{"id":7627,"date":"2021-01-29T10:34:07","date_gmt":"2021-01-29T08:34:07","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7627"},"modified":"2024-09-12T10:35:54","modified_gmt":"2024-09-12T08:35:54","slug":"kush-po-e-enderron-endrren-evropiane-ne-serbi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/kush-po-e-enderron-endrren-evropiane-ne-serbi\/","title":{"rendered":"Kush po e \u00ebnd\u00ebrron \u00ebndrr\u00ebn evropiane n\u00eb Serbi?"},"content":{"rendered":"<p><strong>Serbia hapi negociatat n\u00eb vitin 2014 dhe madje edhe sot duket se \u00ebsht\u00eb m\u00eb larg BE-s\u00eb sesa pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb.<\/strong><\/p>\n<p>P\u00ebrafrimi i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian (BE) ka zgjat\u00eb p\u00ebr tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, q\u00eb nga viti 2003, kur t\u00eb gjitha vendeve iu premtua an\u00ebtar\u00ebsimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vet\u00ebm Kroacia u b\u00eb an\u00ebtare e plot\u00eb n\u00eb vitin 2013. Serbia, nd\u00ebrkoh\u00eb, hapi negociatat n\u00eb vitin 2014, por sot duket m\u00eb larg nga BE-ja sesa ishte pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. Sidoqoft\u00eb, an\u00ebtar\u00ebsimi dhe negociatat nuk ishin nj\u00eb tem\u00eb e zgjedhjeve t\u00eb m\u00ebparshme, madje edhe partit\u00eb opozitare nuk po p\u00ebrpiqen t\u00eb theksojn\u00eb angazhimin e tyre drejt BE-s\u00eb. Si duket, mb\u00ebshtet\u00ebsit m\u00eb t\u00eb fort\u00eb t\u00eb Bashkimit Evropian jan\u00eb organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, entuziazmi i t\u00eb cilave nuk i pasqyron pik\u00ebpamjet e qytetar\u00ebve. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, BE-ja po humbet besueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb syt\u00eb e shum\u00eb njer\u00ebzve p\u00ebr shkak t\u00eb mesazheve shpesh t\u00eb paqarta dhe t\u00eb pakuptimta d\u00ebrguar politikan\u00ebve dhe p\u00ebrfaq\u00ebsuesve t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile. Prandaj, shtrohet pyetja n\u00eb \u00e7far\u00eb mase dhe a \u00ebsht\u00eb akoma e pranishme ideja e zgjerimit n\u00eb Serbi?<\/p>\n<h5 data-mce-word-list=\"1\">Evopianizim pa demokratizim<\/h5>\n<p>Serbis\u00eb iu dha statusi i vendit kandidat n\u00eb vitin 2012 dhe q\u00eb nga hapja e negociatave t\u00eb pranimit n\u00eb janar t\u00eb vitit 2014, u hap\u00ebn 18 nga 35 kapituj, dy prej t\u00eb cil\u00ebve jan\u00eb mbyllur p\u00ebrkoh\u00ebsisht. N\u00eb t\u00eb ashtuquajtur\u00ebn\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/commission\/sites\/beta-political\/files\/communication-credible-enlargement-perspective-western-balkans_en.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Strategjia e Zgjerimit p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor e vitit 2018<\/a>, Serbia, s\u00eb bashku me Malin e Zi, u shpall lider n\u00eb procesin e zgjerimit dhe fitoi mund\u00ebsin\u00eb e an\u00ebtar\u00ebsimit deri n\u00eb vitin 2025.\u00a0<a href=\"https:\/\/ec.europa.eu\/neighbourhood-enlargement\/sites\/near\/files\/serbia_report_2020.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Raporti<\/a>\u00a0i fundit i Komisionit Evropian p\u00ebr vitin 2020 thot\u00eb se &#8220;rrjedha dhe ritmi i negociatave do t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb varet nga reforma n\u00eb sfer\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe normalizimi i marr\u00ebdh\u00ebnieve me Kosov\u00ebn&#8221;. N\u00eb vitin 2019, u hap\u00ebn edhe dy kapituj negocimi, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2020 nuk u hap asnj\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia, n\u00eb vitin 2019 sipas raportit vjetor t\u00eb Fridom Hauz (Freedom House) &#8220;<a href=\"https:\/\/freedomhouse.org\/country\/serbia\/nations-transit\/2019\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Vendet n\u00eb tranzicion<\/a>&#8221; \u00ebsht\u00eb klasifikuar si &#8220;pjes\u00ebrisht i lir\u00eb&#8221; n\u00eb vend t\u00eb &#8220;vend i lir\u00eb&#8221;, nd\u00ebrsa n\u00eb vitin 2020 kjo organizat\u00eb e definoi Serbin\u00eb si nj\u00eb &#8220;<a href=\"https:\/\/freedomhouse.org\/country\/serbia\/nations-transit\/2020\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">regjim kalimtar ose hibrid<\/a>&#8220;. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, sipas kritereve t\u00eb k\u00ebsaj organizate, Serbia ka pushuar s\u00eb qeni demokraci. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin raport thuhet se q\u00eb nga viti 2012, kur Partia P\u00ebrparimtare Serbe erdhi n\u00eb pushtet, t\u00eb drejtat politike dhe civile jan\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsuar, me nj\u00eb presion n\u00eb rritje ndaj mediave t\u00eb pavarura, shoq\u00ebris\u00eb civile dhe opozit\u00ebs. Rezultati i zgjedhjeve t\u00eb fundit t\u00eb mbajtura n\u00eb muajin qershor t\u00eb vitit 2020, t\u00eb cilat u bojkotuan nga shumica e partive t\u00eb opozit\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parlament pa opozit\u00eb. Megjith\u00ebse regjistrimi \u00ebsht\u00eb ulur nga 5% n\u00eb 3%, p\u00ebrve\u00e7 partive t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, vet\u00ebm tre parti kan\u00eb arritur t\u00eb kalojn\u00eb pragun dhe tani jan\u00eb t\u00eb gjitha n\u00eb pushtet.<\/p>\n<p>Sidoqoft\u00eb, n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn periudh\u00eb, q\u00eb nga viti 2012, Serbia ka b\u00ebr\u00eb p\u00ebrparim n\u00eb procesin e integrimit n\u00eb BE. Nj\u00eb nga pasojat e k\u00ebtij procesi \u00ebsht\u00eb q\u00eb demokratizimi dhe evropianizimi nuk shkojn\u00eb m\u00eb dor\u00eb p\u00ebr dore, sipas nj\u00eb grupi autor\u00ebsh t\u00eb mbledhur rreth\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sbunker<\/a>. N\u00eb fakt, k\u00ebto dy terma jan\u00eb p\u00ebrdorur n\u00eb 20 vitet e fundit si sinonime p\u00ebr procesin e transformimit politik, ekonomik dhe shoq\u00ebror t\u00eb rajonit t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor. Politika e zgjerimit konsiderohet si nj\u00eb instrument q\u00eb gradualisht duhet t&#8217;i afroj\u00eb vendet m\u00eb pran\u00eb standardeve t\u00eb Bashkimit Evropian n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t&#8217;u mund\u00ebsoj\u00eb atyre an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE. Shembulli i Serbis\u00eb tregon se ky nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb rasti. Vendi po b\u00ebn p\u00ebrparim n\u00eb procesin e BE-s\u00eb, por po b\u00ebhet nj\u00eb vend m\u00eb pak demokratik dhe m\u00eb pak i lir\u00eb.<\/p>\n<p>Kritikat ndaj procesit t\u00eb integrimit evropian dhe efekti i tyre mbi vendet e Ballkanit Per\u00ebndimor \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb nj\u00eb tem\u00eb debati midis studiuesve. Prandaj, duke pasur parasysh hap\u00ebsir\u00ebn e kufizuar, p\u00ebrqendrimi im k\u00ebtu do t\u00eb jet\u00eb n\u00eb pyetjen se kush \u00ebnd\u00ebrron nj\u00eb \u00ebnd\u00ebrr evropiane n\u00eb Serbi? Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, duke pasur parasysh situat\u00ebn e pavolitshme politike n\u00eb Serbi dhe procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit q\u00eb nuk sjell rezultatet e d\u00ebshiruara (ose t\u00eb premtuara), a mund t\u00eb presim m\u00eb shum\u00eb presion mbi vendimmarr\u00ebsit p\u00ebr t\u00eb siguruar an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE ose distancimin e qytetar\u00ebve nga e ashtuquajtura ide p\u00ebr nj\u00eb Serbi evropiane? Nga ana tjet\u00ebr, ndjenjat e BE-s\u00eb ndaj Serbis\u00eb jan\u00eb gjithashtu t\u00eb paqarta dhe premtimi p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim nuk duket aq i q\u00ebndruesh\u00ebm si\u00e7 ishte m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-10006\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2021\/01\/Koj-sonuva-za-evropskiot-son-vo-Srbija.jpg\" alt=\"Koj sonuva za evropskiot son vo Srbija\" \/><\/p>\n<p>Burimi: rs.n1info.com<\/p>\n<h5 data-mce-word-list=\"1\">A ka nj\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb shumic\u00ebs p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE?<\/h5>\n<p>Sondazhet e opinioneve t\u00eb kryera n\u00eb rajon dhe Serbi n\u00eb vitet e fundit tregojn\u00eb ndarjen e shoq\u00ebris\u00eb serbe drejt BE-s\u00eb dhe procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit. Krahasuar me vendet e tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, qytetar\u00ebt e Serbis\u00eb tregojn\u00eb skepticizmin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb dhe q\u00ebndrimin m\u00eb negativ ndaj Bashkimit Evropian dhe jan\u00eb t\u00eb ndar\u00eb sa i p\u00ebrket p\u00ebrfitimeve nga an\u00ebtar\u00ebsimi. Megjith\u00ebse k\u00ebto studime nuk mund t\u00eb krahasohen me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn n\u00eb nj\u00eb kuptim t\u00eb rrept\u00eb metodologjik, sepse ato kan\u00eb p\u00ebrdorur metoda t\u00eb ndryshme k\u00ebrkimore, ato megjitaht\u00eb ofrojn\u00eb nj\u00eb fotografi m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe ofrojn\u00eb nj\u00eb pasqyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjithshme t\u00eb gjendjes s\u00eb shoq\u00ebris\u00eb q\u00eb duket se mbetet disi e fiksuar me aspiratat e saj t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme.<\/p>\n<p>Ministria e Integrimit Evropian, deri n\u00eb vitin 2017, Zyra p\u00ebr Integrim Evropian rregullisht ka realizuar\u00a0<a href=\"https:\/\/www.mei.gov.rs\/srp\/dokumenta\/nacionalna-dokumenta\/istrazivanja-javnog-mnjenja\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sondazhe t\u00eb opinionit publik<\/a>\u00a0nga viti 2009 p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e qytetar\u00ebve n\u00eb procesin e integrimit t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb BE. Sondazhi i fundit \u00ebsht\u00eb kryer n\u00eb muajin dhjetor t\u00eb vitit 2019. Rezultatet tregojn\u00eb se q\u00eb nga maji i vitit 2011, mb\u00ebshtetja e an\u00ebtar\u00ebsimit l\u00ebviz nd\u00ebrmjet 41% dhe 55%. Mb\u00ebshtetja m\u00eb e madhe \u00ebsht\u00eb regjistruar n\u00eb vitin 2009, e cila i referohet marrjes s\u00eb liberalizimit t\u00eb vizave. Mir\u00ebpo, sipas t\u00eb nj\u00ebjtit sondazh, \u00ebsht\u00eb pozitive q\u00eb qytetar\u00ebt e identifikojn\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr reforma pavar\u00ebsisht an\u00ebtar\u00ebsimit n\u00eb BE, kryesisht n\u00eb fushat e luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit, sistemit sh\u00ebndet\u00ebsor, mbrojtjen e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut dhe drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb muajin tetor t\u00eb vitit 2020, u krye nj\u00eb sondazh rajonal i opinionit publik IPSOS, mb\u00ebshtetur nga Fondi Evropian p\u00ebr Ballkanin, i cili tregon se an\u00ebtar\u00ebsimi i Serbis\u00eb n\u00eb BE mb\u00ebshtetet nga pak m\u00eb shum\u00eb se 60% e qytetar\u00ebve. Ka dallime t\u00eb dukshme midis Serbis\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, ku kjo mb\u00ebshtetje arrin t\u00eb pakt\u00ebn 80%. Gjithashtu, \u00e7do i treti i anketuar n\u00eb Serbi beson se Serbia nuk do t\u00eb bashkohet kurr\u00eb me BE-n\u00eb, gj\u00eb q\u00eb tregon se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebri vendi me m\u00eb shum\u00eb rezerva sa i p\u00ebrket procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit.<\/p>\n<p>N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.rcc.int\/seeds\/files\/RCC_BalkanBarometer_PublicOpinion_2019.pdf\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Barometri Ballkanik<\/a>, sondazhi vjetor rajonal i K\u00ebshillit p\u00ebr Bashk\u00ebpunim Rajonal, n\u00eb analiz\u00ebn e tij p\u00ebr vitin 2019 thot\u00eb se n\u00eb Serbi vet\u00ebm 32% e qytetar\u00ebve konsiderojn\u00eb se an\u00ebtar\u00ebsimi n\u00eb BE do t\u00eb ishte nj\u00eb gj\u00eb e mir\u00eb. I vetmi vend ku m\u00eb pak se gjysma e t\u00eb anketuarve kan\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim pozitiv ndaj an\u00ebtar\u00ebsimit \u00ebsht\u00eb Bosnja dhe Hercegovina me 47%, ndryshe nga ta, t\u00eb themi, Shqip\u00ebria ku kjo p\u00ebrqindje \u00ebsht\u00eb 86%.<\/p>\n<p>Prandaj, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr reformat e brendshme, qytetar\u00ebt e shohin nevoj\u00ebn p\u00ebr to, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb fush\u00ebn e sundimit t\u00eb ligjit dhe luft\u00ebs kund\u00ebr korrupsionit. Mir\u00ebpo, procesi i gjat\u00eb i an\u00ebtar\u00ebsimit pa efektet e d\u00ebshiruara krijon nj\u00eb lodhje dhe rrit dyshimet rreth an\u00ebtar\u00ebsimit dhe vet\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n<h5 data-mce-word-list=\"1\">\u00c7far\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme duhet t\u00eb ndjek\u00eb Serbia?<\/h5>\n<p>Qendra e Beogradit p\u00ebr Politik\u00eb Sigurie (QBPS) koh\u00ebt e fundit ka realizuar nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/bezbednost.org\/publikacija\/mnoga-lica-srpske-spoljne-politike-javno-mnjenje-i-geopoliticko-balansiranje\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">study<\/a>\u00a0t\u00eb q\u00ebndrimeve t\u00eb qytetar\u00ebve ndaj aktor\u00ebve t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme, i cili hedh drit\u00eb mbi q\u00ebndrimin e qytetar\u00ebve serb\u00eb ndaj BE-s\u00eb n\u00eb krahasim me aktor\u00ebt e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr shembull, autor\u00ebt e studimit thon\u00eb se 40% e t\u00eb anketuarve e konsiderojn\u00eb Rusin\u00eb si mikun m\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb Serbis\u00eb, nd\u00ebrsa 72% e konsiderojn\u00eb pozitive ndikimin e Rusis\u00eb n\u00eb vend, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb rritje n\u00eb krahasim me nj\u00eb sondazh t\u00eb kryer n\u00eb vitin 2017. N\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb ngjashme, shumica, dmth. 57% e t\u00eb anketuarve besojn\u00eb se Serbia duhet t\u00eb koordinoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme me Rusin\u00eb dhe Kin\u00ebn. P\u00ebrkund\u00ebr faktit q\u00eb Serbia \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vend kandidat p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb BE,\u00a0<strong>vet\u00ebm nj\u00eb e pesta e t\u00eb anketuarve besojn\u00eb se vendi ka nevoj\u00eb t\u00eb rreshtoj\u00eb politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme me Brukselin<\/strong>.<\/p>\n<p>Kina renditet e dyta si miku m\u00eb i mir\u00eb i Serbis\u00eb dhe &#8220;75 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve gabimisht besojn\u00eb se Kina i ka dh\u00ebn\u00eb ndihm\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe Serbis\u00eb n\u00eb luftimin e pandemis\u00eb, megjith\u00ebse Bashkimi Evropian (BE) ishte n\u00eb fakt donatori m\u00eb i madh&#8221;.<\/p>\n<p>Kur flasim p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE, \u00e7do i dhjeti qytetar e konsideron an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb BE nj\u00eb prioritet n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. M\u00eb sakt\u00eb, opinioni \u00ebsht\u00eb i bindur se tre prioritetet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme jan\u00eb ruajtja e Kosov\u00ebs si pjes\u00eb e Serbis\u00eb (24%), forcimi i bashk\u00ebpunimit me vendet fqinje dhe forcimi i bashk\u00ebpunimit me Rusin\u00eb (20% secili).<\/p>\n<p>Rezultatet tregojn\u00eb se qeveria (me vend) nuk e njeh presionin nga qytetar\u00ebt p\u00ebr t&#8217;u afruar m\u00eb pran\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ky\u00e7e t\u00eb politik\u00ebs s\u00eb jashtme. \u00c7\u00ebshtja e pazgjidhur e Kosov\u00ebs dhe roli i an\u00ebtar\u00ebve individual\u00eb n\u00eb nd\u00ebrtimin e nj\u00eb shteti n\u00eb Kosov\u00eb, nd\u00ebr t\u00eb tjera, luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb madh n\u00eb q\u00ebndrimin negativ ndaj BE-s\u00eb.<\/p>\n<h5 data-mce-word-list=\"1\">BE-ja dhe Serbia \u2013 vet\u00ebm shkopi pa karrota nuk jep rezultate<\/h5>\n<p>Edhe pse perspektiva e fundit p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim \u00ebsht\u00eb premtuar n\u00eb vitin 2018, nuk mund t\u00eb thuhet se Bashkimi Evropian, respektivisht t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e saj v\u00ebrtet i dhan\u00eb dor\u00ebn Serbis\u00eb (dhe gjith\u00eb rajonit) dhe n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb ishin t\u00eb pal\u00ebkundur n\u00eb pozicionin e tyre. N\u00eb rajon, BE nuk shihet m\u00eb si nj\u00eb partner i besuesh\u00ebm q\u00eb mban premtimet e saj dhe ka nj\u00eb politik\u00eb dhe q\u00ebndrim t\u00eb parashikuesh\u00ebm dhe koherent t\u00eb zgjerimit ndaj an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb ardhsh\u00ebm t\u00eb mundsh\u00ebm. K\u00ebshtu, nga nj\u00ebra an\u00eb, kemi bllokad\u00ebn franceze p\u00ebr hapjen e negociatave t\u00eb pranimit me Maqedonin\u00eb e Veriut, pasi ajo ndryshoi qeverin\u00eb autoritare dhe arriti nj\u00eb marr\u00ebveshje me Greqin\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar emrin. Nga ana tjet\u00ebr, pavar\u00ebsisht tendencave autoritare n\u00eb rritje dhe shkeljeve t\u00eb dukshme t\u00eb pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb institucioneve, Serbia ka p\u00ebrparuar formalisht n\u00eb procesin e an\u00ebtar\u00ebsimit dhe deri von\u00eb ishte vler\u00ebsuar si nj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb rajon, megjith\u00ebse &#8220;elefanti m\u00eb i madh n\u00eb dhom\u00eb&#8221; dihet se \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja e pazgjidhur e Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Aktivitetet e intensifikuara t\u00eb Kin\u00ebs n\u00eb vitet e fundit, ve\u00e7an\u00ebrisht gjat\u00eb val\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb koronavirusit, nuk kan\u00eb kaluar pa u v\u00ebn\u00eb re n\u00eb Bruksel. P\u00ebrve\u00e7 Rusis\u00eb, Kina \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lojtar relativisht i ri global i pranish\u00ebm n\u00eb Ballkan, interesat e s\u00eb cil\u00ebs n\u00eb Serbi konsiderohen n\u00eb kund\u00ebrshtim me interesat e BE-s\u00eb. Sidoqoft\u00eb, BE-ja, respektivisht vendet an\u00ebtare nuk duket se kan\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjigje adekuate ndaj situat\u00ebs aktuale gjeopolitike. Parimi i &#8220;shkopit dhe karrot\u00ebs&#8221; nuk ka m\u00eb efekt, sepse karrota (dmth an\u00ebtar\u00ebsia) \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pasigurt. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, si\u00e7 tregojn\u00eb shifrat e m\u00ebsip\u00ebrme, BE-ja kurr\u00eb nuk ka arritur t\u00eb fitoj\u00eb zemrat dhe simpatit\u00eb e qytetar\u00ebve t\u00eb Serbis\u00eb.<\/p>\n<h5 data-mce-word-list=\"1\">Fundi i \u00ebndrr\u00ebs evropiane?<\/h5>\n<p>Kur flitet p\u00ebr disponimin e qytetar\u00ebve serb\u00eb p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb Bashkimin Evropian, shpesh p\u00ebrmendet shumica e qet\u00eb pro-evropiane, s\u00eb bashku me faktin se lideri aktual i Partis\u00eb P\u00ebrparimtare Serbe dhe Presidenti i Serbis\u00eb arrit\u00ebn t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb pushtet vet\u00ebm kur u largua nga Partia Radikale Serbe nacionaliste dhe anti-evropiane dhe pranoi an\u00ebtar\u00ebsimin e Serbis\u00eb n\u00eb BE. Sidoqoft\u00eb, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt q\u00eb sot nuk ka as entuziaz\u00ebm n\u00eb mesin e qytetar\u00ebve dhe as nj\u00eb konsensus t\u00eb qart\u00eb n\u00eb shoq\u00ebri n\u00eb lidhje me an\u00ebtar\u00ebsimin.<\/p>\n<p>Situata shkat\u00ebrruese politike n\u00eb vitet e fundit nuk premton nj\u00eb angazhim m\u00eb t\u00eb madh p\u00ebr t&#8217;u an\u00ebtar\u00ebsuar, madje do t\u00eb thoshim t\u00eb kund\u00ebrt\u00ebn. BE-ja, nga ana e saj, gjithashtu nuk ofron nj\u00eb rrug\u00eb t\u00eb qart\u00eb dhe p\u00ebrgjigje ndaj ng\u00ebr\u00e7it aktual t\u00eb procesit t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsimit, megjith\u00ebse \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se asnj\u00eb nga vendet nuk do t\u00eb b\u00ebhet an\u00ebtare n\u00eb dhjet\u00eb vitet e ardhshme. Situata p\u00ebrshkruhet m\u00eb s\u00eb miri n\u00ebse parafrazojm\u00eb fjalin\u00eb e famshme nga fillimi i luft\u00ebs n\u00eb ish-Jugosllavi: ata b\u00ebjn\u00eb sikur duan t\u00eb na l\u00ebn\u00eb t\u00eb hym\u00eb, kurse ne pretendojm\u00eb se duam t\u00eb hyjm\u00eb.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Edicioni i tret\u00eb i projektit \u201cHistori nga rajoni\u201d zbatohet nga Res Publica dhe Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Komunikimit (ISK), n\u00eb bashk\u00ebpunim me partner\u00ebt tan\u00eb nga Shqip\u00ebria (<a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">IDM<\/a>), Kroacia (<a href=\"https:\/\/lupiga.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Lupiga<\/a>, Kosova,<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Sbunker<\/a>, Serbia,<a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Ne davimo Beograd<\/a>), Bosnja dhe Hercegovina (<a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">analiziraj.ba<\/a>), Mali i Zi (<a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">PCNEN),<\/a>), Bullgaria (<a href=\"https:\/\/www.segabg.com\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">sega.bg<\/a>), Greqia (<a href=\"https:\/\/www.macropolis.gr\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Macropolis<\/a>) dhe Sllovenia (<a href=\"https:\/\/www.had.si\/blog\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Had<\/a>).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Serbia hapi negociatat n\u00eb vitin 2014 dhe madje edhe sot duket se \u00ebsht\u00eb m\u00eb larg BE-s\u00eb sesa pes\u00eb vjet m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrafrimi i vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor n\u00eb Bashkimin Evropian (BE) ka zgjat\u00eb p\u00ebr tet\u00ebmb\u00ebdhjet\u00eb vjet, q\u00eb nga viti 2003, kur t\u00eb gjitha vendeve iu premtua an\u00ebtar\u00ebsimi. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vet\u00ebm Kroacia u b\u00eb an\u00ebtare e plot\u00eb [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":275,"featured_media":7610,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1151,1095],"ppma_author":[273],"class_list":["post-7627","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-1151","tag-histori-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":273,"user_id":275,"is_guest":0,"slug":"katarina-tadic","display_name":"Katarina Tadi\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/katarina.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/katarina.jpg"},"user_url":"","last_name":"Tadi\u0107","first_name":"Katarina","description":"Katarina Tadiq \u00ebsht\u00eb menaxhere e programit n\u00eb Fondin Europian p\u00ebr Ballkanin dhe udh\u00ebheq zbatimin e aktiviteteve q\u00eb kan\u00eb p\u00ebr synim rritjen e p\u00ebrfshirjes qytetare dhe p\u00ebrforcimin e nismave dhe l\u00ebvizjeve lokale. Katarina ka diplomuar n\u00eb Fakultetin e Shkencave Politike dhe ka punuar n\u00eb zyren e Friedrich Ebert Stiftung n\u00eb Beograd."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/275"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7627"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7627\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7628,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7627\/revisions\/7628"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7610"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7627"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}