{"id":880,"date":"2023-03-13T12:43:34","date_gmt":"2023-03-13T12:43:34","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=880"},"modified":"2024-12-09T12:19:40","modified_gmt":"2024-12-09T10:19:40","slug":"rritja-e-interesit-te-italise-per-ballkanin-perendimor-dhe-potenciali-i-kosoves-per-kompanite-italiane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/rritja-e-interesit-te-italise-per-ballkanin-perendimor-dhe-potenciali-i-kosoves-per-kompanite-italiane\/","title":{"rendered":"Rritja e interesit t\u00eb Italis\u00eb p\u00ebr Ballkanin Per\u00ebndimor dhe potenciali i Kosov\u00ebs p\u00ebr kompanit\u00eb italiane"},"content":{"rendered":"<p>Italia e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=biFD4n7r8us\">konsideron<\/a>\u00a0Ballkanin Per\u00ebndimor si nj\u00eb interes komb\u00ebtar dhe europian. Qeveria e porsazgjedhur italiane, e udh\u00ebhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka treguar nj\u00eb vullnet t\u00eb fort\u00eb sa i p\u00ebrket angazhimit n\u00eb raport me Ballkanin Per\u00ebndimor.<\/p>\n<p>N\u00eb margjinat e Samitit t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb 6 dhjetor 2022, kryeministrja Meloni\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=biFD4n7r8us\">deklaroi<\/a>\u00a0se Roma d\u00ebshiron t\u00eb angazhohet n\u00eb raport me Ballkanin Per\u00ebndimor. Muajin vijues ajo e\u00a0<a href=\"https:\/\/www.esteri.it\/en\/sala_stampa\/archivionotizie\/notestampa\/2023\/01\/nota-di-accreditamento-stampa-conferenza-nazionale-litalia-e-i-balcani-occidentali-crescita-e-integrazione-trieste-24-gennaio-2023\/\">rip\u00ebrs\u00ebriti<\/a>\u00a0\u00e7\u00ebshtjen e k\u00ebtij angazhimi n\u00eb Konferenc\u00ebn Komb\u00ebtare n\u00eb Trieste, t\u00eb titulluar \u201cItalia dhe Ballkani Per\u00ebndimor: Rritja dhe Integrimi\u201d.<\/p>\n<p>Qeverit\u00eb e m\u00ebhershme italiane nuk treguan interes p\u00ebr t\u2019u marr\u00eb me \u00e7\u00ebshtjet e Ballkanit Per\u00ebndimor. Megjithat\u00eb, Konferenca e Triestes paraqet nj\u00eb pik\u00eb kthese n\u00eb politik\u00ebn e jashtme italiane n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Ky mund t\u00eb shihet si nj\u00eb hap themelor q\u00eb Italia mund ta nd\u00ebrmarr\u00eb p\u00ebr ta zhvilluar tutje fuqin\u00eb e diplomacis\u00eb s\u00eb saj ekonomike.<\/p>\n<p>Kompanit\u00eb italiane tashm\u00eb jan\u00eb t\u00eb pranishme n\u00eb rajon, ve\u00e7an\u00ebrisht n\u00eb Kosov\u00eb. Roma \u00ebsht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/ask.rks-gov.net\/en\/kosovo-agency-of-statistics\/add-news\/international-trade-statistics-november-2021\">partneri i dyt\u00eb<\/a>\u00a0i Prishtin\u00ebs pas Gjermanis\u00eb sa u p\u00ebrket importeve dhe eksporteve dhe tregtia mes dy pal\u00ebve ka sh\u00ebnuar nj\u00eb zgjerim t\u00eb duksh\u00ebm viteve t\u00eb fundit.<\/p>\n<p>Sikund\u00ebr \u00ebsht\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.youtube.com\/watch?v=D11HfUVFLZQ\">reported<\/a>\u00a0nga ambasadori italian n\u00eb Kosov\u00eb, Antonello De Riu, vendi \u00ebsht\u00eb pro-Per\u00ebndimor dhe prezenca e Italis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb po rritet me an\u00eb t\u00eb kontratave ekskluzive si: Conad, Coincasa dhe Pizzeria Da Michele.<\/p>\n<p>N\u00eb mesin e gjasht\u00eb vendeve t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor, Kosova \u00ebsht\u00eb ve\u00e7an\u00ebrisht t\u00ebrheq\u00ebse p\u00ebr investitor\u00ebt italian\u00eb. Arsyet jan\u00eb t\u00eb shum\u00ebfishta: af\u00ebrsia gjeografike, p\u00ebrdorimi i euros, klima e favorshme e investimit dhe avantazhet e pun\u00ebs, nd\u00ebr t\u00eb tjera.<\/p>\n<p><strong>Potenciali p\u00ebr kompanit\u00eb italiane<\/strong><\/p>\n<p>Kosova g\u00ebzon qasje t\u00eb lir\u00eb n\u00eb tregun europian, n\u00ebn regjimin e Preferenc\u00ebs Tregtare Autonome t\u00eb BE-s\u00eb (ATP) dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr Italis\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, p\u00ebrdorimi i euros eliminon kostot e konvertimit monetar si dhe ul inflacionin dhe normat e interesit.<\/p>\n<p>Ve\u00e7 k\u00ebsaj, vendi ka nj\u00eb\u00a0<a href=\"http:\/\/old.kuvendikosoves.org\/?cid=2,191,1068\">legjislacion t\u00eb favorsh\u00ebm<\/a>\u00a0n\u00eb fuqi, q\u00eb ofron t\u00eb drejta e mbrojtje ligjore p\u00ebr investitor\u00ebt e huaj, si dhe trajtim t\u00eb drejt\u00eb. Po ashtu, Kosova ka nj\u00eb kosto t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb pun\u00ebs dhe popullsin\u00eb m\u00eb t\u00eb re n\u00eb Europ\u00eb.<\/p>\n<p>K\u00ebsisoj, ekziston nj\u00eb potencial ekonomik p\u00ebr firmat italiane n\u00eb kat\u00ebr sektor\u00eb ky\u00e7: energjis\u00eb elektrike, minierave, nd\u00ebrtimit dhe tekstilit. Kosova nuk prodhon mjaftuesh\u00ebm energji elektrike sa p\u00ebr t\u2019i p\u00ebrmbushur nevojat e saj komb\u00ebtare. Gjithashtu, vendi nuk ka hidrocentrale (ka ve\u00e7 disa hidrocentrale t\u00eb vogla t\u00eb nd\u00ebrtuara viteve t\u00eb fundit) dhe nuk q\u00ebndron mir\u00eb as me nxjerrjen e gazit. P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, p\u00ebrdorimi i burimeve t\u00eb rinovueshme (p\u00ebr shembull energjia diellore apo energjia e er\u00ebs) \u00ebsht\u00eb minimal, me disa p\u00ebrjashtime:\u00a0<a href=\"https:\/\/balkangreenenergynews.com\/kosovos-102-6-mw-wind-farm-bajgora-goes-on-stream\/\">centrali me er\u00eb i Bajgor\u00ebs<\/a>\u00a0(102.6 MW) \u00ebsht\u00eb m\u00eb i madhi.<\/p>\n<p>Pra, Roma ka potencialin t\u00eb kanalizoj\u00eb kapacitetin e saj investues n\u00eb aspektin e njohurive, teknologjis\u00eb dhe ekspertiz\u00ebs edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb fush\u00eb. Minierat ekzistuese n\u00eb Kosov\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb p\u00ebr riparim dhe industria e p\u00ebrpunimit t\u00eb mineraleve duhet t\u00eb zhvillohet m\u00eb tej. Italia mund t\u00eb ndihmoj\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim. Konkretisht, mund t\u00eb ofroj\u00eb ekspertiz\u00ebn e saj t\u00eb vlershme, p\u00ebrfshir\u00eb dhe trajnimin ad hoc p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt vendas n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Italia ka nj\u00eb tradit\u00eb t\u00eb gjat\u00eb t\u00eb nxjerrjes s\u00eb mineraleve. Ve\u00e7an\u00ebrisht mineralet industriale q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb punime me cil\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb jan\u00eb t\u00eb hyra thelb\u00ebsore p\u00ebr shumic\u00ebn e industrive t\u00eb prodhimit dhe nd\u00ebrtimit.<\/p>\n<p>Roma mund t\u00eb kontribuoj\u00eb me njohurit\u00eb dhe p\u00ebrvoj\u00ebn e saj t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar n\u00eb krijimin dhe monitorimin e sistemeve t\u00eb p\u00ebrhershme t\u00eb mbrojtjes mjedisore q\u00eb lidhen me sektorin e minierave.<\/p>\n<p>Industria e nd\u00ebrtimit gjithashtu \u00ebsht\u00eb zgjeruar, duke kontribuuar ndjesh\u00ebm n\u00eb rritjen ekonomike t\u00eb vendit. Italia ka n\u00ebnshkruar nj\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.infomercatiesteri.it\/dove_investire.php?id_paesi=73\">kontrat\u00eb<\/a>\u00a0n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn i besohet kompanis\u00eb G.F.G. Generale Costruzioni Ferroviarie puna me restaurimin dhe modernizimin e seksionit strategjik t\u00eb linj\u00ebs kryesore hekurudhore t\u00eb vendit: 68 kilometra binar\u00eb nga Prishtina deri te kufiri me Maqedonin\u00eb e Veriut. Kompania e nj\u00ebjt\u00eb ka fituar po ashtu\u00a0<a href=\"https:\/\/www.infomercatiesteri.it\/dove_investire.php?id_paesi=73\">tenderin<\/a>\u00a0p\u00ebr lotin e dyt\u00eb t\u00eb punimeve p\u00ebr rehabilitimin e linj\u00ebs hekurudhore prej 35 kilometrash nga Fush\u00eb-Kosova n\u00eb Mitrovic\u00eb. Loti shtes\u00eb i planifikuar \u00ebsht\u00eb 42 kilometra deri n\u00eb kufirin me Serbin\u00eb.<\/p>\n<p>Sektori i tekstilit ka potencial t\u00eb favorsh\u00ebm p\u00ebr rritje por ende nuk \u00ebsht\u00eb konkurrues n\u00eb aspektin e teknologjive dhe proceseve t\u00eb prodhimit. Italia mund t\u00eb ndihmoj\u00eb me teknologjin\u00eb, pajisjet si dhe njohurit\u00eb e veta teknike.<\/p>\n<p><strong>Sfidat p\u00ebr kompanit\u00eb italiane<\/strong><\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht potencialit t\u00eb Kosov\u00ebs, ekzistojn\u00eb dhe shum\u00eb pengesa. Vendi ka nj\u00eb deficit t\u00eb konsideruesh\u00ebm tregtar, p\u00ebrfshir\u00eb k\u00ebtu dhe Italin\u00eb. Ve\u00e7 k\u00ebsaj, viteve t\u00eb fundit, paq\u00ebndrueshm\u00ebria e saj politike ka krijuar edhe rreziqe ekonomike, mang\u00ebsi n\u00eb sundimin e ligjit, si dhe ka forcuar pranin\u00eb e krimit t\u00eb organizuar.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kuadri legjislativ nganj\u00ebher\u00eb \u00ebsht\u00eb kontradiktor dhe i mang\u00ebt, gj\u00eb q\u00eb krijon pasiguri ligjore. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, vendi \u00ebsht\u00eb shum\u00eb i varur nga remitencat dhe ndihmat p\u00ebr zhvillim.<\/p>\n<p>Sfid\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb pasiguria e t\u00eb drejtave t\u00eb pron\u00ebsis\u00eb s\u00eb tok\u00ebs pas konfliktit t\u00eb vitit 1999, q\u00eb krijon rezerva p\u00ebr investime nga investitor\u00ebt. P\u00ebrzierja midis rregullave t\u00eb sistemit t\u00eb vjet\u00ebr juridik jugosllav dhe standardeve t\u00eb reja t\u00eb ligjit europian t\u00eb aplikuara n\u00eb disa fusha nuk ua mbush syrin kompanive t\u00eb huaja t\u00eb investojn\u00eb para n\u00eb vend.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ka produktivitet t\u00eb ul\u00ebt n\u00eb mesin e bizneseve vendase, shpesh t\u00eb paafta p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar koston e eksportit t\u00eb produkteve t\u00eb tyre. Nj\u00eb ekonomi e q\u00ebndrueshme n\u00eb hije p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb konsiderueshme t\u00eb GDP-s\u00eb s\u00eb vendit dhe\u00a0<a href=\"https:\/\/www.infomercatiesteri.it\/rischi_economici.php?id_paesi=73\">shkalla e evazionit fiskal \u00ebsht\u00eb e lart\u00eb<\/a>.<\/p>\n<p><strong>T\u00eb p\u00ebrfitosh nga mund\u00ebsit\u00eb<\/strong><\/p>\n<p>Italia duhet t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb nga mund\u00ebsit\u00eb e ofruara p\u00ebr t\u00eb investuar n\u00eb Kosov\u00eb. Krijimi i nj\u00eb plani t\u00eb strukturuar Itali-Kosov\u00eb p\u00ebr investimet e huaja, duke p\u00ebrfshir\u00eb ekzekutivin italian dhe ekspert\u00eb t\u00eb fush\u00ebs, s\u00eb bashku me homolog\u00ebt e tyre vendas, mund t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb udh\u00ebrr\u00ebfyes strategjik p\u00ebr t\u2019u ndjekur n\u00eb dekad\u00ebn e ardhshme.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Italia mund t\u00eb parashoh\u00eb takime t\u00eb nivelit t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr t\u00eb diskutuar edhe mund\u00ebsit\u00eb p\u00ebr investime, ku t\u00eb investohet, progresin e arritur dhe sfidat e s\u00eb ardhmes. Nj\u00eb platform\u00eb digjitale p\u00ebr nj\u00eb plan t\u00eb till\u00eb t\u00eb strukturuar mund t\u00eb publikohet n\u00eb uebfaqen e Ambasad\u00ebs Italiane n\u00eb Prishtin\u00eb dhe n\u00eb at\u00eb t\u00eb Qeveris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, ku mund t\u00eb ngarkohen t\u00eb gjitha informacionet, projektet e ardhshme dhe takimet e parapara. Ky veprim do t\u00eb ishte shenj\u00eb e transparenc\u00ebs, llogaridh\u00ebnies dhe p\u00ebrkushtimit. Nj\u00eb veprim i till\u00eb k\u00ebrkon pashmangshm\u00ebrisht vullnet politik dhe angazhim t\u00eb vendosur nga t\u00eb dyja pal\u00ebt.<\/p>\n<p>Konferenca e Triestes mund t\u00eb jet\u00eb pik\u00ebnisja e nj\u00eb diplomacie ekonomike premtuese t\u00eb Italis\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb. Zbatimi i saj do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb padyshim sinergji dhe veprime t\u00eb llogaritura mir\u00eb. Rruga p\u00ebrpara \u00ebsht\u00eb e zorshme, por ia vlen t\u00eb ecet p\u00ebrpara vendosm\u00ebrisht p\u00ebr interesat e p\u00ebrbashk\u00ebt t\u00eb Rom\u00ebs dhe Prishtin\u00ebs.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Italia e\u00a0konsideron\u00a0Ballkanin Per\u00ebndimor si nj\u00eb interes komb\u00ebtar dhe europian. Qeveria e porsazgjedhur italiane, e udh\u00ebhequr nga kryeministrja Giorgia Meloni, ka treguar nj\u00eb vullnet t\u00eb fort\u00eb sa i p\u00ebrket angazhimit n\u00eb raport me Ballkanin Per\u00ebndimor. N\u00eb margjinat e Samitit t\u00eb Tiran\u00ebs m\u00eb 6 dhjetor 2022, kryeministrja Meloni\u00a0deklaroi\u00a0se Roma d\u00ebshiron t\u00eb angazhohet n\u00eb raport me Ballkanin Per\u00ebndimor. [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":395,"featured_media":10596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[687,839,664,673],"ppma_author":[625],"class_list":["post-880","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-foreign-policy","tag-italy","tag-kosovo","tag-western-balkans"],"authors":[{"term_id":625,"user_id":395,"is_guest":0,"slug":"nicasia-picciano","display_name":"Nicasia Picciano","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/20231019_082051-1-scaled-e1699538233536.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2023\/11\/20231019_082051-1-scaled-e1699538233536.jpg"},"user_url":"","last_name":"Picciano","first_name":"Nicasia","description":"Nicasia Picciano ka doktoruar n\u00eb shtetnd\u00ebrtimin e Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb n\u00eb Europa Universit\u00e4t Flensburg, Gjermani. Ajo \u00ebsht\u00eb autore e librit \u201cShtend\u00ebrtimi i Bashkimit Evropian n\u00eb Kosov\u00eb\u201d. Sfidat dhe m\u00ebsimet e nxjerra: Nj\u00eb vler\u00ebsim i EULEX-it, Dr. Kova?, Hamburg. Ajo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor i asociuar n\u00eb Grupin p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike, Prishtin\u00eb; ish-bashk\u00ebpun\u00ebtor hulumtues nd\u00ebrkomb\u00ebtar n\u00eb Grupin p\u00ebr Studime Juridike dhe Politike, Prishtin\u00eb; hulumtues n\u00eb Fondacionin Kosovar p\u00ebr Shoq\u00ebri t\u00eb Hapur, Prishtin\u00eb; studiues n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Qendrore, Budapest; asistent k\u00ebrkimor n\u00eb Europa Universit\u00e4t Flensburg. Ajo gjithashtu mbulon Ballkanin Per\u00ebndimor p\u00ebr Visegrad Insight me baz\u00eb n\u00eb Varshav\u00eb. Interesat e saj k\u00ebrkimore shtrihen nga nd\u00ebrtimi i paqes dhe shteti, pajtimi dhe konflikti etnik, tranzicioni i energjis\u00eb s\u00eb gjelb\u00ebr, Procesi i Berlinit dhe Agjenda e Lidhshm\u00ebris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe Ballkanin Per\u00ebndimor."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/880","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/395"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=880"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/880\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":10798,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/880\/revisions\/10798"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=880"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=880"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=880"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=880"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}