{"id":889,"date":"2023-03-02T13:16:48","date_gmt":"2023-03-02T13:16:48","guid":{"rendered":"https:\/\/sbunker.org\/?p=889"},"modified":"2024-12-09T12:19:49","modified_gmt":"2024-12-09T10:19:49","slug":"sinjalet-qe-percon-diplomacia-dhe-mosaftesia-per-ti-kuptuar-ato","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/sbunker.org\/en\/opinion\/sinjalet-qe-percon-diplomacia-dhe-mosaftesia-per-ti-kuptuar-ato\/","title":{"rendered":"Sinjalet q\u00eb p\u00ebr\u00e7on diplomacia dhe (mos)aft\u00ebsia p\u00ebr t\u2019i kuptuar ato"},"content":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes shteteve jan\u00eb komplekse dhe shum\u00ebdimensionale. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, ato mir\u00ebmbahen p\u00ebrmes prezenc\u00ebs diplomatike dhe konsullore t\u00eb nj\u00ebrit vend n\u00eb tjetrin, duke nd\u00ebrlidhur k\u00ebshtu, jo vet\u00ebm qeverit\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por edhe bizneset e dy (a m\u00eb shum\u00eb) vendeve, si dhe duke ofruar sh\u00ebrbime p\u00ebr qytetar\u00ebt.<\/p>\n<p>K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike mir\u00ebmbahen n\u00ebp\u00ebrmjet ambasadave rezidente (n\u00eb kryeqytetin prit\u00ebs), konsullatave t\u00eb p\u00ebrgjithshme dhe konsullatave (n\u00eb qytete t\u00eb tjera), si dhe ambasadave jorezidente (n\u00eb kryeqytetin e nj\u00eb shteti tjet\u00ebr).<\/p>\n<p>Kosova i zhvillon marr\u00ebdh\u00ebniet e saj diplomatike me vendet e tjera n\u00ebp\u00ebrmjet\u00a0<a href=\"https:\/\/ambasadat.net\/\">50 ambasadave dhe konsullatave<\/a>\u00a0t\u00eb saj n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, nd\u00ebrkaq n\u00eb Prishtin\u00eb jan\u00eb t\u00eb akredituara\u00a0<a href=\"https:\/\/ambasadat.net\/misionet-ne-kosove\/\">29 misione diplomatike<\/a>, si dhe nj\u00eb konsullat\u00eb e p\u00ebrgjithshme (e Turqis\u00eb) n\u00eb Prizren.<\/p>\n<p>Misionet diplomatike jan\u00eb tejet t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme. Nj\u00eb pjes\u00eb e konsiderueshme e marr\u00ebveshjeve mes shteteve negociohen p\u00ebrmes lobimit dhe takimeve joformale. Madje, edhe n\u00eb rastet kur pal\u00ebt kan\u00eb q\u00ebndrime diametralisht t\u00eb kund\u00ebrta, p\u00ebrmes takimeve pas dyerve t\u00eb mbyllura, mund t\u00eb arrijn\u00eb deri n\u00eb p\u00ebrafrim t\u00eb q\u00ebndrimeve.<\/p>\n<p>Pjesa formale e takimeve r\u00ebndom \u00ebsht\u00eb rezultat i shum\u00eb takimeve joformale, t\u00eb cilat kan\u00eb b\u00ebr\u00eb t\u00eb mundur p\u00ebrafrimin e q\u00ebndrimeve. Dhe kjo vlen p\u00ebr secil\u00ebn \u00e7\u00ebshtje q\u00eb mund t\u2019i preokupoj\u00eb qeverit\u00eb e dy shteteve.<\/p>\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb aspekt, un\u00eb i takoj linj\u00ebs s\u00eb mendimit q\u00eb misionet diplomatike dhe konsullore luajn\u00eb nj\u00eb rol t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb shk\u00ebmbimet mes shteteve dhe mir\u00ebmbajtja e tyre \u00ebsht\u00eb e nj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie t\u00eb madhe. Sidomos kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr nj\u00eb shtet si Kosova, q\u00eb ka probleme me legjitimitetin e saj nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>P\u00ebr Kosov\u00ebn, misionet diplomatike dhe konsullore jan\u00eb jetike p\u00ebr t\u00eb shtyr\u00eb para interesat jasht\u00eb, si dhe p\u00ebr t\u00eb siguruar q\u00eb mb\u00ebshtetjen e nevojshme p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsime n\u00ebp\u00ebr mekanizma t\u00eb ndrysh\u00ebm nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n<p>Po aq e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Kosov\u00ebn \u00ebsht\u00eb edhe prezenca diplomatike e huaj n\u00eb Kosov\u00eb. Meq\u00eb Kosova nuk njihet plot\u00ebsisht, numri i misioneve diplomatike t\u00eb akredituara n\u00eb kryeqytetin e saj p\u00ebr\u00e7on nj\u00eb mesazh edhe te vendet t\u00eb cilat nuk e njohin Kosov\u00ebn, p\u00ebr faktin se Kosova megjithat\u00eb merret mjaftuesh\u00ebm seriozisht nga shtete t\u00eb caktuara sa p\u00ebr t\u00eb hapur misione diplomatike n\u00eb t\u00eb.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebr\u00e7uar sinjale se marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes dy shteteve nuk jan\u00eb n\u00eb nivel t\u00eb duhur, shtetet zakonisht ulin nivelin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit n\u00eb nivel t\u00eb ngarkuarish me pun\u00eb, duke i t\u00ebrhequr k\u00ebshtu ambasador\u00ebt e tyre.<\/p>\n<p>N\u00eb raste t\u00eb rralla, mund t\u00eb urdh\u00ebrohet edhe mbyllja e misionit, sikund\u00ebr ndodhi n\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/top-channel.tv\/2022\/09\/08\/mbyllet-ambasada-e-iranit-ne-tirane-largohen-diplomatet-policia-dhe-renea-ne-godine0\/\">rastin e Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs Islamike t\u00eb Iranit n\u00eb Tiran\u00eb<\/a>, pas sulmit kibernetik ndaj institucioneve qeveritare t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Rrjedhimisht, shtetet jan\u00eb t\u00eb kujdesshme p\u00ebr mesazhet q\u00eb i p\u00ebr\u00e7ojn\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet misioneve diplomatike dhe konsullore.<\/p>\n<p>Mbyllja e nj\u00eb misioni diplomatik tregon munges\u00ebn e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb q\u00eb nj\u00eb shtet ka p\u00ebr shtetin d\u00ebrgues. N\u00eb mesin e pes\u00eb ambasadave t\u00eb tjera n\u00ebp\u00ebr bot\u00eb, Mbret\u00ebria e Norvegjis\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/www.regjeringen.no\/en\/aktuelt\/changes_abroad\/id2927100\/#:~:text=Five%20missions%20to%20be%20closed,decide%20to%20close%20Norwegian%20missions.\">vendosi q\u00eb ta mbyll\u00eb<\/a>\u00a0edhe ambasad\u00ebn e saj n\u00eb Prishtin\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb hyrje t\u00eb komunikat\u00ebs s\u00eb Qeveris\u00eb norvegjeze b\u00ebhet e ditur se do t\u00eb shtohet numri i stafit n\u00ebp\u00ebr disa misione diplomatike t\u00eb cilat kan\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi ekonomike p\u00ebr Norvegjin\u00eb, si dhe n\u00eb fund tregohet p\u00ebr misionet q\u00eb Norvegjia do t\u2019i mbyll\u00eb.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb mesazh i qart\u00eb q\u00eb Kosova nuk p\u00ebrb\u00ebn ndonj\u00eb relevanc\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr Norvegjin\u00eb sa p\u00ebr t\u00eb mbajtur nj\u00eb mision rezident, i cili nga Prishtina e mbulonte edhe Shqip\u00ebrin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb jorezidente.<\/p>\n<p>N\u00eb diplomaci, mesazhet p\u00ebr\u00e7ohen n\u00eb forma t\u00eb ndryshme, e jo detyrimisht vet\u00ebm shprehimisht. N\u00eb artin e diplomacis\u00eb, leximi mes rreshtave \u00ebsht\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsor. N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, qeveria aktuale ka d\u00ebshtuar dhe po vazhdon t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb n\u00eb kuptimin e r\u00ebnd\u00ebsis\u00eb s\u00eb mesazheve t\u00eb cilat i p\u00ebr\u00e7ohen Kosov\u00ebs dita-dit\u00ebs.<\/p>\n<p>K\u00ebtu kam parasysh vizitat e shpeshta q\u00eb emisar\u00ebt e huaj po b\u00ebjn\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb, me q\u00ebllim t\u00eb nxitjes s\u00eb pal\u00ebs kosovare p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb serioze n\u00eb dialogun e nd\u00ebrmjet\u00ebsuar nga BE-ja, i cili po hyn n\u00eb vitin e dymb\u00ebdhjet\u00eb t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb an\u00ebn tjet\u00ebr, lider\u00ebt e po k\u00ebtyre shteteve i shmangin takimet me lider\u00ebt kosovar\u00eb, qoft\u00eb edhe n\u00ebp\u00ebr konferenca t\u00eb ndryshme, si\u00e7 ishte kjo e fundit, pra Konferenca e Siguris\u00eb n\u00eb Mynih, ku presidentja dhe kryeministri i Kosov\u00ebs pat\u00ebn vet\u00ebm disa takime sip\u00ebrfaq\u00ebsore, n\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb q\u00eb mbledh lider\u00eb nga e gjith\u00eb bota.<\/p>\n<p>Mesazhe na p\u00ebr\u00e7ohen p\u00ebrdit\u00eb nga ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb akredituara n\u00eb Kosov\u00eb \u2013 dhe at\u00eb jo n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb shum\u00eb t\u00eb koduar &#8211; edhe p\u00ebr tema si\u00a0<a href=\"https:\/\/nacionale.com\/politike\/szunyog-be-s-pajtohet-me-qeverine-per-ligjin-per-zyrtaret-publik\">Ligji p\u00ebr Zyrtar\u00ebt Publik\u00eb<\/a>\u00a0e deri te\u00a0<a href=\"https:\/\/nacionale.com\/politike\/zyra-e-be-se-ne-kosove-kerkohen-masa-te-qarta-kunder-abuzimit-me-byrone-per-konfiskim-te-pasurise\">Byroja Shtet\u00ebrore p\u00ebr Verifikimin dhe Konfiskimin e Aseteve t\u00eb Pajustifikueshme.<\/a><\/p>\n<p>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e targave, kjo qeveri ka d\u00ebshtuar t\u2019i kuptoj\u00eb t\u00eb gjitha mesazhet q\u00eb Kosov\u00ebs i jan\u00eb d\u00ebrguar nga t\u00eb gjith\u00eb aleat\u00ebt e saj, nd\u00ebrkaq me dor\u00ebzimet e nj\u00ebanshme t\u00eb aplikimeve p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsim n\u00eb mekanizma t\u00eb BE-s\u00eb, kjo qeveri ka arritur q\u00eb ta siguroj\u00eb publikisht\u00a0<a href=\"https:\/\/www.euronews.com\/2023\/01\/13\/hungary-will-vote-against-kosovos-eu-membership-bid-further-feuling-tensions#:~:text=Hungary%20will%20vote%20against%20Kosovo's%20EU%20membership%20bid%2C%20further%20fuelling%20tensions,-Comments&amp;text=Hungary%20has%20renewed%20its%20support,and%20the%20Council%20of%20Europe.\">vot\u00ebn kund\u00ebr t\u00eb Hungaris\u00eb<\/a>\u00a0\u2013 shtet ky i cili gjithnj\u00eb ka votuar pro Kosov\u00ebs n\u00eb t\u00eb gjitha organizatat nd\u00ebrkomb\u00ebtare ku Kosova ka aplikuar.<\/p>\n<p>Por, n\u00eb tjetr\u00ebn an\u00eb, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ndoshta edhe t\u00eb pavet\u00ebdijshme, kjo qeveri po d\u00ebrgon mesazhe t\u00eb gabuara n\u00eb shtetet ku ka misione diplomatike e konsullore, duke i mbajtur misionet kosovare me staf t\u00eb reduktuar, e disa p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet pa ambasador\u00eb. Apo edhe duke vazhduar t\u00eb mbaj\u00eb ambasadorin Martin Berishaj n\u00eb krye t\u00eb Ambasad\u00ebs n\u00eb Zagreb, nj\u00eb njeri t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb skandal t\u00eb madh n\u00eb t\u00eb cilin p\u00ebrfshihen tashm\u00eb kat\u00ebr shtete t\u00eb rajonit.<\/p>\n<p>Edhe pse ambasadori Berishaj mund t\u00eb dal\u00eb plot\u00ebsisht i pafajsh\u00ebm, mbrojtjen duhet ta b\u00ebj\u00eb si qytetar i lir\u00eb, e jo duke u fshehur n\u00ebn petkun institucional.<\/p>\n<p>E p\u00ebr\u00e7imi i mesazheve t\u00eb gabuara ka sjell\u00eb pun\u00ebn deri n\u00eb at\u00eb pik\u00eb q\u00eb Uashingtoni t\u00eb sillet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb \u201cbrutale\u201d me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Kosov\u00ebs atje, si\u00e7 sugjeron edhe vet\u00eb\u00a0<a href=\"https:\/\/insajderi.org\/alarmon-dugolli-eshte-dobesuar-pozicioni-yne-eshte-shperbere-berthama-lobuese\/\">raporti i Ambasadorit Ilir Dugolli<\/a>.<\/p>\n<p>Institucionet e Kosov\u00ebs kan\u00eb ditur t\u00eb zhvillojn\u00eb komunikim e t\u00eb kuptojn\u00eb mesazhe diplomatike edhe at\u00ebher\u00eb kur Kosova ka qen\u00eb n\u00ebn okupim e edhe n\u00eb koh\u00ebn kur Kosova ishte drejt pavar\u00ebsis\u00eb. Madje, fal\u00eb zot\u00ebsis\u00eb s\u00eb lidershipit kosovar p\u00ebr t\u2019i lexuar ato mesazhe, ne kemi arritur deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb ku jemi, p\u00ebrkund\u00ebr v\u00ebshtir\u00ebsive dhe rezistenc\u00ebs s\u00eb vazhdueshme t\u00eb Serbis\u00eb dhe aleat\u00ebve t\u00eb saj n\u00eb Mosk\u00eb, Pekin, e gjetiu.<\/p>\n<p>Kosova nuk mund t\u00eb rifilloj\u00eb m\u00ebsimin e leximit t\u00eb mesazheve 15 vjet pas formalizimit t\u00eb shtet\u00ebsis\u00eb. Qeveria e Kosov\u00ebs duhet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb urgjente ta rikalibroj\u00eb qasjen e saj n\u00eb diplomaci, sepse d\u00ebshtimi p\u00ebr t\u2019i kuptuar sinjalet diplomatike apo kuptimi von\u00eb i mesazheve, ka kosto t\u00eb madhe p\u00ebr nj\u00eb shtet t\u00eb vog\u00ebl si Kosova.<\/p>","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Marr\u00ebdh\u00ebniet diplomatike mes shteteve jan\u00eb komplekse dhe shum\u00ebdimensionale. N\u00eb t\u00eb shumt\u00ebn e rasteve, ato mir\u00ebmbahen p\u00ebrmes prezenc\u00ebs diplomatike dhe konsullore t\u00eb nj\u00ebrit vend n\u00eb tjetrin, duke nd\u00ebrlidhur k\u00ebshtu, jo vet\u00ebm qeverit\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn, por edhe bizneset e dy (a m\u00eb shum\u00eb) vendeve, si dhe duke ofruar sh\u00ebrbime p\u00ebr qytetar\u00ebt. K\u00ebto marr\u00ebdh\u00ebnie diplomatike mir\u00ebmbahen n\u00ebp\u00ebrmjet ambasadave [&hellip;]<\/p>","protected":false},"author":12,"featured_media":10596,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[9],"tags":[827,687,664],"ppma_author":[22],"class_list":["post-889","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","hentry","category-opinion","tag-diplomacy","tag-foreign-policy","tag-kosovo"],"authors":[{"term_id":22,"user_id":12,"is_guest":0,"slug":"emir-abrashi","display_name":"Emir Abrashi","avatar_url":{"url":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg","url2x":"https:\/\/sbunker.org\/wp-content\/uploads\/2024\/02\/emir-abrashi.1024x1024.jpg"},"user_url":"","last_name":"Abrashi","first_name":"Emir","description":"Emir Abrashi \u00ebsht\u00eb studies i \u00c7\u00ebshtjeve Publike Nd\u00ebrkomb\u00ebtare n\u00eb Universitetin e Evrop\u00ebs Q\u00ebndrore n\u00eb Vjen\u00eb, nd\u00ebrsa studimet p\u00ebr Komunikim Strategjik i ka p\u00ebrfunduar n\u00eb Universitetin e Abu Dhabit. Deri n\u00eb fund t\u00eb vitit 2021, ai ka sh\u00ebrbyer n\u00eb shoq\u00ebri civile si Hulumtues i Politik\u00ebs s\u00eb Jashtme n\u00eb \u2018Demokraci Plus\u2019, nd\u00ebrsa para k\u00ebsaj, ai ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr dy vite si K\u00ebshilltar n\u00eb Ministrin\u00eb e Pun\u00ebve t\u00eb Jashtme t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs, ku \u00ebsht\u00eb marr\u00eb me pjes\u00ebn e korrespondenc\u00ebs dhe komunikimit zyrtar.\r\n\r\nEmiri ka qen\u00eb gjithashtu i involvuar n\u00eb procesin e lobimit dhe themelimit t\u00eb Ambasad\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb Abu Dhabi, ku ka sh\u00ebrbyer si K\u00ebshilltar i Shefit t\u00eb Misionit. N\u00eb Abu Dhabi, ka punuar edhe si konsulent i komunikimit p\u00ebr \u00c7mimin Zayed p\u00ebr Energji t\u00eb Rip\u00ebrt\u00ebritshme, organizat\u00eb jo-profitabile n\u00ebn patronatin e Princit t\u00eb Kuror\u00ebs s\u00eb Abu Dhabit. Nd\u00ebrsa, m\u00eb her\u00ebt ka sh\u00ebrbyer p\u00ebr tre vite si Bashk\u00ebpun\u00ebtor i Jasht\u00ebm n\u00eb Kabinetin e Presidentes s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs."}],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/889","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/users\/12"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=889"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/889\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":890,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/889\/revisions\/890"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media\/10596"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=889"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=889"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=889"},{"taxonomy":"author","embeddable":true,"href":"https:\/\/sbunker.org\/en\/wp-json\/wp\/v2\/ppma_author?post=889"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}