{"id":870,"date":"2023-03-24T10:17:52","date_gmt":"2023-03-24T10:17:52","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=870"},"modified":"2024-12-09T12:17:38","modified_gmt":"2024-12-09T10:17:38","slug":"modelet-e-mundshme-per-asociacionin-e-komunave-me-shumice-serbe","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/modelet-e-mundshme-per-asociacionin-e-komunave-me-shumice-serbe\/","title":{"rendered":"Modelet e mundshme p\u00ebr Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe"},"content":{"rendered":"<p>M\u00eb 18 mars, n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Kosova dhe Serbia u dakorduan t\u00eb respektojn\u00eb planin e ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre. Nj\u00eb nd\u00ebr pikat ky\u00e7e t\u00eb marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb pika 7, q\u00eb flet p\u00ebr \u201cvet\u00ebmenaxhim\u201d t\u00eb komunitetit serb, duke iu referuar marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebhershme relevante q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me themelimin e Asociacionit t\u00eb Komunave me Shumic\u00eb Serbe. Nd\u00ebrmjet\u00ebsuesi i BE-s\u00eb p\u00ebr dialogun Kosov\u00eb-Serbi, Miroslav Laj\u00e7ak, ka\u00a0<a href=\"https:\/\/www.albinfo.ch\/lajcak-anashkalon-15-modelet-asociacioni-te-behet-sipas-marreveshjes-se-brukselit\/\">propozuar<\/a>\u00a015 modele t\u00eb ndryshme p\u00ebr rregullimin e t\u00eb drejtave t\u00eb pakicave p\u00ebr t\u00eb sh\u00ebrbyer si frym\u00ebzim p\u00ebr Asociacionin e Komunave me Shumic\u00eb Serbe (AKS).<\/p>\n<p>N\u00eb Europ\u00eb dhe gjetiu jan\u00eb p\u00ebrdorur disa modele t\u00eb menaxhimit t\u00eb konfliktit dhe rregullimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve ose pakicave komb\u00ebtare. K\u00ebto p\u00ebrfshijn\u00eb federalizmin, konsociacionalizmin, regjionalizmin, devolucionin dhe decentralizimin.<\/p>\n<p><strong>Federalizmi<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb sistem qeverisjeje ku pushteti ndahet nd\u00ebrmjet nj\u00eb autoriteti qendror dhe nj\u00ebsive rajonale si republikat, shtetet ose provincat. Kurse,\u00a0<strong>konsociacionalizmi<\/strong>\u00a0\u00ebsht\u00eb sistem qeverisjeje q\u00eb synon t\u00eb promovoj\u00eb paqen dhe stabilitetin n\u00eb shoq\u00ebrit\u00eb e ndara, duke arritur marr\u00ebveshje p\u00ebr ndarjen e pushtetit midis grupeve t\u00eb ndryshme etnike, fetare ose sektare.<\/p>\n<p>Regjionalizmi apo autonomia rajonale n\u00ebnkupton rastin n\u00eb t\u00eb cilin nj\u00eb rajoni ose nj\u00ebsie n\u00ebnkomb\u00ebtare brenda nj\u00eb vendi i jepet nj\u00eb shkall\u00eb e konsiderueshme e autonomis\u00eb politike, administrative dhe financiare p\u00ebr t\u00eb qeverisur veten n\u00eb fusha t\u00eb caktuara. Nd\u00ebrsa\u00a0<strong>devolucioni<\/strong>\u00a0i referohet transferimit t\u00eb pushtetit politik dhe autoritetit vendimmarr\u00ebs nga nj\u00eb qeveri qendrore n\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb nivelit m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb qeverisjes si shtetet, provincat, regjionet ose bashkit\u00eb lokale.<\/p>\n<p>N\u00eb fund,\u00a0<strong>decentralizimi<\/strong>\u00a0etnik komunal i referohet transferimit t\u00eb kompetencave politike, administrative dhe financiare nga qeveria qendrore n\u00eb komunat me nj\u00eb identitet t\u00eb caktuar etnik ose kulturor.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga format m\u00eb t\u00eb p\u00ebrhapura n\u00eb Europ\u00eb \u00ebsht\u00eb regjionalizmi (i kombinuar me devolucion t\u00eb kompetencave) q\u00eb u ka sjell\u00eb autonomi regjioneve t\u00eb ndryshme me tipare t\u00eb ve\u00e7anta kulturore, etnike apo gjeografike. Disa shembuj jan\u00eb Ishujt Aland n\u00eb Finland\u00eb, komuniteti gjerman-fol\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb, komuniteti sami n\u00eb vendet nordike dhe komuniteti shqiptar n\u00eb Maqedonin\u00eb e veriut.<\/p>\n<p>Ka shum\u00eb modele q\u00eb jan\u00eb implementuar, disa m\u00eb t\u00eb suksesshme se t\u00eb tjerat. Mir\u00ebpo, cili nga k\u00ebto modele mund t\u2019i sh\u00ebrbej\u00eb Kosov\u00ebs m\u00eb s\u00eb miri?<\/p>\n<p><strong>Shembulli 1: Ishujt Aland n\u00eb Finland\u00eb (Regjionalizmi dhe devolucioni)<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/um.fi\/the-special-status-of-the-aland-islands\">Ishujt \u00c5land<\/a>\u00a0jan\u00eb nj\u00eb arkipelag n\u00eb Detin Baltik, midis Suedis\u00eb dhe Finland\u00ebs, q\u00eb jan\u00eb kryesisht suedisht-fol\u00ebs dhe kan\u00eb nj\u00eb kultur\u00eb dhe identitet t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ata g\u00ebzojn\u00eb nj\u00eb shkall\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb autonomis\u00eb brenda Finland\u00ebs, e cila \u00ebsht\u00eb e sanksionuar n\u00eb Ligjin e Autonomis\u00eb \u00c5land. P\u00ebr dallim nga shembulli i dyt\u00eb m\u00eb posht\u00eb, Ishujt Aland nuk jan\u00eb nj\u00ebsi federale, sepse Finlanda \u00ebsht\u00eb shtet unitar, por jan\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb rajon autonom.<\/p>\n<p>Sipas marr\u00ebveshjes s\u00eb autonomis\u00eb, Ishujt \u00c5land kan\u00eb parlamentin e tyre, t\u00eb quajtur Lagting, dhe qeverin\u00eb e tyre, t\u00eb njohur si Qeveria \u00c5land. Lagtingu ka pushtet t\u00eb nxjerr\u00eb ligje p\u00ebr nj\u00eb s\u00ebr\u00eb \u00e7\u00ebshtjesh, duke p\u00ebrfshir\u00eb gjuh\u00ebn dhe kultur\u00ebn, taksat, pushtetin vendor, sistemin gjyq\u00ebsor dhe p\u00ebrdorimin e burimeve natyrore n\u00eb rajon. Qeveria e \u00c5landit ka autoritetin p\u00ebr t\u2019i zbatuar k\u00ebto ligje, si dhe p\u00ebr t\u00eb menaxhuar buxhetin dhe financat e ishujve.<\/p>\n<p><strong>Shembulli 2: Komuniteti gjerman-fol\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb (Federalizmi dhe konsociacionalizmi)<\/strong><\/p>\n<p><a href=\"https:\/\/www.wallonie.be\/en\/stakeholders-and-institutions\/german-speaking-community-belgium\">Komuniteti gjermanisht-fol\u00ebs n\u00eb Belgjik\u00eb<\/a>\u00a0\u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tri komunitetet federale n\u00eb vend, s\u00eb bashku me Komunitetin flaman dhe at\u00eb francez. Komuniteti gjermanishtfol\u00ebs p\u00ebrb\u00ebhet nga n\u00ebnt\u00eb komuna n\u00eb lindje t\u00eb Belgjik\u00ebs, ku banojn\u00eb af\u00ebrsisht 77,000 njer\u00ebz, shumica e t\u00eb cil\u00ebve flasin gjermanisht.<\/p>\n<p>K\u00ebtij komuniteti iu dha autonomia komunale m\u00eb 1973, q\u00eb i lejon atij t\u00eb menaxhoj\u00eb pun\u00ebt e veta n\u00eb fusha t\u00eb tilla si kultura, arsimi e sh\u00ebndet\u00ebsia. Komuniteti ka parlamentin dhe qeverin\u00eb e vet dhe ligjet e rregulloret e tij njihen nga shteti belg. Gjithashtu, regjioni i Vallonis\u00eb i ka transferuar kompetenca k\u00ebtij komuniteti n\u00eb fushat e trash\u00ebgimis\u00eb kulturore, arkeologjis\u00eb, pun\u00ebsimit, mbik\u00ebqyrjes s\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Kish\u00ebs, mbik\u00ebqyrjes s\u00eb komunave dhe distrikteve policore, financimit t\u00eb komunave dhe mbik\u00ebqyrjes s\u00eb funeraleve dhe varrezave.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb, Komuniteti nuk ka kontroll t\u00eb plot\u00eb mbi p\u00ebrdorimin e gjuh\u00ebs n\u00eb administrat\u00eb sepse t\u00eb gjitha komunat jan\u00eb komuna me sh\u00ebrbime gjuh\u00ebsore n\u00eb fr\u00ebngjisht. Koh\u00ebve t\u00eb fundit jan\u00eb shtuar\u00a0<a href=\"https:\/\/www.theguardian.com\/world\/2017\/may\/02\/belgium-german-speaking-community-ostbelgien\">k\u00ebrkesat<\/a>\u00a0p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb regjion t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb (n\u00eb nivel t\u00eb regjioneve tjera Vallonis\u00eb, Flandr\u00ebs dhe Brukselit) p\u00ebr t&#8217;i dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb t\u00eb drejta komunitetit gjermanofon.<\/p>\n<p><strong>Shembulli 3:<\/strong>\u00a0<strong>Komuniteti \u201csami\u201d n\u00eb vendet nordike (Decentralizimi)<\/strong><\/p>\n<p>Ky shembull dhe ata m\u00eb posht\u00eb jan\u00eb raste t\u00eb decentralizimit p\u00ebr dallim nga regjionalizmi n\u00eb Finland\u00eb dhe federalizmi n\u00eb Belgjik\u00eb. N\u00eb Europ\u00eb, komuna me kompetenca t\u00eb zgjeruara gjenden n\u00eb zonat me popullsi sami n\u00eb Norvegji, Suedi dhe Finland\u00eb. Populli sami \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grup indigjen q\u00eb banon n\u00eb pjes\u00ebt veriore t\u00eb Norvegjis\u00eb, Suedis\u00eb, Finland\u00ebs dhe Rusis\u00eb.<\/p>\n<p>Komunat me\u00a0<a href=\"https:\/\/minorityrights.org\/minorities\/sami-2\/\">shumic\u00eb samite<\/a>\u00a0jan\u00eb qeveri lokale n\u00eb Norvegji, Suedi, dhe Finland\u00eb, q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb interesat e popullit vendas sami. Kompetencat e k\u00ebtyre komunave ndryshojn\u00eb n\u00eb var\u00ebsi t\u00eb vendit dhe korniz\u00ebs ligjore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn ato gjenden. P\u00ebrgjith\u00ebsisht, komunat sami kan\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtat kompetenca si komunat e tjera, t\u00eb tilla si p\u00ebrgjegj\u00ebsia p\u00ebr arsimin, sh\u00ebndet\u00ebsin\u00eb, mir\u00ebqenien sociale, planifikimin hap\u00ebsinor dhe mbrojtjen e mjedisit.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, ato kan\u00eb edhe disa kompetenca specifike q\u00eb lidhen me kultur\u00ebn dhe gjuh\u00ebn sami, si p.sh. promovimi i gjuh\u00ebs dhe kultur\u00ebs sami, mbrojtja e vendeve t\u00eb trash\u00ebgimis\u00eb sami dhe menaxhimi i kopes\u00eb s\u00eb drer\u00ebve. Parlamenti sami n\u00eb Norvegji ka gjithashtu autoritetin p\u00ebr t\u00eb k\u00ebshilluar qeverin\u00eb p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje q\u00eb lidhen me popullin sami. Duhet theksuar se populli sami nuk e p\u00ebrb\u00ebn shumic\u00ebn n\u00eb t\u00eb gjitha komunat ku ata ushtrojn\u00eb t\u00eb drejtat e tyre.<\/p>\n<p><strong>Shembulli 4: Komuniteti shqiptar n\u00eb Maqedonin\u00eb Veriore (Decentralizimi)<\/strong><\/p>\n<p>In the key\u00a0<a href=\"https:\/\/www.jstor.org\/stable\/26918134\">Maqedonin\u00eb<\/a>\u00a0Veriore \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur decentralizimi p\u00ebr t\u00eb menaxhuar konfliktin etnik (Marr\u00ebveshja e Ohrit, 2001). Ngjash\u00ebm me komunat suedisht-fol\u00ebse n\u00eb Finland\u00eb (jasht\u00eb Ishujve Aland), dhe komunat e komunitetit Romansh n\u00eb Zvic\u00ebr, aty \u00ebsht\u00eb sanksionuar e drejta e p\u00ebrdorimit t\u00eb gjuh\u00ebs n\u00eb baz\u00eb t\u00eb p\u00ebrqindjes s\u00eb popullsis\u00eb (mbi 20%).<\/p>\n<p>P\u00ebr dallim nga komunat me shumic\u00eb serbe n\u00eb Kosov\u00eb, komunat e banuara me shqiptar\u00eb n\u00eb Maqedonin\u00eb Veriore nuk kan\u00eb kompetenca t\u00eb zgjeruara n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn mas\u00eb. Kurse, ngjash\u00ebm me Kosov\u00ebn, aty n\u00eb disa raste jan\u00eb krijuar komuna t\u00eb reja p\u00ebr t\u00eb siguruar shumic\u00eb shqiptare.<\/p>\n<p>Provizionet e tjera kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mbrojtjen e t\u00eb drejtave kulturore dhe decentralizimin e pushtetit. Marr\u00ebveshja parashikonte decentralizim m\u00eb t\u00eb madh t\u00eb pushtetit p\u00ebr autoritetet vendore. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, ka dispozita p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb institucionet qeveritare dhe publike n\u00eb t\u00eb gjitha nivelet, duke p\u00ebrfshir\u00eb forc\u00ebn policore dhe administrat\u00ebn publike. Kombinimi i decentralizimit me p\u00ebrfaq\u00ebsimin m\u00eb t\u00eb madh n\u00eb nivelin qendror, pa ndonj\u00eb nivel t\u00eb mes\u00ebm rajonal, i ngjason rastit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p><strong>Regjionalizmi vs municipalizmi: M\u00ebsimet p\u00ebr Kosov\u00ebn<\/strong><\/p>\n<p>N\u00eb literatur\u00ebn e menaxhimit t\u00eb konfliktit diskutohen p\u00ebrpar\u00ebsit\u00eb dhe mang\u00ebsit\u00eb e modeleve t\u00eb ndryshme dhe ka nj\u00eb debat m\u00eb t\u00eb ngusht\u00eb mes regjionalizmit dhe municipalizmit. Shpeshher\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/gsdrc.org\/document-library\/decentralisation-in-conflict-and-post-conflict-situations\/\">decentralizimi<\/a>\u00a0shihet si m\u00ebnyr\u00eb e mir\u00eb e menaxhimit t\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/gsdrc.org\/document-library\/decentralisation-and-conflicts-a-guideline\/\">konfliktit<\/a>.<\/p>\n<p>P\u00ebr shkak t\u00eb frik\u00ebs nga\u00a0<a href=\"https:\/\/oda.oslomet.no\/oda-xmlui\/bitstream\/handle\/20.500.12199\/2455\/2006-125.pdf?sequence=1\">secesionizmi<\/a>, regjionalizmi shihet si leht\u00ebsues dhe zbutje e l\u00ebvizjeve secesioniste, sidomos kur regjionet n\u00eb fjal\u00eb kan\u00eb p\u00ebrkrahjen e nj\u00eb shteti nga jasht\u00eb, si\u00e7 shihet edhe te rasti i Republika Srpskas n\u00eb Bosnj\u00eb. Ky paralajm\u00ebrim \u00ebsht\u00eb shum\u00eb relevant p\u00ebr Kosov\u00ebn, p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb vazhdueshme t\u00eb Serbis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe ndikimit t\u00eb madh t\u00eb saj n\u00eb komunitetin serb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb rastin e Kosov\u00ebs ka nj\u00eb kombinim t\u00eb konsociacionalizmit (p.sh. ul\u00ebset e garantuara p\u00ebr pakicat n\u00eb Kuvend dhe Qeveri) dhe decentalizimit etnik si model i rregullimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb komuniteteve. N\u00eb Kosov\u00eb, decentralizimi \u00ebsht\u00eb shoq\u00ebruar edhe me krijimin e komunave t\u00eb reja dhe ndryshimin e kufijve t\u00eb komunave.<\/p>\n<p>P\u00ebrgjith\u00ebsisht jan\u00eb t\u00eb rralla vendet ku komunave u jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb shum\u00eb kompetenca t\u00eb zgjeruara si n\u00eb Kosov\u00eb, ku p\u00ebrfshihet edhe sh\u00ebndet\u00ebsia sekondare dhe arsimi i lart\u00eb. Rasti m\u00eb i p\u00ebraf\u00ebrt me Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb ai i Maqedonis\u00eb Veriore. Asnj\u00eb nga rastet nuk p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb asociacion komunash t\u00eb till\u00eb si pretendohet t\u00eb formohet n\u00eb Kosov\u00eb. Nuk \u00ebsht\u00eb e rast\u00ebsishme pse presidenti Ahtisaari kishte p\u00ebrdorur nj\u00eb qasje municipaliste (n\u00eb bashk\u00ebdyzim me konsociacionalizmin) p\u00ebr menaxhimin e konfliktit n\u00eb Kosov\u00eb.<\/p>\n<p>Krijimi i nj\u00eb regjioni autonom p\u00ebr serb\u00ebt e Kosov\u00ebs, p\u00ebrmes nj\u00eb AKS-je q\u00eb do t\u2019ua merrte kompetencat komunave, do ta nxiste secesionizmin. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb t\u00eb krijohet nj\u00eb AKS q\u00eb nuk i merr kompetencat nga komunat an\u00ebtare por q\u00eb vet\u00ebm u ndihmon atyre n\u00eb ushtrimin e atyre kompetencave.<\/p>\n<p>Nj\u00eb m\u00ebsim shum\u00eb me r\u00ebnd\u00ebsi \u00ebsht\u00eb se n\u00eb dy shembujt relevant\u00eb t\u00eb Belgjik\u00ebs dhe Finland\u00ebs nuk ka pasur nd\u00ebrhyrje t\u00eb shteteve p\u00ebrkat\u00ebse si Gjermania dhe Suedia, p\u00ebr t&#8217;i nxitur komunitetet gjermanisht-fol\u00ebse dhe suedisht-fol\u00ebse p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar secesion. Shembulli (1 dhe 2) i k\u00ebtyre dy shteteve duhet t\u00eb sh\u00ebrbej\u00eb si model frym\u00ebzimi p\u00ebr sjelljen e Serbis\u00eb si \u201cshtet i af\u00ebrm\u201d (kin state) i komunitet serb t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>M\u00eb 18 mars, n\u00eb Oh\u00ebr t\u00eb Maqedonis\u00eb s\u00eb Veriut, Kosova dhe Serbia u dakorduan t\u00eb respektojn\u00eb planin e ri t\u00eb BE-s\u00eb p\u00ebr normalizim t\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnieve mes tyre. Nj\u00eb nd\u00ebr pikat ky\u00e7e t\u00eb marr\u00ebveshjes \u00ebsht\u00eb pika 7, q\u00eb flet p\u00ebr \u201cvet\u00ebmenaxhim\u201d t\u00eb komunitetit serb, duke iu referuar marr\u00ebveshjeve t\u00eb m\u00ebhershme relevante q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":19,"featured_media":10596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[822,664,12],"ppma_author":[29],"class_list":["post-870","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-asm","tag-kosovo","tag-serbia"],"authors":[{"term_id":29,"user_id":19,"is_guest":0,"slug":"seb-bytyci","display_name":"Seb Byty\u00e7i","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1668771566235.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/10\/1668771566235.jpg"},"user_url":"","last_name":"Byty\u00e7i","first_name":"Seb","description":"Dr. Seb Bytyci ka p\u00ebrvoj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebse n\u00eb hulumtim shkencor dhe m\u00ebsimdh\u00ebnie p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy dekada, p\u00ebrfshir\u00eb angazhime me University of London\/LSE, University of York, University of Winchester, William College, IPOL Institute, si dhe Police Federation of England and Wales. Ai ka qen\u00eb gjithashtu i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb avokim praktik dhe ka bashk\u00ebpunuar me organizata nd\u00ebrkomb\u00ebtare si OKB, UNDP dhe OSBE.\r\n\r\nSeb ka doktoratur\u00eb (PhD) nga University of York; nj\u00eb Master n\u00eb Administrat\u00eb Publike (MPA) n\u00eb Analiz\u00eb Politikash dhe \u00c7\u00ebshtje Krahasuese &amp; Nd\u00ebrkomb\u00ebtare nga Indiana University (Bloomington), si dhe nj\u00eb MES n\u00eb Integrim Evropian dhe Rajonaliz\u00ebm nga University of Graz\/EIPA\/EURAC.\r\n\r\nHulumtimi i tij i doktoratur\u00ebs \u00ebsht\u00eb fokusuar n\u00eb institucionet n\u00eb vende n\u00eb tranzicion, nd\u00ebrsa fushat e tij t\u00eb interesit p\u00ebrfshijn\u00eb nd\u00ebrtimin e institucioneve efektive dhe lidershipin, \u00e7\u00ebshtjet e BE-s\u00eb dhe marr\u00ebdh\u00ebniet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, zgjidhjen e konflikteve, shtetin zhvillimor dhe proceset e transformimit shoq\u00ebror."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/870","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/19"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=870"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/870\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":871,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/870\/revisions\/871"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=870"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=870"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=870"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=870"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}