{"id":7686,"date":"2020-07-13T14:31:54","date_gmt":"2020-07-13T12:31:54","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7686"},"modified":"2024-09-13T14:34:02","modified_gmt":"2024-09-13T12:34:02","slug":"covid-19-ne-kosove-nje-virus-dhe-dy-kryeministra","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/covid-19-ne-kosove-nje-virus-dhe-dy-kryeministra\/","title":{"rendered":"COVID-19 n\u00eb Kosov\u00eb: nj\u00eb virus dhe dy kryeministra"},"content":{"rendered":"<p><strong>M\u00eb pak se nj\u00eb muaj pas leht\u00ebsimit t\u00eb masave kufizuese, Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb rritje t\u00eb papritur t\u00eb rasteve t\u00eb infektimit me virusin korona, gj\u00eb q\u00eb aspak nuk i shqet\u00ebson kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb merren m\u00eb pak me sh\u00ebndetin dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve, dhe m\u00eb shum\u00eb me vazhdimin e p\u00ebrleshjeve politike.<\/strong><\/p>\n<p>Korona virusi i ri, i cili filloi udh\u00ebtimin e tij vdekjeprur\u00ebs n\u00eb Kin\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, arriti n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb gjysm\u00ebn e par\u00eb t\u00eb marsit. N\u00eb koh\u00eb kur virusi filloi t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb imunitetin e kosovar\u00ebve, loj\u00ebrat n\u00eb prapasken\u00ebn politike nis\u00ebn t\u00eb shkat\u00ebrrojn\u00eb Qeverin\u00eb e sapo zgjedhur, e cila nuk i duroi k\u00ebto goditje p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb Kosova ndryshoi dy Qeveri gjat\u00eb pandemis\u00eb s\u00eb virusit korona. P\u00ebr fat t\u00eb mir\u00eb, me koh\u00eb u shp\u00ebrndan\u00eb n\u00eb at\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb Qeveria, e cila ishte e prir\u00eb p\u00ebr masa t\u00eb rrepta, qeverisi n\u00eb fillim t\u00eb pandemis\u00eb, dhe Qeveria q\u00eb ishte e prir\u00eb p\u00ebr leht\u00ebsimin e masave ishte e dyta.<\/p>\n<h5><strong>Sistemi sh\u00ebndet\u00ebsor i ndar\u00eb<\/strong><\/h5>\n<p>Qeveria e Kurtit reagoi shpejt n\u00eb miratimin e masave kufizuese, p\u00ebr shkak t\u00eb rritjes s\u00eb papritur t\u00eb numrit t\u00eb t\u00eb infektuarve\u00a0<a href=\"https:\/\/www.glasamerike.net\/a\/kosovo-koronaviurus-kretanje-covid19\/5366702.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">komunat e Malishev\u00ebs, Mitrovic\u00ebs s\u00eb Veriut dhe Zve\u00e7anit<\/a>\u00a0u vun\u00eb menj\u00ebher\u00eb n\u00eb karantin\u00eb. K\u00ebtyre qyteteve m\u00eb von\u00eb ju bashkuan\u00a0<a href=\"https:\/\/www.aa.com.tr\/ba\/balkan\/na-kosovu-33-nova-slu%C4%8Daja-zaraze-covid-19-pri%C5%A1tina-u-karantinu\/1801518\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Klina, Vitia, Ferizaj dhe Prishtina<\/a>, te t\u00eb cilat numri i t\u00eb infektuarve rritej me 20 t\u00eb infektuar n\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Mediat filluan t\u00eb promovojn\u00eb rekomandimet e institucioneve me hashtag #rrinshpi me logon e stacionit televiziv, gjithashtu duke transmetuar p\u00ebrmbajtje edukative &#8211; si t\u00eb parandaloni bartjen e virusit dhe si t\u00eb mbroni veten dhe t\u00eb tjer\u00ebt. Me shembullin e tyre, p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e institucioneve kryesisht theksuan r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e respektimit t\u00eb rekomandimeve nga institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore dhe mbajtjen e distanc\u00ebs gjat\u00eb takimeve. Menj\u00ebher\u00eb u mbyll\u00ebn kopshtet e f\u00ebmij\u00ebve, shkollat dhe fakultetet, si dhe kufijt\u00eb, kafenet\u00eb, restorantet, qendrat tregtare dhe institucionet sportive dhe kulturore, nd\u00ebrkaq qytetar\u00ebve ju kufizua l\u00ebvizja. Sipas numrit t\u00eb parafundit n\u00eb let\u00ebrnjoftim, qytetar\u00ebve u lejohej t\u00eb l\u00ebvizin n\u00eb disa periudha kohore prej 90 minutash, n\u00eb dit\u00eb secila me q\u00ebllim t\u00eb blerjes s\u00eb sendeve ushqimore, maksimumi dy n\u00eb nj\u00eb vetur\u00eb. Duke e ditur gjendjen e dob\u00ebt t\u00eb institucioneve sh\u00ebndet\u00ebsore, ata vendos\u00ebn masa drastike q\u00eb ishin t\u00eb vetmet q\u00eb mund t\u00eb parandalonin nj\u00eb rritje t\u00eb papritur t\u00eb numrit t\u00eb rasteve dhe dyndjen n\u00eb spitalet e pap\u00ebrgatitura. N\u00eb fund t\u00eb fundit, Kosova nuk \u00ebsht\u00eb shum\u00eb e ndryshme nga\u00a0<a href=\"https:\/\/www.masina.rs\/?p=886\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">fqinj\u00ebt<\/a>, e saj n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, t\u00eb cil\u00ebt gjithashtu\u00a0<a href=\"https:\/\/www.slobodnaevropa.org\/a\/zdravstvo-bih\/29154365.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">nuk shquhen p\u00ebr sh\u00ebndet\u00ebsi t\u00eb shk\u00eblqyer<\/a>.<\/p>\n<p>Nj\u00eb tipar i ve\u00e7ant\u00eb \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Kosov\u00eb, n\u00eb zonat me shumic\u00eb shqiptare pas vitit 1999, institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore funksionojn\u00eb n\u00ebn patronazhin e autoriteteve t\u00eb reja n\u00eb Prishtin\u00eb, nd\u00ebrsa mjek\u00ebt serb\u00eb vazhduan t\u00eb punojn\u00eb n\u00eb vende m\u00eb t\u00eb vogla t\u00eb banuara nga serb\u00ebt, dhe n\u00ebn Ministrin\u00eb e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb nga Beogradi. Padyshim q\u00eb t\u00eb dy institucionet sh\u00ebndet\u00ebsore vuajn\u00eb prej vitesh munges\u00ebn kronike t\u00eb pajisjeve mjek\u00ebsore, n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast pajisje p\u00ebr raste m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb Covid-19. Ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb i Kosov\u00ebs, Arben Vitija, vendosi shpejt\u00eb gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme, q\u00eb n\u00ebnkupton mbylljen e spitaleve dhe klinikave private p\u00ebr angazhimin e plot\u00eb t\u00eb mjek\u00ebve n\u00eb spitalet shtet\u00ebrore dhe pranimin vet\u00ebm t\u00eb rasteve urgjente dhe fokus n\u00eb ata me simptoma t\u00eb virusit korona q\u00eb u zbatua nga t\u00eb dy sistemet, por statistikat e num\u00ebrimit t\u00eb rasteve t\u00eb reja t\u00eb infeksionit jan\u00eb b\u00ebr\u00eb ve\u00e7 e ve\u00e7 gjat\u00eb gjith\u00eb koh\u00ebs, k\u00ebshtu q\u00eb kur Ministria e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb e Kosov\u00ebs publikon statistikat ditore t\u00eb Covid-19, n\u00eb ato shifra mungojn\u00eb t\u00eb infektuarit n\u00eb mjediset serbe. N\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, Instituti i Sh\u00ebndetit Publik n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut l\u00ebshon statistika speciale duke num\u00ebruar ekskluzivisht pacient\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>Ministri Vitija shpejt e informoi publikun se Kosova kishte n\u00eb dispozicion\u00a0<a href=\"http:\/\/www.rtvpuls.com\/vesti\/kapaciteti_kosova_u_borbi_protiv_koronavirusa\/27717\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">142 respirator\u00eb<\/a>, si n\u00eb sektorin publik, ashtu edhe n\u00eb at\u00eb privat, me njoftimin se do t\u00eb arrinin disa dhjet\u00ebra t\u00eb reja si donacion nga organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare. N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, numri i respirator\u00ebve n\u00eb dispozicion p\u00ebr spitalet n\u00ebn sistemin serb mbeti n\u00ebn vellon e misterit. Autoritetet n\u00eb Qendr\u00ebn Klinike n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut njoftuan se kan\u00eb respirator t\u00eb mjaftuesh\u00ebm, nd\u00ebrsa p\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb ekzistues n\u00eb QK Gra\u00e7anic\u00eb, vet\u00ebqeverisja lokale siguroi edhe nj\u00eb tjet\u00ebr. Duke m\u00ebsuar se tani ata kan\u00eb n\u00eb dispozicion dy respirator\u00eb, rreth 60,000 banor\u00eb nga zonat m\u00eb t\u00eb vogla serbe n\u00eb jug t\u00eb lumit Ib\u00ebr, t\u00eb cilat gravitojn\u00eb rreth QK-s\u00eb, t\u00eb Gra\u00e7anic\u00ebs, mund t\u00eb merrnin frym\u00eb lirsh\u00ebm. Shakat\u00eb m\u00ebnjan\u00eb, fat n\u00eb fatkeq\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se k\u00ebta njer\u00ebz jetojn\u00eb kryesisht n\u00eb zona rurale, ku nuk ka shum\u00eb kontakte dhe vet\u00eb puna n\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb t\u00eb vitit \u00ebsht\u00eb reduktuar n\u00eb pun\u00eb bujq\u00ebsore, pra n\u00eb ambient t\u00eb hapur.<\/p>\n<h5><strong>Rivaliteti i Kryeministrit dhe Presidentit<\/strong><\/h5>\n<p>N\u00eb zgjedhjet e parakohshme parlamentare n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2019, udh\u00ebhoqi partia e Albin Kurtit, kryesisht p\u00ebr shkak t\u00eb betimit p\u00ebr t\u00eb luftuar korrupsionin me rr\u00ebnj\u00eb t\u00eb thella, por edhe politik\u00ebn e reciprocitetit n\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me Serbin\u00eb. Sidoqoft\u00eb, p\u00ebrqindja e pamjaftueshme e fituesit n\u00eb zgjedhjet, rezoltoi q\u00eb negociatat e Vet\u00ebvendosjes p\u00ebr formimin e qeveris\u00eb s\u00eb re t\u00eb Kosov\u00ebs t\u00eb zgjatin dy fish m\u00eb gjat\u00eb se q\u00eb Kryeministri Kurti arriti t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb detyr\u00eb si udh\u00ebheq\u00ebsi i k\u00ebtij koalicioni. Pas vet\u00ebm 50 dit\u00ebsh, n\u00eb mes t\u00eb gjendjes s\u00eb jasht\u00ebzakonshme p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, partner\u00ebt e tij t\u00eb koalicionit nga Partia Demokratike e Kosov\u00ebs, dhe t\u00eb gjith\u00eb 10 deputet\u00ebt e List\u00ebs Serbe, i kthyen shpin\u00ebn.<\/p>\n<p>Sipas vendimit t\u00eb marr\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn telefonike, Qeveria e Kosov\u00ebs ndaloi l\u00ebvizjen e qytetar\u00ebve dhe automjeteve private nga 24 mars n\u00eb periudh\u00ebn nga ora 10 e m\u00ebngjesit deri n\u00eb ora 4 pasdite dhe gjat\u00eb nat\u00ebs nga ora 8 e mbr\u00ebmjes deri n\u00eb 6 t\u00eb m\u00ebngjesit dit\u00ebn tjet\u00ebr. Mund t\u00eb shihet se qytetar\u00ebt pothuajse pa p\u00ebrjashtim respektuan ndalimet dhe rekomandimet. Shumica e tyre mbanin maska mbrojt\u00ebse dhe doreza gjat\u00eb periudh\u00ebs s\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb lejuar, tollovit\u00eb, kontaktet, prania e f\u00ebmij\u00ebve dhe t\u00eb moshuarve n\u00eb rrug\u00eb u zvog\u00ebluan n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb drastike. Periudhat e ndalimit t\u00eb plot\u00eb t\u00eb l\u00ebvizjes dukeshin drith\u00ebruese me rrug\u00ebt e shkreta t\u00eb qyteteve dhe fshatrave, me ekipe t\u00eb rralla t\u00eb gazetar\u00ebve q\u00eb kap\u00ebn k\u00ebt\u00eb situat\u00eb me fotografi dhe incizime.\u00a0<a href=\"https:\/\/kosova.health\/en\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Statistikat e t\u00eb infektuarve<\/a>\u00a0me Covid-19 n\u00eb fund t\u00eb qershorit paraqesin mbi 2,000 raste t\u00eb regjistruara, gati 1,100 t\u00eb sh\u00ebruar, por fatkeq\u00ebsisht edhe mbi 30 raste me epilog fatal. Qendra klinike n\u00eb Mitrovic\u00ebn e Veriut her\u00ebn e fundit nga mesi i qershorit\u00a0<a href=\"https:\/\/www.radiokim.net\/vesti\/zdravlje\/bez-zarazenih-koronavirusom-na-severu-kosova.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">informoi publikun<\/a>\u00a0se mbi 100 veta ishin infektuar dhe di\u00e7ka m\u00eb pak ishin sh\u00ebruar, nd\u00ebrsa dhjet\u00eb veta kishin vdekur. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, krahasuar me vendet e rajonit, numri i rasteve n\u00eb Kosov\u00eb \u00ebsht\u00eb m\u00eb i lart\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri dhe Mal t\u00eb Zi, por disa her\u00eb m\u00eb i ul\u00ebt se n\u00eb Maqedonin\u00eb Veriore dhe Serbi.<\/p>\n<p><img decoding=\"async\" class=\"size-full wp-image-8867\" src=\"https:\/\/cdn.respublica.edu.mk\/wp-content\/uploads\/2020\/07\/KOVID-19-vo-Kosovo-eden-virus-i-dvajca-premieri.jpg\" alt=\"KOVID 19 vo Kosovo eden virus i dvajca premieri\" \/>Burimi: europeanwesternbalkans.com<\/p>\n<p>M\u00eb t\u00eb rinjt\u00eb tan\u00eb n\u00eb vend se t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb shkolla filluan t\u00eb ndjekin m\u00ebsimin &#8220;nga distanca&#8221;. Kjo \u00ebsht\u00eb kur m\u00ebsuesi n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb qet\u00eb ligj\u00ebron nj\u00ebsin\u00eb m\u00ebsimore t\u00eb p\u00ebrgatitur para kamer\u00ebs dhe prind\u00ebrit dalin nga l\u00ebkura e tyre para ekraneve t\u00eb vogla, duke u p\u00ebrpjekur q\u00eb ti shtyjn\u00eb t\u00eb vegjlit e tyre t\u00eb ndjekin m\u00ebsimet me kujdes dhe t\u00eb shkruajn\u00eb gjith\u00e7ka n\u00eb koh\u00eb. K\u00ebto programe jan\u00eb p\u00ebrgatitur dhe transmetuar madje n\u00eb organizimin e dy ministrive, sepse n\u00eb Kosov\u00eb ekzistojn\u00eb edhe dy sisteme shkollash: nj\u00ebra i p\u00ebrket Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, dhe tjetri Qeveris\u00eb s\u00eb Serbis\u00eb. Secili prej k\u00ebtyre dy sistemeve funksionon sipas rregullave t\u00eb veta, ka programet e veta speciale t\u00eb shkoll\u00ebs, fillimet dhe mbarimet e viteve t\u00eb shkoll\u00ebs, pushimet, dit\u00ebt e pun\u00ebs dhe dit\u00eb jo-pune dhe madje\u00a0<a href=\"https:\/\/mojaskola.rtsplaneta.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">Programet televizive &#8220;m\u00ebsimi n\u00eb distanc\u00eb&#8221;<\/a>. Sidoqoft\u00eb, kur u njoftua mbyllja e shkollave n\u00eb Kosov\u00eb, u mbyll\u00ebn dhe shkollat serbe edhe pse ato kishin shkollat punuan n\u00eb Serbi edhe p\u00ebr nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb tep\u00ebr.<\/p>\n<p>Duke pasur parasysh q\u00eb Kosova p\u00ebsoi humbje prodhimi rreth 300 milion euro n\u00eb 50 dit\u00ebt e para, qeveria e Kosov\u00ebs urgjentisht miratoi nj\u00eb pako fiskale prej rreth 180 milion\u00eb euro, p\u00ebr shkak t\u00eb pages\u00ebs s\u00eb disa kategorive t\u00eb ndryshme. P\u00ebrve\u00e7 kredive t\u00eb favorshme p\u00ebr kompanit\u00eb, ndihma u \u00ebsht\u00eb paguar pun\u00ebtor\u00ebve n\u00eb rrezik nga virusi, pranuesve t\u00eb ndihm\u00ebs sociale, pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb kompanive q\u00eb vuajn\u00eb humbje p\u00ebr shkak t\u00eb r\u00ebnies s\u00eb biznesit, atyre q\u00eb humb\u00ebn pun\u00ebn p\u00ebr shkak t\u00eb pandemis\u00eb, por edhe t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb arrijn\u00eb t\u00eb n\u00ebnshkruajn\u00eb kontrat\u00eb pune gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe. Ndihma financiare sigurisht ka ndihmuar familjet m\u00eb t\u00eb rrezikuara p\u00ebr momentin, por nuk ndihmon faktin q\u00eb nj\u00eb num\u00ebr i madh i njer\u00ebzve mund t\u00eb humbin pun\u00ebt e tyre. Pasojat e k\u00ebsaj situate n\u00eb ekonomin\u00eb lokale sigurisht q\u00eb do t\u00eb shihen m\u00eb qart\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb vitit.<\/p>\n<p>Rivaliteti midis Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit Hashim Tha\u00e7i, si dhe grindjet e vazhdueshme me partnerin e koalicionit Isa Mustaf\u00ebn, jan\u00eb kryesisht arsyet e r\u00ebnies s\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb. Dy dit\u00eb pas prezantimit t\u00eb kufizimit t\u00eb l\u00ebvizjes p\u00ebr shkak t\u00eb rasteve t\u00eb para t\u00eb Covid-19, Kuvendi i Kosov\u00ebs,\u00a0<a href=\"https:\/\/www.slobodnaevropa.org\/a\/30488766.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">miratoi rezolut\u00eb<\/a>\u00a0me t\u00eb cilin mandati p\u00ebr negociata me Serbin\u00eb hiqet nga kompetenca e Presidentit, dhe i dor\u00ebzohet Kuvendit. Si\u00e7 pritej, presidenti nuk e toleroi k\u00ebt\u00eb me leht\u00ebsi, k\u00ebshtu q\u00eb pati nj\u00eb s\u00ebr\u00eb fyerjesh kund\u00ebr kryeministrit n\u00eb Twitter. Presidenti p\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj sfidoi kushtetutshm\u00ebrin\u00eb e kufizimit t\u00eb l\u00ebvizjes s\u00eb qytetar\u00ebve dhe k\u00ebrkoi q\u00eb t\u00eb vendoset gjendje e jasht\u00ebzakonshme e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb kompetenc\u00ebn e tij, por p\u00ebrkund\u00ebr mb\u00ebshtetjes s\u00eb Isa Mustaf\u00ebs, ai nuk mundi t\u00eb siguroj\u00eb shumic\u00ebn e dy t\u00eb tretave n\u00eb parlament, p\u00ebr t\u00eb vendosur gjendje t\u00eb jasht\u00ebzakonshme. Duke p\u00ebrdorur p\u00ebrs\u00ebri Twitter-in, k\u00ebt\u00eb her\u00eb ai u b\u00ebri thirrje qytetar\u00ebve dhe policis\u00eb q\u00eb t\u00eb mos respektojn\u00eb masat e Qeveris\u00eb si antikushtetuese (!?). K\u00ebtij iu bashkua Ministri i Pun\u00ebve t\u00eb Brendshme, Agim Veliu, nga radh\u00ebt e partis\u00eb s\u00eb Isa Mustaf\u00ebs, i cili u shkarkua nga kryeministri Kurti pavar\u00ebsisht marr\u00ebveshjes s\u00eb koalicionit me Partin\u00eb Demokratike. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, gjat\u00eb mandatit t\u00eb tij, Albin Kurti z\u00ebvend\u00ebsoi drejtor\u00ebt e nd\u00ebrmarrjeve m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha publike, elektroenergjetik\u00ebs, telekomunikacionit dhe hekurudhave t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb partiake, por edhe k\u00ebshilltarin e tij, gazetarin Shk\u00eblzen Gashi, t\u00eb cilit nuk ja fali p\u00ebr deklarat\u00ebn se &#8220;disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb U\u00c7K-s\u00eb kryen krime kund\u00ebr civil\u00ebve t\u00eb pafajsh\u00ebm serb\u00eb&#8221;.<\/p>\n<p>Shkarkimi i ministrit Veliu dhe refuzimi i Kurtit p\u00ebr ta hequr pa kusht taks\u00ebn e 100 p\u00ebrqind\u00eb\u0455hit p\u00ebr mallrat nga Serbia, t\u00eb cilat do t\u00eb zhbllokonin negociatat me Beogradin, jan\u00eb kryesisht arsyet pse Mustafa p\u00ebrfundimisht e rr\u00ebzoi Qeverin\u00eb. Sidoqoft\u00eb, deputetja e Mustaf\u00ebs dhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, nuk e dha vot\u00ebn e saj p\u00ebr largimin e Kurtit, t\u00eb cil\u00ebn partia nuk e fali, k\u00ebshtu q\u00eb pas shpifjeve t\u00eb shumta sipas tabloideve lokale, ajo u d\u00ebbua nga presidenca. N\u00eb vend q\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb Qeveris\u00eb, Presidenti t\u00eb shp\u00ebrb\u00ebnte Kuvendin dhe t\u00eb shpallte zgjedhje t\u00eb reja, ai, p\u00ebr habi t\u00eb t\u00eb gjith\u00ebve, i ofroi nj\u00eb mandat t\u00eb ri partis\u00eb s\u00eb Isa Mustaf\u00ebs dhe Gjykata Kushtetuese, p\u00ebrkund\u00ebr apelit t\u00eb Kurtit,\u00a0<a href=\"http:\/\/rs.n1info.com\/Vesti\/a604731\/Ustavni-sud-potvrdio-Tacijev-ukaz-za-Kurtija-odluka-neprihvatljiva.html\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">vendosi q\u00eb Tha\u00e7i kishte t\u00eb drejt\u00eb<\/a>\u00a0dhe se formimi i Qeveris\u00eb s\u00eb re pa zgjedhje \u00ebsht\u00eb krejt\u00ebsisht n\u00eb rregull. M\u00eb pak se nj\u00eb muaj m\u00eb von\u00eb, Prokuroria Speciale p\u00ebr Krimet e Luft\u00ebs n\u00eb Hag\u00eb njoftoi detajet e aktakuz\u00ebs s\u00eb ardhshme kund\u00ebr Hashim Tha\u00e7it dhe shokut t\u00eb tij t\u00eb luft\u00ebs dhe t\u00eb partis\u00eb Kadri Veseli, me \u00e7ka njoftoi p\u00ebrfundimin e af\u00ebrt t\u00eb karrier\u00ebs s\u00eb tyre politike.<\/p>\n<h5><strong>Rritja e shpejt\u00eb e t\u00eb infektuarve<\/strong><\/h5>\n<p>Nga rastet e para t\u00eb virusit korona e deri n\u00eb kulmin e epidemis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb kaluan nj\u00eb muaj e gjysm\u00eb, kur u regjistrua nj\u00eb k\u00ebrcim prej 250 t\u00eb infektuar t\u00eb rinj dhe 10 t\u00eb vdekur. Pas k\u00ebsaj, lakesa filloi t\u00eb bjer\u00eb pak, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga arsyet e vendimit, k\u00ebsaj radhe t\u00eb Kryeministrit t\u00eb ri Avdulah Hoti nga radh\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebr t&#8217;i hequr plot\u00ebsisht masat m\u00eb 1 qershor. Kufizimet p\u00ebr l\u00ebvizjen u hoq\u00ebn, kafenet\u00eb dhe restorantet u hap\u00ebn, por tubimet masive n\u00eb ambiente t\u00eb mbyllura jan\u00eb t\u00eb ndaluara. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj, ende nuk jan\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur zgjedhjet lokale t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb dy komuna, nd\u00ebrsa zgjedhjet parlamentare serbe u mbajt\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha komunat me shumic\u00eb serbe, me pranin\u00eb e OSBE-s\u00eb dhe sigurin\u00eb e policis\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>U nd\u00ebrpre karantina e detyrueshme dyjavore p\u00ebr ata q\u00eb hyjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb n\u00eb kufi p\u00ebrs\u00ebri po krijohen radh\u00eb t\u00eb gjata, tradicionale sezonale. Kosovar\u00ebt q\u00eb punojn\u00eb n\u00eb vendet e Evrop\u00ebs Per\u00ebndimore i kalojn\u00eb pushimet e tyre verore duke vizituar familjet n\u00eb Kosov\u00eb, dhe si rregull, ata gjithashtu vazhdojn\u00eb pushimet verore n\u00eb bregdetin shqiptar ose malazez. Ky &#8220;migrim veror&#8221;, i cili zgjat nga qershori deri n\u00eb shtator, matet me dhjet\u00ebra mij\u00ebra mysafir\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb thelb\u00ebsor\u00eb p\u00ebr ekonomin\u00eb lokale, por n\u00eb koh\u00eb pandemie gjithashtu mund t\u00eb kontribuojn\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen m\u00eb t\u00eb shpejt\u00eb t\u00eb virusit.<\/p>\n<p>M\u00eb pak se nj\u00eb muaj pas leht\u00ebsimit t\u00eb masave kufizuese, Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb rritje t\u00eb befasishme t\u00eb rasteve me virusin korona, p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk p\u00ebrjashtohet mund\u00ebsia e rrept\u00ebsimit t\u00eb masave, p\u00ebrs\u00ebri.\u00a0<strong>Gjat\u00eb muajve t\u00eb ver\u00ebs, f\u00ebmij\u00ebt n\u00eb pushim dhe njer\u00ebzit me pushime do t\u00eb rrisin turmat n\u00eb qytete, gj\u00eb q\u00eb do t\u00eb ndikoj\u00eb n\u00eb p\u00ebrhapjen e virusit, por kjo nuk i shqet\u00ebson kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb merren m\u00eb pak me sh\u00ebndetin dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve dhe m\u00eb shum\u00eb me p\u00ebrplasjet e vazhdueshme politike.<\/strong><\/p>\n<p>K\u00ebt\u00eb vit n\u00eb Kosov\u00eb, list\u00ebs aktuale t\u00eb viruseve t\u00eb pash\u00ebrueshme u \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe korona, p\u00ebr t\u00eb cilin ka ende shpres\u00eb se shkenc\u00ebtar\u00ebt do t\u00eb gjejn\u00eb vaksin\u00eb. P\u00ebr viruset socio-politike, kemi fituar &#8220;<a href=\"https:\/\/www.vasezdravlje.com\/imunitet-krda-pojasnjenje-na-jednostavan-nacin\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\">imunitetin e turm\u00ebs<\/a>&#8220;, k\u00ebshtu q\u00eb p\u00ebr ne kjo paraqet nj\u00eb &#8220;pranver\u00eb&#8221; kosovare shum\u00eb t\u00eb zakonshme.<\/p>\n<p>&nbsp;<\/p>\n<p>Iniciativa\u00a0<strong>&#8220;<\/strong><a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/politika-sq\/covid-19-ne-kosove-nje-virus-dhe-dy-kryeministra\/sq\/prikazni-od-regionot\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Tregime nga rajoni<\/strong><\/a><strong>&#8220;<\/strong>\u00a0zbatohet nga\u00a0<a href=\"https:\/\/respublica.edu.mk\/blog-sq\/politika-sq\/covid-19-ne-kosove-nje-virus-dhe-dy-kryeministra\/sq\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Res Publica<\/strong><\/a>\u00a0dhe Instituti p\u00ebr Studime t\u00eb Komunikimit \u2013 IKS (Maqedonia), n\u00eb bashk\u00ebpunim me\u00a0<a href=\"https:\/\/idmalbania.org\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Institutin p\u00ebr Demokraci dhe Nd\u00ebrmjet\u00ebsim<\/strong><\/a>\u00a0(Shqip\u00ebri),\u00a0<a href=\"https:\/\/analiziraj.ba\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Analizo.ba<\/strong><\/a>\u00a0(BeH),\u00a0<a href=\"https:\/\/www.radiokim.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>\u0420radio KIM<\/strong><\/a>\u00a0(Kosov\u00eb),\u00a0<a href=\"https:\/\/sbunker.net\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Sbunker<\/strong><\/a>\u00a0(Kosov\u00eb) nisma qytetare\u00a0<a href=\"https:\/\/nedavimobeograd.rs\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>Ne davimo Beograd<\/strong><\/a>\u201c (Serbi) dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.pcnen.com\/portal\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><strong>PCNEN),<\/strong><\/a>\u00a0(Mali i Zi).<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb pak se nj\u00eb muaj pas leht\u00ebsimit t\u00eb masave kufizuese, Kosova po p\u00ebrballet me nj\u00eb rritje t\u00eb papritur t\u00eb rasteve t\u00eb infektimit me virusin korona, gj\u00eb q\u00eb aspak nuk i shqet\u00ebson kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb t\u00eb merren m\u00eb pak me sh\u00ebndetin dhe mir\u00ebqenien e qytetar\u00ebve, dhe m\u00eb shum\u00eb me vazhdimin e p\u00ebrleshjeve politike. Korona virusi i ri, [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":242,"featured_media":7684,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1155],"ppma_author":[246],"class_list":["post-7686","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-tregime-nga-rajoni"],"authors":[{"term_id":246,"user_id":242,"is_guest":0,"slug":"isak-vorguciq","display_name":"Isak Vorgu\u00e7iq","avatar_url":"https:\/\/secure.gravatar.com\/avatar\/c8f8d6d58f8c7fced5eac7ff43131affe4b62e8398fb15958ee93af9f7e5ed9d?s=96&d=mm&r=g","user_url":"","last_name":"Vorgu\u00e7iq","first_name":"Isak","description":"Isak Vorgu\u00e7iq \u00ebsht\u00eb producent dhe menaxher ekzekutiv i radiotelevizionit \"Kim\" n\u00eb \u00c7aglavic\u00eb, Kosov\u00eb, q\u00eb nga themelimi i tij n\u00eb vitin 2000. Interesat e tij jan\u00eb gazetaria, teologjia dhe arsimi ushtarak."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7686","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/242"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7686"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7686\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7687,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7686\/revisions\/7687"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7684"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7686"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7686"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7686"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7686"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}