{"id":8325,"date":"2021-04-30T11:34:50","date_gmt":"2021-04-30T09:34:50","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=8325"},"modified":"2024-10-15T11:40:15","modified_gmt":"2024-10-15T09:40:15","slug":"i-fuqishmi-i-dobet-i-rusise-pjesa-ii","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/analize\/i-fuqishmi-i-dobet-i-rusise-pjesa-ii\/","title":{"rendered":"I fuqishmi i dob\u00ebt i Rusis\u00eb (pjesa II)"},"content":{"rendered":"<p><b>K\u00ebrc\u00ebnimet e dyfishta<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">T\u00eb rrezikuar dhe kufizuar nga po ato kompromise q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb grumbullojn\u00eb pushtet, autokrat\u00ebt personalist\u00eb kan\u00eb telashe me ekuilibrimin e mbrojtjes ndaj dy k\u00ebrc\u00ebnimeve kryesore p\u00ebr pushtetin e tyre: grushtshtetin e elitave politike dhe protestat e publikut. Ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrethin e brendsh\u00ebm t\u00eb liderit zakonisht kan\u00eb dor\u00eb n\u00eb mbijetes\u00ebn e regjimit. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb af\u00ebrmit e Putin-it, t\u00eb cilat jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pabesueshm\u00ebrisht t\u00eb pasur. Megjithat\u00eb, k\u00ebto elita paraqesin gjithashtu k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb mundsh\u00ebm. T\u00eb af\u00ebrmit mund t\u00eb kapin autokrat\u00ebt personalist\u00eb t\u00eb cil\u00ebt mb\u00ebshteten m\u00eb shum\u00eb se q\u00eb duhet tek ta. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, i rrall\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i af\u00ebrm politik q\u00eb mendon se, po t\u2019i jepej mund\u00ebsia, nuk do t\u00eb kryente pun\u00ebn m\u00eb mir\u00eb sesa shefi. Sipas shkenc\u00ebtar\u00ebve politik\u00eb Barbara Geddes, Joseph Wright dhe Erica Frantz, mes viteve 1945 dhe 2012, lider\u00ebt e jodemokracive kan\u00eb pasur m\u00eb shum\u00eb se dy her\u00eb gjasa t\u00eb zev\u00ebnd\u00ebsohen nga nj\u00eb grusht shtet i elitave, sesa nga revolta popullore.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Autokrat\u00ebt p\u00ebrballen gjithashtu me k\u00ebrc\u00ebnime nga posht\u00eb n\u00eb form\u00ebn e protestave. \u201cRevolucionet me ngjyra\u201d rr\u00ebzuan sunduesit n\u00eb Gjeorgji m\u00eb 2003, Ukrain\u00eb m\u00eb 2004 dhe Kirgistan m\u00eb 2005. Pak brenga gjall\u00ebrojn\u00eb Kremlinin m\u00eb shum\u00eb sesa mund\u00ebsia e kryengritjes popullore, dhe shum\u00eb analist\u00eb thon\u00eb se ishin pik\u00ebrisht protestat e m\u00ebdha kund\u00ebr korrupsionit dhe manipulimit zgjedhor m\u00eb 2011 dhe 2012, q\u00eb shtyn\u00eb Kremlinin q\u00eb t\u00eb shtoj\u00eb duksh\u00ebm nd\u00ebshkimet p\u00ebr pjes\u00ebmarrje dhe organizim t\u00eb protestave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">K\u00ebto k\u00ebrc\u00ebnime t\u00eb dyfishta e bllokojn\u00eb Putin-in, sepse hapat q\u00eb do t\u00eb mund t\u00eb zvog\u00eblonin rrezikun e grusht shtetit nga elitat, mund t\u00eb rrisin rrezikun e revolt\u00ebs popullore dhe anasjelltas. Investimi n\u00eb sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb q\u00eb blen besnik\u00ebrin\u00eb e elitave mund t\u00eb b\u00ebj\u00eb t\u00eb domosdoshme shkurtesat n\u00eb sh\u00ebrbimet sociale, t\u00eb cilat nxisin zem\u00ebrimin popullor dhe rrezikojn\u00eb t\u00eb ndezin protestat. Anasjelltas, programet zem\u00ebrgj\u00ebra sociale q\u00eb k\u00ebnaqin publikun dhe parandalojn\u00eb revolt\u00ebn mund t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb shkurtesa n\u00eb shpenzimet shtet\u00ebrore, t\u00eb cilat zem\u00ebrojn\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit e regjimit dhe e b\u00ebjn\u00eb m\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm grusht shtetin. N\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, Putin-i duhet t\u00eb ec\u00eb n\u00ebp\u00ebr nj\u00eb litar t\u00eb holl\u00eb mes t\u00eb lejuarit q\u00eb t\u00eb af\u00ebrmit t\u00eb p\u00ebrfshihen n\u00eb korrupsion t\u00eb mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u2019i mbajtur besnik\u00eb dhe promovimit t\u00eb mjaftuesh\u00ebm t\u00eb rritjes s\u00eb gj\u00ebr\u00eb ekonomike p\u00ebr t\u00eb mbajtur publikun larg protestave.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e par\u00eb t\u00eb mandatit t\u00eb tij, \u00e7mimet e larta t\u00eb energjis\u00eb dhe politikat e sh\u00ebndosha makroekonomike fsheh\u00ebn k\u00ebt\u00eb shk\u00ebmbim, duke i lejuar Putin-it t\u00eb shp\u00ebrblente edhe elitat edhe turmat me rritje spektakolare t\u00eb t\u00eb ardhurave. Por dit\u00ebt e $100 p\u00ebr fuqi t\u00eb naft\u00ebs dhe ngritjes marramend\u00ebse t\u00eb standardit t\u00eb jetes\u00ebs kan\u00eb mbaruar, dhe Putin-i tash duhet t\u00eb zgjedh\u00eb mes shp\u00ebrblimit t\u00eb t\u00eb af\u00ebrmve dhe reformimit t\u00eb ekonomis\u00eb. Luftimet mes elitave, ndon\u00ebse gjithnj\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb maten, duket se po rriten, derisa bujaria ekonomike e regjimit bie. Kat\u00ebr vitet e fundit kan\u00eb sh\u00ebnuar burgosjen e nj\u00eb ministri p\u00ebr ryshfet, arrestimin e nj\u00eb senatori t\u00eb Parlamentit Federal p\u00ebr vrasje, dhe burgosjen e nj\u00eb biznismeni t\u00eb shquar amerikan p\u00ebr gati 2 vjet. Arrestimet p\u00ebr krime ekonomike, t\u00eb cilat shpesh jan\u00eb pasoj\u00eb e bastisjeve t\u00eb dhunshme t\u00eb korporatave, u rrit\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn m\u00eb 2019. Nd\u00ebrkaq, z\u00ebnkat mes sh\u00ebrbimeve t\u00eb siguris\u00eb t\u00eb Rusis\u00eb u rrit\u00ebn n\u00eb mas\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb vitin 2018 dhe 2019, para pandemis\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Edhe publiku nuk \u00ebsht\u00eb rehat. T\u00eb ardhurat p\u00ebr familje ran\u00eb \u00e7do vit prej 2013 deri n\u00eb 2019. Reformat pensionale i shkaktuan r\u00ebnie prej 15 p\u00ebr qind popullaritetit t\u00eb Putin-it p\u00ebrgjat\u00eb vitit 2018 dhe rus\u00ebt rregullisht p\u00ebrmendin v\u00ebshtir\u00ebsit\u00eb ekonomike si problemin e tyre m\u00eb t\u00eb madh. Protestat e janarit n\u00eb p\u00ebrkrahje t\u00eb Navalny-t q\u00eb u organizuan n\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 100 qytete, kishin t\u00eb b\u00ebjn\u00eb poaq me pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb ekonomike sa edhe me kund\u00ebrshtimin e Putin-it.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Putin-i p\u00ebrzallet me dilem\u00eb t\u00eb ngjashme n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Politikat q\u00eb duhen p\u00ebr t\u00eb gjeneruar dinamiz\u00ebm ekonomik \u2013 hapja e ekonomis\u00eb ndaj tregtis\u00eb s\u00eb jashtme, luftimi i korrupsionit, p\u00ebrforcimi i sundimit t\u00eb ligjit, rritja e gar\u00ebs dhe t\u00ebrheqja e investimeve t\u00eb huaja \u2013 v\u00ebshtir\u00eb se b\u00ebhen bashk\u00eb me politik\u00ebn e tij t\u00eb jashtme, prej s\u00eb cil\u00ebs kan\u00eb p\u00ebrfituar proponent\u00ebt e linj\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr n\u00eb agjencit\u00eb e siguris\u00eb dhe firmat e sektorit t\u00eb importit. Politika e jashtme m\u00eb konfrontuese e Kremlinit karshi Per\u00ebndimit, e ka kthyer Mosk\u00ebn si forc\u00eb globale dhe ka siguruar vendin Putin-it n\u00eb historin\u00eb e Rusis\u00eb, por gjithashtu ka penguar reformat e nevojshme ekonomike q\u00eb do t\u00eb p\u00ebrforconin pozicionin e Rusis\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr nj\u00eb afat m\u00eb t\u00eb gjat\u00eb dhe do t\u00eb k\u00ebnaqte qytetar\u00ebt rus\u00eb, shumica e t\u00eb cil\u00ebve brengos\u00ebn m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr standardin e tyre t\u00eb jetes\u00ebs sesa statusin e vendit si fuqi e madhe.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Aneksimi i Krimes\u00eb dhe nd\u00ebrhyrja n\u00eb Ukrain\u00ebn lindore qoi te sanksionet amerikane dhe evropiane q\u00eb kan\u00eb ngadal\u00ebsuar edhe m\u00eb shum\u00eb ekonomin\u00eb. K\u00ebto masa kan\u00eb trembur investitor\u00ebt e huaj dhe kan\u00eb reduktuar qasjen ruse n\u00eb teknologjin\u00eb dhe financat e huaja. Fakti se elitat e Kremlinit vazhdojn\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb thirrje p\u00ebr heqjen e k\u00ebtyre sanksioneve d\u00ebshmon p\u00ebr d\u00ebmet e konsiderueshme, edhe pse t\u00eb koh\u00ebpaskohshme, q\u00eb i kan\u00eb shkaktuar disa oligark\u00ebve n\u00eb ve\u00e7anti.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Me gjas\u00eb Putin-i e di se mund t\u00eb nxis\u00eb rritjen ekonomike duke hartuar nj\u00eb politik\u00eb t\u00eb jashtme jo aq kategorike. K\u00ebshilltari i tij i kahersh\u00ebm Alexei Kudrin, i cili sh\u00ebrbeu si minist\u00ebr i financave prej 2000 deri m\u00eb 2011 dhe tash \u00ebsht\u00eb auditori kryesor i qeveris\u00eb, i tha Forumit Ekonomik Nd\u00ebrkomb\u00ebtar t\u00eb Sh\u00ebn Peterburgut se suksesi i politikave ekonomike varet nga ulja e tensioneve me Per\u00ebndimin \u2013 koment q\u00eb nxiti kund\u00ebrshtim t\u00eb menj\u00ebhersh\u00ebm nga Ministria e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme e Rusis\u00eb. Putin-i vazhdon t\u00eb sfidoj\u00eb Per\u00ebndimin dhe Shtetet e Bashkuara n\u00eb ve\u00e7anti, q\u00eb t\u00eb rris\u00eb popullaritetin e tij mes votuesve nacionalist\u00eb. Megjith\u00ebk\u00ebt\u00eb, ashtu si me t\u00eb gjith\u00eb strategjit\u00eb e Putin-it p\u00ebr t\u00eb menaxhuar k\u00ebrc\u00ebnimet ndaj pushtetit t\u00eb tij, nxitja e sentimenteve patriotike ka nj\u00eb kosto t\u00eb caktuar \u2013 n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast, rritjen e p\u00ebrgjithshme ekonomike.<\/span><\/p>\n<p><b>Rreziqet e shtypjes<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ashtu si t\u00eb gjith\u00eb autokrat\u00ebt personalist\u00eb, Putin-i posedon vegla relativisht t\u00eb vrazhda p\u00ebr t\u00eb menaxhuar shk\u00ebmbimet q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e pandashme e pushtetit t\u00eb tij. Ai ka arritur t\u00eb ushtroj\u00eb kontroll mbi mediat, por nuk \u00ebsht\u00eb ndonj\u00eb manipulator i hatash\u00ebm. Po t\u00eb ishte ashtu, opinioni publik do t\u00eb pasqyronte m\u00eb p\u00ebr s\u00eb af\u00ebrmi linj\u00ebn e Kremlinit n\u00eb politik\u00ebn e jashtme. Aneksimi i Krimes\u00eb ka qen\u00eb jasht\u00ebzakonisht popullor, por p\u00ebrkrahja p\u00ebr p\u00ebrdorimin e trupave ruse n\u00eb Ukrain\u00ebn lindore dhe Siri ka qen\u00eb gjithnj\u00eb modeste. P\u00ebrkund\u00ebr retorik\u00ebs s\u00eb ashp\u00ebr anti ukrainase t\u00eb Kremlinit, shumica e rus\u00ebve kan\u00eb pik\u00ebpamje pozitive p\u00ebr Ukrain\u00ebn dhe vet\u00ebm 15 p\u00ebr qind e p\u00ebrkrahin bashkimin e saj me vendin. Kremlini ka nd\u00ebrmarr\u00eb gjithashtu nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb zhurmshme anti amerikane n\u00eb vitet e fundit, por rus\u00ebt kan\u00eb po aq pik\u00ebpamje negative p\u00ebr Shtetet e Bashkuara, sa edhe pik\u00ebpamje positive. Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb janarit 2020, dy t\u00eb tretat e rus\u00ebve besojn\u00eb se qeveria e tyre duhet t\u00eb shoh\u00eb Per\u00ebndimin si partner, m\u00eb shum\u00eb sesa rival apo armik. P\u00ebrpjekjet e Kremlinit q\u00eb t\u00eb faj\u00ebsoj\u00eb vendet e huaja p\u00ebr s\u00ebmundjen ekonomike t\u00eb Rusis\u00eb nuk kan\u00eb pir\u00eb uj\u00eb dhe shum\u00eb pak rus\u00eb besojn\u00eb se qeveria e tyre \u00ebsht\u00eb e zonja t\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb situat\u00ebn e tyre ekonomike. N\u00eb at\u00eb q\u00eb rus\u00ebt e quajn\u00eb \u201cbeteja me televizionit dhe frigoriferit\u201d, po fiton kjo e fundit.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Pjes\u00eb e problemit t\u00eb Kremlinit \u00ebsht\u00eb se manipulimi i informacionit ndonj\u00ebher\u00eb ka efekt t\u00eb kund\u00ebrt. N\u00ebse njer\u00ebzit besojn\u00eb se informacioni q\u00eb pranojn\u00eb po manipulohet, ata do t\u00eb humbin besimin n\u00eb at\u00eb burim. P\u00ebrderisa televizioni rus u politizua edhe m\u00eb shum\u00eb n\u00eb dhjet\u00ebvje\u00e7arin e fundit, shikuesit rus\u00eb u b\u00ebn\u00eb m\u00eb dyshues. Sipas nj\u00eb sondazhi t\u00eb opinionit publik, besimi i shikuesve p\u00ebr ato q\u00eb i kan\u00eb par\u00eb n\u00eb televizion ra nga 79 p\u00ebr qind m\u00eb 2009, n\u00eb vet\u00ebm 48 p\u00ebr qind m\u00eb 2018. Nd\u00ebrkoh\u00eb, p\u00ebrqindja e rus\u00ebve q\u00eb p\u00ebrmend\u00ebn televizionin si burim kryesor t\u00eb lajmeve ra nga n\u00eb 69 p\u00ebr qind mes viteve 2009 dhe 2020.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Putin-i ende mban kart\u00ebn e forc\u00ebs, kart\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e ka luajtur gjithnj\u00eb e m\u00eb shpesh p\u00ebrderisa ekonomia ka ngecur dhe aura e ngroht\u00eb e aneksimit t\u00eb Krimes\u00eb \u00ebsht\u00eb venitur. Q\u00eb prej 2018, Kremlini \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur shum\u00eb m\u00eb ashp\u00ebr me opozit\u00ebn politike sesa n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb p\u00ebr kandidat\u00ebt e pavarur q\u00eb t\u00eb kandidojn\u00eb p\u00ebr mandate lokale dhe ushtrimi i dhun\u00ebs kund\u00ebr protestuesve ka qen\u00eb m\u00eb shum\u00eb rregull sesa p\u00ebrjashtim. N\u00eb fund t\u00eb vitit 2020 dhe n\u00eb fillim t\u00eb 2021, Kremlini kufizoi edhe m\u00eb tej aktivitetin e protestave, rriti duksh\u00ebm nd\u00ebshkimet p\u00ebr protestat e pasanksionuara, zgjeroi p\u00ebrkufizimin e \u201cagjent\u00ebve t\u00eb huaj,\u201d dhe e b\u00ebri shpifjen n\u00eb Internet t\u00eb d\u00ebnueshme me dy vjet burgim. Arrestimi i Navalny-t, d\u00ebnimi i tij me gati tre vjet burgim dhe trajtimi brutal i atyre q\u00eb protestuan, paraqet zgjerimin logjik t\u00eb k\u00ebtij trendi shtyp\u00ebs.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Mb\u00ebshtetja e Putin-it te shtypja \u00ebsht\u00eb shenj\u00eb se veglat e tjera po d\u00ebshtojn\u00eb. Rreziku p\u00ebr Kremlinin \u00ebsht\u00eb se shtypja merr vrullin e vet\u00ebfuqizimit. Si\u00e7 ka argumentuar shkenc\u00ebtari politik Christian Davenport, regjimet autoritare q\u00eb p\u00ebrdorin shytpjen zakonisht mb\u00ebshteten gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb n\u00eb t\u00eb, p\u00ebr shkak t\u00eb prirjes s\u00eb tyre p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrt\u00ebritur problemet q\u00eb nxisin kund\u00ebrshti. Shtypja e protestave t\u00eb nisura p\u00ebr shkak t\u00eb uljes s\u00eb standardit t\u00eb jetes\u00ebs vet\u00ebm sa e rrit pak\u00ebnaq\u00ebsin\u00eb popullore mes atyre q\u00eb jan\u00eb n\u00eb disavantazh ekonomik dhe fortifikon edhe m\u00eb shum\u00eb ata q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga statuskuoja. Shtypja rrit gjithashtu var\u00ebsin\u00eb e sundimtarit n\u00eb sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb dhe l\u00eb jasht\u00eb mjetet tjera p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me opozit\u00ebn.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Shtypja e shkath\u00ebt e ka ndihmuar Putin-in q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb pozit\u00ebn dhe ka shtyr\u00eb n\u00eb margjina opozit\u00ebn politike, por ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr t\u00eb zgjidhur problemin q\u00eb k\u00ebrc\u00ebnon pushtetin e tij. Nuk ka promovuar rritjen ekonomike, p\u00ebrforcuar t\u00eb drejtat pron\u00ebsore, ose zvog\u00ebluar korrupsionin. P\u00ebrkundrazi, i ka p\u00ebrkeq\u00ebsuar problemet duke fuqizuar sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb dhe zyrtar\u00ebt e korruptuar qeveritar\u00eb q\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb m\u00eb s\u00eb shumtin nga to, si dhe ka inkurajuar ikjen e kapitalit njer\u00ebzor dhe ekonomik, q\u00eb \u00ebsht\u00eb thelbesor p\u00ebr rritjen ekonomike dhe qeverisjen e mir\u00eb. Emblematike p\u00ebr k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtje \u00ebsht\u00eb fakti se m\u00eb 2018, Rusia ka shpenzuar m\u00eb shum\u00eb n\u00eb burgje dhe m\u00eb pak n\u00eb t\u00eb burgosur se \u00e7do vend tjet\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Nj\u00eb ngritje e ardhshme e \u00e7mimeve t\u00eb energjis\u00eb q\u00eb rriti t\u00eb ardhurat e qirave p\u00ebr elitat dhe solli prosperitet p\u00ebr publikun e gj\u00ebr\u00eb do t\u2019i ofronte Putin-it nj\u00ebfar\u00eb \u00e7lirimi. N\u00eb an\u00ebn tjeter, n\u00ebse \u00e7mimet e energjis\u00eb mbesin si\u00e7 jan\u00eb, e ardhmja e tij duket e pasigurt. Marr\u00eb parasysh kompensimet gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb vogla q\u00eb sjell manipulimi i mediave, intensifikimi i shtypjes dhe kufizimet shtes\u00eb mbi t\u00eb drejtat politike duket se kan\u00eb shum\u00eb gjas\u00eb t\u00eb ndodhin. Duke qen\u00eb se ka anuar fush\u00ebn e loj\u00ebs zgjedhore kund\u00ebr opozit\u00ebs dhe ka rritur drastikisht nd\u00ebshkimet p\u00ebr protesta, Kremlini ka filuar t\u00eb l\u00ebviz\u00eb kund\u00ebr platformave t\u00eb mediave sociale, t\u00eb cilat kund\u00ebrshtar\u00ebt e Putin-it i kan\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb fituar terren. N\u00eb mars, Kremlini njoftoi se ka ngritur padi kund\u00ebr Facebook, Twitter, YouTube, TikTok dhe mediat vendore Vk dhe Odnoklassniki, n\u00ebn pretekstin se kan\u00eb d\u00ebshtuar t\u00eb largojn\u00eb materiale t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr f\u00ebmij\u00eb. Veprime t\u00eb tilla do t\u00eb b\u00ebjn\u00eb shum\u00eb pak p\u00ebr ta p\u00ebrmir\u00ebsuar pozit\u00ebn e Putin-it karshi rus\u00ebve t\u00eb rinj, t\u00eb cil\u00ebt tashm\u00eb duket se do t\u00eb kund\u00ebrshtojn\u00eb pushtetin e tij.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Zgjedhjet parlamentare t\u00eb planifikuara p\u00ebr shtator me gjas\u00eb se do t\u00eb jen\u00eb t\u00eb tensionura. P\u00ebrkrahja p\u00ebr partin\u00eb n\u00eb pushtet Rusia e Bashkuar \u00ebsht\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl se ndonj\u00ebher\u00eb, dhe prandaj Kremlini do t\u00eb duhet t\u00eb shtyp\u00eb opozit\u00ebn dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb mbaj\u00eb n\u00eb kall\u00ebp partit\u00eb e af\u00ebrta me pushtetin si Partia Komuniste dhe Partia Liberal Demokrate. Nd\u00ebrkaq, t\u00eb mb\u00ebshteturit n\u00eb vjedhjen masive t\u00eb votave do t\u00eb ishte e rrezikshme. Pas zgjedhjeve t\u00eb vjedhura t\u00eb vitit t\u00eb kaluar, Bellorusia fqinje p\u00ebrjetoi muaj protestash, fat t\u00eb cilin Kremlini do t\u00eb donte ta shmang\u00eb.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">N\u00eb aspektin afatgjat\u00eb, pritja se Putin-i do t\u00eb qendroj\u00eb n\u00eb pushtet si president pas vitit 2024, vet\u00ebm sa do t\u00eb p\u00ebrforcoj\u00eb ngecjen ekonomike t\u00eb Rusis\u00eb dhe do t\u00eb rris\u00eb frustrimin popullor rreth paaft\u00ebsis\u00eb s\u00eb Kremlinit q\u00eb t\u00eb ngris\u00eb standardin e jetes\u00ebs apo p\u00ebrmir\u00ebsoj\u00eb qeverisjen. Pasoj\u00eb e k\u00ebsaj sipas t\u00eb gjitha gjasave do t\u00eb jet\u00eb rritja e vazhdueshme e presionit mbi regjimin dhe shtypj\u00ebs s\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve.<\/span><\/p>\n<p><b>E madhe por e zvog\u00ebluar<\/b><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Rusia mbetet fuqi e madhe, edhe pse e zvog\u00ebluar. Ndon\u00ebse ish kryesuesi i Bashkimit Sovjetik n\u00eb majat e fuqis\u00eb s\u00eb saj globale Leonid Brezhnev, do t\u00eb ishte i tmerruar nga aft\u00ebsit\u00eb e tashme ushtarake dhe statusit gjeopolitik, Boris Yeltsin, i cili trash\u00ebgoi nj\u00eb vend n\u00eb shembje e sip\u00ebr, do t\u2019i shihte me lakmi. Fuqia b\u00ebrthamore e Rusis\u00eb, gjeografia dhe ul\u00ebsja n\u00eb K\u00ebshillin e Sigurimit t\u00eb KB-s\u00eb, e sigurojn\u00eb rangimin e saj mes fuqive t\u00eb m\u00ebdha \u2013 ashtu si edhe aft\u00ebsit\u00eb e saj arsimore, shkencore dhe energjetike. Rusia ka m\u00eb shum\u00eb t\u00eb diplomuar n\u00eb proporcion me popullat\u00ebn e saj sa gati \u00e7do an\u00ebtar i OSBE-s\u00eb. Ajo ka prodhuar nj\u00eb vaksin\u00eb t\u00eb efektshme n\u00eb m\u00eb pak se nj\u00eb vit dhe do t\u2019i ofroj\u00eb Europ\u00ebs energji me kosto t\u00eb lir\u00eb p\u00ebr vitet n\u00eb vazhdim, si dhe mbetet lojtar ky\u00e7 n\u00eb tregjet globale t\u00eb energjis\u00eb. Gabohen ata q\u00eb nuk e marrin parasysh Rusin\u00eb si fuqi rajonale.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Putin-i nuk p\u00ebrballet me k\u00ebrc\u00ebnim t\u00eb m\u00ebnjehersh\u00ebm ndaj pushtetit t\u00eb tij. Ai \u00ebsht\u00eb manovrues i shkath\u00ebt me resurse financiare t\u00eb konsiderueshme q\u00eb p\u00ebrballet me nj\u00eb opozit\u00eb t\u00eb paorganizuar. Prap\u00ebseprap\u00eb, nuk ka mendjempreht\u00ebsi q\u00eb mund t\u00eb tejkaloj\u00eb shk\u00ebmbimet e ankthshme t\u00eb drejtimit t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn e tij. Mashtro n\u00eb zgjedhje aq sa t\u00eb mos rrezikosh humbjen, por jo aq sa t\u00eb shfaq\u00ebsh dob\u00ebsi. Ndez p\u00ebrkrah\u00ebsit me l\u00ebvizje antiper\u00ebndimore, por jo n\u00eb at\u00eb mas\u00eb q\u00eb t\u00eb provokoj\u00eb konflikt me Per\u00ebndimin. Shp\u00ebrble t\u00eb af\u00ebrmit p\u00ebrmes korrupsionit, por jo aq sa t\u00eb shembet ekonomia. Manipulo lajmet, por jo deri n\u00eb pik\u00ebn ku njer\u00ebzit t\u00eb humbin besimin n\u00eb media. Shtyp kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, por jo mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ndezur kund\u00ebrplasje popullore. Fuqizo sh\u00ebrbimet e siguris\u00eb, por jo aq sa t\u00eb mund t\u00eb t\u00eb kthehen kund\u00ebr. M\u00ebnyra se si i ekuilibron Kremlini k\u00ebto shk\u00ebmbime do t\u00eb p\u00ebrcaktoj\u00eb t\u00eb ardhmen e af\u00ebrt t\u00eb Rusis\u00eb. Megjithat\u00eb, trendi drejt shtypjes m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebrgjat\u00eb kat\u00ebr vjet\u00ebve t\u00eb fundit dhe vazhdimi i shum\u00eb i mundsh\u00ebm i saj nuk \u00ebsht\u00eb ogur i mir\u00eb p\u00ebr Rusin\u00eb dhe liderin e saj.<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Artikulli origjinal n\u00eb <\/span><a href=\"https:\/\/www.foreignaffairs.com\/articles\/russia-fsu\/2021-04-01\/vladimir-putin-russias-weak-strongman\"><span style=\"font-weight: 400;\">Foreign Affairs, edicioni maj-qershor 2021<\/span><\/a><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">***<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">\u00a0<\/span><\/p>\n<p><span style=\"font-weight: 400;\">Ky artikull mb\u00ebshtetet nga &#8220;Sbunker&#8221; p\u00ebrmes projektit t\u00eb financuar nga Ambasada Amerikane. Mendimet e shprehura k\u00ebtu jan\u00eb t\u00eb autorit dhe jo medoemos pasqyrojn\u00eb q\u00ebndrimet e Departamentit t\u00eb Shtetit.<\/span><\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebrc\u00ebnimet e dyfishta T\u00eb rrezikuar dhe kufizuar nga po ato kompromise q\u00eb u mund\u00ebsojn\u00eb t\u00eb grumbullojn\u00eb pushtet, autokrat\u00ebt personalist\u00eb kan\u00eb telashe me ekuilibrimin e mbrojtjes ndaj dy k\u00ebrc\u00ebnimeve kryesore p\u00ebr pushtetin e tyre: grushtshtetin e elitave politike dhe protestat e publikut. Ata q\u00eb jan\u00eb n\u00eb rrethin e brendsh\u00ebm t\u00eb liderit zakonisht kan\u00eb dor\u00eb n\u00eb mbijetes\u00ebn [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":104,"featured_media":8141,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[13],"tags":[1260],"ppma_author":[123],"class_list":["post-8325","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-analize","tag-kremlinshah"],"authors":[{"term_id":123,"user_id":104,"is_guest":0,"slug":"timothy-frye","display_name":"Timothy Frye","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-4.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/download-4-4.jpg"},"user_url":"","last_name":"Frye","first_name":"Timothy","description":"Timothy M. Frye \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shkenc\u00ebtar politik amerikan. Ai \u00ebsht\u00eb profesor i Marshall D. Shulman i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme Post-Sovjetike dhe Kryetar i Departamentit t\u00eb Shkencave Politike n\u00eb Universitetin Columbia, dhe autor i disa librave p\u00ebr Rusin\u00eb."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8325","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/104"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=8325"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8325\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":8326,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/8325\/revisions\/8326"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/8141"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=8325"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=8325"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=8325"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=8325"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}