit, ku ishin t\u00eb pranish\u00ebm kund\u00ebrshtar\u00ebt e maskave dhe komplotist\u00ebt kund\u00ebr vaksinimit, por nuk mungoi as propaganda kund\u00ebr refugjat\u00ebve dhe martesave t\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs gjini. Demonstrata p\u00ebrfundoi me nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/nova.rs\/vesti\/drustvo\/srbija-u-dve-slike-jedni-umiru-u-mukama-a-oni-igraju-kolce\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">parakalim t\u00eb \u00e7uditsh\u00ebm rreth monumentit t\u00eb nj\u00ebjt\u00eb t\u00eb Stefan Nemanja.<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb bisedat e p\u00ebrditshme, nuk \u00ebsht\u00eb e pazakont\u00eb t\u00eb d\u00ebgjosh z\u00ebra se vaksina shkakton sterilitet, madje edhe histori t\u00eb barabarta me filma t\u00eb nivelit t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb zhanrin e trillimeve gjysm\u00eb-shkencore. N\u00eb nj\u00eb nga mantrat dominuese, edhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e organeve m\u00eb t\u00eb larta shtet\u00ebrore i trillojn\u00eb numrat e nevojsh\u00ebm p\u00ebr imunitetin kolektiv, duke mbledhur numrin e personave t\u00eb vaksinuar dhe t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb kaluar virusin. Th\u00ebn\u00eb popullor\u00e7e, molla dhe dardha. Si shpjegon epidemiologu Zoran Radovanovi\u00e7, koh\u00ebzgjatja e mbrojtjes pas nj\u00eb s\u00ebmundje t\u00eb m\u00ebparshme \u00ebsht\u00eb e kufizuar. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ata q\u00eb tashm\u00eb jan\u00eb infektuar me virusin jan\u00eb gjithashtu t\u00eb vaksinuar.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-10386\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/03\/Vo-Srbija-ke-ima-vakcini-za-frlanje-bukvalno-2.jpg\" alt=\"Vo Srbija ke ima vakcini za frlanje bukvalno 1\" \/><\/p>\n<p>Burimi: beograd.rs<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e mundur q\u00eb shkalla e infeksionit t\u00eb jet\u00eb vazhdimisht e lart\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb pranis\u00eb s\u00eb llojit britanik t\u00eb virusit dhe relaksimit t\u00eb tepruar p\u00ebr shkak t\u00eb perceptimit q\u00eb me vaksinim do t\u00eb jet\u00eb m\u00eb sigurt. Ne ende nuk kemi arritur 15 p\u00ebrqind t\u00eb popullsis\u00eb, kurse duhet t\u00eb llogarisim edhe periudh\u00ebn q\u00eb duhet t\u00eb kaloj\u00eb pas doz\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb t\u00eb vaksin\u00ebs p\u00ebr t\u00eb krijuar imunitetin me t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n<h5><strong>Debat me dezinformuesit<\/strong><\/h5>\n<p>Skepticizmi i p\u00ebrgjithsh\u00ebm ndikohet gjithashtu nga prania e kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb vaksinimit dhe teoricient\u00ebve t\u00eb konspiracionit n\u00eb programet m\u00eb t\u00eb shikuara dhe n\u00eb tabloidet, pavar\u00ebsisht nga fakti se shteti nuk distancohet prej tyre. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, nuk dihet q\u00eb nj\u00eb mjek \u00ebsht\u00eb nd\u00ebshkuar p\u00ebr p\u00ebrhapjen e dezinformatave. Nuk ndihmon as fakti q\u00eb po publikohen numra t\u00eb dyshimt\u00eb t\u00eb vdekjeve, rasteve t\u00eb infektimit dhe testimeve, p\u00ebrkund\u00ebr mosbesimit t\u00eb madh ndaj qeveris\u00eb p\u00ebr mbajtjen ose tolerimin e nj\u00eb seri tubimesh nominalisht t\u00eb paligjshme dhe aktiviteteve t\u00eb tjera kontradiktore.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga figurat m\u00eb t\u00eb njohura n\u00eb Serbi \u00ebsht\u00eb Branimir Nestorovi\u00e7, nj\u00eb pulmonolog dhe profesor universitar. Ai ishte nj\u00eb an\u00ebtar i shquar i Shtabit t\u00eb Kriz\u00ebs deri n\u00eb largimin e tij n\u00eb fund t\u00eb muajit tetor. Ai relativizon vazhdimisht seriozitetin e pandemis\u00eb, besueshm\u00ebrin\u00eb e testeve dhe vaksinave, t\u00eb cilin Shoqata e mjek\u00ebve &#8220;S\u00eb bashku kund\u00ebr Kovid&#8221;\u00a0<a href=\"https:\/\/ujedinjeni-protiv-kovida.net\/2021\/02\/08\/upk-prijava-nestorovica-sudu-casti\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">e raportoi n\u00eb Dhom\u00ebn e Mjek\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/a>\u00a0Disa pacient\u00eb n\u00eb ordinanc\u00ebn e tij private thon\u00eb se ai madje i dekurajon ata t\u00eb mbajn\u00eb maska.<\/p>\n<p>Nj\u00eb rrethan\u00eb me fat pavar\u00ebsisht interesit t\u00eb ul\u00ebt p\u00ebr vaksinimin \u00ebsht\u00eb se nj\u00eb num\u00ebr i madh njer\u00ebzish thjesht jan\u00eb t\u00eb hutuar ose t\u00eb frik\u00ebsuar, dhe jo vendosm\u00ebrisht kund\u00ebr tij, por p\u00ebr k\u00ebt\u00eb do t\u00eb m\u00ebsojm\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse ekziston nj\u00eb shkrim-lexim serioz sh\u00ebndet\u00ebsor. P\u00ebr sa i p\u00ebrket (mos) besimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm, hezitimi i punonj\u00ebsve sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht shqet\u00ebsues.<\/p>\n<h5><strong>Er\u00ebrat planetare<\/strong><\/h5>\n<p>Serbia ka deri n\u00eb kat\u00ebr lloje t\u00eb vaksinave, dhe sipas k\u00ebtij kriteri mbetet vet\u00ebm pas Emirateve t\u00eb Bashkuara Arabe dhe Hungaris\u00eb, t\u00eb cilat kan\u00eb nga pes\u00eb secila. Qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb mund t\u00eb zgjedhin midis vaksin\u00ebs kineze Sinofarm, vaksin\u00ebs ruse Sputnik V dhe vaksinave Astra Zeneka dhe Oxford ose Pfizer dhe Biontech.<\/p>\n<p>P\u00ebr pozicionin e favorsh\u00ebm t\u00eb Serbis\u00eb kan\u00eb ndikuar negociatat e drejtp\u00ebrdrejta me prodhuesit\u00a0<a href=\"https:\/\/www.rts.rs\/page\/stories\/sr\/%D0%9A%D0%BE%D1%80%D0%BE%D0%BD%D0%B0%D0%B2%D0%B8%D1%80%D1%83%D1%81\/story\/3134\/koronavirus-u-srbiji\/4267091\/vucic-astra-zeneka-vakcine-.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">dhe shtetet.<\/a>\u00a0Kurse, nga mekanizmi Kovaks nuk ka arritur ende asnj\u00eb vaksin\u00eb.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, informacioni mbi \u00e7mimet dhe procedurat e prokurimit jan\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.glasamerike.net\/a\/ne-zna-se-ni-odakle-ni-po-kojoj-ceni-u-srbiju-sti%C5%BEu-milioni-vakcina-\/5759583.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">absolutisht t\u00eb padisponueshme,<\/a>\u00a0si\u00e7 ishte rasti me aparatet p\u00ebr frym\u00ebmarrje, pajisjet e tjera dhe nd\u00ebrtimin e spitaleve. N\u00eb fakt, e nj\u00ebjta gj\u00eb vlen edhe p\u00ebr monumentin q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebm n\u00eb fillimin e k\u00ebtij artikulli. Kjo ngriti dyshime se Rusia, Kina, Britania, Shtetet e Bashkuara dhe ndoshta India do t\u00eb p\u00ebrfitonin politikisht dhe ekonomikisht, duke zgjeruar k\u00ebshtu ndikimin e tyre n\u00eb Serbi. Nga shembulli i luft\u00ebs p\u00ebr vaksinat midis Britanis\u00eb dhe Bashkimit Evropian, si dhe ndarja e bllokut 27-an\u00ebtar\u00ebsh p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje, \u00ebsht\u00eb e leht\u00eb t\u00eb konkludohet se vaksinat jan\u00eb aktualisht nj\u00eb nga kartat m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme gjeopolitike.<\/p>\n<p>N\u00eb at\u00eb drejtim, autoritetet serbe lavd\u00ebrohen publikisht p\u00ebr negociatat me Rusin\u00eb, Kin\u00ebn dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/nova.rs\/vesti\/politika\/vasiljevic-nismo-gledali-boje-zastava-pri-nabavci-vakcine\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Emiratet e Bashkuara Arabe<\/a>\u00a0p\u00ebr t\u00eb filluar prodhimin e vaksinave n\u00eb territorin e tyre, pasi Instituti dikur i njohur \u201cTorlak\u201c n\u00eb Beograd, kishte r\u00ebn\u00eb n\u00eb nj\u00eb nivel t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Vu\u00e7i\u00e7 b\u00ebri t\u00eb ditur\u00a0<a href=\"https:\/\/www.rtv.rs\/sr_lat\/drustvo\/vucic-srbi-vakcinisani-kineskom-vakcinom-moci-ce-da-putuju_1217860.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">se do t\u00eb merrte vaksin\u00ebn kineze<\/a>, pas njoftimit se BE-ja nuk do t\u00eb njihte vaksinat q\u00eb nuk ishin miratuar prej tij, n\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn pasaport\u00eb kovidi.<\/p>\n<h5><strong>Gjeopolitik\u00eb\u00a0<\/strong><strong>as a \u201c<\/strong><strong>me pakic\u00eb\u201d<\/strong><\/h5>\n<p>Imazhi i sken\u00ebs globale po\u00a0<a href=\"https:\/\/rs.n1info.com\/region\/ceo-ustavni-sud-bosne-i-hercegovine-vakcinisan-u-srbiji\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">transferohet ngadal\u00eb<\/a>\u00a0n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet n\u00eb rajonin e Ballkanit Per\u00ebndimor. Serbia i ka\u00a0<a href=\"http:\/\/www.politika.rs\/sr\/clanak\/472946\/Vucic-predao-Zaevu-vakcine-koje-Srbija-donira-Severnoj-Makedoniji\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">donated<\/a>\u00a04.680 vaksina Pfizer Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.glasamerike.net\/a\/crna-gora-koronavirus-vakcine-srbija\/5782244.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">2.000 doza Sputnik V Malit t\u00eb Zi,<\/a>\u00a0dhe 10.000 vaksina britanike t\u00eb prodhuara nga Astra Zeneka p\u00ebr Federat\u00ebn e Bosnj\u00eb dhe Hercegovin\u00ebs. Ky entitet do t\u00eb marr\u00eb gjithashtu 15.000 doza t\u00eb vaksin\u00ebs indiane p\u00ebrmes qeveris\u00eb n\u00eb Beograd. Serbia, ve\u00e7mas i siguroi Republika Srpsk\u00ebs 2.000 vaksina ruse Sputnik V.<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/rs.n1info.com\/region\/astrazeneka-tuzu-bih-zbog-izjave-ministarke-da-je-to-vakcina-za-siromasne\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">P\u00ebr fat t\u00eb keq,<\/a>\u00a0n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/rs.n1info.com\/region\/izetbegovic-o-donaciji-vakcina-simbolican-vucicev-gest\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">BdheH<\/a>\u00a0ky donacion shkaktoi\u00a0<a href=\"https:\/\/www.dw.com\/sr\/vu%C4%8Di%C4%87-u-sarajevu-solidarnost-ili-pseudosolidarnost\/a-56756433\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">polemika,<\/a>\u00a0dhe p\u00ebr t&#8217;i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat edhe m\u00eb keq, n\u00eb FBdheH, vaksinimi me vaksin\u00ebn Astra Zeneka u\u00a0<a href=\"https:\/\/www.slobodnaevropa.org\/a\/31154395.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">pezullua p\u00ebrkoh\u00ebsisht<\/a>. Serbia po vaksinon popullat\u00ebn e Kosov\u00ebs brenda sistemit t\u00eb saj t\u00eb kujdesit sh\u00ebndet\u00ebsor, nd\u00ebrsa qeveria n\u00eb Prishtin\u00eb nuk ka marr\u00eb ende asnj\u00eb vaksin\u00eb.<\/p>\n<p>Pak para se t\u00eb b\u00ebhej p\u00ebrs\u00ebri kryeminist\u00ebr, udh\u00ebheq\u00ebsi i Vet\u00ebvendosjes, Albin Kurti, nxitoi t\u00eb thoshte se\u00a0<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/serbian\/lat\/balkan-56116091\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nuk do t\u00eb pranonte nj\u00eb donacion nga Serbia,<\/a>\u00a0madje as vaksinat amerikano-gjermane.<\/p>\n<p>N\u00eb fillim, publiku mund t\u00eb d\u00ebgjonte kritika ndaj k\u00ebtij gjesti t\u00eb Qeveris\u00eb, pasi n\u00eb at\u00eb koh\u00eb, relativisht shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb Serbi ishin akoma n\u00eb pritje p\u00ebr vaksinim. Dhe pastaj, n\u00eb qendr\u00ebn e re p\u00ebr student\u00ebt n\u00eb Kraguevc, nuk u paraqit askush p\u00ebr dy dit\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb Serbi, nd\u00ebrkoh\u00eb, u vaksinuan\u00a0<a href=\"https:\/\/rs.n1info.com\/region\/ceo-ustavni-sud-bosne-i-hercegovine-vakcinisan-u-srbiji\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsit e Gjykat\u00ebs Kushtetuese t\u00eb BdheH<\/a>\u00a0and\u00a0<a href=\"https:\/\/rs.n1info.com\/vesti\/pocela-vakcinacija-105-novinara-iz-severne-makedonije-u-vranju\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">m\u00eb shum\u00eb se 100 gazetar\u00eb maqedonas,<\/a>\u00a0kurse Oda Serbe e Tregtis\u00eb u ka siguruar t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb afarist\u00ebve nga vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Oda e Kosov\u00ebs\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/kosovska-privredna-komora-odbila-vakcinaciju-u-beogradu\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vendosi<\/a>\u00a0t\u00eb mos p\u00ebrgjigjet.<\/p>\n<p>Radha p\u00ebr vaksinim u erdhi edhe t\u00eb huajve me q\u00ebndrim t\u00eb p\u00ebrkohsh\u00ebm dhe migrant\u00ebve. K\u00ebt\u00eb fundjav\u00eb, mij\u00ebra njer\u00ebz nga BdheH, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Shqip\u00ebria dhe Maqedonia e Veriut u drejtuan p\u00ebr n\u00eb kryeqytet p\u00ebr t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.bbc.com\/serbian\/lat\/balkan-56540249.amp\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">p\u00ebrfituar nga kjo mund\u00ebsi e pabesueshme.<\/a>\u00a0<a href=\"https:\/\/www.telegraf.rs\/vesti\/beograd\/3319498-njihove-fotke-iz-beograda-u-redu-za-vakcine-privukle-paznju-oglasile-se-stjuardese-iz-albanije\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Disa nga zyrtar\u00ebt lokal\u00eb<\/a>\u00a0nuk harruan t\u00eb b\u00ebnin edhe\u00a0<a href=\"https:\/\/kossev.info\/i-bolivijka-medju-strancima-koji-su-vakcinisani-u-beogradu-guzve-na-punktovima\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">fotografi.<\/a><\/p>\n<p>Nj\u00eb nga faktor\u00ebt \u00ebsht\u00eb q\u00eb afati i skadenc\u00ebs s\u00eb d\u00ebrges\u00ebs s\u00eb vaksinave Astra Zeneka\u00a0<a href=\"https:\/\/www.klix.ba\/vijesti\/bih\/uskoro-istice-rok-vakcinama-u-beogradu-sta-trebaju-znati-oni-koji-planiraju-zavrnuti-rukav\/210326120\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">u skadon m\u00eb 29 mars.<\/a>\u00a0Probleme t\u00eb tilla jan\u00eb raportuar, p\u00ebr shembull, n\u00eb Kanada dhe Afrik\u00ebn e Jugut. K\u00ebshtu, ekziston rreziku q\u00eb edhe vaksinat e tjera t\u00eb b\u00ebhen t\u00eb pap\u00ebrdorshme.<\/p>\n<p>&#8220;T\u00eb bashkuar kund\u00ebr Kovid&#8221; paralajm\u00ebruan p\u00ebr rreziqet e infektimit si rezultat i arritjes s\u00eb shtetasve t\u00eb huaj dhe turm\u00ebs s\u00eb njer\u00ebzve n\u00eb qendrat e vaksinimit.\u00a0<a href=\"https:\/\/nova.rs\/vesti\/drustvo\/ujedinjeni-protiv-kovida-argument-protiv-vakcina-za-strance\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ata propozuan dhurimin e vaksinave vendeve t\u00eb rajonit<\/a>, duke mund\u00ebsuar q\u00eb t\u00eb pushojn\u00eb edhe punonj\u00ebsit e rraskapitur sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7do rast, do t\u00eb ishte mir\u00eb n\u00ebse vaksinat do t\u00eb p\u00ebrdoreshin, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr punonj\u00ebsit sh\u00ebndet\u00ebsor\u00eb dhe personat n\u00eb mosh\u00eb. Pyetja e vetme q\u00eb mbetet \u00ebsht\u00eb n\u00ebse, p\u00ebr shkak t\u00eb p\u00ebrplasjes midis BE-s\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr vaksinat e Astra Zeneka, e cila pa dyshim ka nj\u00eb sfond politik, vaksinave t\u00eb tyre do t\u2019ju skadoj\u00eb afati p\u00ebrs\u00ebri. A do t\u00eb vendosin vendet me m\u00eb pak fat n\u00eb prokurim t\u00eb fal\u00ebnderojn\u00eb dhe t\u00eb mos marrin nj\u00eb dhurat\u00eb t\u00eb till\u00eb ose furnizim nga Serbia? Pavar\u00ebsisht n\u00ebse \u00ebsht\u00eb nj\u00eb paradoks apo ironi, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, marr\u00ebdh\u00ebniet midis republikave tona do t\u00eb rrezikoheshin dhe humb\u00ebs do t\u00eb ishim t\u00eb gjith\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p><strong>Edicioni i kat\u00ebrt i projektit \u201c<\/strong><a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/politika-sq\/ne-kuptimin-e-plote-te-fjales-ne-serbi-do-te-kete-vaksina-per-t-u-hedhur\/sq\/prikazni-od-regionot\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Tales from the Region\u201d<\/strong><\/a><strong>\u201d slogans<\/strong><strong>\u00a0zbatohet nga Res Publica dhe Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Komunikimit (ISK), n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt tan\u00eb nga Kroacia (<\/strong><a href=\"https:\/\/lupiga.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Lupiga<\/strong><\/a><strong>, Kosova,<\/strong><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Sbunker<\/strong><\/a><strong>, Serbia,<\/strong><a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Ne davimo Beograd<\/strong><\/a><strong>), Bosnja dhe Hercegovina (<\/strong><a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>analiziraj.ba<\/strong><\/a><strong>), Mali i Zi (<\/strong><a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>PCNEN),<\/strong><\/a><strong>), Bullgaria (<\/strong><a href=\"https:\/\/www.segabg.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Sega.bg<\/strong><\/a><strong>) dhe Greqia (<\/strong><a href=\"https:\/\/www.macropolis.gr\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Macropolis<\/strong><\/a><strong>).<\/strong><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serbia \u00ebsht\u00eb e para n\u00eb Evrop\u00eb dhe e shtata n\u00eb bot\u00eb sipas shkall\u00ebs s\u00eb vaksinimit t\u00eb plot\u00eb! Por, duke marr\u00eb parasysh l\u00ebvizjet e fundit t\u00eb autoriteteve,\u00a0ka nj\u00eb ngecje. Pas t\u00eb gjitha mrekullive q\u00eb kemi par\u00eb n\u00eb dekadat e fundit, radha i erdhi turizmit t\u00eb vaksinave Deklaratat dhe aktivitetet kund\u00ebrth\u00ebn\u00ebse q\u00eb nga fillimi i epidemis\u00eb, ve\u00e7an\u00ebrisht [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":235,"featured_media":7551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1129,1095],"ppma_author":[239],"class_list":["post-7605","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1129","tag-histori-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":239,"user_id":235,"is_guest":0,"slug":"igor-todorovic","display_name":"Igor Todorovi\u00e7","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/0263dd3d65ea1983ba6c30fe77e6cbabc948da3017ceb7724761834900ae3a51?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Todorovi\u00e7","first_name":"Igor","description":"Igor Todorovi\u00e7 ka specializuar n\u00eb financa dhe energjetik\u00eb n\u00eb nivel global. Ai ndjek dhe trajton temat e Ballkanit, me theks mbi tranzicionin dhe tejkalimin e pasojave t\u00eb luft\u00ebs, migracionin dhe emancipimin. Gjithashtu, merret me redaktim dhe p\u00ebrkthim. "}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7605","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/235"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7605"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7605\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7606,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7605\/revisions\/7606"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7605"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7605"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7605"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7605"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}