{"id":8193,"date":"2021-04-30T10:57:18","date_gmt":"2021-04-30T08:57:18","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=8193"},"modified":"2024-10-10T10:58:51","modified_gmt":"2024-10-10T08:58:51","slug":"fuqite-perendimore-duhet-te-behen-me-kreative-kundrejt-rusise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/fuqite-perendimore-duhet-te-behen-me-kreative-kundrejt-rusise\/","title":{"rendered":"Fuqit\u00eb Per\u00ebndimore duhet t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb kreative kundrejt Rusis\u00eb"},"content":{"rendered":"<p><i><span style=\"font-weight: 400;\">L\u00ebmshi i Republik\u00ebs \u00c7eke rreth diplomat\u00ebve shp\u00ebrfaq nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb menduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb kreative kur \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja te p\u00ebrgjigjja ndaj sulmeve kibernetike.<\/span><\/i><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Margaret Thatcher nuk ishte grua e masave gjysmake. N\u00eb shtator 1985, pasi kishte vendosur se Bashkimi Sovjetik e kishte tepruar me spiunimin e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, kryeministrja britanike p\u00ebrzuri 31 spiun\u00eb sovjetik\u00eb. Bashkimi Sovjetik u hakmor me shpejt\u00ebsi duke p\u00ebrz\u00ebn\u00eb 25 britanik\u00eb q\u00eb i konsideronte spiun\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb mesin e prillit, Republika \u00c7eke nd\u00ebrmori nj\u00eb operacion edhe m\u00eb t\u00eb guximsh\u00ebm, duke p\u00ebrjashtuar hi\u00e7 m\u00eb pak se 18 rus\u00eb (si\u00e7 pritej, Moska u p\u00ebrgjigj duke p\u00ebrjashtuar 20 \u00e7ek\u00eb). P\u00ebrplasja erdhi pas shpalljes s\u00eb nd\u00ebshkimeve t\u00eb reja p\u00ebr regjimin rus nga presidenti amerikan Joe Biden. Edhe Shtetet e Bashkuara edhe Republika \u00c7eke iu p\u00ebrgjigjen agresionit, nd\u00ebrsa veprat e tyre ilustrojn\u00eb nj\u00eb dilem\u00eb urgjente: si t\u00eb merret hak kund\u00ebr agresionit q\u00eb \u00ebsht\u00eb i patoleruesh\u00ebm \u2013 por q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u201cMe siguri se kemi thyer zemr\u00ebn e aktiviteteve t\u00eb papranueshme t\u00eb inteligjenc\u00ebs n\u00eb Lond\u00ebr\u201d, kishte th\u00ebn\u00eb Thatcher menj\u00ebher\u00eb pas p\u00ebrjashtimit t\u00eb spiun\u00ebve. N\u00eb mesin e prillit, gjat\u00eb hetimit t\u00eb shp\u00ebrthimit misterioz t\u00eb nj\u00eb depoje municioni n\u00eb vitin 2014, autoritetet \u00e7eke njoftuan se kishin identifikuar fajtor\u00ebt: kush tjet\u00ebr pos zyrtar\u00ebve t\u00eb agjencis\u00eb ruse t\u00eb inteligjenc\u00ebs GRU Ruslan Boshirov (emri i v\u00ebrtet\u00eb Anatoly Chepiga) dhe Alexander Petrov (emri i v\u00ebrtet\u00eb Alexander Mishkin), t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb akuzuar gjithashtu p\u00ebr tentimvrasjen e rus\u00ebve Sergei dhe Yulia Skripal n\u00eb Salisbury t\u00eb Anglis\u00eb m\u00eb 2018. Kryeministri \u00e7ek Andrej Babis mund t\u00eb kishte parafrazuar Thatcher-in gjat\u00eb shpalljes s\u00eb p\u00ebrjashtimeve, meqen\u00ebse aktivitetet e depos\u00eb s\u00eb arm\u00ebve kishin qen\u00eb t\u00eb papranueshme.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">P\u00ebrderisa Thatcher-i ishte p\u00ebrgjigjur ndaj spiunimit t\u00eb madh, qeveria \u00e7eke u desh t\u00eb merrte hak p\u00ebr shp\u00ebrthimin q\u00eb vrau dy vendas. P\u00ebrjashtimi i 18 diplomat\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt dyshohen t\u00eb jen\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb inteligjenc\u00ebs, nga nj\u00eb vend relativisht I vog\u00ebl si Republika \u00c7eke (popullsia 10.7 milion\u00eb) \u00ebsht\u00eb hap i guximsh\u00ebm, por edhe edhe logjik. \u201cAmbasada Ruse n\u00eb Prag\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb prej vendeve me p\u00ebqendrimin m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb stafit t\u00eb inteligjenc\u00ebs ruse\u201d, thot\u00eb Jan Padourek, ish z\u00ebvend\u00ebsdrejtori i agjencis\u00eb s\u00eb inteligjenc\u00ebs Zyra \u00c7eke p\u00ebr Marr\u00ebdh\u00ebnie s\u00eb Jashtme dhe Informacion. \u201cSipas inofmatave publike t\u00eb sh\u00ebrbimeve \u00e7eke t\u00eb inteligjenc\u00ebs, stafi i inteligjenc\u00ebs mund t\u00eb p\u00ebrb\u00ebj\u00eb gati 50 p\u00ebr qind t\u00eb numrit total t\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve n\u00eb Ambasad\u00ebn Ruse n\u00eb Prag\u00eb dhe dy konsullatave t\u00eb p\u00ebrgjithshme n\u00eb Brno dhe Karlovy Vary, ku punojn\u00eb rreth 130 njer\u00ebz\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Fal\u00eb k\u00ebtij p\u00ebrqendrimi t\u00eb madh, Republika \u00c7eke ka gjetur nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb me dije Rusis\u00eb se nuk do t\u00eb tolerohen shp\u00ebrthimet vdekjeprur\u00ebse nga zyrtar\u00ebt rus\u00eb n\u00eb tok\u00ebn e saj. \u201cAft\u00ebsit\u00eb e inteligjenc\u00ebs s\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn \u00c7eke jan\u00eb d\u00ebmtuar, por sigurisht se nuk jan\u00eb paralizuar ende\u201d, thot\u00eb Padourek.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Sidoqoft\u00eb, vendet Per\u00ebndimore t\u00eb cilat nuk posedojn\u00eb mjete t\u00eb tilla n\u00eb dispozicion p\u00ebrballen me nj\u00eb dilem\u00eb edhe m\u00eb urgjente: si t\u00eb merret hak p\u00ebr aktivitetet q\u00eb nuk p\u00ebrb\u00ebjn\u00eb luft\u00eb, por q\u00eb gjithsesi jan\u00eb t\u00eb patolerueshme? Sigurisht, Shtetet e Bashkuara jan\u00eb p\u00ebrballur me k\u00ebt\u00eb dilem\u00eb q\u00eb prej vitit 2016 dhe shum\u00eb vite m\u00eb p\u00ebrpara, kur u b\u00eb e qart\u00eb nd\u00ebrhyrja ruse n\u00eb zgjedhjet amerikane. Megjithat\u00eb, t\u00eb pakt\u00ebn m\u00eb 2016, Shtetet e Bashkuara pothuajse nuk dhan\u00eb fare ndonj\u00eb p\u00ebrgjigje. Nj\u00eb arsye ishte se presidenti i at\u00ebhersh\u00ebm amerikan Donald Trump nuk pati gatishm\u00ebri t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb Rusin\u00eb, por tjetra \u00ebsht\u00eb se ishte e paqart\u00eb se n\u00eb \u00e7far\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sakt\u00ebsisht nj\u00eb demokraci liberale do t\u00eb mund t\u00eb merrte dot hak ndaj agresioneve t\u00eb tilla t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb hirt\u00eb, si\u00e7 jan\u00eb vrasjet, nd\u00ebrhyrjet n\u00eb zgjedhje dhe sulmet kibernetike?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Patjet\u00ebr q\u00eb edhe Shtetet e Bashkuara do t\u00eb mund t\u00eb hakonin at\u00eb shtet, por nj\u00eb demokracie liberale nuk i shkon p\u00ebr shtati q\u00eb t\u00eb hakmerret p\u00ebr nj\u00eb vrasje p\u00ebrmes vrasjes n\u00eb tok\u00eb t\u00eb nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. \u00cbsht\u00eb natyrisht ilegale q\u00eb qeverit\u00eb t\u00eb vrasin njer\u00ebz n\u00eb vende tjera n\u00eb paqe,ndon\u00ebse ky fakt nuk e ka frenuar CIA-n dhe organizata t\u00eb tjera prej p\u00ebrpjekjeve t\u00eb tilla. Pastaj \u00ebsht\u00eb edhe nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr poashtu: kur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb agresion i zon\u00ebs s\u00eb hirt\u00eb mjaftuesh\u00ebm serioz sa t\u00eb detyroj\u00eb vendin e sh\u00ebnjestruar q\u00eb t\u00eb p\u00ebrgjigjet dhe kur do t\u00eb duhej thjesht t\u00eb pranonte agresionin si \u00e7mim q\u00eb duhet paguar p\u00ebr faktin e t\u00eb qenit pjes\u00eb e bot\u00ebs s\u00eb globalizuar?<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Jav\u00ebn e kaluar, Biden deklaroi se nuk do t\u00eb pranonte m\u00eb val\u00ebn e sulmeve ruse, t\u00eb pakt\u00ebn k\u00ebt\u00eb radh\u00eb. Sulmi kibernetik i vitit t\u00eb kaluar SolarWinds n\u00eb programet kompjuterike q\u00eb kan\u00eb p\u00ebrdorur disa burokraci qeveritare, s\u00eb bashku me nd\u00ebrhyrjen n\u00eb zgjedhje m\u00eb 2020 dhe posa\u00e7\u00ebrisht m\u00eb 2016 nuk \u00ebsht\u00eb e assesi pranueshme. Megjithat\u00eb, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb mbahet mend se sulmi kibernetik SolarWinds q\u00eb i atribuohet rus\u00ebve nuk ishte vep\u00ebr e shkat\u00ebrrimit, por operacion i mbledhjes s\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave dhe se Shtetet e Bashkuara dhe vendet Per\u00ebndimore angazhohen gjithashtu n\u00eb k\u00ebsolloj spiunazhi kibernetik. Ashtu si me Mbret\u00ebrin\u00eb e Bashkuar m\u00eb 1985, spiunazhi thjesht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb shum\u00eb i madh. Qeveria amerikane duhej t\u00eb b\u00ebnte di\u00e7ka pa d\u00ebnuar vet\u00eb praktik\u00ebn e spiunazhit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Biden-i tha se kishte p\u00ebrz\u00ebn\u00eb 10 diplomat\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs ruse n\u00eb Uashington dhe kishte sanksionuar 6 firma ruse \u2013 gj\u00eb e zakont\u00eb kur nj\u00eb vend tenton t\u00eb shpreh\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb ndaj nj\u00eb vendi tjet\u00ebr. Ai gjithashtu sanksionoi borxhin qeveritar rus, qe do t\u00eb thot\u00eb se bankat amerikane nuk do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb blejn\u00eb obligacione t\u00eb huave ruse. Kjo do t\u2019i dhemb\u00eb Rusis\u00eb m\u00eb shum\u00eb se p\u00ebrjashtimet e diplomat\u00ebve, t\u00eb cilat jan\u00eb aq t\u00eb zakonshme sa q\u00eb vendet supozojn\u00eb se ato do t\u00eb ngjajn\u00eb dikur. N\u00eb nj\u00eb kuptim m\u00eb t\u00eb gj\u00ebr\u00eb, Biden-i tregoi se demokracit\u00eb liberale mund t\u00eb b\u00ebhen m\u00eb inovative kur \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja te hakmarrja ndaj agresionit t\u00eb zon\u00ebs s\u00eb hirt\u00eb dhe se mund ta b\u00ebjn\u00eb k\u00ebt\u00eb duke p\u00ebrdorur mjete ligjore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb fakt, nd\u00ebshkimi m\u00eb inovativ deri m\u00eb sot ka ardhur nga Britania \u2013 jo ajo e Thatcher-it, por e Theresa May-t. Brenda disa dit\u00ebve pas tentimvrasj\u00ebs s\u00eb Skripal-\u00ebve nga ana e Chepiga-s dhe Mishkin-it, qeveria britanike n\u00ebn udh\u00ebheqjen e May-t kishte b\u00ebr\u00eb lidhjen e aktit me qeverin\u00eb ruse dhe kishte mbledhur nj\u00eb koalicion nd\u00ebrkomb\u00ebtar q\u00eb kolektivisht p\u00ebrjashtoi 153 diplomat\u00eb rus\u00eb; Shtetet e Bashkuara p\u00ebrjashtuan m\u00eb s\u00eb shumti (60), pasuar nga Mbret\u00ebria e Bashkuar (23). Rusia u kund\u00ebrp\u00ebrgjigj duke p\u00ebrjashtuar 189 diplomat\u00eb t\u00eb atyre vendeve dhe t\u00eb t\u00eb tjerave q\u00eb p\u00ebrzun\u00eb rus\u00ebt n\u00eb shenj\u00eb solidariteti. Por, kjo nuk ishte pjesa kreative.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00c7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, m\u00eb von\u00eb u zbulua se Britania kishte b\u00ebr\u00eb shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se kaq. \u201cNe p\u00ebrzum\u00eb t\u00ebr\u00eb rrjetin e inteligjenc\u00ebs ruse nga MB-ja\u201d, tha k\u00ebshilltari i at\u00ebhersh\u00ebm i siguris\u00eb komb\u00ebtare Mark Sedwill p\u00ebr gazet\u00ebn <\/span><i><span style=\"font-weight: 400;\">Times of London<\/span><\/i><span style=\"font-weight: 400;\">. \u201cPor gjithashtu nd\u00ebrmor\u00ebm nj\u00eb varg masash t\u00eb tjera diskrete\u201d. Sedwill nuk ishte aq i hapur sa t\u2019i em\u00ebronte ato, por shpjegoi se \u201cdo t\u00eb p\u00ebrdorim teknika t\u00eb ndryshme. Duhet t\u00eb shfryt\u00ebzojm\u00eb pikat tona t\u00eb forta dhe t\u00eb p\u00ebrqendrohemi n\u00eb dob\u00ebsit\u00eb e tyre. Nuk do t\u00eb nd\u00ebrmarrim operacione ilegale, por ka gj\u00ebra q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb. Ka disa dob\u00ebsi q\u00eb mund t\u2019i eksploatojm\u00eb, gjithashtu.\u201d Dob\u00ebsit\u00eb p\u00ebrfshinin \u201cnd\u00ebrprerjen e disa prej rrjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb parave jasht\u00eb Rusis\u00eb, dhe masa t\u00eb tjera t\u00eb fshehta, poashtu\u201d. Qeveria nuk ka zbuluar se cilat qen\u00eb sakt\u00ebsisht ato masa.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Marr\u00eb parasysh aktivitetin e jasht\u00ebligjsh\u00ebm financiar q\u00eb \u00ebsht\u00eb karakteristik\u00eb e vendeve autoritare, nd\u00ebrprerja e rrjedhjeve t\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb parave \u00ebsht\u00eb strategji premtuese kur \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja te p\u00ebrballja me Rusin\u00eb, Kin\u00ebn dhe cilindo shtet tjet\u00ebr autoritar q\u00eb do t\u00eb provoj\u00eb t\u00eb d\u00ebmtoj\u00eb vendet Per\u00ebndimore. P\u00ebrjashtimet e diplomat\u00ebve nuk jan\u00eb vet\u00ebm t\u00eb parashikueshme; vendet rrezikojn\u00eb t\u00eb mos ken\u00eb m\u00eb diplomat\u00eb p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrz\u00ebn\u00eb \u2013 dhe ambasadat e tyre do t\u00eb zbrazen gjithashtu. \u201cP\u00ebrjashtimi i 20 pun\u00ebtor\u00ebve t\u00eb Ambasad\u00ebs \u00c7eke n\u00eb Mosk\u00eb do t\u00eb gjymtoj\u00eb plot\u00ebsisht aktivitetet e misionit diplomatik \u00e7ek n\u00eb Rusi\u201d, thot\u00eb Padourek. \u201cT\u00eb gjith\u00eb diplomat\u00ebt nga sektor\u00ebt politik\u00eb dhe ekonomik\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs, u d\u00ebrguan n\u00eb sht\u00ebpi, p\u00ebrfshi z\u00ebvend\u00ebsambasadorin. Vet\u00ebm stafi i konsullat\u00ebs mbeti. Diplomat\u00ebt e deportuar u desh t\u00eb l\u00ebshonin Mosk\u00ebn brenda 24 or\u00ebve\u201d.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Goditje t\u00eb tilla v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb pranohen nga nj\u00eb komb sovran. K\u00ebt\u00eb jav\u00eb, Republika \u00c7eke njoftoi se do t\u00eb p\u00ebrjashtonte gjigantin energjetik rus Rosatom nga tenderimi p\u00ebr nd\u00ebrtimin e termocentralit b\u00ebrthamor t\u00eb \u00c7ekis\u00eb. Kjo m\u00eb gjas\u00eb do t\u00eb nxis\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr kund\u00ebrp\u00ebrgjigje nga Moska, qoft\u00eb edhe sa p\u00ebr sy e faqe. N\u00eb fakt, zona e hirt\u00eb \u00ebsht\u00eb fush\u00ebbetej\u00eb po aq e nd\u00ebrlikuar sa edhe ajo tradicionale. Republika \u00c7eke as p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi nuk sheh t\u00eb njejt\u00ebn sasi t\u00eb rrjedhjes s\u00eb jasht\u00ebligjshme t\u00eb parave q\u00eb kan\u00eb zanafill\u00ebn n\u00eb Rusi, sesa MB-ja. Megjithat\u00eb, ajo ka aleat\u00eb: \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta, k\u00ebt\u00eb jav\u00eb ajo i k\u00ebrkoi aleat\u00ebve t\u00eb Bashkimit Evropian dhe NATO-s q\u00eb edhe ata t\u00eb p\u00ebrjashtojn\u00eb diplomat\u00ebt rus\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, ajo mund t\u00eb kopjoj\u00eb May-n dhe t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb nga aleat\u00ebt e saj ndihm\u00eb t\u00eb llojllojshme. P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje t\u00eb agresionit q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb luft\u00eb, aleat\u00ebt mund t\u00eb ndihmojn\u00eb nj\u00ebri tjetrin n\u00eb m\u00ebnyra t\u00eb reja dhe t\u00eb papritura.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Artikulli origjinal n\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/foreignpolicy.com\/2021\/04\/21\/czech-republic-cybersecurity-russian-diplomats\/\"><span style=\"font-weight: 400;\">Foreign Policy<\/span><\/a><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky artikull mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>L\u00ebmshi i Republik\u00ebs \u00c7eke rreth diplomat\u00ebve shp\u00ebrfaq nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb menduar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb kreative kur \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtja te p\u00ebrgjigjja ndaj sulmeve kibernetike. Margaret Thatcher nuk ishte grua e masave gjysmake. N\u00eb shtator 1985, pasi kishte vendosur se Bashkimi Sovjetik e kishte tepruar me spiunimin e Mbret\u00ebris\u00eb s\u00eb Bashkuar, kryeministrja britanike p\u00ebrzuri 31 spiun\u00eb sovjetik\u00eb. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":3,"featured_media":8141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1260],"ppma_author":[136],"class_list":["post-8193","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kremlinshah"],"authors":[{"term_id":136,"user_id":0,"is_guest":1,"slug":"elisabeth-braw","display_name":"Elisabeth Braw","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Elisabeth-Braw.jpeg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/Elisabeth-Braw.jpeg"},"user_url":"","last_name":"","first_name":"","description":"Elisabeth Braw \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-gazetare dhe udh\u00ebheq\u00ebse e \"RUSI\", Instituti Mbret\u00ebror i Sh\u00ebrbimeve t\u00eb Mbrojtjes dhe Studime t\u00eb Siguris\u00eb, institucioni m\u00eb i vjet\u00ebr p\u00ebr mbrojtje dhe siguri n\u00eb bot\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8193","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/3"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8193"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8193\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8194,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8193\/revisions\/8194"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8193"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8193"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8193"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=8193"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}