{"id":7795,"date":"2022-10-05T11:14:38","date_gmt":"2022-10-05T09:14:38","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=7795"},"modified":"2024-09-20T11:19:43","modified_gmt":"2024-09-20T09:19:43","slug":"sasha-jeton-letra-viii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/sasha-jeton-letra-viii\/","title":{"rendered":"Sasha &#038; Jeton: Letra VIII"},"content":{"rendered":"<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jeton i dashur,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mir\u00eb e p\u00ebrshkrove dinamik\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnjeve nd\u00ebrnjer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebto skena t\u00eb vogla t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn mbas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb. N\u00eb thelb, disa lidhje zgjasin shkurt, edhe po t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vendosura p\u00ebr arsyet m\u00eb humane dhe m\u00eb t\u00eb ndershme. T\u00eb ngarkuar nga mjerimi, politika e keqe, hap\u00ebsira e ngusht\u00eb, shp\u00ebrb\u00ebrja e t\u00eb gjitha vlerave, k\u00ebta njer\u00ebz gjunj\u00ebzohen para sfidave t\u00eb koh\u00ebs, p\u00ebrcaktohen p\u00ebr opsione t\u00eb tjera duke i braktisur idet\u00eb dhe platformat kulturore paraprake. Nj\u00eb platform\u00eb e till\u00eb ishte edhe <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Betoni<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> n\u00eb form\u00ebn e tij burimore q\u00eb zgjati prej vitit 2006 gjer m\u00eb 2013, kur redaksia kat\u00ebran\u00ebtar\u00ebshe (Sasha Qiriq [Sa\u0161a \u0106iri\u0107], Tomisllav Markoviq [Tomislav Markovi\u0107], Millosh Zhivanoviq [Milo\u0161 \u017divanovi\u0107], dhe un\u00eb) u shp\u00ebrb\u00eb mu p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrrimeve tektonike n\u00eb sken\u00ebn politike. Iku Boris Tadiqi, filloi koha e Alleksandar Vu\u00e7iqit, p\u00ebsoi disfat\u00eb p\u00ebrpjekja e modernizimit t\u00eb politik\u00ebs t\u00eb cil\u00ebn e nisi kryeministri i ndjer\u00eb, Zoran Gjingjiqi. P\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj nuk kishte m\u00eb kuptim as vazhdimi i daljes s\u00eb nj\u00eb organi t\u00eb p\u00ebrkoht\u00eb q\u00eb quhej <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Beton<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, dhe q\u00eb e vijonte konceptin e dekonstruktimit t\u00eb matricave nacionaliste n\u00eb kultur\u00eb, e ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb let\u00ebrsi. P\u00ebrse ndodhi kjo? Mbase do t\u00eb p\u00ebrpiqet ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb t\u00eb ardhmen ndonj\u00eb krimb librash [bookworm] t\u2019i gjej\u00eb arsyet e v\u00ebrteta t\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrb\u00ebrjeje t\u00eb till\u00eb. Por kjo nuk do t\u2019i shkoj\u00eb p\u00ebr dore, se do t\u00eb duhej t\u00eb kishte ndjenj\u00eb t\u00eb logjik\u00ebs s\u00eb brendme t\u00eb koh\u00ebs n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn jetonim, vepronim, mendonim, dhe shkruanim. Dhe, natyrisht, t\u00eb t\u00eb gjithave me t\u00eb cilat ballafaqoheshim. E ajo nuk ishte aspak gj\u00eb e thjesht\u00eb. T\u00eb shkruash dhe t\u00eb punosh n\u00ebn shtypje t\u00eb p\u00ebrhert\u00eb, pa nd\u00ebrprerje, nuk \u00ebsht\u00eb leht\u00eb. Por, megjithat\u00eb, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Betoni<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> zgjati shtat\u00eb vite. Mua m\u00eb duket periudh\u00eb p\u00ebr lakmi. Pas asaj, jetoi p\u00ebraf\u00ebrsisht edhe poaq n\u00eb format tjet\u00ebr, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Beton International<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. Nuk \u00ebsht\u00eb periudh\u00eb e shkurt\u00ebr, kjo. Un\u00eb, Qiriqi, Markoviqi, dhe Zhivanoviqi, u shp\u00ebrndam\u00eb n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013. Do t\u00eb mund t\u00eb thuhej, secili n\u00eb an\u00eb t\u00eb vet, kur secili prej nesh u p\u00ebrcaktua p\u00ebr dofar\u00eb vijash t\u00eb veta t\u00eb luftimit. M\u00eb von\u00eb u takuam prap, un\u00eb dhe Millosh Zhivanoviqi, p\u00ebr ta kryer pun\u00ebn e shkruarjes dhe redaktimit t\u00eb nj\u00eb botimi letrar q\u00eb quhet <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Nata e Republik\u00ebs<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> [No\u0107 Republike]. Me ata dy t\u00eb tjer\u00ebt m\u00eb kurr\u00eb nuk u pam\u00eb, nuk u takuam, as nuk e shk\u00ebmbyem ndonj\u00eb lloj informate.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo \u00ebsht\u00eb e mundur n\u00eb Beograd, edhepse nj\u00eb \u201cartist i rilindjes\u201d nga asfalti e p\u00ebkufizoi k\u00ebt\u00eb mjedis si \u201ck\u00ebnet\u00eb plot me krokodil\u00eb\u201d. K\u00ebt\u00eb \u201cfilozofem\u00eb\u201d, p\u00ebr shkak t\u00eb kolapsit t\u00eb mendimit filozofik, e shprehu mafiozi Bata T\u00ebrllaja [Trlaja], i cili n\u00eb t\u00eb n\u00ebnt\u00ebdhjet\u00ebesatat u paraqit n\u00eb filmin dokumentar t\u00eb Janko Baljakut, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Shifemi n\u00eb dru<\/span><\/i><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/91505\/sasha-amp-jeton-letra-viii\/#_edn1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><b><i>[1]<\/i><\/b><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> [Vidimo se u \u010ditulji]. Ai at\u00ebbot\u00eb u p\u00ebrpoq t\u2019i shpjegoj\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb plastike arsyet e q\u00ebrimeve aq t\u00eb shpeshta t\u00eb hesapeve nd\u00ebrmjet klan\u00ebve beogradas. Meq\u00eb ra fjala, gjat\u00eb xhirimit t\u00eb k\u00ebtij filmi e humbi jet\u00ebn shumica e bashk\u00ebbiseduesve. Ishte ky realizim i nj\u00eb projekti filmik n\u00eb koh\u00eb reale. Por Bata T\u00ebrllaja arriti t\u00eb jetonte edhe disa vite. Dukej tip q\u00eb kishte pak m\u00eb shum\u00eb kujdes. I p\u00eblqente t\u00eb mendonte mir\u00eb e mir\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vet mafioze dhe t\u00eb k\u00ebrkonte konkludime mbi arsyet p\u00ebr t\u00eb cilat ato gj\u00ebra ndodhnin n\u00eb t\u00eb ashtuquajturin asfalt beogradas. Ai nj\u00ebherit e kishte parasysh shkat\u00ebrrimin e ekonomis\u00eb, kolapsin e dijes q\u00eb mund t\u00eb shfryt\u00ebzohej p\u00ebr t\u00eb \u201cb\u00ebr\u00eb t\u00eb holla\u201d, si dhe lidhjet q\u00eb i kishin klanet me politikan\u00eb konkret\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ua b\u00ebnin t\u00eb mundur veprimtarin\u00eb e papenguar n\u00eb zona t\u00eb caktuara t\u00eb qytetit. Ky filozof mafioz ishte i lidhur p\u00ebr Beograd t\u00eb Ri dhe Bezhanijskakos\u00eb [Be\u017eanijska Kosa]. Nj\u00eb koh\u00eb ishte pronar i KF Bezhania [FK Be\u017eanija], klubit vend\u00ebs i cili p\u00ebrpiqej t\u00eb ngritej n\u00eb k\u00ebmb\u00eb, duke pas\u00eb qen\u00eb n\u00ebn hije t\u00eb mafioz\u00ebve dhe politikan\u00ebve t\u00eb llojllojt\u00eb. Por pa sukses, se n\u00eb rrug\u00eb p\u00ebr Kup\u00eb t\u00eb Uef\u00ebs [UEFA] u eliminua, n\u00eb xhiro t\u00eb par\u00eb t\u00eb kualifikimeve nga KF Besa nga Kavaja.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">As skena kulturore nuk q\u00ebndron larg nga ky p\u00ebrkufizimi \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">k\u00ebneta e vog\u00ebl, shum\u00eb krokodil\u00eb<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d. Dihet se skena letrare serbe \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplot nobelist\u00eb, pulicerist\u00eb, dhe laureat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. Kur t\u00eb flasin kritik\u00ebt vendas mbi t\u00eb, fitohet p\u00ebrshtypja e nj\u00eb pasurie jonormale, aq t\u00eb madhe, sa q\u00eb gufon n\u00eb t\u00eb gjitha an\u00ebt. Por kur t\u00eb g\u00ebrryhet pak m\u00eb thell\u00eb, shpejt arrihet gjer te fundi i kazanit dhe atje kot g\u00ebrryhet n\u00ebp\u00ebr fund, se nuk del kushedi se \u00e7ka. Disa emra, posht\u00eb-lart\u00eb. Kryesisht nga e kaluara. Kjo \u00ebsht\u00eb ajo t\u00eb cil\u00ebn sot e pranon rendi i vendosur kulturor. Krokodil\u00ebt nuk lejojn\u00eb q\u00eb t\u00eb z\u00ebj\u00eb kush rr\u00ebnj\u00eb n\u00eb nd\u00ebrkoh\u00eb. Kund\u00ebr k\u00ebsaj shpesh p\u00ebrdoren q\u00ebrimet e hesapeve, lin\u00e7imet, p\u00ebrgojimet, n\u00ebnkamcet, mosp\u00ebrfilljet, e jorrall\u00eb edhe p\u00ebshtyerjet e hap\u00ebta n\u00eb fytyr\u00eb. E po t\u00eb jet\u00eb fjala edhe p\u00ebr nj\u00eb gj\u00eb aq t\u00eb ndjeshme, \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb procesi i shk\u00ebmbimit letrar n\u00eb mes t\u00eb Kosov\u00ebs dhe S\u00ebrbis\u00eb, at\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet shum\u00eb i gj\u00ebr\u00eb repertori p\u00ebr posht\u00ebrim t\u00eb aktor\u00ebve t\u00eb k\u00ebtij procesi. Me nj\u00eb rast, duke ecur n\u00ebp\u00ebr qytet, e takova nj\u00eb kolege, gazetare liberale, e cila m\u00eb pyeti p\u00ebr <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polip<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> dhe pun\u00eb t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb. Folnim gjersa ecnim kah Sllavia. Kur m\u00eb d\u00ebgjoi gjer n\u00eb fund, vet\u00ebm m\u00eb tha se e t\u00ebra kjo po ia p\u00ebrkujtonte \u201cKalin e Troj\u00ebs\u201d, dhe se nuk po i interesonte edhe gjithaq. \u00c7far\u00eb \u201cKali i Troj\u00ebs\u201d, desha ta pyes, por ajo nuk deshi ta vazhdonim bised\u00ebn n\u00eb at\u00eb drejtim. Mua m\u00eb von\u00eb m\u00eb mbeti vet\u00ebm t\u00eb p\u00ebrpiqem ta gjej kuptimin e tez\u00ebs s\u00eb saj. Athu ku e kishte hallin? Pra, mendova, ajo besoka se shk\u00ebmbimi i yn\u00eb letrar qenka vet\u00ebm mask\u00eb p\u00ebr ndonj\u00eb aksion me rrezik bukur t\u00eb madh, q\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb. Kur ta shofin \u201cserb\u00ebt naiv\u00eb\u201d kalin n\u00eb oborr t\u00eb vet dhe t\u00eb fillojn\u00eb t\u2019i sjellin dhurata, e pastaj t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb flejn\u00eb, dikush i mbrojtur nga nata mbase do t\u00eb dal\u00eb nga ky Kal\u00eb, gjegj\u00ebsisht nga <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polipi<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, p\u00ebr ta shpallur, gjegj\u00ebsisht p\u00ebr ta pranuar, Republik\u00ebn e pavarur t\u00eb Kosov\u00ebs, duke b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu m\u00ebkat kund\u00ebr Kushtetut\u00ebs dhe ligjit. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye nuk do t\u00eb p\u00ebrzihen, as ajo e as kushdo tjet\u00ebr, n\u00eb k\u00ebto pun\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">t\u00eb Troj\u00ebs<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, po do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb shtegun e sigurt\u00eb t\u00eb Bata T\u00ebrllaj\u00ebs, dhe do t\u00eb vazhdojn\u00eb t\u00eb lloko\u00e7iten n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn plot me krokodil\u00eb, e le t\u2019i gjej\u00eb \u00e7\u2019t\u2019i gjej\u00eb. Zaten, nuk ka munges\u00eb t\u00eb gj\u00ebrave me t\u00eb cilat mund t\u00eb mbushen rubrikat kulturore t\u00eb medjeve beogradase. Pra, a mos do t\u00eb mbushen, kund, me dofar\u00eb p\u00ebrmbledhje vjershash t\u00eb Arben Idrizit, drama t\u00eb Dori Bash\u00ebs, apo Ilir Gjocajt?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">I vog\u00ebl ishte numri i njer\u00ebzve q\u00eb pat\u00ebn guxim t\u00eb punonin gj\u00eb n\u00eb shk\u00ebmbimin kulturor n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Kjo \u00ebsht\u00eb, mund t\u00eb thuhet, nj\u00eb k\u00ebnet\u00eb edhe m\u00eb e vog\u00ebl, prandaj \u00ebsht\u00eb logjike prania e jotolerancave. Nga koha n\u00eb koh\u00eb shkrepin shk\u00ebndijat, fillojn\u00eb t\u00eb grinden njer\u00ebzit, Miki Manojlloviq punon n\u00eb nj\u00eb shfaqje n\u00eb Qend\u00ebr, shum\u00eb mbesin t\u00eb pak\u00ebnaqur, por q\u00ebndron fakti se shfaqja u dha. (Edhe un\u00eb shkrova kritik\u00eb lavduese mbi k\u00ebt\u00eb shfaqje at\u00ebbot\u00eb, duke p\u00ebsuar kritika nga koleg\u00ebt e af\u00ebrm: pse, \u00e7\u2019t\u00eb duhet kjo, \u00ebsht\u00eb e keqe, nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi, etj.) K\u00ebshtu do t\u2019u vij\u00eb nj\u00eb dit\u00eb, t\u00eb gjith\u00ebve q\u00eb punuan n\u00eb k\u00ebt\u00eb relacion, rradha t\u00eb vehet n\u00ebn shqyrtim e gjith\u00eb ajo q\u00eb e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb. Do t\u00eb mbesin vet\u00ebm ato gj\u00ebrat me vler\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe, t\u00eb cilat do t\u2019i shtrojn\u00eb traset\u00eb e marr\u00ebdh\u00ebnieve t\u00eb ardhme n\u00eb mes t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Beogradit. Nuk \u00ebsht\u00eb pun\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb b\u00ebhen, p\u00ebrkund\u00ebr rrethanave t\u00eb num\u00ebrta v\u00ebshtir\u00ebsuese, zhvendosje t\u00eb tilla n\u00eb kultur\u00eb. P\u00ebrkundrazi. K\u00ebshilli i Helsinkit n\u00eb S\u00ebrbi e p\u00ebrpiloi n\u00eb koh\u00eb t\u00eb vet nj\u00eb program shk\u00eblqyes arsimor p\u00ebr student\u00eb nga Kosova dhe S\u00ebrbia. K\u00ebta t\u00eb rinj kaluan n\u00ebp\u00ebr pun\u00ebtori t\u00eb llojllojta, vinin n\u00eb Beograd, i vizitonin teatrot, e d\u00ebgjonin Borka Paviqeviqin, shkonin n\u00eb Qend\u00ebr, n\u00eb Prizren p\u00ebr Dokufest, d\u00ebgjonin mbi dit\u00ebt e larg\u00ebta mitike t\u00eb vurjes \u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polipit<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> n\u00eb l\u00ebvizje. V\u00ebrtet m\u00eb duken sot k\u00ebto dit\u00eb si nj\u00eb koh\u00eb e larg\u00ebt n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn \u00e7do gj\u00eb ishte e mundur. Por, n\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb fjala p\u00ebr nj\u00eb kujtes\u00eb t\u00eb shtremb\u00ebruar se, natyrisht, at\u00ebher\u00eb ishte poaq v\u00ebshtir\u00eb sa edhe sot. Disa nga k\u00ebta njer\u00ebz m\u00eb von\u00eb\u2014t\u00eb frym\u00ebzuar nga t\u00eb gjitha q\u00eb i kishin d\u00ebgjuar mbi shk\u00ebmbimin kulturor dhe takimet plot kreativititet nd\u00ebrmjet artist\u00ebve e artisteve\u2014realizuan dofar\u00eb projektesh t\u00eb tyre t\u00eb vegj\u00ebl. N\u00eb ekspozitat t\u00eb cilat i organizonin n\u00eb fund t\u00eb \u00e7do cikli t\u00eb programit kishte momente q\u00eb v\u00ebrtet lenin p\u00ebrshtypje.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mik i dashur, mendoj se p\u00ebrdore fjal\u00eb ky\u00e7e, madje n\u00eb kahjen e vetme t\u00eb drejt\u00eb. <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ndryshimi!<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> Dhe jo i shoq\u00ebrive po i vet\u00eb neve. Punuam me njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt besonin n\u00eb ndryshim, e mbar\u00ebshtruam botimin dhe d\u00ebgjimin e teksteve t\u00eb tyre, me bindje t\u00eb thell\u00eb se do t\u00eb dep\u00ebrtojm\u00eb gjer te dikush, atje n\u00eb audienc\u00eb, apo gjer te ndonj\u00eb lexues i cili pas leximit publik do ta marr\u00eb revist\u00ebn <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Beton International<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, ose ndonj\u00eb lib\u00ebr t\u00eb p\u00ebrkthyer, dhe t\u2019i lexoj\u00eb n\u00eb ambientin e k\u00ebnd\u00ebsh\u00ebm t\u00eb dhom\u00ebs s\u00eb vet. Por gjersa i b\u00ebnim t\u00eb gjitha k\u00ebto\u2014ndryshonim edhe ne. P\u00ebrfunduam vite drite larg shoq\u00ebrive nga t\u00eb cilat u nis\u00ebm, ve\u00e7an\u00ebrisht nga politika q\u00eb sot b\u00ebhet n\u00ebp\u00ebr vende t\u00eb regjionit. Po t\u00eb ishim sot duke p\u00ebrgatitur botim t\u00eb ri t\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polipit<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, besoj se do t\u2019i kushtohej p\u00ebrkrahjes s\u00eb L\u00ebvizjes s\u00eb Grave n\u00eb Iran, e cila atje po p\u00ebson goditje tmerruese nga Policia e moralit. Iranasja e re, Mahsa Amini, vdiq nga pasojat e dajakut gjakatar q\u00eb ishte rrjedhoj\u00eb e d\u00ebnimit p\u00ebr mosrespektim t\u00eb bartjes s\u00eb mbules\u00ebs fetare. Protestat tashm\u00eb po zgjasin me dit\u00eb e net t\u00eb t\u00ebra, e fytyra e vajz\u00ebs s\u00eb vrar\u00eb u b\u00eb simbol i rezistenc\u00ebs s\u00eb grave. Gjithmon\u00eb ka qen\u00eb gj\u00eb e af\u00ebrt p\u00ebr <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polipin<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> t\u2019ua mbante an\u00ebn atyre q\u00eb ishin t\u00eb ndjekur dhe t\u00eb privuar nga t\u00eb drejtat. Poashtu edhe nisja e debatit n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb konzervative dhe t\u00eb postkonfliktit. Fal\u00eb shoqat\u00ebs AlterHabitus dhe aktivistes Eli Krasniqi pat\u00ebm programe t\u00eb jasht\u00ebzakonta t\u00eb debatit, t\u00eb cil\u00ebt merreshin me l\u00ebvizjen e rezistenc\u00ebs, dhe \u00e7\u00ebshtjet e emancipimit t\u00eb gruas n\u00eb Jugosllavi dhe Kosov\u00eb. \u00c7\u00ebshtjet e ndryshimeve brenda vet\u00eb nesh, n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb q\u00eb m\u00eb me qejf p\u00ebrcaktohen p\u00ebr polici morale se p\u00ebr liri, i vendosnim n\u00eb slogan t\u00eb programit t\u00eb \u00e7do botimi t\u00eb festivalit. E p\u00ebrgjegjet i k\u00ebrkonim n\u00eb let\u00ebrsi, n\u00eb p\u00ebrkthim dhe n\u00eb lexim t\u00eb saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Departamenti i dhimbjes komb\u00ebtare, si\u00e7 the, punon me k\u00ebt\u00eb, ose ndonj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr q\u00eb i p\u00ebrngjet, n\u00eb t\u00eb gjitha shoq\u00ebrit\u00eb e regjionit. Pun\u00ebtor\u00ebt e k\u00ebtij departamenti, koleksionist\u00ebt e dhimbjes, jan\u00eb t\u00eb ngarkuar me detyr\u00eb t\u00eb zbulimit me koh\u00eb, dhe t\u00eb paraqitjes, s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb atyre q\u00eb nuk i respektojn\u00eb vuajtjet nacionale. \u00c7do bashk\u00ebpunim kulturor paraqet m\u00ebkat ndaj rregullave t\u00eb k\u00ebtij <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">departamenti<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. Ata nuk jan\u00eb aq radikal\u00eb si n\u00eb Iran, por jan\u00eb ngulmues, dhe rrin\u00eb gati p\u00ebr \u00e7do lloj t\u00eb diversionit. Kur t\u00eb organizohet ndonj\u00eb ekspozit\u00eb ose shfaqje e artist\u00ebve kosovar\u00eb, paraqiten me bajraqe dhe kryq\u00eb. Aty pastaj detyruesh\u00ebm e kemi edhe rrugin\u00ebn e ve\u00e7ant\u00eb t\u00eb policis\u00eb gjersa, si z\u00ebdh\u00ebn\u00ebs t\u00eb k\u00ebtij Departamenti t\u00eb dalin n\u00eb shesh, gjoja, rojet spontane t\u00eb dhimbjes komb\u00ebtare, p\u00ebrndryshe p\u00ebrhersh\u00ebm t\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb departament, sikurse nj\u00ebfar\u00eb xha Sima, i cili paraqitet kudo q\u00eb zhvillohet ndonj\u00eb program artistik i bashk\u00ebpunimit kosovar-serb. Ai e ka kryet e rruar, ka muskulatur\u00eb t\u00eb zhvilluar, \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb bluz\u00eb t\u00eb zez\u00eb me parulla nacionaliste; leht\u00eb bie n\u00eb sy, se i m\u00ebsyen \u201carmikut\u201d i pari. \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ti je tradh\u00ebtar, \u2018shiptarski pllaqenik<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u2019<\/span><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/91505\/sasha-amp-jeton-letra-viii\/#_edn2\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">[2]<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\">, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">ju ktheft\u00eb juve t\u00eb gjith\u00ebve kjo e keqe, ju jeni U\u00c7K, ju jeni e keqja!<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, ul\u00ebron xha Sima gjersa t\u00eb g\u00ebrrith\u00eb n\u00eb fytyr\u00eb, ose t\u00eb rr\u00ebzon n\u00eb dysheme dhe t\u00eb shqelmon. Asnj\u00eb ton i pajtimit ose porosi e arsyes nuk kalon te ai, ose te kerver\u00ebt<\/span><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/91505\/sasha-amp-jeton-letra-viii\/#_edn3\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">[3]<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> q\u00eb i p\u00ebrngjajn\u00eb. Ai \u00ebsht\u00eb aty p\u00ebr ta mbajtur tensionin e jotoleranc\u00ebs luftarake, p\u00ebr t\u2019i nd\u00ebrsyer krokodil\u00ebt n\u00eb aktivitete t\u00eb p\u00ebrdit\u00ebm gjakatar\u00eb. Xha Sima dhe \u00e7ift\u00ebt e tij nuk b\u00ebjn\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr, q\u00eb nga viti 1999, pos q\u00eb i q\u00ebrojn\u00eb dreg\u00ebzat e plag\u00ebve t\u00eb kombit. Gjersa t\u00eb kullojn\u00eb plag\u00ebt gjak, t\u00eb gjth\u00eb jan\u00eb mir\u00eb, k\u00ebshtu q\u00eb k\u00ebneta e vog\u00ebl nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm me balt\u00eb, por gjithmon\u00eb ngapak edhe me gjak. Nga kjo p\u00ebrzierje t\u00eb luan mendja, prandaj edhe kur t\u2019u thoni njer\u00ebzve q\u00eb po merreni me let\u00ebrsi, ata nuk shofin gj\u00eb pos konspirat\u00ebs dhe kuajve trojas. M\u00eb t\u00eb k\u00ebqijt\u00eb jan\u00eb <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">xha sim\u00ebt<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> q\u00eb t\u00eb gjitha i b\u00ebjn\u00eb vullnetarisht, gjersa rrog\u00ebn e fitojn\u00eb n\u00ebp\u00ebr institute t\u00eb ndrysh\u00ebm t\u00eb let\u00ebrsis\u00eb, historis\u00eb, ose shkencave politike.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Kujt do t\u2019ia mirrte mendja q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq rrezik t\u00eb mirresh me let\u00ebrsi n\u00eb k\u00ebto shoq\u00ebri? Dhe me kultur\u00eb, n\u00eb p\u00ebrgjithsi. Sikur t\u00eb jet\u00eb mbjell\u00eb ndonj\u00eb frik\u00eb nga k\u00ebng\u00ebt q\u00eb k\u00ebndohen n\u00eb oborr t\u00eb fqiut. Besoj se dhe ti, shok i dashur, ke p\u00ebrjetuar di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb n\u00eb rrethin t\u00ebnd? Sikur t\u00eb jen\u00eb plot rrezik vjershat, e p\u00ebr romane as mos t\u00eb flasim. E d\u00ebgjon, bie fjala, xha Sima dik\u00eb duke e k\u00ebnduar me z\u00eb t\u00eb ul\u00ebt nj\u00eb k\u00ebng\u00eb t\u00eb Kujtim Pa\u00e7akut n\u00eb rrug\u00ebn e Bir\u00e7aninit por, meq\u00eb nuk e kupton gjuh\u00ebn, fillon t\u00eb p\u00ebrfytyroj\u00eb se p\u00ebrmes k\u00ebsaj k\u00ebnge b\u00ebhet kushtrim p\u00ebr mobilizim dhe sulmim t\u00eb Veriut t\u00eb Kosov\u00ebs. Pastaj e trillon xha Sima nj\u00eb p\u00ebrrall\u00eb dhe vrapon gjer te shefi p\u00ebr t\u2019i raportuar se \u201cka hasur n\u00eb porosi t\u00eb shifruara nga Prishtina\u201d. Shefi pastaj e njofton shefin e vet, dhe k\u00ebshtu gjer te Kryesia. N\u00eb fund, kjo informat\u00eb e shtremb\u00ebruar dhe e shitur mir\u00eb e xha Sim\u00ebs b\u00ebhet pjes\u00eb e analiz\u00ebs s\u00eb kryetarit mbi gjendjen n\u00eb Kosov\u00eb, dhe nj\u00ebherit edhe lajm godit\u00ebs n\u00eb faqet e para t\u00eb tabloid\u00ebve: \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">U\u00c7K po tubohet prap<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Goditje n\u00eb Veri t\u00eb Kosovs\u00eb n\u00eb n\u00ebntor<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">\u201d, \u201c<\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">NATO e udh\u00ebheq\u00eb logjistik\u00ebn e betej\u00ebs<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">.\u201d<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E, n\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb, p\u00ebrkthimi i k\u00ebtyre vargjeve t\u00eb Pa\u00e7akut \u00ebsht\u00eb:<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Qoft\u00eb i harruar<\/span><\/i><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">kujtimi i n\u00ebntorit!<\/span><\/i><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Ishte e diel lufte me shi.<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mosdija \u00ebsht\u00eb burimi i v\u00ebrtet\u00eb i frik\u00ebs, e frika gjendje ideale p\u00ebr manipulim me masa. <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polipi<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> ua b\u00ebri llag\u00ebmin, edhe nj\u00ebr\u00ebs, edhe tjetr\u00ebs, duke e l\u00ebshuar nj\u00eb tuf\u00eb drite n\u00eb err\u00ebsir\u00ebn t\u00eb cil\u00ebn e ruanin me dhjet\u00ebvit\u00ebsha.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E \u00e7ka na sjell\u00eb e ardhmja? Nuk di.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">E di q\u00eb fashist\u00ebt fituan dje n\u00eb Itali dhe q\u00eb Rusia po kryen mobilizim t\u00eb pjessh\u00ebm. Krokodil\u00ebt po lahen edhe m\u00eb tutje n\u00eb k\u00ebnet\u00ebn e vog\u00ebl, duke e p\u00ebrgjuar pren\u00eb. N\u00eb bark t\u00eb ndonj\u00ebrit prej tyre ende ndihet tik-taku i or\u00ebs me zile nga ndonj\u00eb botim i <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Polipit<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">, e cila nga kati i ep\u00ebrm i Qendr\u00ebs s\u00eb vjet\u00ebr u rrakadyl n\u00eb nofulla t\u00eb st\u00ebrhapura t\u00eb krokodilit. Dhe tash ndihet lemza. Si v\u00ebrejtje, si p\u00ebrkujtim i ardhm\u00ebris\u00eb s\u00eb let\u00ebrsis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrsh\u00ebndetje nga Vra\u00e7ari,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sasha,<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Beograd, 27 shtator, 2022<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrktheu: Florent Rizvanolli<\/span><\/i><\/p>\n<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">Kjo let\u00ebr \u00ebsht\u00eb shkruar n\u00eb <\/span><\/i><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/91504\/sasha-amp-jeton-pismo-viii\/\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><i><span style=\"font-weight: 400;\">serbisht<\/span><\/i><\/a><i><span style=\"font-weight: 400;\">.<\/span><\/i><\/p>\n<p>________________________________________________________________________________________<\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/91505\/sasha-amp-jeton-letra-viii\/#_ednref1\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">[1]<\/span><\/a><span style=\"font-weight: 400;\"> b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr njoftimin mbi vdekjen, <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">s\u00ebrbisht<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\"> \u00e7itulja, q\u00eb te ne zakonisht vehet n\u00eb trung t\u00eb drunj\u00ebve, pra e ka kuptimin \u00abshifemi n\u00eb njoftim t\u00eb vdekjes\u00bb, ose \u00abdo t\u00eb vdesim q\u00eb t\u00eb dy\u00bb. Edhe n\u00eb Kosov\u00eb, kur vdes ndonj\u00eb person i urryer, thuhet \u00abdoli n\u00eb dru\u00bb, ose \u00abdoli n\u00eb l\u00e2nd\u00eb (shtyll\u00eb)\u00bb.<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/91505\/sasha-amp-jeton-letra-viii\/#_ednref2\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">[2]<\/span><\/a> <i><span style=\"font-weight: 400;\">s\u00ebrbisht<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">: \u0161iptarski pla\u0107enik, mercenar shqiptar, me fjal\u00ebn serbe \u201cshiptari\u201d, fyese p\u00ebr shqiptar\u00eb<\/span><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/sbunker.net\/sasha-amp-jeton-bllogje-tematike\/91505\/sasha-amp-jeton-letra-viii\/#_ednref3\" target=\"_blank\" rel=\"noopener\"><span style=\"font-weight: 400;\">[3]<\/span><\/a> <i><span style=\"font-weight: 400;\">greqisht<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">: \u039a\u03ad\u03c1\u03b2\u03b5\u03c1\u03bf\u03c2, sipas mitologjis\u00eb greke, qeni rojtar i ferrit, q\u00eb nuk i lejon t\u00eb vdekurit t\u00eb dalin prej tij.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Jeton i dashur, Mir\u00eb e p\u00ebrshkrove dinamik\u00ebn e marr\u00ebdh\u00ebnjeve nd\u00ebrnjer\u00ebzore n\u00eb k\u00ebto skena t\u00eb vogla t\u00eb cilat u ngrit\u00ebn mbas shp\u00ebrb\u00ebrjes s\u00eb Jugosllavis\u00eb. N\u00eb thelb, disa lidhje zgjasin shkurt, edhe po t\u00eb jen\u00eb t\u00eb vendosura p\u00ebr arsyet m\u00eb humane dhe m\u00eb t\u00eb ndershme. T\u00eb ngarkuar nga mjerimi, politika e keqe, hap\u00ebsira e ngusht\u00eb, shp\u00ebrb\u00ebrja e [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":420,"featured_media":7789,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1198],"ppma_author":[898],"class_list":["post-7795","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-sasha-jeton"],"authors":[{"term_id":898,"user_id":420,"is_guest":0,"slug":"sasa-ilic","display_name":"Sa\u0161a Ili\u0107","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/SasaIlic.png","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/12\/SasaIlic.png"},"user_url":"","last_name":"Ili\u0107","first_name":"Sa\u0161a","description":"Sasha Iliq [Sa\u0161a Ilic] u lind n\u00eb vitin 1972 n\u00eb Jagodin\u00eb, diplomoi n\u00eb Fakultetin e Filologjis\u00eb n\u00eb Beograd. Gjer tani i ka botuar tre libra me rr\u00ebfime: Parandjenja e luft\u00ebs qytetare [Predosezanje graxhanskog rata](2000), Dushanovc. Posta [Du\u0161anovac. Po\u0161ta] (2015), Gjahu n\u00eb iriq\u00eb [Lov na je\u017eeve] (2015) dhe tre  romane: Dritarja e Berlinit [Berlinsko okno] (2005), R\u00ebnja e Kolumbis\u00eb [Pad Kolumbije] (2010) edhe Qeni dhe kontrabasi [Pas i kontrabas] (2019) p\u00ebr t\u00eb cilin e fitoi shp\u00ebrblimin e revist\u00ebs NIN. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr nism\u00ebtar\u00ebt dhe redaktor i shtojc\u00ebs Beton t\u00eb revist\u00ebs Danas, nga themelimi n\u00eb vitin 2006 e gjer n\u00eb tetor t\u00eb vitit 2013.  N\u00eb dhjetor t\u00eb poatij viti e themelon s\u00eb bashku me Alida Bremerin fletushk\u00ebn Beton International, q\u00eb periodikisht del n\u00eb gjuh\u00eb gjermane si shtojc\u00eb n\u00eb Tageszeitung dhe Frankfurter Rundschau. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb nd\u00ebr redaktor\u00ebt e Festivalit Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Let\u00ebrsis\u00eb, POLIP, t\u00eb Prishtin\u00ebs. Proza e tij mund t\u00eb gjindet e Proza e tij mund t\u00eb gjindet e p\u00ebrkthyer shqip, frengjisht, maqedonisht, dhe gjermanisht."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7795","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/420"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=7795"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7795\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":7796,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/7795\/revisions\/7796"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/7789"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=7795"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=7795"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=7795"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=7795"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}