{"id":767,"date":"2023-09-29T14:04:29","date_gmt":"2023-09-29T14:04:29","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=767"},"modified":"2024-12-09T11:02:29","modified_gmt":"2024-12-09T09:02:29","slug":"sulmi-terrorist-i-24-shtatorit-ne-veri-ve-ne-pah-qasjen-asimetrike-te-be-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/sulmi-terrorist-i-24-shtatorit-ne-veri-ve-ne-pah-qasjen-asimetrike-te-be-se\/","title":{"rendered":"Sulmi terrorist i 24 shtatorit n\u00eb veri v\u00eb n\u00eb pah qasjen asimetrike t\u00eb BE-s\u00eb"},"content":{"rendered":"<p>D\u00ebshtimi i\u00a0<a href=\"https:\/\/www.consilium.europa.eu\/en\/press\/press-releases\/2023\/09\/19\/belgrade-pristina-dialogue-statement-by-the-high-representative-on-behalf-of-the-european-union-on-expectations-from-serbia-and-kosovo\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">takimit<\/a>\u00a0mes lider\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb m\u00eb 14 shtator 2023 n\u00eb Bruksel nuk ishte befasues. Nuk \u00ebsht\u00eb pritur ndonj\u00eb progres i theksuar p\u00ebr shkak t\u00eb disponimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm negativ t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, Serbia e mohon se ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se interesi i saj nga procesi i dialogut \u00ebsht\u00eb formimi i Asociacionit\/Bashk\u00ebsis\u00eb s\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe (AKS).<\/p>\n<p>Beogradi ka deklaruar disa her\u00eb q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb i interesuar ta zbatoj\u00eb marr\u00ebveshjen dhe t\u2019i kryej\u00eb obligimet e veta nga marr\u00ebveshja. Gjithashtu, Serbia ka shkelur marr\u00ebveshjen n\u00eb disa raste, duke kund\u00ebrshtuar an\u00ebtar\u00ebsimin e Kosov\u00ebs n\u00eb Kombet e Bashkuara dhe duke votuar kund\u00ebr n\u00eb K\u00ebshillin e Europ\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Kosova nuk ka treguar interes p\u00ebr zbatimin e formimit t\u00eb AKS-s\u00eb dhe k\u00ebrkon q\u00eb ajo t\u00eb implementohet vet\u00ebm n\u00ebse ka garanci p\u00ebr njohje. Sipas Kosov\u00ebs, AKS-ja pa njohje do ta rrezikonte direkt rendin kushtetues t\u00eb Kosov\u00ebs dhe do ta destabilizonte m\u00eb tutje Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Kosova \u00ebsht\u00eb e frustruar me politik\u00ebn e vazhdueshme t\u00eb akomodimit t\u00eb Serbis\u00eb nga Per\u00ebndimi, q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb ndryshuar edhe pas refuzimit t\u00eb Serbis\u00eb q\u00eb ta rreshtoj\u00eb politik\u00ebn e saj t\u00eb jashtme me Per\u00ebndimin dhe t\u2019i v\u00ebr\u00eb sanksione Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Serbia ka pasuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb suksesshme t\u00eb balancimit midis Per\u00ebndimit dhe Rusis\u00eb, duke ruajtur neutralitetin ushtarak dhe duke\u00a0<a href=\"https:\/\/www.ft.com\/content\/204813e0-7006-4ec6-aa66-938c346ec70d\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">zhvilluar<\/a>\u00a0bashk\u00ebpunim me t\u00eb dyja pal\u00ebt, duke p\u00ebrfshir\u00eb shitjen e armatimit n\u00eb Ukrain\u00eb. Kjo i ka mund\u00ebsuar Serbis\u00eb t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb pozit\u00eb t\u00eb fort\u00eb n\u00eb negociata.<\/p>\n<p>BE-ja ka tentuar ta josh\u00eb Serbin\u00eb me \u00e7do kusht larg Rusis\u00eb, duke e shfryt\u00ebzuar dialogun Kosov\u00eb-Serbi n\u00eb d\u00ebm t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, masat nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs p\u00ebr shkak t\u00eb jostabilitetit n\u00eb veri vet\u00ebm sa e kan\u00eb shtuar k\u00ebt\u00eb frustrim, ku roli i grupeve t\u00eb mb\u00ebshtetura nga Serbia n\u00eb jostabilitet \u00ebsht\u00eb tashm\u00eb i njohur.<\/p>\n<p>BE-ja ka vendosur masa nd\u00ebshkuese ndaj Kosov\u00ebs pas trazirave t\u00eb majit 2023 n\u00eb lidhje me instalimin e kryetar\u00ebve t\u00eb komunave n\u00eb veri. Ato masa p\u00ebrfshijn\u00eb suspendimin e vizitave t\u00eb larta, kontakteve dhe ngjarjeve, si dhe bashk\u00ebpunimit financiar.<\/p>\n<p>Rishtazi pati nj\u00eb deklarat\u00eb t\u00eb fuqishme nga parlamentar\u00eb europian\u00eb dhe diplomat\u00eb q\u00eb b\u00ebn\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.kyivpost.com\/post\/20260\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">urged<\/a>\u00a0ndaj qeverive t\u00eb BE-s\u00eb, ShBA-s\u00eb dhe Britanis\u00eb s\u00eb Madhe p\u00ebr ta rishqyrtuar politik\u00ebn e tyre ndaj marr\u00ebdh\u00ebnieve Serbi-Kosov\u00eb, duke th\u00ebn\u00eb se politika e tanishme \u00ebsht\u00eb joefektive p\u00ebr t\u00eb adresuar tensionet dhe dhun\u00ebn n\u00eb rritje n\u00eb rajon, gj\u00eb q\u00eb si duket nuk ka pasur efekt.<\/p>\n<p>Mungesa e d\u00ebnimeve verbale ose masave nd\u00ebshkuese t\u00eb BE-s\u00eb dhe vendeve t\u00eb tjera ndaj deklaratave t\u00eb vazhdueshme t\u00eb Serbis\u00eb kund\u00ebr marr\u00ebveshjes dhe veprimeve destabilizuese tregon munges\u00ebn e nj\u00eb qasjeje kritike dhe proporcianale n\u00eb raport me Kosov\u00ebn dhe Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>After the incident,\u00a0<a href=\"https:\/\/telegrafi.com\/tag\/veriu-i-kosoves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">kriz\u00ebn<\/a>\u00a0e majit t\u00eb vitit 2023 n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs duhet ta shohim n\u00eb kontekstin e d\u00ebshtimeve t\u00eb procesit t\u00eb dialogut. Kjo kriz\u00eb erdhi nga p\u00ebrpjekjet e Kosov\u00ebs p\u00ebr t\u00eb siguruar zbatim t\u00eb nj\u00ebtrajtsh\u00ebm dhe t\u00eb nj\u00ebkohsh\u00ebm t\u00eb akordeve Bruksel-Oh\u00ebr, duke theksuar mosgatishm\u00ebrin\u00eb e Serbis\u00eb p\u00ebr t&#8217;i respektuar ato. Por, ende nuk ka nj\u00eb ndryshim thelb\u00ebsor n\u00eb qasjen e nd\u00ebrmjet\u00ebsuesit.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.consilium.europa.eu\/en\/press\/press-releases\/2023\/09\/19\/belgrade-pristina-dialogue-statement-by-the-high-representative-on-behalf-of-the-european-union-on-expectations-from-serbia-and-kosovo\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">reagimin<\/a>\u00a0e dat\u00ebs 19 shtator 2023 nga BE-ja shihet nj\u00ebanshm\u00ebria, ku \u2013 p\u00ebrve\u00e7 thirrjes p\u00ebr implementim t\u00eb marr\u00ebveshjes nga t\u00eb dyja pal\u00ebt \u2013 ve\u00e7ohet nevoja e themelimit t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb AKS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Zhvillimet e fundit pasqyrojn\u00eb nj\u00eb deteriorim t\u00eb dialogut Kosov\u00eb-Serbi, si dhe munges\u00eb t\u00eb gatishm\u00ebris\u00eb nga pal\u00ebt p\u00ebr t\u2019i zbatuar marr\u00ebveshjet e arritura.<\/p>\n<p>Ky p\u00ebrkeq\u00ebsim i situat\u00ebs u vulos p\u00ebrfundimisht m\u00eb 24 shtator, kur Policia e Kosov\u00ebs u sulmua nga grupe kriminale t\u00eb udh\u00ebhequra nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.koha.net\/arberi\/393278\/svecla-publikon-pamjet-e-radojiciqit-ne-banjske\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Milan Radoi\u00e7iq<\/a>, z\u00ebvend\u00ebskryetari i List\u00ebs Serbe.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash \u00ebsht\u00eb kuptuar se dhjet\u00ebra persona kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb sulm hibrid, q\u00eb i ngjason marrjes s\u00eb Krimes\u00eb nga Rusia me \u201cnjer\u00ebz t\u00eb vegj\u00ebl t\u00eb gjelb\u00ebr\u201d. Policia ka gjetur sasi t\u00eb m\u00ebdha\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=M9HR4Ec0uLg\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">armatimi<\/a>\u00a0n\u00eb Manastirin e Banjsk\u00ebs, q\u00eb u p\u00ebrdor si baz\u00eb nga ky grup.<\/p>\n<p>Ky sulm nxiti reagime nga Per\u00ebndimi, t\u00eb cilat e vler\u00ebsuan at\u00eb si sulm terrorist.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=xmCDhYAv4JU\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">speech<\/a>\u00a0televiziv, Vu\u00e7iq nuk \u00ebsht\u00eb distancuar nga sulmi, por u ka ofruar mb\u00ebshtetje politike pjes\u00ebtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij grupi. Po ashtu, Serbia ka shpallur nj\u00eb dit\u00eb zie p\u00ebr terrorist\u00ebt e vrar\u00eb gjat\u00eb sulmit. Kjo e b\u00ebn edhe m\u00eb t\u00eb qart\u00eb munges\u00ebn e gatishm\u00ebris\u00eb n\u00eb Serbi p\u00ebr normalizim me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, akti terrorist i 24 shtatorit i ka deligjitimuar t\u00eb gjitha thirrjet dhe presionet mbi Kosov\u00ebn q\u00eb ta implementoj\u00eb nj\u00ebansh\u00ebm marr\u00ebveshjen dhe t\u00eb filloj\u00eb me krijimin e AKS-s\u00eb.<\/p>\n<p>Sulmi terrorist i 24 shtatorit duket se i ka dh\u00ebn\u00eb goditje vdekjeprur\u00ebse dialogut. Tashm\u00eb jemi n\u00eb nj\u00eb gjendje stagnimi dhe ka bllokim t\u00eb dialogut. N\u00ebse nuk ndryshohet qasja dhe nuk adresohet nj\u00ebanshm\u00ebria e procesit, situata mund t\u00eb vazhdoj\u00eb t\u00eb p\u00ebrkeq\u00ebsohet.<\/p>\n<p>Kosova nuk ka plane ta b\u00ebj\u00eb implementimin e nj\u00ebansh\u00ebm t\u00eb marr\u00ebveshjes dhe nuk e pranon nj\u00eb plan sekuencimi q\u00eb e vendos krijimin e AKS-s\u00eb si prioritet, pa i kryer Serbia obligimet e veta nga marr\u00ebveshja p\u00ebr njohjen de fakto t\u00eb Kosov\u00ebs, ku p\u00ebrfshihet mospengimi i an\u00ebtar\u00ebsimit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n<p>Kurse Serbia, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, nuk ka vullnet ta implementoj\u00eb marr\u00ebveshjen dhe i injoron obligimet e veta q\u00eb burojn\u00eb nga marr\u00ebveshja e arritur n\u00eb Oh\u00ebr.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb pritet nj\u00eb periudh\u00eb mosangazhimi n\u00eb lidhje me \u00e7\u00ebshtjen e implementimit t\u00eb marr\u00ebveshjes. Eventualisht mund t\u00eb ket\u00eb bisedime mbi \u00e7\u00ebshtjen e zgjedhjeve n\u00eb veri, por edhe aty progresi nuk \u00ebsht\u00eb i garantuar, sidomos pas sulmit t\u00eb 24 shtatorit.<\/p>\n<p>Inkurzioni paramilitar mund ta ndryshoj\u00eb qasjen e Per\u00ebndimit ndaj dialogut. Mund t\u00eb kemi k\u00ebrkesa m\u00eb me ngulm nga Serbia q\u00eb t\u2019i respektoj\u00eb obligimet e saj dhe t\u00eb mos jet\u00eb fokusi vet\u00ebm te presioni mbi Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb tash, reagimi per\u00ebndimor ndaj sulmit ka qen\u00eb i p\u00ebrzier, ku ka d\u00ebnim p\u00ebr sulmin, por gjithashtu ka\u00a0<a href=\"https:\/\/kosovapress.com\/stano-po-presim-ende-detaje-per-sulmin-terroriste-ndaj-policeve-te-kosoves\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vazhdim<\/a>\u00a0t\u00eb instinktit p\u00ebr t\u2019i zvog\u00ebluar gabimet e Serbis\u00eb dhe p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb presion q\u00eb t\u00eb harrohen ato sa m\u00eb shpejt dhe t\u00eb vazhdohet me\u00a0<a href=\"https:\/\/www.evropaelire.org\/a\/hill-dialogu-kosove-serbi-\/32392734.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">procesin<\/a>\u00a0e dialogut.<\/p>\n<p>P\u00ebrfundimisht, sulmi i 24 shtatorit i ka demaskuar premisat e dialogut q\u00eb jan\u00eb bazuar n\u00eb supozimin q\u00eb Serbia mund t\u00eb konsiderohet partner n\u00eb nd\u00ebrtimin e paqes dhe stabilitetit n\u00eb rajon. Rrjedhimisht, kjo mund t\u00eb rezultoj\u00eb n\u00eb forcim t\u00eb pozicionit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb negociata.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>D\u00ebshtimi i\u00a0takimit\u00a0mes lider\u00ebve t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb m\u00eb 14 shtator 2023 n\u00eb Bruksel nuk ishte befasues. Nuk \u00ebsht\u00eb pritur ndonj\u00eb progres i theksuar p\u00ebr shkak t\u00eb disponimit t\u00eb p\u00ebrgjithsh\u00ebm negativ t\u00eb t\u00eb dyja pal\u00ebve. N\u00eb nj\u00ebr\u00ebn an\u00eb, Serbia e mohon se ka b\u00ebr\u00eb ndonj\u00eb marr\u00ebveshje me Kosov\u00ebn dhe e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se interesi [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":19,"featured_media":10596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[822,672,664],"ppma_author":[29],"class_list":["post-767","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-asm","tag-eu","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":29,"user_id":19,"is_guest":0,"slug":"seb-bytyci","display_name":"Seb Byty\u00e7i","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1668771566235.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1668771566235.jpg"},"user_url":"","last_name":"Byty\u00e7i","first_name":"Seb","description":"Dr. Seb Bytyci ka p\u00ebrvoj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb hulumtim shkencor dhe m\u00ebsimdh\u00ebnie p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, p\u00ebrfshir\u00eb angazhime me University of London\/LSE, University of York, University of Winchester, William College, IPOL Institute, si dhe Police Federation of England and Wales. Ai ka qen\u00eb gjithashtu i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb avokim praktik dhe ka bashk\u00ebpunuar me organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare si OKB, UNDP dhe OSBE.\r\n\r\nSeb ka doktoratur\u00eb (PhD) nga University of York; nj\u00eb Master n\u00eb Administrat\u00eb Publike (MPA) n\u00eb Analiz\u00eb Politikash dhe \u00c7\u00ebshtje Krahasuese &amp; Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Indiana University (Bloomington), si dhe nj\u00eb MES n\u00eb Integrim Evropian dhe Rajonaliz\u00ebm nga University of Graz\/EIPA\/EURAC.\r\n\r\nHulumtimi i tij i doktoratur\u00ebs \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb institucionet n\u00eb vende n\u00eb tranzicion, nd\u00ebrsa fushat e tij t\u00eb interesit p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrtimin e institucioneve efektive dhe lidershipin, \u00e7\u00ebshtjet e BE-s\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, zgjidhjen e konflikteve, shtetin zhvillimor dhe proceset e transformimit shoq\u00ebror."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/767","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/19"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=767"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/767\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":768,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/767\/revisions\/768"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=767"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=767"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=767"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=767"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}